10 këshilla për të mbajtur lidhjet shoqërore


Përqëndrohu në atë se çfarë mund t’i japësh një shoku dhe jo çfarë mund të marësh prej tij.

Nëse qëllimi i vëtëm për të patur një shok, është të jesh i lumtur, atëherë ti nuk je një shok i vërtetë. Mos bjer në grackën e etiketimit se kush i ka dhënë më shumë shoqërisë. Jepu shokëve të tu, pavarësisht nga fakti se sa të kanë dhënë ata ty. Ti mund ta forcosh më shumë lidhjen me shoqërinë duke u bërë dhurata miqve të tu. Nuk është e thënë që duhet t’u japësh dhurata të shtrejnta. Për një mik të vërtetë dhe të sinqertë, qoftë dhe një kartolinë do të ishte më e çmuar se dhurata më e shtrejntë.



Jepini shokut kurajo

Shokët e vërtetë e frymëzojnë dhe e nxisin njëri- tjetrin të bëhen më të mirë nga çmund të jenë, në vend që të jenë pika orientimi drejt greminës. Sa të lumtur ndihemi ne, kur dikush na ndihmon në qëllimet që kemi! Poashtu, edhe ti mund ta ndihmosh shokun tënd duke e shtyrë dhe duke i dhënë të kuptojnë se ai mund t’a arrijë vërtetë qëllimin dhe duke i afruar një strehë ku mund të mbështetet pa frikë.



Jini i gatshëm për të falur

Një pjesë e mirë shoqërish, prishen kur asnjëri nuk është i gatshëm të falë. Për këtë arsye, shoqëria shkatërrohet dhe plagët e saj kthehen në urrejtje dhe pakënaqësi. Nëse doni të ecni përpara, falini të tjerët.



Vini në pah me taktikë gabimet e tyre

Vënia në pah e gabimeve të shokut, është një sjellje që shpie në zemërim. Megjithatë, ky qëndrim tregon disi se ti shqetësohesh për të. Nëse me të vërtetë shqetësohesh për shokun tend dhe kërkon vertetë ta ndihmosh, vëri në pah me kujdes gabimet e tij. Por, sapo të shohësh se mirësia jote e shqetëson shokut tënd, mos e tjer të njëjtin muhabet gjatë gjithë kohës.



Mos ua ktheni shpinën shokëve

Ji i durueshëm kur sheh disa të meta te shokët e tu, sidomos kur sheh se shoku yt kërkon të ndryshojë. Mundohu të kuptosh se askush nuk është i përkryer.



Jini besnik

Gjëja e parë në një shoqëri të vërtetë është ndershmëria dhe besnikëria. Duhet ta sigurosh dhe qetësosh shokun tënd, se do t’i gjendesh pranë gjithmonë. Poashtu, ti nuk duhet të dyshosh tek shoku yt, pasi shoqëria nuk i bën dot ballë përballë dyshimit.



Mos i gjurmoni shokët tuaj

Me shoqëri të vërtetë, nuk nënkuptojmë të qënit bashkë gjithmonë. Të kesh pranë një person gazmor gjatë gjithë kohës, duket ide mjaft tërheqëse. Por,kur miku juaj kalon kohë me të tjerët, ju mund të ndiheni shumë keq. Nëse frikësoheni se mos shoku ju del jashtë shikimit, atëherë ju i frikësoheni humbjes së tij.

Shoqëria e mirë e përballon kohën e ndarjes: duke përballuar ndarjen, ti dhe shoku juaj do të mësoni ta vlerësoni njëri-tjetrin, madje akoma më shumë. Kështu, mos kërkoni që shoku juaj të rrijë me ju gjatë gjthë kohës. Askush nuk dshiron qëtë tjerët t’i hiqen pronarë.



Gjinduni pranë në mirësi dhe në fatkeqësi

Shokët duhet t’i ndajnë ndjenjat e tyre...të ndajnë me njëri-tjetrin ato gjëra që nuk mund t’i ndajnë me të tjerët, të festojnë kur janë të gëzuar- dhe gjithashtu të ndajnë me njëri-tjetrin të papriturat e jetës. Mos mendo se je mik vetëm në kohë të mira. Kur shoku yt është i mërzitur për diçka, duhet t’i kushtosh vëmendje të plotë. Dëgjoje me dashamirësi dhe mundohu të kuptosh ndjenjat e tij; festo për lumturinë e tij por gjithashtu ji edhe pjesë e dhimbjes që ai mund të përjetojë.



Mësohuni të pranoni ndryshimet në personalitet

Nuk është e nevojshme që shoku juaj të jetë si ju në personalitet, qëndrime dhe besim. Mundet që shoku juaj, fare mirë të gëzojë një personalitet të ndryshëm nga ai i juaji. Kështu, mos prisni një shok identik si ju. Vlerësojeni dhe pranojeni atë ashut siç është- një qënie unike siç jeni edhe ju vetë.



Mos jini llafazan

Në disa raste, në bashkëbisedime, ndihemi të ngacmuar kur themi të fshehtat e shokut në sy të të tjerëve. Kjo sjellje e thyen besimin e shokut tënd dhe shkatërron shoqërinë. Kështu që mësohuni të mbani sekretet.



Mos lejoni që përplasjet të shkatërrojnë shoqërinë

Ka raste, që kur flisni për diçkapër diçka me shokun tuaj, ai nuk pajtohet me atë që ju mednoni se është e vërtetë. Mos debatoni derisa t’i shkatërroni nervat njëri-tjetrit. Lirojini vetet tuaja nga ajo që ju ka futur në konflikt. Dëshira juaj për të fituar mbi atë që debatoni mund ta shkatërrojë shoqërinë, kështu që mënyra me e lehtë për t’i dhënë fund një debati të nxehtë është të thoni: “Ndoshta ju keni të drejtë.” Me diskutime pa vlerë nuk nxirni asgjë me krye.