Close
Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 193
  1. #51
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeprokurori i pėrgjigjet tė gjitha akuzave tė bėra nga shumica nė komisionin hetimor.

    Sollaku, letėr Kuvendit: Mos lejoni uzurpimin e Prokurorisė

    Sipas tij, ato janė sajesa dhe reprezalje politike pėr tė pushtuar organin e akuzės

    Ened Janina

    TIRANĖ- Kreu i prokurorisė shqiptare, Theodhori Sollaku, i pėrgjigjet pėr herė tė fundit akuzave tė bėra nga shumica e komisionit hetimor parlamentar. Vetėm pak orė pėrpara leximit tė raportit pėrfundimtar tė kėtij komisioni nė Parlament, ka reaguar edhe vetė kryeprokurori. Reagimi i tij ėshtė bėrė me anė tė njė letre, drejtuar tė gjithė deputetėve tė Kuvendit, por edhe presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu. Nė kėtė letėr Sollaku i pėrgjigjet edhe njė herė, njė pėr njė, tė gjitha akuzave tė bėra kundėr tij dhe institucionit qė drejton prej mė shumė se katėr vitesh. Duke i cilėsuar tė gjitha akuzat si njė reprezalje politike dhe qesharake, Sollaku ka akuzuar kryeministrin Berisha se po uzurpon institucionet e pavarura.
    “Komisioni hetimor parlamentar, i ngritur pėr tė shqyrtuar kėrkesėn e njė grupi deputetėsh pėr “Nisjen e procedurės sė shkarkimit nga detyra tė prokurorit tė pėrgjithshėm”, i ka paraqitur Kuvendit raportin pėrfundimtar. Mė lejoni qė, nė vijim, tė paraqit para jush argumentet ligjore, fakte dhe prova qė rrėzojnė akuzat e paqena nė pėrmbajtje tė kėtij raporti. Pasi tė njiheni edhe me to, ju do tė keni mundėsinė tė gjykoni qė tė ashtuquajturat “shkelje tė rėnda tė ligjit dhe tė Kushtetutės”, nga prokurori i pėrgjithshėm nuk janė gjė tjetėr veēse sajesa qesharake, tė stisura pėr tė realizuar njė “reprezalje politike”, me qėllim uzurpimin nga kryeministri i vendit tė institucionit tė pavarur, qė Kushtetuta e ligji i ngarkojnė tė drejtėn dhe detyrimin ligjor tė ushtrimit tė ndjekjes penale”, - thuhet nė pėrgjigjen e kryeprokurorit Sollaku. Nė tė ai ka parashtruar edhe vėrejtjet kryesore nė lidhje me punėn dhe akuzat e bėra nga komisioni hetimor parlamentar. Nė total vėrejtjet kryesore tė parashtruara nga kryeprokurori Sollaku janė shtatė. Pas kėsaj, kryeprokurori Theodhori Sollaku i ėshtė pėrgjigjur njė pėr njė akuzave. Ai ka parashtruar faktin dhe pėrfundimet e komisionit hetimor parlamentar. Poshtė tyre kryeprokurori Sollaku ka argumentuar nė mėnyrė tė detajuar zgjedhjen e prokurorėve tė ēėshtjeve si dhe argumentet e tij pėr tė rrėzuar pretendimet e komisionit hetimor. Nė mbrojtjen e tij tė fundit pėrpara parlamentit, Sollaku i ka pohuar deputetėve se ai do tė vazhdojė punėn si mė parė, duke luftuar krimin e organizuar. “Argumentet e mėsipėrme, tė mbėshtetura nė fakte dhe nė ligj, dėshmojnė qartė dėshtimin e hetimeve tė stisura dhe tė paravendosura tė shumicės sė komisionit hetimor tė Kuvendit. Ato ēmontojnė tė gjitha akuzat e pabazuara dhe shpifėse, tė bėra me qėllimin e vetėm pėr tė uzurpuar pushtetin e institucioneve tė pavarura, pėrkatėsisht tė Prokurorisė, nė dhunim tė Kushtetutės dhe tė parimeve tė Republikės. Ndaj, ju ftoj t’i studioni ato me vėmendje dhe tė mos lejoni qė tė dhunohet Kushtetuta dhe ligji. Unė ju siguroj se do tė vazhdoj tė punoj pėr tė siguruar zbatimin e rreptė tė ligjit penal, si dhe pėr tė mbrojtur pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor dhe qytetarėt e kėtij vendi nga ndjekjet penale tė padrejta”,- thuhet nė fund tė letrės sė kryeprokurorit.

    Vėrejtjet parimore

    Komisioni veproi nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, duke i atribuar vetes pushtete tė cilat ligji themeltar ia cakton ekskluzivisht Prokurorisė dhe Gjykatės (vlerėsimit tė thelbit tė zgjidhjes juridike tė ēėshtjeve);

    -Anėtarėt e shumicės nė komisionin hetimor ishin njėkohėsisht firmėtar tė kėrkesės pėr shkarkim. Firma e tyre nė atė kėrkesė do tė thotė qė ata ishin tė sigurt pėr shkeljet e prokurorit tė pėrgjithshėm. Ndėrkohė, detyra e komisionit ishte qė hetonte me objektivitet pretendimet e firmėtarėve dhe tė tė akuzuarit, qė nė rastin konkret ishte prokurori i pėrgjithshėm. Pra, firmėtarėt, anėtarė tė komisionit hetimor, nuk mund tė hetonin vėrtetėsinė e akuzave tė tyre, sepse, nė fakt, ata e kanė tė paragjykuar ekzistencėn e tė ashtuquajturave “shkelje tė rėnda tė prokurorit tė pėrgjithshėm“.

    - Punimet e komisionit u paraprinė nga njė fushatė shpifėse dhe denigruese ndaj prokurorit tė pėrgjithshėm dhe familjes sė tij, duke paragjykuar dhe kompromentuar hetimet e komisionit dhe duke krijuar njė precedent tė paparė nė vendet e botės demokratike;


    - Shumica nė komision shkeli nė vijimėsi procedurat dhe nuk pranoi marrjen e fakteve e provave tė reja, duke cenuar rėndė paanėsinė e saj nė proces;

    - Anėtarėt e shumicės demonstruan gjatė punimeve tė komisionit njė injorancė totale nė njohjen e ligjit, fakt qė i pengon tė japin tė pėrfundime tė drejta dhe bindėse;

    - Nė pėrmbajtje tė raportit, faktet dhe provat e administruara jo vetėm deformohen qėllimisht, por edhe interpretohen nė dhunim tė parimeve elementare tė sė drejtės;

    - Sė fundi, moslejimi i njė pėrfaqėsuesi tė prokurorit tė pėrgjithshėm nė ndjekjen e veprimtarisė sė komisionit, si dhe mosdėgjimi i prokurorit tė pėrgjithshėm pėr shumė nga ēėshtjet qė analizohen si shkelje nė raport dhe qė nuk kanė qenė as nė objektin e kėrkesės pėr shkarkim. Mosvėnia e raportit nė dispozicion tė prokurorit tė pėrgjithshėm pėr tė pėrgatitur mbrojtjen e tij dhunoi barazinė e armėve dhe garancitė kushtetuese pėr njė proces tė drejtė, tė ndershėm dhe tė barabartė ligjor.

    Shekulli

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Sollaku, patozi lexon raportin mes protestės sė opozitės

    TIRANĖ- Ndėrsa disa nga deputetėt e opozitės kishin “pushtuar” podiumin e seancė plenare, kryetari i komisionit hetimor “Sollaku”, Astrit Patozi ka lexuar raportin pėrfundimtar dje nė Parlament. Patozi, ndonėse ėshtė thirrur disa herė pėr tė filluar leximin e raportit, pėr shkak tė debateve qė po zhvilloheshin pėr ēėshtjen e KLD-sė, por edhe pėr spostimin nga rendi i ditės tė ēėshtjeve qė po shqyrtoheshin, e lexoi raportin nga vendi i tij i deputetit. Madje nė disa momente, sė bashku me zėrin e Patozit, ėshtė pėrzier edhe zėri i deputetit socialist Ndriēim Hysa, i cili qė nga podiumi filloi tė lexonte raportin e opozitės pėr komisionin “Sollaku”. Kryetarja Jozefina Topalli, ndonėse u ka bėrė disa herė thirrje deputetėve tė PS-sė qė tė ktheheshin nė vendet e tyre, ėshtė detyruar tė ndėrpresė seancėn. Ndėrkaq, kur ishte duke u shqyrtuar njė projektmarrėveshje dypalėshe me Letoninė, Topalli u ėshtė drejtuar deputetėve tė opozitės qė vazhdonin tė qėndronin nė kėmbė, nėse ishin edhe kundėr ligjeve qė kishin lidhje me vendet e BE-sė. I menjėhershėm ka qenė reagimi i deputetit tė PAD-sė, Neritan Ceka, i cili vėrejti se nuk kishin vlerė marrėveshjet ku vendi ynė kishte pozita inferiore. “Ky vend humb 1 milion euro nė ditė nga AMC dhe Vodafone dhe askush nuk do t’ia dijė”, - tha Ceka. Pavarėsisht nga tensioni i krijuar, Patozi ka vijuar me qetėsi leximin e raportit dhe konkluzioneve pėr tė gjitha ēėshtjet qė u hetuan pėrgjatė dy muajve tė hetimit, duke falėnderuar deputetėt e opozitės qė me bllokimin e foltores sė Parlamentit, i dhanė mundėsinė tė paraqiste raportin nė mėnyrė mė komode, pra qe nga vendi i deputetit. Ai u ndal te tė gjitha tė dhėnat dhe konkluzionet e grumbulluara nė hetim, duke e pėrmbyllur fjalėn e tij me thelbin e raportit tė maxhorancė, pra propozimin drejtuar Kuvendit pėr shkarkimin e kryeprokurorit Theodhori Sollaku dhe depozitimin nė Prokurorinė e Pėrgjithshme tė materialeve tė hetuara me qėllim fillimin e ndjekjes penale tė tij.

    Shekulli

  3. #53
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Patozi: Presidenti te shkarkoje Sollakun

    E Merkure, 12 Korrik 2006

    Kryetari i Komisionit te hetimit per shkarkimin e kryeprokurorit ka kerkuar miratimin e raportit perfundimtar te lexuar ne Parlament, duke renditur te gjitha akuzat sipas tij te vertetuara. Nuk lexohet raporti i opozites, per shkak te bojkotit. Parlamenti vendos: “Debati me 24 korrik”

    Raporti perfundimtar i Komisionit hetimor parlamentar per shkarkimin e kryeprokurorit, Theodhori Sollaku, eshte paraqitur publikisht ne seancen e djeshme plenare. Kryetari i ketij Komisioni, deputeti demokrat, Astrit Patozi, ka deklaruar se ky raport verteton me se miri te gjitha akuzat dhe pretendimet e mazhorances per shkelje te ligjit nga ana e Prokurorit te Pergjithshem shqiptar. Permes ketij raporti mazhoranca parlamentare i propozon Presidentit te Republikes shkarkimin nga detyra te Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku, “pas vleresimit nje per nje dhe ne teresine e tyre te shkeljeve ligjore te konstatuara nga drejtuesi i organit te akuzes”. Sipas konkluzioneve te raportit, rezulton i provuar pretendimi, se Kryeprokurori nuk ka ushtruar detyrimin e tij ligjor per te ushtruar ndjekje penale ne ceshtje te shumta penale. Patozi ka permenduar ceshtje te shumta, si veprimet ose mosveprimet me dashje te kryeprokurorit ndaj propozimeve te Kuvendit, ndaj ceshtjes se Shkallnuerit, bisedes Nano-Abdiu, ceshtjes se shtetasit grek Vurvakis, kallezimet e leshuara nga KLSH-ja, e shume e shume te tjera. “Perfundimisht ky Komision, duke vleresuar nje per nje dhe ne teresine e tyre shkeljet ligjore te konstatuara, rendesine e ligjeve dhe te dispozitave te shkelura, pasojat e ardhura prej tyre, frekuencat e shkeljeve, kohevazhdimin e pasojave, veshtiresite per riparimin e ketyre pasojave, si dhe poziten dhe rolin e Prokurorit te Pergjithshem vendosi: t’i propozoje Kuvendit te Shqiperise te miratoje Raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar dhe t’i propozoje Presidentit te Republikes shkarkimin nga detyra te Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku”, thuhet ne fund te raportit perfundimtar te mbeshtetur vetem nga mazhoranca. Nderkohe Topi kerkoi miratimin e dates se debatit dhe me votim i vendos data 24 korrik si dite e debatit. E.GJ

    Korrieri

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush i gjen ku jan kto 4 pjeset?


    RD

    ------


    Pjesa e Pestė.


    Politikanė, biznesmenė, intelektualė, klerikė, njerėz tė thjeshtė janė ekzekutuar barbarisht, ose janė zhdukur. Prokurori i Pėrgjithshėm nuk ka pėrgjigje pėr familjarėt e tyre


    Sollaku bllokoi hetimet pėr krimet e mafias politike


    Nuk ka ende autorė pėr vrasjen e ministrit Krasniqi


    Askush nuk ėshtė ndėshkuar pėr vrasjen e Kleanthi Koēit


    Ka mbetur i pazbardhur akti terrorist ndaj Pangos


    Eshtė tepėr flagarante, por ėshtė tėrėsisht e vėrtetė. Tė paktėn pėr 24 krime tė rėnda, qė kanė tronditur opinionin publik vitet e shkuar, Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, as nuk e ka vėnė ujin nė zjarr. Nga hetimet e komisionit hetimor rezulton se kryeprokurori ka shkelur njė sėrė ligjesh, qė e detyronin atė tė zbardhte vrasjet e rėnda, qė me shpeshtėsinė e tyre mbanin nėn terror shoqėrinė shqiptare gjatė tetė viteve tė shkuara.

    Pjesa e Pestė e raportit pėrfundimtar tė komisionit hetimor bėn fjalė pėr rolin qė ka luajtur Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku nė pezullimin, apo pushimin e hetimeve, ose ndryshe thėnė bllokimin e pėrpjekjeve tė forcave tė ligjit pėr tė dhėnė drejtėsi pėr autorėt e kėtyre krimeve, shpeshherė makabre. Kėto 24 ēėshtje penale, qė Komisioni ka evidentuar nė raportin e tij, pėrmbajnė historitė fatzeza jo vetėm tė viktimave, por edhe tė familjeve tė tyre. Janė politikanė, biznesmenė, intelektualė, njerėz tė thjeshtė, por edhe nga ata qė quhen "kontigjente tė policisė", qė kanė humbur jetėn, apo kanė qenė shumė pranė vdekjes, sepse mafia kishte marrė vendim pėr ekzekutimin e tyre. Kjo mafie nė tė shumtėn e rsteve rezulton tė jetė mafia politike qė qeverisi vendin tetė vitete e shkuara.

    Shumica e kėtyre familjeve nė shumicėn e rasteve e dinė se kush ua ka masakruar, vrarė, plagosur tė afėrmin e tyre politikan, biznesmen, intelektual, qytetar tė thjeshtė, apo "kontigjent i policisė". Pasi shumė nga kėto krime janė bėrė ditėn me diell, nė vende publike. I vetmi qė nuk "e di", ose nuk marrė mundimin apo ka ndalur pėrpjekjet ta mėsojė ėshtė Prokurori i Pėrgjithshėm, Thodhori Sollaku. Ne nuk i dimė motivet e vendimeve tė Sollakut pėr tė mos vazhduar hetimin e kėtyre krimeve monstruoze ndaj jetės sė qytetarėve tė kėtij vendi, pavarėsisht se i dimė shumė mirė se si janė shtuar pasuritė e tij kohėt e fundit me vlera qindra milionėshe. Por, duke ndjekur kėtė pjesė tė raportit, kushdo do tė mund tė mėsojė se kryeprokurori ka patur shumė e shumė mundėsi tė tjera pėr t'iu afruar tė vėrtetės pėr rrethanat dhe autorėt e kėtyre krimeve, qė nuk mund tė gjykohen pa u paditur mė parė nga kryeprokurori, apo institucioni i drejtuar prej tij.

    Ēėshtja e domosdoshmėrisė sė largimit tė Thodhori Sollakut nga posti i kryeprokurorit, ėshtė njė kėrkesė qė vjen nga pothuajse tė gjithė aktorėt e shoqėrisė sonė. Por, pėr viktimat dhe familjet e tyre, qė nuk kėrkojnė zgjidhje pėrmes revanshit dhe vetėgjyqėsisė, largimi i Sollakut shihet jo vetėm si njė mundėsi pėr tė prekur drejtėsinė e munguar, por edhe pėr tė qetėsuar shpirtrat e tyre tė pėrvuajtur.










    KAPITULLI NR. 3


    ANALIZĖ E SHQYRTIMIT TĖ LIGJSHMĖRISĖ SĖ VEPRIMTARISĖ SĖ PROKURORISĖ PĖR ĒĖSHTJE TĖ PEZULLIMIT DHE TE PUSHIMIT TĖ PROCEDIMEVE PENALE


    Nė planin e hetimit ėshtė kėrkuar hetimi i Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr ēėshtje tė shkeljes sė nenit 148 tė Kushtetutės, si dhe tė neneve 24, 290, 291 dhe 305 tė ligjit nr. 7905, datė 21.03.1995 "Kodi i Procedurės Penale i Republikės sė Shqipėrisė" (i ndryshuar), nenit 53 tė ligjit nr. 8737, datė 12.02.2001 "Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė", dhe pikės 4 tė nenit 22 tė ligjit nr. 8891, datė 02.05.2002 "Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare tė Kuvendit", pėr rastet e pezullimit dhe pushimit tė procedimeve penale.


    3.1.1. PEZULLIME DHE PUSHIME TĖ NJĖ NUMRI TĖ MADH ĒĖSHTJESH HETIMORE PĖR KRIME TĖ RĖNDA KUNDĖR JETĖS DHE SHĖNDETIT TĖ SHTETASVE


    Njė nga pikat e planit tė hetimit tė komisionit hetimor ishte edhe shqyrtimi i rolit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm nė moszbardhjen e njė sėrė krimesh tė rėnda, hetimet e tė cilave janė pezulluar.


    PROVAT E SHQYRTUARA DHE TE ADMINISTRUARA NGA ANA E KOMISIONIT


    Provat e kėrkuara. Gjatė procedurės sė kėrkimit tė provave pėr kėtė pikė tė planit tė hetimit nga anėtarėt tė komisonit u kėrkuan tė merreshin si provė me qėllimi verifikimin:

    a. Dėshmia e Prokurorit tė Pergjithshem Theodhori Sollaku nė seancė dėgjimi para Komisonit Hetimor

    b. Dosjet hetimore dhe tė dhėna tė tjera rreth procedimeve penale tė pezulluara.

    c. Kryerja e nje raporti ekspertimi nga ana e eskperteve te komisionit.


    Provat e pranuara pėr shqyrtim. Te gjitha provat e mėsipėrme u pranuan tė shqyrtoheshin nga ana e komisionit, pasi u vleresua se ato kishin lidhje te drejteperdrejta me objektin e hetimit.

    Shėnim: Per shkak tė specifikės qė kanė materialet e studiuara pėr kėtė cėshtje hetimore, pasi jane procedime penale tė pezulluara dhe aktualisht nėn hetim policor, komisioni vendosi qė tė bėjė njė parashtrim tė fakteve dhe rrethanave nė mėnyrė tė pėrmbledhur, duke pėrmbushur tė gjitha kerkesat per ruajtjen e sekretit.


    FAKTET QE KANE REZULTUAR NGA PROVAT


    1. Procedimi penal nr.11 i vitit 2004 per vrasjen e shtetasit Arben Pojani


    Ne Tirane, ne daten 27.08.2003, ne afersi te Restorant Rozafa, ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Arben Pojani (Fodulli).

    Pasi jane kryer veprimet e pare hetimore, procedimi penal ėshtė pezulluar per moszbulimin e autorit.

    Nuk rezulton qe te jenė kryer analiza nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqėsor Tirane me strukturat e sherbimeve te Policise Gjyqėsore te Policise se Shtetit per zbardhjen e ēeshtjes dhe zbulimin e autorit te vepres penale.


    2. Procedimi penal nr.1375 dt.09.06.1998 i Prokurorise se Rrethit Gjyqėsor Tirane.


    Ne daten 08.06.1998, rreth ores 22 e 30, ne rrugen Qemal Stafa, me nje furgon tip Ford me ngjyre te erret, nga persona te paidentifikuar dhe te armatosur me arme zjarri, ėshtė rrembyer shtetasi Koco Dado.

    Pasi jane kryer veprimet e para hetimore, procedimi, puna ėshtė pezulluar dhe derguar strukturave te Policise Kriminale te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane per zbulimin e autorit.

    Ne baze te urdhrit nr.235, datė 18.12.2000, te ish-Prokurorit te Pergjithshem Arben Rakipi, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tirane ka rifilluar hetimet per kėtė procedim penal.

    Ne daten 21.01.2004, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tirane ka shpallur moskompetencen lendore duke ia kaluar ēėshtjen per kompetence Prokurorise per Krimet e Renda.

    Ne daten 17.12.2004, procedimi penal nr.8 i vitit 2004, qe i perket rrembimit te shtetasit Koco Dado, ėshtė pezulluar dhe materialet u jane kaluar strukturave te Policise Kriminale per zbulimin e autorit.

    Nga ana e Policise se Shtetit, Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, jane bere nje sere veprimesh per zbulimin e autorit.

    Rezulton e provuar se brenda strukturave te policise, ne rang komisariat-drejtori e policise dhe sektori perkates ne Ministrine e Brendshme, jane bere analiza per sqarimin e rrethanave te ēeshtjes.

    Nuk rezulton te jete bere analize midis prokurorise dhe strukturave te policise per kėtė ēėshtje te pezulluar.


    3. Procedimi penal nr.2691, viti 1998, i Prokurorisė sė Rrethit Gjyqėsor Tirane per rrembimin e shtetasit Petrit Gazheli.


    Hetimet per kėtė procedim penal jane pezulluar ne daten 17.05.1999 dhe ceshtja i ėshtė derguar per veprime te metejshme strukturave te Policise Kriminale per zbulimin e autoreve.

    Nuk rezulton te jene bere analiza nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tirane me strukturat e Policise kriminale te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane per kėtė procedim penal te pezulluar.


    4. Procedimi penal nr.1866/1 i vitit 2001 per vrasjen e shtetasit Ilirian Zhupani dhe plagosja e Ilir Boroves.


    Ėshtė regjistruar si procedim penal ne Prokurorine e Rrethit Gjyqėsor Tirane ne daten 09.11.2001.

    Pasi jane kryer veprimet e para hetimore, ky procedim penal ėshtė pezulluar ne daten 08.08.2002.

    Ndersa per shtetasin Arsim Lita, si nje nga autoret e vepres penale (procedimi penal nr.1866), procedimi penal ėshtė derguar per gjykim dhe Gjykata e Rrethit Gjyqėsor Tirane, me vendimin gjyqėsor penal nr.342 datė 29.03.2005 ka vendosur deklarimin e fajtor te tij duke e denuar me 24 vjet burgim.Vendimi i mesiperm gjyqėsor penal ėshtė lene ne fuqi nga Gjykata e Apelit Tirane me vendimin gjyqėsor nr.244, datė 24.03.2006.

    Rezulton se lidhur me dosjen e pezulluar nuk ka asnje analize nga ana e Prokurorise me strukturat e Policise Kriminale te Policise se Shtetit te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane per ecurine e ēeshtjes.


    5. Procedimi penal nr.641 i vitit 2002 per vrasjen e shtetasit Erald Harshova.


    Ėshtė regjistruar ky procedim penal ne daten 11.04.2002 ne Prokurorine e Rrethit Gjyqėsor Tirane. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ne daten 01.04.2002, nė orėn 10, ,ne rrugen e Elbasanit, ne afersi te kendit te lojėrave 7 xhuxhet, ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Erald Harshova.

    Pas veprimeve te para, procedimi penal ėshtė pezulluar ne daten 25.04.2002, duke iu kaluar ceshtja per zbulim tė autorit strukturave te Policise se Qarkut Tirane.

    Rezulton se Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tirane nuk ka bere asnje analize me strukturat e policise per ecurine e hetimeve te ēėshtjes.


    6. Procedimi penal nr.116 i vitit 2003 per vrasjen e shtetasit Sali Tivari.


    Ėshtė regjistruar si procedim penal me nr.116, date 15.01.2003, ne Prokuorine e Rrethit Gjyqėsor Tirane.

    Pas kryerjes se veprimeve te para hetimore , ēeshtja ėshtė pezulluar ne daten 11.12.2003 dhe i ėshtė derguar per veprime te metejshme strukturave te policise se Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane.

    Ėshtė analizuar ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane dhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit.


    7. Procedimi penal nr.1541 i vitit 15.08.2002 per vrasjen e shtetasit Eno Shqypi.


    Ne daten 13.08.2002, rreth ores 22 e 35, ne Selite te Vogel, ne afersi te kopshtit botanik, ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Eno Shqypi.

    Ėshtė rregjistruar procedimi penal nr.1541, datė 15.08.2002 ne Prokurorine e Rrethit Gjyqėsor Tirane.

    Pas kryerjes se veprimeve te para hetimore, ēeshtja ėshtė pezulluar ne daten 30.10.2002 dhe i ėshtė derguar strukturave te Policise se Shtetit per zbulimin e autoreve.

    Rezulton se ne strukturat e Policise se Shtetit jane kryer disa analiza pune, por Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tirane nuk ka kryer asnje analize me strukturat e Policise se Shtetit.


    8. Procedimi penal i vitit 2003 per vrasjen e shtetasit Florian Vila.


    Rezulton se ne daten 09.04.2003, rreth ores 21 e 30, kur ishte duke hyre ne banesen e tij ne rezidencen FLEVI, nė Tirane,ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Florian Vila.

    Rezulton se pas veprimeve te para hetimore, procedimi penal ėshtė pezulluar, duke ia kaluar per veprime te metejshme strukturave te Policise Kriminale te Policise se Shtetit .

    Ne daten 11.12.2003, rezulton se ėshtė bere nje analize me Prokurorine e Rrethit Tirane, ku dhe jane lene disa detyra konkrete.

    Ne vazhdim, nuk rezulton te jene bere analiza lidhur me zbatimin e detyrave te lena dhe se ēfare veprimesh duhet te kryen ne te ardhmen per zbardhjen e ēėshtjes dhe zbulimin e autoreve te vepres penale.


    9. Procedimi penal nr.726 i vitit 2002 pėr vrasjen e shtetasit Arian Zeneli.


    Rezulton se ne Tirane, mė date 09.11.2002, rreth ores 08, ne rrugen "Irfan Tomini", brenda lokalit te shtetasit Xhevahir Ademi, ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Arian Zeneli.

    Jane kryer veprimet e para hetimore dhe procedimi penal ėshtė regjistruar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqėsor Tirane me nr.726, date 09.11.2002.

    Me pas, ne daten 16.12.2002 ceshtja pėr zbulimin e autorit ėshtė pezulluar, duke iu derguar strukturave te Policise se Shtetit per veprime te metejshme policore.

    Ne daten 17.03.2004, me kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda, ėshtė bere nje analize lidhur me veprimet qe duhet te kryhen per zbulimin e autoreve.

    Nuk rezulton qe pas kesaj analize te jene bere analiza te tjera, me qellim qe te kontrollohet zbatimi i detyrave te lena, si dhe te caktohen detyra te tjera shtese ne lidhje me situaten operative konkrete.


    10. Procedimi penal nr.539 viti 1999 per vrasjen e shtetasit Ervin Borova dhe plagosjen e shtetasit Ilir Bardhi.


    Ne daten 27.3.1999, rreth ores 21 e 30, ne rrugen "Vaso Pasha", ne afersi te lokalit "Rovena", ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Ervin Borova dhe ėshtė plagosur shtetasi Ilir Bardhi.

    Ne Prokurorine e Rrethit Gjyqėsor Tirane ėshtė regjistruar procedimi penal nr.539, ne daten 1.4.1999.

    Procedimi penal ėshtė pezulluar per moszbulimin e autorit dhe i ėshtė derguar strukturave te Policise Kriminale te Drejtorise te Policise se Qarkut Tirane per kryerjen e veprimeve te metejshme per zbulimin e autorit.

    Nuk rezulton asnje analize e bere nga Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tirane me strukturat e policise se Drejtorise te Policise te Qarkut Tirane per kryerjen e veprimeve te mundshme dhe te nevojeshme per zbulimin e autorit.


    11. Procedimi penal nr.530 viti 2000 per vrasjen e shtetasve Shpetim Sulaj dhe Agim Rokaj.


    Ne dt.7.4.2000, rreth ores 22 e 30, te pallatet "1 Maji", perballe lokalit "Olimp", jane vrare me arme zjarri shtetasit Shpetim Sulaj dhe Agim Rrokaj dhe janė plagosur shtetasit Bledar Imami e Skerdi Dafa.

    Pas kryerjes se veprimeve te para hetimore, ne daten 17.08.2001 ėshtė vendosur pezullimi i hetimeve per kėtė procedim penal, duke ia kaluar strukturave te Policise Kriminale te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane per zbulimin e autoreve.

    Strukturat e Policise Kriminale te Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane, nisur nga provat e gjetura ne vendngjarje, si dhe nga rrethanat e mevonshme te ndodhjes se disa ngjarjeve kriminale, i kane kerkuar Prokurorise sė Krimeve te Renda rifillimin e hetimeve per kėtė procedim penal.

    Prokuroria e Krimeve te Renda, ne daten 11.2.2004, ka kthyer pergjigje strukturave te policise se nuk rezulton ndonje fakt i ri, i cili veēas ose se bashku me aktet e vlerėsuara me pare , te sjelle te dhena apo prova per autorin konkret.

    Ne kėtė menyre, veprimet per kėtė procedim penal ndiqen nga strukturat e Policise Kriminale pa u bere me pas ndonje analize konkrete per ecurine e veprimeve per zbulimin e autoreve.


    12. Procedimi penal per vrasjen e shtetasit Elton Zaimi.


    Ne Tirane, daten 14.12.1999, rreth ores 18, ne rrugen "Frosina Plaku", ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Elton Zaimi, mundes ne klubin "Partizani".

    Pas kryerjes se veprimeve te para hetimore kjo ēeshtje ėshtė pezulluar, duke ia kaluar per zbulim autori strukturave te Policise Kriminale te Drejtorise te Policise te Qarkut Tirane.

    Nuk rezulton qe Prokuroria e Rrethit Tirane te kėtė bere analize per kėtė procedim penal te pezulluar.


    13. Procedimi penal nr.726 viti 1999 per vrasjen e shtetasit Ergys Borova.


    Ne Tirane, date 4.5.1999, rreth ores 21 e 45, ne rrugen " Besim Imami", ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Ergys Borova.

    Hetimet paraprake per kėtė procedim penal jane pezulluar, duke ia kaluar per zbulim autori strukturave te policise se Drejtorise te Policise te Qarkut Tirane.

    Rezulton se nuk ėshtė kryer analize nga prokuroria me strukturat e Policise Kriminale per zbulimin e autorit.


    14. Procedimi penal nr.932 vitit 2002 dhe nr.607 viti 2001 per humbjen e shtetasit Bardhyl Musaj.


    Ne daten 13.4.2001, ka humbur shtetasi Bardhyl Musaj. Nė kėtė date rezulton se ky shtetas ka ardhur ne Tirane per te takuar avokatin dhe nuk ėshtė kthyer me ne Elbasan.

    Jane dy procedime penale te regjistruar per kėtė ngjarje. Pas veprimeve te para hetimore, kjo ēėshtje penale ėshtė pezulluar.

    Rezulton se ėshtė bere nje analize ne Prokurorine e Pergjitheshme per zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autoreve, por nuk rezulton te jene ndjekur me tej zbatimi i detyrave te lena dhe te evidentohen detyrat qe duhet te kryhen ne te ardhmen.


    15. Procedimi penal per vrasjen e shtetasit Xhevahir Malaj.


    Ne daten 4.3.2002, ėshtė bere kallezim ne Komisariatin e Policise nr.3 Tirane, sepse shtetasi Xhevahir Malaj nuk ka shkuar ne banese. Kėtė dite ky shtetas ka pasur 40 milione leke pasi punonte si kambist.

    Ne daten 11.3.2002, rreth ores 11.30, kufoma e shtetasit Xhevahir Malaj, ėshtė gjetur ne tunelin 2 Tufine ne "Uzinen e Tankeve". Rezulton se shtetasi Xhevahir Malaj ishte keqtrajtuar, goditur me nje plumb ne pjesen e kokes dhe kishte disa dite i braktisur.

    Pas veprimeve te para hetimore procedimi penal ėshtė pezulluar, duke ia kaluar strukturave te Policise Kriminale ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane per zbulimin e autorėve.

    Nuk rezulton te jete bere ndonje analize konkrete per zbardhjen e ēeshtjes.


    16. Procedimi penal nr.25/1 i vitit 2004 per vrasjen e shtetasve Santiliano Elezi dhe Fatmir Hodo.


    Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tirane ka regjistruar procedimin penal nr.1969, ne daten 24.12.1999, pasi ne daten 23.12.1999, jane vrare me arme zjarri shtetasit Santiliano Elezi dhe Fatmir Hodo, si dhe ėshtė tentuar per te vrare shtetasit Andi Hasani, Gerti Xhanai, Edmond Karanxha e Dorina Beja, ngjarje e ndodhur ne lagjen nr.26, rruga "Abdyl Frasheri", perballe Ambasades Kroate.

    Ky procedim penal ėshtė pezulluar ne daten 19.12.2000 dhe i ėshtė kaluar per veprime te metejshme strukturave te Policise Kriminale te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane.

    Ne daten 27.1.2004, Prokuroria e Krimeve te Renda ka regjistruar procedimin penal nr.25 vitit 2004, per shkak te kompetences lendore. Kjo prokurori, ka regjistruar dhe dy ngjarje te tjera te renda, sic ėshtė vrasja e shtetasit Alban Cela ne daten 21.6.2000 dhe vrasja e shtetasve Andi Hasani, Sokol Alushi, Gazmend Zeneli nė daten 11.01.2000

    Ne daten 29.7.2004, ėshtė bere pezullimi i procedimit penal nr.25 viti 2004 dhe ėshtė regjistruar me numrin 25/1 viti 2004.

    Aktualisht, per kėtė procedim penal te pezulluar, perveē analizave brenda strukturave te policise, nuk rezulton te jete bere ndonje analize nga Prokuroria per te dhene detyra konkrete per zbulimin e autoreve.


    17. Procedimi penal nr.18 viti 2004 per tentativen e vrasjes se oficerit te policise Bardhyl Zeqo.


    Ne Tirane, date 11.10.2004, ora 17 e 30, rruga " Shemsi Haka", oficeri i policise Bardhyl Zeqo ka shkuar per te marre automjetin e tij te parkuar ne garazhin i cili ndodhej ne oborrin e baneses. Ne momentin kur ka hapur deren e automjetit, ka ndodhur nje shperthim eksplozivi e per pasoje ėshtė plagosur rende oficeri i policise Bardhyl Zeqo.

    Pas veprimeve hetimore te para,rezulton se procedimi penal ėshtė pezulluar, duke ia kaluar strukturave te Policise Kriminale per zbulimin e autoreve.

    Nuk rezulton te jete bere analize nga prokuroria me strukturat e Policise Kriminale per te percaktuar detyrat qe duhet te kryhen per zbulimin e autoreve.


    18. Procedimi penal nr.341 viti 2002 per vrasjen e shtetasit Kleanthi Koci.


    Ne Tirane,date 21.2.1999, rreth ores 23, prane baneses se tij ne rrugen "Urani Pano", prane nje lokali, ėshtė qelluar disa here me arme zjarri, nga nje person i paidentifikuar, shtetasi Kleanthi Koci.

    Jane kryer shume veprime nga Policia Gjyqėsore dhe perfundimisht, ne daten 20.10.2000, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Tirane ka pezulluar procedimin penal, duke ia kaluar ēėshtjen Policise Kriminale per kryerjen e veprimeve te metejshme.

    Ne daten 29.9.2004 kanė rifilluar hetimet, por pėrseri nuk ka rezultuar asgje ne lidhje me zbulimin e autoreve.

    Ne daten 05.4.2005 procedimi penal ėshtė pezulluar pėrseri.

    Ėshtė bere nje analize ne Prokurorine e Pergjithshme dhe disa analiza me Prokurorine e Rrethit Tirane, por nuk jane ndjekur detyra e veprime konkrete qe duhej te kryeshin nga Policia Gjyqėsore.


    19. Procedimi penal nr.2171 vitit 1998 per vrasjen e shtetasit Ahmet Krasniqi.


    Ne Tirane, date 21.09.1998, rreth ores 23.30, nga 2 persona te paidentifikuar, ėshtė qelluar 3 here me arme zjarri, pistolete, ne koke shtetasi Ahmet Krasniqi, duke sjelle si pasoje vdekjen e menjehershme te tij. Autoret jane larguar duke hedhur armen ne nje nga tarracat e banesave perreth. Ne momentin e vrasjes, Ahmet Krasniqi, ka qene ne detyren e Ministrit te Mbrojtjes te Qeverise te Kosoves.

    Ky procedim penal ėshtė pezulluar ne daten 24.12.1998.

    Ne daten 25.5.1999, me shkresen nr.225/22 prot. Prokuroria e Pergjithshme ka kerkuar dosjen per nevoja studimi dhe nuk ka dhene detyra konkrete per hetimin e procedimit penal.

    Ne organin e prokurorise nuk rezulton te jene bere analiza te perbashketa me strukturat e Policise Gjyqėsore per zbulimin e autoreve.


    21. Procedimi penal nr.444 viti 2004 per vrasjen te mbetur ne tentative per shtetasin Ylli Pango.


    Ne Tirane, date 6.3.2003, ora 8.00, ne momentin qe shtetasi Ylli Pango, ne banesen e tij, ka ngritur qepenin e garazhit te makines, ėshtė goditur nga shperthimi i nje granate te vendosur poshte qepenit ne formen e kurthit. Nga ky shperthim, shtetasi Ylli Pango ka marre demtime te renda.

    Jane kryer veprimet e para hetimore dhe procedimi penal ėshtė pezulluar per moszbulim te autoreve, duke ia kaluar per ndjekje te metejshme strukturave te Policise Kriminale te Drejtorise se Policise te Qarkut Tirane.

    Nuk rezulton te jete bere analize nen drejtimin e organit te prokurorise me Policine Kriminale lidhur me zbardhjen e ēeshtjes dhe zbulimin e autoreve.


    22. Procedimi penal nr.48 vitit 2001 per aksidentin rrugor me pasoje vdekje ne Shkallnuer te rrethit Durres.


    Me daten 05.2.2001, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Durres ka filluar procedimin penal nr.48 per shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor parashikuar nga neni 290/1 KP.

    Nga hetimet ka rezultuar se ne daten 03.2.2001, rreth ores 19.00, nje automjet i paidentifikuar, i cili levizte ne drejtimin Durres ( Plepa ) per ne Tirane, rreth 1 km larg nga kryqezimi i Plepave, ne afersi te fshatit Shkallnuer, prane ish-karburantit te shtetasve Luan e Sokol Zoto, ka goditur shtetasin Petrit Islamaj, rreth 70 vjeē, banor i fshatit Shkallnuer, Durres. Shtetasi Petrit Islamaj, levizte ne te njejtin kah te rruges, ne drejtim te kundert me levizjen e automjetetit. Ai ėshtė derguar ne gjendje kome ne siptal nga familjaret e tij, ku me pas ka gjetur vdekjen si rezultat i demtimeve te marra gjate goditjes se automjetit.

    Pas kryerjes se veprimeve te para hetimore, ne daten 25.7.2001, procedimi penal ėshtė pezulluar.

    Ne daten 12.11.2004, Prokuroria e Pergjitheshme, ka vendosur rifillimin e hetimeve per kėtė procedim penal, pasi ne dt.8.11.2004, ne seancen plenare te Kuvendit se Republikes te Shqiperise, deputeti Nikolle Lesi, ka lexuar transkriptimin e nje bisede te pergjuar, ne te cilen permenden rrethana e fakte per aksidentin e dates 03.02.2001.

    Mbi bazen e ketyre te dhenave, ėshtė regjistruar procedimi penal nr.2 dt.10.11.2004.

    Jane kryer disa veprime hetimore, sic ka qene pyetja e shume shtetasve qe kane dijeni per rrethanat e hetimit, si dhe ėshtė kryer ekspertimi autoteknik i nje automjeti.

    Ne daten 24.03.2005 procedimi penal ėshtė pezulluar.

    Nuk rezulton ndonje analize nga prokuroria me strukturat e Policise Kriminale lidhur me zbulimin e autoreve.


    23. Procedimi penal nr.14 vitit 2004 per ngjarjen e dates 09.01.2004 ne rrethin e Vlores ku kane gjetur vdekjen 20 persona.


    Rezulton se ne daten 09.1.2004, rreth ores 18, nga nengrupi i GOS-it Dhermi, nepermjet radarit, ėshtė konstatuar nje objekt lundrues qe levizte ne drejtim te Karaburunit, rreth 3 milje ne thellesi te bregut.

    Ėshtė njoftuar Salla Operative e Drejtorisė sė Policise Vlore per sa ėshtė konstatuar. Ėshtė nxjerre nje gomone e Policise Kufitare dhe nje motovedete e Guardia di Finanza , te cilat, pasi kane shkuar deri ne mexokanal, jane kthyer per shkak te dallgeve te forta dhe te larta.

    Nga komandanti i nengrupit GOS Dhermi, ėshtė ushtruar kontroll ne Dhrale, ku jane konstatuar nje makine Peugeot me targa italiane dhe disa bidona bosh qe kishin pasur karburant.

    Te nesermen, rreth ores 9.00, helikopteri konstatoi nje gomone me njerez rreth 5 milje larg bregdetit, ne te cilen u gjenden 11 persona te mbijetuar dhe 20 viktima.

    Nga puna e Policise Gjyqėsore, ne momentet e hetimeve paraprake, jane arrestuar disa shtetas si organizatore dhe mbėshtėtes te trafikut te qenieve njerezore dhe te dhenies ndihme per kalim te paligjshem te kufirit.

    Ėshtė perfunduar gjykimi i disa shtetasve me banim ne Vlore e Shkoder, te cilėt kane organizuar e drejtuar kėtė kalim te paligjshem te kufirit nga viktimat e personat e mbijetuar.

    Per shkak te moshetimit te plote te ēeshtjes ne vitin 2004, Prokuroria e Rrethit Gjyqėsor Vlore ka rifilluar hetimet per procedimin penal lidhur me veprimet e ushtrise dhe te policise daten e ngjarjes.

    Hetimet vazhdojne.


    24. Procedimi penal nr.693 vitit 2004 Vrasja e shtetasit Dritan Veseli


    Ne Vlore, nė date 14.9.2004, ora 20.35, ne vendin e quajtur lagja "10 Korriku", ne afersi te Drejtorise Rajonale te Rruga-Ura , te lokali i Ilirjan Veizit, ėshtė vrare me arme zjarri shtetasi Dritan Veseli.

    Per moszbulim te autoreve, procedimi penal ėshtė pezulluar ne daten 10.4.2005.

    Jane bere analiza te perbashketa me prokurorine, por ngjarja nuk ėshtė zbardhur ende.


    KONKLUZIONE


    a- mbi faktet e mesiperme

    Rezulton se te gjitha procedimet penale te permendura jane per vepra penale te renda si vrasje, rrembime personi, vrasje te mbetur ne tentative, etj.

    Per hetimin e ketyre veprave penale,prokurorite e rretheve gjyqėsore kane detyren paresore per te kryer hetimet dhe per te ushtruar kontroll per te gjitha veprimet e kryera nga Policia Gjyqėsore.

    Ne zbatim te situates se paraqitur nga statistikat per procedimet penale te pezulluara, Prokurori i Pergjithshem duhet te kishte nxjerre urdhra dhe udhezime efikase, konkrete dhe te qarta per te evidentuar rastet e procedimeve penale te pezulluara, shkaqet e pezullimit dhe gjendjen aktuale tė veprimeve me to nga Policia Gjyqėsore. Kjo vetem per shkakun dhe arsyen e thjėshtė se Prokurori i Pergjithshem ėshtė autoriteti me i larte qe ka pergjegjesi ligjore kushtetuese per ushtrimin e ndjekjes penale ne Republiken e Shqiperise. Ai mund dhe duhet te urdheroje ne cdo rast kryerjen e detyrave konkrete dhe te veprimeve hetimore dhe ne asnje menyre nuk mund te pretendoje se per rastet e procedimeve penale te pezulluara nuk ka asnje pergjegjesi autoriteti i tij ose ne pergjithesi prokuroria, pasi per zbardhjen e ketyre procedimeve penale tashme pergjigjet Policia e Shtetit per zbulimin e autorit.

    Ky ėshtė nje qendrim ne kundershtim me ligjin nga ana e Prokurorit te Pergjithshem, ēka e vendos ate ne nje pozite, ku ne menyre te rende dhe te pėrseritur shkel ligjin gjate ushtrimit te funksioneve te tij.

    Nga vete Prokurori i Pergjithshem, ne qarkoren me nr.1345/1 prot.dt.16.5.2005 "Mbi procedimet penale te pezulluara ne periudhen janar 1999-dhjetor 2004" ėshtė pranuar se jane 11.794 procedime penale te pezulluara ose 21.4 % te tė gjithe numurit te procedimeve penale. Per kėtė shkak, Prokurori i Pergjithshem, ka kerkuar qe drejtuesit e prokurorive te shkalleve te para, te evidentojne sipas viteve gjendjen e procedimeve penale te pezulluara per mosnjohje te autorit, ne menyre te veēante per krimet e renda dhe per te kerkuar e organizuar analiza te perbashketa ne te gjitha nivelete me sherbimet e Policise se Shtetit.

    Nuk rezulton qe kjo leter-porosi te kėtė gjetur zbatim nga drejtuesit e prokurorive ne rrethe gjyqėsore, pasi sic permendem dhe evidentuam ne rastet e mesiperme te procedimeve penale te pezulluara, vetem ne Prokurorine e Rrethit Gjyqėsore Tirane, ku ishin kryer regjistrimet per pjesen derrmuese tė krimeve te renda, vetem ne dy raste jane bere analiza nga prokuroria me sherbimet e Policise Gjyqėsore qe punojne per zbulimin e veprave penale.

    Nuk rezulton qe Prokurori i Pergjithshem te kėtė kerkuar si ėshtė zbatuar kjo leter-porosi e tij dhe per ata qe nuk zbatuar udhezimet te merren masa disiplinore.

    Perfundimisht, leter-porosia e mesiperme ka mbetur vetem ne kuadrin e nje studimi te kriminalitetit pa i dhene zgjidhje problemit kryesor qe ngrihet perpara organit te ndjekjes penale: - ēfare duhet bere per zbulimin e ketyre veprave penale te renda, ne menyre qe autoret e tyre te vihen perpara drejtesise dhe situata kriminale ne rrethin e Tiranes te normalizohet.

    Zbulimi i disa ngjarjeve te renda me viktima nga radhet e biznesit, jo vetem qe do te jepte zgjidhje kerkesave te perfaqėsuesve te biznesit per mbrojtjen nga shteti, por dhe do te ishte nje garanci absolute per kėtė kategori personash per krijimin e kushteve te zhvillimit te aktivitetit te tyre ne fusha te ndryshme te ekonomise private.

    Veprimtaria e Prokurorit te Pergjithshem ne permbushje te detyres kushtetuese ėshtė sa ne rrafshin e nxjerrjes se akteve normative ne zbatim te ligjit, por dhe ne sigurimin e vazhdueshem te plotesimit te tyre .

    Ne asnje rast nuk rezulton qe Zyra e Prokurorit te Pergjithshem nė drejtimin e tij te kėtė marre ne analize situaten kriminale ne nje rreth me probleme ne drejtim te kriminalitetit, duke evidentuar:

    - shkaqet e moszbulimit te veprave penale te renda.

    - personat pergjegjes ne radhet e prokurorise dhe te Policisė Gjyqėsore, te cilėt nuk kane permbushur detyrat sipas Kodit te Procedures Penale dhe ne baze te ligjeve organike per organizimin dhe funksionimin e Policisė Gjyqėsore dhe te Prokurorise ne Republiken e Shqiperise te kerkonte marrjen e masave disiplinore ndaj tyre.

    - Ne aktet e derguara per administrim provash ne Komisionin Hetimor nuk rezulton te kėtė materiale me kėtė permbajtje.

    - Kryerja e analizave vjetore dhe e inspektimeve te Zyres se Prokurorit te Pergjithshem ne prokurorite e rretheve gjyqėsore nuk mund dhe nuk ėshtė analize konkrete e kriminalitetit e aq me teper per moszbulimin e veprava penale te renda.

    - Ky qendrim apatik, krejtesisht i papergjegjshem i Prokurorit te Pergjithshem pasqyrohet ne moszbulimin e veprave penale te renda te kryera ne rrethin e Tiranes. Tentativat e herepashereshme te tij qe te beje pergjegjes per kėtė situate sherbimet e Policisė Gjyqėsore jane krejtesisht te paperligjura dhe vijnė nga mosnjohja e moskuptimi i pozites se tij si autoriteti i vetem ligjor i ngarkuar me detyren per ushtrimin e ndjekjes penale ne Republiken e Shqiperise, ku permbidhen edhe hetimi paraprak dhe ai policor per zbulimin e autoreve te veprave penale. Mosnjohja e detyres primare te Prokurorit te Pergjithshem per ushtrimin e ndjekjes penale duke konsideruar te tille vetem periudhen kur procedimi penal ėshtė ne prokurori, i ka sjellė dem politikes shteterore per luften kunder krimit si dhe nje gjendje te tille te renduar te moszbulimit te kriminalitetit dhe te mosvenies perpara pergjegjesise penale te autoreve te veprave penale.


    Pėrfundimisht

    Prokurori i Pergjithshem ka shkelur:

    " Nenin 148 te Kushtetutes se Republikes te Shqiperise, sipas te cilit "prokuroria ushtron ndjekjen penale, si dhe perfaqeson akuzen ne emer te shtetit",

    " Nenin 24 te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit "prokurori me i larte ka te drejte te vendose ndryshimin ose shfuqizimin e vendimeve te marra nga prokurori me i ulet me ankim ose kryesisht",

    " Nenin 277 te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit "prokurori dhe Policia Gjyqėsore zhvillojne brenda kompetencave te caktuara, hetimet e nevojshme qe lidhen me ushtrimin e ndjekjes penale. Prokurori drejton hetimet dhe ka ne dispozicion Policine Gjyqesore",

    " Nenin 304 te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit "prokurori drejton veprimtarine hetimore dhe kryen vete cdo veprim hetimor qe e ēmon te nevojshem",

    " Nenin 305 te Kodit te Procedures Penale, sipas te cilit "Prokurori i Pergjithshem, me ankesen e te pandehurit, te demtuarit ose edhe kryesisht, urdheron, me vendim te arsyetuar, marrjen persiper te hetimeve, ne qofte se prokurori i rrethit nuk e ushtron penale ose nuk e pushon ate ne afatin e caktuar",

    " Nenin 2 te ligjit nr .8737, date 12.2.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise", sipas te cilit "prokuroria ushtron ndjekjen penale dhe perfaqeson akuzen ne emer te shtetit ne gjyq, merr masa dhe mbikėqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra te tjera te parashikuara me ligj",

    " Nenin 4 te ligjit nr .8737, date 12.2.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e prokurorise ne Republiken e Shqiperise", sipas te cilit "urdhrat dhe udhezimet e prokurorit me te larte jepen me shkrim dhe jane te detyrueshme per prokurorin me te ulet. Prokuroret marrin masa per ushtrimin e ndjekjes penale...",

    " Nenin 8 te ligjit nr.8737, date 12.2.2001 "Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise", sipas te cilit "Prokurori i Pergjithshem ... g) jep udhezime per punen e Policise Gjyqesore... nxjerr urdhra dhe udhezime per ushtrimin e detyrave te percaktuara nga ky ligj ose nga ligje te veēanta",

    " Nenin 3 te ligjit nr. 8677, date 2.11.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Policise Gjyqėsore", sipas te cilit "Policia Gjyqėsore ėshtė subjekt i procedimit penal qe ka per detyre kryesore te marre dijeni per veprat penale, te parandaloje pasojat e metejshme per shkak te tyre, te kryeje veprime hetimore te plota e te gjithaneshme, kryesisht ose me urdherim a delegim, per zbulimin e autoreve dhe per sigurimin e provave per veprimtarine e tyre kriminale, si dhe detyra te tjera te parashikuara ne Kodin e Procedures Penale dhe ne dispozita te tjera ligjore, me qellim zbatimin e ligjit penal",

    " Nenin 4 te ligjit nr. 8677, date 2.11.2000 "Per organizimin dhe funksionimin e Policise Gjyqėsore", sipas te cilit "ne ushtrimin e detyrave dhe funksioneve te saj Policia Gjyqėsore ėshtė ne varesi dhe drejtohet nga prokurori".

    (vijon)

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Sollaku: Berisha njesoj si ne 1997. Votimi ne Kuvend per shkarkimin e Kryeprokurorit, Moisiu ka fjalen e fundit

    Ora 08:40
    Nga Rozeta Rapushi


    TIRANE (21 Korrik) - Prokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku ju pergjigj dje me te njejten gjuhe te ashper dhe te rende te gjitha kritikave te bera nga Kryeministri Sali Berisha dhe maxhoranca e tij. Per here te pare kryeprokurori preku aktivitetin dhe punen e qeverise, duke bere pergjegjes haptas Kryeministrin se ka lene ne gjendje te mjerueshme policine duke mos dhene fonde, s’ka hapur vende te mjaftueshme pune e s’ka permiresuar Kodin Penal. Si nje menyre per t’i kthyer reston maxhorances dhe kreut te saj, Sollaku ne fjalen e tij theksoi se Kryeministri si tani ashtu edhe vite me pare kur ishte President i vendit ne 1997-en, nuk i garantoi prone qytetareve te vet, madje ska garantuar as adrese per vete shtepine e tij. “Kryeministri nuk e di akoma e ka blere apo e ka dhurate shtepine e tij”, - ironizoi Sollaku.
    “A nuk pate ju qe vete Kryeministri u ngaterrua ne plotesimin e deklarates se tij, me shumen e 21 milione lekeve qe i kishte dhene dhurate vajzes”, -akuzoi kryeprokurori. Sipas tij, ne kater vitet e punes ne krye te organit te akuzes, kane shkuar shume me teper njerez ne dyert e Drejtesise se sa ne katervjecarin e meparshem, madje edhe ne katervjecarin 92-96. “Pse jane shtuar shume me teper ata qe kane vajtur tani ne dyert e Drejtesise se me pare! Dhe jo vetem njerez te thjeshte, jo vetem kriminele te vegjel, por dhe funksionare shteterore. Po dalin gjithnje ne evidence “punet e bukura” ne lidhje me konfliktet e pronave, adresat, legalizimet, haracet e mungeses se ligjeve te sakta, ose te ligjeve qe nderrohen here pas here dhe te japin pershtypjen e thjeshte se ketu nuk ka asnje sistem referimi”, - akuzoi Sollaku.
    Kryeprokurori tha se Berisha eshte i paafte te kuptoje se cfare eshte korrupsioni, sepse s’e kuptoi as ne 97 kur policet e tij shoqeronin furgonet me para te qytetareve ne banka, po kesaj radhe si prone te batakcinjve. “S’ka per te mesuar vertet se c’eshte korrupsioni, pale se cfare eshte ligji dhe c’dobi ka forcimi i tij per te penguar batakcinjte te hipin ne majat e larta per te shkaterruar pastaj gjithcka”, -tha Sollaku.
    Akuzat
    Nje pjese e mire e kritikave te kryeprokurorit u perqendrua ne raportin qe maxhoranca ka pergatitur per te, ku e fajeson per shkelje te ligjeve, mbyllje te 24 ceshtje penale te bujshme per vrasje e rrembime, fshehje te pasurise per te cilat kerkon shkarkimin e tij. “Lexuat akuza pa ju referuar ndonje fakti konkret, pa administruar asnje prove. Militantet me kurse 6 mujore vazhdonin te hulumtonin dhe te formulon shkresa qe komisioni i quante te verteta, pa ja nenshtruar asnje verifikimi”, - akuzoi Sollaku, duke theksuar se gjate gjithe mandatit te tij nuk ka shkelur asnje here ligjin dhe nuk ka asnje urdher per ato ceshtje qe komisioni hetimor i quajti si problematike. Sipas tij, deputetet firmosen, sepse ua kerkonte detyrimi partiak dhe ashtu te verbuar vijuan hetimin pa degjuar fare prokurorin.
    “Perfundimet e shumices i kam quajtur teresisht te sajuara e te paravendosura dhe shprehje e nje “reprezalje politike”, jo vetem ndaj meje si individ, por ndaj gjithe institucionit te Prokurorise dhe me gjere”, - tha Sollaku. Sipas tij, i gjithe hetimi eshte bere ne kuader te etjes se ekzekutivit per te grumbulluar ne duart e tij pushtet te pakufizuar ne kundershtim me Kushtetuten. “Kete e tha edhe Spartak Ngjela: Keta nuk e kane hallin te luftojne krimin, duan te marrin Torren e pastaj gjithe guret e tjere”, - citoi Sollaku. Nga ana tjeter, kryeprokurori informoi edhe mbi disa prej ceshtjeve me problematike per te cilat ai eshte fajesuar ne raportin e maxhorances. Duke folur per djemte e deputetes Arta Dade dhe Gramoz Rucit, per te cilet Sollaku akuzohet se i ka mbyllur ceshtjet qellimisht, kryeprokurori tha se pozicioni i tij eshte me i larte e me i paprekshem se i cdo politikani. “Prandaj nuk kam asnje interes te bej “ndere politikaneve”, - tha Sollaku. Ai e quajti nje blof te komisionit akuzen per qindra milione fshehje te pasurise. “S’ishte vecse nje “genjeshter e rradhes”, qe e diskreditoi perfundimisht shumicen ne Komision”, - akuzoi kryeprokurori.

    Votimi ne Kuvend per shkarkimin e Sollakut, Moisiu ka fjalen e fundit

    Kuvendi vendos te henen per shkarkimin ose jo te Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Ashtu sic eshte parashikuar dhe ne axhenden e seancave plenare, ne 24 korrik, deputetet do te votojne raportin e maxhorances ne komisionin hetimor qe per tre muaj hetoi kryeprokurorin. Ne raport, shtate anetaret e mazhorances kerkojne heqjen e Sollakut nga kreu i organit te akuzes, me pretendimin se ne tre vite pune ai ka shkelur sistematikisht ligjet. Ne raportin mbi 100 faqe, Sollaku fajesohet per shkelje te ligjeve, mbyllje per 24 ceshtje penale te bujshme per akuza vrasjeje dhe rrembime personash, fshehje te pasurise apo mosveprim ndaj padive te KLSH-se. Pas renditjes se nje sere akuzave, ne faqen e fundit te raportit komisioni i kerkon Kuvendit qe t’i propozoje Presidentit te Republikes shkarkimin e Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku.
    Seanca plenare e se henes do te zhvillohet me debat, ku grupet parlamentare do te kene mundesine e fjales para votimit. Debate te ashpra priten mes deputeteve jo vetem per raportin, por edhe menyren e votimit. Maxhoranca demokratike ka deklaruar se votimi do te jete i hapur me elektronike, duke qene se do te behet per raportin. Nderkohe qe opozita kembengul ne votim te fshehte me kuti, sipas marreveshjes se marsit.

    (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeprokurori tha nė Kuvend se hetimi ndaj tij u bė qė qeveria tė grumbullojė nė duart e saj pushtet tė pakufizuar

    Sollaku: Kuvendi dhe presidenti tė reflektojnė pėr shkarkimin tim


    Anila Rama

    TIRANĖ- Kur kanė mbetur vetėm tri ditė nga seanca plenare ku do tė votohet pėr raportin e komisionit hetimor “Sollaku”, e njėkohėsisht pėr nisjen e proceduarve tė kryeprokuprorit Theodhori Sollaku, kreu i akuzės ka folur nė Parlament, duke mbrojtur veten nga gjithė sa ėshtė thėnė deri tani. Nė njė fjalim qė zgjati gati njė orė, kryeprokurori Sollaku renditi para ligjvėnėsve shqiptarė tė gjitha argumentet e tij ligjore se pėrse Kuvendi nuk mund tė miratonte raportin e komisionit hetimor parlamentar, por edhe nėse kjo do tė ndodhė, siē ka shumė gjasa, presidentit i Republikės nuk mund tė firmoste shkarkimin e tij, qė kishte si fillesė njė nismė antikushtetuese. “Kush ėshtė vallė halli i qeverisė dhe i kreut tė saj nė nismėn pėr t’i hedhur dorashkėn e zezė institucionit tė akuzės dhe pėr ta tėrhequr atė nė njė luftė qė, pėr muaj tė tėrė, kushtoi kohė dhe energji tė cilat mund tė shpenzoheshin pėr qėllime mė dobiprurėse? Kėsaj pyetjeje i dha pėrgjigje elokuente njė nga pėrfaqėsuesit mė mendjehapur tė popullit nė kėtė Kuvend, av. Spartak Ngjela, i cili tha: “Nuk e kanė hallin tė luftojnė krimin, - duan tė marrin Torrėn, e pastaj tė gjithė gurėt e tjerė!” Qartėsia trishtuese e kėtij pohimi, mendoj se duhet tė na bėjė tė reflektojmė thellė, para sė gjithash, juve, pėrfaqėsuesit e sovranit dhe presidentin e Republikės, garant i institucioneve dhe simbol i unitetit tė shqiptarėve”, - tha Sollaku nga podiumi parlamentar. Kryeprokurori nuk e i ka kursyer kundėrpėrgjigjet shpotitėse, frazat ironike pėr njė pjesė tė mirė tė akuzave qė kryeministri Sali Berisha apo edhe anėtarėt e maxhorancės nė komisionin “Sollaku”, lėshuan nė drejtim tė tij pėrgjatė kėtyre muajve.
    “Kushtetuta pėrcakton qartė vendin, rolin dhe funksionet e Prokurorisė, nė raport me pushtetet e tjera tė shtetit. Institucioni i akuzės ėshtė konceptuar si organ i centralizuar qė funksionet e tij i pėrmbush nė pavarėsi tė plotė. Nė pėrmbajtje tė kėsaj logjike kushtetuese, prokurori i pėrgjithshėm dhe prokurorėt e tjerė emėrohen e shkarkohen nga presidenti i Republikės. Ky organizim nuk ėshtė rastėsor. Ėshtė fakt i provuar se vendet qė pėrqafojnė rregullat e demokracisė pas njė eksperience totalitare, synojnė shpėrndarjen e pushteteve, duke mos lejuar pėrqendrimin e tyre nė njė dorė tė vetme, aq mė pak nė dorė tė qeverisė. Rregullimi i funksioneve tė prokurorit nė sistemin tonė kushtetues synon krijimin e baraspeshės sė nevojshme pėr tė ndėshkuar krimin dhe autorėt e tij, por edhe pėr tė garantuar individėt nga nismat e padrejta apo tė motivuara politikisht pėr penalizimin e tyre. Ky rol i dyfishtė synon tė mbrojė, para sė gjithash, pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor nga trysnia e pushteteve dhe grupeve tė tjera tė interesit.
    Etja e ekzekutivit pėr tė grumbulluar nė duart e tij pushtet tė pakufizuar, nė kundėrshtim me nenin 95, pika 2, tė Kushtetutės dhe pėr ta pėrdorur atė pėr nevojat e politikės ditore tė shumicės, besoj se ėshtė shkaku i vetėm i sulmeve tė egra tė kryeministrit, fillimisht kundėr institucionit tė akuzės qė, mė pas, u pasuan nga akuza dhe shpifje totalisht tė falsifikuara dhe tė papėrgjegjshme kundėr prokurorit tė pėrgjithshėm e familjes sė tij”, - tha Sollaku. Shefi i akuzės, duke u ndalur te ēėshtjet e ngritura nė komisionin hetimor, pėrmendi faktin se ai nuk ishte thirrur pėr tė dėshmuar pėr pjesėn mė tė madhe tė dosjeve penale, pėr tė cilat akuzohej se ishin mbyllur pėr shkak tė tij apo qė nuk ishin hetuar si duhet. Ai ka akuzuar si njė kontigjent tė prokurorisė nėn akuzėn pėr shpifje edhe kryetarin e komisionit, Astrit Patozi, qė sipas tij, nuk kishte as njohuritė me elementare juridike, duke u shndėrruar sė bashku me komisionerėt e tjerė, nė qesharakė me pyetjet qė u drejtonin nė seancat dėgjimore dėshmitarėve.

    Shekulli

  7. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Prokurori, opozita e duartroket, Berisha e bojkoton

    TIRANĖ- Fjala e gjatė e mbajtur dje nė Parlament nga prokurori i pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, ėshtė pritur me indiferencė tė plotė nga tė gjithė pėrfaqėsuesit e maxhorancės. Mungesa e vėmendjes ndaj qėndrimit tė Sollakut, vetėm pak ditė para vendimit qė do tė marrė Kuvendi pėr miratimin e raportit hetimor tė komisionit parlamentar “Sollaku”, ishte mjaft e dukshme, nė mungesėn e tė gjithė ministrave tė qeverisė sė koalicionit tė djathtė nė vendqėndrimin ku ata rrinė si zakonisht. Mungesa e ministrave ose e tė paktėn disa prej tyre, nuk ndodh as nė seancėn mė tė rėndomte parlamentare e jo nė njė seancė kur nė rend dite ishte pėrfshirė shqyrtimi nė parim i paketės fiskale, si pjesė e buxhetit suplementar tė qeverisė. Nė fakt, mosprania e tyre e qėllimshme gjatė fjalės sė Sollakut nė Kuvend, u duk mė sė miri, pasi menjėherė pas largimit tė shefit tė akuzės nga mjediset parlamentare, pjesa mė e madhe e kabinetit “Berisha”, sė bashku me kryeministrin Berisha, kanė mbėrritur nė sallėn plenare. Ndėrkohė, edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, gjatė gjithė kohės qė prokurori i pėrgjithshėm lexonte fjalėn nė podiumin parlamentar, thuajse nuk e ka pasur mendjen aspak tek ato qė thoshte Sollaku, gjė qė nuk ndodh nė asnjė seancė tė Parlamentit. Topalli nė disa momente ėshtė marrė me sistemimin e tavolinės sė saj, duke hequr qė aty edhe letrat e tepėrta, pak mė vonė filloi tė lexojė njė material tjetėr, duke u larguar mė pas pėr disa minuta, pėr t’ia ia lėnė drejtimin e seancės socialistit Ylli Bufi. Por edhe pjesa mė e madhe e vendeve ku qėndrojnė deputetėt e PD-sė, thuajse ka qenė e boshatisur, dhe vetėm ndonjė deputet ka qėndruar aty tė dėgjonte atė qė po lexonte Sollaku. Krejt e kundėrta ka ndodhur me grupet parlamentare tė opozitės, sidomos me socialistėt, tė cilėt kanė ndjekur tė pėrqendruar fjalėn e “Sollakut”, nga fillimi nė fund. Madje deputetėt e PS-sė nuk kanė nguruar as tė duartrokasin nė pėrfundim tė fjalės sė tij.

    Shekulli

  8. #58
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Perdite kur fillon te lexosh lajme nga Shqiperia do te ndeshesh ne tituj qe kane te bejne me arrestime te ndryshme,qe nga banda te rrezikshme te tipit mafioz,kriminele ordinere deri te vrases per gjak.Shprehja "largim ne drejtim te panjohur" po zhduket nga fjalori.Bile po arrestohen dhe po ekstradohen edhe nga vende te tjera ku kane qene fshehur prej vitesh.Kjo tregon se shteti ka filluar te funksionoje.Sado kritika te kemi ndaj te metave te qeverise aktuale,ne duhet te jemi objektive.Ne me pak se nje vit Shqiperia po largohet nga ai imazh i erret qe e kishte kapluar prej 8 vjetesh dhe qe erdhi kreshendo deri ne zgjedhjet e fundit.Ne c'do vend te botes partite politike premtojne,por nuk eshte e mundur qe c'do gje te realizohet 100%.Eshte e cuditshme qe Edi Rama kundershton c'do gje,dhe perserit vazhdimisht se kjo qeveri nuk po mban premtimet.Mua personalisht me duket se kjo qeveri ka mbajtur me shume premtime ne 8 muaj sesa paraardhesit e tyre ne 8 vjet.Pse c'fare mrekulishe bene ata per 8 vjete?E zgjidhen problemin e pronave,qe na e cajne si shume sot?E zgjidhen problemin e energjise?Kthyen gje paret 100% sic paten premtuar?E keshtu me rradhe i dini me mire se une.Pra me ngadale o shqiptare,lereni qeverine te punoje.
    Sollaku dhe Edi Rama jane njerez qe historia do ti mbaje mend si prototipa te mashtrimit cinik ndaj popullit me te varfer ne Europe e me gjere.
    Ne qofte se nuk i priten tentakulat oktapodit tani,atehere do te jete teper vone.
    Gjoja se u dhimbset kushtetuta nje pjese e atyre qe jane ne opozite dhe qe jane pjese e oktapodit ,ne fakt ata po dridhen se i kane ditet e numeruara.Kjo nuk eshte hakmarrje politike,por vendosja e shtetit ligjor.
    Sinqerisht populli thote"Stambolli digjet,kurva krihet"
    kjo shprehje perfaqeson me se miri ata qe gjoja na tregojne shkeljen e kushtetutes,te asaj kushtetute qe vete e kane dhjere me qindra here.
    Nuk ka rendesi se c'fare ideshe politike mund te kesh,rendesi ka qe shteti ligjor te vendosi themele te forta per te ardhmen,ne menyre qe cilado qeveri te jete ne pushtet te vazhdoje te ngreje me larte kete mur,dhe jo ta rrezoje pa filluar mire akoma.Une personalisht voten nuk ja jap as njeres pale as tjetres,por faktet jane fakte dhe e shoh me optimizem kete rruge qe ka nisur kjo qeveri deri tani.Kriminelet qe e kane mbajtur peng Shqiperine duhet te perfundojne ne burgje.Kur fuqia e tyre te jet dobesuar shume,atehere mund te filloni me diskutime morale si "pse nuk arrestohet Nano' etj si keto.tani per tani duhet te gezoheni sa here qe shteti godet krimin, i madh apo i vogel qofte ai.

  9. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    tedush.. te vjen cudi ty..
    por behu nja 4 minuta Njeri ..jo ai qe je deri tani..nje cop kanibal.. dhe ne kto 4 minuta behu vec 1 minut (mendo sikur je) nena apo gruaja apo i biri i Genc Sines.. dhe si do te vinte qe vrasesi i gencit te marre strehim politik ne Bruksel e bashkpuntorja e tije ne vrasje ..Imellda e Hakmarrjes dhe e art Dades..te bente ca jav burg e pastaj te shkonte tek kapo banda Altin ne Bruksel.. e Genci i pafajshem..te kalbet ne dhe.. e pastaj te shohim sa cudi do te te vinte .. per sallakun..

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ma hongri salloku mduket po ishalla ta marri me krahe te lehta ket pune

Faqja 6 prej 20 FillimFillim ... 4567816 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •