Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    Eshte nje perralle qe quhet realitet
    Shpesh ia kalon perralles shume here
    Shpesh jetohet si te ish perralla vete
    ...sido qe te jete nuk te le te qete

    Here te hedh ne det si peshk noton
    Here ne qiell si zog te dergon
    Here perplas dallget e cmendura ne ty
    Here verberine ta fal ne dy sy

    Heren tjeter te shetit neper pyll
    Dhe fluturon me krah si Zane
    Here te jep drite e ndriqon si yll
    heren tjeter fushes te perlane

    Secilen here te merr me vete
    Perralla behet realitet, realiteti - perralle
    O engjulli im ku humbe ku trete...
    Perralla ne shkalle dukati ne balle
    !...

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    Nė natėn me hėnė kur yjet bėjnė lojė
    Nje mesazh dashurie e dėrgojnė nė pėrjetėsi
    Nėse s’do te kem fuqi tė vdes me emrin tend ne gojė
    me tė nė njė pranverė do tė rilind gjithsesi
    !...

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    Citim Postuar mė parė nga Teli
    Nė natėn me hėnė kur yjet bėjnė lojė
    Nje mesazh dashurie e dėrgojnė nė pėrjetėsi
    Nėse s’do te kem fuqi tė vdes me emrin tend ne gojė
    me tė nė njė pranverė do tė rilind gjithsesi
    shume domethenese .
    pergezime ne rrugen tende te poeziz .

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e XX22
    Anėtarėsuar
    22-10-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    388
    Citim Postuar mė parė nga Teli
    S’dėshiroj tė tė dėrgoj letėr nė adresė
    S’dėshiroj tė mė thua se e lexove me detyrim
    S’dėshiroj tė tė dal nė udhė si pengesė
    Nuk dua as mejdan pėr dyluftim

    Copėza ėndrrash dua tė shkėmbejmė
    Qė tė shembura na dalin pėrpara nė kujtime
    Qoftė edhe kur tė akullta me zjarr na rrėmbejnė
    Nėpėr soditje, nėpėr meditime

    Shume e bukur kjo Teli,ku me doli edhe kjo poezi perpara sot qe u zgjova gjith endrra edhe ato te shkretat te trullosin.

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    Me dashuri e stisur
    Ndjenje e harlisur
    E ka mberthyer shpirtin
    e nuk e le te qete

    E shpirti nuk flet
    te kerkon
    Ne prehrin tend i qete
    prehje deshiron

    Ne faqet, ne buzet tua
    ne shuplakat e duarve do te mbeshtetet
    e te tretet...
    me dashuri
    !...

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    Nė kėtė ēast
    Sa shumė do tė doja
    Tė jem poet
    E tė
    Fluturoja
    Qetė qetė
    Nė kopshtin e fjalėve
    E t’i zgjidhja
    Mė tė bukurat
    E t’i lidhja
    Nė buqetė
    Pėr ty

    Magjinė e ndjenjės
    Qė ma pėrshkon trupin
    Si gurgullimė e valės
    Sa shumė do tė doja
    Tė ta dėrgoj dhuratė
    Mbėshtjellur nė magjinė e fjalės

    Sa shumė do tė doja
    Ta bėja ndjenjėn fjalė
    E tė ta thoja
    Qetė qetė
    Si njė poet
    !...

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Morre djema! Ky kompjuteri paska ca marifete, qe perpiqet t'i mbaje per vete. Por kete rradhe s'ma hodhi, se s'ma fsheu dot poezine e kendshme te Telit. Te lumte Teli, qe di kaq bukur ta lidhesh dhe kembesh irealen me realen! Mos me lere me pre e marifeteve te kompjuterit! Urime Mondi

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    Nė jetėn tjeter (a) kemi qenė njė lule
    Nė kėtė jetė nga farė e saj (a) kemi mbirė dy
    Gjembat (a) kanė mbirė nė mes
    Qė tė na lėnė larg njėri tjetrit - mua e ty
    !...

  9. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    Kur i shoh perpara episodet e jetes tjeter
    secila qelize ne mua dehet
    i dehur e shoh-kjo jete e tera eshte genjeshter
    ēast qe ik pahetueshem e s'kthehet
    !...

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Vendndodhja
    Qyteti i Lidhjes...me Lumbardhin mes per mes...
    Postime
    165
    Rrugėve tė qytetit tim
    E kėrkoj fytyrėn tėnde
    Prore
    E kėrkoj
    E s’e takoj
    Bukurinė engjullore
    E ndeshem
    Me imazhin
    E pėrjetimit
    Tė ri
    Pėrjetimit tė vjetėr
    Nga bota tjetėr

    Nė jetė
    Nė varg
    Sa afer jemi
    Sa larg…
    !...

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •