Anėtarėt e opozitės nė komision nuk morėn pjesė nė mbledhjen e djeshme
Miratohet komisioni pėr hetimin e Sollakut
Me 9 vota pro tė anėtarėve tė mazhorancės dhe votėn abstenim tė reformatorit Nard Ndoka, anėtarėt e komisionit vendosėn se ishte e drejtė qė ndaj Sollakut tė nisnin procedurat hetimore
Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi ditėn e djeshme ngritjen e komisionit hetimor pėr kryeprokurorin Theodhori Sollaku, duke ja lėnė tashmė seancės sė tė enjtes votimin e kėtij vendimi. Me 9 vota pro tė anėtarėve tė mazhorancės dhe votėn abstenim tė reformatorit Nard Ndoka, anėtarėt e komisionit vendosėn se ishte e drejtė qė ndaj Sollakut tė nisnin procedurat hetimore, pėr shkelje tė rėndė tė ligjit gjatė ushtrimit tė detyrės. Nga ana tjetėr, anėtarėt e opozitės nė komision nuk morėn pjesė nė mbledhjen e djeshme edhe pse ishin lajmėruar pėr mbajtjen e saj. Deputetėt e opozitės kanė deklaruar se nuk do tė merrnin pjesė nė komision deri nė momentin qė kryeprokurori nuk do tė vinte tė mbrohej nė komisionin e Ligjeve pėr akuzat qė i janė bėrė. Komisioni e cilėsoi si ligjore dhe kushtetuese kėrkesėn e 33 deputetėve tė mazhorancės pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kryetari i komisionit tė Ligjeve, Fatos beja theksoi se njėkohėsisht me me propozimin qė komisioni i bėn Kuvendit pėr ngritjen e kėtij komisioni, nė raport ėshtė miratuar edhe bazueshmėria ligjore e funksionimit tė kėtij komisioni.
Nė kėtė raport i propozohet kuvendit tė ngrihet njė komision hetimor, i cili do tė shqyrtojė ēėshtjet pėr tė cilėn bėjnė kėrkesėn deputetėt qė kanė firmosur. Komisioni i Ligjeve miratoi me kėtė raport njėhohėsisht bazueshmėrinė ligjore tė kėrkesės dhe e gjen atė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjin pėr krijimin e komisioneve hetimore me Rregulloren e Kuvendit dhe me ligjin pėr prokurorinė,- deklaroi ditėn e djeshme pas mbledhjes, Fatos Beja. Tashmė dihet qė komisioni i cili ka gjasa tė miratohet ditėn e enjte do tė drejtohet nga mazhoranca e cila hartoi edhe kėrkesėn pėr ngritjen e tij. Nė komision hetimor pėr kryeprokurorin Sollaku, opozita ka konfirmuar pjesėmarrjen e saj, duke pėrfituar nė kėtė mėnyrė shumicėn e anėtarėve nė komision. Komisioni pritet tė ketė njė funksionim prej 3 muajsh dhe pritet tė dalė me njė raport i cili do tė kėrkojė votat e Kuvendit pėr tu miratuar.
Fatjona Mejdini
Komisioni i Ligjeve thekson, se edhe Gjykata Kushtetuese ka bėrė interpretim nė favor tė shkarkimit
Raporti, hetimi ka bazė kushtetuese
Gjykata Kushtetuese u thirr atėherė pėr tė interpretuar nisjen e procedurave pėr shkarkim pėr kryeprokurorin e asaj periudhe, me motivin shkelje e rėndė e ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve
Komisioni i Ligjeve miratoi ditėn e djeshme njė projekt raport, nė tė cilin theksohet se kėrkesa e 33 deputetėve pėr ngritjen e njė komisioni hetimor pėr kryeprokurorin Sollaku ėshtė nė pėrputhje me vendimin interpretues tė Gjykatės Kushtetuese tė vitit 2002. Gjykata Kushtetuese u thirr atėherė pėr tė interpretuar nisjen e procedurave pėr shkarkim pėr kryeprokurorin e asaj periudhe, me motivin shkelje e rėndė e ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve. Kushtetuesja komentoi se: Kuptimi i saktė dhe i drejtė i saj i pėrdorur nė kėtė dispozitė kushtetuese, por edhe nė tė tjera duhet tė analizohet dhe tė vlerėsohet nė tėrėsi nga disa faktorė qė kanė tė bėjnė me rėndėsinė e shklejes sė ligjit, pasojat e ardhura, apo qė mund tė vijnė nga kėto shkelje, kohėvazhdimin e kėtyre pasojave dhe tė vėshtirėsive pėr riparimin e tyre si dhe vetė qėndrimin subjektiv qė mban personi konkret ndaj shkeljes sė kryer dhe pasojės sė ardhur,- theksohet nė interpretimin e Gjykatės Kushtetuese.
Nė kėtė mėnyrė komisioni vlerėsoi se kėrkesa pėr fillimin e procedurave tė shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka bazueshmėri kushtetuese dhe ligjore si dhe interpretative nga Gjykata Kushtetuese. Arsyet dhe faktet e paraqitura nė kėrkesė pėr shkelje tė rėndė tė ligjit nė ushtrimin e funksionit tė tij, nga ana e Prokurorit tė Pėrgjithshėm janė tė mjaftueshme pėr tė marrė nė konsideratė propozimin pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar, i cili do tė provojė vėrtetėsinė e provave dhe fakteve tė parashtruara nė kėrkesėn pėr fillimin e procedurave pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.
Komisioni shqyrtoi bazueshmėrinė e kėrkesės ligjore tė kėrkesės sė paraqitur dhe kontsatoi se: nė aspektin ligjor dhe procedurial, kėrkesa ėshtė nė pėrputhje me nenin 149, pika 2 e Kushtetutės, me nenin 7 tė ligjit nr. 8737, datė 12.02.2001: Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė, i ndryshuar dhe me nenin 114 tė Rregullores sė Kuvendit.
Fatjona Mejdini
Ndoka vonon mbledhjen dhe abstenon pėr ngritjen e komisionit
Mbledhja e komisioni tė Ligjeve ditėn e djeshme filloi me disa orė vonesė, kjo pasi deputetėt e mazhorancės pritėn ardhjen e reformatorit Nard Ndoka nga njė vizitė nė Slloveni. Por nga ana e vet, kryetari i grupit parlamentar reformator-demokristian, Nard Ndoka edhe pse pjesė e koalicionit qeverisės abstenoi pėr ngritjen e komisionit hetimor pėr Sollakun. Ndoka nė parim u shpreh pro ngritjes sė njė komisioni, i cili sipas tij, ishte konform ligjit dhe Kushtetutės, por theksoi se kjo nismė ishte e nxituar pa u lėnė deputetėve kohė tė shqyrtojnė mė me kujdes akuzat ndaj Sollakut.
Pėr fatin e keq ne vazhdojmė tė njihemi me nisma tė tilla, vetėm nė komisionin e ligjeve, nuk ka asnjė gjė kundėr nismės pėr komisionin hetimor se ėshtė njė nismė ligjore dhe kushtetuese. Por duke e ndjekur procesin, nuk ka pasur konsulta as nė nivelet e kryetarėve tė partive dhe kjo ėshtė mė shqetėsuese. Kuptohet se edhe ne, na nevojitet njė kohė nė dispozicion pėr tu njohur me dokumentet, gjėrat janė tė paqarta pėr ne si deputetė,- theksoi reformatori Ndoka. Kryetari i grupit reformator-demokristian, Nard Ndoka edhe pse nė mazhorancė ka votuar kundėr dhe ka abstenuar pėr shumė nisma tė mazhorancės.
Korrespondenca Beja-Sollaku, telefon i prishur
Kryeprokurori Thodhori Sollaku deklaroi ditėn e djeshme, se nuk ka pasur djeni pėr mbledhjen e komisionit tė Ligjeve nė tė cilėn u mor vendimi pėr ngritjen e njė komisioni hetimor ndaj tij. Nga ana tjetėr, kryetari i komisionit tė Ligjeve, Fatos Beja deklaroi se janė 4 letra tė nisuara prej tij qė e bėjnė me dije kryeprokurorin, se ndaj tij pritet tė ngrihet njė komision hetimor. Nga ana tjetėr, kryeprokurori Theodhori Sollaku ka dėrguar nė komisionin e Ligjeve 2 letra nė tė cilat kėrkon mė shumė kohė nė dipozicion pėr tu mbrojtur nė komisionin e Ligjeve. Nga ana tjetėr, nė letrat qė Fatos Beja i ka dėrguar Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė shprehur qartė se Sollakut nuk i kėrkohej qė tė mbrohej nė komision, pasi komisioni i Ligjeve do tė shqyrtonte vetėm bazueshmėrinė nė ligj tė kėrkesės sė 33 deputetėve, pėr ngritjen e komisionit hetimor. Sipas Fatos Bejės, pėr Sollakun nuk ėshtė e rėndėsishme tė mbrohet nė komisionin e Ligjeve, pasi do tė ketė kohė qė nė komisionin hetimor qė do tė ngrihet pėr veprimtarinė e tij tė mbrojė veten nga akuzat e mazhorancės. Korrespodenca midis kryetarit tė komisionit, Fatos Bejės dhe kryeprokurorit Sollaku ka nisur nė 19 prill, kur komisioni zhvilloi mbledhjen e parė pėr kėtė ēėshtje. Me gjithė letrat e shkėmbyera Sollaku nuk u paraqit nė komisionin e Ligjeve, pėr tu njohur me procedurat qė do tė ndiqen pėr ngritjen e komisionit hetimor.
Prokuroria nuk dorėzon nė Kuvend raportin e punės pėr vitin e kaluar
Prokuroria e Pėrgjithshme ka shkelur afatet e pėrcaktuara pėr dorėzimin nė Kuvend tė raportit pėr punėn 1-vjeēare tė kėtij institucioni tė pavaruar. Megjithėse, sipas kalendarit tė Kuvendit, ky raport duhej tė dorėzohej pranė komisionit tė Ligjeve nė datė 17 prill, ende nuk ėshtė dorėzuar njė material i tillė nė Kuvend. Sipas procedurave parlamentare, do tė jetė komisioni parlamentar i Ligjeve, ai qė do tė shqyrtojė punėn 1-vjeēare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas ligjit, nga shqyrtimi i raportit do tė nxirret njė projekt rezolutė, e cila mė pas do tė kalojė pėr votim nė seancė plenare. Deri tani, nė Kuvend janė paraqitur njė sėrė raportesh tė institucioneve tė pavarura kushtetuese, puna e tė cilave pėr vitin e kaluar ėshtė vlerėsuar nga komisioni i Ligjeve dhe mė pas ėshtė votuar nga Kuvendi.
Motivet e grupit tė PD-sė pėr ngritjen e komisionit
33 deputetė tė mazhorancės, mė datė 18 prill depzituan nė Kuvend kėrkesėn pėr ngritjen e njė komisioni hetimor qė do tė zbardhte veprimtarinė e kryeprokurorit Sollaku. Sipas deputetėve tė grupit parlamenatr demokrat, motivi pėr paraqitjen e kėsaj kėrkese para Kuvendit mbėshtetet nė tolerancė ndaj kriminalitetit nė vend dhe rezultat tė dobėt pėr zbardhjen e ngjarjeve, qė e kanė renditur Shqipėrinė nė njė nga vendet mė tė korruptuara nė botė. Deputetėt firmėtarė e akuzojnė kreun e Prokurorisė sė Pėrgjithshme se ka bėrė njė punė tė dobėt kundėr krimit tė oragnizuar dhe korrupsionit. Sipas tyre, Theodhori Sollaku ka fshehur disa dosje tė krimit, duke u bėrė njė mbėshtetės i botės sė krimit nė vend. Deputetėt akuzojnė edhe pėr lidhjet e tij me njerėzit e inkriminuar, duke bėrė kryeprokurorin qė tė flejė mbi dosjet e krimit.
Veprat penale qė kanė lidhje me krimin e organizuar, trafikun e njerėzve, shfrytėzimin dhe organizimin e prostitucionit, prodhimin, shpėrndarjen e lėndėve, bimėve narkotike dhe substancave psikotrope, janė shndėrruar nė kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare tė vendit, ndėrkohė qė autorėt e hetuar dhe tė dėnuar janė tė pakėt, megjithėse nga Kuvendi nuk ka munguar vullneti politik pėr tė implementuar politika penale, mjaft represive pėr kėto vepra penale gjatė periudhės 2002-2005,- thuhet nė kėrkesėn e 33 deputetėve tė grupit parlamentar tė PD-sė.
Gazeta Tema
Krijoni Kontakt