Close
Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 193
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    SOLLAKU MUND TE MARRE ME VETE DHE PRESIDENTIN

    Pas votimit te Kuvendit per shkarkimin e Kryeprokurorit te Republikes, te cilin ia percolli qe ta firmose sipas Kushtetutes, Presidenti Moisiu ka mundesi qe te zgjedhe dy variante: I pari, qe ai ta firmose pa asnje medyshje shkarkimin dhe se dyti, qe duket me i mundshem, te mos e caje koken fare per Kuvendin e Shqiperise.

    Nese ndodh kjo e dyta, atehere zoti Berisha i cili nuk e pranon nje sfide te tille kaq poshteruese per pushtetin e tij te cilin e ka fituar me vota me 3 korrik, do te nise procedurat e shkarkimit te vete Kreut te Shtetit. Duke njohur natyren e kryeministrit Berisha, por dhe angazhimin e tij para elektoratit, edhe ne kete ceshtje ai do te hyje ne marreveshje dhe me "djallin" nga partite e majta per te plotesuar nje levizje me dy goditje: Me kete rast zgjedh edhe Kreun e ri te Shtetit si dhe nje emer tjeter per kryeprokuror me Presidentin, i cili merr frenat gjer ne vitin 2011.

    Ne nje fare kuptimi, zoti Sollaku do te marre me vete edhe zotin Moisiu, i cili do te gjendet larg Presidences i shkarkuar me mbi 84 vota mazhoranca, plus nje pjese e opozites. Gjasat jane qe vete zoti Sollaku ta jape doreheqjen duke e motivuar kete si nje sulm politik e ku nuk mund te punoje nen nje klime akuzash e mos bashkepunimi me pushtetin per te luftuar krimin e organizuar.

    Megjithate duke njohur lojen e opozites, e cila po luan te gjitha kartat qe Presidenti te mos e dorezoje kryeprokurorin e Republikes, ka mundesi qe zoti Moisiu te genjehet nga deklaratat e zotit Gjinushi i cili tha se "Moisiu e meriton te rikandidohet prape ne vitin 2007 per President".

    Ne te gjitha rastet e mundshme, me i mundshmi do te jete qe Presidenti t'ia kaloje Gjykates Kushtetuese per nje vendim dhe me pas duke ditur qe shumica e kesaj Gjykate ka elemente antiBerishe, zoti Moisiu do te kete nje alibi per te mos e dekretuar shkarkimin. Por zoti President harron se ka perballe nje ish president ne karriken e kryeministrit qe nuk terhiqet edhe nese dueli nuk mbaron ketu, por ai shkon turravrap kah zgjedhjeve te parakohshme parlamentare.

    Pra, nje firme qe nuk hidhet nga Presidenti i Republikes ne favor te 79 votave te deputeteve, do te sjelle rremuje e destabilitet politik, fatura e se ciles shkon mbi shpatullat e popullit. Presidenti i Republikes duhet te vere ne kandar: nje fund te tmerrshem per te, apo nje tmerr pafund per emrin e tij e te pjestareve perreth, qe kane gezuar biznese, te cileve po iu behen gati dosjet...!

    Nikoll Lesi

  2. #62
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    Olldashi: Sollaku la 320 kriminele te lire

    E Marte, 25 Korrik 2006

    Ministri i Brendshem ne Kuvend eshte shprehur se askush nuk e pengoi Prokurorin e Pergjithshem te hetoje Aldo Baren, Lul Berishen, Nehat Kullen: “Kemi ceshtje per te hetuar dhe brenda radheve te politikes, sic eshte aksidenti i Shkallnuerit, tenderet e Pocit, lejet e ndertimit te Rames dhe privatizimet e Angjelit”

    Ministri i Brendshem, Sokol Olldashi, ka theksuar se lufta kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit has pengesa, si rrjedhoje e mungeses se bashkepunimit me Prokurorine. Ne kete sens, ministri Olldashi ka bere fajtor drejtuesin aktual te institucionit te akuzes, Theodhori Sollakun. Olldashi ka deklaruar se nje nder problemet me te mprehta qendron ne mungesen e vullnetit per kapjen e personave te shpallur ne kerkim ne vende te huaja. Ministri i Brendshem deklaroi se rreth 320 persona jane te shpallur ne kerkim, mes te cileve 130 te akuzuar si vrases, “por qe bredhin te lire ne Shqiperi”. Duke nenvizuar se kjo vjen si rrjedhoje e punes se dobet te organit qendror te akuzes. Ne fjalimin e tij perpara deputeteve, gjate debatit parlamentar per ceshtjen “Sollaku”, ministri i Brendshem ka goditur hapur Prokurorine dhe drejtuesin e saj. “Kush e pengoi Prokurorin e Pergjithshem qe te hetoje per disa nga strumbullaret e krimit ne vend, si Aldo Bare, Lul Berisha, Nehat Kulla etj., te cilet sot jane vene para drejtesise per vepra penale te vjetra, per te cilat duhet te ishin hetuar me pare. Dhe keta nuk kane qene te panjohur per Prokurorin e Republikes. Eshte e pamundur qe z. Sollaku te beje te paditurin per nje zone si Laguna e Karavastase, e cila ka qene nen dominimin e grupit me te madh kriminal ne vend, atij te drejtuar nga Aldo Bare”, theksoi ministri Olldashi. Duke iu referuar raportit relacion te mbajtur ne Parlament nga kryeprokurori javen e kaluar, Olldashi u shpreh se kur PD-ja ishte ne opozite, i kishte kerkuar Sollakut qe te hetonte pa dallim, nga qytetari i thjeshte, deri tek deputeti me imunitet. “Ne sot kemi ceshtje per te hetuar edhe brenda radheve te politikes, si rasti i aksidentit te Shkallnuerit, tenderet e ish-ministrit socialist Spartak Poci, lejet e ndertimit te Edi Rames, privatizimet e ish-ministrit te PS-se, Anastas Angjelit etj”, deklaroi Olldashi. E. GJ

  3. #63
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Sollaku bashkepunoi me krimin

    E Marte, 25 Korrik 2006

    Me nje gjuhe tejet te ashper, kryeministri Berisha dje ne Parlament nuk ka kursyer as kryeprokurorin Sollaku dhe as perfaqesuesit e opozites. “Sot mbyllet nje nga proceset unike ne historine e parlamentarizmit evropian dhe boteror kunder Prokurorit te Pergjithshem. Shpreh vleresimin me te madh per komisionin, qe me fakte te palekundura faktoi se Prokurori i Pergjithshem u shnderrua ne faktor kryesor te dominimit te krimit me agresiv. Me lidhje me krimin, i mbrojti, perfitoi nga vrasjet dhe trafiqet. Kryeprokurori me bashkeshorten perfituan nga kompani te investitoreve te huaj. Prokurori i Pergjithshem ishte morali i krimit, ishte nder pergjegjesit kryesore te sistemit qe ka autore, prokurore dhe gjykates ne nivelet e larta ne kete vend. Komisioni deshmoi se Prokuroria kontrollohet nga vrasjet, krimi. Sot ekzistojne perpjekjet e mazhorances per te cmontuar krimin nga keto institucione. Disfata eshte shume e thelle per segmentet e krimit. Ata qe kane votuar opoziten, nuk kane asgje te perbashket me Altin Arapin qe vrau shoferin e Prokurorit te Pergjithshem. Ju (opozita) nuk perfaqesoni zgjedhesit tuaj, dhe kjo eshte shume e rende. Zgjedhesit tuaj nuk kane lidhje me Kuqon e Beratit, me pallatet ne Pogradec. Zgjedhesit tuaj kerkojne siguri per femijet e tyre. Me forcen e ligjit fijet do te priten”.

  4. #64
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22

    Debati, lexohet raporti i opozites


    E Marte, 25 Korrik 2006

    Debati mes mazhorances dhe opozites u duk qe ne fillin te seances se djeshme, se do te vijonte i ashper. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, beri me dije se kryetari i grupit parlamentar te Partise Socialiste, Pandeli Majko, i kishte kerkuar qe te lexohej raporti i opozites ne seance plenare. Por Topalli deklaroi se opozita kishte te drejten e plote te lexonte raportin ne seancen e caktuar per kete ceshtje. I te njejtin mendim ishte edhe kryetari i grupit parlamentar te PD-se, Bamir Topi. Sipas tij, opozita e konsumoi rastin e saj, madje mazhoranca iu lut ta lexonte raportin ne nje seance tjeter. Megjithate, kryeparlamentarja Topalli thirri mbledhjen e Konference se Kryetareve. Mbledhje e cila zgjati vetem per disa minuta, ku u ra dakord qe opozita te lexonte raportin e saj. Keshtu, nenkryetari i komisionit, socialisti Fatmir Xhafaj, ka paraqitur para Kuvendit mendimin e pakices. Ne kete raport goditej ashper mazhoranca, per perjashtim te opozites ne hetimin parlamentar. Sipas raportit, mazhoranca ka shkelur ligjin per komisionet hetimore dhe procedurat parlamentare gjate aktivitetit te ketij komisioni. Xhafaj nder te tjera theksoi, se ne relacionet e lexuara nga mazhoranca, perfaqesuesit e saj kane luajtur rol te trefishte; te akuzuesit, prokurorit dhe gjykatesit

  5. #65
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    Meta: Berisha, agresion ndaj Prokurorise

    E Marte, 25 Korrik 2006

    Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, ka mbajtur nje qendrim te ashper ndaj mazhorances dhe ne menyre te vecante ndaj kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar ate per agresion ndaj Prokurorit te Pergjithshem. Per kreun e LSI-se, nuk eshte hera e pare qe Berisha ka larguar drejtues te institucioneve te larta shteterore, si ish-kryeprokurorin Maks Haxhia dhe ish-kreun e Gjykates se Kasacionit, Zef Brozin. Meta eshte shprehur se synimi i vetem i komisionit hetimor per ceshtjen “Sollaku” ka qene uzurpimi i institucionit te Prokurorise. Sipas tij, sulmi ndaj kryeprokurorit qe prej 3 korrikut ishte bazuar ne shpifje dhe denigrime, qe me pas u institucionalizuan me komision hetimor parlamentar. Sipas tij, kjo tregon qarte se kreu i qeverise nuk kishte synim te luftonte krimin dhe korrupsionin, por te uzurponte institucionet. Sipas tij, shantazhet e mazhorances dhe menyrat qe perdor ajo per te rrembyer Prokurorine jane te paprecedente. “Funksionimi i ketij komisioni hetimor eshte konceptuar si nje instrument i mazhorances per te goditur dhe spastruar me marioneta politike titullaret e institucioneve kushtetuese”, deklaroi Meta. Ai ka vleresuar rolin e kryeprokurorit Sollaku, duke deklaruar se ai depolitizoi kete institucion, si dhe e mbajti larg luftes politike E. GJ

  6. #66
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    Ngjela: Shteti i tanishem eshte tirani

    E Marte, 25 Korrik 2006

    Deputeti Spartak Ngjela ka kerkuar rikthimin e normalitetit ne politiken shqiptare, gje qe do te bente te mundur rimekembjen e vendit. Ne qendrimin e tij gjate debatit mbi ceshtjen “Sollaku”, Avokati ka deklaruar se politika duhet te kaloje perplasjet. Duke folur mbi ceshtjen e shkarkimit te kryeprokurorit Theodhori Sollaku, Ngjela ka deklaruar se asnje nga dy raportet, i mazhorances dhe i opozites, nuk merret me thelbin e ceshtjes, por me zhurmen politike. Sipas tij, politika ka cdo te drejte te largoje Prokurorin e Pergjithshem, por ngerci ne situaten aktuale qendron ne faktin, sepse eshte ngritur nje komision hetimor per te fshehur prapavijen politike. Duke u shprehur me nota injoruese ndaj pergatitjes se komisionereve te mazhorances, Ngjela deklaroi se komisioni ishte ballafaqimi me injorancen juridike. Ne fjalen e tij, ish-deputeti demokrat theksoi se nuk duhet te ngrihen 100 akuza per te vertetuar fajesine e nje personi, mjafton vetem nje. “Kur do te vije koha kur te akuzohet Prokurori i Pergjithshem se ne nje arrestim ka shkelur te drejtat e njeriut?”, ka ngritur pyetjen Avokati. Sipas tij, shteti qe po ndertohet aktualisht eshte ne nivelet me te uleta te demokracise, eshte i ngjashem me shtetin e Sirise. “Vlerat e nje shteti jane te drejtat e njeriut dhe kufizimi i qeverise. Kjo e tanishmja quhet tirani. C’eshte ky shtet qe do te gllaberoje institucionet?”, nenvizoi Ngjela. Ai ka deklaruar se i vetmi person qe ka ne dore ceshtjen “Sollaku”, eshte Presidenti i Republikes. E. GJ

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    Patozi: Largohet nje i pamoralshem

    E Marte, 25 Korrik 2006

    Kryetari i komisionit hetimor parlamentar “Sollaku”, deputeti demokrat Astrit Patozi, e ka quajtur kryeprokurorin si njeri qe po largohet nga detyra pa dinjitet, “liliput i pamoralshem”. “Nuk ka asnje sens qe t’i drejtohem Sollakut, por u drejtohem atyre qe e mbajne ende me serum kete burre te vogel, ndonese eshte provuar katerciperisht se ai ka shkelur ligjet dhe Kushtetuten e ketij vendi. Sollaku eshte produkti tipik i sistemit te percudnuar qe u ndertua ne 8 vitet qe opozita ka qene ne pushtet”, deklaroi Patozi.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryeministri Berisha sulmon ashpėr KLD-nė dhe anėtarin e saj Artan Gjermeni.

    Berisha: Gjermeni, njeriu mė kryesor i bandės sė Lushnjes


    Shekulli

    Nuk kanė fund akuzat e rėnda tė kryeministrit Sali Berisha nė drejtim tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Nė qendėr tė sulmit tė djeshėm tė kryeministrit Berisha gjatė mbledhjes sė qeverisė, ishte anėtari i KLD-sė Artan Gjermeni, i mandatar vetėm pak kohė mė parė mes shumė polemikave qė erdhėn si pasojė e pasaktėsisė qė u vėrejėn nė deklaratėn e pasurisė sė tij dhe nė ndjekjen penale tė kėrkuar nga Inspektoriati i Lartė i Deklarimit dhe Kontrollit tė pasurive. “Ky anėtar kryesor i bandės sė Lushnjes, nė vend tė pėrballimit me ligjin, njėsoj si anėtarėt e tjerė, lartėsohet nė pozicionin e anėtarit tė KLD-sė. Artan Gjermeni ėshtė gjykatėsi kriminel, i cili, nė detyrėn e kryetarit tė Gjykatės sė Lushnjės, mbrojti nė dhunim tė ligjeve tė vendit dhe pėr interesa personale, me pjesėmarrje aktive veprimtarinė kriminale tė bandės sė Aldo Bares, e cila nė kuptimin mė tė mirėfilltė tė fjalės ishte banda Bare-Gjermeni”, tha Berisha. Akuzat e Berishės ndaj anėtarit tė shumėpėrfolur tė KLD-sė, erdhėn pas raportimit qė bėri nė qeveri ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi, lidhur me aktivitetin e tij. Sipas Berishės, instancat shtetėrore janė informuar mbi veprimtarinė kriminale tė Gjermenit. “Agjencitė e Zbatimit tė Ligjit kanė informuar instancat shtetėrore mbi veprimtarinė kriminale tė Gjermenit. Mbi kėtė bazė, nė njė kohė kur banda nuk ishte e penalizuar, Presidenti i Republikės refuzoi, ndonėse u pėrzgjodh nėpėrmjet ryshfeteve, dekretimin e Gjermenit si gjyqtar nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda, por ai u la i lirė tė ushtrojė profesionin e gjyqtarit. Nė njė kohė kur organet e zbatimit tė ligjit po i jepnin goditje vendimtare bandės sė Lushnjės dhe agjencitė e 5 shteteve u angazhuan pėr identifikimin, survejimin, pėrgjimin dhe arrestimin e famėkeqit Aldo Bare dhe bandės sė tij, Artan Gjermeni pėr tė shpėtuar lėkurėn e tij, pėrdori shuma tė mėdha pėr tė fituar pozicionin dhe imunitetin e anėtarit tė KLD-sė. Nė kėtė lartėsim rol direkt ka luajtur ish-ministri socialist, qė kryeson KLD-nė, Prokurori i Pėrgjithshėm, i cili dosjen e institucioneve tė zbatimit tė ligjit e bllokoi dhe i imponoi Prokurorit tė ēėshtjes qėndrimin tashmė tė njohur. Sot bandat me pushtet kanė bllokuar pėr muaj tė tėrė dosjen “Gjermeni”, i cili duhet tė jetė detyrimisht sė bashku me anėtarėt e tjerė tė bandės, si njeriu mė kryesor i saj”, - tha Berisha. Shefi i qeverisė duke iu drejtuar publikisht nė mbledhje ministrit tė Drejtėsisė, Aldo Bumēi, i kėrkoji kėtij tė fundit, qė nė mbledhjen e mbrėmjes tė KLD-sė, t’i bėjė tė qartė kėtij institucioni, se qeveria nuk do tė pranojė nė mėnyrė absolute diktatin e Gjermenit, nuk do tė pranojė uzurpimin e pushtetit tė Kuvendit. “Kjo qeveri dhe ky kryeministėr me Kushtetutė janė tė detyruar tė zbatojnė legjislacionin e miratuar. Ne do t'i pėrmbahemi kėsaj. Ne nuk mposhtemi as nga droga e Gjermenit, as nga ryshfetet, por do tė zbatojmė ligjet, Kushtetutėn dhe vendimet e Gjykatės Kushtetuese. Ky Bare pis ėshtė njeriu qė dikton nė KLD dhe mendon se bashkė me sponsorėt e tij, mund tė bllokojnė vendimin e Kuvendit, tė uzurpojnė pushtetin e Kuvendit. Kushtetuta nė mėnyrė taksative ka pėrcaktuar juristė dhe jo gjyqtarė anėtarėt e KLD-sė qė zgjidhen nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese ka shpallur jokushtetues zgjedhjen e anėtarėve tė KLD-sė, Sokol Ēomo dhe Pranvera Strakosha. Po kėshtu neni 9 i Ligjit pėr KLD thekson se anėtarėt e saj, qė zgjidhen nga Kuvendi, nuk mund tė jenė gjyqtarė. Por mbi ligjet dhe Kushtetutėn ėshtė droga, ryshfeti. Unė po ju bėj njė pyetje, nė rast se mandati nuk ka bazė kushtetuese, bazė ligjore, ēfarė baze tjetėr pėrveē xhepit mund tė ketė ai? Nė rast se mandati nuk ėshtė i pavlefshėm, megjithėse ėshtė jokushtetues, joligjor, ēfarė duhet t'i mungojė tjetėr mandatit qė tė shpallet i pavlefshėm? Nė institucionin e KLD-sė sė Gjermenit nuk ėshtė bazė Kushtetuta dhe ligji, por ėshtė xhepi dhe ryshfeti ato qė pėrcaktojnė legjitimitetin e mandatit”,- pėrfundoi Berisha sulmin e tij mė tė ashpėr kundrejt institucionit tė KLD-sė.




    27/07/2006

    shekulli

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    presidenti duhet ta miratoje shkarkimin pasi nqs nuk e ben do te krijove nje carje mes kryeministrise dhe presidences . pra te presim cfare do bej presidenti .

  10. #70
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22
    Kreu i shtetit tha se do ta marrė vendimin pasi tė verifikojė tė gjitha shkaqet e propozimit pėr shkarkim

    Moisiu: Dua prova tė tjera pėr Sollakun

    Presidenti kėrkon procesverbalet e mbledhjeve tė komisionit, vendimet e tij dhe rregulloren e brendshme

    A.Rama

    TIRANĖ- Vendimi i presidentit Alfred Moisiu pėr tė firmosur ose jo kėrkesėn e Kuvendit pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, do tė merret vetėm pasi ai tė ketė shqyrtuar tė gjithė dokumentacionin e komisionit hetimor “Sollaku”. Edhe pse nga Parlamenti, kreut tė shtetit i ėshtė dėrguar qė nė 27 korrik, vendimi i marrė nė seancėn plenare tė 24 korrikut “Pėr miratimin e raportit pėrfundimtar, konkluzioneve dhe rekomandimeve tė komisionit hetimor “Sollaku”, sė bashku me raportin pėrfundimtar dhe mendimin e pakicės, presidenti ka kėrkuar prova shtesė pėr kėrkesėn e ardhur nga legjislativi, me qėllim arritjen e njė konkluzioni sa mė tė saktė nga ana e tij. “Pėr tė krijuar njė gjykim sa mė tė plotė, presidenti ka kėrkuar qė t’i paraqitet i gjithė dokumentacioni mbi tė cilin Kuvendi ėshtė mbėshtetur nė marrjen e vendimit si: procesverbali i mbledhjeve tė Komisionit Hetimor Parlamentar, vendimet e kėtij Komisioni tė marra gjatė veprimtarisė sė tij dhe Rregulloren e brendshme tė tij. Me kėtė rast, Presidenti i Republikės siguron tė gjithė opinionin publik se vendimmarrja e tij do tė mbėshtetet nė Kushtetutėn e Republikės, pas verifikimit dhe studimit tė plotė tė tė gjitha shkaqeve pėr tė cilat ėshtė bėrė propozimi pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm”, - thuhet nė njoftimin pėr shtyp tė Presidencės. Njoftimi nė fjalė, tregon qartė se presidenti Moisiu dhe kėshilltarėt e tij do tė shqyrtojnė me detaje tė gjithė hetimin e realizuar nga Parlamenti, mbi punėn e kryeprokurorit Sollaku, pra pėr tė qenė tė bindur nėse ai me tė vėrtetė ka shkelur rėndė ligjin ashtu siē e parashikon Kushtetuta. Vendimi qė do tė marrė Moisiu, cilido qoftė ai, do tė ndikojė jo pak nė zhvillimet politike tė muajve nė vijim, ku secila nga palėt do tė vazhdojė tė kėmbėngulė nė qėndrimin e saj pėr ēėshtjen nė fjalė. Raporti pėrfundimtar i komisionit “Sollaku”, u miratua nė seancė plenare vetėm nga votat e shumicės, pėrkatėsisht 79 pro, gjatė njė votimi tė hapur nominal tė zhvilluar 8 ditė mė parė. Ndėrsa opozita braktisi votimin, duke e konsideruar antiligjore e antikushtetuese procedurėn e ndjekur nga shumica, si pėr hetimin e realizuar, por edhe pėr mėnyrėn sesi u procedua nė sallėn plenare, pra pėr votimin e hapur, qė sipas tyre ishte nė kundėrshtim me rregulloren parlamentare, pasi bėhej fjalė pėr shkarkimin e njė drejtuesi tė njė institucioni tė pavarur Kushtetutės. Pas shumė debateve dhe polemikave qė shoqėruan pėr gati dy javė shumicėn e pakicėn, opozita ka rritur tė lexojė nė Kuvend raportin e saj, ku e konsideroi nė thelb tė paligjshėm dhe tė paplotė njėkohėsisht hetimin e realizuar nga komisioni “Sollaku”. Gjatė gjithė hetimit palėt nė komisionin hetimor kanė qenė tė pozicionuara nė kahe tė kundėrta pėr kėtė ēėshtje, madje nė mjaft raste, debatet kanė qenė tejet tė ashpra, duke u shoqėruar dy javėt e fundit edhe me bojkotin e mbledhjeve tė komisionit nga ana e anėtarėve tė opozitės. Madje opozita nėpėrmjet nėnkryetarit tė komisionit Fatmir Xhafaj, kėrkoi edhe shtyrjen e afatit tė hetimeve tė kėtij komisioni, nėn argumentimin se nuk ishte provuar asgjė nga akuzat e shumicės.

    Patozi:Dosjet i kemi dorėzuar nė arkivėn e Kuvendit

    TIRANĖ Ish- kryetari i komisionit hetimor “Sollaku”, Astrit Patozi, tha dje se tashmė i gjithė dokumentacioni i kėtij komisioni ėshtė dorėzuar nė arkivėn e Kuvendit. Ndonėse nuk bėri asnjė koment lidhur me kėrkesėn e presidentit Alfred Moisiu drejtuar Kuvendit pėr tė marrė tė gjithė dokumentacionin, nėnvizoi se, se kjo ishte njė marrėdhėnie ndėrmjet Presidentit dhe arkivės sė Parlamentit. “E kam mbaruar punė time, time. Jam ish kryetar, ėshtė njė marrėdhėnie mes arkivės sė Kuvendit dhe presidentit. Ne i kemi dorėzuar tė gjitha materialet e hetimit nė arkivėn e Kuvendit. Nuk e di me saktėsi se ēfarė ka kėrkuar Presidenti”, - tha Patozi. Deputeti demokrat pėr dy muaj me radhė drejtoi komisionin hetimor parlamentar tė ngritur me kėrkesėn e maxhorancės nga Kuvendi. Objekti i hetimit tė komisionit nė fjalė pėrmbante, 84 akuza pėr kryeprokurorin Theodhori Sollaku, duke i shtuar mė pas edhe disa ēėshtje tė tjera qė dolėn pas fillimit tė hetimeve. Nė thelb akuzat e shumicės, ngarkonin me pėrgjegjėsi Sollakun se pėrgjatė 4 vjetėve tė drejtimit tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, nuk ka zbatuar detyrimet ligjore qė rrjedhin nga kjo detyrė duke mbyllur hetimet e njė sėrė ēėshtjesh tė bujshme. Po kėshtu shumica, e ka akuzuar Sollakun se ka favorizuar gjatė hetimeve tė afėrmit e politikanėve duke u mbyllur dosjet penale. Por tė gjitha akuzat e ngritura nga maxhoranca janė hedhur poshtė gjatė hetimit nga anėtarėt e opozitės, por edhe nga vet Sollaku i cili ka dėshmuar dy herė nė komisionin hetimor. Patozi ndonėse nė mjaft raste, ėshtė pėrpjekur tė ruajė ekuilibrat nė drejtimin e komisionit, nė mjaft raste ėshtė akuzuar nga pala opozitare pėr drejtim me njėanshmėri.

    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 07-08-2006 mė 09:19

Faqja 7 prej 20 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •