Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Nacionalizmi mbrohet e forcohet duke mbështetur nacionalistët

    Që me vendosjen e pluralizmit dhe sidomos që nga mesi i viteve '90-të Baleta është i vetmi personalitet në skenën e politikës shqiptare që po bën thirrje për ringjalljen e ndjenjave nacionaliste, se veç rruga e nacionalizmit është e vetmja rrugë që do ta shpëtojë kombin shqiptar, që do t'i thotë "ndal!" politikës shkombëtarizuese të Evropës ndaj tij, politikë kjo, e cila, pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, ka vazhduar të bëhet më arrogante nëpërmjet qëndrimit të politikës shoviniste greke ndaj vendit tonë. Prandaj politika e Evropës ndaj Shqipërisë gjatë këtyre viteve të pluralizmit mishërohet katërcipërisht në politikën koloniale greke, e cila ka për qëllim shpërbërjen e kombit shqiptar nëpërmjet shkombëtarizimit të tij të shkallëshkallshëm.

    Faktet dëshmojnë më së miri se kjo politikë shoviniste greke ndaj vendit tonë, në analizë të fundit, ka për qëllim pikërisht shkombëtarizimin e shqiptarëve dhe shndërrimin e tyre në argatë të Greqisë. Në emisionin e mëngjesit të BBC-së të datës 31 gusht, gazetari Robert Goro njoftonte nga Athina se nga anketimet e bëra mes emigrantëve shqiptarë, rezultonte se 40 për qind e tyre dëshironin të jetonin përgjithmonë në Greqi. Ky është një sukses i madh i politikës shkombëtarizuese greke ndaj vendit tonë, po të kemi parasysh faktin që në Greqi punojnë rreth 500 mijë emigrantë shqiptarë. Nga lajmet e shtypit dhe të televizionit të datës 7 shtator mësuam, gjithashtu, se Bashkimi Evropian, pikërisht nën presidencën e Greqisë, e paska shtyrë ndërtimin e Korridorit 8 për 20 vjet, Kjo është "dhurata më e bukur" e neokomunistëve socialistë në pushtet për ekonominë shqiptare, të cilën Evropa, nëpërmjet Greqisë, kërkon ta mbajë të rrënuar vazhdimisht. Kjo është njëra nga tradhtitë më flagrante të neokomunistëve socialistë ndaj interesave të larta kombëtare, tradhti kjo që i ngarkon me përgjegjësi të rëndë edhe neokomunistët demokratë në opozitë, të cilët, me heshtjen e tyre, janë bërë palë me Evropën, me Greqinë dhe me pushtetarët e Tiranës për lënien në harresë të nismës amerikane, dhe pikërisht të ish-presidentit Klinton, për ndërtimin e Korridorit 8.

    Baleta i vlerësoi me largpamësi ngjarjet e vitit 2001 në Maqedoni. Me këtë rast, zoti Kadri Osmani, kryeredaktor i revistës "Shqipëria Etnike", që del në Zvicër që prej qershorit të vitit 1999, ka bërë shumë mirë që në numrin 17 të saj, të vitit 2001, ka botuar një kryeartikull të shkurtër të zotit Baleta me titull: "Nëse diplomacia ndërkombëtare Shqipërinë Etnike ka qejf ta quajë Shqipëri të Madhe - është punë për të". Në këtë kryeartikull zoti Baleta thekson përmbledhtazi: "Ne duhet të kërkojmë Shqipërinë e bashkuar. Po nuk u bë lufta për këtë në të gjitha frontet, gjithçka do të shkojë në favor të armiqve. Diplomacisë ndërkombëtare i duhet thënë pa drojtje se më parë le të shërojë sëmundjen e madhështisë te serbët, grekët, bullgarët, maqedonasit, pastaj të shqetësohet për kërkesat e shqiptarëve për "Shqipërinë e Madhe". Tanusha u shënua si episod i ri që avancon shtrimin e çështjes kombëtare shqiptare, që ndihmon për të zhdukur iluzionet se recetat maqedonase mund ta shuajnë çështjen shqiptare... Kundër ekstremizmit shqiptar shprehen ata shqiptarë që kanë frikë nga bashkimi i kombit të tyre, sepse humbin privilegjet e kastave politike, fetare, krahinore, deri intelektuale. Tanusha i ka tmerruar. Të tjera Tanusha do të lindin. Loja po hapet. Diplomacia perëndimore më mirë të pushojë bombardimet diplomatike kundër shqiptarëve dhe të mendojë për zgjidhjen e saktë të problemeve... Politika e Tiranës në rastin e tanishëm ka pësuar fiasko të pariparueshme. Partitë shqiptare duhet të dalin nga guaska e demagogjisë dhe e dyfytyrësisë nga frika politike para të huajve, nga mjegulla politike ku janë zhytur për çështjen kombëtare dhe të përballojnë si duhet realitetet politike që po ndryshojnë, pavarësisht nga vështirësitë". Madje në faqen e fundit të kopertinës së kësaj reviste, nr.17-18, 2001, zoti Kadri ka botuar edhe fotografinë e zotit Abdi Baleta me diçiturën "jurist nacionalist, i mençur e trim".

    Zhvillimi i ngjarjeve të mëvonshme tregoi se populli shqiptar i Maqedonisë nuk fitoi asgjë nga Marrëveshja e Ohrit dhe fjalët e Baletës se të tjera Tanusha do të lindin dolën profetike. Tani jemi përsëri dëshmitarë të riacarimit të situatës në trojet shqiptare në veri të Maqedonise, riacarim ky që zbulon faqe botës se vepra e djelmoshave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilët në vitin 2001 rrëmbyen armët dhe me luftën e tyre shembullore bënë epokë për çlirimin e trojeve shqiptare nga zgjedha sllavomaqedonase, tani rezulton e tradhtuar, siç deklaroi kryetari i Komunës së Likovës në intervistën që i kishte dhënë Rudina Xhungës, të transmetuar në emisionin "Shqip" në kanalin TV Top Channel në mbrëmjen e 12 shtatorit. Ngjarjet e fundit në Brezë dhe në Likovë vërtetojnë pa kurrfarë hamendjesh se vepra e UÇK-së e vitit 2001 paska pasur brenda vetes tharmin e tradhtisë së Ali Ahmetit me kompani, të cilët i braktisën interesat kombëtare "për kolltuk e ylefe" në kopiloshtetin maqedon.

    Baleta i vlerësoi me shumë objektivitet edhe ngjarjet në Luginën e Preshevës dhe veprën e UÇPMB-së, e cila, po ashtu, rezultoi e tradhtuar dhe populli shqiptar i atyre trevave nuk fitoi asgjë nga marrëveshja që u nënshkrua me Beogradin, në prani të autoriteteve ndërkombëtare.

    Baleta është i vetmi publicist i shquar nacionalist shqiptar, që, në artikujt e tij polemikë, me argumente bindëse dhe me një analizë të admirueshme shkencore, iu kundërvu urrejtjes racore të gazetares italiane truroitur, me banim në Neë York, Oriana Falaçit, e cila, pas ngjarjeve të 11 shtatorit, në manifestin e saj racist me titull "Mllefi dhe krenaria" shqiptarët i radhiste "në krye të zhganit të popujve të neveritshëm dhe të mallkuar myslimanë, që po poshtërojnë Firencen" dhe, tërthorazi, i bënte thirrje Perëndimit për ripërtëritjen e kryqëzatave të vitit 1096 dhe 1270 kundër vendeve myslimane. Artikujt e vet polemikë, ku i bëhet një kritikë dërrmuese racizmit të urryer të Oriana Falaçit kundër popujve myslimanë, dhe sidomos kundër popullit shqiptar, Baleta i ka përmbledhur dhe botuar në librin me titull "Shqiptarët përballë terrorizmit intelektual të Falaçit", i cili (së bashku me librat e tjerë, të botuar deri tani, si "Shqiptarët përballë shovinizmit serbo-grek", "KOHA", Tiranë, 1996; "Shqipëria as ishull, as depo municioni islamik, por kopsht i harmonisë fetare", botuar nga Qendra islamike shqiptare, Miçigan-SHBA, 1996; "Turpi dhe dhimbjet e Shqipërisë", Shkodër, 1997; "Baleta më ka thënë: "Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar", Prishtinë, 1998) përbën një kontribut me vlera të jashtëzakonshme në lëmin e publicistikës nacionaliste shqiptare.

    "Mr Dituria"alias "Sabri Selmani-Gjermani

  2. #2
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439

    Per Sabriun

    Citim Postuar më parë nga Sabriu
    Prandaj politika e Evropës ndaj Shqipërisë gjatë këtyre viteve të pluralizmit mishërohet katërcipërisht në politikën koloniale greke, e cila ka për qëllim shpërbërjen e kombit shqiptar nëpërmjet shkombëtarizimit të tij të shkallëshkallshëm.
    Do te thoja qe pergjithesimi i Evropes ne politiken Antishqiptare Greke eshte gabim i madh. Greqia eshte e perfshire ne Evrope por jo Evropa ne Greqi. E kunderta nuk eshte e vertete.
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Baleta më ka thënë: "Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar", Prishtinë, 1998) përbën një kontribut me vlera të jashtëzakonshme në lëmin e publicistikës nacionaliste shqiptare.
    Kjo eshte nje teze qe hedh Baleta. Une nuk jam dakord. Nuk eshte nacionalizmi ai qe shpeton nje vend. Nacionalizmi historikisht ka shkaktuar konflikte shfarrosese (Lufta e Dyte Boterore, pershembull). I vetmi shpetim per Shqiperine ne kohen qe ka ardhur sot eshte ai ekonomik, qe do te thote integrimi ne nje komunitet frytdhenes, sic eshte BE.
    Jane tipat dhe prototipat si Baleta qe u pelqen te shkaktojne konflikte implicite duke keqinterpretuar kuptimin filozofiko-politik te nacionalizmit. Nuk eshte ky koncept per te cilin Baleta flet...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ne na duhet patriotizem e jo nacionalizem
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 19-04-2006 më 08:51

  5. #5
    kill your idol Maska e Pedro
    Anëtarësuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Duke mbeshtetur nacionalistet, i sherbehet vetem nacionalizmit dhe i behet varri ceshtjes kombetare. Kush eshte ai qe ishte nacionalist dhe fitoi, mos valle Hitleri, Ducja apo shoket e tyre me rradhe? Asnje nuk i ka pare hajrin nacionalizmit.
    Po jetojme ne shekullin e XXI, ne eren e globalizmit, ku bota eshte fshat, ku nuk ka asnje vend te botes, qe te mos e arrish brenda njezetekater oreve dhe ju akoma e keni mendja tek kulla, gjinia, fisi.

    Duke mbeshtetur nacionalizmin, i sherbehet vetem interesave te ngushta dhe miope te pseudonacionalisteve, si Abdi Baleta, i cili nga komunist majtist i zjarrte (ish ambasador i E.Hoxhes ne OKB) na u konvertua brenda nates ne nacionalist djathtist i flakte. Keta lloj njerezish nuk kane asnje lloj skrupulli dhe nuk u behet vone sikur ti vejne zjarrin shtepise, vetem se duan te pjekin disa geshtenja.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  6. #6
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Enis Sulstarova

    Kombet dhe nacionalizmi: Një vështrim i shkurtër teorik

    Në dy dhjetëvjeçarët e fundit në shkencat shoqërore ka patur një interesim të veçantë për dukuritë që lidhen me kombin dhe nacionalizmin. Midis të tjerash, ky interesim ka ardhur edhe për pasojë të shpërthimit në çdo anë të botës të konflikteve që kanë për bazë kërkesa kombëtare apo etnike. Lëvizje kombëtare e separatiste janë përshkallëzuar në shtete të zhvilluara si Kanadaja (Kebeku), Spanja (Katalonja, Vendet Baske), Britania e Madhe (Skocia dhe Irlanda e Veriut), Italia (partitë Aleanza Nacionale dhe Lega Nord) etj. Kurse në Evropën Lindore shembja e bllokut socialist solli krijimin e një morie shtetesh të pavarura nga ish-Bashkimi Sovjetik, ish- Çekosllovakia dhe ish-Jugosllavia. Në këtë të fundit duket se krijimi i shteteve kombëtare nuk ka përfunduar akoma: Republika e Serbisë dhe Malit të Zi mbahet në këmbë vetëm nga trysnia e faktorit ndërkombëtar, e ardhmja institucionale e Kosovës është mbetet ende e papërcaktuar nga ndërkombëtarët, që po përballen me vullnetin e palëkundur të shqiptarëve për pavarësi, Bosnja nuk ka qëndrueshmëri të brendshme, kurse në ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë një nga politikanët që deri tani ka investuar më shumë politikisht në krijimin e një shteti shumetnik, Arbër Xhaferri, së fundi ka deklaruar me forcë se e ardhmja i përket vetëm shteteve etnike.

    Shpeshherë dëgjojmë nga politikanë dhe analistë se në Evropën Perëndimore nuk ka nacionalizëm, se ajo ka hyrë në një epokë mbinacionale apo transnacionale, ndërsa Evropën Lindore e përshkruajnë si të ngërthyer në një rreth vicioz armiqësish dhe urrejtjesh të vjetra e primitive që duhet t’i tejkalojë. Një pikëpamje e tillë, mjaft e përhapur në opinionin shqiptar, është e pasaktë për disa arsye. Së pari, nacionalizëm ka edhe në Evropën Perëndimore, përderisa kombi mbetet themeli i organizimit politik të shteteve që bëjnë pjesë në të. Krijimi i Bashkimit Evropian dhe i monedhës së përbashkët nuk do të thotë që kombet evropianoperëndimore do të humbin veçoritë e veta. Konfliktet kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian kanalizohen për t’u zgjidhur me rrugë institucionale dhe sistemi liberal në vetvete është në një reformim të vazhdueshëm për sigurimin e të drejtave të pakicave etnike. Së dyti, në botën paskomuniste nuk është se njerëzit këmbëngulin me kokëfortësi në vetëdijësimin e tyre etnik, por aty institucionet shtetërore dhe shoqëria civile janë shumë të dobëta dhe kanë humbur besimin në sytë e njerëzve. Në një botë që po ndryshon me shpejtësi, me vështirësitë e shumta në jetën e përditshme të njerëzve të thjeshtë, kombi mbetet e vetmja dhe e fundmja bashkësi njerëzore ku individët mund të ndjehen të sigurtë. Prandaj çështjet e pazgjidhura kombëtare në këtë pjesë të botës janë një potencial i përhershëm konflikti. Së treti, nacionalizmi si dukuri që ka shoqëruar modernizimin në gati të gjitha vendet e botës, ka si aspekte pozitive po ashtu edhe negative. Nacionalizmi është krahasuar me perëndinë e Janusit në Romën e Lashtë, që kishte dy fytyra, njëra e drejtuar nga e shkuara dhe tjera nga e ardhmja. Nacionalizmi duke nxjerrë në pah të shkuarën historike apo mitike të kombit kërkon rigjenerimin e tij. Nuk mund të mohohet rëndësia e ndjenjës kombëtare në jetët e njerëzve që i bën ata të sakrifikojnë edhe jetën e tyre në çaste kritike për kombin, dhe dobia që ka nacionalizmi në përpjekjet çlirimtare të kombeve të shtypur apo të pushtuar. Në vendet e Evropës Lindore ku të gjitha organizimet publike në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ishin rripa transmisioni të Partisë-Shtet, vetëdija kombëtare shërbeu për mobilizimin e masave kundër regjimeve shtypëse. Edhe në tranzicionin paskomunist për sa kohë që shoqëria civike është akoma e dobët në këto vende, kohezioni shoqëror i nevojshëm për rrënjosjen e institucioneve demokratike dhe për përballimin e ndikimeve gërryese të kapipitalizmit të egër mund të sigurohet vetëm me anë të kultivimit të nacionalizmit. Gjithsesi, atyre që shohin vetëm fytyrën e errët të nacionalizmit mund t’u thuhet se nuk është e thënë se një botë pa nacionalizëm është patjetër një botë më e mirë. Të mos harrojmë se 100 milionë viktimat e komunizmit u kryen në emër të një ideologjie internacionaliste. Gjithashtu në mposhtjen e fashizmit luajti rol të dorës së parë edhe lëvizja e atyre kombeve që ishin skllavëruar apo ishin planifikuar të shfaroseshin për hir të një “race sipërore” që gjoja do të shpëtonte njerëzimin nga rënia. Kombi dhe nacionalizmi janë dukuri qendrore të kohëve që jetojmë dhe e meritojnë vëmendjen që po i kushtojnë atyre shkencat shoqërore.

    Ç’është kombi?

    Një përgjigje përfundimtare që të vlejë për çdo rast të veçantë në histori nuk mund të jepet. Studiuesit e kësaj fushe përdorin përkufizime të ndryshme që ua përshtasin analizave të tyre, ose e anashkalojnë krejt këtë çështje. Zakonisht përkufizimet e dhëna për kombin përfshijnë njëfarë identifikimi masiv të qytetarëve me një prejardhje, kulturë, territor, kujtesë historike dhe jetë publike të përbashkët. Konkretisht, elementët përbërës të një kombi duhen shqyrtuar për rastet historike të veçanta. Shqiptarët, kinezët, zviceranët, amerikanët, indianët vetëquhen kombe dhe njihen si të tillë, por secili prej tyre përcaktohet nga dallues që mund të mos jenë të vlefshëm për të tjerët. Kështu gjuha e përbashkët nuk vlen për rastin e zviceranëve apo indianëve, kujtesa historike e përbashkët nuk vlen për rastin e amerikanëve, për përcaktimin e kinezëve kanë përparësi karakteristika të veçanta të fytyrës, kurse për kombin amerikan këto nuk kanë rëndësi. Po t’i referohemi veprave të rilindasve shqiptarë në gjysmën e dytë të shek. XIX, kombi shqiptar është një grup njerëzish të racës së bardhë (“far’ e bardh” e quante Naim Frashëri), me një origjinë të përbashkët (pellazge ose ilire), lidhje gjaku (“jemi një fis e një farë” shkruante Naimi), gjuhë e kulturë të njëjtë dhe një fat të njëjtë në të ardhmen. Etimologjikisht, fjala shqipe “komb” apo “komp” rrjedh nga arabishtja “kaum”, që shënon një bashkësi me lidhje gjaku. Këtë fjalë arabe rilindasit shqiptarë e lidhën me konceptin evropinoperëndimor të “nation”, si një bashkësi e identifikueshme dhe sovrane. Meqë sovraniteti në kohët moderne shprehet me anë të shtetit, nocioni i kombit është i lidhur me shtetin. Atje ku ekziston një shtet, qytetarët e tij priren të formojnë një komb, kurse atje ku shteti nuk ekziston anëtarët e kombit kërkojnë të kenë shtetin e tyre, zakonisht duke u shkëputur nga një strukturë shtetërore ekzistuese. Përsa i përket mënyrës së formimit të tyre, kombet i ndajmë në politikë dhe kulturorë. Në ato rrethana ku një shtet ekzistues ka ndikuar në asimilimin kulturor të anëtarëve të tij kemi të bëjmë me një komb politik, ku referimi i anëtarëve është ndaj institucioneve politike të njëjta, si p.sh. Franca. Në rrethana ku kombi ka dalë në pah si një realitet i dhënë kulturor dhe në emër të tij janë kërkuar të drejta shtetformuese, kemi të bëjmë me komb kulturor, si p.sh. gjermanët, italianët apo shqiptarët.

    Ç’është nacionalizmi?

    Në studimin “Etnonacionalizmi në Evropë”, Urs Altermatt thotë se “në diskutime politike nuk ka asnjë –izëm tjetër, ku të gjesh kaq shumë konfuzion si në rastin e nacionalizmit” (Tiranë, f. 25). Kjo vjen ngaqë nuk ka një doktrinë universale të nacionalizmit dhe çdo komb prodhon nacionalizmin e vet, madje në disa raste më shumë se një nacionalizëm. Mospasja e një doktrinë të shtjelluar universale nuk e ka penguar nacionalizmin të përhapet me shpejtësi në të gjitha anët e botës dhe të përqafohet nga shumë kultura të ndryshme nga njëra tjetra. Studiuesi anglez Anthony D Smith është përpjekur që duke u nisur nga doktrinat e ndryshme të nacionalizmit të arrijë në një përkufizim të përgjithshëm. Së pari, ai bën dallimin analitik midis ‘nacionalizmit’ si doktrinë dhe ‘nacionalizmit’ si ndjenjë kombëtare, megjithëse empirikisht të dy dukuritë janë të ndërthurura. Në kuptimin e parë, d.m.th. si doktrinë politike, nacionalizmi është një “lëvizje ideologjike për arritjen dhe ruajtjen e vetëqeverisjes dhe pavarësisë në emër të një grupi, disa prej anëtarëve të të cilit e konceptojnë atë si një komb të qënësishëm ose të mundshëm, sikurse edhe kombet e tjerë” (A. D. Smith, “Theories of Nationalism”, Nju Jork, 1983, f. 171). Rrjedhojat logjike të përpjekjes për të arritur ose ruajtur pavarësinë kombëtare janë: (1) sigurimi i vëllazërisë dhe i barazisë midis bashkëkombasve duke i integruar në një njësi homogjene; (2) njësimi në një shtet-komb të vetëm i bashkëkombasve jashtë territorit; (3) theksimi i individualitetit kulturor ndaj kombeve të tjerë; (4) orvajtja për vetëmjaftueshmëri ekonomike; (5) orvajtja për të zgjeruar shtetin-komb për të ruajtur fuqinë dhe statusin në arenën ndërkombëtare; dhe (6) ripërtëritja e ndërtesës shoqërore dhe kulturore të kombit me anë të ndryshimeve institucionale, me qëllim ruajtjen e pozitës së barabartë me kombet e tjerë (po aty). Po t’i referohemi historisë së kombit tonë, Rilindja Kombëtare ishte një lëvizje nacionaliste sepse i shpallte të gjithë shqiptarët vëllezër me njëri-tjetrin duke u nisur nga parimi i vendosjes së identifikimit kombëtar mbi të gjitha identifikimet e tjera (kujtoni vargun e Pashko Vasës “Por jeni vllazën, gjithë, mor të mjerë”), diferencimit midis shqiptarëve prej turqve, grekëve dhe sllavëve, hedhjen e bazave për një ekonomi kombëtare (kujtoni se sa vëmendje u kushton Sami Frashëri në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është, e ç’do të bëhet” bujqësisë, zejtarisë, ndarjes administrative dhe financave të një shteti të ardhshëm shqiptar) dhe ripërtëritjes kulturore të shiqptarëve për t’u bërë si kombet e tjerë të Evropës. Me krijimin e shtetit shqiptar u krijuan edhe formacione politike për çlirimin e tokave shqiptare që nuk përfshiheshin në të, siç ishin “Komiteti i Kosovës” i kryesuar nga Hasan Prishtina, apo dy partitë nacionaliste të Luftës së Dytë Botërore “Balli Kombëtar” e “Legaliteti”. Sa për zgjerim ndaj territoreve të kombeve të tjerë kjo nuk vlen për nacionalizmin shqiptar, sepse që nga lindja e tij në Lidhjen e Prizrenit e deri më sot ai ka qenë vetëm në mbrojtje dhe janë territoret shqiptare ato që kanë pësuar tkurrje si pasojë e agresioneve nga shovinizmat e kombeve fqinje.

    Nacionalizmi dhe patriotizmi

    Disa studiues bëjnë dallimin midis patriotizmit, si një dukuri pozitive dhe nacionalizmit si dukuri negative. Njëri nga këta, Mauricio Viroli, me patriotizëm quan përkushtimin ndaj institucioneve shtetërore republikane që garantojnë lirinë e një populli dhe që historikisht e ka prejardhjen nga Roma e Lashtë dhe republikat e qytet-shteteve mesjetare në Itali dhe në vende të tjera të Evropës. Kurse me nacionalizëm ai kupton mbrojtjen dhe përforcimin e homogjenitetit kulturor të një populli, ide kjo që e ka origjinën në reaksionin romantik dhe konservator të intelektualëve gjermanë kundër ideve iluministe që vinin kryesisht nga Franca (M. Viroli, “For Love of Country: An Essay on Patriotism and Nationalism”, Oksford, 1995, ff. 1-2). Sipas tij, kemi të bëjmë me dy tradita: patriotizmi vlerëson institucionet politike të një bashkësie dhe lidh lirinë individuale dhe kolektive me heroizmin dhe krenarinë; nacionalizmi, ia nënshtron liritë individuale dhe kolektive kërkesës për homogjenitet kulturor dhe njësim kombëtar. Viroli sugjeron se në kohët e sotme, ku të drejtat e njeriut dhe demokracia konsiderohen si vlera parësore, kemi nevojë për fuqizimin e traditës patriotike, me qëllim përfshirjen vepruese të qytetarëve në institucionet shtetërore dhe politikë, kurse tradita nacionaliste duhet shmangur sepse shkon kundër këtyre vlerave. Një analizë e tillë është kritikuar për disa arsye. Së pari, patriotizmi republikan mund të vihet në jetë në qytete të vogla, prej nga ka edhe origjinën, por për shoqëri të mëdha dhe heterogjene të sotme nevojitet një nacionalizëm që thekson njësinë kulturore për t’i përfshirë qytetarët në veprime të përbashkëta. Së dyti, Viroli e trajton patriotizmin veçmas nacionalizmit, por nuk vëren se patriotizmi, në atë mënyrë që e paraqet ai, është vetëm një variant i nacionalizmit, që vepron në kushte të atilla ku institucionet shtetërore ekzistuese ndihmojnë në krijimin e solidaritetit kombëtar. Së treti, siç e vumë re edhe më sipër, sado e dobishme që të jetë në teori ndarja mdis kombeve politikë dhe atyre kulturorë, në praktikë të dyja format ndërthuren dhe kombi përcaktohet jo vetëm nga institucionet shtetërore, por edhe nga kritere kulturore, sado të vagullta që mund të jenë këto të fundit (kritika ndaj tezave të Virolit gjendet në A. D. Smith, “The Nation in History”, Hanover, 2000, ff. 17-8).

    Teoritë për nacionalizmin

    Në studimet bashkëkohore për formimin e kombeve dhe nacionalizmin janë dallojmë tri shkolla mendimi kryesore: primordializmi, modernizmi dhe etno-simbolizmi. Këtu do të bëjmë një parashtrim të shkurtër të argumenteve të secilës prej tyre.

    Shkolla primordiale, siç tregon edhe vetë emërtimi i saj, argumenton se kombi dhe nacionalizmi kanë rrënjë të moçme në vetë natyrën njerëzore. Ka dy variante kryesore të shkollës primordiale. Varianti i parë është ai i sociobiologjisë dhe përfaqësohet nga Pierre van den Berghe. Sipas tij kombi duhet parë si një formë e zgjeruar e grupeve farefisnore. Këto të fundit janë shprehje e instinkteve njerëzore për të siguruar vazhdimësinë e qënies dhe për të transmetuar në mënyrë të shëndoshë materialin gjenetik tek brezat e ardhshëm. Për shkak të afërsisë gjenetike individët janë të prirur të mbështesin farefisin e tyre dhe të kryejnë sakrifica për të. Konsiderimi i kombit si një farefis i stërmadh shpjegon edhe forcën e ideve nacionaliste në psikologjinë e pjesëtarëve të tij. Sigurisht që kombet nuk mund të jenë të “pastër” gjenetikisht për arsye të migrimeve të shumta të popullisve në histori, por e rëndësishme për sociobiologjinë është fakti se individët e shohin kombin si të tillë. Varianti i dytë i primordializmit është ai që thekson lidhjet e dhëna kulturore dhe ka si përfaqësues antropologun Clifford Geertz. Ky veçon disa ndikime parësore në shoqërizimin e individit, që janë lidhjet e përfytyruara farefisnore, tiparet e përbashkëta fizike, gjuha, vendbanimi, feja, zakonet. Të gjitha këto e pajisin individin me një kulturë të caktuar që shpjegon përkushtimin e tij ndaj kombit dhe ndjeshmërinë e tij ndaj ideve nacionaliste. Shkolla primordialiste në të gjitha variantet e saj përmban tri ide të ndërlidhura me njëra-tjetrën: (1) lidhjet e dhëna (primordiale) biologjike ose kulturore i paraprijnë ndërveprimit shoqëror të individit; (2) lidhjet primordiale janë të karakterit shtrëngues për individin, pra nuk varen vetëm nga dëshira e tij; (3) lidhjet primordiale kanë natyrë emotive dhe nuk mund të përqafohen ose të braktisen tërësisht me anë të arsyes.

    Ideja kryesore e shkollës moderniste është se kombi dhe nacionalizmi janë krijime moderne dhe përgjigje ndaj shndërrimeve të gjithanshme që ndodhën në jetesën e njerëzve dhe në format e organizimit shoqëror të tyre. Shumica e teoricienëve të kesaj shkolle si datë të formimit të kombeve dhe nacionalizmit caktojnë Revolucionin Francez. Brenda kësaj shkolle ka një larmi të madhe, por këtu do të shohim variantet ekonomike, politike dhe social-kulturore të saj. Përfaqësues i varianti ekonomik është skocezi Tom Nairn, sipas të cilit zhvillimi i pabarabartë i kapitalizmit dhe imperializmi bëri që shfrytëzimi ekonomik në kolonitë evropiane të përjetohej nga vendasit si pushtim, shkatërrim i kulturave të tyre dhe si tentativë për asimilim. Elitat e kolonive për të përmbushur dëshirat e popujve vendosën t’i marrin në duart e veta zhvillimin e vendeve të tyre. Kjo çoi në krijimin e bashkësive ndërklasore të vetëdijshme për mëvetësinë e tyre kulturore përballë fuqive evropiane. Nacionalizmi i vendeve periferike të botës më pas u zhvendos në qendër, pra tek vendet e zhvilluara. Varianti politik i shkollës moderniste, i përfaqësuar këtu nga John Breuilly, e sheh lindjen e kombit dhe nacionalizmit tek veprimi i elitave shtetare në vendet liberale. Ideologjia liberale e ndante shoqërinë në dy rrafshe, atë publik dhe atë privat. Por që të ruhej kohezioni i shtetit duhej që të lidheshin këto rrafshe me njëra-tjetrën dhe të pajtoheshin interesat private me ato publike. Breuilly thotë se dy ishin zgjidhjet që ndikuan tek kombi dhe nacionalizmi: e para kishte të bënte me konsiderimin e të gjithë individëve të një shteti si qytetarë të tij me të drejta të barabarta dhe e dyta kishte të bënte me theksimin e karakteristikave kulturore dhe kolektive të shoqërisë. Në variantin social-kulturor të shkollës moderniste vend të rëndësishëm zë teoria e Ernest Gellner. Në themel të teorisë së tij qëndron dallimi midis shoqërive tradicionale dhe atyre moderne. Shoqëritë tradicionale karakterizohen nga ndarja e kulturës së masave dhe kulturës së elitës dhe meqë nuk ka një kontakt të shpeshtë midis tyre nuk mund të flasim për ekzistencën e kombeve që gëzojnë homogjenitet. Nevojat industriale të shoqërive moderne sollën nevojën e arsimimit masiv të popullsisë që mund të kryhej vetëm nga shteti dhe për pasojë u krye njësimi kulturor në shtetet evropiane që lindën kombet e parë. Kurse nacionalizmi u lind si pasojë e pabarazisë në kohën dhe shkallën e industrializimit të shteteve apo rajoneve të ndryshme brenda një shteti.

    Shkolla etno-simboliste lindi si kritikë ndaj shkollës moderniste. Etno-simbolistët pranojnë se nacionalizmi është një dukuri moderne, por në krahun tjetër i shohin kombet e kohës moderne si shndërrim afatgjatë i etnive paramoderne. Sipas përfaqësuesit të kësaj shkolle, Anthony D. Smith, një “etni” përkufizohet si një popullatë, pjesëtarët e së cilës identifikohen me një emër, kanë mite të prejardhes së përbashkët, një lidhje me një atdhe dhe njëfarë solidariteti të brendshëm që shfaqet të paktën tek elitat. Etnitë kanë ekzistuar gjithmonë në histori, duke u shndërruar vazhdimisht në kontakt me njëra-tjetrën, disa prej të cilave kanë mbijetuar dhe disa kanë humbur në histori duke u shkrirë në të tjera etni. Në kohët moderne ato etni që shndërrohen në kombe fitojnë këto cilësi: (1) ekonomi të përbashkët, (2) një kulturë publike dhe (3) të drejta dhe detyrime ligjore të njëjta për tërë pjesëtarët e saj. Këto karakteristika të reja u fituan nga kombet si pasojë e shndërrimeve në rrafshet administrative, ekonomike dhe kulturore. Sipas kësaj shkolle, kombet në kohën moderne nuk krijohen nga asgjëja, por janë të bazuara në mite, simbole dhe kujtesën historike të përcjella nga etnia. Kështu p.sh. në nacionalizmin e kombit shqiptar ka luajtur një rol të dorës së parë mitet e lidhura me figurën e Skënderbeut. Shumë prej këtyre miteve u krijuan nga rilindasit dhe nuk i qëndrojnë analizës historike, por prapëseprapë rëndësia e tyre qëndron në lidhjet emocionale që krijohen mes shqiptarëve nga përmendja e emrit dhe bëmave e Skënderbeut, nga valëvitja e flamurit të tij si edhe në përdorimin e tyre për ringritjen shpirtërore dhe institucionale të kombit shqiptar.

    Teoritë për nacionalizmin nuk kanë arritur në qartësimin e të gjitha aspekteve të tij dhe debatet midis shkollave të ndryshme vazhdojnë. Por të gjitha duket se bien dakort për një gjë: për vendin qendror që zënë kombi dhe nacionalizmi në kohën tonë moderne. Prandaj këtë vështrim të shkurtër teorik mbi për kombet dhe nacionalizmin e përfundojmë me fjalët e studiueses Liah Greenfeld: “Nacionalizmi është një dukuri historike. Ai u shfaq në një epokë dhe mund të zhduket në një tjetër. Por nëse zhduket, bota në të cilën jetojmë nuk do të jetë më, dhe një botë tjetër do ta zëvendësojë, e ndryshme nga e jona po aq sa ishte shoqëria feudale që shoqëria jonë zëvendësoi. Kjo botë paskombëtare do të jetë vërtet pasmoderne, sepse kombësia është parim përbërës i modernitetit” (“Nationalism: Five Roads to Modernity”, Cambridge, 1992, f. 491).

  7. #7

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Borix
    Kjo eshte nje teze qe hedh Baleta. Une nuk jam dakord. Nuk eshte nacionalizmi ai qe shpeton nje vend. Nacionalizmi historikisht ka shkaktuar konflikte shfarrosese (Lufta e Dyte Boterore, pershembull). I vetmi shpetim per Shqiperine ne kohen qe ka ardhur sot eshte ai ekonomik, qe do te thote integrimi ne nje komunitet frytdhenes, sic eshte BE.
    Jane tipat dhe prototipat si Baleta qe u pelqen te shkaktojne konflikte implicite duke keqinterpretuar kuptimin filozofiko-politik te nacionalizmit. Nuk eshte ky koncept per te cilin Baleta flet...
    Nacionalizmi nuk eshte aspak shkaterrues. Shtete si Amerika nuk e kane pasi jane multikombeetnike dhe kerkojne ta ndertojne, ndersa ne bij te nje toke mundohemi ta hedhim poshte. Nacionalizmi ne kuptimin e LIIB Hitlerjan eshte i demshem.... te pakten i shprehur ashtu sic u shpreh, por ai i fshehuri pas rrobave qe rreh fort ai eshte nacionalizmi i duhur qe nevojitet dhe per zhvillim ekonomik perbri ruajtjes se identitetit, perkundrazi rrezikohemi te kemi zhvillim ekonomik dhe degradim moral, sic po ndodh sot.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Cyclotomic, nuk jam plotesisht dakord me ty kur permend nje korrelacion ndermjet zhvillimit ekonomik dhe degradimit moral. Nacionalizmi ne boten qe eshte krijuar sot krijon ngerce ne ekonomine e nje vendi. Proteksionizmi eshte termi i cili ti ke dashur te perdoresh. Ky i fundit eshte nje kocept tjeter dhe nuk ka fare te beje me nacionalizmin qe shpreh Baleta dhe ti.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Duke mbeshtetur nacionalistet, i sherbehet vetem nacionalizmit dhe i behet varri ceshtjes kombetare.
    Eshte komplet e kunderta!
    Nacionalizmi eshte baza e çeshtjes kombetare. Varrin ceshtjes kombetare ia bejne ata qe nuk mbeshtesin nacionalizmin.

    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Kush eshte ai qe ishte nacionalist dhe fitoi, mos valle Hitleri, Ducja apo shoket e tyre me rradhe?
    Hitleri dhe Duçja nuk kane qene nacionaliste, por shoviniste, njeri nazist dhe tjetri fashist. Nuk duhet bere amalgama midis nacionalizmit, qe eshte mbrojtja e kombit dhe vendit tend pa u rene ne qafe te tjereve, dhe shovinizmit qe nenkupton goditjen dhe pushtimin e vendeve te tjera.

    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Asnje nuk i ka pare hajrin nacionalizmit.
    Ia kane pare vende si Amerika, Anglia apo Franca. Kur Argjentina para disa vitesh pushtoi ishujt Malvine, Anglia menjehere perdori forcen ushtarake per te rimarre nje territor te sajin. A nuk ishte nacionalizem ky? Kush eshte ai vend demokratik perendimor qe po t'i prekesh pak interesat kombetare , nuk ngre ne kembe ushtrine?

    Citim Postuar më parë nga Pedro
    Po jetojme ne shekullin e XXI, ne eren e globalizmit, ku bota eshte fshat, ku nuk ka asnje vend te botes, qe te mos e arrish brenda njezetekater oreve dhe ju akoma e keni mendja tek kulla, gjinia, fisi.
    Globalizmi dhe nacionalizmi nuk jane dy nocione kontradiktore duke patur parasysh se globalizmit aplikohet mbi kombet. Cdo komb gjen vendin e vet ne nje bote globaliste.

    Nje komb ose vend pa nacionalizem eshte i destinuar te mos jetoje gjate.
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 19-04-2006 më 17:50
    E drejta vonon, por nuk harron!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Konkurenca, tani mbrohet me ligj
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 31-08-2003, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •