Close
Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 193
  1. #181
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Jeta E Krimbave!!!

    Studiuesit kanė zbuluar njė gen, qė zgjat jetėn





    Studiuesit amerikanė kanė zbuluar njė gen, qė zgjat jetėn tek krimbat e tokės, kur ata hanė shumė mė pak se sa normalisht. Njerėzit kanė gene tė ngjashme dhe nė se ato funksionojnė njėsoj si tek krimbat e tokės, njė ilaē qė kopjon kėtė funksionim, mundet nė tė ardhmen, nėse nuk e zgjat jetėn, tė paktėn ta bėjė atė mė tė shėndetshme.

    Studimet qė prej viteve 1930-tė kanė treguar se kafshėt, qė nga mizat e uthullės, deri tek majmunėt e shtojnė jetėgjatėsinė deri nė 40 pėrqind, nė se ato jetojnė vetėm me njė djetė minimale, vetė sa pėr tė mbijetuar. Njė avanatazh i dytė ėshtė, njė rrezik mė i vogėl, pėr t’u prekur nga kanceri, diabeti, sėmundjet e zemrės dhe sėmundje tė shkaktuara nga degjenerimi i nervave.

    Ngrihet pyetja: Pse ka pėrfitime nga njė dietė e tillė? Pėrgjigja nuk ka qėnė e qartė, por studjuesit nė Institutin Salk pėr Studime Biologjike nė universitetin La Jola nė Kaliforni thonė se kanė gjetur njė faktor gjenetike. Nė njė artikull tė botuar nė revistėn Natyra, ata identifikojnė njė gen i quajtur Fa-4, qė i bėn krimbat e urritur tė tokės tė jetojnė mė gjatė.

    “Ky ėshtė geni i parė qė ėshtė shumė i rėndėsishėm dhe specifik pėr gjetjen e pėrgjigjes qė lidhet me kufizimin e dietės”.

    Studjuesi Endrju Dillin i Institutit Salk thotė se eksperimentet e tij zgjatėn ose shkurtuan jetėgjatėsinė e krimbave tė tokės, duke ndryshuar ndikimin e genit Fa-4. Kėta krimba me nivele normale tė geneve Fa-4 jetuan mė gjatė kur ishin nė njė dietė me kalori shumė tė ulėt. Kur studiuesit pėrforcuan genin, krimbat jetuan edhe mė gjatė, edhe kur hanin normalisht. Nė kushtet normale tė genit, krimbat kishin njė jetėgjatėsi standarte.

    Zoti Dillin thotė se njerėzit kanė 3 gene tė ngjashme me Fa-4, madje sugjeron se ato janė pjesė e njė mekanizmi tė brėndshėm mbrojtės kundėr urisė.

    “Nuk ka dyshim qė tė pangrėnėt tė shkurton jetėn, por edhe dieta me kalori tepėr tė larta po ashtu tė shkurton jetėn. Por ekziston njė nivel i mesėm qė nė fakt shton jetėgjatėsinė tek gjitarėt me 30 deri 40 pėrqind. Pra ekziston si tė thuash njė dritare shumė e vogėl, nė kufirin midis kalimit nė uri dhe tė qėnit i shėndoshė. Kjo ėshtė pikėrisht dritarja e kalorive tė kufizuara, qė nė fakt zgjat jetėn”.

    Studiuesi Dillin thotė se ia vlen tė studjohet nėse versionet e genit Fa-4 tek njerėzit funksionojnė nė tė njėjtėn mėnyrė si tek krimbat e tokės. Objektivi do tė ishte prodhimi i njė ilaēi qė do t’i aktivizonte ato nė mėnyrė qė njerėzit tė pėrfitojnė prej tyre pa qėnė nevoja qė tė mbajnė njė diet duke ngrėnė fare pak.

    Studjuesi thotė se objektivi nuk ėshtė nė se njė gjė e tillė do tė zgjaste apo jo jetėn e njeriut. Objektivi duhet tė jetė pakėsimi i sėmundjeve qė lidhen me moshėn. //ze//

  2. #182
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    55

    Data: 11/05/2007

    Moisiu-Sollaku, binomi qė mbron krimin



    Mesazhi i Sollakut dhe Moisiut nė Ditėn Botėrore tė Drejtėsisė ka qenė mbrojtja e kriminelėve dhe bllokimi i nismave pėr t’i vėnė kapobandat pėrpara drejtėsisė. Brenda vitit kanė liruar nė bashkėpunim, mė shumė se 20 kriminelė. Ndalohen hetimet pėr Artan Gjermenin, ndėrkohė qė po falsifikohen provat pėr politikanėt e tjerė tė pėrfshirė nė krim. Pas refuzimit tė informacioneve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, mbetet thellimi i hetimeve, edhe pėr krerėt e kėtyre dy institucioneve



    Nė Ditėn Botėrore tė Drejtėsisė, aleanca e drejtėsisė me krimin e organizuar gjendet nė Shqipėri, nė fazėn e saj mė tė shėndetshme. Kėtė e demonstroi dje Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, teksa nė njė takim tė zhvilluar dje nė Ditėn e Drejtėsisė nga misioni evropian pėr sistemin e drejtėsisė “Euralius”, me gjyqtarė dhe prokurorė nga gjithė vendi, i ka bėrė apel ministrit tė Drejtėsisė, Ilir Rusmali tė denoncojė rastet qė bėn publike nė media dhe tė mos merret me politikė. Prokurori i Pėrgjithshėm ka reaguar ndaj akuzave tė ministrit tė Drejtesisė, Rusmali pėr lidhje me krimin dhe pengesė pėr hetimin e anėtarit tė KLD-sė, gjyqtarit Artan Gjermeni. Nė vijim tė fjalės sė tij, kryeprokurori tha se organi i akuzės nuk ka kohė tė merret me politikė, ndėrsa bėri thirrje pėr bashkėpunim mes organeve tė drejtėsisė, pėr realizimin e reformės nė gjyqėsor, tė cilėn, Sollaku e vlerėsoi tė ngadaltė. Alibia e mospasjes sė provave pėr tė hapur dhe pėr t’i shkruar deri nė fund njė dosje hetimore, ėshtė mė e pėrdorura dhe me kutin qė Sollaku pėrdor ēdo ditė, bisedat telefonike mes Aldo Bares dhe Enver Dondollakut e nxjerrja e lidhjeve tė ngushta me politikėn dhe sistemin e drejtėsisė e konkretisht me anėtarin e KLD-sė, ish-gjykatėsin e Lushnjės, Artan Gjermeni, mbi tė cilat punoi Prokuroria italiane, nuk mund tė merren si fakte tė mirėqena. Ajo ēka ėshtė mė e ēuditshmja ėshtė fakti qė Sollaku nuk duket se ka ndėrmend t’i marrė kėto skandale tė publikuara nė shtyp dhe tė bėra tė qarta mbarė opinionit publik, as si njė indicje pėr tė filluar njė hetim. Pasi nuk ndodh rėndom qė njė aradhė personalitetesh tė rendėsishme, nė funksione tė larta gjatė viteve 1997-2005, tė “pėrgojohen” nėpėr telefonė nga eksponentė kryesorė tė krimit tė organizuar dhe pėr mė tepėr, tė futen nė njė qerthull tė tillė thashethemesh monstruoze e pa lidhje. Pėrkundrazi, biseda mes tyre ka qenė aq e qartė sa nuk linte vend pėr hamendėsive, ndėrsa Sollaku nuk mund t’i shpėtojė pyetjes se cilat janė arsyet pse nuk pranohet qė tė ndėrmerret njė hetim i menjėhershėm. “Skrupoloziteti” i tij qė ka ēuar 3 prokurorė tė Krimeve tė Rėnda nė Itali, kur vetė arena e aferave kriminale ka qenė ekskluzivisht Shqipėria, nuk mundet sėrish t’i japė sadopak tė drejtė kreut tė organit tė akuzės.

    Dita Botėrore e Drejtėsisė, paradoksalisht e gjen Sollakun me gurin nė dorė nga atyre qė i cilėson si antagonistėt e tij politikė, pėrderisa ka maninė qė gjithēka ta kanalizojė nė kėtė fushė. As bilance arritjesh dhe asnjė perspektivė se deri kur do tė ecet kėshtu dhe kur do tė mbėrrijė kthesa e shumėpritur (nėse do tė kishte mundėsi pėr njė tė tillė). Arsyeja tjetėr: Reforma nė drejtėsi po ecėn ngadalė…

    E kush ka fajin pėr kėtė. Ata qė apelojnė ēdo ditė pėr domosdoshmėrinė e kėtij operacioni apo tė tjerė qė fshihen pas debateve pėr pavarėsinė e pushteteve? Koha do tė vėrtetojė shumė shpejt se kush do t’i varė kėpucėt nė gozhdė.

    Re. Po.

  3. #183
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vertet Lajme Interesante Po Lexoj Me Vemendje.......

  4. #184
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Jeta E Kaptrit Ne Prsidence Si Jeta E Miut Ne V're!!!

    Citim Postuar mė parė nga RaPSouL
    Vertet Lajme Interesante Po Lexoj Me Vemendje.......



    Mjerimi i Moisiut nė fundin e Presidencės: Hakmarrje tė vogla pėr shėrimin e njė sedre qė nuk e pati kurrė





    Kanė mjaftuar vetėm disa elozhe sporadike, tė bėra nga disa eksponentė tė sė majtės, ku gjysma bėhen pėr efekte manovrash politike, qė kreu i shtetit Alfred Moisiu tė mendojė seriozisht skenarin e njė rikandidimi tė tij pėr President. E duke qenė se nuk ka ditur tė justifikojė dėshtimin e bujshėm nė 5 vitet e qėndrimit tė tij nė Pallatin e e Brigadave nė mbrojtjen dhe ngritjen e shtetit ligjor, ēka ka prishur nė mėnyrė tė pariparueshme marrėdheniet me kėtė shumicė, Moisiu ka zgjedhur rrugėn mė tė thjeshtė, por njėherazi, mė tė gabuar pėr tė hyrė nė lojėn e influencave. Duke harruar se edhe pėr pak mė shumė se njė muaj, ai ėshtė ende President i Republikės, gjenerali nė pension po njėjtėsohet pėrditė e mė shumė me linjėn e opozitės. Ndėrsa i ka kthyer njė pėrgjigje shpėrfillėse e kundėrshtuese kėrkesės sė ministrit tė Drejtėsisė, Ilir Rusmali, pėr mbledhjen e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe shkarkimin e menjėhershėm tė anėtarit Artan Gjermeni, i demaskuar pėr lidhjet e tij tė ngushta me bandėn e Aldo Bares, dje Moisiu, gjatė njė vizite tė kryer nė Misionin e Asistencės Policore tė Komunitetit Evropian nė Shqipėri, PAMECA, ka atakuar ministrin e Brendshėm Bujar Nishani, pėr reformėn nė policinė e shtetit. Nė njė prononcim pėr mediat, ai u shpreh i shqetėsuar, sa i pėrket lėvizjeve tė shumta qė po ndodhin nė strukturat e policisė shqiptare. “Vetėm gjatė mandatit tim ka patur tre drejtorė tė pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit”, deklaroi ai, duke shtuar se kėto ndryshime po ndodhin jo vetėm me ndryshimin e pushtetit, por edhe me ndryshimin e ministrave dhe shtoi se pa paragjykuar nė drejtėsinė e vendimit, lėvizjet e tepėrta nė polici nuk mund tė kenė impakt pozitiv. “Policia ėshtė njė ndėr shtyllat kryesore tė shtetit dhe se pėrmirėsimi i punės sė saj mund tė bėhet vetėm nėpėrmjet hartimit tė ligjeve tė sakta, qė nuk lenė dorė tė lirė mbi kėto lėvizje dhe qė i shėrbejnė ecurisė sė policisė shqiptare sipas standardeve evropiane”, deklaroi kreu i shtetit. Pėr ironi, Moisiu zgjodhi qė t’i bėnte kėto deklarata para drejtuesve tė PAMECA-s nė Shqipėri, tė cilėt kanė vetė arkitektėt dhe konsulentėt kryesore tė kėsaj reforme tė domosdoshme. Ndėrsa nė mėnyrė publike, kėta tė fundit kanė shprehur vlerėsime tė larta pėr profesionalizmin nė tė cilin ka mbėrritur policia shqiptare dhe zgjedhjet e fundit lokale ishin njė test mjaft i qartė pėr kėtė. Nuk ka vonuar edhe reagimi i vetė ministrit Nishani qė, gjatė njė prononcimi pėr mediat, ka deklaruar se “askush nuk mund tė fshihet pas pushtetit, nė rast se ka mungesėn e vullnetit politik pėr tė luftuar me zero tolerancė krimin e organizuar dhe korrupsionin”. Duke komentuar edhe qėndrimin e Presidentit mbi reformėn nė polici, ministri i Brendshėm, tha se “mė vjen mirė qė mė nė fund edhe Presidenti i Republikės ėshtė zgjuar, dhe ėshtė shqetėsuar pėr efiēencėn e luftės ndaj krimit tė organizuar dhe ndaj trafiqeve” pasi, sipas tij, pėr njė kohė tė gjatė tė qenit tė tij nė pushtet, krimi i organizuar dhe trafiqet kanė qenė ulur kėmbėkryq nė Shqipėri, ndėrkohė qė ka njė ndryshim nė filozofinė tonė tė qeverisjes, e cila mbėshtetet tek toleranca zero ndaj krimit tė organizuar, si dhe ndaj mungesės sė vullnetit apo pengesės sė institucioneve pėr tė luftuar krimin e organizuar, trafiqet dhe segmente shtetėrore tė lidhur me tė. “Pėr ne ėshtė e sigurt qė nėn kėtė ndryshim dhe nė filozofinė e tolerancės sonė zero ndaj kėtyre fenomeneve, kushdo qoftė, ministėr, punonjės policie, gjyqtar, prokuror apo kushdo tjetėr, nuk mund tė fshihet pas karrocės dhe kostumit tė pushtetit nė rast se ka mungesėn e vullnetit politik, pėr tė luftuar kėto fenomene, tė cilat janė rrezik serioz pėr shoqėrinė dhe qytetarėt shqiptarė, apo qė ushtrojnė pushtetin pėr tė realizuar pengesėn e luftės

    ndaj kėtyre fenomeneve”, tha ministri Nishani. Nėse vėrehet me kujdes deklarata e kreut tė shtetit, nuk mund tė shpėtojė ligėsia dhe tendecioziteti i saj. Pėr arsye se edhe kėtė herė, ai nuk vė gishtin mbi raste konkrete, si dhe efekte negative qė ka sjellė sot kėto ndėrrime strukturore (nė tė vėrtetė statistikat flasin pėr tė kundėrtėn), ndėrsa kushtėzohet duke pėrsiatur vetėm parimisht. Javėt e fundit janė vėrejtur njė sėrė aksionesh tė suksesshme tė policisė, ku janė kapur qindra kilogramė lėndė narkotike dhe do tė ishte nė nderin e cilitdo Presidenti vendas qė tė pėrshėndeste nė radhė tė parė kėto ritme tė policisė sė shtetit dhe me mund tė jepte leksione urtėsie. Megjithatė, duket se perspektiva edhe pse e zbehtė e fitimit tė njė mandati tė dytė presidencial, ka mbytur ēdo lloj dashamirėsie, qoftė edhe nė kufijtė e njė xhentilese formale tek Moisiu qė ėshtė tejkaluar nė detyren e tij nga komisioneri pėr zgjerimin nė BE, Oli Rehn qė, vetėm disa ditė mė parė do tė shprehej se “Shqipėria kishte habitur nė kuptimin mė pozitiv tė kėsaj fjale Brukselin, me hapat e saj tė shpejtė nė drejtim tė pėrmbushjes sė detyrimeve qė burojnė nga Marrėveshja e ndėrmjetme e Stabilizim-Asociimit”. Amnezia ndaj detyrimeve kushtetuese po e detyron Presidentin nė ikje e sipėr tė merret nė ditė e fundit tė tij me hakmarrje tė vogla e meskine, me shpresėn se do tė shėrojė sedrėn e lėnduar nga akuzat se pse mbrojti dikur me kaq zell, Artan Gjermenin apo Dhori Sollakun, qė sot e gjithė ditėn nuk po bėjnė gjė tjetėr, veēse po vetėpėrmbushin profecinė e dikurshme tė mazhorancės se kjo dyshe ishte simboli i kapjes sė shtetit nga krimi i organizuar.

  5. #185
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    edvini mes kocit orikut dhe dash pezes

    55


    (08.06.2007)


    Tashmė Edvini ia arriti ta shkėrmoqė PS-nė, si dikur Enveri Partinė Komuniste shqiptare nė Helmės tė Skraparit, ku Mestan Ujanikun dhe Agush Gjergjevicėn i zėvendėsoi me komsomolas, teksa Rama sot, nė paralele zėvendėsoi pa dhimbje gramozruēėrinė e tij me bandėn e rioshėve mbushur me pirsing e tatuazhe. Sot, pas kongresit XII, PS e Enverit, Ramizit, Tos Nanos dhe Ruēit, ka marrė plotėsisht trajtat e OJQ-sė sė Erion “Mjaft”-it.
    Madje edhe vetė Erion Braēe nuk ėshtė mė nė gjendje t’i japė dum kėsaj zallamahie ku kongresmenėt dhe liderėt veteranė nuk e dinė mė, jo vetėm ku e kanė emrin, po as ku do ta bėjnė paskėtaj jetėn e partisė.
    Petrua hakėrrehet pėr “privatizim, uzurpim tė partisė nga banda e nėpunėsve tė bashkisė” dhe miqve e shokėve tė zijafeteve, dhe me kėtė rast konstaton kthimin e “centralizmit demokratik nė PS, tė cilin e konsideron parim komunist tė Enverit.
    Mirėpo ėshtė bash Enver Reēi i socialistėve tiranas, bash ai qė tashmė qė nuk po i gjen dot as derėn, e jo mė t’ia njohė fytyrėn partisė sė themeluar nga adashi i famshėm, po i duket Edvini si “Hitleri i PS”.
    Ndėrkohė Edvini ėshtė zėnė nė lak nė financimet recesive tė “Top-it”, bashkėpronarėt e tjerė tė tė cilit e detyruan tė kandidojė Sajmir Kodrėn, jo se iu dogj barku atij dhe Ramės pėr Mokrėn dhe Pogradecin, por sepse Sajmirin e zgjodhėn si pėrfaqėsues besnik tė kupolės, qė do t’i kundėrvihet Doktorit tė Maxhorancės me “art dhe humor”, pėr t’ia devijuar shėnjestrėn, seriozitetin dhe pėrqėndrimin nė parlament dhe publikisht me gallatė dhe me batuta kondrapedal, tė stėrkonsumuara prej kohėsh nga Erion Braēe, Ēim Hysa dhe Taulant Dedja.
    Orik Shyti kėrcėllen dhėmbėt i pakėnaqur pėr faktin pėrse Edvini nuk po ia mbledh rrypat Theodhori Sollakut pėr tė zhbėrė 1300 faqet e dosjes sė “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”, para se tė mos jetė mė kryeprokuror dhe nė vend tė tij tė vihet dikush tjetėr, qė do t’i shpallė nė kėrkim ndėrkombėtar anėtarėt e “Hakmarrjes”, si tė ishin anėtarė tė Al Kaedas.
    Ndėrkohė Edvini harxhon gjysmėn e kohės me miqtė e shtrenjtė dhe krahun paramilitar, nė lokalin e rindėrtuar para prokurorisė, menjėherė pas eksplozionit, apo edhe nė zyrat e tij nė selitė e bashkisė dhe PS.
    Dhe kuptohet, pjesėn e kohės sė mbetur, nė tė ngrysur dhe sidomos nė fundjavat, e kalon me dashin e deshėrve, nė shtėpinė e restauruar tė konferencės e tė Babės, apo nė apartamentet luksoze, nė qendėr e periferi tė Tiranės pezake.
    Dhe si tė mos mjaftonin tė gjitha kėto, bash e mirinformuara pėr bėmat e Edvinit, Majlinda Keta, nė njė intervistė shpall se “Socializmi i PS nuk duhet tė gjunjėzohet para krimit”. Mė pas zonja Keta aludon hapur pėr: “Second hand-e politike nė dyqane tė performuara me antika tė vjedhura nga tė tjerė; … kostume, syze e kollaro firmato tė shopuara nga biznesi i madh informal; … modelin qeverisės nė vartėsi tė mbėshtetjes monetare qė shefat u akordojnė ekstra tė tjerėve; … demagogjia nė vijim e liderėve tė sotėm nė PS, ku edhe tullat dhe zyrat duan t’i bėjnė me pronarė; … vetėm njė emėr i pėrmendur nė kafene e korridore tė PS mund tė jetė shkas pėr koncert tenorėsh, ku notat e larta pėrkthehen nė kėrcėnime pėr heqje karrigesh ose shkakėsojnė fillime karrierash gjysmė, ose totalisht tė errėta; … transparenca e politikės sė performuar tash sė fundi, ėshtė aq e madhe sa edhe mundėsia qė tė fal “forwardi” nė grup uzurpatorėsh…”.

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ja Mafia e Sallak-moisi-edvinave qe ka ne xhep sistemin e drejtesise me ke lufton..

    Me nje nepunes shembullor te shtetit lkurse Nerjako Arapet e xhelatet e tjere i le pa prekur..

    --

    Gazeta Sot.




    Pėrparim Dervishi i pandehur, nis gjyqi

    13 June 2007


    Filloi dje procesi gjyqėsor nė ngarkim tė kreut tė doganave Pėrparim Dervishi. Burime kofidenciale nga Gjykata e Tiranės pohojnė se nė cilėsinė e tė pandehurit ėshtė paraqitur dje nė gjykatė Pėrparim Dervishi. Sipas tė njėjtave burime mėsohet se kreu i doganės ka zgjedhur si mbrojtės tė tij avokatin Neshat Fana, ndėrsa prokurori i dosjes ėshtė Dritan Reshka. Gjatė seancės sė djeshme sipas procedurės ėshtė bėrė njohja e palėve nė proces dhe pas ėshtė seanca ėshtė ndėrprerė, ku ėshtė caktuar njė datė tjetėr pėr vijimin e shqyrtimit gjyqėsor.Burime nga Gjykata e Faktit bėjnė tė ditur se Kreu i Doganave ėshtė thirrur nė cilėsinė e tė pandehurit pasi nuk ka zbatuar njė urdhėr tė nxjerrė mė parė prej kėtij institucioni. Mėsohet se bėhet fjalė pėr njė gjobė prej 50 mijė lekėsh tė vendosur nga togat e zeza si detyrim financiar pėr mos ekzekutimin e njė vendimi nė lidhje me njė sasi gazi tė bllokuar prej tij nė dėm tė kompanisė “Vjosa”. Ndėrkohė qė aktiviteti i kėsaj tė fundit funksion pas zbatimit nga ana e kryedoganierit tė vendimit pėr lirim e mallit. Palė e paditur dhe me detyrime vazhdon tė jetė deri nė pėrfundim tė procesit Drejtori i Pėrgjithshėm i Doganave, Pėrparim Dervishi. Burime nga organi i akuzės pohojnė se konflikti ka nisur pasi dogana shqiptare nuk bindet me analizat e bėra nga IQT, dhe pavarėsisht kėsaj, nuk po i bindet dhe vendimeve tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė, rrethit Tiranė. Duke iu referuar kėtij vendimi tė 20 Shkurt me nr. protokolli 114 (S), rezulton se administrata doganore ėshtė debitorė karshi subjektit “Vjosa”. Nė kėtė mėnyrė vendimi i gjykatės urdhėronte pėrmbaruesin gjyqėsor Julian Ahmeti qė: debitori, Drejtoria e Pėrgjithshme e Doganave tė bėjė ekzekutimin vullnetar brenda 10 ditėsh, tė detyrimeve qė rrjedhin nga ekzekutimi i vendimit nr 91 i datės 15 Shkurt. Por, reagimi i doganave pėr zbatimin e kėtij vendimi vonon pėrtej afateve me ligj dhe si rrjedhojė gjykata vendosi masėn e gjobės. Mbas kalimit tė afatit, zyra e pėrmbarimit duhet tė kishte filluar ekzekutimin e detyrueshėm pėr debitorin, qė refuzon ose nuk kryen sipas asaj qė ka vendosur vendimi i gjykatės. Nė kėtė mėnyrė, pas skadimit tė afatit, nė datė 2 Prill zyra e pėrmbarimit vendosi: tė gjobis shtetasin Pėrparim Dervishi me cilėsinė e personit tė ngarkuar me ligj pėr kryerjen e veprimeve, nė zbatim tė titullit ekzekutiv, nė shumėn 50 mijė lekė.

    --



    bravo mafia.. e forte qendron e cdo dite fshin bi.then me votat e 3 korrikasve..
    u fut dhe nga nje plumb e ferr nuk i hyn.. kurse dervishin e gozhdojne..

  7. #187
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “Shkarkimi i Sollakut,kusht pėr nė NATO”


    15/06/2007
    • Shkarkimi i prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, duket se do tė jetė kėrkesa e parė e kryeministrit Berisha pėr presidentin e ri tė vendit.

    Duke folur nė emisionin "Opinion", kryeministri Berisha u shpreh se largimi i Sollakut nga ky post ėshtė kusht vendimtar pėr integrimin e Shqipėrisė nė NATO dhe progresin drejt Bashkimit Evropian. "Ky ėshtė njė kusht shumė herė mė madhor se ajo qė thoni ju. Dhe kjo s’ka tė bėjė farė me asnjė segment tė ekzekutivit, ka tė bėjė para sė gjithash me xhepin e atyre qė nuk kanė dhe njerėzve tė thjeshtė, i cili shteron gjithmonė e mė shumė nėse zyrtarėt e korruptuar nuk shkojnė para ligjit. Ka tė bėjė kjo me prishjen e projektit tė tyre mė fisnik. Siē mendoj unė, kryeministri i kėtij vendi, pėr anėtarėsimin nė NATO kam shumė kėnaqėsi qė mendojnė identik me mua 90% e shqiptarėve qė mbėshtesin kėtė proces", vijoi kryeministri. Sipas kreut tė qeverisė, shkarkimi i Sollakut nuk ėshtė problem personal, por problem qė ka tė bėjė me fatin e luftės kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. "S’ėshtė kėtu njė problem personal, s’ėshtė kėtu njė problem tjetėr, pėrveēse i fatit tė vėrtetė tė luftės kundėr korrupsionit, i fatit tė vėrtetė kundėr luftės sė organizuar. Ajo qė tha prokurori italian nė Bari se janė 200 persona ne kėrkim, tė cilėt nuk na i jepni dhe nesėr atė qė tha prokurori italian, do ta thotė njė prokuror tjetėr, tė gjitha vende kėto qė do tė votojnė pėr Shqipėrinė nė anėtarėsimin nė NATO", theksoi Berisha.
    #VamosArgentina

  8. #188
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    duhet o president me kopetenca me te medha se kryeministri.. sic i ka ky m.uti moisiu ose qe di ti luaj bukur ato qe ka.. por te zgidhet me vote te popullit jo me pazare.. ose te mos ket fare president..
    godo me imamnė paskan lene litarin me ate kushtetute te cilin litar e terheq bukur nga brukseli altin arapi.. krieministri i vertete real i shqiperise me ndihmsat e tij edvin ceko ramo gjinush broko meto m.utat..

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta sot

    (Pu)shteti gjyqėsor, aristokracia burokratike miliardere shqiptare

    23 June 2007
    Nga Kastriot Myftaraj

    - Ditėn e premte nė Tiranė u mbajt Konferenca Gjyqėsore e Republikės sė Shqipėrisė, forumi i lartė i njė prej tre pushteteve tė pavarura nė Shqipėri, atij gjyqėsor qė ėshtė realisht pushteti suprem, pasi pėrbėn arbitrin nė konfliktet mes qytetarėve, mes qytetarėve dhe institucioneve, si dhe mes vetė institucioneve.Gjėja e parė qė tė binte nė sy nė kėtė konferencė ishte veshja, bizhutė dhe makinat luksoze tė pjesėmarrėsve. Po tė gjykoje nga kostumet dhe fustanet firmato, kėmishat dhe kollaret e shtrenjta, bizhutė, orėt, kėpucėt, syzet e shtrenjta, apo makinat me tė cilat kishin ardhur pjesėmarrėsit, dukej sikur ishe nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve Oskar, me pjesėmarrjen e yjeve tė Hollywood-it dhe jo nė njė mbledhje gjyqtarėsh tė vendit mė tė varfėr tė Europės, qė megjithatė me sakrifica u jep gjyqtarėve njė pagė aq tė madhe sa ē’nuk ia japin vende tė tjera tė botės qė janė nė nivelin tonė ose nė disa raste edhe pak mė tė pasura se ne, por qė me kėtė pagė nuk mund tė sigurohet as 1% e kėtij luksi. E megjithatė, nė Konferencė gjyqtarėt kėrkuan rritjen e pagės, duke thėnė se rroga e tyre ėshtė ende larg nivelit qė duhet tė jetė, duke konsideruar rrogat e homologėve europianė. Rritja e rrogave u paraqit si mėnyra mė efikase pėr tė evituar korrupsionin e gjyqtarėve, pasi rrogat e ulėta janė paraqitur si alibia pėr ekzistencėn e korrupsionit nė gjykata. Problemi kėtu ėshtė se gjyqtarėt, por edhe prokurorėt shqiptarė, kanė njė nivel tė tillė jetesė qė nuk do tė mund ta pėrballonin as sikur tė kishin rrogat e kolegėve tė tyre gjermanė, francezė, britanikė apo edhe amerikanė. Atyre qė u ka takuar tė shkojnė shpesh nė gjykata u ka rėnė nė sy fakti se korridoret e gjykatave janė si pasarelat e modės sė lartė, ku gjyqtarėt dhe gjyqtarėt si top modelė qė ēdo ditė ekspozojnė lloje tė ndryshme kostumesh, fustanesh, peliēesh, xhakaventosh, pardesysh firmato tė firmave mė tė famshme botėrore tė modės. Garderobėn e njė gjyqtari, gjyqtareje, apo edhe prokurori shqiptar, qė ndėrrohet ēdo vit dhe ēdo stinė sipas katalogėve mė tė fundit tė modės sė lartė, nuk ia lejojnė dot vetes kolegėt e tyre tė Europės Perėndimore dhe tė SHBA. Po ēdo ditė shikon njė paradė bizhuterish tė ndryshme tek gratė (gjyqtaret dhe prokuroret) dhe burrat (gjyqtarėt dhe prokurorėt), me gjerdanė me gurė tė ēmuar tė shtrenjtė, vathė me brilantė, byzylykė, varėse, togėza me gurė tė ēmuar, orė me rripa me gurė tė ēmuar etj. Veturat dhe fuoristradat e tyre e shtrenjta tė tyre nga tė cilat ka disa secili dhe i ndėrrojnė sipas modės, mund tė konkurronin fare mirė me parkingun e njė restoranti yjesh tė Hollywood-it nė Beverly Hills. Kjo ėshtė vetėm njėra anė e nivelit tė jetesės sė tyre, ana tjetėr ėshtė se ata jetojnė nė apartamente dhe vila luksoze, nė qytetet ku janė si dhe nė bregdet. Madje shumė prej tyre kanė filluar tė blejnė apartamente dhe tė ndėrtojnė vila dhe jashtė vendit. Ata i bėjnė pushimet nė verė dhe nė dimėr nė resorte tė shtrenjta jashtė vendit. Ata frekuentojnė restorante tė shtrenjta brenda dhe jashtė vendit. Njė pjesė e madhe e tyre janė klientė tė kazinove dhe tė kompanive tė basteve sportive, duke harxhuar nė to shuma marramendėse. Ata dhe ato janė klientė tė klinikave tė shtrenjta tė huaja qė bėjnė plastikė tė fytyrės dhe trupit. Femrave gjyqtare dhe prokurore gjysma e rrogės u shkon pėr parukieret e shtrenjta, kliente tė tė cilave janė. Jo vetėm ata po edhe familjarėt e tyre, gratė dhe fėmijėt, nė rastin e gjyqtarėve dhe prokurorėve, si dhe burrat dhe fėmijėt bėjnė kėtė lloj jetese. Fėmijėt e tyre studiojnė nė shkolla private tė shtrenjta brenda dhe jashtė vendit. Kėtu nuk duhen harruar dashnoret (nė rastin e gjyqtarėve dhe prokurorėve), si dhe dashnorėt, apo zhigolotė (nė rastin e gjyqtareve dhe prokuroreve), qė bėjnė kėtė jetesė luksoze me shpenzimet e zyrtarėve pėrkatės. Pėrfolet dhe ndonjė rast kur gjyqtarėt dhe prokurorėt kanė dashnorė, apo gjyqtaret dhe prokuroret kanė dashnore. Gjithashtu, gjyqtarėt dhe prokurorėt i kanė investuar fitimet e tyre abuzive duke blerė dyqane tė shtrenjta qė i kanė lėshuar me qera, duke blerė lokale ku kanė hapur bare dhe restorante luksoze etj. Nėse do tė bėhej bilanci i shpenzimeve tė njė gjyqtari apo prokurori, nė pjesėn mė tė madhe tė tyre, mund tė thuash pa frikė se ka njė pjesė prej tyre qė harxhojnė 200-300 mijė euro nė muaj, ka njė pjesė tjetėr mė tė madhe qė harxhojnė 100-150 mijė euro nė muaj dhe 50% e tyre nuk harxhojnė mė pak se 50 mijė euro nė muaj. Ajo qė duhet kuptuar nė rastin e korrupsionit nė drejtėsi nė Shqipėri ėshtė se gjyqtarėt dhe prokurorėt shqiptarė nuk bėjnė korrupsion duke marrė ryshfet pėr tė plotėsuar diferencėn mes pagės qė u jep shteti shqiptar dhe pagės sė kolegėve tė tyre nė vendet e Europės Perėndimore. Kjo do tė ishte e keqja mė e vogėl, dhe nėse do tė ndodhte kėshtu korrupsioni nė drejtėsi do tė ishte shumė mė i vogėl se ē’ėshtė. Problemi ėshtė se shumėsia e tyre marrin ryshfet pėr tė siguruar njė nivel jetese luksoze dhe pasuri aq tė madhe sa qė nuk e ėndėrron dot njė kolegu i tyre perėndimor qė jeton vetėm me pagėn. Kėto janė tė vėrteta qė i dinė tė gjithė. Mė “tė varfrit” prej tyre nuk harxhojnė mė pak se dhjetė mijė euro nė muaj. Tė gjitha kėto para vijnė nga korrupsioni, nga abuzimi qė ata bėjnė me pushtetin qė u ėshtė dhėnė. Ajo qė nė Shqipėri quhet Drejtėsia, gjykatat dhe prokuroria, janė kthyer nė njė industri tė zezė, shumė fitimprurėse. Gjyqtarėt dhe prokurorėt i shohin ēėshtjet penale dhe civile si lėndė tė parė nė kėtė industri, me anė tė sė cilės nxjerrin fitime, duke shitur vendimet gjyqėsore apo akt-akuzat (pushimin e ēėshtjeve penale), sipas interesit tė palėve qė paguajnė. Pasojat e korrupsionit gjyqėsor janė mė shkatėrrimtaret nga tė gjithė llojet e korrupsionit se ai ka si pasojė eliminimin e drejtėsisė nė shoqėrinė shqiptare, si nė marrėdhėniet juridike-civile mes qytetarėve, ashtu dhe mes qytetarėve dhe institucioneve apo vetė institucioneve. Marrėdhėniet e drejta pronėsore dhe financiare mes qytetarėve minohen pėr shkak tė arbitraritetit abuziv tė gjykatave qė duhet tė pėrbėjnė garantin e drejtėsisė sė kėtyre marrėdhėnieve nė rast konfliktesh. Nė rastet e konflikteve mes individėve apo subjekteve tė tjera private dhe institucioneve, interesat e shoqėrisė minohen ngase gjykatat kanė prirjen tė favorizojnė individėt apo subjektet private, edhe kur kėta nuk kanė tė drejtė, por vetėm se ata paguajnė ryshfet, ndėrsa institucionet nuk e bėjnė kėtė gjė. Dhe kur institucionet dhe publiku reagojnė atėherė gjyqtarėt fshihen pas mburojės tė pavarėsisė sė pushtetit gjyqėsor. Pushteti gjyqėsor dhe prokuroria nė Shqipėri janė shndėrruar praktikisht nė njė shtet mė vete, qė ėshtė jashtė sovranitetit tė popullit shqiptar, qė supozohet tė ketė sovranitetin mbi tė gjitha institucionet. Gjyqtarėt nė Shqipėri, tė tė gjitha shkallėve janė shndėrruar nė njė aristokraci, pasi ata e marrin detyrėn me mandat praktikisht tė pakufizuar nė kohė, derisa tė dalin nė pension. E njėjta gjė mund tė thuhet dhe pėr prokurorinė, ku Prokurori i Pėrgjithshėm nuk ka njė mandat tė limituar nė kohė, madje as kufij moshe se kur i mbaron mandati, por praktikisht mund tė rrijė nė detyrė derisa tė jetė gjallė ose derisa tė arrijė nė gjendjen e paaftėsisė fizike dhe mendore pėr punė, gjė qė mbetet ende e paqartė se si vėrtetohet. Edhe gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė dhe tė asaj Kushtetuese, pavarėsisht se kanė mandat tė limituar nė kohė, megjithatė praktikisht mbeten pėrjetėsisht nė sistemin gjyqėsor, duke kaluar nga Gjykata e Lartė nė atė Kushtetuese ose mė tutje nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė. Shqipėria ėshtė njė vend demokratik, qė do tė thotė se mbajtėsit e pushtetit periodikisht gjykohen me votė nga qytetarėt (zgjedhėsit) pėr punėn e tyre dhe se fati i kėtyre mbajtėsve tė pushtetit ėshtė nė dorėn e qytetarėve-zgjedhės. Kėshtu ndodh me pushtetin ekzekutiv (me pėrjashtim tė Presidentit tė Republikės) dhe me atė legjislativ. Ndėrsa njė qendėr e pushtetit, ajo gjyqėsore, qė efektivisht rezulton tė jetė mė e rėndėsishmja, ėshtė praktikisht e llojit aristokratik, duke qenė se fati i saj nuk ėshtė nė dorėn e qytetarėve. Me kėtė nuk dua tė them se gjyqtarėt dhe prokurorėt duhet tė zgjidhen nga populli, por ama sė paku tė kenė njė mandat tė limituar nė kohė, p.sh. katėr vjet dhe nė krye tė katėr vjetėve tė aplikojnė nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė (gjyqtarėt) dhe pranė Prokurorit tė Pėrgjithshėm (prokurorėt) pėr tė marrė njė mandat tė ri, qoftė si titullar gjykate apo prokurorie, qoftė si gjyqtar i thjeshtė. Dhe qėndrimi i tyre nė detyrė, ose marrje e postit drejtues tė bėhet duke vlerėsuar punėn e tyre, si dhe figurėn e tyre morale. Kėshtu do tė demokratizohet magjistratura. Madje unė do tė isha qė nė rast se Presidenti zgjidhet nga populli, ai tė marrė drejtpėrdrejt pėrgjegjėsinė pėr emėrimin e gjyqtarėve dhe tė prokurorėve, nė bashkėpunim me Kuvendin, duke u rritur kėshtu tėrthorazi aksesi i popullit nė konstituimin e pushtetit gjyqėsor dhe tė institucionit tė akuzės publike. Ėshtė e habitshme qė njė qendėr kaq e rėndėsishme e pushtetit, siē ėshtė ai gjyqėsor, tė jetė praktikisht jashtė sovranitetit, deri edhe tė tėrthortė tė popullit, duke iu lėnė kontrolli mbi tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, nė konstituimin e shumėsisė sė tė cilit populli, mbajtėsi i sovranitetit nuk ka praktikisht akses, pasi shumėsia e anėtarėve tė kėtij institucioni del nga Konferenca Gjyqėsore. Sot jemi njė situatėn qė njė qendėr e pushtetit, ai gjyqėsor, qė nuk zgjidhet nga populli, praktikisht ka tė drejtėn e vetėqeverisjes, por dhe tė drejtėn tė vendosė mbi fatin e popullit?! Problemi me pushtetin gjyqėsor dhe prokurorinė ėshtė se ato nuk kanė treguar pėrgjegjshmėrinė minimale pėr tė menaxhuar pavarėsinė qė u ėshtė dhėnė. Institucionet, si dhe parimet mbi tė cilat ata ngrihen, nuk janė qėllime nė vetvete, por mjete pėr tė arritur qėllime tė caktuara. Ndarja e pushteteve, pavarėsia e gjyqėsorit, e mekanizma tė tjera tė kėtij lloji, nuk janė krijuar si qėllime nė vetvete, si pėrkushtim ndaj njė lloj idhujtarie institucionale, por janė mjete qė supozohet tė funksionojnė dhe duhet tė funksionojnė, qė njerėzit qė i bartin kompetencat e ofruara nga ky pushtet, tė prodhojnė drejtėsi pėr shoqėrinė, tė rrisin ligjshmėrinė nė vend, duke ndėshkuar korrupsionin e zyrtarėve publikė, evazionin fiskal, si dhe tė gjitha llojet e kriminalitetit, nė mėnyrė qė kėto tė kėqija tė minimizohen, duke mbrojtur interesat e qytetarėve tė ndershėm nė marrėdhėniet juridike civile, kur ato cėnohen nga ata qė duan tė pėrfitojnė pa tė drejtė ose qė nuk duan t’u qėndrojnė detyrimeve tė tyre. Nė rast se ne jemi nė njė situatė kur respektohet ndarja e pushteteve, respektohet pavarėsia e gjykatave, por megjithatė ka ligjshmėri tė ulėt, ka korrupsion, evazion fiskal, kriminalitet tė lartė, kur qytetari i ndershėm nuk arrin tė sigurojė nė gjykatė respektimin e detyrimeve kontraktuale qė kanė ndėrmarrė tė tjerėt ndaj tij, apo edhe tė titullit tė ti tė pronėsisė, atėherė pėr qytetarėt e kėtij vendi, por edhe pėr mbarėvajtjen e kėtij vendi nė pėrgjithėsi nuk ka asnjė rėndėsi fakti qė respektohet parimi kushtetues i ndarjes sė pushteteve, qė ekzekutivi nuk ndėrhyn nė punėn e Prokurorisė dhe tė gjyqėsorit, nuk ka asnjė rėndėsi fakti qė gjykatat janė tė pavarura. Nė kėtė rast bėhet njė eufemizėm i neveritshėm retorika pėr pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor, pėr pavarėsinė e prokurorisė etj. Aspekti mė problematik i kėsaj mėnyre tė menduari ėshtė se bėhet gabimi absurd, sė pari logjik, pasi pėrmbyset raporti i qėllimeve me mjetet, duke i bėrė qėllimet variabėl tė mjeteve. Pushteti gjyqėsor ėshtė kthyer praktikisht nė njė shtet mė vete, qė ėshtė jashtė kontrollit dhe sovranitetit tė popullit shqiptar, por qė mbahet me taksat e popullit shqiptar, si dhe me ryshfetet qė i rrėmben popullit shqiptar nė mėnyrė abuzive dhe qė vendos pėr fatin e popullit shqiptar. Kjo gjė vetėm me njė shtet demokratik nuk ka tė bėjė. Mund tė thuash pa drojė se ekzagjeron se nė kohėn e Romės sė Vjetėr, pjesė e perandorisė sė tė cilės ishte dhe Shqipėria e sotme, shqiptarėt e asaj kohe gjenin drejtėsi nė gjykatat romane shumė mė tepėr se ē’gjejnė sot nė gjykatat e shtetit shqiptar, nė shekullin XXI. Gjyqtarėt e sotėm shqiptarė nuk janė mė tė mirė se ata tė shekullit XVIII, tė kohės osmane pėr tė cilėt Hasan Zyko Kamberi shkruante se: «Kadiut po t’i rrėfesh paranė, ters e vėrtit sherianė». Nė kėto rrethana ėshtė njė farsė tragjikomike qė tė bėhet fjalė nė Shqipėri pėr ndarje dhe pavarėsi tė pushtetit gjyqėsor. Pavarėsia e gjyqtarėve ka si kusht pėrgjegjshmėrinė e tyre. Ne nuk kemi njerėz tė pėrgjegjshėm pėr t’u dhėnė nė dorė pavarėsinė. Aspekti tjetėr i keq i papėrgjegjshmėrisė sė tyre duket tek vendimet gjyqėsore qė ata japin. Nė Shqipėri, nuk ėshtė ekzagjerim, 80% e vendimeve gjyqėsore janė antikushtetuese se nuk pėrmbushin detyrimin kushtetues qė vendimet gjyqėsore tė jenė tė arsyetuara. Vendimet e shkallės sė parė, qė logjikisht duhet tė jenė mė tė thelluara, janė tė arsyetuara pėrciptazi, se gjyqtarėt nuk kanė kohė shumė pėr tė shkruar vendime se kohėn e harxhojnė me zbavitje, pėr restorante, pub-e, udhėtime, kazino, kafene, butikė, palestra, parrukeri, takime me dashnorėt dhe dashnoret, pėr tė parė televizor etj. Madje ka gjyqtarė dhe prokurorė qė marrin juristė nė pension me pagesė pėr shkruar vendime apo aktakuza. Kjo ėshtė njė gjė qė dihet. Ndėrsa vendimet e gjykatave tė apelit shpesh do tė turpėronin edhe juristė mediokėr, nė shumė raste jo se gjyqtarėt nuk dinė, por se neglizhojnė dhe nuk kanė kohė pėr tė kryer detyrėn. Vendimet e Gjykatės sė Kasacionit janė shndėrruar nė shabllone me disa rreshta tė cilat fare mirė mund t’i shkruajė edhe njė amator nė jurisprudencė. Vendimet e Gjykatės Kushtetuese shpesh janė manuale tė kundėrthėnieve dhe irracionalitetit lehtėsisht tė vėrtetueshėm. Nė Kodin Penal shqiptar ka njė nen qė thotė se vendimi gjyqėsor, haptazi i padrejtė, ėshtė vepėr penale dhe dėnohet me burgim nga tre deri nė dhjetė vjet. Nė Shqipėri janė dhėnė me mijėra vendime haptazi tė padrejta dhe nė ēdo dhjetė gjyqtarė sė paku tetė kanė dhėnė sė paku njė herė vendime tė tilla. E megjithatė ky nen nuk ėshtė zbatuar asnjėherė dhe nuk kemi asnjė ēėshtje penale tė hapur kundėr njė gjyqtari pėr dhėnie vendimi haptazi tė padrejtė, edhe pse Shqipėria ka reputacionin e tė qenit njė nga vendet e botės me sistemin gjyqėsor mė tė korruptuar. A nuk ėshtė interesant fakti qė nė Shqipėri, njė vend ku lulėzon krimi i organizuar dhe trafiqet, qė nga fillimi i tranzicionit nė vitin 1991 janė vrarė mbi 200 policė, pjesa mė e madhe e tė cilėve nė ballafaqimet me kriminelėt, por nuk ėshtė vrarė asnjė gjyqtar dhe prokuror? Kjo ėshtė njė situatė e ngjashme me atė tė Sicilisė tė para viteve tetėdhjetė tė shekullit XX. Nė Sicilinė e pas-Luftės sė Dytė Botėrore, kur mafia tradicionale u shndėrrua nė njė organizatė tė trafikut tė drogės, armėve, qenieve njerėzore, pastrimit tė parave, kryesisht nė biznesin e ndėrtimeve, pėr njė kohė tė gjatė disa dekada, nė ballafaqimin me mafian u vranė vetėm policė dhe karabinierė dhe asnjė gjyqtar apo prokuror. Kjo ishte provė e qartė se gjykatat dhe prokuroria nuk e shqetėsonin mafian, por ishin blerė prej saj, duke minuar punėn e policisė. Kur kjo gjendje ndryshoi dhe gjykatat dhe prokuroria filluan tė bėjnė detyrėn e tyre, atėherė filluan tė vijnė dėshmorėt e parė, gjyqtarė dhe prokurorė tė vrarė nga mafia. Kur Shqipėria tė hyjė nė kėtė fazė, atėherė do tė thuhet se gjykatat dhe prokuroritė po e bėjnė detyrėn e tyre. Derisa mė sot nuk kemi njerėz tė pėrgjegjshėm pėr t’i bėrė gjyqtarė tė pavarur, prandaj mbetet qė gjyqtarėt e tė gjitha shkallėve dhe prokurorėt tė jenė me mandat tė limituar dhe nėn varėsinė e tė zgjedhurve nga populli, parlamentit, nė kombinim me Presidentin e Republikės, por duke u vėnė pėr zgjedhjen e tyre njė kuorum p.sh. prej 60%, qė mazhorancat politike mos tė abuzojnė me kėtė tė drejtė. Ndėrkombėtarėt qė insistojnė pėr pavarėsinė e gjykatave duhet ta kuptojmė se pėr kushtet e Shqipėrisė kjo do tė thotė tė minosh shtetin ligjor, tė minosh sistemin institucional. Pavarėsia e gjyqėsorit nė Shqipėri ėshtė njė utopi destruktive, pėr sa kohė nuk kemi njerėz tė pėrgjegjshėm tė cilėve t’u jepet ky atribut. Sot pushteti gjyqėsor ėshtė shndėrruar nė njė guerilje kundėr shoqėrisė shqiptare, dhe qė pėr njė paradoks ironik paguhet nga shoqėria shqiptare. Unė jam i sigurt se nėse ēdo vend perėndimor do tė ishte nė situatėn qė ėshtė Shqipėria, nėse do tė kishte gjyqtarė dhe prokurorė si kėta qė ka Shqipėria, do ta kishte suprimuar pavarėsinė e gjykatave deri sa tė mund tė gjente njerėz tė pėrgjegjshėm pėr ta ushtruar atė.

  10. #190
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Detyra e vėshtirė e prokurorit tė pėrgjithshėm!

    Detyra e vėshtirė e prokurorit tė pėrgjithshėm!


    Kemi pa sesi dy vitet e fundit prokurori i pėrgjithshėm i Shtetit shqiptar asht sulmue, shpeshherė tue pėrzie figurėn private me cilėsitė e veēanta tė zyrtarit tė naltė tė Republikės.
    Akuza, sulme, shamje - kėto janė pjesė e pandame e politikės sė kėtyne viteve, por nji person me mentalitet demokratik liberal nuk mund dhe nuk duhet tė kushtėzohet prej tyne, vetėm nji person qė asht dėnue pėrfundimisht me anė tė nji proēesi trasparent qė e ka shpallė fajtor mund tė trajtohet si i tillė, tė tjerėt (na pėlqen apo s’na pėlqen) janė tė pafajshėm derisa tė provohet e kundėrta.
    Do tė ishte «marri politike» me thanė sot nji fjalė nė favor tė z. Sollaku, nė kėtė tė pėrkohshme dhe nė nji moment qė vetė opozita nuk e mbron mā, por ne duem thjesht me rreshtue dy fjalė pėr zyrėn e naltė tė Prokurorit dhe jo pėr personin e veēantė. Nė fund tė fundit z. Sollaku i njeh ligjet dhe e din krejt mirė se i zotnon mjetet ligjore me tutelue figurėn e vet.
    Kah ana tjetėr duhet thanė se sulmi ndaj personit tė tij ka dobėsue institutin demokratik qė ai pėrfaqson. Asht paradoksale, por sulme tė kėtilla nuk janė drejtue as kundėr shokut Aranit Ēela, i cili i kalonte ditėt e pleqnisė tue gėzue diellin e Tiranės, mbasi pat pėrcjellė nė botėn tjetėr (nė bashkėpunim me ndonji kryehetues qė sot na shpalosė kujtimet e veta tė ēmueme) krejt kot nji numėr tė konsiderueshėm tė pafajshmish.
    Por tue u kthye te ēėshtja jonė. Sulmet ndaj prokurorit tė pėrgjithshėm tue pasė qenė tė pabazueme nė prova tė evidente kanė cėnue dispozitat e ligjit nr. 8737 tė dates 12. 02.2001 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė”. Vetė cilėsia e veēantė e kėtij organi nuk lejon sulme politike ndaj tij apo sulme tė bazueme nė pandehje dhe nė insinuata, kėtė gja e pėrcakton nė vija tė pėrgjithshme edhe kreu X i Kushtetutės. Ai mund tė jetė fajtor – por shpifjet ndaj nji fajtori nuk e ndihmojnė drejtėsinė, akuzat e pavėrtetueme ndaj nji fajtori nė vend qė me e ēue nė burg e lanė tė lirė.
    Nji gja asht e sigurt: Prokuroria nuk ka funksionue nė kėto vite, pavarsia e saj ka qenė vazhdimisht e cenueme, ka pasė ndikim politik tė fortė mbi tė, ka pasė edhe akte tė randa kriminale pėr me ndalue ēdo reagim serioz tė sajin.
    Vetė prokurori i pėrgjithshėm ka mbijetue nė letargji, tue ia kufizue vetvetes hapsinėn e veprimit dhe tue mos pasė guxim me reague ndaj botės sė krimit. Fakti qė i kanė kėrcėnue pjestarė tė familjes nuk mund tė ligjėrojnė mungesėn e veprimit, mbasi kur ai ka pranue at’ zyrė duhet ta ketė dijtė se do tė kishte krijue shumė anmiqsina, disa prej tė cilave edhe tė rrezikshme.
    Nji zyrtarė i atij rangu duhet ta pėrfaqsojė denjėsisht Shtetin edhe pėrpara nji kėrcėnimi me vdekje. Por kjo gja s’ka ndodhė, prokurori i pėrgjithshėm nuk ka folė asnjiherė haptas, ai ka hesht dhe ka shpresue. Por kajherė shpresat e kota janė lundra e tė marrėve, e cila thyehet nė mā tė parėn dallgė tė paparishikueme.
    Nė kėto vite lufta ndaj krimit ka qenė shumė e dobtė dhe ka lejue qė krimi tė hyjė nė gjinin e politikės shqiptare pa dallime partishė dhe rrymash, lufta ndaj pastrimit tė pareve tė pista s’ka qenė nė nivelin e duhun, lufta ndaj trafiqeve ka pėsue nji ramje tė ndieshme, lufta ndaj korrupsionit asht zhvillue mā sė shumti nė faqet e gazetave sesa nė bankat e tė akuzuemve, vetė kontrolli i mbrendshėm i organeve tė gjyqsorit ka qenė tepėr i dobtė dhe i pafrytshėm.
    Pėr tė gjitha kėto gjana ka fajtorė dhe pėrgjegjės e edhe prokurori i pėrgjithshėm me mangėsitė e tij nė detyrė, me mungesėn e aktivitetit tė tij asht nji prej tyne. Nė fjalėn pėrshėndetėse tė hapjes sė punimeve tė seminarit pėr luftėn kundėr pastrimit tė parave tė pista dhe financimit tė terrorizmit tė zhvilluem nė Tiranė nė prill tė vitit 2005, z. Sollaku analizonte pėrgjithsisht dhe vente nė dukje prerogativat dhe arritjet e institucionit qė drejton, si edhe objektivat e punės nė kėto drejtime. Sot qė kanė kalue mā shumė se dy vjet, a mund tė na tregojė z. prokuror i pėrgjithshėm se sa konto tė dyshimta ka bllokue, sa miliona dollarė ka sekuestrue, sa e ka rritė sigurinė e mbrendshme dhe sa e ka forcue luftėn ndaj terrorizmit nė vend!? Nė qoftė se ai sot nuk rezultate nė kėto fusha, kjo gja i duhet faturue pjesėrisht edhe atyne qė e kanė sulmue personalisht, ndėrsa ai vetė tue bllokue institucionin qė ende drejton, tue mos punue konkretisht por tue u mbrojt pasivisht – ka damtue Republikėn dhe ligjet e saja.
    Me shumė mundėsi sė shpejti do tė kemi nji kryeprokuror tė ri, tė cilit i takon nji barrė tepėr e randė. Partia Demokratike kur ishte nė opozitė dhe mā vonė nė qeverisje ka sulmue prokurorin e pėrgjithshėm mbasi ky i fundit nuk ka luftue krimin nė tė gjitha format e veta, bile ai asht akuzue si bashkėpuntor i botės sė krimin.
    A do tė jetė i gatshėm prokurori i ri me pre fletė-arreste majtas e djathtas pa shikue askėnd nė fytyrė? Nė qoftė se akuzat ndaj Sollakut kanė pasė ndonjifarė baze, duhet tė pėrgatitemi pėr nji vjeshtė tė nxehtė me purga demokratike tė bazueme nė ligjet e shtetit.
    Por nė qoftė se gjithēka do tė qetsohet me vendosjen e nji personi tė ri dhe asgja s’do tė ndodhė, asnji ashpėrsim i luftės ndaj krimit, asnji peshk i madh, por vetėm lakeēa – atėherė s’ka ndryshue asgja, dhe tė humbun do tė ishin qytetarėt shqiptarė dhe ligjet nė tė cilat ata qė ndershmit besojnė.
    Ne shpresojmė ndėrrimi i prokurorit tė pėrgjithshėm do tė sjellin diēka e mirė pėr qytetarėt e ndershėm shqiptarė dhe pėr Shtetin tonė, shpresojmė sa mā shpejt!

Faqja 19 prej 20 FillimFillim ... 917181920 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •