Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Hitleri dhe Duçja nuk kane qene nacionaliste, por shoviniste, njeri nazist dhe tjetri fashist. Nuk duhet bere amalgama midis nacionalizmit, qe eshte mbrojtja e kombit dhe vendit tend pa u rene ne qafe te tjereve, dhe shovinizmit qe nenkupton goditjen dhe pushtimin e vendeve te tjera.
    Se cfare eshte shovinizmi, ata qe nuk e dine le tu drejtohen leksikoneve, por edhe Hitleri, edhe Ducja edhe Slobo nuk eshte se u ngriten nje dite te bukur vere ne mengjes nga krevati edhe thane: "ah, e di cfare, sot po me duket vetja paksa shovinist, po shkoj te luaj Monopoly me gjysmen e Europes".
    Jo, qe te gjithe e filluan karrieren si nacionaliste krejt "te pademshem" dhe me propagande nacionaliste u mbushnin mendjen turmave popullore se sa i mire dhe i embel eshte nacionalizmi (ne rastin e Hitlerit nacional-socializmi, ne rastin e Duces fashizmi, etj.). Dhe mbasi turmat e moren vesh se sa i embel eshte nacionalizmi, atehere "lideret" u thane qe vetem kombi i tyre eshte i mire, te tjeret jane te keqinj dhe armiq te kombit. Atehere turma nje dite te bukur, mbasi kishte bere pastrimin pranveror, rrembeu fshesen dhe iu versul nacioneve te tjera, per te bere nje "pastrim etnik", sepse nuk kishte kuptim, qe te ekzistonin kombet e keqinj dhe armiq, duke qene se paska nje komb kaq te embel e kaq te mire dhe kaq "te paster".
    Dhe kur filluan te benin "pastrimin", atehere iu versul e gjithe bota qe tu hiqnin fshesen nga dora. Mbasi bota ua hoqi fshesen nga dora, atehere turma popullore e kuptoi se nacionalizmi nuk ishte edhe aq i mire dhe i embel, por i kishte cuar pothuaj drejt shkaterrimit total. Dhe vetem ngaqe nje nacionalist u kishte perrallisur se te jesh nacionalist nuk eshte gje e keqe, perkundrazi ai qe nuk eshte nacionalist nuk e do atdheun e tij.
    Dhe ne fund fare del si konkluzion: "Ai qe eshte nacionalist, e do aq shume atdheun e tij, saqe eshte gati ta coje atdheun e tij drejt zhdukjes totale".

    Kur Argjentina para disa vitesh pushtoi ishujt Malvine, Anglia menjehere perdori forcen ushtarake per te rimarre nje territor te sajin. A nuk ishte nacionalizem ky? Kush eshte ai vend demokratik perendimor qe po t'i prekesh pak interesat kombetare , nuk ngre ne kembe ushtrine?
    Mbrojtja e souverenitetit shteteror nuk ka te beje me nacionalizmin, por eshte e drejta themelore e popujve. Anglia ne ate rast u mbrojt kunder nje agresioni ushtarak dhe beri shume mire biles, sepse u dha nje mesim te mire nacionalisteve argjentinas, te cilet kerkonin te ndryshonin me dhune kufinjte.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Jo, qe te gjithe e filluan karrieren si nacionaliste krejt "te pademshem" dhe me propagande nacionaliste u mbushnin mendjen turmave popullore se sa i mire dhe i embel eshte nacionalizmi (ne rastin e Hitlerit nacional-socializmi, ne rastin e Duces fashizmi, etj.).
    Nuk duhet harruar se Hitleri ne baze te programit te tij kishte racizmin ndaj atyre qe ai i konsideronte "raca jo te pastra", kurse Musolini kerkonte te ringjallte lavdine e Romes se lashte. Te dy e perzienin shovinizmin (dhe jo nacionalizmin ) e tyre me nje ideologji, ate naziste ose fashiste dhe me idene e nje race superiore.
    Nga ana tjeter nazizmi dhe fashizmi linden ne vende totalitare dhe jo ne vende demokratike. Eshte ky nje parameter teper me rendesi.


    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Dhe mbasi turmat e moren vesh se sa i embel eshte nacionalizmi, atehere "lideret" u thane qe vetem kombi i tyre eshte i mire, te tjeret jane te keqinj dhe armiq te kombit. Atehere turma nje dite te bukur, mbasi kishte bere pastrimin pranveror, rrembeu fshesen dhe iu versul nacioneve te tjera, per te bere nje "pastrim etnik",
    Pedro, perse mendon se nacionalizmi nje dite detyrimisht kthehet ne shovinizem?
    Po te kujtoj se te gjithe vendet e botes, edhe ato me demokratiket, sot mbeshteten mbi nacionalizmin. Te gjithe vendet kane heronj kombetare, luftera kombetare, feste kombetare, dhe si "rastesisht" krijimi i shteteve te tyre ka qene shume i lidhur me nacionalizmin. Po tek shumica e ketyre kombeve nacionalizmi nuk eshte kthyer ne shovinizem, perse duhet te ndodhte kjo me shqiptaret?
    Aq me teper kur shqiptaret kane treguar gjate gjithe historise se tyre se kane patur nje nacionalizem mbrojtes dhe kurre nuk kane tentuar te pushtojne nje vend tjeter, e tille eshte natyra e shqiptarit.
    Rreziku qe shqiptaret te kalojne ne shovinizem nuk eshte realist dhe eshte vetem nje sajim i vendeve fqinje. Shqiptaret jane te prirur vetem drejt nje nacionalizmi mbrojtes dhe nje sistemi demokratik.

    ps. Me kujton diçka nga historia kjo tendence per t'i hedhur te gjitha te keqiat mbi nacionalizmin dhe nacionalistet.
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Konkurenca, tani mbrohet me ligj
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •