Gjyqtarja, Zengjine Sollaku tha nė komisionin hetimor pėr Prokurorinė, se akuzat e bėra ndaj saj nė ēėshtjen “Vurvaqis”, nuk qėndrojnė
Gruaja e Sollakut sfidon komisionin
Anila Rama
TIRANĖ- Gjyqtarja, Zengjine Sollaku, njėkohėsisht bashkėshortja e kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ka hedhur poshtė akuzat e ngritura nga maxhoranca nė komisionin hetimor, lidhur me ēėshtjen “Vurvaqis”. Sipas saj, gjykata merret vetėm me shqyrtimin e anės formale tė fakteve, e jo me tjetėrsimin e pasurisė. Edhe pse pak ditė mė parė, ajo i dėrgoi njė letėr komisionit hetimor “Sollaku”, pėr arsyet ligjore qė e detyronin tė mos paraqitej pėr tė dėshmuar, dje gjyqtarja Sollaku, ka dhėnė dėshminė e saj, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė deputetėve. Ajo ka pranuar se kishte ardhur pėr tė dėshmuar, vetėm pėr shkak tė kėrcėnimeve qė bėri kryetari i komisionit, Astrit Patozi, pėr ta sjellė atė forcėrisht nė seancė dėgjimore. Ndėrkaq, ajo nuk ka deklaruar nė fjalėn e saj, se nuk do t’i pėrgjigjej asnjė pyetjeje qė lidhej me bashkėshortin e saj, pasi nuk ishte nė dijeni tė procedurės sė hetimit, e njėkohėsisht komisioni nuk i kishte ofruar paraprakisht as planin e hetimit. “Gjatė veprimtarisė sime kam zbatuar vetėm ligjin dhe kjo, ju ėshtė bėrė me dije edhe nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė nėpėrmjet njė letre, organ i cili kontrollon veprimtarinė e gjyqtarėve. Ēėshtja “Vurvaqis” ėshtė si njė nga ēėshtjet e tjera. Pėrsa i pėrket shpifjeve qė keni bėrė pėr tjetėrsimin, nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Gjykata sheh vetėm anėn formale tė akteve. Gjykata nuk merret me tjetėrsimet. Vendimet i ka marrė vetė shoqėria mes ortakėve dhe kėtė e verifikojnė aktet noteriale. Dhe ndaj, unė kam ardhur kėtu vetėm pėr shpifjet qė janė bėrė, se detyrim ligjor nuk kam. Qė kur ėshtė emėruar nė postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, s’kam marrė pjesė nė asnjė ēėshtje penale. Erdha kėtu para jush, se kėrcėnuat se do tė mė sillnit forcėrisht. Jeni ju ata qė se keni respektuar ligjin e ata qė ju drejtojnė. Pėr Sollakun, nuk kam pse tė pėrgjigjem fare, sepse nuk e di se si ėshtė procedura e hetimit dhe ju nuk mė keni dhėnė as planin e hetimit qė tė njihem me tė”,- tha gjyqtarja Sollaku, dje nė komision. Ndėrkohė, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė drejtuara nga deputetėt e maxhorancės, ajo ėshtė shprehur se pėr ēėshtjet penale qė kishte gjykuar nuk do tė jepte asnjė pėrgjigje, pasi ligji e ndalonte njė gjė tė tillė. Ajo ka mohuar tė ketė kėrkuar ndonjėherė ndihmėn e bashkėshortit tė saj, Theodhori Sollaku, pėr ēėshtje qė i ka pasur nė gjykim gjatė kohės qė ai ėshtė emėruar Prokuror i Pėrgjithshėm. Ndėrsa lidhur me pyetjen e drejtuar nga kryetari i komisionit Patozi, nėse kishte dijeni pėr pasuritė e bashkėshortit tė saj, ajo ka dhėnė njė pėrgjigje pohuese. “Po, sigurisht qė kam, tė dy i kemi”, - tha bashkėshortja e kreut tė akuzės, Sollaku. Gjatė pėrgjigjeve tė dhėna prej saj, nuk kanė munguar edhe debatet e komentet nga ana e deputetėve tė komisionit. Deputeti i PD-sė, Bujar Nishani, i ka kėrkuar gjyqtares Sollaku, qė tė mos bėnte deklarata kėrcėnuese nė komision. Por i menjėhershėm ka qenė reagimi i nėnkryetarit Fatmir Xhafaj, i cili kėrkoi nga Nishani qė ai tė mos kėrcėnonte njė femėr qė kishte ardhur pėr tė dėshmuar, sipas kėrkesės qė i kishte bėrė komisioni.
Patozi: Sollaku ka fshehur edhe njė truall tjetėr 267m2
TIRANĖ- Kryetari i komisionit hetimor “Sollaku”, Astrit Patozi, paraqiti dje nė mbledhjen e radhės, njė tjetėr kontratė pasurie tė patundshme tė kryeprokurorit Theodhori Sollaku, duke e akuzuar atė se, edhe nė kėtė rast ka fshehur pasurinė qė dispononte. Sipas dokumentit tė publikuar nga Patozi, kontrata saktėson, se Sollaku ėshtė bashkėpronar i njė sipėrfaqeje prej 267 metra katrorė tokė truall nė Golem tė Kavajės, ku ėshtė duke u ndėrtuar njė godinė banimi disakatėshe, nga po e njėjta firmė ndėrtimi “Gora Sh.P.K.”. Patozi ka deklaruar se. edhe kjo pasuri e Sollakut nuk pasqyrohet nė deklaratėn e tij tė pasurisė, tė depozituar zyrtarisht pranė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit e Kontrollit tė Pasurive. Sipas tij, vlera e padeklaruar nga kryeprokurori llogaritet nė vlerėn e rreth 200 milionė lekėve. “Nga fshehja e pasurisė, Sollaku i bie qė tė pėrfitojė dyfish. Pėrveē tre apartamenteve dhe njė sasie parash tė padeklaruara, tashmė me pronėsinė mbi sipėrfaqen prej 267 m2, Kryeprokurori i Republikės, llogaritet tė ketė fshehur rreth 400 milionė lekė. 400 milionė lekė tė padeklaruara, ėshtė njė shifėr e madhe edhe pėr nivelet evropiane, qė tė bėn tė mendosh se kėtu bie erė e rėndė korrupsioni”,- tha Patozi gjatė leximit tė dokumentit qė dispononte nė mbledhjen e komisionit. Ai ka siguruar pėr vėrtetėsinė e provave tė paraqitura, duke theksuar se mbante pėrgjegjėsi tė plotė ligjore pėr ato qė deklaronte. Nuk kanė munguar sėrish, debatet dhe kundėrshtitė nga ana e deputetėve tė opozitės, tė cilėt janė shprehur se Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė duke u hetuar pėr shkeljet gjatė ushtrimit tė detyrės sė tij, e jo pėr deklaratėn e pasurisė.
Laskaj: Pasuria e Sollakut, do presim dokumentet e Hipotekės
TIRANĖ- Kryeinspektorja e Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, Fatmira Laskaj tha dje se pėr pasurinė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, institucioni qė ajo drejton ėshtė nė pritje tė pėrgjigjeve tė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. “Varet nga disponibiliteti qė do tė tregojė ZRPP-ja pėr kėto dokumente”,- tha Laskaj dje. Ndėrkaq, ajo do tė paraqitet pėr tė dėshmuar nė komisionin hetimor “Sollaku” nė 20 qershor, lidhur me gjendjen e deklaratės sė pasurisė tė Sollakut. Vendimi ėshtė marrė dje pas debateve tė shumta nė komision, me kėrkesė tė pėrfaqėsuesve nga deputetėt e mazhorancės, qė akuzojnė Sollakun pėr mos pasqyrimin prej tij, nė deklaratėn e pasurisė, tė rreth 400 milionė lekėve. Tė dyja palėt debatuan gjatė pėr thirrjen ose jo tė Laskajt, ndėrkohė qė mė parė kryekomisioneri Astrit Patozi, kishte bėrė tė ditur thirrjen sėrish nė komision tė kryeprokurorit Sollaku, pėr tė dhėnė shpjegime pėr pasurinė e padeklaruar prej tij, nė dokumentin zyrtar tė ILDKP-sė.
Krijoni Kontakt