Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Thumbs up U përkujtuan dëshmorët Kastrati dhe beteja e Shkëmbit të Gradinës

    Drenas, 18 Prill 2006 (Kosovapress) Koha 17:31

    Në Kishnarekë të Drenasit, të martën, u përkujtuan dëshmorët e kombit Islam Kastrati dhe Fehmi Kastrati, luftëtarë të Brigadës 121 “Ismet Jashari” të UÇK-së dhe beteja e Shkëmbit të Gradinës.


    Më këtë rast nënkryetari i PDK-së, Fatmir Limaj theksoi se luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kanë qenë vendimtare për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë qenë në këto gryka.

    “Mos të ishte angazhimi, vetëmohimi i luftëtarëve të UÇK-së që kanë mbrojtur vijën luftarake të maleve të Berishës, projekti serb për të masakruar popullatën tonë do të ishte i tmerrshëm. Por, falë angazhimit dhe sakrificës së pjesëtarëve të UÇK-së në këtë rajon, ne sot ndihemi krenar që ushtria dhe policia serbe nuk kanë mundur të depërtojnë te popullata civile,” pohoi Limaj.

    Më tej Limaj kujtoi se luftëtarët që e bënë betejën e prillit 1999 kanë qenë muri i gjallë që nuk e ka lejuar ushtrinë dhe policinë serbe të depërtojë te popullata.



    Në betejën e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, më 18 prill 1999, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, QPK, Agjencia e lajmeve “Kosovapress”, radio “Kosova e lirë” dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve, ranë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku.

  2. #2
    Zbulohet lapidari i dëshmorëve të kombit Driton Islami dhe Sadik Bega

    Ferizaj, 18 Prill 2006 (Kosovapress) Koha 13:44

    Në shtatëvjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit, Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Mortaja, të martën në Slivovë të Ferizajt, në vendin e rënies, u bë zbulimi i pllakës përkujtimore.



    Ceremonisë së zbulimit të kësaj pllake fillimisht i kanë paraprirë homazhet dhe vendosja e luleve në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së nga familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarët, nxënës dhe qytetarë.



    "Nuk ka nevojë të flitet shumë për heroizmin e dëshmorëve Tonit dhe Mortajës, për ta fletë vepra dhe vendi ku ata luftuan dhe ranë për liri. Le të shërbejë ky lapidar si një mesazh për popullin, sepse ata duhet më shumë të vizitojnë dhe nderojnë këto vende," tha Bashkim Fazliu-Migjeni, bashkëluftëtar i dëshmorëve.

    Ndërkaq, gjeneral Shukri Buja, ish-komandant i ZO të Neredimes, duke e përkujtuar këtë ditë tha se kjo ngjarje shënon një krenari për luftën çlirimtare.



    "Sot ne ngritën një pllakë përkujtimore për t'i nderuar ata dhe për t'i përkujtuar ata dhe kjo është krenari," tha ai.

    Buja duke shpalosur kujtimet e tija nga kjo ditë theksoi se momenti i marrjes së lajmit për rënien e tyre ka qenë i rëndë.

    "Lajmi për rënien e Tonit dhe Murtajës, dy luftëtarëve të shquar më kishin detyruar që vetë t'i prijë njësitit special për t'i nxjerr trupat e tyre, duke i dhënë goditje të fuqishme armikut," tha Buja.

    Kreu komunal i Ferizajt, Faik Grainca, ka thënë se pllakat dhe monumentet tjera janë dëshmi e luftës për lirinë e vendit janë pjesë të historisë së rëndë por të lavdishme të popullit tonë.

    "Zbulimi i këtyre pllakave fletë për kulturën e lartë të popullit tonë në respektimin e vlerave të luftës e më këtë rast veprës sublime të këtyre dy dëshmorëve," tha ai./B.Idrizi/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •