Konsensus, njė prokuror qė rri sus!
Kohėt e fundit ėshtė hedhur sėrish nė qarkullim ideja e njė prokurori qė do tė zgjidhet me konsensus. Shumė vite mė parė heroi i drejtėsisė italiane, Giovanni Falcone, i cili kėputi shumė fije politike tė mafias italiane, shprehej: Nėse do tė mė pyesni se cili do tė ishte prokurori mė i rrezikshėm dhe mė i keq ndėr tė gjithė, do tė pėrgjigjesha se do tė ishte ai prokuror qė mbėshtetet nga tė gjitha palėt. E kjo ėshtė e kuptueshme, pasi nuk mund tė ketė njė kryeprokuror qė do tė arrestojė politikanėt e korruptuar dhe pėr kėtė gjė ai do ketė konsensusin e kėtyre politikanėve.
Disa ekspertė po debatonin pėr problemin e energjisė elektrike dhe dikush tha se zgjidhja pėr krizėn energjitike nė vend ishte heqja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Natyrisht qė kėtė shprehje e shoqėruam nė ilaritet pėr mungesėn e lidhjes qė kishte me problemin nė fjalė. Pak ditė mė vonė, KLSH kishte paditur nė prokurori ish-drejtorin e KESH pėr abuzime dhe korrupsion. Panorama ėshtė e qartė sesa energji mė tepėr mund tė ishte blerė, nėse drejtuesit e KESH do tė ishin mė pak dorėshpuar. Ndėrkohė, citimi se heqja Sollakut do tė na sjellė mė shumė energji elektrike, disi nė dukje i ēuditshėm, nuk do tė na duket mė pa lidhje. Pyetja qė na shqetėson tė gjithėve ėshtė se ēdo tė bėhet mė tej. A do ketė edhe kjo padi tė njėjtin fat qė ka patur ēdo kallėzim penal kundrejt tė paditurve tė veshur me pushtet? A do tė flejė kryeprokurori edhe mbi kėtė dosje? Ne shpesh qeverisemi keq apo abuzohemi nga qeveritarėt, pėr shkak se ata kanė zgjedhur njė prokuror.
Ka kohė qė flitet pėr politikanė tė korruptuar dhe tė papėrgjegjshėm, ndėrkohė qė ka kohė qė nuk flitet pėr politikanė tė ndėshkuar pėr korrupsion. Ku ėshtė sistemi i drejtėsisė? Ku ėshtė prokuroria, e cila ka pėr detyrė qė gjithė kėto prova e fakte qė konkurrojnė nė pasarelėn televizive t`i paraqesė nė gjyq dhe tė pastrojė klasėn politike nga korrupsioni dhe abuzivizmi. Por, nuk ka sesi tė ndodhė ndryshe, pasi janė pikėrisht kėta politikanė tė korruptuar qė kanė nė dorė zgjedhjen e funksionarėve tė drejtėsisė, tė cilėt presupozohet tė ishin pikėrisht xhelatėt e tyre.
Matematika e thjeshtė tė bėn tė besosh se konsen-SUS-in tė gjitha palėt do ta japin pėr njė kryeprokuror qė do tė rrijė sus me tė gjitha palėt. Njė kryeprokuror qė mbi tė gjitha tė jetė i pavarur nga ligji, i cili e detyron tė mos qėndrojė i heshtur ndėrkohė qė sistemi rrėnohet, tė paaftėt blejnė virtyte, korrupsioni shitet pėr guxim dhe kopukėt hiqen pėr tė zgjuar. Pra, njė kryeprokuror konsen-SUS-al, do tė thotė njė prokuror qė zgjidhet me pėlqimin e shumicės sė tė dyja kampeve politike, njė kryeprokuror qė do tė kontrollohet nga tė dyja kampet politike, njė kryeprokuror qė do t`i ketė duart e lidhura pėrballė secilės palė politike.
Faktikisht, kryeprokurori aktual ėshtė pikėrisht produkt i konsensusit pozitė-opozitė, por, nėse do tė besojmė nė fjalėt e mazhorancės, ka instaluar krimin e organizuar dhe, nėse do tė besojmė dhe opozitėn socialiste, ai po heziton tė hetojė korrupsionin e qeverisė Berisha dhe me sa dimė, nuk njohim ndonjė zyrtar tė lartė qė tė jetė ndjekur penalisht e tė jetė dėnuar pėr korrupsion apo shpėrdorim detyre, megjithėse shumė fakte tė rėnda korrupsioni janė bėrė publike nė media.
Besoj se rasti i zgjedhjes sė presidentit ka krijuar njė precedent tepėr pozitiv, ku njė politikan karriere hodhi nė treg gjithė investimin e tij politik dhe konkurroi pėr atė post, ku ai ishte i bindur se mund tė kontribuonte shumė mė tepėr se ndonjė ushtarak anonim qė do tė vinte si produkt i konsensusit. Shqipėria ka nevojė pėr njė kryeprokuror me profil tė lartė, i cili tė jetė i shkėputur nga politika, dikush qė ka kėllqe pėr t`i rezistuar presioneve politike, dikush qė mund tė pastrojė klasėn politike nga ky batak dhjetėravjeēar. Kryeprokuror duhet tė jetė njė jurist i sprovuar, i cili ka investuar pėr kėtė fushė dhe qė jep premisa se nuk do tė pėrfundojė si paraardhėsit e tij. Ka edhe nga ato shtete qė Prokurorin e Pėrgjithshėm e kanė tė varur nga Kėshilli i Ministrave dhe nė kėtė rast, faturėn nė rast dėshtimi tė kėtij institucioni e mban partia qeverisėse, e cila dorėzon mandatin nė zgjedhjet e ardhshme. Ndėrsa nė Shqipėri flitet pėr kryeprokuror konsensual, i cili kurrsesi nuk ėshtė mbi palėt, por mes tyre. Nė kėtė rast, presidenti duhet tė bėjė zgjedhjen e duhur, duke injoruar zėrat pėr konsen-SUS dhe duke pėrqasur eksperiencėn e tij, ai duhet tė flakė tej ēdo kandidaturė anonime, e cila mund tė zgjohet dhe ta shohė veten kryeprokuror qė rri SUS. Presidenti dhe Kuvendi duhet tė zgjedhė mes kandidaturave mė publike tė deklaruara nė luftėn ndaj korrupsionit dhe krimit dhe qė kanė njė profil dhe njė investim nė publik.
E nėse nė publikimin e ardhshėm tė Transparency International vendi do tė jetė nė tė njėjtin nivel korrupsioni nė hitparadėn botėrore tė korrupsionit, nuk do tė ketė asnjė burrė qė do tė marrė mbi supe fajin; opozita do tia gjuaj topin qeverisė dhe qeveria do ta pasojė te kryeprokurori konsesual, duke luajtur paturpėsisht kungulleshkash. Ndėrsa ne do tė qėndrojmė nė tė njėjtėn karrige (ndoshta nė ndonjė karrige mė parė ose mė pas) dhe do tė paguajmė biletėn/taksėn pėr njė xhiro tjetėr 4-vjeēare, plot adrenalinė, ēudira dhe tė papritura nė karuselin e madh tė shtetit/teatėr, ku tė gjithė luajnė njė shfaqje tė vjetėr e tė shėmtuar.
Krijoni Kontakt