Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 193
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Anėtarėt e opozitės nė komision nuk morėn pjesė nė mbledhjen e djeshme

    Miratohet komisioni pėr hetimin e Sollakut

    Me 9 vota pro tė anėtarėve tė mazhorancės dhe votėn abstenim tė reformatorit Nard Ndoka, anėtarėt e komisionit vendosėn se ishte e drejtė qė ndaj Sollakut tė nisnin procedurat hetimore

    Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi ditėn e djeshme ngritjen e komisionit hetimor pėr kryeprokurorin Theodhori Sollaku, duke ja lėnė tashmė seancės sė tė enjtes votimin e kėtij vendimi. Me 9 vota pro tė anėtarėve tė mazhorancės dhe votėn abstenim tė reformatorit Nard Ndoka, anėtarėt e komisionit vendosėn se ishte e drejtė qė ndaj Sollakut tė nisnin procedurat hetimore, pėr shkelje tė rėndė tė ligjit gjatė ushtrimit tė detyrės. Nga ana tjetėr, anėtarėt e opozitės nė komision nuk morėn pjesė nė mbledhjen e djeshme edhe pse ishin lajmėruar pėr mbajtjen e saj. Deputetėt e opozitės kanė deklaruar se nuk do tė merrnin pjesė nė komision deri nė momentin qė kryeprokurori nuk do tė vinte tė mbrohej nė komisionin e Ligjeve pėr akuzat qė i janė bėrė. Komisioni e cilėsoi si ligjore dhe kushtetuese kėrkesėn e 33 deputetėve tė mazhorancės pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Kryetari i komisionit tė Ligjeve, Fatos beja theksoi se njėkohėsisht me me propozimin qė komisioni i bėn Kuvendit pėr ngritjen e kėtij komisioni, nė raport ėshtė miratuar edhe bazueshmėria ligjore e funksionimit tė kėtij komisioni.

    “Nė kėtė raport i propozohet kuvendit tė ngrihet njė komision hetimor, i cili do tė shqyrtojė ēėshtjet pėr tė cilėn bėjnė kėrkesėn deputetėt qė kanė firmosur. Komisioni i Ligjeve miratoi me kėtė raport njėhohėsisht bazueshmėrinė ligjore tė kėrkesės dhe e gjen atė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjin pėr krijimin e komisioneve hetimore me Rregulloren e Kuvendit dhe me ligjin pėr prokurorinė”,- deklaroi ditėn e djeshme pas mbledhjes, Fatos Beja. Tashmė dihet qė komisioni i cili ka gjasa tė miratohet ditėn e enjte do tė drejtohet nga mazhoranca e cila hartoi edhe kėrkesėn pėr ngritjen e tij. Nė komision hetimor pėr kryeprokurorin Sollaku, opozita ka konfirmuar pjesėmarrjen e saj, duke pėrfituar nė kėtė mėnyrė shumicėn e anėtarėve nė komision. Komisioni pritet tė ketė njė funksionim prej 3 muajsh dhe pritet tė dalė me njė raport i cili do tė kėrkojė votat e Kuvendit pėr t’u miratuar.

    Fatjona Mejdini




    Komisioni i Ligjeve thekson, se edhe Gjykata Kushtetuese ka bėrė interpretim nė favor tė shkarkimit

    Raporti, hetimi ka bazė kushtetuese

    Gjykata Kushtetuese u thirr atėherė pėr tė interpretuar nisjen e procedurave pėr shkarkim pėr kryeprokurorin e asaj periudhe, me motivin “shkelje e rėndė e ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve”

    Komisioni i Ligjeve miratoi ditėn e djeshme njė projekt raport, nė tė cilin theksohet se kėrkesa e 33 deputetėve pėr ngritjen e njė komisioni hetimor pėr kryeprokurorin Sollaku ėshtė nė pėrputhje me vendimin interpretues tė Gjykatės Kushtetuese tė vitit 2002. Gjykata Kushtetuese u thirr atėherė pėr tė interpretuar nisjen e procedurave pėr shkarkim pėr kryeprokurorin e asaj periudhe, me motivin “shkelje e rėndė e ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve”. Kushtetuesja komentoi se: “Kuptimi i saktė dhe i drejtė i saj i pėrdorur nė kėtė dispozitė kushtetuese, por edhe nė tė tjera duhet tė analizohet dhe tė vlerėsohet nė tėrėsi nga disa faktorė qė kanė tė bėjnė me rėndėsinė e shklejes sė ligjit, pasojat e ardhura, apo qė mund tė vijnė nga kėto shkelje, kohėvazhdimin e kėtyre pasojave dhe tė vėshtirėsive pėr riparimin e tyre si dhe vetė qėndrimin subjektiv qė mban personi konkret ndaj shkeljes sė kryer dhe pasojės sė ardhur”,- theksohet nė interpretimin e Gjykatės Kushtetuese.

    Nė kėtė mėnyrė komisioni vlerėsoi se kėrkesa pėr fillimin e procedurave tė shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm ka bazueshmėri kushtetuese dhe ligjore si dhe interpretative nga Gjykata Kushtetuese. Arsyet dhe faktet e paraqitura nė kėrkesė “pėr shkelje tė rėndė tė ligjit nė ushtrimin e funksionit tė tij”, nga ana e Prokurorit tė Pėrgjithshėm janė tė mjaftueshme pėr tė marrė nė konsideratė propozimin pėr ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar, i cili do tė provojė vėrtetėsinė e provave dhe fakteve tė parashtruara nė kėrkesėn pėr fillimin e procedurave pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm.

    Komisioni shqyrtoi bazueshmėrinė e kėrkesės ligjore tė kėrkesės sė paraqitur dhe kontsatoi se: nė aspektin ligjor dhe procedurial, kėrkesa ėshtė nė pėrputhje me nenin 149, pika 2 e Kushtetutės, me nenin 7 tė ligjit nr. 8737, datė 12.02.2001: “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė”, i ndryshuar dhe me nenin 114 tė Rregullores sė Kuvendit.

    Fatjona Mejdini



    Ndoka vonon mbledhjen dhe abstenon pėr ngritjen e komisionit

    Mbledhja e komisioni tė Ligjeve ditėn e djeshme filloi me disa orė vonesė, kjo pasi deputetėt e mazhorancės pritėn ardhjen e reformatorit Nard Ndoka nga njė vizitė nė Slloveni. Por nga ana e vet, kryetari i grupit parlamentar reformator-demokristian, Nard Ndoka edhe pse pjesė e koalicionit qeverisės abstenoi pėr ngritjen e komisionit hetimor pėr Sollakun. Ndoka nė parim u shpreh pro ngritjes sė njė komisioni, i cili sipas tij, ishte konform ligjit dhe Kushtetutės, por theksoi se kjo nismė ishte e nxituar pa u lėnė deputetėve kohė tė shqyrtojnė mė me kujdes akuzat ndaj Sollakut.

    “Pėr fatin e keq ne vazhdojmė tė njihemi me nisma tė tilla, vetėm nė komisionin e ligjeve, nuk ka asnjė gjė kundėr nismės pėr komisionin hetimor se ėshtė njė nismė ligjore dhe kushtetuese. Por duke e ndjekur procesin, nuk ka pasur konsulta as nė nivelet e kryetarėve tė partive dhe kjo ėshtė mė shqetėsuese. Kuptohet se edhe ne, na nevojitet njė kohė nė dispozicion pėr t’u njohur me dokumentet, gjėrat janė tė paqarta pėr ne si deputetė”,- theksoi reformatori Ndoka. Kryetari i grupit reformator-demokristian, Nard Ndoka edhe pse nė mazhorancė ka votuar kundėr dhe ka abstenuar pėr shumė nisma tė mazhorancės.


    Korrespondenca Beja-Sollaku, telefon i prishur

    Kryeprokurori Thodhori Sollaku deklaroi ditėn e djeshme, se nuk ka pasur djeni pėr mbledhjen e komisionit tė Ligjeve nė tė cilėn u mor vendimi pėr ngritjen e njė komisioni hetimor ndaj tij. Nga ana tjetėr, kryetari i komisionit tė Ligjeve, Fatos Beja deklaroi se janė 4 letra tė nisuara prej tij qė e bėjnė me dije kryeprokurorin, se ndaj tij pritet tė ngrihet njė komision hetimor. Nga ana tjetėr, kryeprokurori Theodhori Sollaku ka dėrguar nė komisionin e Ligjeve 2 letra nė tė cilat kėrkon mė shumė kohė nė dipozicion pėr t’u mbrojtur nė komisionin e Ligjeve. Nga ana tjetėr, nė letrat qė Fatos Beja i ka dėrguar Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė shprehur qartė se Sollakut nuk i kėrkohej qė tė mbrohej nė komision, pasi komisioni i Ligjeve do tė shqyrtonte vetėm bazueshmėrinė nė ligj tė kėrkesės sė 33 deputetėve, pėr ngritjen e komisionit hetimor. Sipas Fatos Bejės, pėr Sollakun nuk ėshtė e rėndėsishme tė mbrohet nė komisionin e Ligjeve, pasi do tė ketė kohė qė nė komisionin hetimor qė do tė ngrihet pėr veprimtarinė e tij tė mbrojė veten nga akuzat e mazhorancės. Korrespodenca midis kryetarit tė komisionit, Fatos Bejės dhe kryeprokurorit Sollaku ka nisur nė 19 prill, kur komisioni zhvilloi mbledhjen e parė pėr kėtė ēėshtje. Me gjithė letrat e shkėmbyera Sollaku nuk u paraqit nė komisionin e Ligjeve, pėr t’u njohur me procedurat qė do tė ndiqen pėr ngritjen e komisionit hetimor.



    Prokuroria nuk dorėzon nė Kuvend raportin e punės pėr vitin e kaluar

    Prokuroria e Pėrgjithshme ka shkelur afatet e pėrcaktuara pėr dorėzimin nė Kuvend tė raportit pėr punėn 1-vjeēare tė kėtij institucioni tė pavaruar. Megjithėse, sipas kalendarit tė Kuvendit, ky raport duhej tė dorėzohej pranė komisionit tė Ligjeve nė datė 17 prill, ende nuk ėshtė dorėzuar njė material i tillė nė Kuvend. Sipas procedurave parlamentare, do tė jetė komisioni parlamentar i Ligjeve, ai qė do tė shqyrtojė punėn 1-vjeēare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme. Sipas ligjit, nga shqyrtimi i raportit do tė nxirret njė projekt rezolutė, e cila mė pas do tė kalojė pėr votim nė seancė plenare. Deri tani, nė Kuvend janė paraqitur njė sėrė raportesh tė institucioneve tė pavarura kushtetuese, puna e tė cilave pėr vitin e kaluar ėshtė vlerėsuar nga komisioni i Ligjeve dhe mė pas ėshtė votuar nga Kuvendi.


    Motivet e grupit tė PD-sė pėr ngritjen e komisionit

    33 deputetė tė mazhorancės, mė datė 18 prill depzituan nė Kuvend kėrkesėn pėr ngritjen e njė komisioni hetimor qė do tė zbardhte veprimtarinė e kryeprokurorit Sollaku. Sipas deputetėve tė grupit parlamenatr demokrat, motivi pėr paraqitjen e kėsaj kėrkese para Kuvendit mbėshtetet nė tolerancė ndaj kriminalitetit nė vend dhe rezultat tė dobėt pėr zbardhjen e ngjarjeve, qė e kanė renditur Shqipėrinė nė njė nga vendet mė tė korruptuara nė botė. Deputetėt firmėtarė e akuzojnė kreun e Prokurorisė sė Pėrgjithshme se ka bėrė njė punė tė dobėt kundėr krimit tė oragnizuar dhe korrupsionit. Sipas tyre, Theodhori Sollaku ka fshehur disa dosje tė krimit, duke u bėrė njė mbėshtetės i botės sė krimit nė vend. Deputetėt akuzojnė edhe pėr lidhjet e tij me njerėzit e inkriminuar, duke bėrė kryeprokurorin qė tė “flejė” mbi dosjet e krimit.

    “Veprat penale qė kanė lidhje me krimin e organizuar, trafikun e njerėzve, shfrytėzimin dhe organizimin e prostitucionit, prodhimin, shpėrndarjen e lėndėve, bimėve narkotike dhe substancave psikotrope, janė shndėrruar nė kėrcėnim pėr sigurinė kombėtare tė vendit, ndėrkohė qė autorėt e hetuar dhe tė dėnuar janė tė pakėt, megjithėse nga Kuvendi nuk ka munguar vullneti politik pėr tė implementuar politika penale, mjaft represive pėr kėto vepra penale gjatė periudhės 2002-2005”,- thuhet nė kėrkesėn e 33 deputetėve tė grupit parlamentar tė PD-sė.

    Gazeta Tema

  2. #32
    At'qivia Maska e Flori
    Anėtarėsuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranė, Albania
    Postime
    2,551

    Post Ēėshtja Sollaku nė Parlament

    Nė Tiranė shumica dhe opozita do tė debatojnė nė parlament lidhur me ēėshtjen e prokurorit tė pėrgjithshėm tė republikės, Theodhori Sollaku.



    Shumica dėshiron tė fillojė menjėherė debati dhe tė miratohet sa mė shpejt komisioni qė do tė hetojė veprimtarinė e zotit Sollaku.

    Shumica nuk ka pasur qė nė fillim asnjė dilemė: sipas saj prokurori i pėrgjithshėm duhet tė lėshojė vendin.

    Opozita nga ana tjetėr ka marrė vendim politik qė t’i kundėrvihet kėtij aksioni duke sulmuar shumicėn dhe qeverinė e saj, dhe veēanėrisht kryeministrin Berisha, se po kėrkon tė zėvendėsojė prokurorin e pėrgjithshėm pėr tė vendosur nė post njė njeri tė kontrollueshėm politikisht.

    Sot opozita po kėrkon qė debati pėr ēėshtjen e prokurorit tė shtyhet pėr javėn e ardhshme.

    Pavarėsisht debateve pėr proēedurė, ėshtė bėrė e qartė se me votat e shumicės do tė ngrihet komisioni pėr tė hetuar veprimtarinė e prokurorit tė pėrgjithshėm.

    Komisioni do tė pėrpiqet tė provojė akuzat e rėnda pėr lidhje me botėn e krimit qė kryeministri Berisha shqiptoi ditė mė parė publikisht nė ngarkim tė prokrurorit Sollaku.

    Mirėpo fatin e prokurorit e ka nė dorė, nė bazė tė Kushtetutės, presidenti i vendit.

    Vetėm ai mund tė nėnshkruajė pėr heqjen nga posti tė zotit Sollaku.

    Prandaj, shumica ėshtė pėrpjekur dhe do tė pėrpiqet qė tė sjellė prova sa mė tė qarta pėr akuzat e ngritura kundėr zotit Sollaku, nė mėnyrė qė presidenti tė mos ketė mundėsi tė veprojė kundėr vullnetit tė shumicės.

    Kjo ėshtė njė nga betejat politike mė tė vėshtira, por edhe mė delikatet qė qeveria e zotit Berisha ka vendosur tė zhvillojė, e bindur se kjo ėshtė rruga e vetme pėr tė mbajtur premtimin pėr tolerancė zero ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit nė vend.
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  3. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-10-2004
    Postime
    238
    njoni m........... e tjetri sh.......i thone keti muhabeti....................

    cfare i sjell popullt kapja e nje apo disa krimineleve qe duheshin kapur prej vjetesh.......95% e popullsise do te gdhihet dhe ngryset prap pa drita, uje dhe me halle qe ne vendet e tjera te evropes (EU) nuk imagjinohen dot ......
    varferia dhe korrupsioni i ka hyre shqipetareve deri ne kocke......
    jo sala ( qe ne kohen e vet te arte si demkroat ja thyhu brinjet shqiperise deri ne vdekje ) po dhe zoti vete nuk bo do gje qe problemet sociale te kalohen shpejt..............naivitetin dhe brutaliten e paguan shqipetaret shume shtrenjte...

    si thone nje fjale e urte "kur te vine ment sti hane as qente".......per shqiptaret treni ka hikur nje here .............te shohim se cdo te sjellin 15 vjetet e tjera te demokracise "made in albanien".....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ozzy : 28-04-2006 mė 12:58

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Arrestimi nga policia i Gėzimit tė Kashtės i ka prishur dukshėm ekuilibrin Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Dhori Sollaku. Nė mė pak se 24 orė, ai ka thėnė tre gjėra tė ndryshme.

    -Gjatė njė interviste nė TV KLAN, Sollaku tha se kishte dijeni pėr dosjen e kriminale tė Gėzimit tė famshėm tė Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė Partisė Socialiste, por arrestimi i tij dhe i bandės nga policia shqiptare ishte i paligjshėm.

    -Tė nesėrmen, pas protestės sė Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda, Sollaku tha se policia ishte nė rregull, sepse arrestimi ishte i mbėshtetur nė njė urdhėr ndėrkombėtar.

    -Kur Ministria e Drejtėsisė e denoncoi Sollakun se nuk kishte pranuar tė merrte kėrkesėn e autoriteteve italiane qė dy muaj mė parė, Sollaku tha se nuk ka qenė nė dijeni tė dosjes.



    --------------------------------------


    Biznesmeni grek reagon pėr skandalin e gjykateses Zegjine Sollaku


    Vurvaqis: Ja si mė tjetėrsoi Sollaku pronėn


    Biznesmeni grek i hidrokarbureve, Jorgos Vurvaqis, ka akuzuar dje segmente tė drejtėsisė shqiptare, qė, sipas tij, ishin bėrė pjesė e njė akti tė paligjshėm duke i cėnuar interesat. Gjatė njė konference pėr shtyp nė hotel "Vlora International", nė qytetin e Vlorės, Vurvaqis, ka treguar se si ia tjetėrsuan pronėsinė e biznesit tė tij, pėrmes rregjistrimit tė shitjes sė aksioneve tė firmės, ku ai ishte president. Sipas biznesmenit grek, nė kėtė ēėshtje, ishte pėrfshirė edhe gjykatėsja, Sollaku, bashkėshortja e Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė Republikės, Theodhori Sollaku, e cila siē u shpreh Vurvaqis, kishte urdhėruar pėrmes njė vendimi gjyqėsor, regjistrimin e aksioneve tė firmės, ku ai ishte president me 70 pėr qind tė aksioneve nė pronėsi. "Isha ndėr tė parėt biznesmenė tė huaj qė erdha nė Shqipėri dhe ndėrtova njė biznes qė e konsolidova pėrgjatė disa viteve. Sė bashku me dy ortakėt e mij shqiptarė, kisha ndėrtuar nė Fier, njė firmė tė prodhimit dhe tregtimit tė hidrokarbureve, aktiviteti i sė cilės ishte zgjeruar nė vazhdimėsi. Por, nė vitin 2000, mes tre ortakėve tė shoqėrisė qė mbante emrin "Viakel Gaz", me qendėr nė Fier, nisėn problemet", tha Vurvaqis. Biznesmeni grek shtoi se nė mungesė tė tij nė 27 Janar tė vitit 2003, dy ortakėt e tij, Skėnder Amoniku dhe Ilir Karcini, kryen aktin e shitjes sė aksioneve qė u pasqyruan edhe nė kontratat e shitjes nė 13 Shkurt tė atij viti.

    Sipas tij, 50 pėrqind tė aksioneve shkonin nė favor tė Amonikut dhe 20 pėrqind tė Karcinit, qė sė bashku me pronėsinė e mėparshme prej 20 pėrqind, pėrbėnin 100 pėrqind tė kapitalit. Ky akt, sipas biznesmenit grek dhe avokatit tė tij, Alfred Duka, mori formėn ligjore me vendimin e gjykatės tė datės 20 shkurt tė vitit 2003, e cila urdhėronte rregjistrimin e shitjes sė aksioneve, nė mungesė tė presidentit tė shoqėrisė. Ky vendim i trupit gjykues, qė kryesohej nga gjykatėsja Z.Sollaku, u pasua nga njė kallėzim i zotit Vurvaqis, i cili e depozitoi atė nė prokurorinė e Tiranės, nė 1 Qershor tė vitit 2004. Sipas tij, veprimet ishin bėrė nė mungesė dhe pa praninė e Vurvaqis, i cili u njoh me shitjen, shumė muaj mė pas. Nė 10 Qershor tė vitit 2004, pėr mungesė provash, prokurori Dritan Nushi (ky eshte prokurori qe mbylli dosjen e kopilave te Arta Dades), vendos mosfillimin e procedimit penal pėr kallėzimin e biznesmenit grek, qė kundėrshtonte vendimin e gjykatės.
    Vetėm nė 20 Tetor tė vitit 2005, gjykata vendosi tė kthejė vendimin e prokurorit, ndėrkohė qė nė 31 Mars tė kėtij viti, Gjykata e Apelit, e sanksionoi edhe njė herė kėtė vendim. Zoti Vurvaqis, shprehu besimin se ēėshtja e tij, tashmė ka hyrė nė rrugėn e zgjidhjes. Ai falenderoi Ministrin e Drejtėsisė, Bumēi, ndėrkohė qė u shpreh se, rol pozitiv nė kėtė ēėshtje kishte luajtur edhe interesimi i Kryeministrit Berisha. /atsh/

  5. #35
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Ngjela: Une s'dua te di kush eshte Prokurori i Pergjithshem, por pse luftohen institucionet

    Ora 14:30

    Nga D.Bonollari/I.Koxha



    TIRANE (2 Maj) -“Une nuk dua t’ja di se kush eshte kryeprokurori, por dua te di pse luftohen institucionet e pavaruara?” Keshtu e ka nisur debatin Spartak Ngjela sot ne Kuvend, por ne rastin konkret jo me opoziten, qe eshte hedhur ne mbrojtje te Sollakut, por me mazhorancen. “Eshte e para here ne histori, qe e djathta bllokon institucionet. Atehere, cila eshte deshira jone per te bllokuar korrupsionin? S’me duhet kush eshte Prokurori i Pergjithshem, por pse luftohen institucionet e pavarura”, tha Ngjela, sipas te cilit zgjidhja e ketyre ceshtjeve si ne rastin “Sollaku” eshte ne kompetencat e Presidentit te Republikes.

    “Ka rreth 5 muaj qe parlamenti merret me institucionet dhe ende nuk ka nxjerre gje ne krye. Pse parlamenti merret me institucionet e pavarura? Sipas meje akuzat per shkarkimin e kryeprokurorit nuk kane asnje vlere juridike”.
    Deputeti demokrat, Spartak Ngjela e kerkoi te drejten e fjales ne Kuvend, te cilen e mori pas disa replikave te shkembyera mes tij e kryeperlamentares, Jozefina Topalli. Ne replike nderhyri dhe deputeti socialist Pandeli Majko, i cili kerkoi te drejten e fjales per Ngjelen.

    (News24/BalkanWeb)
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926

    Thumbs up

    *Fjala e Kryeministrit tė Shqipėrisė e mbajtur dje nė Kuvend

    Krimi tentoi tė mė blinte, por unė zgjodha ta luftoja atė
    *

    Prof. Dr. Sali Berisha
    *
    Tė nderuar qytetarė tė Republikės qė sot ndiqni njė debat pėr njė ēeshtje themelore tė vendit.
    Nė kuadrin kushtetues tė Republikės sė Shqipėrisė, Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė institucion themelor kushtetues. Nė kėtė kontekst dua tė theksoj se debati pėr Prokurorin ėshtė njė debat i njė rėndėsie parėsore pėr vendin, qeverisjen, shtetin, pėr ēdo qytetar shqiptar. Ndaj dhe sot, jam kėtu pėr t’ju garantuar ju, pėr tė garantuar shqiptarėt se ky debat, aq sa ka tė bėjė me Prokurorin e Pėrgjithshėm aktual, zotin Sollaku, ka tė bėjė me njėrin nga problemet mė themelore, mė parėsore tė qenies, tė identitetit tonė kombėtar, tė tė sotmes, sė ardhmes sonė kombėtare.
    E kam nisur kėtė debat dhe unė i qėndroj plotėsisht, pėr arsye tėrėsisht politike, nė funksion tė njė politike e cila ka njė synim tė vetėm madhor: nxjerrjen e shoqėrisė dhe kombit nga honet e historisė nė tė cilat e ka vidhisur dhe mund ta vidhisė mė tej, krimi i organizuar.
    *Ēdo njeri i qytetėruar, ēdo njeri qė i thotė vetes shqiptar dhe e ndjen veten anėtar tė kėtij kombi, e ka tė ligjshėm krenarinė pėr Ismail Kadarenė dhe veprat e tij qė pėrkthehen dhe botohen kudo, e ka tė ligjshėm krenarinė pėr Inva Mulėn, e ka tė ligjshėm krenarinė pėr Nėnė Terezėn, jo se kėta janė anėtarė tė familjes sime apo tuaj, por kėta janė anėtarė tė kėtij kombi qė ne i pėrkasim dhe ne ndihemi si anėtarė tė tij.
    Por secili shqiptar qė ndjen kėtė krenari, nė detyrėn e tij qytetare si qytetar i kėtij kombi, duhet tė ndiejė skuqjen, turpin pėr atė qė vajzat, motrat shqiptare, vajzat tona, motrat tona mbushin rrugėt e Europės me njė ves nga mė dramatikėt mė tragjikėt; duhet tė ndiejnė skuqjen dhe turpin pėr rrugėt e Shqipėrisė, tė Londrės apo tė Parisit qė skuqen me gjak shqiptar apo jo shqiptar nga vrasės shqiptarė; duhet tė ndiejė skuqjen dhe turpin, nė rast se duan tė sillen si qytetarė tė njė kombi tė qytetėruar, pėr baronėt e drogės dhe ata qė kanė shndėrruar vendin nė rrugė kryesore tė drogės dhe krimit tė organizuar.

    Nuk mund tė jesh njeri i qytetėruar, ku tė kesh vetėm njėrėn anė tė medaljes; s’ėshtė me njė anė medalja, ajo ka dy, ndaj dhe ne si vend dhe si komb, nė qoftė se duam tė kemi tė ardhme, ne duhet tė qėndrojmė ndaj kėtij fenomeni, i cili ėshtė bėrė simboli mė i keq, pas diktaturės komuniste, pėr Shqipėrinė dhe pėr shqiptarėt.
    Jam kėtu, pėr t’iu drejtuar qytetarėve shqiptarė dhe ju, totalisht me njė sens apartiak. Po pse e them kėtė? Sepse dua tė jem shumė i sinqertė me ju. Gjatė kėtyre muajve ka patur, jo vetėm anėtarė tė opozitės, por ka patur dhe anėtarė tė mazhorancės, tė cilėt mė kanė kėrkuar mua simbiozėn, madje kanė insistuar qė pse tė mos i marrim ne ato miliarda para qė burojnė nga kanalet e zeza tė krimit?! Jo dhe jo, ka qenė pėrgjigja ime kategorike. Sepse krimi ėshtė antishteti, sepse paratė e krimit janė shkatėrrimi i shtetit. Pa shtet s’ka liri, s’ka dinjitet, s’ka tė ardhme, s’ka siguri, s’ka asgjė, s’ka komb. Ka vetėm rrėnim tė pėrditshėm tė tij. Ndaj dhe unė kam bėrė zgjidhjen time.
    Mos harroni ju, qė nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr, bėni sot avokatin e Sollakut. Mund t’ju them se krimi i organizuar shqiptar ka qenė nė gjendje tė mė paguajė mua, jo dhjetra, por qindra milion qė unė tė vazhdoja simbiozėn me ta. Por zero tolerancė; kjo ėshtė politika ime. Pėr shkak tė kėsaj politike unė kam ndėrmarrė kėtė nisėm. Quajeni personale, quajeni politike – unė qėndroj nė njė betejė nė tė cilėn ju garantoj, se shqiptarėt do tė dalin tė fituar.
    A arriti krimi i organizuar kėto pėrmasa tė cilat u bėnė tė llahtarshme pėr Europėn?! Po dhe po. Prokurori drekonte dhe darkonte me kapobandat. Dhe pse?
    Do t’u rrėfej njė gjė shumė interesante. Mė keni dėgjuar gjatė viteve tė shkuara, mė shumė se ēdo shqiptar tjetėr tė lakoj emra vrasėsish, banditėsh, trafikantėsh kėtu nė parlament, para mediave dhe kudo. E bėja me njė qėllim, e bėja pėr t’iu treguar tė gjithėve se nuk mund tė mposhtnin, kėta xhelatė dhe hanxharė krimi, kurajon e njė populli. Nuk mund tė mposhtet kurajoja qytetare, ajo ėshtė mė e fuqishmja.
    Gjatė gjithė kėtyre viteve, unė kam jetuar i qetė nė banesėn time pa roje tek dera, bashkė me bashkėshorten time. Po pse? Sepse kjo skuadėr vrasėsish, trafikantėsh, natėn kryente krimet, ditėn drekonte me kryeministra dhe ministra. Ndihej tėrėsisht e sigurtė dhe thoshin: le t’i bjerė qemanesė Sali Berisha, pa ne pasurohemi – dhe ja ku i kemi kėta qė na pėrkrahin; pa lėre kur nė drekat dhe darkat tona vjen dhe Prokurori i Pėrgjithshėm.
    Zoti Prokuror! Unė e di qė ti nuk ke organizuar dreka, ndonėse edhe ke ftuar nga klani i Zemunit, nė ke ftuar Baren apo ndonjė tjetėr nė drekė, por ke ngrėnė dreka me ta, ke ngrėnė dreka nė dreka tė ministrave me ta. Nderi i shtetit dhe i ligjit tė kėrkonte tė braktisje drekėn.
    Zoti Prokuroror, ke diskredituar nė shkallėn mė ekstreme ligjin, nderin, moralin e kėtij vendi me qėndrimin tėnd.
    Ēėshtja e Mirit tė Xhikes ėshtė e vėrtetė (zotėri, kėto personazhe nuk ua kemi nxjerrė ne, kėto ia keni nxjerrė ju njėri-tjetrit. Dhe nuk i kanė nxjerrė socialistėt e thjeshtė tė Konispolit, tė Tropojės apo Vėrmoshit – ua ka nxjerrė kryetari juaj i partisė kėto) Edhe Mirin e Xhikes edhe Baēin e kashtės, edhe tjetrin e tjetrin. Po, po, i dini ju kėto, i dini mirė. Por kishit gjetur, jo vetėm avokatin e krimeve tuaja – dhe kėtė e them me dhimbje – (dhe i garantoj socialistėt se kurrė nuk i pėrgjithėsoj; ju garantoj ju si deputetė se kurrė nuk pėrgjithėsoj, sepse shumica juaj s’ka asnjė lidhje me krimin – dhe kam ndėrgjegje shumė tė qetė, por nuk mund tė pėrjashtohet se ky prokuror mbrojti si avokat, kur kriminelėt skuqėn rrugėt e Tiranės, vetėm e vetėm se ju pėrkisnin politikanėve; mbrojti si avokat trafikantė, vetėm e vetėm se trafikonin pėr politikanė. Pra, ka njė moral ky vend?! Ka moralin dhe koshiencėn kombėtare si origjinė kombėtare apo do tė kontraktojė krimin? Jo, shqiptarėt nė tėrėsinė e tyre janė dhe do mbeten njė komb qė do ta ndėrtojnė tė sotmen dhe tė ardhmen bazuar nė ndershmėrinė dhe nė virtytet, pavarėsisht nga vėshtirėsitė qė po jetojnė sot.
    Asnjė komb nė Europė nuk vuajti mė shumė nga hanxharėt e krimit tė organizuar sa kombi shqiptar. Asnjė komb nė Europė nuk u pėrkul nė njė mėnyrė kaq tė pamėshirė sa ē’u pėrkulėn qytetarėt e Lushnjės, Tropojės apo qyteteve tė tjera. Po e dini ju pse? Ua them unė: me dhjetra herė mė vinin nė zyrė dhe mė thoshin: ne s’kemi ē’bėjmė, vetėm tė organizojmė kryengritje, sepse ai ėshtė komisariat, sepse ai ėshtė komisariati Nr.2, sepse ai tė bėn gjėmėn. Kryengritja na ngelet.
    Jo, u thoja unė. Nuk ka kryengritje, ka vetėm njė rrugė dhe kjo ėshtė rruga demokratike – ne do vazhdojmė betejėn tonė.

    Qytetarėt shqiptarė, mė 3 korrik votuan para sė gjithash kundėr hanxharėve tė krimit tė organizuar, votuan kundėr bandave tė cilat nxinė imazhin e shqiptarėve nė Europė, votuan kundėr atyre qė bashkėpunuan me krimin apo pėrjetuan simbiozėn me tė. Nė asnjė vend tjetėr, krimi i organizuar s’ka goditur tetė policė nė njė ditė, siē ka goditur nė Shqipėri dhe foshnjėn nė gjirin e nėnės.
    Pėr ata tė cilėt, sot bėjnė publicistikėn e krimit, qė kanė ngrėnė apo jo ēorbėn e miellit tė bardhė, unė them se me kėtė publicistikė shkruani vetėm epilogun e turpit tuaj kombėtar. Sepse krimi s’do kalojė mė mbi kėtė vend. Sepse toleranca do tė jetė zero ndaj tij.
    Ē’ju lidh ju me njė njeri i cili u vendos pasi u shkarkua paraardhėsi i tij pa asnjė hetim paraprak. U shkarkua pėr motive politike, sepse akuzoi tė tjerė me shishe aranxhate pėr krime kundėr njerėzimit.
    Por zotėria tjetėr qė erdhi pas tij nuk po ikėn pėr motive politike. Po ikėn pėr simbiozėn e tij tė turpshme me krimin. Po ikėn edhe pėr lidhjet e tij.
    E kanė qarkulluar shumė problemin e biznesmenit grek, ēėshtjen e dosjes sė tij. Shtroj pyetjen: tė gjithė ata qė sot kundėrshtojnė Sali Berishėn, ēfarė do tė thoshin nė rast se bashkėshortja ime gjykatėse do tė hiqte ty pasurinė? Dhe kujt do t’ia jepte. Do t’ja jepte njė familjari tė tij, pasurinė tėnde. Dhe unė Prokurori i Pėrgjithshėm nuk do tė lejoja hetimin, do tė bllokoja hetimin. Ku ndodh kjo? Nė cilin shtet, nė cilin vend?
    Ēfarė do tė thoshin ata qytetarė qė mund tė mendojnė se kėtu ka njė tendencė politike?
    Nė rast se kryetari i komisionit tė pronave tė Durrėsit merr 108 vendime tė paligjshme, prokurori nis dhe mbyll hetimin pėr faktin e vetėm se vishen e zhvishen tek “Aiba”.
    Ju duhet tė dilni nga ky batak. Unė e kuptoj qė kėtu ka prej jush qė mbrojnė interesa personale, por nė mėnyrė absolute shumica prej jush s’ka asnjė interes personal nė kėtė ēėshtje.
    Dhe e them me bindjen mė tė madhe.
    Sė fundi dua tė sqaroj dy gjėra.
    Largimi i prokurorit nuk bėhet pra, vetėm pėr faktin se prokuroria ėshtė njė organ i centralizuar. Po lexoj disa nga nenet e ligjit pėr prokurorinė:
    Neni 3
    Prokuroria organizohet dhe funksionon nėn drejtimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm si strukturė e centralizuar, ku pėrfshihen Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, Kėshilli i Prokurorisė dhe Prokuroritė pranė Sistemit Gjyqsor.
    *
    Neni 4
    Urdhėrat dhe udhėzimet e Prokurorit mė tė lartė jepen me shkrim dhe janė tė detyrueshme pėr prokurorin mė tė ulėt.
    Shkalla e hierarkisė nė organin e prokurorisė pėrcaktohet nga Prokurori i Pėrgjithshėm.
    Mė gjeni nė sistemin e institucioneve tė Shqipėrisė njė institucion me shkallė tė tillė centralizimi, qoftė dhe njė tė vetėm.
    Gjithēka pra varet prej tij.
    A do tė isha unė dakord qė vetėm pėr kėtė tė largohej prokurori? Po. Sepse ėshtė i vdekur moralisht, prokurori me situatėn e krimit.
    Po vetėm njė pyetje do t’iu bėj qytetarėve sot.
    Nė katėr vjet, Kontrolli i Lartė i Shtetit qė nuk ka qenė nė asnjė rast i drejtuar nga opozita ka denoncuar njė vjedhje, shpėrdorim total nga administrata qeveritare prej 200 milion Eurosh. Kush ėshtė nė burg pėrveē Bujar Himēit dhe Veli Myftarit, (mund tė them gjėnė mė tė vėshtirė qė tė besoj se ka futur para nė xhep ai njeri) S’ėshtė burgosur njeri tjetėr o zotėri. Sepse ishin shokė dhe miq tė prokurorit dhe prokurori toleronte.
    Pra kjo ėshtė situata, pse ai ka vdekur moralisht si prokuror.
    Por nuk ėshtė vetėm moralisht. Janė njė seri dosjesh tė lidhura direkt, me tė cilat shqiptarėt duhet tė njihen me hollėsi. Dhe nuk mund tė jenė objekt i kėtij diskutimi, por s’mund t’u mohohet kurrė e drejta kushtetuese pėr ta hetuar, hetim qė do tė faktojė lidhjet e tij direkte me krimin e organizuar, me korrupsionin dhe tė tjerė.
    Sė fundi, le t’i shtroj njė pyetje: Zoti prokuror qė ke hetuar gjithė jetėn, pse ke frikė nga hetimi? Po ti, nė rast se ndihesh i pastėr, nė rast se nuk janė pėrvetėsuar pasuritė e tė tjerėve, nė rast se ke zbatuar ligjin, nė rast se ndėrgjegja jote ėshtė ligji, nė rast se vėrtet ke zbatuar tė gjitha prerogativat ligjore, nder duhet tė kesh hetimin ti. Se hetimi, tė garantoj unė, do tė tė bėhet para mediave, do tė bėhet para publikut. Hetimi do tė jetė njė proces i hapur, me njė procedurė tėrėsisht ligjore.
    Por fakti qė ti prokuror kundėrshton hetimin, fakti qė ti vė nė dyshim se do vish apo s’do vish nė komisionin hetimor, fakti qė ti nxit tė tjerėt tė shkojnė tek Mark Abdia dėshmojnė se “lepuri fle nė barkun tėnd”. Lepurin nė bark nuk ta kanė futur shqiptarėt, ia ke futur vetes. Mbaje.

    Ne si komision parlamentarė do tė zbardhim tė vėrtetėn mbi periudhėn qė ti ishte Prokuror i Pėrgjithshėm.
    Nuk ka asnjė lloj mėdyshje, nuk ka asnjė hezitim, nuk ka nė mėnyrė absolute asgjė tjetėr, vetėm konsistencė dhe presistencė nė njė politikė kombėtare e cila synon zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar.
    Ēfarė na thotė prokurori kėto ditė?
    Janė tė paligjshme arrestimet. Shqipėria, sipas tij, nuk ėshtė anėtare e Interpolit. Po mbi ē’bazė SHBA-ja, Britania e Madhe, Turqia, Franca apo vende tjera arrestojnė kriminelė tė kėrkuar nga drejtėsia shqiptare paraqitur Interpolit, kurse drejtėsia shqiptare nuk i arrestoka dot ose qenka i paligjshėm arrestimi.
    Merri mbrapsht zotėri kėto teorira. Kėto janė teoritė e simbiozės dhe bashkėpunimit me krimin.
    Shqiptarėt do tė ndahen njėherė e mirė nga ky kapitull. Ky ėshtė njė kapitull shumė i zi ėshtė njė kapitull shumė i trishtė. Ky ėshtė njė kapitull qė i rrėnoi ata, qė u cėnoi mė shumė se ēdo gjė tjetėr dinjitetin. Ky ėshtė njė kapitull qė u vėshtirėsoi rrugėn drejt Europės. Ky ėshtė njė kapitull qė u vėshtirėsoi rrugėn drejt prosperitetit.
    Pėr kėtė kapitull, Prokurori ka njė pėrgjegjėsi tė madhe direkte, pėr tė cilėn ai duhet tė hetohet me transparencė tė plotė, tė dėgjohet sa herė tė dojė.
    Ju garantoj se do dėgjohet sa herė tė dojė dhe do ballafaqohet me faktet, dosjet konkrete, pėr tė cilat ai me mosveprimin ose me veprimin e tij i ka krijuar dėme tė pallogaritshme kombit, shoqėrisė, vendit nė tėrėsi.
    *

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Anėtari i PD-sė nė komisionin hetimor “Sollaku”, tha se Garda e Republikės kishte thėnė se nuk kishte dhėnė leje pėr pistoletėn e djalit tė Ruēit

    Nishani: Ledio Ruēi duhej tė hetohej pėr vrasje nė tentativė


    A.Rama

    TIRANĖ- Anėtari i PD-sė nė komisionin hetimor “Sollaku”, Bujar Nishani, ka prezantuar dje nė komision njė material tė detajuar tė hartuar nga ekspertėt, tė nxjerrė nga shqyrtimi i fashikujve hetimorė tė ēėshtjes nė ngarkim tė shtetasit Ledian Ruēi. Nishani ka pėrcjellė gjithēka pėrmbante dosja, duke filluar qė nga kronologjia e ngjarjes, veprimet hetimore tė ndėrmarra nga oficeri gjyqėsor dhe prokurori qė kanė ndjekur hetimin. Sipas Nishanit, nga shqyrtimi i tė gjitha materialeve rezultonte se ndaj shtetasit Ledian Ruēi ishin tė gjitha kushtet pėr tė hetuar pėr veprėn penale “vrasje nė tentativė”, ndėrkohė qė ai ishte dėnuar nga gjykata me gjobė 500 mijė lekė tė reja, vetėm pėr akuzėn e armėmbajtjes pa leje. “Prokurorėt tė cilėt kanė pėrfaqėsuar organin e prokurorisė nė caktimin e masės sė sigurimit dhe gjatė gjykimit tė ēėshtjes kanė shkelur ligjin procedural penal dhe urdhrat e udhėzimet e prokurorit tė pėrgjithshėm lidhur me qėndrimin nė seancėn gjyqėsore. Ėshtė thyer urdhri nr. 189, dt. 07.10.2003 i prokurorit tė pėrgjithshėm, lidhur me qėndrimin qė duhet tė mbahet na rastet e mbajtjes pa leje tė armėve tė zjarrit parashikuar nga neni 278. Ėshtė thyer urdhri i prokurorit tė pėrgjithshėm nr. 3, dt. 09.12.2003, “Pėr ushtrimin e tė drejtės sė ankimit nga prokurori”, pasi nuk janė zbatuar pikat 4.1 dhe 4.2, ku detyrohet prokurori tė ankimojė vendimet e gjykatės pėr pafajėsi dhe pėr caktim tė masave tė sigurimit mė tė butė se ato tė kėrkuara nga prokurori. Nuk kanė ushtruar funksionin e tyre si prokuror lidhur me objektivitetin dhe zbatimin e drejtė tė ligjit penal duke i siguruar lehtėsira tė paligjshme shtetasit Ledian Ruēi”, - tha Nishani. Ndėr tė tjera, ai vėrejti se gjatė hetimit, nga Garda e Republikės ishte konfirmuar se shtetasi Ledian Ruēi nuk dispononte leje pėr tė mbajtur armė. Sipas tij, gjatė hetimit, shtetasi nė fjalė nuk ishte marrė nė pyetje nga prokurori i ēėshtjes, por nga zv. prokurori i rrethit Tiranė, Kosta Beluri. Nishani ka theksuar mė tej se kryeprokurori Sollaku ishte vėnė nė dijeni pėr hetimin e kryer lidhur me kėtė dosje mė 10 mars 2005, pra mė tepėr se 1 vit pas ngjarjes, dhe ai nuk ka marrė asnjė veprim pėr ndėrprerjen e paligjshmėrisė tė ndėrmarra nga prokurorėt e ēėshtjes. “Nė rastin e dėrgimit tė relacionit tė dt. 03.03.2005, dėrguar zyrės sė prokurorit tė pėrgjithshėm me shkresėn nr. 1 778, dt. 10.03.2005, pėr dhėnie mendimi nga zv. prokurori i rrethit Tiranė, Shpėtim Shkurti dhe prokurori i ēėshtjes, Armand Gurakuqi, zyra e prokurorit tė pėrgjithshėm, e drejtuar nė mėnyrė unike dhe tė centralizuar nga vetė prokurori i pėrgjithshėm si autoriteti i vetėm drejtues ,duhej tė dėrgonte me shkrim porositė dhe urdhėrimet pėr prokurorėt me tė ulet se ēfarė qėndrimi duhej mbajtur nė rastin konkret. Kjo kėrkesė pasqyrohet nė urdhrin e prokurorit tė pėrgjithshėm nr. 11, dt. 06.03.2000. Shkeljet e mėsipėrme janė tė rėnda, pasi cenojnė direkt ushtrimin e funksioneve ligjore tė prokurorit tė pėrgjithshėm nė bazė tė Kushtetutės, Kodit tė Procedurės Penale dhe ligjit tė prokurorisė. Rezultati ėshtė shumė negativ, sidomos pėr pasojat e rėnda morale dhe ligjore qė solli. Realiteti i hidhur tregon se kur nė mes tė qytetit tė Tiranės, si pasojė e pėrdorimit tė armėve tė zjarrit, janė plagosur dy shtetas dhe asnjė person pėrgjegjės nuk ėshtė dėnuar kur nė bazė tė hetimeve vėrtetohet plotėsisht fajėsia e shtetasit Ledian Ruēi. Nuk ėshtė bėrė nga prokurorėt analiza me strukturat pėrkatėse tė policisė gjyqėsore, nė zbatim tė shkresės nr. 2 251/1 prot. dt. 02.10.2003, kur kėrkohet detyrimisht tė analizohen tė gjitha procedimet penale kur jepet vendim i pafajėsisė nga gjykata”, tha Nishani gjatė leximit tė materialit tė ekspertėve.

  8. #38
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Arman Gurakuqi tha dje nė komisionin hetimor se kryeprokurori nuk kishte ndikuar nė hetimin e ēėshtjes sė Ledian Ruēit

    Prokurori: Pse kėrkova dėnim me gjobė pėr djalin e Ruēit


    TIRANĖ- Komisioni hetimor parlamentar “Sollaku”, ka dėgjuar dje dėshminė e prokurorit Armand Gurakuqi, i cili ka drejtuar hetimet pėr ēėshtjen penale nė ngarkim tė Ledian Ruēi. Gurakuqi ishte i pari dėshmitar i thirrur nga pėrfaqėsuesit e shumicės, pėr t’u pyetur lidhur me procedurat e ndjekura nga ana e tij gjatė hetimit tė ēėshtjes penale nė ngarkim tė djalit tė deputetit tė PS-sė, Gramoz Ruēi. Prokurori Gurakuqi iu ėshtė pėrgjigjur pyetjeve tė anėtarėve tė komisionit, duke pohuar se kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk ka pasur asnjė ndikim gjatė hetimit tė ēėshtjes nė fjalė, pra qė ky hetim tė bėhej nė kundėrshtim me ligjin. Ndėrkaq, lidhur me pyetjen e drejtuar ndaj tij, pėr masėn e dėnimit tė dhėnė nga ai me gjobė, kur pėr raste tė tjera jepen dėnime me burgim pėr tė ndryshėm qė ishin kapur me armė pa leje, prokurori Gurakuqi u pėrgjigj se ēdo vepėr penale ka specifikat e saj dhe nuk mund tė bėhen krahasime. Ai ka pohuar se kishte zbatuar vetėm ligjin, gjatė gjithė hetimit tė ēėshtjes nė fjalė, duke shtuar se ndaj tij nuk ishte marrė asnjė masė pėr ndonjė shkelje tė bėrė lidhur me kėtė dosje. Mėnyra e marrjes nė pyetje tė prokurorit Gurakuqi ka qenė e njėjtė me procedurat qė ndiqen nė njė proces gjyqėsor, kur pyetėn dėshmitarėt, tė cilėve u kėrkohet qė tė betohen se do tė thonė vetėm tė vėrtetėn.

    Pyetjet dhe pėrgjigjet kryesore tė prokurorit Armand Gurakuqi

    Bujar Nishani: Pėr tė gjitha ēėshtjet penale tė ngjashme nga prokurorėt e tjerė ėshtė kėrkuar burg, ju pse nuk keni kėrkuar burgim pėr shtetasin Ledian Ruēi?
    Armand Gurakuqi: Veprat penale janė tė natyrave tė ndryshme, vetė konflikti qė ka lindur nė kėtė rast ka qenė momental.
    Astrit Patozi: A ėshtė regjistruar ēėshtja pėr plagosje tė shtetasit Ledian Ruēi nė Prokurorinė e Tiranės?
    Armand Gurakuqi: Vepėr penale ekziston, vepėr penale ėshtė konsumuar. Ne e kemi ndarė veprėn penale nė dy pjesė, atė tė plagosjes dhe armėmbajtjes?
    Astrit Patozi: A jeni njohur ju me urdhrin e prokurorit tė pėrgjithshėm, i cili u kėrkon prokurorėve tė bėjnė ankim pėr vendimet e pafajėsisė dhe nė rastet e armėmbajtjes pa leje tė jepet ½ e dėnimit maksimal?
    Armand Gurakuqi: Pėr sa i pėrket urdhrit pėr veprėn penale tė armėmbajtjes pa leje, jam nė dijeni.
    Patozi: A i quani ju shkelje tė urdhrit tė prokurorit tė pėrgjithshėm, qė ju nuk keni kėrkuar ½ e dėnimit maksimal ose jo?
    Gurakuqi: Ky urdhėr i kryeprokurorit pėr vartėsit, pėr armėbajtėsit pa leje, pėr municionet apo llojet e tyre, rrezikshmėrinė e veprės ose tė autorit, lidhet me specifikėn e rrethanat, tė cilat janė tė parashikuara nė ligj.
    Bujar Nishani: Ēfarė mase disiplinore ka marrė prokurori i pėrgjithshėm ndaj jush pėr degradimin e akuzės?
    Armand Gurakuqi: Nuk ėshtė marrė masė, nuk mė takon mua tė flas pėr kėtė.
    Astrit Patozi: Kur ėshtė nxjerrė urdhri nga ana e prokurorit tė pėrgjithshėm, pėr kėtė ēėshtje dhe datėn e ndodhjes sė ngjarjes?
    Gurakuqi: Data e urdhrit ėshtė 14.04.2005, ndėrsa data e ngjarjes ėshtė nė 01.02 2004.
    Nishani : A mund tė na thoni z. prokuror, e keni zbatuar urdhrin e vitit 2005 pėr njė ngjarje qė ka ndodhur nė vitin 2004?
    Gurakuqi: Gjykimi ka pėrfunduar pas urdhrit nr. 18, datė 14.04 2005,
    Patozi: Kur ka nisur gjykimi i kėsaj ēėshtjeje dhe ju a keni kėrkuar masėn e dėnimit pėr shtetasin Ledian Ruēi?
    Gurakuqi: Nė datė 16. 04. 2004, ēėshtja penale u dėrgua pėr gjykim nė Gjykatėn e Tiranės.
    Patozi: Kishte dalė nė atė kohė urdhri i prokurorit tė pėrgjithshėm?
    Gurakuqi: Jo, nuk kishte dalė. Nė momentin kur ka dalė urdhri, gjykimi nuk kishte pėrfunduar.
    Patozi: Nė datėn qė ju keni dėrguar dosjen nė gjykatė, e keni ditur urdhrin e prokurorit tė pėrgjithshėm, qė nuk keni kėrkuar ½ e dėnimit maksimal?
    Gurakuqi: Nuk e kam ditur. Urdhri nr 18, dt 14.04.2005 ka dalė pėrpara se Prokuroria Tiranės tė pėrfundonte, tė konkludonte nė masėn e dėnimit pėr tė pandehurin Ledian Ruēi.
    Patozi: Kur keni ēuar dosjen nė gjykatė, a keni kėrkuar masė dėnimi ju pėr shtetasin Ledian Ruēi dhe cila ka qenė masa e dėnimit?
    Gurakuqi: Masa e dėnimit nuk kėrkohet nė momentin qė dosja dorėzohet nė gjykatė, por kėrkohet nė momentin qė pėrfundon gjykimi.
    Skėndėr Gjinushi: A ka ndikuar prokurori i pėrgjithshėm qė tė bėhen shkelje nė kėtė dosje penale nė kundėrshtim me ligjin?
    Gurakuqi: Jo, nuk ka pasur asnjė ndikim.

    Dokumenti, Ledian Ruēi, shefi i sektorit tė jashtėm nė “ZP”

    Djali i Gramoz Ruēit ka qenė shef i sektorit tė jashtėm nė gazetėn e partisė sė tė atit, “Zėri i Popullit”. Komisioni hetimor pėr prokurorin e pėrgjithshėm ka dokumentacion qė vėrteton se Ledian Ruēi ka qenė punonjės i gazetės. Ky dokument ėshtė lėshuar pėr ish-ministrin e Jashtėm, Kastriot Islami, pėr ta pajisur me pasaportė shėrbimi djalin e ish- sekretarit tė pėrgjithshėm dhe kryetarit tė grupit parlamentar, Ruēi. “Ju lutemi, sipas rregullave tuaja, tė pajisni me pasaportė shėrbimi nėpunėsin tonė, z. Ledian Ruēi, me detyrėn shef i sektorit tė jashtėm tė gazetės “Zėri i Popullit”, -thuhet nė shkresėn me numėr protokolli “extra”, tė datės 10.07.2005, dėrguar Ministrisė sė Jashtme e qė ėshtė marrė nga Zyra Konsullore. Kjo zyrė, me drejtor Gazmend Barbullushin, e ka protokolluar me numrin 211 kėrkesėn e gazetės dhe i ėshtė parashtruar ministrit Islami nė 18 korrik 2005. Nė tė njėjtėn datė, 18 korrik 2005, Islami lėshonte urdhrin pėr pajisjen me pasaportė tė Ledian Ruēit. “Mbėshtetur nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave nr. 335, datė 02.09.1997, si dhe me kėrkesė tė drejtorit tė Drejtorisė sė Shtypit dhe Informacionit, urdhėroj: pajisje me pasaportė shėrbimi z. Ledian Ruēi, shef i sektorit tė jashtėm nė gazetėn “Zėri i Popullit”, -thuhet nė urdhrin e Islamit, me numėr 2 824.

    Gjinushi: E nisėt trashė, menjėherė me dosje politike

    TIRANĖ- Deputeti i PSD-sė, Skėnder Gjinushi, e ka cilėsuar tė nxitur politikisht thirrjen si dėshmitar tė prokurorit Armand Gurakuqi, i cili ka hetuar ēėshtjen penale nė ngarkim tė shtetasit Ledian Ruēi. Gjinushi qė sė bashku me deputetin e PAD-sė, Piro Lutaj, ishin tė vetmit nga pėrfaqėsuesit e opozitės qė merrnin pjesė nė komision, tha se ishte komisioni po shndėrrohej nė gjykatė. Ai ka ndėrhyrė herė pas here gjatė marrjes nė pyetje tė prokurorit Gurakuqi, duke theksuar se komisioni hetimor nuk mund tė jepte asnjė vlerėsim pėr procedurat e ndjekura nga prokuroria apo gjykata, pėr ēėshtje tė ndryshime penale, por duhet tė merret me shkeljet e bėra nga prokurori, qė ėshtė edhe motivi kryesor i ngritjes sė komisionit. “Ju doni ta nisni me krime politike. E bėtė nė mėnyrė tė trashė, ta kishit nisur mė njė dosje tjetėr dhe kėtė e kishit futur si me lezet. Respektoni procedurėn. Nuk e di ku e gjen kėtė kompetencė Nishani tė klasifikojė dosjen se ē’ėshtė. Kėtė gjė me vėshtirėsi e bėjnė prokurorėt. Nga 100 e ca dosje qė keni pėrmendur nė objektin e hetimit, ju e filloni me djalin e Ruēit. Tė tilla ngjarje zgjidhen edhe me pajtime, por ju doni tė nxisni hakmarrjen edhe kur ēėshtjet janė mbyllur. Ne po kėrkojmė qė ju tė sillni prova, ju nuk doni tė sillni prova”, - tha Gjinushi. Ai madje ka kėrkuar qė nėse kishin pretendime pėr vlerėsimin e dosjes nė ngarkim tė Ledian Ruēit, mund ta dėrgonin edhe nė Gjykatėn e Strasburgut po tė donin. Gjinushi ka ndėrhyrė dje edhe gjatė kohės qė deputeti Bujar Nishani, po prezantonte nė komision tė gjithė kronologjinė e ngjarjes tė ndodhur mė 2 shkurt 2004, dhe ecurinė e hetimit lidhur me Ledian Ruēin, duke i kėrkuar atij qė tė mos dilte jashtė objektit tė hetimit.

  9. #39
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė fillim ishte rėnė dakord qė kryeprokurori tė dėshmonte i shoqėruar nga 5 drejtorėt e Prokurorisė sė Pėrgjithshme, por urdhri i Patozit e detyron tė shkojė i vetėm

    Sollaku, dėshmi pa ekip para komisionit hetimor

    Anila Rama

    TIRANĖ - Nuk parashikohet tė jetė njė dėshmi e lehtė ajo e sotmja e kryeprokurorit Theodhori Sollaku nė komisionin hetimor. Mirėseardhjen ia ka uruar qysh dje njė njoftim i Sekretarisė sė Kuvendit, duke i komunikuar se kryeprokurori do tė lejohet qė tė paraqitet nė seancėn dėgjimore para deputetėve i vetėm dhe i pashoqėruar, pėrveē truprojave tė tij. Ky saktėsim nė dukje i vogėl dhe i parėndėsishėm, erdhi pasi mė parė kryeprokurori kishte rėnė dakord po me Sekretarinė e Parlamentit qė ai t’i jepte sot shpjegimet i shoqėruar nga drejtorėt e drejtorive tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme, gjithsej pesė tė tillė. Por diku rreth orės 22.00 tė mbrėmjes, prokurori i pėrgjithshėm lajmėrohet, gjithnjė nga Sekretaria e Kuvendit, se pas njė urdhri tė kryetarit tė komisionit hetimor, deputetit tė PD-sė, Astrit Patozi, duhet tė jetė i vetėm nė seancėn e pyetje-pėrgjigjeve me anėtarėt e trupės sė hetimorit. Kushti i vėnė nga kryetari i komisionit duket se ka tė bėjė mė mosshpėrndarjen e pėrgjegjėsisė qė maxhoranca kėrkon ta fokusojė vetėm tek emri i Sollakut. Nga ana tjetėr, kryeprokurori mėsohet se ka kėrkuar qė tė dėshmojė i shoqėruar nga vartėsit e tij, pesė drejtorėt e drejtorive tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme pėr tė pasur njė kuadėr sa mė tė plotė tė ngjarjeve dhe tė dhėnave qė priten tė kėrkohen sot nė komision. Por kreu i komisionit e ka parė tė udhės qė Sollaku tė jetė i vetėm nė pėrballjen me deputetėt. Sollaku do tė pėrballet sot me njė seri tė gjatė pyetjesh, kryesisht nga deputetėt e maxhorancės, qė do tė kėrkojnė tė dinė rolin e tij rreth ngjarjeve mė tė bujshme nė vend tė ndodhura jo vetėm vitet tė fundit, por edhe kur nė drejtim tė organit tė akuzės ka qenė Arben Rakipi. Kėshtu pėrfaqėsuesit e maxhorancės nė komision duket se do tė fokusohen nė ngjarjet qė ndoqėn vrasjen e Genci Sinės, ish-shofer i kryeprokurorit Sollaku, lidhjet e pretenduara nga shumica mes kreut tė akuzės dhe “Hakmarrjes pėr drejtėsi” apo me Bandėn e Lushnjės, si dhe nė mosveprimet pėr shumė krime tė ndodhura. Sigurisht qė sot do tė flitet nė komision edhe pėr pushimin e shumė ēėshtjeve, sipas PD-sė, tė qėllimshme, pasi denoncimet e tyre janė bėrė nga demokratėt kur kėta ishin nė opozitė. Disa tė tilla janė raportet e komisioneve hetimore pėr Albtelekomin dhe KESH-in.

    Komisioni hetimor e nisi kapitullin e marrjes nė pyetje tė dėshmitarėve tri ditė mė parė me prokurorin e ēėshtjes sė Ledian Ruēit, djalit tė ish-sekretarit tė pėrgjithshėm tė PS-sė, Gramoz Ruēit. Prokurori Armand Gurakuqi pohoi nė komision se pėr veprėn penale armėmbajtje pa leje kishte kėrkuar dėnimin me gjobė tė Ledianit dhe jo me burgim, pasi ēdo ngjarje ka specifikėn e saj. Gurakuqi i pyetur se a kishte ndėrhyrė prokurori i pėrgjithshėm, Sollaku, gjatė hetimeve, u pėrgjigj se njė gjė e tillė nuk kishte ndodhur. Ndėrsa pėr urdhrin e Sollakut pėr tė kėrkuar dėnim maksimal pėr armėmbajtje pa leje, Gurakuqi tha se ai nuk kishte dijeni nė atė kohė pėr tė, pasi urdhri kishte dalė pasi ai kishte kėrkuar dėnimin pėr djalin e funksionarit tė lartė tė PS-sė.


    Shekulli

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Sollaku. Kontratė tjetėr e padeklaruar me 267 m2 nė plazhin e Golemit

    Arrin ne 400 000 $ vlera e 600 meterkatroreve truall te Sollakut

    Komisioni Hetimor parlamentar pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm paraqiti dje prova tė reja lidhur me fshehjen e pasurisė sė kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Kryetari i kėtij komisioni, Astrit Patozi, bėri tė ditur nė fillim tė mbledhjes se Prokurori i Pėrgjithshėm, pėrveē fshehjes sė 3 apartamenteve nė pronėsi tė tij, ka fshehur nė tė njėjtėn kohė edhe pronėsinė e 267 m2 nė pallatin nė ndėrtim e sipėr nė tokėn e tij. Ai tha se nė bazė tė kėsaj logjike rezulton qė Prokurori i Pėrgjithshėm ka shitur tė paktėn dy herė tokėn e tij tė njėjtės firmė ndėrtimi, nga e cila ka pėrfituar fillimisht tre apartamente dhe 267 m2 nė pallatin nė ndėrtim e sipėr. Patozi theksoi se njė fakt i tillė mund tė dyfishojė vlerėn e pasurisė qė Prokurori i Pėrgjithshėm i ka fshehur shtetit dhe publikut, duke e ēuar atė nė 400 milion lekė. Ai nėnvizoi se duke patur parasysh situatėn ekonomike tė vendit, njė pasuri e tillė mban erė korrupsioni dhe aferash tė pista. "Situata e fshehjes sė pronėsisė sė 3 apartamenteve nga ana e Prokurorit tė Pėrgjithshėm bėhet edhe mė e rėndė dhe mė dramatike, pėr shkak se ka prova tė tjera qė e rėndojnė mė shumė pozicionin e zotit Sollaku. Dėshiroj tė theksoj se sot, ne kemi pėrpara njė provė tė re, njė kontratė tė re, e cila saktėson se pėrveē 3 apartamenteve dhe njė sasie tė konsiderueshme parash, zoti Sollaku ka edhe 267 m2 nė kėtė pallat qė ėshtė nė ndėrtim e sipėr", saktėsoi kreu i komisionit, Astrit Patozi. Duke iu referuar kontratės, ai shpjegoi se Prokurori i Pėrgjithshėm zotėron nė kėtė ndėrtesė karabina 36.6% tė sipėrfaqes takuese, e llogaritur kjo nė sipėrfaqe ndėrtimi nė 267 m2. "Kjo ėshtė kontrata dhe me kėtė provė i bie qė kryeprokurori tė pėrfitojė, pėrveē 3 apartamenteve, edhe sipėrfaqen e ndėrtimit nė shifrat e pėrmendura", tha mė tej Patozi.
    Kryetari i Komisionit Hetimor, Patozi, nėnvizoi se njė kontratė e tillė ėshtė nėnshkruar 9 ditė mė vonė se sa kontrata e publikuar mė parė nėpėrmjet sė cilės, Theodhori Sollaku pėrfitonte 3 apartamente nga firma qė po kryente ndėrtimin mbi tokėn e tij. "Prokurori i Pėrgjithshėm i bie qė tė pėrfitojė dy fish, pėrveē 3 apartamenteve dhe parave qė nuk i ka deklaruar. Kėtu bie erė e rėndė korrupsioni, sepse flitet pėr njė pasuri tjetėr po aq tė konsiderueshme, pra rreth 200 milion lekė tė tjera. Prandaj unė, pėr kėtė shkak, nė emėr tė kėtij komisioni kėrkoj thirrjen nė seancė dėgjimore tė Prokurorit", vijoi mė tej Patozi.

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •