Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Kalaja e pa mposhtur Sllupēani

    Sllupcani i Ilirides, qendra e rrezistences kunder armikut. Pas shum vitesh durimi, dhe deshtimit te politikes shqiptare ne Iliride, shqiptaret e Ilirides e pane te nevojshme krijimin e nje strukture ushtarake per ti fituar te drejtat e tyre qe ju takonin ne kete shtet. Paraqitja e Ushtrise Clirimtare Kombetare u be fillimisht ne fshatin Tanushe, me pastaj ne rrethinen e Tetoves dhe me ne fund ne rrethin e Karadakut. Luftetaret zbriten ne fshatrat e komunes se Likoves, ata u pranuan ne fshatin Sllupēan mjaft ngroht, sllupēanasit pa hamendje pranuan ti dalin zot ēehtjes kombetare, hoxha i nderuar tash me i ndjere Mulla Jakup Hasipi i cili ishte si nje udheheqes shpirteror i popullates se kesaj ane u tha bashke fshatareve te tije se detyra e tyre ishte te mbronin fshatrat e tyre dhe kurr te mos zmbrapsen. Me 2 maj 2001 u shpall zone e lir ne kete fshat, shteti menjeher lansoi ultimatume qe popullata civile te braktise fshatrat dhe me pastaj te merret nje aksion per likuidimin e luftetareve te UCK-se qe ndodheshin neper fshatrat e rrethit te Kumanoves. Kete deshire armikut nuk ia plotesuan Sllupēanasit, gra, pleq, dhe femij qendruan neper shtepite e tyre. Luftimet filluan menjeher te nesermen ora 15:00 shteti granatonte me aq artileri dhe helikopter qe kishte, madje dhe me aeroplan te tipit "Suhoi" (Ukrainas), fshatrat shqiptare e posaqerisht Sllupēani ishin te rrethuara me tere ushtrin e nje shteti, me qindra tankse e topa, nderkaq luftetaret e UCK-se me armatim ishin te dobet pore morali dhe ideali i tyre i bente me te forte dhe fitimtare, si ne shume luftra tjera te shqiptareve ne anen e armikut mbreteronte heshtje e vdekjes, nderkaq nga ana e luftetareve tane kendohej dhe festohej fitorja e sigurte. Luftetaret tane i perballuan sulmeve me muaj te tere, edhe pse me mjaft probleme dhe ne munges te armeve ata ia dolen ti tregojne botes se jemi komb qe dim te mbrojm votrat tona, treguam se nje fshat shqiptare vlen sa nje shtet i dikujt, me muaj te tere qendruan edhe vet banoret e fshatit, gra dhe femij neper shtepite e tyre, mbijetuan me mungesen e bukes dhe te ujit, qendruan nen rrezikun e granatave qe binin rreshturazi pa nderprere dit e nat, qendruan sepse kishin besim ne luftetaret e UCK-se. Sakrificat ishin te medha duke filluar nga Komandanti Afrim Kalanica i cili ra deshmor i pare ne kete fshat, e deri tek luftetari me i ri Abdyl Mexhid Shahini (14 vjeēar), per komb u sakrifikua dhe familja Zymberi ne shtepine e te cileve ka depertuar nje granate e cila ka shkaktuar 11 te vdekur tegjith gra dhe femij. Me gjithe humbjen e jeterave, plagosjet e shumta dhe shkatrrimin total te shtepive te tyre, vija e frontit nuk levizi kurre, aq me pak morali i luftetareve. Armiku nuk pati sukses ne asnje aksion, saher qe tentuan te hyjn ne fshat, tanksat e tyre mbeteshin rruges, luftetaret qendruan ashtu si askush me pare, arriten te mposhtin nje shtet te tere. Te tronditura bota dhe europa u detyruan te nderhynin per te ardhur deri tek nje zgjidhje e cila do te shkonte pa dyshim ne favor te popullit shqipetare. Rezistenca shqipetare pikerisht ne fshatin Sllupēan deshmoi edhe njehere lashtesin e trojeve tona si dhe themelet qe i kemi ne keto troje, u deshmua se rrenjet i kemi thelle me mijera vjet andaj dhe nuk mund te na levizin madje as te na afrohen. Ashtu si dhe shum fshatra te tjere te shqipetareve, qe kan themelet e fortesave me te medha dhe me te qendrueshme edhe Sllupēani mbeti mit i qendreses, kala e pa mposhtur, dhe sakrific e fitores per lirine e kombit shqipetar.

    Nga Veton Bajrami

    Foto galeri dhe me shume info rreth Sllupēanit vizitoni www.sllupcani.com

  2. #2
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anėtarėsuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Dy Maji - festė e krenarisė kombėtare

    Atyre qė nuk e njohin mirė historinė, ėshtė mirė pėr t’ju treguar se 5 Maji – Dita e dėshmorėve tė kombit nuk festohet ne njė fshat por festohet nė Kryeqytet!

    Mr. Vaxhid Sejdiu

    Dy Maji- festė e krenarisė kombėtare, Dy Maji- emblemė e lavdisė dhe heroizmit tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare. Ditė e shėnuar pėr luftėtarėt e lirisė, pėr familjet e dėshmorėve, pėr vepromtarėt e ēėshtjes kombėtare dhe mbarė popullin shqiptarė. Por, ditė e injoruar nga strukturat udhėheqėse tė subjektit qė thirret nė emėr tė luftės dhe UĒK-sė.

    Njė paradoks i llojit tė vet;tė thiresh nė emėr tė UĒK-sė dhe tė mos marish pjesė asnjėherė nė njė nga datat mė tė lavdishme tė historisė sė popullit shqiptarė nė IRJM, nuk do mend se tė shtynė tė mendosh, se mos vallė kjo inorancė dhe ky anashkalim ėshtė pjesė e marrėveshjeve tė koalicionit qeveritar, pjesė e marrėveshjeve dhe kushtėzimeve politike, pjesė e vendimeve anti shqiptare. Tė mos nderosh me nderimet mė tė larta datėn kur Fadil Nimani- Komandant Tigri bashkė me bashkėluftėtarėt e Brigadės 113 “Ismet Jashari- Komandant Kumanova” shpalli kėtė anė- zonė tė lirė, pėrballė makinerisė ushtarake dhe policore, qė kishtė marrė pėr obligim tė shfarosė me dhjetėra e dhjetėra fshatra shqiptare ėshtė mė tepėr se faj. Tė mos respektosh vullnetin dhe dėshirėn e luftėtarėve tė lirisė, tė cilėt u rradhitėn vullnetarisht nėn hijen e flamurit kombėtar dhe me emblemėn e UĒK-sė nė ballė, na duket e ēuditshme dhe jo njerėzore. Tė mos festosh 2 Majin- nė Sllupēanin heroik dhe tė organizosh njė festė tjetėr po nė kėtė fshat “ PROVOKIM I LLOJIT TĖ VET” qė mund tė quhet “ Provokim i paqės”.

    Atyre qė nuk e njohin mirė historinė, ėshtė mirė pėr t’iu treguar se 5 Majin- Dita e dėshmorėve tė kombit nuk festohet nė njė fshat por festohet nė kryeqytet. Pra, ėshtė obligim kombėtar qė me 2 Maj tė pėrkujtohet me nderimet mė tė larta Kalaja e Pamposhtur- Sllupēani, Vaksinca, Matejēi, Hotla dhe tėrė Karadaku i Kumanovės, kurse 5 Maji tė festohet nė Shkup- nė kryeqytetin e vilajetit. 2 Maji dhe Sllupēani pėr shqiptarėt nė IRJM janė si 5 Marsi dhe Prekazi. A ka mendje tė shėndoshė qė mendon se nuk duhet tė pėrkujtohet 5 Marsi dhe Prekazi. Natyrisht se jo.

    Por, qė pesė vjet shohim tė njejtin skenar, ndarje, pėrēarje dhe injorancė. Pėrpjekje qė kjo festė e rilindjes sė shqiptarėve tė kėsaj ane tė zbehet dhe tė anashkalohet. Pėrpjekje qė kjo festė t’i takojė tė sė kaluarės dhe jo ditės sė re, pėr tė cilėn ditė ishin sakrifikuar me dhjetėra e dhjetėra luftėtarė lirie dhe me mijėra e mijėra banorė tė kėsaj ane tė barrikaduar pėr “vdejke a liri”, duke u shndėrruar nė murr tė gjallė tė rezistencės kombėtare. Tė kujtojmė Majin e 2001, Majin e Preshevės sė pėrgjakur, Majin e fitores! Shtatėdhjetė e dy ditė nė njė shtet rrethim, shtatėdhjet e dy ditė pėrballė vdekjes, shtatėdhjetė e dy ditė mbi ta u zbraz tėrė arsenali shtetėror mbi popullin e pafajshėm. Dhe deri sot askush nuk kėrkoi falje, askush nuk doli pėrpara pėrgjegjėsisė.

    Dosia e familjes Zymberi, masakra e Lubotenit, Bit Pazarit, Poroit thėrret ndėrgjegjėn kombėtare, nė veēanti forcėn politike qė thiret nė emėr tė sakrificės. Tanusha, Sllupēani, Malina, Breza, Vaksinca, Hotla, Matejēi, Haraēina shpesh u befasuam nga deklaratat, fjalimet dhe refrenet e politikės ditore. Paramilitarėt u sistemuan dhe u shpėrblyen duke vrarė shqiptarė, po ku mbetėn familjet shqiptare?

    Ende janė tė freskėta kujtimet pėr vullnetarėt e lirisė dhe dėshira e tyre pėr tė veshur uniformėne e UĒK-sė, pėr tė mbrojtur nderin dhe dinjitetin kombėtar. I freskėt ėshtė kujtimi pėr ata qė ranė nė altarin e lirisė me amanet nė gojė, nėnat qė me qėndrimin e tyre burrėrorė “tronditėn” mediat dhe politikėn ndėrkombėtare, gratė qė lindėn nėn breshėrinė e plumbave dhe nuk pranuan tė ngjitėn nė autobusėt e “Jug – Turistit” pėr tė lėshuar pragun e shtėpisė dhe fėmijėt qė mė parė pranuan vdekjen se sa tė ndahen nga prindėrit. Nuk mund tė harohen fjalėt burrėrore tė thėna nga goja e shokėve tė Ismat Jasharit qė kishin ardhur pėr ti dalė zot vatanit. Nuk mund tė harohet gjaku i atyre qė u bėnė themel pėr tė ndarė hovin e hileve tė politikės anti shqiptare. Dyfytyrėsia politie e ka lėnė jo njė herė pa tekst apo pa koment luftėtarėt e lirisė, veprimtarėt e UĒK-sė, si dhe gjithė banorėt e kėsaj ane. Banorėt e kėsaj ane i kanė tė shkruara me shkronja tė mėdha ata tė cilėt i nderuan dhe me shkronja edhe mė tė mėdha ata tė cilėt i injoruan dhe ua kthyen shpinėn. E gjatė ėshtė lista e tyre…

    Musa Xhaferi i cili falė gjakut tė dėshmorėve kapi majėn mė tė lartė tė hierarkisė sė dėrzhavės, asnjėherė nuk e pa tė udhės ti vizitojė familjet e dėshmorėve, asnjėherė nuk e obligoi vetentė pėrkulet para varrezave tė dėshmorė nė Sllupēanin heroik. Ky akt ėshtė akti mė pa precedent nė historinė e njerėzimit, ku njė funksionarė i ngritur nga djersa dhe gjaku i luftėtarėve tė lirisė, injoron popullin e kėsaj ane. Zv. Kryeministri i dėrzhavės, tė cilin e obligon posti shtetėror asnjėherė nuk morri iniciativė qė tė bėjė diēka nė shėrbim tė kėsaj populate tė djegur dhe tė pėrvėluar gjatė 2001-shit. Me mijėra fėmijė tė traumatizuar por nuk e pa tė udhės qė ta bėjė njė projekt pėr ta, ti ndimojė kėsaj populate, sė cilės asnjėherė nuk i doli nė ndihmė. Po nė vend qė ti ndimojė banorėt e kėsaj ane, ai lėshoi derklarata “rrėqethėse” mbi ta, siē ėshtė rasti i helmimit tė nxėnėsve tė shkollave tė mesme tė Kumanovės, tė sulmit militarė mbi Brezė duke vrarė dy tė rijė, tė problemeve tė pazgjidhura nė Tanushė dhe nė vende tė tjera. Agron Buxhaku i cili “krenar” merr pjesė nė manifestimin e Krushevės, ku ofendohet rėndė, por nuk e obligon veten tė marrė pjesė nė Sllupēan etj.

    Pesė vjet kemi priturse individė tė caktuar do ta korrigjojnė vetveten dhe do ti kthehen trungut, por fatkeqėsisht “ata” po e pėrfundojnė mandatin duke mos e kthyer as edhe njė cast kokėn nė drejtim tė atyre qė quhen me emrin simbolik “liri kombėtare”. Pesė vjet kemi pritur qė dikush do tė ngopet dhe do tė mendojė pėr familjet e dėshmorėve dhe invalidėt e luftės. Pesė vjet kemi pritur qė dikush do tė ngopet mė nė fund dhe do tė mendojė edhe pėr integrimin e luftėtarėve tė lirisė, obligim qė del edhe nga Marrėveshja e Ohėrit, nė emėr tė sė cilės thiren aq shumė. Pesė vjet kemi pritur qė nė natyrėn shqipėtare do ti shohim copėzat e lirisė, ideal i vetėm i dėshmorėve tė kombit. Por, parashtrohet pyetja a ishte vetėm kjo padrejtėsi qė iu bė kumanovarėve dhe luftėtarėve tė lirisėq? Natyrisht se jo edhe ligjet qė u nxorėn nė parlament ishin anti shqiptare, ku me votėn a atyre qė thiren nė emėr tė luftės, shqiptarėve tė Kumanovės ju mohohet e drejta e gjuhės dhe pėrdorimi i simboleve kombėtare. Por, falė angazhimit tė tė gjithė atyre qė e kanė nė shpirtė 2 Majin- 2 Maji do tė festohet, nderohet dhe pėrkujitohet deri sat ė jetė gjallė populli shqiptarė.



    *Autori ėshtė ish- kryetarė i Fondit “Liria kombėtare” tė UĒ Kombėtare nė Zvicėr*

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e gladiator
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    Iliria
    Postime
    217
    Te lumte me kete shkrim, por shumices se Shqiptareve u ka vdekur ajo ndjenja e patriotizmit, dhe u eshte bere mendja vetem leke dhe pasuri; ku e ku te largohen nga Shqiperia per te punuar si skllever ne vende te tjera. Kurse shteti Shqiptar drejtohet nga politikane qe skane ide nga historia dhe politika bashkekohore, por veprojne si marsh te Evropianeve. EU thot: ju Shqiptaret duhet te qendroni te percare, kurse ne Evropianet po bashkohemi.
    Shqiptaret nuk arrijne ta kuptojne se cfare ata humbasin te bashkohen me Evropen e bashkuar te bashkuar.
    Une po te isha ne krye te shtetit Shqiptar i jepja nje ultimatum qeveris Sllave ne Maqedoni qe per 24 ore te vendosi per komplet autonomi te Shqiptareve, perfshire parlamentin e vet. Nqs ata nuk pranonin, ne sulm- mobilizo ushtrin dhe futju me tanke, duke e caktuar kufirin e Shqiperis ne Kumanove dhe Shkup. Kurse Evropianet duhet ta qepin gojen, sepse ata po i japin autonomi shteteve pa kuptim si Baskuet dhe Kataloneve, kurse Shqiptaret qe formojne shumicen e popullsis ne Maqedoni jane akoma te varur nga nje qeveri e huaj.

    COHUNI SHQIPTAR PREJ GJUMIT COHUNI...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-04-2006
    Postime
    23

    Shqiperia Mbi Te Gjitha

    I Nderuar Zoteri

    Keni te drejte qe shkruani per kete problem
    po duhet te dini qe te huajt bejne nje
    propogande te shfrenuar kundra Shqiptareve
    dhe shtypi Shqiptar ralle ndonje gazete,
    flet per ceshtjen kombetare,
    shtypi dhe televizioni Shqiptar si shteterori
    dhe privatet duhet te flasin dite e nate
    per ceshtjen kombetare,te behet nje
    propogande te tille jo nacionaliste
    ne sensin agresiv por te flasin te verteten
    se kush jane trojet tona,historia,arkeologjia,
    figurat e shquara Shqiptare me fame
    boterore,te thone se kush jane miqte dhe armiqte e
    Shqiperise,se kush edhe sot e kesaj dite
    vazhdojne te minojne ceshtjen Shqiptare,
    si greqia dhe serbija,keta dy shtete
    ta dine mire se po u cuan ne kembe
    Shqiptaret do ti vene ne vend te gjitha
    padrejtesite kombetare qe na kane bere
    greqia,serbia dhe europa.
    Pra shtypi Shqiptar-shtypi Kosovar,
    shtypi Maqedonas-shtypi Malazes
    dhe ai shqiptar ne greqi nepermjet
    gazetave-radios-televizionit dhe
    vecanerisht nepermjet shtypit
    europian.

    Rofte Shqiperia Etnike
    Shqiperia e Vertete.

    Me Nderime Dhe Respekt

    Pellazg Kanina

Tema tė Ngjashme

  1. Historiku i Tiranes
    Nga INDRITI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 11-02-2025, 22:02
  2. Ali Pashe Tepelena-figure Kombtare
    Nga ILovePejaa nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 05-08-2013, 21:21
  3. Kalaja e Gjirokastres, rikthim ne identitet
    Nga Asriana nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-12-2006, 10:49
  4. Kalaja e Gjirokastres, nje perle e vertete :
    Nga Kryeplaku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 15:06
  5. Historia e Matit ne dimensione te ndryshme !!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 31-03-2004, 16:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •