Close
Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 193
  1. #71
    presidenti duhet ta miratoje shkarkimin pasi nqs nuk e ben do te krijove nje carje mes kryeministrise dhe presidences . pra te presim cfare do bej presidenti
    Carja ekziston qysh ne percaktimin e detyrave e te kompetencave te Presidentit dhe te kryeministrit, si dy pjese perberese te ekzekutivit. Dallimi midis tyre eshte se Presidenti eshte subjekt individual, kurse kryeministri eshte kryetar i subjektit kolektiv - Keshilli i Ministrave. Ne republika presidenciale, kompetencat ekzekutive anojne nga presidenti, sic eshte rasti i Frances, ndersa ne ato parlamentare, kompetencat anojne nga kryeministri. Shqiperia ngjason me republike parlamentare, por kompetencat variojne sa here ndrrohen kuajt e karroces, sipas vullnetit te fituesit, ne te shumten e rasteve - pra perben nje mos-stabilitet qysh ne krye te ekzekutivit.

    Shkarkimi apo mosshkarkimi i Prokurorit te Pergjithshem eshte kompetence e Presidentit, me propozim te Kuvendit Popullor - ne kete menyre carja kalohet nga brenda ekzekutivit ne ate midis ekzekutivit dhe legjislativit, pra Kuvendit Popullor.

    Thembra e Akilit te Presidentit eshte para-zgjedhja konsensuale e tij jashte parlamentit, figura e te cilit eshte bere edhe me e brishte me sarkazmat e Berishes lidhur me pensionistin qe luante domino - nga ana tjeter tregon qarte mentalitetin provincial te dyshes Nano-Berisha, si dhe rjedhojat aq te demshme te konfliktualitetit qe percjell ajo dyshe ne politiken Shqiptaare e me tej.

  2. #72
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Godo i bėn thirrje Moisiut tė respektojė vendimin e Kuvendit pėr shkarkimin e Sollakut


    Deklarimet e opozitės kundėr BE-sė janė tė papranueshme


    Kryetari i Asamblesė sė Partisė Republikane, Sabri Godo, reagoi dje lidhur me deklaratat e disa drejtuesve tė opozitės, tė cilėt deklaruan se nuk kanė nevojė pėr leksione demokracie nga Bashkimi Europian. Godo i cilėsoi si tė paprecedent deklaratat tė tilla dhe vlerėsoi se pėr vende si Shqipėria, qė aspirojnė tė integrohen nė komunitetin europian, rekomandimet e tij janė shumė tė rėndėsishme. Ai shprehu habinė pėr faktin se si forca politike tė caktuara deklarojnė publikisht se nuk duan t'ia dinė pėr komunitetin europian, nė njė kohė kur vendi ynė ka si aspiratė mbarėkombėtare integrimin e tij nė Bashkimin Europian. "Deklarimet se ne nuk duam t'ia dimė pėr atė qė thotė komuniteti europian, janė tė papranueshme. Atėherė vjen pyetja, pėr kė duhet t`ia dimė ne? Pėr kė duhet tė pyesim? Sepse komuniteti europian ėshtė me shumė rėndėsi jo vetėm pėr vendet anėtare, por edhe pėr ato qė aspirojnė tė anėtarėsohen nė kėtė union", u shpreh kreu i Asamblesė Parlamentare tė Partisė Republikane.

    Bashkėkryetari i Komisionit pėr hartimin e Kushtetutės sė Republikės vlerėson se vendimi i tė zgjedhurve vendorė tė Partisė Socialiste pėr tė mos njohur udhėzimet e Ministrisė sė Brendshme, ėshtė njė veprim i palogjikshėm dhe qė nuk pėrputhet me funksionet e kėtyre tė zgjedhurve. Ndėrkohė, ai theksoi se strategjia politike e opozitės pėr ta ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohshme, duke mos dhėnė konsensusin pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės vitin e ardhshėm, mund tė dėshtojė. Ai shprehet se mazhoranca mund tė sigurojė nė parlament numrin e nevojshėm pėr zgjedhjen e kreut tė ri tė shtetit, duke evituar nė kėtė mėnyrė zgjedhjet e parakohshme qė sipas tij, do tė ishin jo vetėm tė panevojshme, por edhe tė dėmshme pėr stabilitetin politik nė vend. "Kėtu mund tė bėhen manovrime tė atilla politike qė t'i krijojnė mundėsi mazhorancės qė tė arrijė 84 vota dhe unė them se kėtė mund ta bėjnė, pasi ndėrkohė do tė ketė zhvillime tė tjera politike, sepse kemi njė vit kohė pėrpara. Unė besoj se vendi nuk do tė kalojė nė zgjedhje tė pėrgjithshme pėr zgjedhjen e presidentit", shprehet Godo.

    Lidhur me kėrkesėn e dėrguar nga Kuvendi pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, Godo shprehet se kreu i shtetit duhet tė miratojė raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, qė i hap rrugė shkarkimit tė kryeprokurorit. Sipas tij, ēdo vendim i kundėrt do tė shkaktonte njė ngėrē institucional. "Nė rast se Presidenti i imponon vendit kėtė prokuror qė mazhoranca do ta heqė, atėherė medoemos qė kėtu do tė kemi njė lloj ngėrēi institucional, do tė kemi njė nxehje tė mėtejshme tė tensioneve politike dhe unė mendoj se Presidenti duhet ta mendojė mirė kėtė, a ia vlen barra qeranė apo jo", vlerėsoi mė tej ai. Kreu i Asamblesė sė Republikanėve u kėrkoi forcave politike qė tė vėnė nė pėrdorim instrumentin politik tė dialogut pėr tė kapėrcyer situatėn politike, duke pasur parasysh mbi tė gjitha interesat e qytetarėve. Ai nėnvizon se nėse opozita do t'u qėndrojė besnike deklaratave tė deritanishme, atėherė mazhorancės nuk i mbetet gjė tjetėr, veēse tė miratojė e vetme ēdo vendim.





    RD

  3. #73
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anėtarėsuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    Godo i bėn thirrje Moisiut tė respektojė vendimin e Kuvendit pėr shkarkimin e Sollakut


    Deklarimet e opozitės kundėr BE-sė janė tė papranueshme


    Kryetari i Asamblesė sė Partisė Republikane, Sabri Godo, reagoi dje lidhur me deklaratat e disa drejtuesve tė opozitės, tė cilėt deklaruan se nuk kanė nevojė pėr leksione demokracie nga Bashkimi Europian. Godo i cilėsoi si tė paprecedent deklaratat tė tilla dhe vlerėsoi se pėr vende si Shqipėria, qė aspirojnė tė integrohen nė komunitetin europian, rekomandimet e tij janė shumė tė rėndėsishme. Ai shprehu habinė pėr faktin se si forca politike tė caktuara deklarojnė publikisht se nuk duan t'ia dinė pėr komunitetin europian, nė njė kohė kur vendi ynė ka si aspiratė mbarėkombėtare integrimin e tij nė Bashkimin Europian. "Deklarimet se ne nuk duam t'ia dimė pėr atė qė thotė komuniteti europian, janė tė papranueshme. Atėherė vjen pyetja, pėr kė duhet t`ia dimė ne? Pėr kė duhet tė pyesim? Sepse komuniteti europian ėshtė me shumė rėndėsi jo vetėm pėr vendet anėtare, por edhe pėr ato qė aspirojnė tė anėtarėsohen nė kėtė union", u shpreh kreu i Asamblesė Parlamentare tė Partisė Republikane.

    Bashkėkryetari i Komisionit pėr hartimin e Kushtetutės sė Republikės vlerėson se vendimi i tė zgjedhurve vendorė tė Partisė Socialiste pėr tė mos njohur udhėzimet e Ministrisė sė Brendshme, ėshtė njė veprim i palogjikshėm dhe qė nuk pėrputhet me funksionet e kėtyre tė zgjedhurve. Ndėrkohė, ai theksoi se strategjia politike e opozitės pėr ta ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohshme, duke mos dhėnė konsensusin pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės vitin e ardhshėm, mund tė dėshtojė. Ai shprehet se mazhoranca mund tė sigurojė nė parlament numrin e nevojshėm pėr zgjedhjen e kreut tė ri tė shtetit, duke evituar nė kėtė mėnyrė zgjedhjet e parakohshme qė sipas tij, do tė ishin jo vetėm tė panevojshme, por edhe tė dėmshme pėr stabilitetin politik nė vend. "Kėtu mund tė bėhen manovrime tė atilla politike qė t'i krijojnė mundėsi mazhorancės qė tė arrijė 84 vota dhe unė them se kėtė mund ta bėjnė, pasi ndėrkohė do tė ketė zhvillime tė tjera politike, sepse kemi njė vit kohė pėrpara. Unė besoj se vendi nuk do tė kalojė nė zgjedhje tė pėrgjithshme pėr zgjedhjen e presidentit", shprehet Godo.

    Lidhur me kėrkesėn e dėrguar nga Kuvendi pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, Godo shprehet se kreu i shtetit duhet tė miratojė raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, qė i hap rrugė shkarkimit tė kryeprokurorit. Sipas tij, ēdo vendim i kundėrt do tė shkaktonte njė ngėrē institucional. "Nė rast se Presidenti i imponon vendit kėtė prokuror qė mazhoranca do ta heqė, atėherė medoemos qė kėtu do tė kemi njė lloj ngėrēi institucional, do tė kemi njė nxehje tė mėtejshme tė tensioneve politike dhe unė mendoj se Presidenti duhet ta mendojė mirė kėtė, a ia vlen barra qeranė apo jo", vlerėsoi mė tej ai. Kreu i Asamblesė sė Republikanėve u kėrkoi forcave politike qė tė vėnė nė pėrdorim instrumentin politik tė dialogut pėr tė kapėrcyer situatėn politike, duke pasur parasysh mbi tė gjitha interesat e qytetarėve. Ai nėnvizon se nėse opozita do t'u qėndrojė besnike deklaratave tė deritanishme, atėherė mazhorancės nuk i mbetet gjė tjetėr, veēse tė miratojė e vetme ēdo vendim.





    RD


    Ore Godo ka te drejte por si i behet qe vete Shreku eshte i perfshire ne afere!!! i ikin milionat o Brar!

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    E Merkure, 30 Gusht 2006


    KRYEPROKURORI PARAQET NE NJE KONFERENCE KASETAT DHE FJALIMET E KRYEMINISTRIT SHQIPTAR

    Sollaku ne Paris: Ja si me sulmon Berisha.
    Ai e ndermori kete hap per te sensibilizuar homologet e tij lidhur me ate qe ndodh ne Shqiperi.

    Institucioni i prokurorise shqiptare eshte i kercenuar nga sulmet dhe akuzat e vazhdueshme te kryeministrit Berisha. Nje fakt i tille, iu eshte bere i ditur perfaqesuesve evropiane te organit te akuzes ne nje konference mbajtur ne Paris. Ka qene vete kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili ka paraqitur ne kete konference faktet konkrete permes kasetash te perkthyera ne anglisht

    Eglantina Nasi
    Institucioni i prokurorise shqiptare eshte i kercenuar nga sulmet dhe akuzat e vazhdueshme te kryeministrit Berisha. Nje fakt i tille, iu eshte bere i ditur perfaqesuesve evropiane te organit te akuzes ne nje konference mbajtur ne Paris.

    Ka qene vete kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili ka paraqitur ne kete konference faktet konkrete permes kasetash te perkthyera ne anglisht, te cilat u bene publike para prokuroreve evropiane. Kasetat ishin me fjalimet e kryeministrit Berisha, ne te cilat permbaheshin akuza te njepasnjeshme ndaj organit te akuzes shqiptare dhe sidomos kreut te saj, Theodhori Sollaku.

    Por ne kaseta ishin perfshire edhe debatet e deputeteve ne komisionin parlamentar hetimor Sollaku, ato te zhvilluara ne seancat plenare si edhe akuzat e vazhdueshme te kryeministrit Berisha ndaj figures se Kryeprokurorit. Nderkaq, ne kete parade te akuzave publike ndaj organit te akuzes shqiptare, nuk munguan as ato te hedhura qe heret nga ana e kryeministrit Berisha ndaj ketij institucioni, por kuptohet drejtuar emrave te tjere qe e kane drejtuar me pare Prokurorine shqiptare.

    Kete, Sollaku e ka bere me siguri per te mos e personalizuar ndoshta shume kete ēeshtje si nje debat personal mes tij dhe Berishes, por per me teper te tregoje faktin sesi kryeministri shqiptar, vazhdimisht ka synuar ta sulmoje organin e akuzes. Pikerisht ne kete kuader, jane perkthyer ne anglisht edhe fjalime te hershme te Berishes lidhur me prokuroret e meparshem.

    Hapi, per te sensibilizuar homologet

    Prokurori shqiptar e ndermori kete hap per te sensibilizuar homologet e tij per ate qe po ndodh ne Shqiperi ndaj institucionit te Prokurorise. Nga ana e tyre, prokuroret e pranishem ne kete konference shprehen shqetesimin e tyre lidhur me kete fakt dhe siguruan se do te jene te vemendshem ne kete proces.

    Ndoshta atyre u ka bere pershtypje sesi nje institucion i pavarur si ai i organit te akuzes, te jete kaq i ndervarur prej zhvillimeve politike ne nje vend, ku kryeministri shume shpesh leshon deklarata publike me akuza ndaj organit te akuzes.

    Ndaj Sollakut, u ngrit dhe komision hetimor

    Me vendimin nr.31, date 02.05.2006 Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per "Nisjen e procedures se shkarkimit nga detyra te Prokurorit te Pergjithshem," per shkak te shkeljeve te renda te ligjit gjate ushtrimit te detyres, te cilat konsistojne ne: "nje numer ngjarjesh, per te cilat nuk eshte zbuluar autori, perdorimin e Prokurorise si mjet

    shantazhi politik (rasti i Nikolle Lesit), prishjen e vendimeve gjyqesore per shkak te avlefshmerise se provave (nje rast), perfitimin e kompensimit per burgim te padrejte nga personat e akuzuar dhe te deklaruar te pafajshem ose per te cilet eshte pushuar ēeshtja penale, nxjerrjen e urdhrave te paligjshem, qe cenojne te drejtat dhe lirite e personave, kualifikimin e gabuar te veprave penale dhe kerkimin e masave te buta te denimit, mosfillimin e ndjekjes penale per raste te korrupsionit te denoncuara publikisht, mosmarrjen e masave per eliminimin e fenomenit te gjakmarrjes,

    deshtimin e ekstradimit te shtetasve Altin Arapi e Orik Shyti, mungesen e bashkeveprimit me Kontrollin e Larte te Shtetit dhe perqindjen e ulet te dergimit ne gjykate te kallezimeve qe vijne prej ketij organi, mosfillimin e ndjekjes penale per rastet e identifikuara nga komisionet hetimore parlamentare".

    Kushtetuta per shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem
    Neni 149. (Emerimi i Prokuroreve)
    1. Prokurori i Pergjithshem emerohet nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit.

    2. Prokurori i Pergjithshem mund te shkarkohet nga Presidenti i Republikes, me propozim te Kuvendit, per shkelje te Kushtetutes ose per shkelje te renda te ligjit gjate ushtrimit te funksioneve te tij, per paaftesi mendore a fizike, per akte e sjellje qe diskreditojne rende figuren e Prokurorit.

    3. Prokuroret e tjere emerohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikes me propozim te Prokurorit te Pergjithshem.

    Presidenti, ende keshillime per Sollakun
    Nderkaq, mesohet se Presidenti Moisiu eshte ende duke u keshilluar me eksperte, si edhe me Keshillin e Te Urteve, lidhur me firmosjen apo jo te kryeprokurorit Sollaku. Dekreti i eshte paraqitur atij nga Kuvendi nje muaj me pare dhe ende nuk ka marre nje vendim per firmosjen e tij apo jo.

    Por ne fakt, nuk percaktohet ne asnje ligj koha qe Presidenti ka ne dispozicion per te miratuar nje vendim. Ne momentin qe vendimi mberrin ne Presidence, kreu i shtetit ka per detyre qe te shohe dhe studioje te dyja raportet e paraqitura nga komisioni hetimor parlamentar i ngritur posaēerisht per hetimin e shkeljeve ligjore te kryeprokurorit. Dhe me pas, Presidenti do te mund te vendose perfundimisht se ēfare qendrimi do te mbaje lidhur me kete ēeshtje.

    Koha Jone

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Sipas "Top Channel" Moisiu ka vendosur te mos shkarkoi Sollakun.

    Pensionisti qe po luante domino diten kur Berisha e therriti per ta bere President, ka vendosur qe te mbroj Sollakun, Mafien e kuqe dhe automatikisht bizneset e familjes se tij (nder te tjera shoqeria ajrore " Albatrost"

    ----------

    Qeveria bllokoi "Albatrost"-in si firme debitore ndaj shtetit dhe qe nuk ploteson kushtet e sigurimit per fluturim.

    --------

    Sollaku do ju kushtoj disa miliona Moisiveve

  6. #76
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po nuk iku sallaku ..do te thote se vota e miljona shqiptareve kunder mafies..te hidhet ne hale..si leter higjenike.. sepse vertetohet qe.. ne shqiperi sundon araprucobrace- shytokracia..e aspak vota e njeriut te lire.. se koburja e altinit i rri mbas qafe dhe moisiut dhe dhorit..dhe te gjithve..
    keq punet..

  7. #77
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    "Ha nje luge corbe te prishur, dhe vjell tere jeten"
    Keshtu e pesuam ne me komunistin matuf Moisi. Dhe me e bukra eshte se kete e kemi peshqesh nga Sala......... Lexova sot se disa deputet te PD jane acaruar me idene se mund te propozohet Tosi per president......... !!!! Pra do kemi ndonje budallek tjeter te Sales....????? Shpresoj qe jo.
    E di qe politika eshte kurve, e ***** shitet..... por hesapet duhen bo mire, se mund ta humbesh ****** per fare......
    Dhe Sollaku ne zyre me Salen ka qene me duket.........
    Mjaft me gabime o Sali........ Mjaft!

  8. #78
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Presidenti komenton konfliktin mes kompanisė private ajrore dhe shtetit. “Problemi i Sollakut, juridik, jo politik”

    Moisiu: Mbyllja e “Albatros”, presion pėr Sollakun

    “Kėto janė veprime tė gabuara, tė shėmtuara dhe tė rrezikshme. Albatros ka tė drejtė tė vazhdojė punėn”

    Nevila Perndoj

    TIRANĖ-

    Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, ka lėnė tė kuptojė dje se e konsideron bllokimin qė i ėshtė bėrė Kompanisė “Albatros”, si njė presion qė po i bėhet postit tė Presidentit pėr tė firmosur shkarkimin e Prokurorit, Theodhori Sollaku. I pyetur pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, si dhe pėr faktin nėse ėshtė ndjerė ndonjėherė institucioni qė ai drejton nėn presion politik, Presidenti u pėrgjigj: “Mund tė them se kėto janė veprime tė gabuara, tė shėmtuara dhe nė njė farė mėnyre tė rrezikshme. Kompania “Albatros”, siē e thashė dhe pak mė parė, ka tė drejtat e saj pėr tė vazhduar punėn; por mua nuk mė shqetėson kjo. Mė shqetėson ajo qė thashė gjatė fjalės sime, raporti shtet - biznes. Nė qoftė se duam qė nė Shqipėri tė investojnė bizneset e huaja, ne duhet tė jemi korrektė me bizneset tona. Lidhur me kėtė problem duhet tė jemi shumė tė kujdesshėm; ky ėshtė shqetėsimi im kryesor”. Nė vazhdim tė deklaratės sė tij, ai ka kujtuar njė intervistė tė dhėnė pak kohė mė parė, se ai nuk mund t’i nėnshtrohet asnjė lloj presioni. “Kam thėnė njė gjė nė intervistėn time dhėnė gazetės “ABC”, “… e kanė tė kotė, se unė nuk i nėnshtrohem asnjė presioni”. Gjatė zhvillimeve historike, i pėrkas njė brezi tė pėrkushtuar. Qysh nė moshėn 13-vjeēare e kam vėnė jetėn time nė dispozicion tė vendit tim. Po kėshtu dhe familja ime; pra, pėrveē interesave tė vendit, unė nuk njoh asnjė interes tjetėr”, -shtoi ai. Kreu i shtetit sqaroi se kompania “Albatros”, ėshtė njė kompani private, e cila, pavarėsisht se kė ka pronar apo bashkėpronar, ėshtė ngritur mbi rregullat e kėtij shteti. “Ajo duhet tė vazhdojė punėn dhe tė kėrkojė tė drejtėn e saj, sipas ligjeve pėrkatėse nė fuqi”,- shtoi ai.
    Sollaku
    I gjithė konflikti politik qė duket se po reflektohet edhe tek biznesi, ka lidhje vetėm me njė emėr, ai i Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, puna e tė cilit nė kėtė post do tė varet vetėm nga firma e Presidentit. Ky i fundit, nuk dha njė datė tė saktė se kur do ta merrte vendimin, por konsideroi se ēėshtja “Sollaku” pėr tė nuk ishte njė problem politik, por juridik. “Kėtu nuk ėshtė problem individi. Kėtu ėshtė problem i marrėdhėnieve midis institucioneve. Unė nuk e konsideroj problem politik, por problem juridik, kushtetues dhe, si i tillė, mė duhet koha e duhur pėr tė studiuar tė gjithė dokumentacionin qė mė ėshtė vėnė nė dispozicion nga Kuvendi pėr tė dalė nė konkluzionin e duhur. Kur ta kem arritur kėtė konkluzion, unė do tė dal ta shpall atė pėrpara jush.”,- tha ai. Ndėrkohė, burime nga Presidenca, sqaruan se kreu i shtetit do tė vendosė pas datės 11 Shtator, ditė kur Gjykata Kushtetuese do tė japė vendimin pėr ankesėn e drejtuar nga vetė Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku.




    09/09/2006
    KATEGORIA: Politike

  9. #79
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    “Berisha, presion mafioz mbi Moisiun per Sollakun”

    E Premte, 08 Shtator 2006

    Rama akuzoi dje kryeministrin Berisha, per instalim te sistemit mafioz, me te cilin po sulmon Presidentin e Republikes, Alfred Moisiu, me qellim qe ai ne firmose shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem. Numri nje i PS-se ka dale dje ne nje konference per shtyp, ku ka sulmuar kreun e qeverise, duke theksuar se perpjekjet shteterore per falimentimin e kompanise se fluturimeve “Albatros”, ku jane te punesuar familjare te kreut te shtetit, kane per qellim dobesimin e pozicioneve te Presidentit. “Nje shtet mafioz, me nje presion mafioz, kerkon te nenshtroje jo nje kompani, por te nenshtroje vete shtetin, te nenshtroje gardianin e Kushtetutes, ta ktheje Presidentin e Republikes ne objekt te nje shantazhi mafioz. Kjo eshte e padegjuar, kjo ndodh vetem ne regjime te cilat njihen si regjime despotike, ne regjime te republikave te babaneve, ku demokracia eshte tamam nje lekure bananeje”, ka deklaruar Rama. Sipas Rames, sot faktohet ne menyre me rreqethese qe kjo lufte, e cila ne raport me opinionin publik zhvillohet me nje intensitet propagandistik dhe teresisht mbi akuza, perbaltje, shpifje, fyerje, qe synojne te kultivojne bindjen se Shqiperia drejtohet nga nje njeri i ndershem, nderkohe qe ne raport me qellimin e vertete, kjo per te eshte nje lufte mafioze, e materializuar tanime ne perpjekjen per te ushtruar trysni te drejtperdrejte mbi Presidentin e Republikes dhe per te larguar Prokurorin e Pergjithshem. Kreu i PS-se ka argumentuar se keto presione qe po ushtrohen ndaj kreut te shtetit, perbejne nje fakt trondites. Ai nenvizoi se tashme, mafia eshte shteti dhe Berisha po kthen shtetin ne organizaten e tij mafioze. Sipas tij, lufta kunder korrupsionit po shtrihet ne nivele shume banale, duke kapur vetem peshq te vegjel, nderkohe qe nga ana tjeter akumulon pushtet, per te bere te mundur kapjen e ekonomise se vendit. Te gjitha keto ne optiken e Rames, duke deformuar tregun permes interesash nepotike, krahinore, partiake dhe financiare. Kryesocialisti Rama theksoi se tashme, me ngjitjen e Berishes ne pushtet, klientela e vjeter eshte zevendesuar me nje klientele te re, kapesit e dikurshem te shtetit jane zevendesuar me kapesit e rinj.

    E. GJENCAJ

    Korrieri Online

  10. #80
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,436
    Postimet nė Bllog
    22
    Anėtarėt e PS nė komisionin hetimor, thonė se pjesa e raportit ku kėrkohet ndjekje penale pėr Sollakun, ėshtė shtuar pas seancės plenare

    PS, kallėzim penal pėr ndryshimin e raportit tė Sollakut


    D.N

    TIRANĖ- Partia Socialiste po pėrgatitet pėr tė hartuar njė kallėzim penal ndaj deputetėve tė shumicės kuvendare, qė kanė firmosur raportin e ndryshuar, sipas vlerėsimit opozitar, dėrguar Presidentit tė Republikės, pas votimit nė Kuvend, pėr hetimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Burime partiake socialiste i pohuan “Shekullit” mbrėmė se nuk ka nevojė pėr ndonjė nismė tė jashtėzakonmshme qė lidhet me firma deputetėsh, pasi kėto nuk kanė rėndėsi, por vetėm pėr njė kallėzim penal ndaj nėnshkruesve tė raportit qė ka shkuar i ndryshuar nė Presidencė. Sipas tė njėjtit burim, nė raportin qė ka marrė nė dorė opozita komisionere e hetimit tė shefit tė organit tė akuzės, Theodhori Sollaku, nuk ka pasur nė asnjė rresht kėrkesė pėr ndjekje penale, ngase nė radhė tė parė nė kėndvėshtrimin ligjor (po sipas opozitės) kjo do tė pėrbėnte nonsens. Fillimisht, nė procesverbalin qė ka dalė nga komisioni hetimor, Presidentit tė Republikės i kėrkohet shkarkimi i Sollakut, pėrsa raporti vlerėsonte me mendimin e shumicės se ai kishte ndikuar me veprimin ose mosveprimin e tij nė rritjen e kriminalitetit. Por, sipas deputetėve tė PS-sė dhe komisionerėve opozitarė Arben Isaraj dhe Erion Braēe, nuk ka pasur paragraf tė tillė. Braēe tha dje se “pika e dytė qė ėshtė shtuar ėshtė kjo: “Nė zbatim tė nenit numėr 2 tė ligjit, duhet tė depozitojmė raportin sėbashku me provat e sigurisė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, ku raportet pėrmbajnė prova tė mjaftueshme”. Sakaq, burimet nė PS thanė se do ta shqyrtojnė rastin pėr tė mundėsuar njė kallėzim penal pėr pėrgjegjėsit qė kanė bėrė kėtė shtesė, ndonėse nė raport, nė faqen e fundit saktėsohet: “Nė zbatim tė nenit 22 tė ligjit 8891, datė 2.5.2002 “Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore tė Kuvendit”, tė depozitojė raportin sėbashku me provat e siguruara pranė Prokurorisė sė Pėrgjithėshme me kėrkesėn pėr fillimin e ēėshtjes penale pėr tė gjitha veprat penale, pėr tė cilat raporti dhe provat pėrmbajnė indicie tė mjaftueshme”. Por, sipas burimeve nė PS, pikėrisht kėtu qėndron nonsensi, sepse po sipas tyre nuk mundet qė kėrkesa pėr ndjekje penale ndaj Prokurorit tė Pėrgjithshėm t’i drejtohet Prokurorit tė Pėrgjithshėm, duke u mbėshtetur nė ligjin pėr komisionet hetimore. Burimet socialiste shtuan se komisionet parlamentare nuk mund tė ngrėnė akuza penale pėr ēėshtjet qė hetojnė dhe se kjo ėshtė nė mėnyrė taksative nė ligj. Deputetėt, thonė komisionerėt opozitarė, kanė pėrgjegjėsi kur firmosin nė mėnyrė tė kundėrligjshme. Ata shtojnė gjithashtu, se nė kopjet e raporteve qė kanė lexuar nuk ka qenė ai paragraf dhe se po tė kishte qenė, do tė kėrkonin shpjegime.

    Shekulli

Faqja 8 prej 20 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •