
Postuar mė parė nga
Brari
Godo i bėn thirrje Moisiut tė respektojė vendimin e Kuvendit pėr shkarkimin e Sollakut
Deklarimet e opozitės kundėr BE-sė janė tė papranueshme
Kryetari i Asamblesė sė Partisė Republikane, Sabri Godo, reagoi dje lidhur me deklaratat e disa drejtuesve tė opozitės, tė cilėt deklaruan se nuk kanė nevojė pėr leksione demokracie nga Bashkimi Europian. Godo i cilėsoi si tė paprecedent deklaratat tė tilla dhe vlerėsoi se pėr vende si Shqipėria, qė aspirojnė tė integrohen nė komunitetin europian, rekomandimet e tij janė shumė tė rėndėsishme. Ai shprehu habinė pėr faktin se si forca politike tė caktuara deklarojnė publikisht se nuk duan t'ia dinė pėr komunitetin europian, nė njė kohė kur vendi ynė ka si aspiratė mbarėkombėtare integrimin e tij nė Bashkimin Europian. "Deklarimet se ne nuk duam t'ia dimė pėr atė qė thotė komuniteti europian, janė tė papranueshme. Atėherė vjen pyetja, pėr kė duhet t`ia dimė ne? Pėr kė duhet tė pyesim? Sepse komuniteti europian ėshtė me shumė rėndėsi jo vetėm pėr vendet anėtare, por edhe pėr ato qė aspirojnė tė anėtarėsohen nė kėtė union", u shpreh kreu i Asamblesė Parlamentare tė Partisė Republikane.
Bashkėkryetari i Komisionit pėr hartimin e Kushtetutės sė Republikės vlerėson se vendimi i tė zgjedhurve vendorė tė Partisė Socialiste pėr tė mos njohur udhėzimet e Ministrisė sė Brendshme, ėshtė njė veprim i palogjikshėm dhe qė nuk pėrputhet me funksionet e kėtyre tė zgjedhurve. Ndėrkohė, ai theksoi se strategjia politike e opozitės pėr ta ēuar vendin nė zgjedhje tė parakohshme, duke mos dhėnė konsensusin pėr zgjedhjen e Presidentit tė Republikės vitin e ardhshėm, mund tė dėshtojė. Ai shprehet se mazhoranca mund tė sigurojė nė parlament numrin e nevojshėm pėr zgjedhjen e kreut tė ri tė shtetit, duke evituar nė kėtė mėnyrė zgjedhjet e parakohshme qė sipas tij, do tė ishin jo vetėm tė panevojshme, por edhe tė dėmshme pėr stabilitetin politik nė vend. "Kėtu mund tė bėhen manovrime tė atilla politike qė t'i krijojnė mundėsi mazhorancės qė tė arrijė 84 vota dhe unė them se kėtė mund ta bėjnė, pasi ndėrkohė do tė ketė zhvillime tė tjera politike, sepse kemi njė vit kohė pėrpara. Unė besoj se vendi nuk do tė kalojė nė zgjedhje tė pėrgjithshme pėr zgjedhjen e presidentit", shprehet Godo.
Lidhur me kėrkesėn e dėrguar nga Kuvendi pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, Godo shprehet se kreu i shtetit duhet tė miratojė raportin e Komisionit Hetimor parlamentar, qė i hap rrugė shkarkimit tė kryeprokurorit. Sipas tij, ēdo vendim i kundėrt do tė shkaktonte njė ngėrē institucional. "Nė rast se Presidenti i imponon vendit kėtė prokuror qė mazhoranca do ta heqė, atėherė medoemos qė kėtu do tė kemi njė lloj ngėrēi institucional, do tė kemi njė nxehje tė mėtejshme tė tensioneve politike dhe unė mendoj se Presidenti duhet ta mendojė mirė kėtė, a ia vlen barra qeranė apo jo", vlerėsoi mė tej ai. Kreu i Asamblesė sė Republikanėve u kėrkoi forcave politike qė tė vėnė nė pėrdorim instrumentin politik tė dialogut pėr tė kapėrcyer situatėn politike, duke pasur parasysh mbi tė gjitha interesat e qytetarėve. Ai nėnvizon se nėse opozita do t'u qėndrojė besnike deklaratave tė deritanishme, atėherė mazhorancės nuk i mbetet gjė tjetėr, veēse tė miratojė e vetme ēdo vendim.
RD
Krijoni Kontakt