ballkanweb
Lufta e Vetmuar e Berishes
Nga Erjon Tase
Skema e kafshates ka bere hapa te rendesishem, por nuk ka perfunduar’, i tha dje kryeministri Berisha heshtjes se deputeteve te tij ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se. Ne pritje te perfundimit te skemes, ai afroi te njejten kafshate te hidhur per shqiptaret; afroi dhembin e zakonte me te cilin kafshon Kryeprokurorin. Protektori kryesor i krimit ne Shqiperi mbetet Prokurori i Pergjithshem, i cili "do t'i nenshtrohet hetimit qe meriton, per te gjitha bllokimet e dosjeve qe ben, makinacionet qe ben per te mbrojtur anetaret e organizatave kriminale", perseriti kryeministri me nota te vjetra, avazin me te njejtin moshe te merise se tij me zotin Sollaku.
Por Ēfare ka ndodhur qe nga momenti kur Presidenti i Republikes i tha Jo! inisiatives personale te zotit Berisha per shkarkimin e Kryeprokurorit? Ēfare e riktheu vemendjen e njeriut formalisht me te fuqishem te vendit, ndaj kreut te nje institucioni qe realisht nuk ka varesi te drejtperdrejte nga strukturat e votuara per t’u drejtuar nga qeverisja?
Ne prokurorine e krimeve te renda ka rreth nje muaj qe ka nisur nje hetim mbi procedurat e licensimit te televizionit te shoqerise Ora shpk. Nje histori ku drita e hedhur mbi te fillimisht nga shtypi ka zbuluar hijet e mekatit te pushtetit te sotem. Jo vetem protagonistet e tij qe nuk e fshehin nepermjet arrogances se veprimeve te tyre se kane mbeshtetjen e drejtperdrejte te kryeministrit, por dhe vete kryeministri eshte shfaqur ne menyre te drejtperdrejte ne mbrojtje te kesaj license fantazme. Heren e pare, kur tha se KKRT nuk ishte nen varesine e tij, pavaresisht se muaj me pare kishte shpallur luften kunder KKRT-se se vjeter si prioritet te qeverisjes se tij. Dhe heren e dyte, ne votimin e fundit ne Kuvend, menjehere mbas marreveshjes politike per tejkalimin e krizes se zgjedhjeve, kur e shfrytezoi kohen e tij jo per te vleresuar arritjen e marreveshjes, por per te mbrojtur KKRT-ne e re te vene seriozisht nen akuze. Qe ne fakt eshte nje akuze e drejtperdrejte per vete kryeministrin qe bekoi lindjen e asaj krijese ne zyrat e ish-Komitetit Qendror te Partise se Punes.
Pergjigja qe morri edhe nga te tijte ne sallen e Kuvendit, ishte nje votim dermues kunder vullnetit te tij, nje vote kunder e ardhur dhe nga deputetet blu te cileve dje ju tundi serish te njejtin flamur tashme te grisur te luftes kunder "gjumit" te kryeprokurorit. E beri per te perfshire ne kete lufte moralisht e politikisht te humbur, ne kete lufte personale te vetmuar, edhe deputetet e tij. E beri per te gjetur nje dalje emergjence nga problemi direkt personal ku e ka futur klani i njerezve qe e rrethojne, njerezve qe e shfrytezojne dhe shfrytezohen prej tij.
Hetimi i prokurorise po tregon se toleranca zero kunder korrupsionit, togfjaleshi i zemres se Doktorit te zemres, eshte e tille edhe atehere kur drejtohet ndaj miqve te tij. Kesaj i ndruhet Doktori. Ndaj Berisha kercenon. Madje me ze te larte. Si per te sfiduar friken qe ndjen nga petet e lakrorit te gatuar prane dhe brenda zyres se tij. Si per te sfiduar friken, ne nje beteje ne te cilen ka mbetur vetem. Madje i "braktisur" edhe nga kryetarja e Kuvendit. "Ne anijen e mbytur, nuk ka me vend as per Kapitenin", thote nje fjale e urte marinaresh. Doktori e di mire se anijes se tij i eshte hapur nje vrime e thelle dhe e zeze ne pjesen poshte timonit. Pikerisht per faj te Kapitenit.
Krijoni Kontakt