SOLLAKU MUND TE MARRE ME VETE DHE PRESIDENTIN
Pas votimit te Kuvendit per shkarkimin e Kryeprokurorit te Republikes, te cilin ia percolli qe ta firmose sipas Kushtetutes, Presidenti Moisiu ka mundesi qe te zgjedhe dy variante: I pari, qe ai ta firmose pa asnje medyshje shkarkimin dhe se dyti, qe duket me i mundshem, te mos e caje koken fare per Kuvendin e Shqiperise.
Nese ndodh kjo e dyta, atehere zoti Berisha i cili nuk e pranon nje sfide te tille kaq poshteruese per pushtetin e tij te cilin e ka fituar me vota me 3 korrik, do te nise procedurat e shkarkimit te vete Kreut te Shtetit. Duke njohur natyren e kryeministrit Berisha, por dhe angazhimin e tij para elektoratit, edhe ne kete ceshtje ai do te hyje ne marreveshje dhe me "djallin" nga partite e majta per te plotesuar nje levizje me dy goditje: Me kete rast zgjedh edhe Kreun e ri te Shtetit si dhe nje emer tjeter per kryeprokuror me Presidentin, i cili merr frenat gjer ne vitin 2011.
Ne nje fare kuptimi, zoti Sollaku do te marre me vete edhe zotin Moisiu, i cili do te gjendet larg Presidences i shkarkuar me mbi 84 vota mazhoranca, plus nje pjese e opozites. Gjasat jane qe vete zoti Sollaku ta jape doreheqjen duke e motivuar kete si nje sulm politik e ku nuk mund te punoje nen nje klime akuzash e mos bashkepunimi me pushtetin per te luftuar krimin e organizuar.
Megjithate duke njohur lojen e opozites, e cila po luan te gjitha kartat qe Presidenti te mos e dorezoje kryeprokurorin e Republikes, ka mundesi qe zoti Moisiu te genjehet nga deklaratat e zotit Gjinushi i cili tha se "Moisiu e meriton te rikandidohet prape ne vitin 2007 per President".
Ne te gjitha rastet e mundshme, me i mundshmi do te jete qe Presidenti t'ia kaloje Gjykates Kushtetuese per nje vendim dhe me pas duke ditur qe shumica e kesaj Gjykate ka elemente antiBerishe, zoti Moisiu do te kete nje alibi per te mos e dekretuar shkarkimin. Por zoti President harron se ka perballe nje ish president ne karriken e kryeministrit qe nuk terhiqet edhe nese dueli nuk mbaron ketu, por ai shkon turravrap kah zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.
Pra, nje firme qe nuk hidhet nga Presidenti i Republikes ne favor te 79 votave te deputeteve, do te sjelle rremuje e destabilitet politik, fatura e se ciles shkon mbi shpatullat e popullit. Presidenti i Republikes duhet te vere ne kandar: nje fund te tmerrshem per te, apo nje tmerr pafund per emrin e tij e te pjestareve perreth, qe kane gezuar biznese, te cileve po iu behen gati dosjet...!
Nikoll Lesi
Krijoni Kontakt