Në fakt në Shqipëri nuk po veprojnë rryma të mirëfillta fondamentalizmi me bazë fetare, por rrjete që e kanë fondamentalizmin fetar si mbulesë të qëllimeve të tjera politike. Pra, vepron fondamentalizmi ortodoks si instrument në duart e politikanëve shovinistë grekë, vepron fondamentalizmi katolik, por si instrument i politikave italiane e franceze. Asnjë bazë reale të mirëfilltë fetare, në kuptimin puritan e qëllimor nuk gjendet në to. Me një gjuhë tjetër mund ti cilësojmë thjeshtë si falanga agjenturore e diversioniste (pasi diversioni mund të jetë efektiv edhe në fushat kulturore, fetare, gjuhësore, etj.) të shteteve respektive aspak dashamirëse ndaj faktorit nacioanl shqiptar. Dhe veprimtarinë e tyre mund ta vlerësojmë edhe si agresion të mirëfilltë mbi shtratin përbashkues të njësisë nacionale shqiptare, siç është vetëdija se elementi bazë i shqiptarëve është kombi dhe jo feja.

Ato po lëvizin në funksion të një politike të përcaktuar në sallonet apo kancelaritë europiane, sipas të cilës Shqipëria duhet ti shtrohet një kontrolli apo kolonizimi faktik greko-italian. Instrumenti fetar në këtë rast, shfrytëzohet si element ndihmës për të arritur në këtë objektiv. pËrhapja e një fryme "fondamentaliste fetare", qoftë ortodokse apo katolike, i shërben kësaj politike nëpërmjet futjes së farës së përçarjes mes bashkësisë kombëtare shqiptare, e cila në një rast të volitshëm mund të organizonte rezistencë e të bëhej pengesë për atë politikë kolonizuese.

Nëse do të shihet me vëmendje, edhe elementët shqiptarë që janë në shërbim të veprimit të këtyre "fondamntalizmave" shpesh qëllojnë të jenë të ndryshëm për nga përkatësia fetare, nga ajo rrymë që i rekruton. Kështu kemi shumë muslimanë, ortodoksë, që i shërbejnë frymës së fondamentalizmit katolik (mjafton të kujtojmë Kadarenë, Repishtin, Plasarin, etj), siç kemi elementë të konfesionit musliman e katolik që veprojnë në shërbim "të fondamentalizmit ortodoks", apo shkurt politikës greke.

Fondamentalistë apo mercenarë?!

Përsa kohë fondamentalizmi i shtuquajtur nuk ka objektiva të mirëfillta religjioze, por është instrument efikas i politikës, përsa kohë individët që veprojnë në rrjetet e tyre, janë individë pa parime të larta ideale por vrapojnë pas përfitimit e interesit që mund të ofrojë ustallarët projektues të këtyre rrjeteve agjenturore, nuk mund as të vlerësojmë se në Shqipëri ka hedhur rrënjë fondamentalizmi fetar (cilido qoftë ai, islamik, ortodoks apo katolik(. Apo më tej se në Shqipëri, Kadaretë, Plasarët, Repishtët, e shumë të tjerë, janë kthyer në fondamentalistë fetarë.

Të jesh fondamentalist duhet të besosh verbërisht në një ideal, në një parim apo kult, dhe në këtë rast, individë të tillë janë gati të vetësakrifikohen për hir të tij. Në rastin tonë, s'kemi të bëjmë veçse me interesaxhinj, njërëz të paprincip, pra shkurt mercenarë). Dhe mercenarët dallojnë nga ushtarët e idealit (cilido qoftë ai) prej paaftësisë dhe pamundësisë së tyre për të mohuar ekzistencën e tyre jetësore, pasi ata si qëllim kanë pikërisht përfitimin material për këtë ekzistencë.

Kështu që s'mund të jenë fondamentalistë, por vetëm mercenarë të rradhës, pasi mercenarët fatkeqësisht nuk i kanë munguar kurrë Shqipërisë. Një fenomen me të vërtetë po institucionalizohet në Shqipëri, por ky nuk është fondamentalizmi fetar por mercenarizmi.