Tė shkruash pėr marrdhėniet ndėrmjet religjionit dhe kombit s’ėshtė aspak punė e lehtė. Aq mė parė kur dihet se pėr njė ndėrmarrje tė tillė duhet pasur njohuri solide nga historia dhe sociologjia, duhet tė jesh i informuar mirė pėr hulumtimet mė tė reja antropologjike dhe, mbi tė gjitha, duhet pasur aftėsi pėr njė analizė serioze kulturologjike, etnografike dhe politike tė shoqėrisė njerėzore. Shqyrtimi i raportit tė tillė nė islam ėshtė aq mė vėshtirė pėr arsye se koncepti islamik religjioz dhe civilizues i pėrgjithshėm nuk lejon analizė tė ashpėr tė tėrėsisė sė Sheriatit nė kuptim tė qasjes parciale tė cilitdo qoftė nga elementėt esenciale tė mendimit islamik si atij metafizik ashtu edhe tė zhvillimit historiko-kulturor. Kjo ėshtė e sigurtė kur ėshtė fjala pėr politikėn, ekonominė, kulturėn dhe gjithėsesi pėr kombin.

Nė islam, asnjė fenomen kulturo-civilizues, nuk mund tė shkojė nė dėm tė ndonjė fenomeni tjetėr. Secili fenomen nė zhvillimin kulturo-historik islamik e ka vendin dhe rėndėsinė e vet tė caktuar. Religjionin nuk mund ta zėvėndėsojė kombi, por as kombin nuk mund ta zėvėndėsojė religjioni. Heqja dorė nga religjioni do tė thoshtedalje nga horizonti historik dhe aktual islamik religjioz dhe kulturor, por heqja dorė edhe nga kombi nė emėr tė religjionit nė kuptim tė metafizikės sė thjeshtė, e cila nuk ka kurrfarė konfirmimi nė kohė dhe nė hapėsirė, do tė thotė dalje nga bota e ngjarjeve reale nė botėn e utopisė.

Prandaj mbrojtjen e religjionit nga kombi apo mbrojtjen e kombit nga religjioni nė kontekstin e realitetit bashkėkohor islam duhet vėshtruar nė dritėn e transformimit heterogjenetik tė shoqėrisė islame, pėr dallim nga ato ortogjenetike nė fillimin e islamit dhe njė periudhė e gjatė pas tij, e kjo do tė thotė se historia e pėrgjithshme e transformimit bashkėkohor tė shoqėrive islame ka rėnė nėn ndikim tė fuqishėm tė jashtėm, i cili seriozisht i ka tronditur konceptet themelore islame diku-diku, duke i modifikuar e diku-diku plotėsisht duke i hequr nga pėrdorimi.

Faza e parė e atij transformimi tė historisė bashkėkohore islame me shenja tė dukshme tė konfuzionit, prandaj edhe tjetėrsimi i botės myslimane nga islami origjinal, fillon nga fundi i shekullit tė tetėmbėdhjetė dhe vazhdon deri nė fillim tė shekullit tė njėzetė, tė cilėn e karakterizon shkatėrrimi i sistemit universal shtetėror islam dhe imponimi i dominimit politik, ekonomik dhe territorial evropian. Nė atė fazė myslimanėt pėrpiqen tė definojnė qasje tė reja ideologjike dhe religjoze tė shoqėrisė.

Nė pajtim me tė, nė fazėn e dytė tė shekullit njėzet formohen shtete myslimane kombėtare, tė cilave u jepet identiteti modern politik me parashenja tė forta nacionale, por nė dėm tė identitetit islam. Duke pasur parasysh universialitetin e mėsimit islam dhe pandashmėrinė e pikėpamjeve islamike, ėshtė e natyrshme tė pritet se nė fazėn e tretė tė historisė moderne islame, tė paraqitet kriza e identitetit te myslimanėt dhe synimi drejt kthimit nė burimin e islamit.

Meqėnėse ndryshimet shoqėrore nuk paraqiten nė vakuum, por nė kontestin e caktuar politik, kulturor dhe civilizues, raporti pozitiv apo negativ i religjionit dhe i kombit sipas islamit, edhe pse nė masė tė madhe i shkaktuar me faktorėt ekzogjenė nė kuptimin global, para sė gjithash, paraqiten pėr shkak tė faktorėve endogjenė, tė cilėt i kanė kontribuar nė dobėsimin e universializmit islam dhe nė forcimin e parohijalizmit kulturor islam. Pikėrisht ajo tendencė nė botėn islame e shtyri antropologjinė bashkėkohore qė islamin ta trajtojė nė kuptimin popullor apo tė vetėdijes elistike religjioze qė nėnkupton njėfarė lloji tė islamit “nacional” shumėshtresor, prandaj kėshtu njėherazi hasim islamin egjiptian, sudanez, maroken, indonezian, iranian etj.

Nė tė vėrtetė nė kėtė ėshtė ėshtė edhe e tėrė pesha e problemeve tė domethėnies sė nacionales nė islam dhe religjionit islam nė komb. Islami, pra, nuk ėshtė vetėm raport personal ndėrmjet njeriut dhe tė qėnies mbinatyrore, por edhe kulturė, qė nė kuptimin e gjerė etnografik shėnon njė tėrėsi komplekse, e cila pėrfshin dijen, besimin, artin, moralin, tė drejtėn, zakonin dhe tė gjitha aftėsitė e tjera e shprehitė, tė cilat njeriu i realizon si anėtar i shoqėrisė. Nėse e pranojmė kėtė definicion tė kulturės, atėhere lehtė mund tė kuptohet nevoja e analizės mė serioze tė kompatibilitetit religjioz dhe nacional nė kontekstin vetėdijėsim, pėrkatėsisht tė vetėnjohjes, pėrkatėsisht tė vetėnjohjes sonė religjioze dhe nacionale.

Por meqėnėse momenti i tanishėm i zhvillimit tonė historik dhe kulturor ėshtė i ngarkuar me tė kaluarėn e largėt dhe tė afėrt, tė cilės duhet t’i bėhet analizė mė serioze sociologjike, antropologjike dhe etnografike, dhe meqėnėse shėmbulli ynė i pėrcaktimit nacional ėshtė i llojit tė vet nė raport me pėrvojėn e gjithmbarėshme moderne myslimane, nuk ėshtė e udhės, por as edhe e mundshme, qė raporti i religjionit dhe i kombit tė vihet nė atė shkallė tė qasjes shkencore, e cila ėshtė e mundshme bile edhe e domosdoshme, tė vihet kur ai problem ka tė bėjė me popujt myslimanė dhe popullatėn shumicė myslimane.

Prandaj, mendojmė qė para se tė hapet edhe te ne debati mė serioz pėr domethėnien e nacionales nė kontekstin e ngjarjeve tė tashme politike dhe kulturore te ne, ėshtė e dobishme tė njihemi me pėrvojat e caktuara tė meseve myslimane, ku raporti ndėrmjet religjionit dhe kombit ėshtė ēėshtje me rėndėsi vendimtare pėr zhvillimin dhe pėrparimin e gjithmbarshėm, e tė cilat kanė apo mund tė kenė lidhje me sprovat qė edhe neve na presin nė ardhmėrinė e afėrt.

Megjithatė, qė tani ėshtė e mundshme edhe te ne tė vėrehen disa shenja tė raportit ndėrmjet religjiozes islame dhe nacionales islame, qė mund tė vėshtrohen nė kuptimin e qasjeve tė ndryshme dhe tė cilit qėndron pikėpamja islame, apo vetėm nė nacionalen pas sė cilės qėndron nė prapavijė historike dhe vetėdija aktuale, apo, megjithatė, ai mund tė vėshtrohet nė mėnyrė integrale ashtu qė religjioziteti islamik dhe nacionalja myslimane janė faktorė komplementarė dhe tė pandashėm pėr tėrėsinė e ekzistimit tonė mysliman, historik dhe kulturor nė kėto hapėsira, pas periudhės sė unitetit, nė masėn nė tė cilėn ėshtė dashur tė afirmohet qėnia nacionale myslimane nė raport me atė serbe apo kroate, dhe tė realizohen tė drejtat myslimane nacionale, kulturore dhe ekonomike.

Nėse duhet tė pėrcaktohemi, atėhere mendoj se qasja e fundit ėshtė baza mė e fuqishme, e cila nė momentin e tanishėm na siguron kodin e pėrbashkėt dhe bėn tė mundshme qė sė bashku tė inkuadrohemi nė procesin e vetėnjohjes dhe tė vetaktualizimit tonė. Ēfarėdo polarizimi qoftė do tė na ēojė nė situatė konfuze nga e cila tanimė njė kohė tė gjatė kemi vuajtur. Tani ėshtė momenti qė, ndėrmjet vetė myslimanėve, duhet tė ekzistojė vullneti i fuqishėm pėr dialog tė durueshėm, gjakftohtė dhe tolerues nė tė cilin duhet treguar gadishmėrinė qė t’ė ndihmojmė njeri-tjetrin nė tejkalimin e hendeqeve, tė cilat me vetėdije i kanė krijuar tė tjerėt dhe tė cilat me pavetėdije i kemi thelluar. Plotėsisht ėshtė e kuptueshme se te ndokush pėrherė do tė dominojė ndjenja religjioze, ndėrsa te ndokush pėrherė do tė dominojė ndjenja nacionale, por njė gjė ėshtė e sigurt, e ajo ėshtė, se roli i tė gjithė neve bashkėrisht nė jetėn shoqėrore, politike dhe ekonomike njėsoj ėshtė i rėndėsishėm pėr prosperitetin e pėrgjithshėm tė jetės shpirtėrore dhe materiale myslimane. Nuk duhet harruar se pikėrisht fuqia e ndjenjave religjioze islame ka siguruar sadokudo identitet nacional mysliman, por, gjithashtu, nuk duhet tė harrohet se artikulimi i nacionalitetit mysliman nė dritėn e kuptimit bashkėkohor politik tė kombit mė tė madh e ka kontribuar ruajtjes sė vetėdijes islame.

Prandaj, raporti ndėrmjet religjionit dhe kombit sipas islamit, nė kontekstin e pėrvojave tona specifike, duhet tė shqyrtohet me seriozitet, por mė mė jo sikur diēka nė relacion me tjetrin apo tjetėrfaren, por nė raport me vetveten nė kuptim tė idesė, e cila duhet tė na udhėheqė mė tej edhe nė kuptimin e realitetit historik me tė cilin duhet tė ballafaqohemi.



Dr. Mustafa Ceriē (marrė nga revista “Dituria Islame” Prishtinė)