Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 193
  1. #41
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Gjyqtarja, Zengjine Sollaku tha nė komisionin hetimor pėr Prokurorinė, se akuzat e bėra ndaj saj nė ēėshtjen “Vurvaqis”, nuk qėndrojnė

    Gruaja e Sollakut sfidon komisionin

    Anila Rama

    TIRANĖ- Gjyqtarja, Zengjine Sollaku, njėkohėsisht bashkėshortja e kryeprokurorit Theodhori Sollaku, ka hedhur poshtė akuzat e ngritura nga maxhoranca nė komisionin hetimor, lidhur me ēėshtjen “Vurvaqis”. Sipas saj, gjykata merret vetėm me shqyrtimin e anės formale tė fakteve, e jo me tjetėrsimin e pasurisė. Edhe pse pak ditė mė parė, ajo i dėrgoi njė letėr komisionit hetimor “Sollaku”, pėr arsyet ligjore qė e detyronin tė mos paraqitej pėr tė dėshmuar, dje gjyqtarja Sollaku, ka dhėnė dėshminė e saj, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė deputetėve. Ajo ka pranuar se kishte ardhur pėr tė dėshmuar, vetėm pėr shkak tė kėrcėnimeve qė bėri kryetari i komisionit, Astrit Patozi, pėr ta sjellė atė forcėrisht nė seancė dėgjimore. Ndėrkaq, ajo nuk ka deklaruar nė fjalėn e saj, se nuk do t’i pėrgjigjej asnjė pyetjeje qė lidhej me bashkėshortin e saj, pasi nuk ishte nė dijeni tė procedurės sė hetimit, e njėkohėsisht komisioni nuk i kishte ofruar paraprakisht as planin e hetimit. “Gjatė veprimtarisė sime kam zbatuar vetėm ligjin dhe kjo, ju ėshtė bėrė me dije edhe nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė nėpėrmjet njė letre, organ i cili kontrollon veprimtarinė e gjyqtarėve. Ēėshtja “Vurvaqis” ėshtė si njė nga ēėshtjet e tjera. Pėrsa i pėrket shpifjeve qė keni bėrė pėr tjetėrsimin, nuk ėshtė aspak e vėrtetė. Gjykata sheh vetėm anėn formale tė akteve. Gjykata nuk merret me tjetėrsimet. Vendimet i ka marrė vetė shoqėria mes ortakėve dhe kėtė e verifikojnė aktet noteriale. Dhe ndaj, unė kam ardhur kėtu vetėm pėr shpifjet qė janė bėrė, se detyrim ligjor nuk kam. Qė kur ėshtė emėruar nė postin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, s’kam marrė pjesė nė asnjė ēėshtje penale. Erdha kėtu para jush, se kėrcėnuat se do tė mė sillnit forcėrisht. Jeni ju ata qė se keni respektuar ligjin e ata qė ju drejtojnė. Pėr Sollakun, nuk kam pse tė pėrgjigjem fare, sepse nuk e di se si ėshtė procedura e hetimit dhe ju nuk mė keni dhėnė as planin e hetimit qė tė njihem me tė”,- tha gjyqtarja Sollaku, dje nė komision. Ndėrkohė, duke iu pėrgjigjur pyetjeve tė drejtuara nga deputetėt e maxhorancės, ajo ėshtė shprehur se pėr ēėshtjet penale qė kishte gjykuar nuk do tė jepte asnjė pėrgjigje, pasi ligji e ndalonte njė gjė tė tillė. Ajo ka mohuar tė ketė kėrkuar ndonjėherė ndihmėn e bashkėshortit tė saj, Theodhori Sollaku, pėr ēėshtje qė i ka pasur nė gjykim gjatė kohės qė ai ėshtė emėruar Prokuror i Pėrgjithshėm. Ndėrsa lidhur me pyetjen e drejtuar nga kryetari i komisionit Patozi, nėse kishte dijeni pėr pasuritė e bashkėshortit tė saj, ajo ka dhėnė njė pėrgjigje pohuese. “Po, sigurisht qė kam, tė dy i kemi”, - tha bashkėshortja e kreut tė akuzės, Sollaku. Gjatė pėrgjigjeve tė dhėna prej saj, nuk kanė munguar edhe debatet e komentet nga ana e deputetėve tė komisionit. Deputeti i PD-sė, Bujar Nishani, i ka kėrkuar gjyqtares Sollaku, qė tė mos bėnte deklarata kėrcėnuese nė komision. Por i menjėhershėm ka qenė reagimi i nėnkryetarit Fatmir Xhafaj, i cili kėrkoi nga Nishani qė ai tė mos kėrcėnonte njė femėr qė kishte ardhur pėr tė dėshmuar, sipas kėrkesės qė i kishte bėrė komisioni.

    Patozi: Sollaku ka fshehur edhe njė truall tjetėr 267m2

    TIRANĖ- Kryetari i komisionit hetimor “Sollaku”, Astrit Patozi, paraqiti dje nė mbledhjen e radhės, njė tjetėr kontratė pasurie tė patundshme tė kryeprokurorit Theodhori Sollaku, duke e akuzuar atė se, edhe nė kėtė rast ka fshehur pasurinė qė dispononte. Sipas dokumentit tė publikuar nga Patozi, kontrata saktėson, se Sollaku ėshtė bashkėpronar i njė sipėrfaqeje prej 267 metra katrorė tokė truall nė Golem tė Kavajės, ku ėshtė duke u ndėrtuar njė godinė banimi disakatėshe, nga po e njėjta firmė ndėrtimi “Gora Sh.P.K.”. Patozi ka deklaruar se. edhe kjo pasuri e Sollakut nuk pasqyrohet nė deklaratėn e tij tė pasurisė, tė depozituar zyrtarisht pranė Inspektoratit tė Lartė tė Deklarimit e Kontrollit tė Pasurive. Sipas tij, vlera e padeklaruar nga kryeprokurori llogaritet nė vlerėn e rreth 200 milionė lekėve. “Nga fshehja e pasurisė, Sollaku i bie qė tė pėrfitojė dyfish. Pėrveē tre apartamenteve dhe njė sasie parash tė padeklaruara, tashmė me pronėsinė mbi sipėrfaqen prej 267 m2, Kryeprokurori i Republikės, llogaritet tė ketė fshehur rreth 400 milionė lekė. 400 milionė lekė tė padeklaruara, ėshtė njė shifėr e madhe edhe pėr nivelet evropiane, qė tė bėn tė mendosh se kėtu bie erė e rėndė korrupsioni”,- tha Patozi gjatė leximit tė dokumentit qė dispononte nė mbledhjen e komisionit. Ai ka siguruar pėr vėrtetėsinė e provave tė paraqitura, duke theksuar se mbante pėrgjegjėsi tė plotė ligjore pėr ato qė deklaronte. Nuk kanė munguar sėrish, debatet dhe kundėrshtitė nga ana e deputetėve tė opozitės, tė cilėt janė shprehur se Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė duke u hetuar pėr shkeljet gjatė ushtrimit tė detyrės sė tij, e jo pėr deklaratėn e pasurisė.

    Laskaj: Pasuria e Sollakut, do presim dokumentet e Hipotekės

    TIRANĖ- Kryeinspektorja e Deklarimit dhe Kontrollit tė Pasurive, Fatmira Laskaj tha dje se pėr pasurinė e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, institucioni qė ajo drejton ėshtė nė pritje tė pėrgjigjeve tė Zyrės sė Regjistrimit tė Pasurive tė Paluajtshme. “Varet nga disponibiliteti qė do tė tregojė ZRPP-ja pėr kėto dokumente”,- tha Laskaj dje. Ndėrkaq, ajo do tė paraqitet pėr tė dėshmuar nė komisionin hetimor “Sollaku” nė 20 qershor, lidhur me gjendjen e deklaratės sė pasurisė tė Sollakut. Vendimi ėshtė marrė dje pas debateve tė shumta nė komision, me kėrkesė tė pėrfaqėsuesve nga deputetėt e mazhorancės, qė akuzojnė Sollakun pėr mos pasqyrimin prej tij, nė deklaratėn e pasurisė, tė rreth 400 milionė lekėve. Tė dyja palėt debatuan gjatė pėr thirrjen ose jo tė Laskajt, ndėrkohė qė mė parė kryekomisioneri Astrit Patozi, kishte bėrė tė ditur thirrjen sėrish nė komision tė kryeprokurorit Sollaku, pėr tė dhėnė shpjegime pėr pasurinė e padeklaruar prej tij, nė dokumentin zyrtar tė ILDKP-sė.

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    Kushtetuesja rrezon kerkesen e PS per kryeprokurorin

    E Premte, 23 Qershor 2006

    Gjykata Kushtetuese ka rrezuar kerkesen e deputeteve te Partise Socialiste, te cilat kishin kerkuar shqyrtim te objektit te hetimit te komisionit hetimor “Sollaku”. Kushtetuesja vleresoi se kerkesa e opozites, se objekti i hetimit ne kete komision eshte antikushtetues, nuk eshte e drejte. Socialistet ne kerkesen e tyre drejtuar Gjykates Kushtetuese, shpreheshin per pezullimin e aktivitetit te komisionit hetimor ne ngarkim te Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku. Por Kushtetuesja eshte shprehur se deputetet nuk legjitimohen te bejne nje kerkese te tille, pasi nuk jane subjekt ne kete konflikt. “Mbledhja e gjyqtareve konkludon se pala kerkuese nuk legjitimohet edhe ne kerkimet per interpretimin perfundimtar te nenit 7 te Kushtetutes (qe ka te beje me ndarjen dhe balancimin ndermjet pushteteve ligjvenes, ekzekutiv dhe gjyqesor) dhe te vendimit nr. 18, date 14.05.2003 te Gjykates Kushtetuese. Kjo gjykate investohet ne kete proces interpretimi vetem nga subjektet e legjitimuara, si dhe ne rastet kur eshte i pranishem juridiksioni i kesaj gjykate”, shprehet ne vendimin e saj Gjykata Kushtetuese. Keshtu vazhdon vendimi i Kushtetueses, “perderisa pala kerkuese nuk legjitimohet per te kerkuar zgjidhjen e konfliktit te kompetencave, ajo nuk legjitimohet as ne kerkimet e tjera per interpretim”. Ne kete menyre, trupi i gjyqtareve ka vendosur moskalimin ne seance plenare te kerkeses se deputeteve socialiste.

    E. GJ

    Korrieri
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 29-06-2006 mė 01:40

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Kryeprokurori nė detyrė, Dhori Sollaku, i ka kėrkuar Gjykatės Kushtetuese deklarimin antikushtetues tė Komisionit parlamentar, nė mė shumė se njė muaj, pasi ai ka filluar punėn. Njoftimi u bė dje publik, pas njė seance dėrrmuese pėr kryeprokurorin, i cili nuk mundi tė mbrojė dot para komisionit fshjehjen e pasurisė sė tij tė kundėrligjshme nė Durrės dhe Golem, pėrmes njė trualli tė blerė po ashtu, nė rrethana tė dyshimta, duke pėrdorur pushtetin e tij. I mbetur keq mes detyrės sė tij si mbrojtės i ligjit dhe shkeljes haptazi tė ligjit si dhe pėrfitimeve tė paligjshme si zyrtar i lartė i shtetit shqiptar, kryeprokurori mendon se shpėtimi i tij ėshtė Gjykata Kushtetuese. Nė tė vėrtetė, nė kėtė fazė ku kanė shkuar hetimet, nuk ka mė rėndėsi se kush do ta shpėtojė kryeprokurorin nga shkarkimi. Tashmė, pyetja ėshtė kush do ta shpėtojė kryeprokurorin nga gjykimi. Shpresat e tij te mosshkarkimi nga Presidenti Moisiu dhe shpallja si antikushtetues e Komisionit nga Gjykata Kushtetuese, nuk u thonė asgjė shqiptarėve, pasi ata janė bindur se ky njeri me 10 mijė dollarė, pėr tė cilat dyshoj se i ka paguar ndonjėherė, ka blerė gjashtė apartamente. Kjo i jep fund mandatit tė tij si kryeprokuror dhe si njė zyrtar i lartė qė shqiptarėt mund t`i besojnė. Pas kėsaj, ēėshtja shtrohet nėse do tė mbrohet modeli i kryeprokurorit tė korruptuar qė shkel ligjin apo duhet tė kemi njė kryeprokuror sė paku jo shkelės ligji dhe pėrfitues nga posti i tij si zyrtar.
    Kėrkesa e tij urgjente drejtuar Gjykatės Kushtetuese mund tė ishte bėrė qysh ditėn e parė qė u ngrit Komisioni, pėr mė tepėr qė Sollaku ka aq ekspertė rrotull tij sa t`i formulojnė njė kėrkesė. Por, i bindur se Komisioni nuk do tė shkonte deri te pronat e tij, ai mendoi se do ta dominonte politikisht betejėn. Dje, ai e humbi atė. Shqiptarėt u bindėn se kanė nė krye njė kryeprokuror qė ble me dhjetė mijė dollare apartamente tė pafundme nė bregdet dhe Tiranė. Mund tė ketė dhe fakte tė tjera tronditėse, tė cilat duhet t`i vihen nė dispozicion drejtėsisė. Por, ėshtė e qartė se kryeprokurori humbi dje betejėn dhe po kėrkon t`i shpėtojė gjykimit si shkelės ligji.
    Po le tė shkojmė pėr njė moment me logjikėn e kryeprokurorit dhe tė mendojmė se Presidenti Moisiu dhe Gjykata Kushtetuese edhe pas kėtyre fakteve skandaloze dhe raportit qė deomos do tė kėrkojė shkarkimin e tij, do ta mbrojnė Dhori Sollakun. A ka kush tė na thotė pastaj se cili do tė jetė kryeprokurori i Shqipėrisė? A ka mė fuqi pastaj akuza shqiptare tė hetojė zyrtarėt e korruptuar si hajdutė xhepash qė kap Sokol Oldashi me 5 mijė euro nė xhep, kur kryeprokurori me dhjetė mijė dollarė qė thotė se i ka paguar mė 1999, vazhdon tė pjellė apartamente nė ēdo qytet? A ka mė fuqi akuza shqiptare t`i dėnojė ata qė mund tė korruptohen nė tė ardhmen, kur kreu i akuzės shqiptare ėshtė vetė njė abuzues i madh me ligjin? A ka fuqi Presidenti i Republikės dhe Gjykata Kushtetuese ta lėnė vendin pa kryeprokuror vetėm pėr fatin personal tė qytetarit Dhori Sollaku?
    Vėshtirė do ta kenė pas kėsaj. Por, dhe nėse e bėjnė pėr shkak tė ngjashmėrisė nė pasuritė e tyre le ta bėjnė. Qytetarėt shqiptarė e kanė humbur kryeprokurorin para syve tė tyre, kur panė qė ai ėshtė njė abuzues i madh me pushtetin. Tashmė, kanė rastin tė shikojnė kė do tė marrė ai me vete.

  4. #44
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Mazhoranca: Ndjekje penale per Sollakun

    E Merkure, 28 Qershor 2006

    Ne mbledhjen e djeshme te komisionit te hetimit te kryeprokurorit, pa pranine e opozites, eshte kerkuar ndjekje penale per kreun e akuzes: “Ka komanduar ne shkelje te ligjit, 4 prokurore ne Tirane, Durres, Fier dhe Vlore. Veper penale ku denohet deri ne pese vjet me burg dhe gjobe 1 milion leke”

    Prokurori i Pergjithshem, Thoedhori Sollaku, ka shkelur ligjin ne vendimet e marra prej tij ne emerimet dhe komandimet e prokuroreve dhe rrezikon burgun. Deputeti demokrat, Bujan Nishani, ka arritur ne kete perfundim, pasi ka lexuar nje relacion te pergatitur mbi disa fakte, te pretenduara prej tij ne emerimet e disa prokuroreve. Sipas Nishanit, kryeprokurori ka shperdoruar detyren duke komanduar ne shkelje te ligjit te prokuroreve ne Tirane, Durres, Fier dhe Vlore. Deputeti demokrat lexoi edhe deklaroi se kryeprokurori ka shkelur ligjet, duke konsumuar elemente te vepres penale te shperdorimit te detyres, qe parashikohet ne ligjin 248 te Kodit Penal. Sipas ketij ligji, “kryerja apo moskryerja me dashje e veprimeve a mosveprimeve ne kundershtim me ligjin, qe perben mospermbushje te rregullt te detyres nga personi qe ushtron funksione publike, kur i kane sjelle atij ose personave te tjere perfitime materiale ose jomateriale te padrejta ose kane demtuar interesat e ligjshme te shtetit, te shtetasve dhe te personave juridike, nese nuk perben veper tjeter penale, denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne pese vjet, dhe me gjobe nga treqind mije deri ne nje milion”.

    Ne konkluzionet e tij, demokrati Nishani thekson se kryeprokurori Sollaku, ne nxjerrjen e urdhrave te komandimit per prokuroret Vexhi Mucmata, Nasip Naci, Qydret Kadia e Entien Kapo, ka shkelur ligin “Per organizimin dhe funksionimin e Prokurorise ne Republiken e Shqiperise”. Sipas Nishanit, Sollaku nuk ka argumentuar shkaqet e arsyet e komandimit te prokuroreve, kerkese kjo e domosdoshme. Gjithashtu, per Nishanin, me nxjerrjen e ketyre urdhrave, kryeprokurori i ka sjell nje dem ekonomik shtetit, qe perfshin diferencen e pagave midis prokurorit te Zyres se Prokurorit te Pergjithshem, me ate te prokurorit te rrethit gjyqesor te Tiranes dhe Durresit, si dhe per sa i perket dietave te perfituara me kete rast.

    E. GJENCAJ

    Korrieri

  5. #45
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Patozi: Per Nanon e Lesin, kryeprokurori veproi me dy kute

    E Merkure, 28 Qershor 2006

    Mazhoranca ka akuzuar Prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku, se ka aplikuar dy standarde ne gjykimin e ceshtjes “Lesi”. Ne mbledhjen e djeshme te komisionit hetimor parlamentar per shkarkimin e kryeprokurorit, deputeti demokrat Prec Zogaj, ka paraqitur nje relacion mbi procedurat e ndjekura nga ana e Sollakut mbi kete ceshtje. Ne konkluzionin e tij, Zogaj shprehet se Prokurori i Pergjithshem ka aplikuar ligjin me dy standarde ne rastin e kerkeses nga ana e organit te akuzes, per heqjen e imunitetit te deputetit te opozites, Nikolle Lesi, ne shkurt 2005. Ne relacionin e tij per kete ceshtje sot ne komisionin hetimor, deputeti Zogaj u shpreh se ne kerkesen e Prokurorise per heqjen e imunitetit te deputetit Lesi, bie ne sy dinamika e shkeljeve te Kodit te Procedures Penale dhe te nje hetimi te paligjshem ndaj ketij deputeti. “Nga shqyrtimi i dokumentacionit qe i kemi bere dosjes, ka pasur dy padi: Njera eshte depozituar nga vete deputeti Lesi kunder ish-kryeministrit Fatos Nano dhe bashkebiseduesit te tij Fehmi Abdiu, lidhur me biseden e transkriptuar, dhe po ashtu kemi dhe nje kunderpergjigje nga zoti Nano per zotin Lesi, me akuzen per shpifje. Pas evidentimit te te gjithe bazes ligjore dhe momenteve me domethenese, konstatuam se zyra e Prokurorit te Pergjithshem ka zhvilluar hetim te paligjshem, pa marre leje per heqje imuniteti qofte ndaj zotit Nano, qofte ndaj deputetit Lesi”, deklaroi Zogaj. Nga ana e tij, kryekomisioneri Astrit Patozi, u shpreh se Sollaku ne kete ceshtje “ndryshe e lexoi ligjin per ish-kryeministrin Fatos Nano, dhe ndryshe per deputetin Nikolle Lesi”.

    Korrieri

  6. #46
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Prokurori i ceshtjes fajeson Sollakun ne komision

    E Marte, 27 Qershor 2006

    Prokurori i dosjes “Gjermeni”, Sulejman Tola, ka bere pergjegjes Prokurorine e Pergjithshme dhe kryetarin e saj, Theodhori Sollaku, per mbylljen e kesaj dosjeje. Ne mbledhjen e djeshme te komisionit hetimor parlamentar “Sollaku”, eshte degjuar prokurori Tola, i cili u shpreh se dosja e gjyqtarit Artan Gjermeni u mbyll pas nje urdhri te Prokurorise se Pergjithshme, pa u hetuar plotesisht. Ne deshmine para komisionereve, ai u shpreh se gjate diskutimeve me kolege te tij mbi kete dosje, ata u penguan. Prokurori i ceshtjes beri te ditur, se ne daten 26 mars 2006, vetem pak ore para fillimit te mbledhjes se Keshillit te Larte te Drejtesise, ku Gjermeni do te zgjidhej anetar i saj, Tola u thirr ne mbremje ne Prokurorine e Pergjithshme, ku iu urdherua mbyllja e dosjes ne nje kohe shume te shkurter. “Ata u penguan nga dikush, biseduan me qendren e tyre ne telefon dhe nuk u lejua te behej inspektimi. Gjate kohes se qendrimit ne Kavaje, mesova se ajo dosje, ne daten 13 mars kishte qene ne Prokurorine e Pergjithshme per analiza, per diskutim dhe aty ishte dhene kjo porosi”, deklaroi ai. Tola, njekohesisht zevendesprokuror i rrethit te Kavajes, ishte thirrur ne komisionin hetimor per te deshmuar rreth arsyeve qe cuan ne mbylljen e dosjes “Gjermeni” nga ana e organit te akuzes. Nderkohe, i pyetur nga kryetari i komisionit, demokrati Astrit Patozi, per emrin e personit qe urdheroi mbylljen e dosjes, prokurori Tola nuk dha emra, duke u pergjigjur se “ai ishte nje nga perfaqesuesit e Prokurorise se Pergjithshme, qe ashtu si dhe une, ishte i angazhuar per ceshtjen ‘Gjermeni’”. Mbledhja e djeshme e komisionit u zhvillua pa pranine e opozites.

    Korrieri

  7. #47
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Shkarkimi i kryeprokurorit, te henen ne Parlament

    E Marte, 04 Korrik 2006
    Kuvendi ka vendosur qe raporti perfundimtar i komisionit hetimor parlamentar per Prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku, te lexohet ne seancen plenare te henen e ardhshme. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka bere me dije se ne fillim te javes se ardhshme, do te degjohet raporti, ndersa seanca kur do te debatohet dhe me pas do te votohet ky raport, do te caktohet ne nje mbledhje tjeter te Konferences se Kryetareve. Sipas Topallit, rregullorja e thote qarte, se raporti lexohet ne Kuvend brenda shtate diteve pas miratimit te tij ne komision dhe se seanca e debatit dhe e votimit zhvillohet brenda 20 diteve nga paraqitja e tij ne seance plenare. Por kreu u grupit parlamentar socialist, Pandeli Majko, ka kerkuar te dije nga kryeparlamentarja Topalli, nese ne tavolinen e saj te punes ka mberritur raporti perfundimtar i komisionit. Por kryetarja e Kuvendit ka sqaruar se dje, eshte mbyllur procesi i mbledhjeve te provave dhe depozitimit te tyre, ndersa diten e sotme do te miratohet raporti dhe do te behet depozitimi i tij. “Nuk ka raport te depozituar ne Kuvend. Ju po vraponi shume me kete ceshtje. Ky komision e dime qe u ngrit per te vertetuar akuzat e kryeministrit Sali Berisha, kunder kryeprokurorit Sollaku. Kjo eshte nje situate e paprecedente. Eshte nje vendim qe eshte marre ne zyren tuaj, kur i kerkuat doreheqjen Prokurorit te Pergjithshem, dhe po ne zyren tuaj do te mbaroje”, ka deklaruar Majko, duke iu drejtuar kryeparlamentares. Topalli ka nenvizuar se ajo do te ndjeke procedurat e percaktuara ne ligj dhe rregullore. E.GJ

  8. #48
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Shkarkimi i kryeprokurorit, te henen ne Parlament

    E Marte, 04 Korrik 2006

    Kuvendi ka vendosur qe raporti perfundimtar i komisionit hetimor parlamentar per Prokurorin e Pergjithshem, Theodhori Sollaku, te lexohet ne seancen plenare te henen e ardhshme. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka bere me dije se ne fillim te javes se ardhshme, do te degjohet raporti, ndersa seanca kur do te debatohet dhe me pas do te votohet ky raport, do te caktohet ne nje mbledhje tjeter te Konferences se Kryetareve. Sipas Topallit, rregullorja e thote qarte, se raporti lexohet ne Kuvend brenda shtate diteve pas miratimit te tij ne komision dhe se seanca e debatit dhe e votimit zhvillohet brenda 20 diteve nga paraqitja e tij ne seance plenare. Por kreu u grupit parlamentar socialist, Pandeli Majko, ka kerkuar te dije nga kryeparlamentarja Topalli, nese ne tavolinen e saj te punes ka mberritur raporti perfundimtar i komisionit. Por kryetarja e Kuvendit ka sqaruar se dje, eshte mbyllur procesi i mbledhjeve te provave dhe depozitimit te tyre, ndersa diten e sotme do te miratohet raporti dhe do te behet depozitimi i tij. “Nuk ka raport te depozituar ne Kuvend. Ju po vraponi shume me kete ceshtje. Ky komision e dime qe u ngrit per te vertetuar akuzat e kryeministrit Sali Berisha, kunder kryeprokurorit Sollaku. Kjo eshte nje situate e paprecedente. Eshte nje vendim qe eshte marre ne zyren tuaj, kur i kerkuat doreheqjen Prokurorit te Pergjithshem, dhe po ne zyren tuaj do te mbaroje”, ka deklaruar Majko, duke iu drejtuar kryeparlamentares. Topalli ka nenvizuar se ajo do te ndjeke procedurat e percaktuara ne ligj dhe rregullore. E.GJ

    Korrieri

  9. #49
    tmerrsisht i embel
    Anėtarėsuar
    05-07-2005
    Vendndodhja
    Me ne fund ne tirane.....
    Postime
    291
    maxhoranca kerkon shkarkimin e sollakut?...cudi...nuk do ta kisha imagjinuar dot kurre
    Gjerat me te rendesishme jane me te veshtirat per tu thene, jo se mungojne fjalet,por mungojne zemrat qe ta dine ta kuptojne

  10. #50
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,446
    Postimet nė Bllog
    22
    Tė gjitha faktet qė anėtarėt e maxhorancės nė komisionin “Sollaku”, grumbulluan gjatė hetimit dymujor, do tė depozitohen nė Prokurorinė e Pėrgjithshme

    “Sollaku”, shtohet edhe ndjekja penale

    Pėrveē shkarkimit, nė raportimin pėrfundimtar, ėshtė shtuar edhe ndjekja penale

    Anila Rama

    TIRANE - Tė gjitha faktet qė anėtarėt e maxhorancės nė komisionin “Sollaku”, grumbulluan gjatė hetimit dymujor, do tė depozitohen nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, duke kėrkuar ndjekje penale pėr kryeprokurorin Theodhori Sollaku. Ndėrsa nė konkluzionet e raportit hetimor tė shpėrndara disa ditė mė parė parashtrohej si kėrkesė finale e anėtarėve tė shumicės sė djathtė, ndaj Kuvendit, shkarkimi i Sollakut nga detyra, si pasojė e shkeljeve tė rėnda nga ana e tij gjatė ushtrimit tė detyrės, nė raportin pėrfundimtar ėshtė shtuar edhe njė kėrkesė tjetėr. Kėshtu, tė djathtėt, nuk mjaftohen me faktin qė sė bashku me votimin e raportit, Parlamenti do tė votojė edhe pėr nisjen e procedurave pėr shkarkimin e Sollakut, por ata do tė kėrkojnė njėkohėsisht edhe ndjekje penale pėr kreun e akuzės. “Nė zbatim tė nenit 22, tė ligjit 8 891, datė 02.05.2002 “Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore tė Kuvendit”, tė depozitojė raportin sė bashku me provat e siguruara pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, me kėrkesėn pėr fillimin e ndjekjes penale pėr tė gjitha veprat penale pėr tė cilat raporti dhe provat pėrmbajnė indicie tė mjaftueshme”, - thuhet nė kėrkesėn e shtuar tė maxhorancės nė komisionin “Sollaku”. Kėshtu, nė bazė tė kėtij formulimi, Prokuroria e Pėrgjithshme do tė duhet tė fillojė njė ēėshtje penale pėr titullarin qė po e drejton atė prej mė tepėr se 4 vitesh. Gjithsesi, ajo qė ėshtė paksa e dyshimtė nė kėtė kėrkesė tė anėtarėve tė shumicės lidhet me faktin se pse u shtua nė raportin pėrfundimtar, ndėrsa nė konkluzionet qė u shpėrndanė pėr mediat ditėn e mbylljes sė hetimeve, nuk thuhej asnjė fjalė se do tė kėrkohej ndjekje penale pėr kryeprokurorin “Sollaku”. Vetėm gjatė konkluzioneve tė njė prej ēėshtjeve tė hetuara, asaj qė lidhej me komandimet e 4 prokurorėve tė ndryshme nė periudha kohore qė dilnin jashtė afateve ligjore, ėshtė pėrmendur fakti qė prokurori i pėrgjithshėm ka konsumuar veprėn penale tė shpėrdorimit tė detyrės. Por as nga kryetari i komisionit, Astrit Patozi, as nga relatori i ēėshtjes nė fjalė, nuk ėshtė thėnė se do tė kėrkohet ndjekje penale pėr shefin e institucionit qendror tė akuzės. Raporti prej 110 faqesh do tė lexohet ditėn e hėnė nė seancė plenare, ashtu siē ėshtė vendosur gjatė miratimit tė kalendarit 3-javor tė punimeve. Nė tė janė pėrfshirė provat dhe konkluzionet e tė gjitha ēėshtjeve qė deputetėt e shumicės hetuan pėrgjatė dy muajve tė funksionimit tė komisionit hetimor. Ndėrkohė pritet qė sė bashku me materialin e hartuar nga shumica e djathtė, tė paraqitet po nė kėtė seancė edhe varianti i anėtarėve tė opozitės. Pritet qė debatet politikė nė kėtė seancė tė arrijnė kulmin, pasi dy kampet politike janė tė ndara pėr sa i pėrket formės sė votimit qė do tė pėrdoret pėr votimin e raportit dhe pėr nisjen e procedurave pėr shkarkimin e Sollakut nga detyra. Opozita ka deklaruar se do tė kėrkojė votim tė fshehtė, ndėrsa shumica votim tė hapur.

    Raporti do tė depozitohet nė kryesinė e Kuvendit

    Opozita, gati raporti paralel pėr “Sollakun”


    TIRANE - Edhe pse e braktisėn gjatė dy javėve tė fundit tė punės hetimin nė komisionin “Sollaku”, anėtarėt e opozitės po punojnė pėr tė paraqitur nė Parlament variantin e tyre pėr rezultatet hetimore tė dy muajve. Ashtu siē mund tė pritet, raporti qė do tė pėrmbajė mendimin e pakicės do tė jetė krejtėsisht i kundėrt nga raporti pėrfundimtar i maxhorancės, i miratuar nė mbledhjen e fundit tė komisionit nė fjalė. Nėnkryetari socialist i komisionit hetimor mbi punėn e prokurorit tė pėrgjithshėm, Fatmir Xhafaj, konfirmoi se ditėn e hėnė, nė seancė plenare do tė paraqitet edhe mendimi i pakicės. “Do tė ketė njė variant, ose mė saktė njė draft-material qė do tė depozitohet nė Kuvend, si mendim i pakicės dhe opozitės nė komision pėr ēėshtjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm”, - tha Xhafaj. Ndėrkaq, sipas anėtarėve tė opozitės, drafti i opozitės kėrkon tė hedh poshtė raportin pėrfundimtar tė maxhorancės, duke e konsideruar atė njė raport tė paplotė dhe antikushtetues. “Raporti pėrfundimtar qė i ėshtė paraqitur nga maxhoranca Kuvendit, ėshtė njė raport pėrfundimtar nė kushtet e njė hetimi tė paplotė, nė kundėrshtim me Kushtetutėn, nė shkelje tė hapur tė ligjit “Pėr komisionet hetimore”, dhe procedurave parlamentare. Do t’i kėrkohet Kuvendit qė tė mos miratohet ky raport”, - vijoi Xhafaj. Opozita do tė kėrkojė me kėmbėngulje votim tė fshehtė pėr raportin dhe nisjen e procedurave pėr shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku, gjatė seancės ku do tė lexohet raporti pėrfundimtar. Nėse nga maxhoranca do tė mbahet i njėjti qėndrim i deklaruar, pra pėr tė zbatuar votimin e hapur me elektronikė, opozita e majtė nuk hedh poshtė mundėsinė e rikthimit tė bilbilave nė Parlament nė mbrojtje tė votės sė fshehtė.

    Shekulli

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •