Close
Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 193
  1. #171
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Apapapapapaapaqa c'bejne politikanet e ardhshem, njeri ne nje krah e te tjeret nga krahu tjeter. Dje fola me Salen e Sollakun dhe me thane: Per atdheun i kemi te gjitha, jemi te dy burra te mire thane por vetem se duhet te kacafytemi per demokracine.

    Me rob shpie late nam. Po kur do ta merrni vesh njehere e mire qe si rruhet as njerit as tjetrit per miletin dhe ju me kacafyteni ketu si kalamajte per lodren e tyre.


    Dito.

  2. #172
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    “Pazaret qė mė ofroi Topalli”

    Gazeta Shqip
    27 Prill 2007


    Rrėfimi i Sollakut nė Top Story: Pėr Azemin, Berisha do thirret me forcė nė Prokurori

    Njė vit mė parė, Bamir Topi, kryetari i Grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, do tė dorėzonte nė Parlament kėrkesėn pėr ngritjen e njė grupi hetimor pėr hetimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės, Thedhori Sollaku. Ishte kjo ndofta pėrplasja e parė e vėrtetė zyrtare mes institucioneve nė Shqipėri, qė u pasua mė pas me njė vit tė trazuar dhe me plot konflikte tė tilla. Megjithatė, kėrkesa e komisionit hetimor u refuzua nga Presidenti i Republikės, i cili nuk dekretoi shkarkimin e zotit Sollaku. Sot Presidenti Moisiu dhe Kryeprokurori Sollaku gjenden nė konflikt tė hapur me Kryeministrin Sali Berisha. Nė 1-vjetorin e kėtij komisioni, nė emisionin “Top Story” tė Sokol Ballės, nė Top Channel, ishte i ftuar Kryeprokurori Sollaku.

    Pra, ka kaluar njė vit qėkur mė 27 prill tė vitit 2006 u dorėzua kėrkesa pėr shkarkimin tuaj, ndėrkohė qė ju, edhe pas njė viti, jeni ende nė detyrė…

    Vėrtet u bė njė vit, mė tepėr se njė vit, sepse dorėzimi i kėrkesės ishte njė akt formal. Ju tashmė e dini, dhe opinioni publik e di, qė u parapri nga njė fushatė agresive nga Kryeministri, i cili ditėn e Pashkėve, para Kishės hodhi akuzat qė shqiptarėt s‘i kishin dėgjuar ndonjėherė dhe llahtarisi gjithė njerėzit. Natyrisht, pėr momentin u shqetėsova, por i bindur nė gjithė aktivitetin tim si Prokuror i Pėrgjithshėm dhe si qytetar, u pėrpoqa ta kaloja me qetėsi. Ėshtė e vėrtetė qė afro njė vit mė parė, nė studion tuaj m‘u dorėzua kėrkesa e njė grupi deputetėsh pėr fillimin e procedurės sė shkarkimit. Lexova me kujdes pėrmbajtjen. Nuk mė shqetėsoi asgjė, sepse ishte bėrė njė rezyme e tipit “shto ujė dhe shto miell” dhe, me sinqeritet, zoti Topi e shprehu nė njė intervistė qė “unė nuk di gjė janė tė vėrteta apo jo…”. Mė bėri pėrshtypje fakti qė shqiptarėt dhe unė, dhe prokuroria e opinioni donin njė proces hetimor, ku tė provohej ajo qė pretendonte Kryeministri i vendit, nė lidhje me krimin, kryebandit, kryemafioz e tė tjera. Pėr fat tė keq, edhe nė objektin e komisionit hetimor, qė do tė verifikonte pretendime tė tilla, nuk ishin pėr t‘u verifikuar. Ju e dini tashmė qė komisioni vazhdoi nė atė situatė tensioni, iu bė thirrje Kryeministrit tė vinte dhe tė deklaronte ato qė kishte bėrė tashmė prezent nė opinion, por nė mėnyrė tė ēuditshme ai tha se, unė nuk di gjė, lexoni gazetat, pėr aq kohė sa prokurori nuk i ka pėrgėnjeshtruar, unė i konsideroj tė vėrteta. Njė analizė, njė arsyetim absurd. Gjithsesi, jetojmė nė Shqipėri dhe duhet tė pranojmė absurditete.

    Megjithatė… ‘kryebandit‘, ‘i lidhur me krimin‘… Si ndiheni kur Kryeministri ju thėrret ‘don Sollaku‘?

    Fillimisht nuk jam ndjerė mirė. Megjithatė mė thanė ‘mos u mėrzit, se Kryeministri i ka qejf folklorizmat‘, dhe pėr mė tepėr ‘don‘, diku ėshtė edhe titull fisnikėrie. Megjithatė, unė i kuptoj epitetet e adresuara nga Kryeministri. Shpreh vetėm keqardhje, se mė tepėr nuk kam ēfarė tė bėj. Mė vjen keq pėr etikėn e komunikimit zyrtar tė Kryeministrit, jo vetėm me institucionin e prokurorit, por nė pėrgjithėsi me institucionet e kėtij shteti, njė gjuhė qė do t‘ia kishin zili tė gjithė banditėt e kėtij vendi.

    Ka edhe njė dilemė pėr sa u pėrket deklarimeve nė media dhe televizione. A nuk do tė pėrbėnin prova tė mjaftueshme kėto deklarime tė politikanėve, ndofta jashtė dyerve tė Parlamentit, pėr tė nisur njė ēėshtje penale nga ana e prokurorisė pėr akuza tė rėnda. Dhe kėto nuk kanė munguar nė kėto dy vjet…

    Nė fakt, akuzat qė kemi hasur, qė bėhen nga politikanėt, janė kryesisht ato qė ka botuar edhe media. Media, kryesisht i merr nga Kontrolli i Shtetit, apo nga burime tė tjera. Do tė thosha, gjithēka qė ėshtė thėnė nė media, gjithēka qė ėshtė thėnė nga politikanėt, kur ajo ka shėrbyer si bazė pėr fillimin e procedimit, prokurorėt nuk kanė ngurruar. Ka shumė procedime. Vetėm pėr vitin 2006 kemi mbi 500 ēėshtje pėr dyshime mbi abuzimet e zyrtarėve. Natyrisht, pėrveē veprave penale qė lidhen me shpėrdorimin e detyrės, ka edhe ēėshtje tė korrupsionit. Nuk janė aq sa thotė Kryeministri.

    Nė fakt, kėto doja t‘u pyesja. Se kryeministri thotė qė janė mė shumė se 400 kėrkesa pėr ndjekje penale zyrtarėsh dhe dosjesh korrupsioni, qė u janė pėrcjellė juve dhe, sipas tij, ju nuk keni lėvizur as gishtin…

    Sipas tij, gjithmonė. Unė do tė thosha qė nuk ėshtė kjo shifėr. Ēėshtje penale korrupsioni gjithė vitin 2006, prokuroria ka regjistruar vetėm 57 raste. Nėse Kryeministri e ka fjalėn pėr ēėshtje qė lidhen pėr abuzime me detyrėn, nuk janė 400, por afro 600. Pėr tė gjitha kėto ka regjistrime procedimesh, ka hetime, ka vendime tė prokurorėve, ku njė pjesė i kanė vajtur gjyqit, njė pjesė janė pushuar. Pra, janė marrė gjithė veprimet e ligjshme nė bazė tė Kodit tė Procedurės Penale.

    A ka korrupsion nė administratėn publike?

    Problemi ėshtė se, unė nuk dua tė bie nė nivelin e Kryeministrit, i cili pa fakte, pa prova, thotė ‘kriminel‘, ‘hajdut‘, ‘mafioz‘. Nuk ma lejon posti im shtetėror. Ndoshta njė ditė, nėse do tė isha edhe unė politikan, mund ta ekzagjeroja me kėtė fjalor. Do tė thosha qė prokuroria shqiptare ka ēėshtje qė ndjek pėr dyshime pėr abuzime me fonde publike.

    Bėhet fjalė pėr abuzime tė mėdha? Po pėrflitet, por nuk ka ende njė konfirmim zyrtar. A ka njė dosje tė bujshme, tė madhe nė lidhje me korrupsionin nė administratėn publike?

    Problemi shtrohet kė quan tė madhe. Pėr prokurorėt, tė gjitha dosjet kanė tė njėjtėn vlerė. Pra, ato do tė marrin tė njėjtėn rrugė, zgjidhjen ligjore. Pėr ēdo ēėshtje bėhen veprimet e nevojshme hetimore, pėr tė konkluduar ka apo nuk ka fajėsi tė personave konkretė. Natyrisht, ne kemi ēėshtje.

    Mund tė na thoni disa konkrete, nėse keni?

    Pėr arsye tė sekretit tė hetimeve nuk mund tė jap detaje, por di qė Prokuroria e Tiranės, nė bazė edhe tė njoftimeve pėr shtyp edhe tė kallėzimeve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit, ka dyshime pėr fondet publike qė hidhen nė disa rrugė, ku shkojnė miliona euro. Ka pretendime pėr parregullsi, pėr shkelje tė kuadrit ligjor, qė normon menaxhimin e fondeve publike. Jemi nė fazėn qė po hetohet dhe nė momentin qė do provohet fakti kriminal, atėherė do tė themi qė ka apo nuk ka pėrgjegjėsi pėr persona konkretė. Duhet njė kohė e mjaftueshme pėr kėtė pyetje qė konkludoni ju.

    Nėse mė lejohet, duke ruajtur edhe sekretin tuaj profesional, kur flisni pėr dosjen e tenderave tė rrugėve, deri nė ē‘rang pėrfshijnė hetimet te zyrtarėt?

    Duhet tė keni diēka parasysh, qė hetimet kanė si synim tė provojnė, ka fakt kriminal apo jo. Jemi nė kėtė fazė, pra ka apo jo fakt kriminal nė kėto prokurime tė drejtpėrdrejta, qė janė bėrė me fondet e buxhetit tė shtetit dhe qė shkojnė nė shifra miliona euro.

    Z. Sollaku. Folėm pėr korrupsionin e prezumuar nė kohėn e socialistėve. Ju po hetoni dhe pėr korrupsionin nė administratėn aktuale, qė thatė se po e hetoni nė tenderat e rrugėve. Tė shohim ku shkojnė hetimet. Por edhe institucioni juaj nuk ka shpėtuar nga akuzat pėr korrupsion. Vetėm pak ditė mė parė, ju akuzuan pėr njė shpėrdorim gjigand, pėr blerjen e makinės tuaj. Pas njė sqarimi nga zyra e shtypit tuaj, u botuan disa dokumente, mbase ėshtė rasti qė duhet ta shpjegoni dhe ju vetė pėr ēfarė bėhet fjalė…


    Mendoj qė ėshtė njė ēėshtje e karakterit administrativ e qė nuk i takon Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr tė sqaruar opinionin publik. Por do tė thosha qė ėshtė njė marrėdhėnie e Kryeministrit me disa media pranė tij, qė kanė njė organizim tė tillė, qė do t‘ia kishin zili edhe organizata kriminale. Do tė thosha qė tri ditė mė parė, ditėn qė do tė diskutohej nė Parlament ligji pėr auditimin edhe tė institucioneve tė pavarura u paraprinė me disa shkrime nė gazetat pro Kryeministrit qė Prokurori i Pėrgjithshėm ka blerė njė makinė 300 mijė euro. Me thėnė tė drejtėn, nuk e vlerėsova, por kur pashė qė njė televizion i hapi tė gjitha edicionet e lajmeve me kėtė lajm, marr informacion dhe mė thonė ėshtė loja qė i ngre topin Berishės qė tė gjuajė nė Parlament, pėr t‘i dhėnė argumente edhe Parlamentit, edhe opinionit publik: Juve nuk doni tė kontrollohen institucionet e pavarura, shikoni ē‘bėhet… E vėrteta ėshtė se ajo makinė ėshtė blerė nga administrata e prokurorisė, ėshtė blerė vetėm 38 mijė paund dhe jo 300, i bie 56 mijė euro me kursin e kohės.

    Thatė qė lajmi u dha nga disa media dhe gazeta pro qeverisė. Nė fakt, ju z. Sollaku jeni nė gjyq mė njė nga ato, gazeta “Tema”, qė i keni kėrkuar njė dėmshpėrblim shumė tė madh, 300 milionė lekė. Aq e madhe sa dikujt mund t‘i duket hakmarrėse, gazetė e cila bėn njė pyetje delikate pėr opinionin publik, qoftė edhe pėr ju, pasi bėn fjalė pėr vrasjen e shoferit tuaj…

    E para, nuk kam hedhur unė nė gjyq asnjė gazetė. Eshtė e vėrtetė qė bashkėshortja ime ka ngritur njė padi nė gjykatė ndaj njė gazetari. Kam respekt pėr punėn e tė gjitha mediave, por liria e tė shprehurit, e njė gazetari pėr tė informuar opinion publik pėr tė vėrtetėn dhe jo pėr trillime, pėr shpifje pėr arsye nga mė tė ndryshme. Eshtė kėrkuar ajo shumė qė thatė se po tė ishte mundėsia edhe mė shumė do tė kėrkohej. Nuk mendoj qė quhet hakmarrje ndaj gazetarit qė njė qytetar, qoftė zyrtar apo familjar i tij, tė vejė dhe t‘i thotė gjykatės se kjo ėshtė njė shpifje, qė ky gazetar shkruan nė adresė time. Sepse duhet tė kuptohemi se, pavarėsisht rėndėsisė qė ka informimi, unė do tė thosha qė ėshtė shumė e rėndėsishme edhe ruajtja e dinjitetit tė personit. Figurat publike janė mė tė ekspozuara dhe ndaj tyre nuk duhet tė falet asgjė, por ama tė trillosh me situata shumė tė rrezikshme, mendoj qė edhe vetė gazetarėt nuk duhet ta lejojnė. Nė kėtė aspekt, do tė thosha qė pėrdorimi i mediave si kobure nuk duhet tė tolerohet. Kini parasysh qė pėr ditė tė tėra ėshtė shkruar akuzė monstruoze shpifėse me qėllim pėr tė denigruar dhe bėrė presion mbi Prokurorin e Pėrgjithshėm, pėr ēėshtje tė caktuara. Tė thuash se gazetari ka zbuluar pazaret e pista qė ka bėrė me “Hakmarrjen pėr Drejtėsi” kur ėshtė krejt ndryshe, pėr atė shkak ndodhi ngjarja tepėr e rėndė qė tronditi gjithė opinionin publik, pėrveē disa intrigantėve tė fshehur me petkun e gazetarit rrugė tjetėr s‘ka. Nė prokurori nuk bėn dot kallėzim penal se ėshtė Prokurori i Pėrgjithshėm e do mbrojė gruan e vet. Sė dyti, rruga civile, mos mendoni qė do pėrdorė rrugėn e Kanunit. Mendoj qė niveli dhe kultura dhe karakteri im dhe i familjes time ėshtė i tillė, aq mė tepėr qė jemi njerėz tė ligjit, qė gjithēka do ta mbrojmė nė rrugė ligjore. Ndoshta tė tjerėt e duan tė mbrohet nė rrugė tjetėr, por ligji do tė mbrojė edhe interesat e Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe familjarėve tė tij.

    Nėse mund tė lejohet, a ka njė pyetje qė bėn gazeta “Tema”, qė ėshtė: A ka thėnė tė vėrtetėn zonja Sollaku pėr vrasjen e shoferit tė prokurorit Sollaku?

    Mua mė vjen keq, qė edhe ju keni lexuar vetėm kėtė pyetje, qė ėshtė pas disa shkrimeve denigruese sa tė arrihet deri aty. Nuk mė shqetėson vetėm fakti i pyetjes, sepse ajo ka marrė pėrgjigje. Autori ėshtė dėnuar me burgim tė pėrjetshėm, falė njė pune tė prokurorisė dhe policisė shqiptare, nė bashkėpunim me policitė e vendeve tė huaja, qė brenda njė kohe tė shkurtėr u arrit tė kapej. Ēėshtja e mosekstradimit tė tij lidhet me procedurat nė nivele politike. Nuk ėshtė prokuroria, ajo qė i sjellė tė kapurit jashtė, qė kėrkojnė tė ekstradohen nė Shqipėri, por janė strukturat e Ministrisė sė Drejtėsisė, qė u bėjnė kėrkesė shteteve ku legalizohen personat qė kanė kryer vepra penale. Do thosha qė ėshtė paradoks. Nga njė anė thuhet se, ka meritė qeveria qė kapi Aldo Baren edhe iksin e ypsilonin nė vende tė tjera, nga ana tjetėr, kur ėshtė problemi nė rastin konkret, kur lidhet me Prokurorin e Pėrgjithshėm e ka fajin ai. Mendoj qė ėshtė njė ēėshtje e dalė boje. Kulmi arriti nga vetė Kryeministri para kamerave, para gjithė shqiptarėve, para grupit parlamentar. Akuzoi bashkėshorten time se nuk ka marrė pjesė nė asnjė gjyq, se kishte frikė se do t‘i ēirrte maskėn diplomatja. Ishte njė turp qė bashkėshortja ime, nuk dua tė bėj avokatin e saj, por ėshtė nga tė paktat qė ka vajtur nė gjykatė pėr tė dėshmuar si ēdo qytetare tjetėr, pėr njė ngjarje aq tė rėndė, nė dallim nga Kryeministri i vendit, tė cilit iu vra bashkėpunėtori mė i afėrt, doli nga zyra e tij dhe e vranė, dhe nuk pranoi asnjėherė tė vinte ne prokurori dhe gjykatė. Eshtė njė ēėshtje nė Strasburg tashmė.

    Pėr ēfarė ēėshtjeje bėhet fjalė nė Strasburg, zoti Sollaku?

    Ka njė ēėshtje tashmė nė Strasburg pėr vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Ka pretendime, nuk e di se sa do merret nė konsideratė. Por pretendimi ėshtė ky: Si ka mundėsi qė njerėzit qė pretendojnė se dinė fakte rreth veprimtarive kriminale tė personave tė ndryshėm, i deklarojnė dhe nuk paraqiten nė organin procedues. Kini parasysh, ēėshtja ishte shumė e vėshtirė nė atė kohė. Erdhėn prokurorė tė huaj pėr tė rrėzuar atė pretendim qė Kryeministri nuk kishte atė besim tek ajo prokurori, megjithatė nuk vajti. Tė akuzosh tani duke marrė si model rastin personal tė tij, mendoj qė nuk ėshtė e ndershme, aq mė tepėr pėr njė burrė shteti, siē e quan veten Saliu. … kur njerėzit nuk paraqiten kur i thėrret organi i procedurės, natyrisht do veprojė ligji.

    Pėrfshirė edhe Kryeministrin Berisha nėse rihapet ēėshtja “Hajdari”?

    Nė tė gjitha rastet, nėse do tė lindė nevoja qė do tė pyetet qoftė edhe Kryeministri, ai do tė ripyetet. Nė tė gjitha format.

    Eshtė ēėshtje e tij dhe e instancave tė tjera qė merren me ekzekutimin e letėr-thirrjeve. Nėse do tė ketė njė situatė tė tillė, besoj se edhe njerėz tė kėsaj kategorie do tė pyeten.

    Nė konfliktin tuaj me mazhorancėn, padyshim ka njė personazh tė hershėm, aktiv kundėr jush. Ajo ėshtė Jozefina Topalli, aktualisht Kryetare e Kuvendit, e cila ka votuar kundėr emėrimit tuaj nė postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Dy vjet mė vonė, pra dy vjet pas kėtij votimi, erdhi nė pikėpamjet e saj dhe zoti Berisha, dhe ai u bė aktiv kundėr jush. Megjithatė, pėrpara fėrkimit publik tuajin me mazhorancėn, a ka pasur pėrpjekje pėr njė ———–ikje kompromisi nga ana e juaj?

    Nė fakt janė bėrė disa takime, miqėsore direkt dhe indirekt, sepse njerėzit qė vinin nuk kishin autoritetin qė tė merrnin vendimin. Sapo erdhi mazhoranca, vjen njė miku im i njohur, mė tha qė e kishin dėrguar pėr tė biseduar. Ideja ishte qė mazhoranca do t‘i hiqte tė gjithė drejtuesit e institucioneve tė pavarura dhe tė gjendej njė zgjidhje. Duke biseduar ku ėshtė shkaku qė duheshin bėrė ndryshe dhe ėshtė bėrė ndryshe, treguam disa raste qė nuk kishin lidhje, veēse intrigave tė kafeneve qė vetė bėn Kryeministri. Ia shpjegova kėtij mikut tim dhe mė tha qė nėse ėshtė kėshtu, unė u binda me kėto qė thua ti, unė them tė takosh Doktorin dhe ta sqarosh pėr tė gjitha kėto intriga qė tė kanė servirur tė tjerėt. I thashė qė nuk kam asnjė merak pėr asgjė, jam i hapur pėr tė biseduar pėr tė gjitha kėto gjėra dhe nėse ka argumente bindėse ai nė dorė, por nė dijeninė time situata ėshtė e qartė dhe bashkėbiseduesi tha qė unė kam besim qė ti e bind Saliun, prandaj duhet takuar dhe duhen sqaruar kėto gjėra. Nuk u takuam, sepse vendimmarrja politike ishte e tillė qė duhet tė ikin tė gjithė, dhe takimi im me tė ishte nė situatėn qė unė ta bindja atė dhe nuk mund ta pranonte Sala —-qė unė isha ballė pėr ballė me tė dhe mund ta bindja Saliun.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #173
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    "Moisiu dhe Sollaku mbėshtesin lidhjet e krimit me gjyqėsorin"

    Ministri i Drejtėsisė denoncon heshtjen e Presidentit dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr rastin Gjermeni

    "Presidenti i Republikės dhe Prokurori i Pėrgjithshėm me heshtjen e tyre tė deritanishme, nuk bėjnė gjė tjetėr veēse konfirmojnė mbėshtetjen qė ata i japin lidhjeve tė krimit me pushtetin gjyqėsor, gjė qė ėshtė krejtėsisht e papranueshme dhe patolerueshme nga kėndvėshtrimi i interesave tė drejtėsisė".

    Kjo ka qenė akuza qė ka bėrė dje Ilir Rusmali, ministri i Drejtėsisė, i cili ka kėrkuar nga Presidenti i Republikės dhe Prokurori i Pėrgjithshėm tė "procedojnė" ndaj Artan Gjermenit, pas daljes sė emrit tė tij nė shtyp pėr lidhje me bandėn e Aldo Bares. Nė tė kundėrt, Rusmali paralajmėron se "nuk do tė presė gjatė, por do tė veprojė vetė institucionalisht pėr rastin Gjermeni".

    Z.ministėr, ēfarė do tė bėhet me anėtarin e KLD-sė, Artan Gjermeni? Fakte tė publikuara nė shtyp flasin tashmė pėr lidhjet e tij me bandėn e Lushnjės. Njėkohėsisht dihet se ai ka bėrė edhe deklarim tė rremė tė pasurisė. Me gjithė kėto akuza, si mund tė jetė ai njeri i drejtėsisė?

    Faktet janė bėrė tė njohura pėr opinionin publik. Faktet i ka pėrcjellė me shumė seriozitet dhe me shumė shqetėsim media shqiptare. Sigurisht, edhe unė si ministėr i Drejtėsisė i kam ndjekur me tė njėjtin shqetėsim kėto zhvillime. Unė kam bėrė publik denoncimin tim pėr rastin e Gjermenit dhe pėr komprometimin e rėndė tė figurės sė anėtarit tė KLD-sė dhe gjyqtarit, marrėdhėniet dhe aferat e tij shumė tė rėnda kriminale me njė bandė nga mė tė njohurat nė Shqipėri. Ka qenė e domosdoshme qė nė kėtė kontekst, Presidenti i Republikės, kryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė dhe Prokurori i Pėrgjithshėm, tė reagonin institucionalisht, tė dilnin para opinionit shqiptar dhe tė mbanin qėndrimin e tyre. Presidenti i Republikės dhe Prokurori i Pėrgjithshėm me heshtjen e tyre tė deritanishme nuk bėjnė gjė tjetėr, veēse konfirmojnė mbėshtetjen qė ata i japin lidhjeve tė krimit me pushtetin gjyqėsor, gjė qė ėshtė krejtėsisht e papranueshme dhe patolerueshme nga kėndvėshtrimi i interesave tė drejtėsisė. Si Ministėr, unė jam duke pėrgatitur njė kėrkesė zyrtare drejtuar dy institucioneve, me qėllim qė ata tė ndėrmarrin nismat ligjore qė u pėrkasin, por edhe t’i bėjnė publike kėto nisma ligjore, sepse pėrfshirja dhe lidhja e njė anėtari tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė me krimin e organizuar ėshtė e papranueshme dhe duhen ndėrmarrė medoemos dhe me urgjencė veprimet e nevojshme. Sigurisht qė mua mė takon tė pres reagimin institucional tė dy funksionarėve tė lartė tė shtetit dhe pastaj tė ndėrmarr veprimet e mia si ministėr.

    Z.Ministėr, kjo ēėshtje ka ngelur vetėm te Presidenti dhe Prokurori, apo duhet tė shprehet edhe KLD-ja si institucion?

    I takon kryetari tė KLD-sė, Presidentit dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė ndėrmarrin veprimet e tyre institucionale. Ka njė grup ēėshtjesh, tė cilat ata duhet t’i trajtojnė dhe njė grup qėndrimesh qė duhet t’i mbajnė nė kėtė rast. Dhe kėto duhet t’i mbajnė publikisht, sepse shqiptarėt duan tė dinė se kush ėshtė reagimi i dy titullarėve tė lartė, i dy funksionarėve tė lartė tė shtetit.

    Prandaj edhe thirrja ime i drejtohet atyre tė dyve. Sigurisht qė pritja nė kėto raste nuk mund tė jetė e gjatė dhe veprimi institucional i ministrit, jo invidual, nuk mund tė vonojė.

    Me reagim e keni fjalėn pėr hetime apo shkarkim urgjent tė z.Gjermeni?

    Secili sipas kompetencave tė veta. Hetime nga Prokuroria, hetime tė menjėhershme dhe me rezultate tė njohura pėr publikun, tė bėra publike, sikurse edhe procedim nga ana e KLD-sė. Me nismėn e Presidentit tė Republikės, me qėndrimin publik tė Presidentit tė Republikės, tė dalė tė dėnojė lidhjet e anėtarit tė KLD-sė me krimin, ose tė dalė dhe tė bėhet ortak me tė. Ai nuk mund tė heshtė, heshtja komprometon institucionin dhe kjo ėshtė e patolerueshme.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #174
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 27/04/2007

    Sollaku, njė komisar politik i Partisė Komuniste



    Jo si prokuror, por si njė thashethemexhi i rėndomtė, ai ka sulmuar dje mazhorancėn, duke u shndėrruar nė njė avokat tė mirėfilltė tė krimit. Refreni i Theodhoriut: S’hetoj dosje korruptive, e kam shok Gjermenin, e kam inat Berishėn. Ai ka folur pėr mungesė kapacitetesh, edhe pse mban prej vitesh tek hetimet, njė ikonė tė paaftėsisė si Aleksandėr Goga. Konfirmohet aleanca me Gjermenin e Aldo Bares dhe armiqėsia patologjike me kryeministrin Berisha



    Theodhoriu nuk u shfaq dje si prokuror i pėrgjithshėm, por si njė thashethemexhi i rendomte, i cili s’kishte lidhje me institucionin. Pėrkundrazi, si njė censor komunist i palodhur ai u mor vetėm me kryeministrin, me mazhorancėn, e cila i kishte prishur rehatinė dhe po i krijonte distancėn e dashur qė ai ėshtė mėsuar tė ketė gjithė kėto vjet me krimin e organizuar. Theodhoriu nuk ishte dje shefi i akuzės, por njeriu i vogėl i Partisė Socialiste (Komuniste) qė ishte nė njė ekran televiziv pėr tė dhėnė imazhin se ishte ende gjallė e se demaskimi i Artan Gjermenit nuk do ta trembte e se ai do t’i mbronte deri nė fund padrinot e tij politikė. Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, ka tentuar dje nė mėnyrė cinike qė tė reduktojė betejėn e mazhorancės aktuale kundėr kapjes sė shtetit nga krimi i organizuar dhe korrupsioni nė njė konflikt ngushtėsisht personal mes tij dhe kryeministrit Sali Berisha. “As mazhoranca nuk ka probleme me mua dhe as unė nuk kam probleme me mazhorancės. E gjitha kjo ėshtė njė beteje personale mes Berishės dhe meje. Mbi tė gjitha ėshtė njė luftė e pakuptimtė” - deklaroi dje kreu i organit tė akuzės gjatė emisionit televiziv “Top Story” tė gazetarit Sokol Balla, duke mos ia dalė qė tė japė shpjegime nga ana tjetėr pėr skandalet mė tė fundit tė shpėrthyer nė media nė lidhje me disa pėrgjime telefonatash tė anėtarėve tė bandės sė Lushnjės, tė cilat ngėrthejnė edhe anėtarin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, duke u mjaftuar si nė rastin e delegimin e pėrgjegjesisė sė dėshtimit tė ekstradimit edhe tė anėtart tė organizatės “Hakmarrja pėr Drejtėsi”, Altin Arapi, ministrit tė atėhershėm tė Drejtėsisė, Fatmir Xhafaj. “Ēėshtja e bandės ėshtė filluar vite me pare, pa ardhur unė nė krye tė kėtij organi. Nė vitin 2001, prokuroret kanė kerkuar 25 vite burg pėr Aldo Baren, gjykatat e shkall te larta i kane rrezuar disa akuza dhe e kane denuar vetem disa vite burg. Vetem mbi bazen e ketyre akuzave te fundit ai eshte arrestuar ne Turqi. Ka qene edhe merita jone ne arrestimin e Bares. Kete sinjal e kemi patur. Ne dhjetor ne e kemi regjistruar procedimin, per te mundesuar nje hetim tjeter. Ceshtja e mosektradimit lidhje me procedurat ne nivelet poltike. Nuk eshte prokuroria ajo qe i sjell te kapurit por ministria e drejtesise” - deklaroi ai. Madje nė linjėn e personalizimit tė konfliktit, Sollaku, ka kėrkuar dje edhe njė debat publik me kryeministrin e vendit, a thua se ky i fundit ėshtė njė politikan i opozitės dhe do tė peshohet rendimenti i reformave tė kėsaj mazhorance. Ndėrsa e vetmja arsye pėr dhjetėra dosje tė pahapura apo tė mbyllura nė mėnyrė abuzive, ka qenė mungesa e kohės, pėr shkak tė materialeve tė shumta hetimore. Kreu i organit tė akuzės hodhi poshtė akuzėn e blerjes sė njė makine personale e tipit “Land Rover” nė shumėn maramendėse tė 300 mijė eurove, pasi sipas tij bėhet fjalė vetėm pėr njė trasaksion prej 56 mijė eurosh, ndėrsa ka sulmuar mediat qė i rikujtojnė atij herė pas here shkeljet flagrante tė ligjit, duke iu etiketuar si “si kobure tė qeverisė’. Nė fund ai pėrmendi nė mėnyrė tė mjegullt nė formėn e njė presioni ekzistencėn e disa dosjeve korruptive nė shqyrtim, tė cilat i pėrkasin qeverisė aktuale pėr shkelje nė tendera rrugesh, ne menaxhimin e fondeve publike. Po ashtu ai pėrdori edhe alibinė e mungesės sė kapaciteteve, kur dihet se ai ka prej pesė vitesh qė drejton instititucionin, pa kurrfarė reforme. Nė fakt njė reformė ėshtė mbajtur, qė ka mbėrritur nė njė rezultat fatal pėr prokurorinė, ajo e mbajtjes jashtė ēdo afati nė detyrėn e drejtorit tė hetimeve nė Prokurorinė e Pėrgjithshme tė Aleksandėr Gogės, njė ikone, jo vetėm tė paaftėsisė, por mė shumė tė shėrbimeve shumėfishe, pėr tė cilat mund tė ketė shpėrblime nga shumė anė, por jo nga prokuroria, as nga populli qė i mandaton kėto institucione, e nė fund tė fundit nuk ka kurrfarė shėrbimi nė vendosjen e drejtėsisė nė vend.


    Re. Po.
    55

  5. #175
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Sollakuerisha me mediat e tij, zili dhe bandat


    Tiranė- Gjuha qė pėrdor kryeministri Berisha kundrejt pėrfaqėsuesve tė institucioneve tė pavarura, jo vetėm ndaj Prokurorisė sė Pėrgjithshme ka kapėrcyer cdo kufi tė etikės sė njė kreu qeverie. Sipas kryeprokurorit, Theodhori Sollaku, gjuhėn me tė cilėn flet kryeministri i vendit, do ta kishte zili edhe vetė mafia. "Unė i kuptoj epitetet e adresuara nga Kryeministri. Shpreh vetėm keqardhje, se mė tepėr nuk kam ēfarė tė bėj. Mė vjen keq pėr etikėn e komunikimit zyrtar tė Kryeministrit, jo vetėm me institucionin e prokurorit, por nė pėrgjithėsi me institucionet e kėtij shteti, njė gjuhė qė do t'ia kishin zili tė gjithė banditėt e kėtij vendi" ėshtė shprehur Sollaku nė emisionin "Top Story" nė Top Channel. Kreu i qeverisė, si nė kohėn kur ishte nė opozitė ashtu edhe tani qė ka marrė drejtimin e vendit nuk pushon sė akuzuari dhe shpifuri pa asnjė lloj prove pėrfaqėsues tė institucioneve tė pavarura.

    Media si kobure

    Tiranė- "Pėrdorimi i mediave si kobure nuk duhet tė tolerohet". Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku ėshtė shprehur gjatė emisionit "Top Story" nė Top Channel se media po pėrdoret nga qeveria pėr tė shėnjuar pėrfaqėsues tė institucioneve tė pavarura. Njė rast i tillė ishte edhe i pėrhapur nga njė televizion kombėtar lidhur me blerjen e makinės sė kryeprokurorit nė njė vlerė qė rezultoi tė ishte shpifje. "Me thėnė tė drejtėn, nuk e vlerėsova, por kur pashė qė njė televizion i hapi tė gjitha edicionet e lajmeve me kėtė lajm, marr informacion dhe mė thonė ėshtė loja qė i ngre topin Berishės qė tė gjuajė nė Parlament, pėr t'i dhėnė argumente edhe Parlamentit, edhe opinionit publik: Juve nuk doni tė kontrollohen institucionet e pavarura, shikoni ē'bėhet..."
    #VamosArgentina

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pėrgjimi i telefonatave nga drejtėsia italiane zbardh lidhjet e Edvin Ramės me "Hakmarrjen pėr Drejtėsi"


    Bandat e krimit, nė kupolėn e PS


    Publikimi i pėrgjimeve tė telefonatave mes anėtarėve tė bandės famėkeqe tė Lushnjės nga Prokuroria italiane, po zgjeron gjithnjė e mė tepėr rrethin e politikanėve tė Partisė Socialiste tė pėrfshirė nė lidhjet dhe favorizimin e krimit tė organizuar. Tashmė kėsaj liste pas emrit tė anėtarit tė kryesisė socialiste Erion Braēe, i ėshtė shtuar edhe vetė emri i kreut tė PS-sė, Edi Rama, por qė tashmė rezulton i lidhur me njė grup tjetėr kriminal. Sipas pėrgjimeve tė realizuara nga prokuroria italiane, anėtarėt e bandės sė Lushnjės janė tė shqetėsuar pėr fuqizimin ekonomik tė organizatės kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", e cila pėr shkak tė lidhjeve tė saj me kryetarin e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, ka nisur ndėrtimin e pallateve luksoze nė qendėr tė kryeqytetit. Biseda ėshtė bėrė mes Aldo Bares dhe Enver Dondollakut, mė 22 shkurt tė vitit 2003 nė periudhėn kur Kuvendi i Shqipėrisė po diskutonte ngritjen e njė Komisioni Hetimor parlamentar qė do tė hetonte lidhjet e Ramės me kėtė organizatė kriminale. Nė pėrgatitjet e tij pėr rikandidim pėr herė tė dytė pėr kreun e Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, kishte konsoliduar lidhjet e tij me bandėn kriminale tė Altin Arapit, duke i akorduar kėsaj organizate leje ndėrtimi pėr pastrimin e parave tė krimit dhe drogės. Nė kėtė kohė, anėtarėt e bandės kriminale tė Aldo Bares ishin tė interesuar pėr zhvillimet politike nė Shqipėri, saqė nuk linin pa komentuar edhe detajet mė tė vogla. Nė kėtė kontekst, Enver Dondollaku, duke biseduar me Aldo Baren ėshtė shprehur se: "Edi Rama rrezikon tė humbė mandatin, sepse po ndihmon ata tė Hakmarrjes". Banda kriminale "Hakmarrja shqiptare pėr Drejtėsi" kishte hyrė nė konflikt me bandėn e Lushnjės nė kėtė periudhė pėr tenderin e pastrimit tė kėtij qyteti, njė konflikt qė shkaktoi pesė viktima nga tė dyja palėt. Pikėrisht, ky konflikt ka bėrė qė anėtarėt e bandės sė Aldo Bares tė ishin shumė tė vėmendshėm ndaj aktivitetit tė bandės rivale, pasi i trembeshin fuqizimit tė saj ekonomik dhe pėr pasojė konkurencės nė mbėshtetjen politike. Sidoqoftė tė dyja palėt kanė gjetur mbėshtetjen e mjaftueshme tek eksponentėt e PS-sė, tė cilėt duket se nė atė kohė ishin nė konflikt me njėri-tjetrin pikėrisht pėr kėtė ēėshtje. Pėrplasja e bandės sė Lushnjės me "Hakmarrjen pėr Drejtėsi" nisi qė nė pranverėn e vitit 2002. Shkak u bė fitimi i tenderit prej 1.2 milionė dollarėsh pėr pastrimin e qytetit tė Lushnjės, tė cilin e fitoi banda e Aldo Bares. Ata shfrytėzuan lidhjet me kryetarin socialist tė Bashkisė sė Lushnjės dhe arritėn tė fitonin tenderin, por kjo solli pėrplasjen e tyre me "Hakmarrjen pėr Drejtėsi", e cila shėnoi 5 tė vdekur dhe 6 tė plagosur. Konflikti mes kėtyre bandave duket se reflektoi edhe pėrplasjen mes klaneve rivale nė Partinė Socialiste. Erion Braēe nė atė kohė mbėshtetės i linjės zyrtare tė Partisė Socialiste kishte rėnė nė ujdi me bandėn e Aldo Bares qė t'i siguronte asaj pastrimin e parave tė drogės dhe krimit pėrmes ngritjes sė pikave tė karburantit pėrgjatė autostradės Lushnje-Fier, ndėrsa nga ana tjetėr, kryetari i Bashkisė sė Tiranės kishte marrė pėrsipėr pastrimin e parave tė krimit tė organizatės kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi", duke i dhėnė asaj leje ndėrtimi pėr ngritjen e pallateve nė qendėr tė Tiranės. Tė dyja palėt kishin kėrkesa nga "miqtė" e tyre pėr tė ushtruar influencat e tyre politike pėr kufizimin e aktiviteteve ekonomike tė bandės kundėrshtare. Kjo ēoi nė atė kohė nė ēarjen e madhe mes Ramės dhe drejtuesve tė PS-sė, ēarje e cila vazhdon edhe sot e kėsaj dite pavarėsisht se njė pjesė e pėrfaqėsuesve socialistė kanė ndėrruar klientelė.





    Moisi-Sollak-PS, trinomi qė mbėshtet krimin


    Prokuroria shqiptare, Presidenti i Republikės dhe Partia Socialiste, janė pėrfshirė nga njė heshtje varri lidhur me faktet tronditėse qė janė bėrė publike nga Prokuroria italiane, qė konfirmojnė lidhjet e politikanėve dhe drejtuesve tė lartė tė drejtėsiė me bandat e rrezikshme kriminale. Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, ka gjetur kohėn e nevojshme pėr tė komentuar gjithēka, madje tė bėjė edhe rolin politik tė opozitės ndaj qeverisė, por nuk ka bėrė asnjė koment pėr lidhjet e Artan Gjermenit dhe Erion Braēes me bandėn e Aldo Bares apo pėr lidhjet e Edi Ramės me organizatėn kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi". Sollaku e ka kthyer institucionin qendror tė akuzės nė njė aneks propagande tė Partisė Socialiste, duke lėshuar deklarata politike nė drejtim tė drejtuesve tė mazhorancės dhe madje, duke kėrkuar edhe arrestimin e gazetarėve qė publikojnė skandalet e tij. Por, lidhjet e politikės me krimin duket se nuk e shqetėsojnė aspak Sollakun, pėr lidhjet e politikanėve tė lartė me kriminelėt mė tė rrezikshėm tė rajonit, pasi tashmė kėto lidhje kishin edhe bekimin e tij. Faktet e qarta qė Komisioni Hetimor parlamentar pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm nxori pėr pezullimin e ēėshtjes penale nė ngarkim tė avokatit tė bandės sė Lushnjės, Artan Gjermeni, e implikuan nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė kryeprokurorin nė lidhje tė dyshimta me botėn e krimit. Edhe pse nuk pėrmbushi nė asnjė rast detyrimin e tij ligjor pėr hetimin e lidhjeve tė politikės me krimin, Sollaku tashmė nuk pranon as faktet e veprimtarisė hetimore, qė ka bėrė Prokuroria italiane. Sigurisht, qė kjo e kompromenton mjaft rėndė kreun e organit tė akuzės, i cili nė aleancė me eksponentėt e politikės tė lidhura nė mėnyrė tė pazgjidhshme me krimin ka marrė njė pozicion tė qartė politik me qėllim shmangien e debatit nga tema mė e nxehtė e ditės. Por me kėtė situatė duket se ėshtė pajtuar edhe vetė Kreu i Shtetit, i cili edhe pse mban rolin e kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė duket se nuk e ka problem tė ulet afėr Artan Gjermenit, i cili rezulton tė ketė lidhje mjaft tė afėrta me bandėn kriminale. Ajo qė e bėn edhe mė tė rėndė situatėn ėshtė heshtja qė ka pėrfshirė opozitėn lidhur me kėto fakte tė rėnda qė implikojnė drejtues tė lartė tė saj nė favorizimin e bandave kriminale pėr pastrimin e parave. Nga Partia Socialiste nuk ka ardhur asnjė reagim pėr implikimin e anėtarit tė KLD-sė, Artan Gjermenit me bandėn e Lushnjės. E njėjta heshtje vazhdoi edhe dje, pas publikimit tė fakteve tronditėse qė implikonin kryeredaktorin e gazetės sė PS-sė dhe anėtarin e kryesisė sė kėsaj partie, Erion Braēe, nė pastrimin e parave tė kėsaj bande. Asnjė reagim edhe pas publikimit tė fakteve tė rėnda tė Prokurorisė italiane, qė implikojnė vetė kryetarin e PS-sė nė favorizimin e organizatės kriminale "Hakmarrja pėr Drejtėsi". Kjo heshtje varri nė mė tė paktėn e saj, reflekton pranim tė kėtyre lidhjeve, ndėrsa nė rastin mė ekstrem pėrfshirje nė to. Megjithatė, heshtja pėr kėtė ēėshtje nė Partinė Socialiste, nė Prokurorinė e Pėrgjithshme apo edhe nė Presidencė, mund tė vazhdojė edhe pėr pak kohė, megjithatė kjo nuk mund t'i deformojė faktet qė tashmė vijnė nga njė prokurori qė nuk ka asnjė lidhje me mazhorancėn aktuale nė Shqipėri.

    Ylber Drazhi





    RD

  7. #177
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Kapteri Moisiu! Si Ushtari Qe Kalli Bibloteken E Aleksandris!

    Sollaku dhe Bilbil Mete ose sozitė e krimit


    Bledar MEĒE


    Prokurori i Pėrgjithshėm e deklaroi parti politike institucionin e Prokurorisė, kur javėn e kaluar doli nė njė televizion dhe sulmoi njė nga njė kundėrshtarėt e tij politikė, tė cilėt, pėr koincidencė, rastis tė jenė edhe kundėrshtarėt e rinj dhe tradicionalė tė sė majtės shqiptare.

    E sulmoi me njė fjalor vulgar kryeministrin dhe e kėrcėnoi hapur nė lidhje me dosjen e "Hajdari", duke thėnė se do tė thirret pėr tė dėshmuar. Pastaj sulmoi kryetaren e parlamentit, zonjėn Jozefina Topalli, kur dihet qė parlamenti qė ajo drejton, nė prillin e vitit tė kaluar filloi procedurat pėr largimin e kryeprokurorit nga detyra, njė iniciativė qė nuk u realizua dot deri nė fund, sepse Sollaku u mbrojt nga njė tjetėr njeri i lidhur me krimin, Alfred Moisiu, i cili, nė detyrėn e Presidentit tė Republikės, nuk dekretoi shkarkimin e tij.

    Dhori Sollaku sulmoi ministrin aktual tė Drejtėsisė, zotin Rusmali, sepse edhe ai ėshtė deklaruar hapur pėr shkarkimin e zotit Sollaku dhe pėr luftėn pa kompromis ndaj krimit.

    Zoti Sollaku nuk tha asgjė pėr lidhjet e krimit me politikėn, sepse ai ishte i interesuar pėr tė luftuar atė pjesė tė politikės qė nuk ėshtė e kapur nga krimi. Ai nuk e zuri nė gojė faktin qė po atė ditė qė ai doli nė televizion, mediat botuan lidhjet e deputetit socialist, Erion Braēe, me bandėn e Lushnjės, tė cilat i kishte bėrė publike mė herėt Prokuroria italiane.

    E vetmja ēėshtje e veēantė tek e cila zoti Sollaku u ndal, natyrisht politike, ishte arrestimi i krerėve tė Ballit Kombėtar Demokrat, menjėherė pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Ajo qė tė bėn pėrshtypje te prononcimi pėr kėtė ēėshtje, ėshtė fakti se ku e gjen kurajon ky njeri qė tė deklarojė publikisht se i arrestoi Artur Roshin dhe Ēelo Hoxhėn, ngaqė partia e tyre kishte vendosur postera nė muret pėrballė Prokurorisė dhe se emri i kandidatit tė partisė sė tyre pėr Bashkinė e Tiranės, pėr shkak tė mbiemrit tė ngjashėm, do t'i prishte punė Edi Ramės. Sigurisht, kėtė kurajo ta jep vetėm injoranca, sepse nė atė dalje tė dėshpėruar nė televizion, qė, pa dyshim, ishte e fundit, zoti Sollaku harxhoi edhe fishekun e fundit pėr tė mbrojtur veten: akuzat politike ndaj tė tjerėve.

    Largimi i zotit Sollaku nga detyra, nė njė tė ardhme jo shumė tė largėt, ngjall dėshpėrim te shumė vartės tė tij qė i kanė shėrbyer si sekserė nė lidhjet me krimin. Njė nga kėta ėshtė Bilbil Mete, prokurori qė u akuzua publikisht pėr shkatėrrimin e pasurive tė mbetura nga firmat rentiere, njė ish-hetues i kohės sė komunizmit qė i dėnonte njerėzit pėr agjitacion dhe propagandė, njė njeri qė vazhdon tė arrestojė politikisht politikanėt e djathtė, dhe pastaj mundohet t'i fitojė gjyqet duke u bėrė presion gjyqtarėve. Zakonisht, ai mundohet tė gjejė gjyqtarė ndaj tė cilėve ka ndonjė argument kompromentues ose ndonjė mundėsi kėrcėnuese, si pėr shembull, nė njė rast qė - nė bashkėpunim me gjykatėn - caktohet pėr njė ēėshtje gjyqtar njė person, motra e tė cilit ėshtė prokurore nė qytet tė vogėl dhe Bilbil Mete e shtyn gjyqtarin tė marrė vendim nė favor tė tij, sepse pėrndryshe motrės do t'i priten marrėdhėniet e punės pa mbaruar ende lejen e lindjes.

    Me pak fjalė, Dhori Sollaku na dėshmoi javėn e kaluar se Prokuroria ėshtė njė institucion, mendėsinė profesionale tė tė cilit nuk e kanė prekur fare zhvillimet demokratike nė vend nė kėto 17 vjet, kėshtu qė nevoja e ndryshimit tė gjėrave brenda atij institucioni ėshtė nevojė urgjente.

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cinizmi i presidentit si pasojė
    Nga Fitim Zekthi
    Dje, gjatė betimit tė dy ministrave tė rinj, presidenti i vendit, Alfred Moisiu, nė fjalėn e tij kishte gjetur mėnyrėn tė pėrfshinte nė tė edhe ekstraktin e ligjėrimeve tė pėrditshme tė kryetarit tė Partisė Socialiste. Saktėsisht ai tha se politikanėt duhet tė ndahen nga modelet dhe mentalitetet e kaluara dhe tė ndihmojnė nė shkurtimin e periudhės sė tranzicionit. Qė kryetari i Partisė Socialiste, nė krye tė ligjėratave tė tij publike, ka patur paprerė pjesė identifikuese tė ligjėrimit largimin e politikės sė vjetėr dhe shkurtimin e kohės sė tranzicionit, kjo nuk kėrkon mundim tė vihet re. Edhe presidenti i vendit e ka bėrė kėtė gjė njė lloj vazhde, por disi mė pak tė dukshme dhe dje e hoqi pėlhurėn qė e mbulonte. Disa kohė mė parė, presidenti ēeli disa emisione lajmesh, qė nga Shkupi, me thirrjen pėr largimin e politikanėve tė vjetėr nga skena, por atje pėlhura e grisur e fshehu qėllimin nėn vete, pasi mund tė kuptohej si largim nga skena e politikanėve tė Ballkanit qė kėrkonin njė rajon si nė kohėt e shkuara. Kryetari i Partisė Socialiste e pėrdor kėtė tipologji tė shprehuri, se ai nėnkupton me politikė tė vjetėr kundėrshtarin. Edi Rama e ka kuptuar me kohė se tė pėrsėrisėsh njė gjė pambarim, arrin qėllimin qė ta ngulėsh atė nė mendjet e njerėzve. Nė fakt, kjo mėnyrė tė shprehuri ėshtė nė thelb mjet pėr tė shmangur debatin dhe pėr tė shmangur tė vėrtetėn, pasi projekton njė tjetėr debat dhe ē’ėshtė mė e keqja, ajo relativizon turpshėm vlerat. Presidenti me veprimet e tij prej kohėsh ėshtė bėrė njė institucion qė shėrben si entiteti mė eminent nė relativizimin e vlerave tė kėtij vendi. Nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė ai ka mbrojtur me votė, por edhe pa votė njė njeri qė ka deklaruar pasurinė nė mėnyrė tė rrejshme, i ėshtė bėrė emri objekt mundėsish pėr tė pajisur me dokumente pjesėtarė tė njė grupi kriminal nga vetė njerėzit e grupit. Kėtė gjė ata e kanė bėrė nė fshehtėsinė e tyre dhe pa patur ndėrmend se mund ta rrezikonin atė, pavarėsisht se prokurorė nė Itali e gjurmonin bisedėn e tyre. Presidenti i Republikės me kėtė akt ka thėnė se tashmė gjithēka vlen, se nuk ka asnjė dallim midis sė mirės dhe sė keqes, midis sė rrejshmes dhe sė vėrtetės. Po ta shihnim nė kėndvėshtrim estetik, do tė thonim se Moisiu i ka mėsuar njerėzit nė kėtė vend qė e bukura nga e shėmtuara nuk kanė asnjė dallim. Diskurset e Ramės dhe tashmė huazimi i tyre kthjellėt nga presidenti kėrkojnė t`i bėjnė njerėzit tė besojnė se nuk ka vlera. Mirėpo ato qė thotė Rama, nuk kanė asnjė rėndėsi, pasi ato do tė gjykohen nė zgjedhje dhe vetė zgjedhėsit vendosin. Problemi ėshtė me zhvendosjen e tyre nė Presidencė. Kėsi fjalėsh tė presidentit pėrpos tė tjerash fusin edhe cinizmin nė politikė dhe mė shumė se nė politikė. Kryeprokurori i vendit nuk e ka problem tė thotė se godina qė po ndėrtohet nė truallin qė ai zotėron, nuk mund tė deklarohet si pronė e tij, pasi ajo ėshtė karabina dhe nuk ėshtė mė truall dhe nuk ėshtė ende apartament. Shihni se relativizimi i Moisiut e jep drejtpėrsėdrejti efektin. Kryeprokurori duhet ta dijė se qė nė Drejtėn Romake njihet e drejta e pritshmėrisė. Theodhori Sollaku duhet ta dijė se kjo e drejtė e Romės ėshtė edhe pjesė e Konventės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut, e cila ėshtė miratuar nga parlamenti ynė qė mė 1996-tėn dhe kėsisoj ka fuqi ligjore nė kėtė vend. E drejta e pritshmėrisė ka humbur pėr Sollakun, pasi ajo ka humbur mė herėt, nė sensin e pėrgjegjėsisė, pėr presidentin. Me kėtė lloj relativizmi dhe cinizmi tė Moisiut kryeprokurori dhe anėtari i KLD-sė kanė tė drejtė tė thonė se ne i arrestuam dy drejtuesit e njė partie tradicionale, pasi ata kėrkonin tė dėmtonin Ramėn. E thonė kėtė, sepse nuk mund tė quhet mė gjė e keqe. Ndoshta nuk quhet as e mirė, por rėndėsi ka qė ata nuk e quajnė tė keqe. Tashmė, prokurorėt dhe gjyqtarėt mund tė bėjnė politikė dhe tė padisin gazeta dhe drejtorė gazetash qė i kritikojnė, sepse s’ka mė dallim midis sė vėrtetės dhe sė rrejshmes. Arsyet pse Moisiu pėrdor terminologjinė e Ramės janė shumė tė thjeshta. Ai ka kohė qė vepron nė pėrputhje me ē’mendohet nė fabrikėn e ideve dhe nė raste si ky, pėrdorimi i sė njėjtės terminologji ėshtė thjesht njė rezonancė mė shumė. Nuk ka asgjėkundi nė njė vend demokratik njė president qė flet saktėsisht me termat e njė kryetari partie, duke e cilėsuar kryeministrin si njė njeri me mentalitet tė vjetėr dhe qė mishėron tranzicionin. Nė termat e tij dhe tė fabrikės, nga ku ato janė huazuar, gjendet thekshėm mentaliteti i vjetėr dhe tranzicioni i vonuar.

    Tema

  9. #179
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Prostati Dhe Prostatjanet!

    Analize e re per kancerin e prostatit eshte futja e gishtit ne vrimen anale!





    Sipas mjekeve shqiptare, meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates

    Kanceri i prostatit eshte mes kancereve me te zakonshem tek burrat ne vendet e zhvilluara. Rreth 400 mije raste te tilla shfaqen cdo vit ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Evrope dhe afro 90 mije burra pritet te vdesin nga kjo semundje. Kurse, persa i perket vendit tone, numerohen rrett 150 persona te prekur nga prostata gjate nje viti. Nderkohe, sipas mjekeve shqiptare meshkujt vdesin me kancer prostate, por jo nga kanceri i prostates. Sipas nje studimi te bere nga mjket urologe ne Qendres Spitalore Universitare gjate 10 viteve te fundit, ku u moren ne studim 299 raste, u vu re se vetem 12 per qind e te semureve ishin me shkalle moshore 50-60 vjec. Ndersa 48 per qind e te semureve ishin me shkalle moshore 60-70 vjec dhe pjesa tjeter mbi 70 vjec. Pra, keto te dhena na cojne ne perfundimin se kanceri i prostates gjendet kryesisht prek moshat e kaluara mbi 60 vjec.

    Parashikohet qe ndersa burrat ne vendet e zhvilluara jetojne me gjate, edhe numri i prekjes apo vdekjeve nga kanceri i prostates te rritet, nese ketu nuk merren parasysh perparimet shkencore. Ne fakt, shkencetaret vazhdimisht perpiqen per trajtime te reja me te sukseshme. Per shembull, mjeket u bejne thirrje burrave mbi moshen 50 vjec qe cdo vit te kryejne analiza te gjakut per antigjenin e vecante te prostatit. Kjo analize quhet ndryshe PSA. Niveli i larte ose rritja e nivelit te ketij antigjeni eshte shenje paralajmeruese per kancer ne prostat. Por kjo analize nuk eshte gjithmone e sakte, prandaj shume burra kryejne nje analize tjeter, me e dhimbshme, sic eshte biopsia e prostatit. Profesor Robert Gecenberg prane universitetit Xhons Hopkins thote se me kete analize ekziston nje problem. Tani per tani, thote ai, na duhet te kryejme biopsine tek 6 burra per te gjetur nje qe ka kancer ne prostat. Objektivi eshte perqendrimi ose kufizimi i kryerjes se biopsise tek persona qe me te vertete kane kancer ne prostat.

    Pervec disa pasaktesive, analiza e antigjenit te prostatit shpesh nuk e dallon kancerin. Nje analize e tille zakonisht mat sasine e nje kimikati qe prodhohet ne prostat. Analiza e re mat vetem kimikatet e prodhuara nga qelizat kanceroze ne prostat. Profesor Gecenderg dhe koleget e tij zbuluan se analiza e re eshte e sakte ne 94 perqind te rasteve. Prova te metejshme klinike me kete analize jane planifikuar dhe nje gje e tille do te bente te mundur qe pas afro 1 viti e gjysme, analiza e re per zbulimin e kancerit te prostatit te jete gati per publikun e gjere. Doktor Gecenberg thote se analiza e re eshte ne gjendje te tregoje edhe nese kanceri eshte kufizuar vetem ne prostat apo eshte perhapur ne organe te tjera. Persa i perket vendit tone mjeket pohojne se nje pjese e operacioneve dhe pikerisht ato te parat kryhen ne vend, kurse ne rastet e tjera, kur pacienti ka nje gjendje me te rende operacioni kryhet jashte shtetit, pergjithesisht ne Turqi.

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta 55

    --


    Data: 10/05/2007

    Prokurorėt e Sollakut, nė Itali pėr tė fshehur provat kundėr Ramės e Braēes



    Njerėzit e Sollakut morėn nė pyetje nė Itali, Enver Dondollakun, njeriun mė besnik tė Aldo Bares, por u kujdesėn qė tė merrnin prej tij pėrgjigjet se s’kishin pasur lidhje me Artan Gjermenin e se nuk ishin ndihmuar nga asnjė politikan. Pėrpjekje tė frikshme tė prokurorisė pėr tė manipuluar provat, nė mėnyrė qė tė mos dalin tė plota lidhjet qė Edi Rama e Erion Braēe mund tė kenė patur me bandat kriminale. Nė kryqėzatėn manipulative pėrzihet edhe Moisiu, i cili refuzoi dje publikisht tė thėrriste KLD-nė, pėr tė shkarkuar Gjermenin e Aldo Bares



    Nė njė linjė janė rreshtuar sėrish dy ditė mė parė, Theodhori Sollaku dhe Alfred Moisiu, pėrsa i pėrket mbrojtjes sė krahut politik tė bandės sė Aldo Bares. Njė ekip i prokurorisė sė pėrgjithshme, sipas njoftimeve tė nxjerra nga disa tė pėrditshme, pyeti nė Torino Enver Dondollakun, njeriun e dytė mė tė fuqishėm tė bandės sė Aldo Bares, lidhur me rrjetet e tyre tė trafikut, perspektivėn, por edhe numrin e lartė tė vrasjeve pėr tė cilat ata akuzohen nė Shqipėri e nė Itali. Megjithatė, ajo qė ishte surprizė pėr kolegėt e tyre italianė, por jo pėr mediat shqiptare, tė cilat e dinė prej vitesh se sa pak dėshirė ka Sollaku tė zbardhen miqtė politikanė tė Aldo Bares, prokurorėt e Sollakut nuk bėnė kurrfarė pyetjeje pėr Artan Gjermenin, pėr Erion Braēen e pėr Edi Ramėn, edhe pse emrat e tyre spikasin nė pėrgjimet e kuesturės sė Torinos, tė cilat u publikuan edhe nga mediat shqiptare. Njerėzit e Sollakut ndjekin linjėn e vjetėr tė letėrporosisė, tė shkruar qė nė nėntor tė vitit tė shkuar, dhe edhe pse ishin nė Itali, pėr shkak tė provave tė reja tė publikuara nga media, mbajtėn tė njėjtin pyetėsor; me fraza qė pėrfshinin pyetjet-tip “A keni pasur ndonjė ndihmė nga ndonjė politikan nė aktivitetin tuaj kriminal?”. Pėrgjigjia e Dondollakut tė tmerrshėm ka qenė tmerrėsisht e thjeshtė: “Jo”. Njerėzit e Sollakut nuk mundėn tė bėnin dot pyetjet: “Cili ka qenė bashkėpunimi juaj nė Lushnje me Artan Gjermenin?”, “A ju ndihmoi Erion Braēe tė merrnit monopolin e pikave tė karburantit nė autostradėn e Lushnjes?”, “Si i ka ndihmuar Edi Rama rivalėt tuaj tė “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”?”. Asnjė pyetje e tillė, pasi misioni i njerėzve tė Sollakut nuk ishte i tillė.

    Ata ishin atje me qėllim mirėfilli politik nga Theodhori Sollaku, dhe ishin bash pėr tė varrosur pistat hetimore qė do tė mund tė ēonin hetuesit shqiptaro-italianė, deri tek krahu politik i Aldo Bares. Nė Itali do tė bėheshin vetėm pyetje bajate, nė mėnyrė qė hetimet nė Tiranė tė mos e arrijnė kurrė rėndėsinė e duhur, sa pėr tė tė ēuar tek peshqit e mėdhenj. Nė rrethana tė tilla, kur akuza shqiptare do tė luante kėtė lojė tė fėlliqur tė manipulimit tė pistės hetimore, mė e pakta do tė ishte qė politikanėt e lidhur me bandėn tė mos kishin asnjė shqetėsim, e suksesi mė i madh do tė ishte kur ballafaqimi i dy linjave tė hetimit, afėrmendsh do ta linin Dondollakun nė Itali, nė njė burg ordiner si njė narkotrafikant i rėndomtė e po ashtu, i njėjti rrezik mund tė pėrsėritej edhe pėr Aldo Baren nė Turqi.

    Nė mėnyrė indirekte, nė manipulimin e pistave hetimore, nė mėnyrė qė krahu politik i bandės tė mos preket, dje kontribuoi edhe Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Me pamjen e njė babloku tė thyer nė moshė, por qė di ē’thotė, Alfredi njoftoi dje se s’kishte ndėrmend ta thėrriste KLD-nė, pse ia kėrkonte ministri i Drejtėsisė. Vėshtirė tė gjesh ndonjė arsye mė tė madhe pėr tė thirrur kėtė kėshill, sesa investimin personal tė ministrit tė Drejtėsisė. Por gjetkė e kishte hallin Presidenti! Ende s’ishte e qartė se ē’sukses kishin patur njerėzit e Sollakut nė Itali pėr tė fashitur ēdo dyshim pėr suport politik tė bandės sė Aldo Bares, prandaj, derisa tė sqarohej kjo punė, do tė ishte mirė qė KLD tė mos thirrej e Artan Gjermeni tė mos shfaqet. “Do ta thėrras mė vonė”, tha kryetari i shtetit. E afėrmendsh, mė vonė do tė jetė kur banda tė njoftojė se pistat hetimore ishin zhvendosur, e atėhere po. Atėhere do tė mblidhet KLD dhe Presidenti Moisiu do ta pyesė vetė personalisht Artan Gjermenin “A ka lidhje me bandėn e Aldo Bares?” e ky i fundit, i mallėngjyer do tė pėrgjigjet nė nderin e tij personal se ai i kishte urryer ata njerėz si e gjithė Lushnja e se mezi kishte pritur t’i vinte nė dorė njė ēėshtje e njė anėtari bande qė ai ta dėnonte atė ashpėrsisht, nė fakt, plot 40 ditė. Prokuroria e pėrgjithshme dhe presidenca, dy ditėt e fundit janė investuar nė njė aksion tė vėshtirė tė shmangies sė hetimeve pėr krahun politik tė Aldo Bares, prandaj edhe dyshimet s’mund t’i kemi mė luks. Njė vendosmėri tė tillė kaq flagrante, s’mund ta ketė kush tjetėr, veē “entourage”-i i kėtij krahu kriminal.



    Re.Po.

Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •