Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 193
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    3 pyetje 3 pėrgjigje



    1. Kryeministri Berisha dhe ministri i Drejtėsisė Aldo Bumēi kanė njoftuar tė hėnėn se do tė ngrenė njė grup hetimor me prokurorė tė pavarur pėr tė hetuar veprimtarinė e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Si e vlerėsoni ju kėtė lėvizje, ndėrkohė qė Presidenti i Republikės e dha vendimin e tij pėr mosshkarkimin e shefit tė akuzės?

    2. Si i parashikoni kėto shtatė muaj nė vazhdim qė i kanė mbetur nė detyrė Presidentit tė Republikės Alfred Moisiu nė raport me qeverinė?

    3. Ka mė se njė vit qė kanė nisur sulmet ndaj kryeprokurorit Sollaku duke e akuzuar atė tė lidhur me krimin e organizuar. Si mendoni ju, gjatė kėtyre muajve, sa dhe si ka ndikuar kjo nė mbarėvajtjen e punėve nė organin e prokurorisė?

    .....................

    Andrea Stefani
    Analist

    1. E vlerėsoj si njė lėvizje qė pėrmban nė vetvete njė dhunė tė dyfishtė. E para ėshtė njė dhunė ndaj institucionit tė Presidentit tė Republikės, qė konsiston nė mosrespektimin e vullnetit tė kėtij institucioni, vullnet i njohur nga Kushtetuta, pėr mosshkarkimin e prokurorit tė pėrgjithshėm. Ėshtė njė qėndrim qė bie nė kundėrshtim me angazhimin e vetė Berishės pėr tė respektuar vendimin e Presidentit Moisiu. Kjo qė po ndodh tregon se ē'kupton Berisha me fjalėn respekt tė institucioneve, kupton sulmin ndaj atyre institucioneve qė i dalin pėrkundėr vullnetit tė tij. Edhe njėherė bėhet e qartė qė Berisha "respekton" vetėm ata qė i binden. Aspekti i dytė i dhunės qėndron nė propozimin ose nė idenė pėr tė ngritur njė grup tė pavarur prokurorėsh qė do hetonin kryeprokurorin Sollaku. Pėr mendimin tim ėshtė njė ide antikushtetuese sepse hetimi ėshtė njė atribut qė nė Kushtetutė i njihet vetėm organit tė prokurorisė dhe pėrsa di unė me ligj prokuroria drejtohet nė mėnyrė tė centralizuar nga kryeprokurori i Republikės, ēdo pėrpjekje pėr tė ndėrtuar grupe prokurorėsh tė shkėputur nga prokuroria ėshtė si tė krijosh njė prokurori tė dytė qė nuk ėshtė e varur nga prokurori i pėrgjithshėm siē thotė Kushtetuta po ėshtė e varur nga kryeministri Berisha dhe nga partia. E fundit na kujton kohėt e vjetra ku partia ishte mbi gjithēka.

    2. Nuk do tė jenė marrėdhėnie tė lehta sipas meje, jo pėr faktin se ka pasur fėrkime midis kėtyre dy institucioneve sepse njė dukuri e tillė ėshtė normale pėr politikėn e sotme dhe pėrgjithėsisht dhe pas fėrkimeve institucionet e gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt nė atė qė quhet interes publik. Nė kėtė rast unė problemin mė tė madh e shoh te kryeministri, i cili ėshtė njė person qė "nuk fal" kėdo qė i del kundėr planeve tė tij. Pėrsa i pėrket Presidentit, do tė ishte mjaft qė ai nė vendimmarrjen e tij tė zbatonte Kushtetutėn dhe mendoj qė deri tani ka demonstruar qė ėshtė Presidenti qė e ka bėrė mė mirė kėtė gjė se tė gjithė presidentėt paraardhės pėrfshirė dhe vetė Berishėn.

    3. Nuk mendoj se sulmet ndaj prokurorisė nė kėtė formė qė janė zhvilluar kanė ndikuar pėr mirė nė punėn e saj, megjithatė se sa e si ka ndikuar kjo gjė mendoj se pėr kėtė duhet tė flasin prokurorėt.

    .....................

    Alfred Peza
    Kryeredaktor i gazetes “Shqip”

    1. Termin prokuror apo prokurorė tė pavarur,- nė kuptimin qė ėshtė pėrdorur nė kėtė rast, - nuk e kam hasur gjėkundi. Prokuror i pavarur, nė njohuritė e mia ėshtė njė person qė mban kėtė titull brenda organit tė Prokurorisė, i cili nė njė shoqėri demokratike presupozon njė sistem qė pėrfaqėson akuzėn nė gjyq nė emėr tė shtetit, tė pavarur nga ndikimet e politikės apo tė formave tė tjera tė korruptimit apo kriminalizimit, qė i merr vendimet mbėshtetur vetėm nė ligj, mbi bazė provash juridike apo dėshmish nga persona apo njė grup personazh qė kanė dijeni pėr ngjarjet, apo rrethanat e ndodhjes sė ēėshtjes(eve) qė hetohet(n). Por, nga ana tjetėr, sipas asaj qė pėrcakton Kushtetuta nė Nenin 148 tė saj, "prokurorėt janė tė organizuar dhe funksionojnė pranė sistemit gjyqėsor si njė organ i centralizuar". Ky organ i centralizuar aktualisht nė Shqipėri, drejtohet nga Prokurori i Pėrgjithshėm i cili quhet Theodhori Sollaku. Kėshtu qė jashtė kėsaj, ēfarė do tė thotė se do tė ngrihet "njė grup hetimor me prokurorė tė pavarur pėr tė hetuar veprimtarinė e kryeprokurorit Theodhori Sollaku"?! Sepse mund tė ketė juristė tė pavarur, por jo prokurorė tė pavarur si tė tillė, ashtu siē deklarohet. Ashtu siē nuk ka gjyqtarė tė pavarur jashtė sistemit gjyqėsor. Mund tė ketė ish-prokurorė, apo ish-gjyqtarė, por jo prokurorė dhe gjyqtarė jashtė sistemit tė prokurorisė apo gjyqėsorit. Kėshtu qė nė tė gjithė kėtė qė thuhet, kemi nė rastin mė tė mirė, njė gabim ose njė nonsens. Ndėrsa nė rastin mė tė keq, nuk jam nė gjendje qė ta formuloj kėtė. Sepse tė kėrkosh hetimin e Sollakut nė kėtė mėnyrė, ėshtė si tė thuash qė do ngrihet njė grup me ministra tė pavarur pėr tė gjykuar punėn e kryeministrit. A ėshtė e mundur kjo?! Ėshtė tjetėr gjė, se me kėtė shprehje dhe me kėtė formulim, si Berisha, ashtu edhe Bumēi kanė nė kokė tjetėr gjė: Qė Sollaku tė hetohet dhe gjykohet pėr shkeljet e pretenduara nga mazhoranca, nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve tė Rėnda. Por, as kjo nuk ėshtė e mundur. Sepse Kushtetuta pėrcakton si rrugė tė vetme pėr ta bėrė kėtė, atė rrugė qė u ndoq e qė njihet tashmė, pėr tė cilėn Presidenti firmosi dekretin ku e refuzonte shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr arsyet qė ai i parashtroi nė letrėn qė i drejtoi Parlamentit. Pas dėshtimit tė kėsaj rruge, gjithsesi ka ende edhe tre rrugė tė tjera kushtetuese pėr tė larguar Sollakun: Ose ai tė detyrohet tė japė dorėheqjen, gjė qė mė duket e pamundur nė rrethanat qė janė krijuar; ose mazhoranca tė hyjė nė zgjedhje tė parakohshme me qėllim qė tė marrė njė mandat mė tė fortė politik se deri tani, ēka presupozon qė tė ketė mundėsinė qė tė zgjedhė edhe Presidentin e Republikės (pra tė zotėrojė 84 vota nė Parlament); ose tė presė deri nė korrikun e 2007-ės tė zgjidhet Presidenti i ri dhe mė pas, nėpėrmjet tij tė arrijnė atė qė nuk e arritėn kėtė radhė nėpėrmjet Moisiut. Rrugėt e tjera, nė gjykimin tim janė antiligjore dhe antikushtetuese. Aplikimi i tyre do tė sillte pasoja tė rėnda pėr demokracinė, shtetin ligjor dhe pėr mazhorancėn vetė.

    2. Sigurisht pas refuzimit pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ēėshtja e tė cilit ėshtė bėrė tashmė targeti kryesor i kėsaj mazhorance, marrėdhėniet mes Presidentit dhe qeverisė, do tė jenė tepėr tė vėshtira. Edhe para kėsaj, nuk ėshtė se ato kanė qenė idilike. Duket qartė se Presidenti kėrkon tė qėndrojė nė pozita kushtetuese deri nė fund tė mandatit tė tij, madje duke e shkelur ndonjėherė edhe kėtė linjė nė kurriz tė dekretimit tė ndonjė ligji tė diskutueshėm, nė kurriz tė filozofisė sė ekuilibrave politike dhe nga frika se mos dukej "i njėanshėm". Ndėrsa mazhoranca nga ana e saj, erdhi nė pushtet nė emėr tė premtimeve pėr ēmontimin e sistemit tė korrupsionit, ēlirimit tė shtetit nga kapja e krimit dhe lufta kundėr monopoleve dhe konflikti i interesit. Realizimi i kėtyre reformave kaq ambicioze, nė njė republikė parlamentare si jona, ėshtė i mundur vetėm nėse ke njė mandat tė fortė politik (njė mazhorancė absolute nė Parlament) gjė qė nuk arriti ta siguronte mė 3 korrik 2005. Ose nė aleancė me Presidentin e nė kurriz tė Kushtetutės. Por ka edhe njė rrugė tė tretė: Nėpėrmjet njė qeverisje dinamike, nėpėrmjet luftės kundėr evazionit fiskal nė tatime e dogana, nėpėrmjet tolerancės zero ndaj krimit, nėpėrmjet investimeve tė pėrqendruara nė pikat kyēe tė infrastrukturės sė vendit pėr ndryshimin e shpejtė tė realitetit social-ekonomik tė qytetarėve, nėpėrmjet hartimit, miratimit dhe zbatimit tė ligjeve, paketave ligjore dhe dokumenteve strategjike dhe nė aleancė tė shėndoshė mė mediat dhe shoqėrinė civile. Nga ana tjetėr, nėpėrmjet bashkėpunimit reciprok konform Kushtetutės e ligjit dhe ngritjes sė raporteve partneriale dhe urave tė shėndosha tė komunikimit me tė gjitha institucionet kushtetuese nė vend dhe krijimit tė njė klime tė shėndetshme demokratike pėr jetėn dhe veprimtarinė e qytetarėve dhe klasės sė biznesmenėve shqiptarė dhe investitorėve tė huaj nė vend. Nga kjo klimė e pėrgjithshme, kushdo aktor dhe faktor qė nuk do tė punonte dhe vepronte sipas kėsaj fryme tė pėrgjithshme do tė ishte lehtėsisht i identifikueshėm si "delja" e zezė qė do tė pengonte ritmin e ecjes sė reformave dhe dinamikėn e zhvillimit pozitiv tė vendit. Pas kėsaj pasqyre tė idealizuar tė njė situate qė do tė duhej tė ishte,- sipas gjykimit tim personal,- secili mund tė gjejė edhe pozicionin e qeverisė dhe Presidentit, nė raport me realitetin e sotėm dhe perspektivėn e saj nė 7 muajt e ardhshėm.

    3. Sigurisht qė kjo pėrplasje institucionale qeveri (ministri e Brendshme, ministri e Drejtėsisė) me Prokurorinė nga njėra anė dhe SHISH e organe tė tjera tė specializuara antikrim nga ana tjetėr, efektet mė tė mėdha do t'i sillte dhe i ka sjellė nė luftėn kundėr krimit. E kam pėrmendur dje edhe nė njė shkrim tek gazeta "Shqip" qė treguesi mė konkret i kėsaj klime, ka qenė raporti zyrtar i Policisė sė Shtetit pėr gjendjen e kriminalitetit nė 9 muajt e parė tė kėtij viti, i cili rezulton plot 13 pėr qind mė i lartė se nė tė njėjtėn periudhė tė vitit tė kaluar. Kjo shifėr flet mė shumė se ēdo gjė tjetėr, pėr pasojat qė ka sjellė pėrplasja mes qeverisė dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    .....................

    Robert Rakipllari
    Kryeredaktor i gazetės "Panorama"

    1. Ėshtė sigurisht njė lėvizje e dėshpėruar e krerėve tė mazhorancės, e cila pėrveēse mban nėn tension institucionet, nuk sjell asnjė lloj zgjidhjeje. Ishte po e njėjta mazhorancė, qė nė vend qė tė gjente gjuhėn e pėrbashkėt me kreun e shtetit pėr tė zėvendėsuar Prokurorin e Pėrgjithshėm bėn krejt tė kundėrtėn duke ngritur njė komision hetimor e duke fabrikuar akuza banale ndaj z.Sollaku. Nė vend qė tė lexonin Kushtetutėn e vendit, e cila shprehet qartė (ka raste kur kjo Kushtetutė nuk ka fare qartėsi) se Prokurori i Pėrgjithshėm shkarkohet nga Presidenti i Republikės, krerėt e mazhorancės luajtėn me kartėn e faktit tė kryer. Por, pėrveē rasteve tė shumta kur qeveritė dhe institucionet nė kėtė vend na zhgėnjejnė, ėshtė shumė pozitive qė kemi njė President qė zbaton Kushtetutėn dhe qėndron mbi palėt. Komisioni me "prokurorė tė pavarur" ėshtė gabimi i radhės qė bėn mazhoranca, e cila po harxhon energji pa fund pėr ēėshtje jashtė axhendės pėrse ėshtė votuar nga shqiptarėt.

    2. Nė muajt e fundit tė mandatit, roli i Presidentit tė Republikės do tė zbehej edhe nėse raportet me qeverinė do tė ishin normale. Por, nė kushtet kur nė muajt nė vazhdim do tė ketė ngjarje tė rėndėsishme politike qė mund tė shkaktojnė dhe kriza eventuale, roli i Presidentit do tė jetė i pazėvendėsueshėm. Mazhoranca nuk e shmang dot Presidentin sepse nė dorėn e tij shumė ēėshtje qė lidhen me veprimtarinė e pėrditshme tė qeverisė si dekretimi i ligjeve, etj.

    3. Akuzat pėr lidhje tė kryeprokurorit Sollaku me krimin e organizuar janė qesharake. Pikėrisht dhe pėr kėtė Komisioni Hetimor i Kuvendit dėshtoi. Sepse nėse Sollaku do tė ishte akuzuar pėr shembull pėr inaktivitet nė punėn e tij, kjo mund tė kishte ngjitur nė publik. Por tė akuzosh kryeprokurorin pėr lidhje me krimin pa pasur as edhe njė fakt tė vetėm, tė bėn tė pabesueshėm nė publik. Pėr mua, kjo histori do tė ketė dhe kosto elektorale pėr PD-nė dhe mazhorancėn. Ndėrsa pėrsa i pėrket ndikimit nė punėn e Prokurorisė, do tė ishte mirė qė qeveria dhe institucioni i akuzės tė kishin bashkėpunim pėr shkak se kjo qeveri ka si prioritet luftėn ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Por, marrėdhėniet mes qeverisė dhe prokurorisė i pėrcakton shumė mirė Kushtetuta, kėshtu qė pėrveē njė tensioni nė publik, nuk mendoj se do tė ketė ndikim.

    .....................

    Plator Nesturi
    Analist

    1. Ka njė mospėrputhje nė qėndrimet e shprehura nga funksionarėt mė tė lartė tė PD-sė dhe tė qeverisė. Pas sulmit tė ashpėr ndaj Presidentit pas vendimit pėr Sollakun, kryeparlamentarja Topalli u shpreh me tone mė tė zbutura duke e quajtur si njė "incident historik", madje nė kėtė linjė u duk dhe Berisha kur deklaroi se si kryeministėr nuk do tė merret me Presidentin dhe as ta atakojė atė. Por mesa duket kreu i qeverisė nuk e ka gėlltitur lehtė vendimin e Presidentit duke e cilėsuar si njė humbje personale tė tij nė fushatėn e shpallur kundėr krimit dhe korrupsionit. Tashmė dilet nė njė variant amfib qė kryeprokurori tė hetohet po nga prokurorė, por kėsaj radhe tė pavarur. Nuk ėshtė e qartė se si mund tė pėrzgjidhet ky grup hetimor dhe cilat janė kriteret qė e bėjnė atė tė pavarur, ēfarė prerogativash dhe fuqi vendimmarrėse do tė ketė dhe a ėshtė legale qė gjykatat tė mbėshteten nė vendimin e tyre nga njė grup hetimor me baza legale tė papėrcaktuara dhe deri diku ilegjitim. Pasi anashkalimi i procedurave normale tė hetimit dhe ngritja e kėtij grupi hetimor, do tė thotė ta vendosėsh atė mbi ligjin, gjė e cila nuk mund tė bėhet me njė vendim qeverie apo urdhėresė ministrore. Mė duket se ky vendim, mė tepėr sesa shkuarje deri nė fund tė ēėshtjes Sollaku, ndėrmerret si njė akt pėr tė zbutur inatin dhe sedrėn e lėnduar tė kryeministrit, gjė qė s'do tė bėjė tjetėr veē do tė tensionojė mė tej situatėn politike dhe marrėdhėniet midis institucioneve. Ky veprim nuk ka pse tė ndėrmerret edhe pėr njė arsye tjetėr. Presidenti ėshtė nė pėrfundim tė mandatit dhe nė kėtė periudhė disamujore nuk ka pse tė eksperimentohen zgjidhje tė sforcuara dhe absurde. Vetė Berisha nga ana e tij theksoi se propozimin e tij pėr shkarkimin e Sollakut do t'ia paraqesė edhe Presidentit tė ri. Atėherė pėrse nuk pret?

    2. Ngėrēi institucional kish kohė qė ndihej nė marrėdhėniet midis institucioneve tė Presidentit, Kryeministrisė dhe Parlamentit. Pėr tė mos pėrmendur institucionin e Prokurorisė me tė cilėn mazhoranca ka shmangur deri nė maksimum kontaktet. Tashmė, pas vendimit pėr mosshkarkimin e kryeprokurorit Sollaku, dhe akuzave direkte qė iu bėnė Presidentit se dhe ai ishte i varur nga fijet e krimit, ėshtė e kuptueshme se ky acarim ka hyrė nė njė fazė mė tė agravuar. Sado qė nė fund u ndje njė tėrheqje nė deklaratat e liderėve tė mazhorancės pėr tė mos vijuar sulmin ndaj Moisiut por tė fokusohen vetėm tek Sollaku, ka ngelur ende njė shije e hidhur. Realisht mendoj se si Berisha dhe tė tijtė nuk janė tėrhequr se kanė respekt pėr moshėn e Moisiut apo se e kanė falur nė gjykimin e tij, por sepse nxitja mė tej e inatit tė konsensualit kryetar shteti mund tė ēonte nė njė vendim ekstrem tė dorėheqjes nga posti i Presidentit dhe ku mazhorancės do t'i ngelej nė derė njė krizė e parakohshme pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri. Nė kėtė kuadėr marrėdhėniet e mazhorancės me Presidentin nė muajt qė mbeten nuk do tė ēlirohen nga acari i dimrit. Pėr mė tepėr qė mazhoranca do tė jetė nė ankth nė ēdo dalje tė Moisiut kur do t'i duhet tė deklarojė qėndrimin e kreut tė shtetit si pėr procesin e reformės zgjedhore ashtu edhe pėr procesin elektoral nė rast se do tė vėrehen defekte pėr zgjedhjet e afėrme vendore.

    3. Padyshim qė kur kėrkohet shkarkimi i njė drejtuesi ėshtė e kuptueshme se si do tė jenė marrėdhėniet me institucionin qė ai drejton. Pėr mė tepėr kur ky drejtues akuzohet pėr lidhje me krimin dhe ca mė shumė akoma kur bėhet fjalė pėr kreun e prokurorisė sė vendit. Por pėr tė shpallur sukseset e mazhorancės qeverisėse nė luftėn kundėr kriminalitetit, korrupsionit dhe trafiqeve, shtetarėve iu ėshtė dashur tė pėrdorin dy standarde ndaj prokurorisė. Goditje me shėnjestrėn zero ndaj Prokurorisė sė Pėrgjithshme dhe lėvdata pa fund pėr Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda qė janė pjesė organike tė tė njėjtit institucion dhe qė ėshtė ngritur me iniciativėn e po tė njėjtit kryearmik- kryeprokuror, Theodhori Sollakut. Problemi ėshtė se edhe pas vendimit tė fundit tė Presidentit, nuk shihet nė horizont ndonjė pėrmirėsim tė marrėdhėnieve midis organit tė prokurorisė dhe qeverisė. Ēėshtja ka mbetur nė njė rreth vicioz ku i vetmi element i progresives ėshtė ngritja e toneve tė akuzave reciproke. Nga njėra anė pėr lidhje me krimin dhe ndėrhyrje nė pavarėsinė e institucionit nga ana tjetėr. Njė gjė ėshtė e sigurt. Se Berisha dhe Topalli nuk do tė punojnė kurrė sė bashku dhe bashkėpunimi midis dy institucioneve qė pėrfaqėsojnė do tė arrihet vetėm kur njėri prej tyre tė bjerė nga posti qė ka. Basti se kush do tė jetė i pari qė do tė ikė, ėshtė i vėshtirė nėse pėrveē faktorėve ekstrainstitucionalė ajo ēfarė ndikon mė tepėr ėshtė loja politike dhe rrjedhojat e lėvizjeve tė saj nė kėto muaj.

    .....................

    Aleksander Ēipa
    Drejtor i Lajmeve TVA

    1. Ėshtė njė lėvizje nervoze, e buruar prej nervozizmit. Nė mėnyrėn se si u shpall, tė lė shijen e ngutjes. Vetėm maturi politike nuk ka nė kėtė vendim, i cili dėshmon hapur braktisje tė institucionalizmit. Kjo lėvizje parathotė njė konflikt tė ashpėr politik. Mėnyra se si po lind, tė krijon ndjesinė se jemi para njė kapitulli tė ri tė konfliktualitetit mes palėve kryesore tė vendit. E keqja parathėnėse e kėtij konflikti nė ardhje, lidhet sėrish me mosrespektimin e institucioneve, me pėrplasjen e pushteteve pėr mungesė pėrgjegjėsie. Ngritja e njė grupi prokurorėsh, tė ashtuquajtur tė pavarur prej Ministrisė sė Drejtėsisė pėr tė hetuar Prokurorin e Pėrgjithshėm, ėshtė njė akt pa precedent. Njė absurd tė tillė, s'ka republikė qė ta ketė pėrcjellė realitet si ky qė po pėrjetojmė ne qytetarėt e Republikės sė Shqipėrisė sot. Konica jo vetėm ka pasur tė drejtė, por mbetet i rivėrtetueshėm, kur ka folur pėr "Zululandin"-shtet tė shqiptarėve.

    2. Konflikti mes kreut tė ekzekutivit shqiptar dhe kreut tė shtetit, pėr ditėt e ardhme, ka pėr tė qenė njė kontekst tjetėr konflikti politik. Tashmė ne kemi hyrė nė fushatėn elektorale tė zgjedhjeve vendore, ku palėt politike kanė nevojė pėr rikonfirmim dhe pėr fitore. Ky ėshtė thelbi. Zhvillimet jashtė kėsaj skene, nuk do tė jenė shumė nė vėmendje, pasi e rėndėsishme ėshtė se krerėt e politikėbėrjes kanė nevojė pėr tregues konkretė votash. Hyrja nė kėtė betejė elektorale me disa ēėshtje tė konfliktueshme, janė pjesė e regjisė dhe e skenarit qė mesa duket protagonistėt po e mendojnė mė kompleks nga sa ėshtė shfaqur deri tani. Kryeministri Berisha do tė japė edhe mė tej provė se sa i penduar ėshtė pėr zgjedhjen e dikurshme tė presidentit Moisiu. Tashmė ai ka nevojė edhe pėr disa prova tė mėtejshme zhgėnjyese nga "Plaku stoik" i Presidencės.

    3. Ripėrsėritja e konfliktit politik, ose riciklimi i kėtij konflikti duke vėnė nė epiqendėr institucionin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ėshtė njė element flagrant se sa e inkriminuar shfaqet politika nė kėtė vend. Kemi tė bėjmė me njė tė keqe e cila ėshtė aq e thellė si infeksion institucional, sa nuk mund tė evitohet prej tė kapurve prej virusit tė politikės zhbėrėse. Shumėkush mendon tashmė, se Prokuroria e Pėrgjithshme nuk mund tė jetė efiēente nė kushte tė njė lufte tė tillė frontale, nė kushte kur pėrditshmėria e saj shndėrrohet nė njė makth pėrballė akuzash qė as Al Kapone s'ka pasur rastin tė pėrballet. Nė kėtė mėnyrė, ne po sodisim vrasjen dhe vetėmasakrimin e shtetit institucional, e njėrit prej pushteteve mė themelore tė shtetit-Drejtėsisė. Pretenca e pareshtur e ekzekutivit pėr kryetitullarin e organit tė akuzės, duhet kapėrcyer. Antagonizmi ka shkuar aq larg, sa nuk ka arbitėr pėr kėtė ndeshje. Nė mungesė dhe nė humbje tė shansit tė fundit pėr tė pasur njė arbitėr kushtetues, mesa duket do tė kemi njė arbitraritet tė rikthyer politik. Ky ėshtė njė turp dhe ky ėshtė njė regres qė ka zhvleftėsuar shumė propagandėn pėr standarde dhe integrim institucional tė kėtij vendi.

    .....................

    Adri Nurellari
    Analist

    1. Nė fakt kjo ėshtė njė situatė me tė vėrtetė shqetėsuese pasi kemi mirėfilli njė ngėrē institucional, nga njėra anė ėshtė qeveria qė kėrkon heqjen me ēdo kusht tė kryeprokurorit dhe nga ana tjetėr kemi Presidentin dhe kryeprokurorin qė nuk lėshojnė pe. Unė e kam tė vėshtirė tė shikoj se ēfarė tjetėr mund tė nxjerrė tė re njė grup i ri hetimor pėr tė shqyrtuar veprimtarinė e zotit Sollaku. Edhe nėse do tė kishte ndonjė arsye tė fortė pėr tė larguar kėtė kryeprokuror, padyshim qė mėnyra sesi u menaxhua fushata kundėr tij, bėri qė nė opinionin publik Sollaku tė viktimizohej dhe tė heroizohej, e pėr rrjedhojė e nxori kėtė ēėshtje krejt jashtė kontekstit ku duhej tė trajtohej. Ky debat precipitoi shumė shpejt pa pėrshkallėzim, duke kapėrcyer shumė etapa apo mekanizma qė mbase duhej tė ishin shteruar paraprakisht. Gjithsesi ajo qė ngelet pėr tė thėnė ėshtė se fakti qė ekzekutivi sėrish ka probleme me rolin dhe funksionin e kryeprokurorit, pėr tė disatėn herė ne historinė e shkurtėr tė Shqipėrisė sė demokratizuar, lė tė mendohet se roli dhe statusi i kryeprokurorit duhet tė rishikohet nė kushtetutė pasi ky i deritanishmi ēon nė njė mėnyrė shumė tė mundshme nė njė ngėrē institucional.

    2. Qeveria ka shumė nė dorė pėr tė diktuar axhendėn e ēėshtjeve politike qė diskutohen apo qė vihen nė qendėr tė vėmendjes sa aktualitetit shqiptar e pėr rrjedhojė unė mendoj se do tė tregohet mė e kujdesshme qė tė shmangė ato ēėshtje qė do tė kalojnė nė dorėn e Presidentit nė mėnyrė qė tė minimizojnė rastet kur ekzekutivi tė mos varet nga vullneti i Presidentit. Kjo situatė nė pėrgjithėsi ka pėr ta vėnė qeverinė nėn njė trysni tė madhe qė nė njė farė mėnyre ėshtė bėrė traditė e njė pėrqasjeje relativisht konfliktuale tė qeverisė deri tani. Edhe atėherė kur arrihet njė marrėveshje mes palėsh, marrėveshja nuk ėshtė jetėgjatė. Besoj se ky qėndrim nuk mund tė vazhdojė gjatė pasi politika nuk jeton dot pa kompromisin, konsensusin dhe bindjen pa shtrėngim.

    3. Nė fakt kjo pyetje kėrkon nga ai qė pėrgjigjet njė informacion mė tė thellė dhe tė gjerė lidhur me veprimtarinė e deritanishme tė prokurorisė. Unė nuk mendoj se kėto sulme kanė pasur njė efekt tė veēantė tė dukshėm e tė qartė tek prokuroria. Nga njė anė mund tė hamendėsohet se presioni i vazhdueshėm i ekzekutivit ka ngritur pėrgjegjėsinė nė njė nivel shumė tė lartė duke shtyrė shumė prokurorė qė deri tani ishin neglizhent, qė t'i pėrvishen punės. Por mund edhe tė hamendėsohet se e ka delegjitimuar institucionin e prokurorisė duke ulur respektin e publikut pėr institucionin pėr se si dhe duke ulur nivelin e motivimit dhe moralit tė prokurorėve tė ndershėm qė pėrballen dita ditės me krimin.

    .....................

    Ermal Hasimja
    Universiteti Europian i Tiranes

    1. Ėshtė vėshtirė tė komentosh njė nismė qė nuk ka formė juridike, por thjesht deklarative. Janė dy gjėra tė ndryshme qė natyrisht nuk kanė tė njėjtėn vlerė. Nga ana tjetėr togfjalėshi "grup hetimor me prokurorė tė pavarur" nuk thotė asgjė tė saktė. Prandaj duhet treguar kujdes, aq mė tepėr qė kjo deklaratė vjen nė njė klimė e nxehtė. Sidoqoftė ēėshtja mė e rėndėsishme ėshtė njė tjetėr: cilado qoftė nisma e qeverisė pėr tė vazhduar betejėn me prokurorin e pėrgjithshėm, ajo duhet tė mbetet brenda mekanizmave kushtetues. Kam pėrshtypjen se kryeministri dha njė mesazh pozitiv vetėpėrmbajtjeje pardje, duke deklaruar se do tė respektojė proceduralitetin e vendimit tė Presidentit, pavarėsisht akuzave qė ka bėrė ndaj tij. Ėshtė thelbėsore qė ky respektim i proceduralitetit dhe shmangia e dublimit institucional tė jenė parimet mbi tė cilat tė mbėshteten nismat e mėtejshme.

    2. Shqipėria ėshtė republikė parlamentare dhe jo presidenciale. Pėr kėtė arsye ēdo bllokim qė Presidenti i bėn nismave tė shumicės mund tė krijojė situata nervozizmi dhe frustrimi. Tė mos harrojmė se vendimi i fundit i Presidentit ka bllokuar njė proces qė shumica e konsideron si thelbėsor pėr tė fituar luftėn qė i ka shpallur korrupsionit dhe krimit tė organizuar, si kali i betejės nė mandatin e marrė me 3 korrik 2005.

    3. Nuk mund tė thuhet saktėsisht sa ka ndikuar. Por nė pėrgjithėsi ėshtė e qartė se shumica e djathtė do tė kishte pasur rezultate shumė mė tė larta nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar nė njė situatė jokonfliktuale me prokurorin e pėrgjithshėm: qoftė me Sollakun, qoftė me dikė tjetėr qė do t'i kishte zėnė vendin. Kėtė e vėrteton edhe fakti se pėrkundėr kėtij konflikti, rezultatet nė luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar janė shumė herė mė tė mira sesa rezultatet qė ka prodhuar "bashkėpunimi" mes shumicės socialiste dhe po tė njėjtit prokuror pėrpara 3 korrikut 2005. Kėtė nuk e kontestojnė as kritikėt mė tė mėdhenj tė qeverisė aktuale.

    .....................

    Skender Minxhozi
    Analist

    1. Pėr mendimin tim, ky ėshtė njė absurditet ligjor, po aq sa edhe njė shprehje e mllefit tė verbėr, pre e tė cilit duket se ka rėnė kryeministri. Rifillimi i "sagės" Sollaku nė kushtet kur rreth saj ėshtė thėnė fjala e fundit nga presidenti Moisiu, pėrbėn vetėm njė premisė pėr maisjen edhe mė tej tė tensionit politik dhe rritjen e destabilitetit nė vend. Edhe zoti Berisha, edhe zoti Bumēi e dinė fare mirė se nuk ka asnjė hapėsirė ligjore qė qeveria tė hetojė dhe tė shkarkojė kryeprokurorin. Vetė fakti qė PD-ja zgjodhi rrugėn e hetimit parlamentar dhe kėrkesėn ndaj kreut tė shtetit pėr shkarkim, tregon se ka qenė e qartė qysh nė krye tė herės sesi mund tė arrihet largimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Obsesioni i ēuditshėm qė po tregon PD-ja ndaj kėsaj ēėshtjeje, veēse pėrkeqėson krizėn institucionale nė vend. Asgjė mė tepėr.

    2. E vėshtirė tė parashikosh diēka afatgjatė nė njė ambjent tė dominuar nga truket e ēastit dhe llogaritė pas perdeve. Dhe shtatė muaj janė vėrtet shumė pėr tė parė qartė nė kėtė "Pazar Kabuli", siē mund tė konsiderohet aktualisht politika shqiptare. Gjykoj se kreu i shtetit ka marrė njė pozicion tė qartė dhe mendoj se ai do t'i qėndrojė kėsaj linje, ēka do tė thotė se raportet e tij me ekzekutivin do tė vijojnė tė jenė tė tendosura. Kjo situatė krize e thellė mendoj se prek drejtpėrdrejt cilėsinė dhe nivelin e standardeve tė qeverisjes nė vend. Ndodhemi pėrballė njė gjendjeje ku tė gjitha pushtetet janė nė luftė me njėri-tjetrin dhe kjo prek direkt politikėbėrjen, promovimin dhe aprovimin e ligjeve, politikėn e jashtme dhe tėrthorazi edhe sfera tė tjera si lufta kundėr krimit apo reformat ekonomike.

    3. Pa dyshim qė prokuroria ėshtė influencuar nga klima surreale qė ka rrethuar kreun e institucionit gjatė vitit tė fundit. Ėshtė e kuptueshme qė nė vend me njė demokraci tė pakonsoliduar si Shqipėria, njė presion kaq i madh mbi institucionin do tė prodhojė destabilizim brenda trupės sė prokurorėve. Kjo ėshtė nė fakt kostoja e fshehur qė politika nuk e llogarit fare kur gjuan mbi institucionet e shtetit. Megjithatė gjykoj se avantazhi qė rezulton nga mosmiratimi i projektit tė qeverisė pėr tė nėnshtruar organet e drejtėsisė, ėshtė gjithsesi mė i madh sesa dėmi i shkaktuar nga sulmet politike ndaj prokurorit Sollaku.

    .....................

    Erion Veliaj
    Drejtues i Lėvizjes Mjaft

    1. Mendoj se veprimet e fundit tė mazhorancės qeverisėse, dhe sidomos tė kryeministrit Berisha, kanė pėrforcuar njė nga shqetėsimet kryesore qė Lėvizja Mjaft e mė pas Aksioni Civil kanė ngritur nė opinionin publik, shprehimisht rrezikun e cenimit tė pavarėsisė tė disa institucioneve qė janė krijuar pėr tė qenė tė pavarura. Kėto shqetėsime, jo mė larg se ditėn e djeshme, u pritėn me shumė interes nga Ambasadorėt e vendeve tė BE-sė, si dhe Ambasadori i OSBE-sė dhe UNDP-sė. Kėrkesa e njė grupi deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė pėr tė shkarkuar kryeprokurorin Sollaku, mori disa ditė mė parė njė pėrgjigje zyrtare, nga njė institucion tė cilit Kushtetuta i njeh tė drejtėn pėr tė shkarkuar apo jo kreun e Prokurorisė. Presidenti Moisiu mori njė vendim tė prerė, vendim ky i cili i takon vetėm atij pėr tu marrė dhe parė nga ky kėndvėshtrim deklarata e Berishės pėr ngritjen e njė grupi tjetėr hetimor duket absurd. Kėto veprime tė Berishės veēse pėrforcojnė idenė se kryeministri po tenton tė vėrė nėn kontroll institucione tė cilat nuk duhet tė jenė nėn kontrollin e tij. Duke kėrkuar tė shkarkojė me ēdo kusht kryeprokurorin Sollaku, edhe pse ligji nuk ia njeh kėtė tė drejtė; duke iu pėrgjigjur vendimit tė ligjshėm tė presidentit Moisiu me njė lumė akuzash tė frikshme qė nuk i shkojnė pėrshtat njė Kryeministri dhe sidomos duke pėrdorur njė arrogancė tė pafalshme nė Parlament, Berisha po vė nė rrezik tė drejtpėrdrejtė mirėfunksionimin e demokracisė dhe njėkohėsisht po ngre pikėpyetje tė forta pėr imazhin e tij si njė lider "tolerant" qė "respekton mendimin ndryshe". Politika shqiptare ėshtė duke pėrjetuar kėto ditė momente tejet tė tensionuara, ku konflikti midis institucioneve ka arritur kulmin. Tė gjitha veprimet e mėtejshme duhen ndėrmarrė vetėm duke u mbėshtetur nė Kushtetutė, e cila pėr fat tė mirė i pėrcakton fare qartė detyrat dhe tė drejtat e ēdo pushteti, institucioni apo pushtetari. Dhe fatkeqėsisht pėr Berishėn, dukshėm, Kushtetuta nuk i jep tė drejtė atij.

    2. Sigurisht ka pėr tė qenė njė periudhė jo e lehtė. Unė nuk besoj se Kryeministri Berisha do tė heqė dorė nga idetė e tij fikse pėr tė kontrolluar disa institucione tė rėndėsishme, ndėr tė cilėt sigurisht radhitet edhe Prokuroria e Pėrgjithshme. Nga ana tjetėr, kam besim tė plotė nė Presidentin Moisiu, figurėn dhe integritetin e tij. Jo pak herė Presidentit i ėshtė dashur tė marrė vendime delikate, dhe fatmirėsisht deri mė sot, ai ka vepruar drejt, dhe ēka mė e rėndėsishme, nė pėrputhje tė plotė me tė drejtat dhe pėrgjegjėsitė qė i jep Kushtetuta. Me pak fjalė, parashikoj marrėdhėnie tė vėshtira, por besoj tek Moisiu dhe gjykoj se pavarėsisht presioneve ndaj tij, Presidenti do i mbetet besnik Kushtetutės dhe betimit tė bėrė pėrpara Parlamentit Shqiptar.

    3. Duke lėnė mėnjanė stresin nėn tė cilin ka punuar Sollaku, mendoj se puna mė e vėshtirė ka qenė pėr prokurorėt e tjerė, si dhe gjithė stafin e institucionit tė prokurorisė, tė cilėt gjatė gjithė kėsaj periudhe duhet tė jenė ndjerė tė pasigurt dhe njėkohėsisht tė pėrfshirė nė njė seri akuzash nė mė tė shumtėn e rasteve tė pavėrtetuara. Si do vazhdojė puna nė organin e prokurorisė? Vėshtirė tė parashikohet. Normalisht, pas vendimit tė Presidentit, gjėrat duhet tė jenė qartėsuar, edhe pse dyshoj se Berisha do tė ndalet me kaq.

    .....................

    Lutfi Dervishi
    Analist

    1. Ėshtė njė pėrpjekje pėr tė krijuar pėr herė tė parė institucionin e "Impeachment" (Njė traditė e krijuar sė fundmi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ku hetohet njė zyrtar i lartė pėr thyerje tė rėnda tė ligjit nė detyrė).
    Parlamenti nuk u legjitimua pėr hetimin e Prokurorit, pasi nuk mund tė kishte njė institucion paralel, nga ana tjetėr kemi tė bėjmė me njė rast specifik ku vetė Prokuroria nuk mund tė hetojė prokurorin e vet. Nė kėto kushte lind nevoja e njė strukture tė pavarur, pėr tė bėrė tė mundur provimin e akuzave ndaj personave publik me njė mandat siē ėshtė rasti i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ndoshta nė Shqipėri ka ardhur nevoja e grupeve tė pavarura qė tė hetojnė krerėt e institucioneve pa i paragjykuar. Pėr shembull duhet parashikuar kush e heton Prokurorin e Pėrgjithshėm. Njė gjė ėshtė e sigurtė, ky komision nuk mund tė jetė perfekt, por prokurorėt aktualė nuk mund tė hetojnė shefin e tyre. Nga ana tjetėr lind pyetja, a mund tė hetohet dy herė njė person pėr tė njėjtėn gjė? Dhe a duhet bėrė njė gjė e tillė tani?
    Ndoshta do tė ishte mė mirė qė shumica tė ndiqte njė strategji tjetėr, tė shpjegonte se problemi i vėrtetė qėndron tek opozita dhe se faturėn pėr rezultatet nė luftėn ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit do tė duhet ta paguaj opozita nė zgjedhjet e ardhshme. Nė tė njėjtėn kohė njė nga problemet qė duhet tė zgjidhė mazhoranca e sotme ėshtė mandati kohor i Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Ėshtė i vetmi titullar i njė institucioni kushtetues qė nuk ka tė pėrcaktuar mandatin. Qeveria duhet tė dėshmojė se nuk dėshiron tė shohė veten e saj nė njė mandat tė dytė, apo cilindo qeveri nė tė njėjtėn pozicion ku nuk lėviz dot Prokurorin e Pėrgjithshėm. Por kėto ndryshime kushtetuese (jo vetėm pėr kėtė ēėshtje) nuk mund tė bėhen sot, por as mund tė lihen nė kalendat greke.

    2. Kriza nuk ėshtė vetėm nė ēėshtjen e Prokurorit. Ka pasur pėrplasje dhe fėrkime edhe nė raste tė tjera si ai i dekretimit tė disa ambasadorėve, mandatet e Gjykatės sė Lartė, (njė nga dekretet ėshtė i bllokuar dhe ka njė vit qė nuk shqyrtohet nė Parlament dhe njė mandat tjetėr qė ėshtė bosh) apo problemi i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Kėshtu qė nė raport me qeverinė nuk pritet ndonjė pėrmirėsim.

    3. Prokurori i Pėr-gjithshėm ėshtė votuar nga mazhoranca e sotme dhe ish opozita e djeshme, por ėshtė e vėrtetė qė kur ka ardhur nė pushtet ka kėrkuar largimin e tij. Pra ka njė qėndrim tė prerė. Pjesa pozitive ėshtė se nuk ka patur kompromentim, pėr ta vėnė nėn tutelė. Ndėrsa ndikimi ėshtė i dukshėm sepse gjithė struktura ka qenė nėn presionin (qoftė edhe mediatik) se kreu i kėtij institucioni do tė largohet. Duke pasur parasysh se kemi njė strukturė tė centralizuar e gjithė situata ka ndikuar nė punėn e prokurorėve. Mjafton tė pėrmendim se ka kaluar njė vit dhe nuk kemi hetime tė ish zyrtarėve tė lartė apo kėrkesa pėr tė hequr imunitetin e zyrtarėve qė hetohen pėr korrupsion. Mbarėvajtja e punės sė Prokurorisė ndikohet edhe nga marrėdhėniet me Ministrinė e Brendshme dhe Ministrinė e Drejtėsisė.

    TiranaObserver

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    me i gezuari nder shqipot per bordellizmin qe tregoi moisiu natyrisht eshte arap orik shyto altinaj..

    i lumte mafies.. di te vjedhe te vrase e te dal pa lagur tash 60 e kusur vjet..

    -----

    Luiza, peshqeshi i Sollakut pėr Moisiun

    Bledi KASMI


    Ish-deputetja e PS, ish-prefektja socialiste e Beratit dhe ish-drejtoresha e Pėrgjithshme e Postave, Luiza Hoxha, la qelitė e ftohta tė burgut pėr t'iu rikthyer politikės si anėtare e Kryesisė sė PS tė Vlorės, duke premtuar se do tė hakmerret ndaj denoncuesve tė saj, ndoshta jo tamam ashtu si nė '97-ėn, kur pinte gjakun e oficerėve tė shėrbimit sekret nė Vlorė, por kėsaj radhe politikisht, duke forcuar radhėt e partisė sė Ramės nė Vlorė.

    Procesi i bujshėm nisi nė fundin e shkurtit dhe u mbyll vetėm tre ditė mė parė, ku Hoxha qėndroi nė qelitė e burgut pėr pak mė shumė se shtatė muaj, ndėrsa vjedhja e denoncuar nga Drejtoria e Postave kap shifrėn e 3.2 milion dollarėve. Ndoshta ėshtė nga proceset simbol qė provon se si funksionon institucioni i akuzės tė drejtuar nga Sollaku nė kėtė vend dhe si janė raportet e tij me tė korruptuarit. Nė procesin ndaj Hoxhės, pas denoncimit tė bėrė, prokuroria provoi se kishim tė bėnim me njė korrupsion tė shifrave tė mėdha. Sipas organit tė akuzės, Hoxha, nė periudhėn qershor-korrik tė vitit tė kaluar, ka lidhur njė kontratė me njė koleksionist zviceran, pėr shitjen e 500 mijė pullave dhe 500 mijė blloqeve postare. Po sipas prokurorisė, kjo sasi pullash e blloqesh postare ėshtė shitur me njė vlerė prej 650 mijė eurosh, ndėrkohė qė vlera reale e tyre shkonte nė 3.2 milion Euro. Pra, vetė institucioni i akuzės ka provuar se dėmi qė i ėshtė shkaktuar shtetit nga kjo aferė korruptive e Hoxhės, kap shifrėn e afro 2.6 milion Eurove, tė cilat, sikurse mund tė merret me mend, pėrderisa nuk kanė pėrfunduar nė xhepat e arkės shtetėrore, kanė pėrfunduar nė llogaritė bankare tė personit qė lidhi kontratėn nė shkelje flagrante me ligjin mbi tė cilin funksionon Posta Shqiptare.

    Padia e parė e ngritur nga prokuroria ndaj Hoxhės, nė fillim tė marsit, ishte pėr "Vjedhje dhe shpėrdorim detyre". Me kalimin e javėve, nė mėnyrė enigmatike, institucioni i Sollakut zhduku nga padia padinė pėr vjedhje dhe la vetėm atė tė shpėrdorimit tė detyrės. Se si mund tė hiqet padia e vjedhjes kur vetė prokurori bėrtet nė sallėn e gjyqit se janė vjedhur afro 2.6 milion Euro nga afera e Hoxhės, kėtė mund ta bėjė vetėm njė institucion akuze qė ka pėr titullar Sollakun. Dhe ana mė qesharake e kėtij institucioni tė nėpėrkėmbur si asnjėherė mė parė, arrin kur prokurori kėrkon nė sallėn e gjyqit dėnimin pėr zhdukjen e 2.6 milion Eurove me vetėm 18 muaj burg. Njė dėnim i tillė ėshtė i njėjtė me ata qė kėrkohen pėr hajdutė tė xhepave nė linjat e autobusėve urbanė, por se mund tė dėnohen njėlloj si kėta hajdutė edhe ata qė vjedhin shifra marramendėse nga paratė e taksapaguesve shqiptarė, kėtė mund ta bėjė vetėm prokuroria e Dhori Sollakut.

    Rasti i asaj qė u konsiderua deri disa muaj mė parė si "monstra e korrupsionit", ėshtė panorama mė realiste e funksionimit tė institucionit tė akuzės nė vend dhe lufta reale qė kjo prokurori u bėn tė korruptuarve. Deri njė vit mė parė, ndonėse radhiteshim tė parėt nė botė pėr nivelin mė tė lartė tė korrupsionit, nuk kishim asnjė tė dėnuar nga prokuroria, ndėrsa duke nisur qė nga njė vit mė parė, kemi me qindra raste tė denoncuara tė korrupsionit dhe tė gjitha dosjet ose janė tė bllokuara, ose dėnimi i parė qė u dha pėr korrupsionin, rezultoi mė qesharak se vetė Sollaku.

    Ky ėshtė sistemi qė mbrojti katėr ditė mė parė me dekret Moisiu. Nuk ka peshqesh mė tė bukur se Sollaku i ka bėrė Moisiut me rastin e mosaprovimit tė vendimit tė Kuvendit pėr shkarkimin e tij. Ėshtė njė histori peshqeshesh qė ka kohė qė funksionon nė mėnyrėn mė perfekte mes kėtyre dy njerėzve, njė aleancė qė, sė bashku me Ramėn mes tyre, po kėrkon tė mbajė peng luftėn ndaj krimit dhe korrupsionit.


    RD

  3. #123
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Mendoj se Presidenti i Shqiperise ka bere gabimin me te madh gjat gjithe kohes se tij si president i Shqiperise. Ai ka luajtur me fatet e atdheut duke u dhene dore te lire krimit e korrupsionit te zaptojne cdo qelize Shqiptare. C'do nate ne lajme degjojme: U arrestua personi X i shume kerkuar per vrasje, u arrestuan anetaret e X bande kriminale, e shume e shume lajme te tilla, ndersa shume shume rrale degjojme ne lajme u denua X person per Y krim qe ka kryer. Mos do te themi valle qe kjo eshte peshe e gjykatave??? JO, kjo eshte nje barre e rende e prokurorise qe ka zgjedhur bashkepunimin me rrugen e krimit e jo me shtetin ligjor. E ne kete organizate tani hyn dhe Presidenti i Republikes se Shqiperise, i cili doli krah i djathte me krimin me vendimin qe mori. Te gjithe e dime se sa jane arrestuar nga puna e mire qe ka bere policia, sic dime gjithashtu se shume dosje te derguara ne prokurori as kapaket nuk u jane hapur ndonjehere. E pra Presidenti i Shqiperise ka futur friken te gjithe Shqipetareve me vendimin qe mori, pasi me ate vendim dihet qe KRIMI do jete institucioni me i larte ne Shqiperi. Presidenti e ka treguar dhe here te tjera qe nuk eshte i gatshem per bashkepunimin me institucionet e vendit dhe ky person bashke me kryeprokurorin duhet te dalin para ligjit, por jo te hetohen nga keta qe jane sot hetues, por te hetohen nga i gjithe populli Shqiptar e te denohen rende nga i gjithe populli Shqiptar.

    Lukas

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja dhe miu i gjirizit zef brozi.. nje nga nismetaret e korrupsionit.. dhe vegel e neveritshme e altin arapo shyt edvinave cfar shkruan.. ne gsh te alba malltez caush arapes..

    ---

    GSH

    --



    Sollaku, dorėheqje po nuk hetoi Berishėn



    Nga Zef Brozi


    Tek po bisedoja me njė person kėtu nė Washington, D.C., i cili e njeh mirė Shqipėrinė, ai ndėr tė tjera mė tha: "Zef, kam dijeni se kryeministri dhe disa parlamentarė e politikanė tė tjerė po bėjnė akuza shumė tė rėnda pėr Presidentin, pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm, pėr deputetė tė opozitės, pėr gjykatat dhe prokurorinė. Dua tė di opinionin tuaj nėse kėto akuza janė apo jo tė vėrteta?"

    Pėr mua, ashtu si pėr kėdo shqiptar tjetėr, njė pyetje e tillė nuk ėshtė aq e lehtė pėr t'iu pėrgjigjur ndaj theksova se do te ishte njė veprim jo i matur i imi tė jap konluzione tė prera nėse akuzat janė tė vėrteta apo jo Theksova se ashtu si nė nėntor 1994, edhe nė korrik 2005 populli e shprehu indinjatėn ndaj korrupsionit tė qeveritarėve me votėn e tij dhe qeveria aktuale duhet tė mbajė premtimin qė dha gjatė fushatės se do t'i luftojė pa kompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar. Por faktet e derisotme janė alarmuese. Vetė Berisha mori nė mbrojtje ish kryeministrin qė nė korrik e quante baron tė krimit dhe thuhet se po tenton ta bėjė edhe President. Korrupsioni vazhdon, opozita tani akuzon me fakte vetė kryeministrin dhe familjen e tij pėr pasuri tė dyshimta por kryeministri nuk pranon tė hetohet nga njė komision i posaēėm parlamentar siē kėrkon opozita. - E di kėtė, ndėrhyri personi nė fjalė, dhe pyeti nėse kane filluar hetimet nga prokuroria pėr kėtė ēėshtje? - Jo, iu pėrgjigja unė. Me sa di prokuroria akoma nuk ka ndėrmarrė ndonjė hap konkret nė kėtė drejtim. E keqja mė e madhe mendoj se ėshtė fakti qė organet e prokurorisė dhe gjykatat janė vėnė nėn thundrėn dhe terrorin e ekzekutivit dhe nuk kanė guximin tė hetojnė as Berishėn, as familjen e tij, as qeveritarė e disa ish qeveritarė tė akuzuar nė shtyp pėr korrupsion. Prandaj krimi e korrupsioni i atyre qė kanė apo qė kanė pasur pushtet mbetet i padėnuar dhe politikanet vetėm sa bėjnė propagandė politike...

    E pėrmenda kėtė bisedė dhe citova pjesė tė saj pėr tė vėnė nė dukje se institucioneve tė huaja u tėrheqin vėmendjen edhe akuzat e rėnda qė politikanet shqiptarė i bėjnė njeri- tjetrit dhe institucioneve tė pavarura dhe pse prokuroria nuk vepron me gjithė forcėn e ligjit ndaj kėtyre akuzave dhe fakteve tė korrupsionit qė bėhen publike pėrmes shtypit, medias dhe nė mėnyra tė tjera.

    Dihet se gazetaret dhe media janė ndėr denoncuesit e parė ndaj krimit dhe sė keqes, pra edhe njė burim i rėndėsishėm informacioni qė duhet tė vejė nė lėvizje prokurorinė dhe institucionet e tjera. Ja, p.sh, kėtu nė Amerikė, shumė herė prokuroria dhe FBI i fillojnė ēėshtjet mbi bazėn e denoncimeve qė shtypi e televizioni u bėn skandaleve tė ndryshme.

    Prokuroria shqiptare duhet tė veprojė dhe tė jetė shumė aktive ne luftėn ndaj korrupsionit dhe nuk duhet tė presė se ēfarė vendosin komisionet parlamentare. Ēdo institucion bėn punėn e tij sipas kompetencave qė i jep ligji. Eshtė pėr t'u marrė shembull se si veprohet kėtu nė Amerikė kur hetimi lidhet me kongresmenė dhe persona qė gėzojnė imunitet. Ndėrsa komisionet e Kongresit bėjnė seanca dėgjimore pėr skandale tė ndonjė kongresmeni, FBI e Prokuroria kanė filluar procesin hetimor, bėjnė edhe kontrolle nė zyrat e kongresmeneve, nė shtėpitė e tyre dhe tė fėmijėve e tė afėrmėve tė tyre kur ato e ēmojnė tė nevojshme. Dhe pėr kėtė as qė i marrin leje Kongresit, as kanė nevojė tė kėrkojnė heqjen e imunitetit tė kongresmenti tė akuzuar. Nė fakt kongresmenėt Amerikanė nuk kanė imunitet kur ato akuzohen pėr abuzime e krime. Ata kanė imunitet vetėm pėr fjalėn dhe votėn e tyre nė Kongres si pėrfaqėsues tė popullit. Pra imuniteti i kongresmenit Amerikan pothuajse nuk ekziston. Shqipėria duhet tė mėsojė nga kjo eksperiencė e demokracisė Amerikane.

    Nė vendet e demokracive Perendimore, e sidomos kėtu nė Amerikė, gjithkush ėshtė i pėrgjegjshėm para ligjit, qoftė ky president, kryeministėr, deputet, politikan, gjyqtar , prokuror etj. Dhe meqėnėse nė kėto vende gjyqėsori e prokuroria janė institucione tė pavarura dhe veprimtarinė e tyre e ushtrojnė duke u bazuar nė ligj e nė prova dhe jo nė urdhra tė politikanėve e pushteteve tė tjerė, pra nuk janė vegla tė politikės, atėherė edhe politikanėt nuk mund ta pėrdorin luftėn kundėr korrupsionit si njė pretekst pėr tė luftuar kundėrshtarėt politikė apo ata qė mendojnė ndryshe. Por Shqipėria as qė mund tė krahasohet me demokracitė Perėndimore. Pėr fat tė keq ajo po mbetet prapa edhe disa vendeve fqinje tė saj qė i filluan reformat shume vite mė pas. Dhe kjo ngjet se disa pushtetarė e politikanė tė Shqipėrisė kanė perfeksionuar artin e shkatėrrimit dhe regresit.

    Njė shqetėsim real pėr qytetarėt e Shqipėrisė duhet tė jetė fakti se ata shpesh po ua besojnė qeverisjen e tyre disa politikanėve tė papergjegjshėm tė cilėt prodhojnė qeverisje tė papėrgjegjshme. Fjalori i kryeministrit Berisha dhe ndonjė deputeti a politikani tjetėr ndaj Predidentit tė Republikės, ndaj Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ndaj Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė, ndaj gjyqėsorit dhe ndonjė institucioni tjetėr shtetėror ėshtė pak ta quash banal dhe tė papranueshėm. Nė kėtė rast ne nuk gjykojmė se sa tė paqytetėruar e tregojnė veten disa politikanė, por sa e padenjė dhe e rrezikeshme ėshtė sjellja e kėtyre pėrfaqėsuesve tė qeverisė dhe parlamentit ndaj institucioneve mė tė larta tė shtetit. Njė sjellje e tillė po e diskrediton gjithnjė e mė shumė edhe vetė Shqipėrinė nė sytė e ndėrkombėtarėve.

    Natyrisht qė ēdo politikan dhe deputet ka tė drejtė tė pėlqejė ose jo presidentin dhe drejtuesit e institucioneve tė tjera. Ēdo politikan dhe qytetar e ka tė drejtė dhe detyre morale tė denoncojė tė keqen, korrupsionin dhe krimin. Por mėnyra brutale dhe e pacivilizuar e sjelljes sė Berishės dhe disa deputetėve ndaj President Moisiut dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė jashte ēdo standarti demokratik dhe duket se motivohet nga qėllime tė pandershme. Eshtė e papranueshme qė sa herė President Moisiu merr njė vendim nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe faktet (dhe pėr kėtė ai meriton pėrgėzimet e shqiptarėve, tė institucioneve perėndimore dhe tė miat personalisht) mbi tė do bėhen shantazhe e do tė shkarkohet gjithė fjalori fyes e akuzues qė Berisha e ka art tė tijin dhe kėtė ua ka mėsuar edhe disa ushtarėve tė tij nė Parlament e qeveri qė i binden qorrazi.

    Nėse Berisha ka vėrtetė prova se Presidenti dhe prokurori i pėrgjithshėm "flenė me krimin", "janė pjesė e krimit dhe e mafias se drogės dhe krimit tė organizuar" etj...atėherė pse nuk ia ka paraqitur ato me kohė prokurorisė, siē e kėrkon procedura ligjore. Nėse ėshtė vėrtetė ashtu siē thotė Berisha, atėherė edhe unė, dhe besoj tė gjithė shqiptarėt, do tė kėrkonim qė prokuroria dhe gjykata, pėrmes nje procesi ligjor tė rregullt, tė ndershėm, tė paanshėm dhe nė pėrputhje me standartet ndėrkombėtare tė njė gjyqėsori tė pavarur, tė vinin para pėrgjegjėsisė ligjore presidentin, prokurorin dhe kėdo tjetėr.

    Por tani nuk ėshtė thjesht ēėshtje dėshire e vullneti, por ėshtė detyrim ligjor i Berishės qė tė provojė para prokurorisė dhe gjykatės akuzat ndaj presidentit e Sollakut. Eshtė detyrim ligjor i Prokurorisė qė tė thėrrasė Berishėn pėr tė dhėnė shpjegimet dhe pėr tė paraqitur provat pėr akuzat tepėr tė rėnda tė bėra ndaj Presidentit dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Kjo nuk ėshtė ēėshtje personale e Moisiut, Sollakut e Berishės, por ka tė bėjė me vetė ekzistencėn e shtetit nė Shqipėri. Shqipėria nuk mund tė pranojė tė ketė njė President si ai qė akuzon Berisha. Shteti nuk mund tė ekzistojė nėse Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė ai qė thotė Berisha. Dhe Kryeministri Berisha si fillim duhet tė largohet nga funksioni dhe politika nėse ai nuk provon para drejtėsisė se Presidenti dhe Prokurori janė pikėrisht ashtu siē akuzon ai.

    Do tė jetė nė dėm tė demokracisė nė Shqipėri nėse Presidenti i Republikės i toleron akuzat e Berishės dhe ndonjė tjetri kundėr tij. Ai nuk duhet tė ndruhet aspak pėr tė ushtruar tė gjitha kompetencat qė i jep Kushtetuta dhe ligji pėr tė mbrojtur dinjitetin e postit qė i ėshtė besuar dhe pėr ta venė Berishėn para pėrgjegjėsisė ligjore e politike qoftė edhe duke e shkarkuar atė, nėse Berisha nuk jep dorėheqje.
    Gjithashtu, nėse Prokurori i Pėrgjithshėm Sollaku nuk fillon procedurėn ligjore pėr akuzat qė Berisha ka bėrė ndaj tij dhe Presidentit, atėherė ai vėrtetė duhet tė japė dorėheqjen.

    Berisha dhe tė tjerėt kur thirren nė Prokurori janė tė detyruar tė paraqiten pėr tė dhėnė shpjegime. Nėse ata nuk paraqiten vullnetarisht, duhet tė detyrohen sipas ligjit. Dhe nėse ka ndonjė ligj qė e pengon prokurorinė pėr tė thirrur deputetė e pushtetarė pėr tė dhėnė shpjegime e paraqitur prova, atėherė ai ligj duhet tė shfuqizohet urgjentisht nga Parlamenti sepse vjen nė kundėrshtim me parimet e njė shteti ligjor e demokratik dhe shėrben si njė mburojė pėr korrupsionin dhe ligėsitė.

    Nė fund tė kėtij shkrimi dua tu bėj thirrje tė veēantė prokuroreve, gjyqtarėve, punonjėsve tė policisė dhe organeve tė specializuara nė luftėn kundėr krimit. Fati i demokracisė nė Shqipėri ėshtė nė duart tuaja. Jeni tė guximshėm, tė ndershėm e tė aftė profesionalisht nė misionin e rėndėsishėm qė ju keni pėr zbulimin, hetimin dhe ndėshkimin e korrupsionit dhe krimit tė kujtdoqoftė. Zbatoni parimin e shenjtė tė demokracisė sė para ligjit tė gjithė duhet tė jenė tė barabartė dhe mos u stepni nga pozitat e larta qė kanė apo kanė pasur ata pėr tė cilet ju keni prova se janė tė korruptuar e tė lidhur me krimin e mafian. Mos u frikėsoni dhe mos u bėni vegla tė politikanėve qė duan t'ju pėrdorin pėr qėllimet e tyre tė liga. Denonconi para publikut shqiptar dhe sidomos institucioneve ndėrkombėtare ēdo presion qė ekzekutivi, legjislativi e politikanėt mund tė bėjnė mbi ju. Ruani dinjitetin tuaj njerėzor e profesional dhe bėhuni mbrojtės tė sė vėrtetės dhe tė lirisė. Po tė veproni kėshtu, ju do tė keni besimin e popullit nė Shqipėri, mbėshtetjen e shumanėshme tė qeverive dhe institucioneve Perėndimore dhe pėrkrahjen e imigrantėve shqiptarė. Dhe si gjithnjė ju do keni mbėshtetjen time pėrherė e mė tė madhe e cila, natyrisht nuk ėshtė vetėm pėrmes shkrimeve.

    Le tė punojmė tė gjithė sėbashku pėr ndėrtimin e njė shteti ligjor e demokratik nė Shqipėri. Dhe atėherė edhe politikanėt e shtetarėt e Shqipėrisė do kenė mė pak mundėsi e mė shumė frikė pėr ta vjedhur popullin, do jenė edhe mė tė ndershėm, edhe mė tė civilizuar, edhe mė tė kujdesshėm, edhe mė tė pėrgjegjshėm para ligjit dhe popullit tė tyre, ndėrsa Shqipėria do bėjė njė hap tė madh drejt demokracisė dhe begatisė.


    gsh

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo..

    nuk kini bere ndonji gje interesante me kto "kryetemat" perkundrazi.. vec keni ulur interesin per to..
    leri temat te ulen e ngrihen sipas lexushmerise e postimeve nga vet forumistat..


    gaz55
    --


    Data: 22/10/2006, ora

    Berisha nė Kukės: Aldo Baret e KLD-sė dhe avokatėt e tyre nė Prokurori, do tė dalin para ligjit



    Kryeministri, gjatė njė takimi spontan nė Kukės, nė komunikimin me banorėt e qytetit verilindor, u tregua i vendosur qė ndaj Theodhori Sollakut apo Artan Gjermenit do tė aplikohej procedura si me kockat mafioze qė kanė dalė para drejtėsisė, pėrgjatė njė viti qeverisjeje tė sė djathtės



    Kryeministri Sali Berisha shprehu dje vendosmėrinė e qeverisė pėr tė luftuar me intensitet krimin dhe korrupsionin. Gjatė njė takimi tė zhvilluar nė qytetin e Kukėsit, nė sallėn e Pallatit tė Kulturės "Hasan Prishtina", zoti Berisha tha se “ne jemi tė vendosur ta vazhdojmė kėtė betejė, qė fėmijėt tuaj tė shkojnė nė shkollė tė sigurtė, qė ju tė shėtisni nė rrugėt e qytetit tuaj dhe tė Shqipėrisė, nė mesditė e nė mesnatė”. “Shqipėria - vend i sigurtė, ishte premtimi ynė. Nė njė vit ne vendosėm para ligjit tė gjitha kockat mafioze shqiptare, kudo qė u ndodhėn, anėtarė tė organizatave tė tyre, por beteja ėshtė nė vazhdim”, tha zoti Berisha, duke shtuar se “anėtarė tė kėtyre organizatave janė nė funksione tė rėndėsishme tė shtetit tė kapur shqiptar”. “Aldo Bare politik ndodhet nė KLD, avokati i tij kryeson Prokurorinė e Pėrgjithshme, por asgjė nuk do tė na pengojė ne, ju qytetarėve tė Kukėsit e tė gjithė Shqipėrisė, pėr t’i vendosur ata para ligjit”, tha zoti Berisha. Mė tej, ai u kėrkoi qytetarėve “tė vazhdojmė sė bashku kėtė proces qė kemi nisur, me realizimin e MSA, duke punuar kėshtu pėr pasaportėn evropiane”.

    Re. Po.




    55


    --


    ka pas knu i kong Mina.. jo kjo e forumit po origjinalja..
    parole parole parole.. thoshte e ngrata..

    ahere se kuptonim se cdonte te thoshte.. qo grande Mina sic i thosh pipo baudollaraj.. ..
    e paska pas fjalen per Doktorrin tone..qe hedh fjale po gje nuk arrin..
    Mafia vazhdon te jete violina e pare ne Shqiperi..





    dhe gjithmone zhapiket me te ndyre ne mbrotje te mafies dalin ish kanakare te Berishes.. sikurse zef broz cupi.. koplik mustaf nano.. gjinush moisi sallaku.. e tani se fundi tak tarto biqo ndokat apo .. tjer te pa nxjerre akoma nga menget e Ruco Mejdan ramiz nexho edvinit..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-10-2006 mė 06:50

  6. #126
    Dakord mor Brar, po ky Sala shume prish e aspak ndreq me keto shprehje:

    “ne jemi tė vendosur ta vazhdojmė kėtė betejė, qė fėmijėt tuaj tė shkojnė nė shkollė tė sigurtė, qė ju tė shėtisni nė rrugėt e qytetit tuaj dhe tė Shqipėrisė, nė mesditė e nė mesnatė”
    A nuk eshte teper i guximshem ky zotim [paraelektoral]??

    “Shqipėria - vend i sigurtė, ishte premtimi ynė.
    Po ku eshte siguria e premtuar? Kush e ka ate? Kush ndjehet i sigurte, sipas normave te tyre, vecse ata qe i kane rrembyer pronat dhe kane grabitur pasurite e ketij vendi.

    Nė njė vit ne vendosėm para ligjit tė gjitha kockat mafioze shqiptare, kudo qė u ndodhėn, anėtarė tė organizatave tė tyre, por beteja ėshtė nė vazhdim”
    Pra i paska vendosur para ligjit te gjitha kockat mafioze. Po ku avulluan baronet e mafies, e na paska vene para ligjit vetem kockat qe paskan mbetur.

    Berisha tha, duke shtuar
    “anėtarė tė kėtyre organizatave janė nė funksione tė rėndėsishme tė shtetit tė kapur shqiptar”
    . Po perse behet i kapur shteti kur ai eshte kryeminister dhe kryetar i padiskutueshem i pozites, e ngado i dalin kundershtare e armiq, e ai mpreh shpaten edhe nji here per situaten ... elektorale?

    “Aldo Bare politik ndodhet nė KLD, avokati i tij kryeson Prokurorinė e Pėrgjithshme, por asgjė nuk do tė na pengojė ne, ju qytetarėve tė Kukėsit e tė gjithė Shqipėrisė, pėr t’i vendosur ata para ligjit”
    Asgje more Sale nuk te pengon, vota tu dha me shprese se ekziston vullneti per te rikthyer shpresen e vrare per vite me radhe, e prape mbetet ne pragun e llafeve e te derdellitjeve, qe fatkeqesisht nje pjese njerezish i hane ende.

    Berisha u kėrkoi qytetarėve
    “tė vazhdojmė sė bashku kėtė proces qė kemi nisur, me realizimin e MSA, duke punuar kėshtu pėr pasaportėn evropiane”
    duke vijuar fushaten elektorale te tij me fjale ne ere, por guret ne trajse.

    Berisha nuk paraqet alternative (shprese ndryshimi) - ai vete nuk eshte alternative. Misioni i fundit i tij mund te jete dalja nga pozita me xhepa plot, per tu bere plotesisht barabar ne krim me barkaxhinjte opozitare. Eshte njelloj sikurse zef broz cupi.. koplik mustaf nano.. gjinush moisi sallaku.. e tani se fundi tak tarto biqo ndokat apo .. tjer te pa nxjerre akoma nga menget e Ruco Mejdan ramiz nexho edvinit..

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vertet deshton Berisha..or xhumak.. por deshton ne realizimin e qellimeve te mira..
    ai eshte vet alternativa..ai eshte e drejta..
    ne se shqiperia ben nje hap para ate e ben vetem me berishen..
    gjithcka tjeter.. qe vjen ere anti-berish eshte mafie e kanibalizem..

  8. #128
    Paska Ardhe Krishti Per Here Te Dyte!

    E Na Te Marruemit Nuk E Paskena Dite? Une Edhe Papa I Romes Nuk Dijme Gja, Mos E Ka Ba Janullatosi Me Koke Te Vet!

    E Pritshim Me Ardhe Prej Qiellit, E Na Paska Ardhe Prej Zgjedhjeve Te Dushkut Ne Shqiperi?!

    E Ai Qenka Vetem, E Nuk Paska Asnji Dishepull!

    A Thue Do Te Dale Ndonji Dante Alighieri Shqiptar Per Me Shkru Komedine Hyjnore Te Poshtersise Makabre Te Komunizmit Shqiptar!

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    xhumak.. gjerat jan te qarta.. o do jet njeriu me sallakun..pra me arapin e shyt kanibaleve o me mamane e mjere te genc sines..

    un jam me te ngraten nene qe ja vrane te birin se kushedi cdonte mafia nga sallaku.. dhe jo me sallakun qe ju perul mafies dhe i tha ik arapo imelldes se une sallaku jam i urte si shaqo ziu.. e do zbatoj direktivat tuaja se sdua ta ha si genci..

    keshtu jan ndare mileti.. o me arapo sallak moisi caush gjinushin ..o me te mjerin Genc te pafajshem..


    qofshi ju qe kini zhavorr ne vend te zemrave..

    do rroni shume..

    ---

    rd

    Akuza tjetėr nė drejtim tė Sollakut


    Artur KOPANI


    Shumė nga ne patėm rastin tė shohim nė ekranet e televizioneve djalin e njė tė moshuare qė u masakrua gjatė fundjavės nga njė bandė grabitėsish. Tronditja e rėndė e asaj familjeje dhe deklarata e djalit me nėnėn nė krah - tė keqtrajtuar nga grabitėsit - ėshtė njė prej ngjarjeve qė ēdo njeri normal do tė donte t'i shmangte, tė mos ishte as spektator. Po kaq tronditėse ishin edhe momentet kur njeriu i cėnuar nė nderin e familjes kėrkoi shpagim, duke hedhur njė dozė dyshimi mbi aftėsinė e shtetit pėr tė goditur kriminelėt. Si argument, qytetari i thjeshtė, i zhytur nė dhimbjen e tij, i rėnduar edhe nga pamja qė kishte marrė nėna e tij prej dhunės sė barbarėve, tha se shteti nuk do tė jetė nė gjendje tė luftojė kriminelėt kur ka kaq muaj qė nuk heq dot njė tė korruptuar si Prokurori i Pėrgjithshėm.

    Ngjarja e fundjavės tregon se rezultatet konkrete dhe tepėr tė vlerėsuara tė luftės sė qeverisė kundėr krimit dhe korrupsionit, vazhdojnė tė mbeten tė kėrcėnuara sa kohė qė segmente tė strukturave tė drejtėsisė nuk janė tė interesuara pėr tė forcuar rendin dhe sigurinė nė vend. Kėto segmente, ku Prokurori i Pėrgjithshėm zė vend tė rėndėsishėm, janė identifikuar prej kohėsh si rudimente tė njė sistemi, qė shoqėria shqiptare me vendosmėri, qysh prej 3 korrikut tė shkuar, kėrkon t'u heqė ēdo lloj pushteti pėr tė mos qenė mė i aftė tė ndihė direkt ose indirekt krimin dhe korrupsionin.

    Qėkurse Presidenti Moisiu shfaqi aleancėn e tij me Sollakun apo elementė tė tjerė qė i shėrbyen aktivisht mafias dhe trafikantėve, sistemi i drejtėsisė ka dhėnė shenja se po rikthehet me shpejtėsi nė shtratin e sėmundjeve qė viktimizuan qytetarėt dhe drejtėsinė nė vend pėr tete vite me radhė tė qeverisjes sė socialistėve. Sekserėt janė sėrish nė dyert e gjykatave, nė dyert e prokurorive dhe drejtėsia nuk duket ende tė bėhet pjesė e ndryshimeve qė po ndodhin nė kėtė vend. Ndėrsa po dėgjojmė edhe kėto ditė pretenca qesharake pėr vrasės, njė bashkim i forcave tė sė keqes kėrkon tė tėrheqė vėmendjen e mazhorancės nga ēėshtjet themelore qė shqetėsojnė tė sotmen dhe tė ardhmen e qytetarėve. Pėr shembull, njė rrugė e Tiranės kutėrbonte era kėrmė dje nga tullumbacet e fryra me duhmėn e urrejtjes sė kasketave, tė cilėt po kalben si mbeturinat e fundit tė goxillės komuniste qė e copėtuam 15 vjet mė parė.

    Pavarėsisht se ēfarė kanė nė axhendėn e tyre aksionistėt e llafeve apo aksionerėt e krimit dhe tė korrupsionit, Shqipėria nuk mund tė largohet nga axhenda e integrimit euroatlantik. Pėrfundimisht, institucionet nė kėtė vend do tė bėhen demokratike, do tė ēlirohen nga ndikimi apo kontrolli i krimit dhe do tė vihen nė shėrbim tė qytetarėve. Pėr kėdo qė shkel ligjin apo cėnon tė drejtėn, fakti se punonte nėn Sollakun, me Sollakun apo pėr Sollakun nuk pėrbėn kurrfarė alibie. Sepse edhe pėr Sollakun nuk pėrbėn alibi fakti se punoi nėn, me apo pėr qeveritė kriminale tė socialistėve. Ai do tė pėrballet me ligjin si tė gjithė tė tjerėt nė kėtė vend.

    Pesėmbėdhjetė vite tė tranzicionit, por sidomos tetė vitet e humbura nėn sundimin e klaneve mė kriminale tė rajonit, kanė zgjuar mjaftueshėm ndėrgjegjen qytetare dhe sakrifica e vetme e lejueshme pėr shumicėn ėshtė ajo qė e sjell vendin drejt plotėsimit me shpejtėsi tė standardeve tė integrimit. Pėrrallat me baballarėt dhe parakalimet e aksionistėve nuk bėhen dot pjesė as e folklorit modern qė prodhojnė sot metropolet dhe jo mė t'iu vijnė nė ndihmė pėrgjegjėsve kryesorė tė kapjes sė shtetit nga krimi dhe korrupsioni gjatė sundimit tė socialistėve.

    rd

  10. #130
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Sollakun do e coj te Bare

    E Marte, 17 Tetor 2006

    Kreu i qeverise ka akuzuar kryeprokurorin dhe opoziten, si te lidhur me krimin dhe bandat e droges. Per te, kreu i akuzes do te kete vetem nje fund, ate te Lul Berishes dhe Aldo Bares. Kryeministri ka urdheruar ministrin e Drejtesise, per ngritjen e nje grupi hetimor me prokurore te pavarur per te hetuar kryeprokurorin dhe gjithe lidhjet me krimin

    Edlira PRENDI

    Kryeministri Berisha eshte shprehur dje ne Parlament, se do ta dergoje kryeprokurorin Sollaku te Aldo Bare, Lul Berisha dhe e tere banda e droges. Kreu i qeverise tha se do te mbaje qendrim te prere mbaj ndaj kryeprokurorit te vendit, me lidhjet e tij te gjithanshme. "Mbrojtja qe ju i beni prokurorit nuk ka lidhje me Sollakun, por ka lidhje me klanin "Gina" dhe parate e droges me te cilat u pasurua udheheqja juaj. Mbrojtja qe ju i beni Prokurorit nuk ka lidhje me Sollakun, por ka lidhje me gjakun e skuqur te rrugeve te Tiranes nga familjaret tuaj dhe qe prokurori avokat i krimit i nxori te pafajshem. Mbrojtja qe ju i beni Sollakut nuk ka lidhje me don Sollakun, se ate e keni per asgje ju, ate e keni nje ekstension te klanit te Zemunit, nje kone te shperfytyruar te tij, por ka lidhje me miliarda euro qe iu vodhen qytetareve shqiptare gjate viteve dhe dosjet e te cilave i mbylli don Sollaku", eshte shprehur dje Berisha ne Parlament, duke nenvizuar se ai, pikerisht ketu do ta kete vendin, tek njerezit e krimit, nepermjet tolerances zero ndaj tij. "Ju, Sollakun nuk e keni per asgje, pervec problemit te dosjeve tuaja te shumta dhe te panumerta, me te cilat mbuluat krimet, kontrabanden e armeve, te droges dhe, pse jo, te prostitucionit. Sollakun e keni qe te mbylle dosjet e moteleve dhe hoteleve tuaja apo ish-tuajat. Sollaku do te kete vetem nje fund, ate te Lul Berishes, Aldo Bares dhe te atyre qe prene kokat e qytetareve dhe i mori ne mbrojtje", u shpreh me tej kryeministri, i cili proven gjenerale te akuzave e kishte bere qe ne mbledhjen e grupit parlamentar,

    ku kryeministri Berisha ka ngarkuar ministrin e Drejtesise, Aldo Bumci, qe te marre parasysh mundesine e ngritjes se grupi hetimor te pavarur, me prokurore te pavarur, per hetimin e lidhjeve te Sollakut me krimin. "Ministri i Drejtesise te shohe mundesine e ngritjes se nje grupi te pavarur hetimor prokuroresh, qe t'i zbertheje nje e nga nje lidhjet e tij me krimin dhe te gjitha ndervaresite e tjera pa perjashtim", ka deklaruar Berisha, gjate mbledhjes se radhes te grupit parlamentar te PD-se. Sipas tij, qeveria do te vazhdoje me ngulm luften kunder krimit dhe korrupsionit, por duke bashkepunuar me prokurore te pavarur nga Sollaku. Nje deklarate kjo, qe nxjerr ne pah nje precedent teper te rrezikshem, ate te carjes se institucionit te Prokurorise dhe krijimit te nje prokurorie paralele. Duke iu referuar idese se Prokurori i Pergjithshem eshte avokati i krimit, ai ka nenvizuar se, "sado qe eshte teper deshperuese, ne do te intensifikojme luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit, duke bllokuar te gjitha perpjekjet e kryeprokurorit per ta bllokuar kete lufte, te cilat jane te perditshme dhe me fakte". Sipas kreut te mazhorances, vetem dy jave me pare Sollaku urdheroi prokurorin e ceshtjes qe te heqe Anastas Angjelin dhe Igli Tosken nga hetimi, per faktin e thjeshte, sipas lideri te mazhorances, se Igli Toska ka regjistrimin e tij. Berisha ka saktesuar se ekzistojne dokumente per keto. Per shefin e mazhorances, kjo verteton se ai (Sollaku) vazhdon te ushtroje indirekt presion ndaj oficereve te policise kriminale dhe asaj gjyqesore, duke mbyllur dhe bllokuar dosje. Ndersa ka pranuar se lufta kunder krimit nuk eshte aq e lehte me Sollakun ne krye te institucionit te akuzes, Berisha ka nenvizuar se lufta ndaj krimit e korrupsionit do te vazhdoje si deri me sot, me te gjitha institucionet dhe agjencite e zbatimit te ligjit, me prokuroret e ndershem, te ndergjegjshem qe nuk jane sollakizuar, qe e konsiderojne "don Sollakun" ne krye si nje fatkeqesi te madhe institucionale. Sipas tij, beteja per shtetin ligjor eshte nje beteje afatmesme. "Bajlozet po kendojne, por i siguroj se do te jene te deshperuar ne kengen e tyre. Ne kemi nje mandat, mandati yne ka qene rivendosja e shtetit ligjor. Ne do t'i qendrojme kesaj me vendosmeri te madhe", ka nenvizuar kreu i qeverise shqiptare.

    Do te respektojme dekretin e Moisiut

    Kreu i qeverise, Berisha, eshte shprehur se do respektoje dekretin e Presidentit. "Natyrisht, edhe njehere e theksoj, kushtetutshmeria e vendit kerkon qe pavaresisht nga rrethanat teresisht deshperuese dhe te papranuara te dekretit, te respektohet. Por kjo do te thote, qe ne te vazhdojme luften ndaj krimit e korrupsionit, si deri me sot, me te gjithe institucionet dhe agjencite e zbatimit te ligjit, me prokuroret e ndershem, te ndergjegjshem qe nuk jane sollakizuar, qe e konsiderojne "don Sollakun" ne krye si nje fatkeqesi te madhe institucionale", tha ai.

    Korrieri

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •