Close
Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 193
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Sipas vendimit tė Kushtetueses, pėr rastin Rakipi, kreu i shtetit ka kompetencėn tė gjykojė pėrmbajtjen e akuzės

    Moisiu: Sollaku, do tė gjykoj mbi pėrmbajtjen dhe procedurat e hetimet


    N.Perndoj

    Tiranė- Nė ēėshtjen “Sollaku” pritet tė pėrfshihet shumė shpejt edhe presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Burime nga Presidenca deklaruan dje pėr “Shekullin”, se sipas njė vendimi tė marrė nga Gjykata Kushtetuese pėr rastin e ish-kryeprokurorit Rakipi, presidenti ka tė drejtė qė tė gjykojė mbi pėrmbajtjen e akuzave, por edhe mė mėnyrėn e ndjekjes se procedurave pėr shkarkimin e prokurorit tė pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Presidenti i Republikės deri mė tani ka qėndruar thuajse nė heshtje rreth kėsaj ēėshtjeje, por burimet shtuan se tani pėr tani ai nuk ėshtė pėr shkarkimin e kryeprokurorit. Nė ditėn e festės sė Pashkėve, Moisiu iu pėrgjigj interesimit tė gazetarėve lidhur me deklaratat e PD-sė se kryeprokurori Sollaku ishte i lidhur me organizatėn “Hakmarrja pėr drejtėsi”, akuza e parė adresuar kėtij tė fundit nga drejtuesit e Partisė Demokratike. Nė deklaratėn e tij, presidenti Moisiu u shpreh se duheshin respektuar organet kushtetuese. “Ne jemi njė shtet qė kemi Kushtetutė, kemi ligje, kemi institucione kushtetuese tė pavarura dhe ēdo gjė duhet bėrė sipas rregullave tė caktuara. Kemi njė shtet ligjor, tė cilin duhet ta forcojmė dhe kemi ligje qė mbase na duhet t’i pėrmirėsojmė dhe vetėm kėshtu mund tė ecim drejt Evropės sė Bashkuar pėr tė arritur atė qė tė gjithė shqiptarėt ėndėrrojnė”, - u shpreh Moisiu. Menjėherė pas kėsaj deklarate, nė kampin tjetėr, atė tė mazhorancės, janė lėshuar akuza tė ashpra, ndėrkohė qė nuk kanė munguar edhe reagimet e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Nė kėtė lumė akuzash tė ndėrsjella, kryetari i grupit parlamentar i PS-sė, Pandeli Majko, i ka dėrguar njė letėr kreut tė shtetit, ku ndėr tė tjera ai ka kėrkuar edhe ndėrhyrjen e tij. Ndėrsa nė anėn tjetėr kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, duke respektuar pozicionin e kreut tė shtetit, ka lėnė tė kuptohet se edhe presidenti Moisiu do tė respektojė ligjin kur tė njihet me faktet qė do tė evidentojė komisioni hetimor parlamentar ndaj Sollakut. Pikėrisht nė kėtė vorbull ngjarjesh qė po percipitojnė dita-ditės, duket se do tė pėrfshihet edhe vetė Moisiu, i cili shumė herė ka bėrė thirrje pėr respektimin e organeve kushtetuese. Kreu i shtetit ka kompetencėn ekskluzive pėr tė dekretuar shkarkimin ose jo tė prokurorit tė pėrgjithshėm, nė kėtė rast tė Theodhori Sollakut. Kėrkesa pėr shkarkimin e kėtij tė fundit duket se do tė vijė pėrmes njė procedure tė gjatė qė do tė fillojė me ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar. Do tė vijė me njė vendim tė Kuvendit pėr shkarkimin e Sollakut e mė pas do tė depozitohet te presidenti Moisiu, i cili do tė vendosė ose jo pėr shkarkimin e kėtij tė fundit.

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Grupi i PS-sė vendos qėndrimin politik nė mbrojtje tė kryeprokurorit Sollaku

    PS-ja, letėr Moisiut: Ndėrhyni pėr tė rikthyer autoritetin e Kushtetutės


    TIRANĖ- Mbrojtje tė kryeprokurorit dhe kėrkesė ndihme pėr tė ndėrhyrė presidenti kanė qenė pėrfundimet zyrtare tė deputetėve socialistė, tė shprehura nėpėrmjet kryetarit tė grupit dhe po kėshtu edhe sekretar i pėrgjithshėm, Pandeli Majko. Qėndrimi i PS-sė u konfirmua se ėshtė mbrojtja e shefit tė organit tė akuzės nga vlerėsimet qė i bėn pushteti i sotėm pėr lidhje tė faktuara, gjithnjė, sipas kėtij tė fundit, pėr lidhje me krimin, mosluftimin e korrupsionit, mefshtėsi nė veprimtarinė e punės pėr hetimet e rasteve tė pėrfolura. Ndonėse kryeprokurori Theodhori Sollaku nuk ėshtė marrė nė mbrojtje si person, Pandeli Majko dhe PS-ja i ka vlerėsuar ato tėrėsisht politike dhe pjesė tė sė njėjtės metodė drejtimi tė vendit prej kryeministrit Sali Berisha. „Grupi parlamentar i Partisė Socialiste paraprakisht pozicionohet politikisht pėr mbrojtjen e institucioneve kushtetuese tė vendit“, -tha Majko. Ai nuk u fut nė detaje, por se saktėsoi pa ngurrim se e gjitha sa thotė Berisha, ėshtė „paralajmėrim i Partisė Demokratike, i cili ka ardhur prej kohėsh pėr shkarkimin e prokurorit Sollaku do tė shoqėrohet edhe me elementė tė tjerė, ndaj dhe shprehim keqardhjen qė Shqipėria dhe jeta institucionale e Shqipėrisė po bie nė nivelin mental tė doktor Berishės, pėr fat tė keq, nė pėrsėritje pėr herė tė dytė“. Majko ka riktheksuar se vlerėsimi i forcės kryesore tė opozitės ėshtė se shumica dhe posaēėrisht Berisha po e shpie vendin drejt kaosit. „Mėnyra se si goditet dhe ėshtė goditur prokurori i pėrgjithshėm esencialisht po e ēon vendin nė njė prag kaosi tė marrėdhėnieve institucionale, po orienton deligjitimitetin e institucionit tė akuzės, institucionit kyē pėr goditjen e krimit tė organizuar dhe elementė bazė pėr goditjen e korrupsionit nė vend“-tha dy herė ish-kryeministri, ndėrsa theksoi se asesi ky qėndrim nuk pėrbėn mbrojtje tė njė individi. „Nė kėtė rast nuk jemi duke mbrojtur thjesht individin qė drejton sot Prokurorinė e Pėrgjithshme. Ne jemi duke mbrojtur pėrfaqėsuesin legjitim tė organit tė akuzės“, -tha Majko

    Letra
    „Kjo mund tė konsiderohet kriza mė e rėndė e 15 viteve tė fundit nė marrėdhėniet institucionale tė vendit ose pas miratimit tė Kushtetutės, ėshtė prova mė e madhe. Berisha nė mėnyrė permanente, qoftė kur ka qenė nė opozitė, qoftė tani qė ėshtė nė pushtet, e ka sfiduar ligjin“. Ky ka qenė deklarimi i Majkos pėr tė konfirmuar shqetėsimin pėr rastin „Sollaku“ dhe njėherit pėr letrėn qė i ėshtė dėrguar kryetarit tė shtetit. Ndonėse ka njė „lumė“ akuzash pėr mosveprim tė kryeprokurorit, PS-ja mendon se duhet tė ndėrhyjė presidenti pėr tė ndalur rrugėn e sulmeve ndaj institucioneve tė pavarura. „Tashmė duket se konstitucionalizmi nė Shqipėri ėshtė nė pikėn e tij mė tė ulėt tė gjithė kėtyre viteve. Ėshtė e natyrshme qė pėrpjekjet tona parlamentare tė jenė vetėm nė drejtim tė rikthimit tė rendit kushtetues nė vend, duke shpresuar qė kjo pėrpjekje e jona, tė mos mbytet nė vorbullėn e numrave tė maxhorancės. Nė kėtė pėrpjekje, roli i presidentit tė Republikės ėshtė i pazėvendėsueshėm, qoftė edhe nga vetė ngarkesa qė i atribuon Kushtetuta, si garant i saj. Ėshtė pikėrisht nė kėtė rol tuajin qė ju drejtohemi pėr tė ndėrmarrė tė gjithė hapat e mėtijshėm, nė pėrputhje me kompetencat kushtetuese, pėr tė rikthyer autoritetin e cenuar tė Kushtetutės sė vendit“, -thuhet nė fund tė letrės sė PS-sė drejtuar presidentit Alfred Moisiu, tė cilit njėkohėsisht i theksohet mė se njė herė se askurrkush nuk po merr nė mbrojtje Sollakun, por institucionet. „Kryeministri akuzon pėrsėri nė publik nė mėnyrėn mė tė rėndė tė mundshme, prokurorin e vendit. Kjo pėr ne, zoti President, ėshtė sulm i motivuar politikisht ndaj prokurorit tė pėrgjithshėm“, -thuhet nė letėr.

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi, akuzoi kryeprokurorin Sollaku pėr paaftėsi nė luftėn kundėr korrupsionit

    Bumēi: Prokuroria i shkaktoi miliarda lekė dėm shtetit


    Flamur Vezaj

    TIRANĖ- Ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi, ka akuzuar dje Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe vartėsit e tij pėr shkelje serioze tė ligjit, tė cilat i kanė shkaktuar shtetit dėmin prej 2.2 miliardė lekė, 40 milionė dollarė dhe 12 mijė marka gjermane. Nė njė konferencė pėr shtyp, ministri Bumēi bėri publik dje kontrollin e ushtruar nė prokurori, kontroll qė sipas tij ka nxjerrė nė pah njė numėr tė madh shkeljesh. “Mosfillimi i hetimeve dhe pushimi i ēėshtjeve nga prokuroria nė 70 % tė kallėzimeve penale tė bėra nga Kontrolli i Lartė i Shtetit, i ka shkaktuar shtetit njė dėm ekonomik prej 2 miliardė e 293 milionė lekė, 40 milionė e 75 mijė dollarė dhe 12.180 marka gjermane”,-tha dje Bumēi. Sipas tij, dėmi i mėsipėrm ėshtė shkaktuar nė dosjet e evazionit fiskal, nė importimin e 30 mijė automjeteve, nė dosjen e kallėzimit penal tė bėrė nga KLSH nė maj tė vitit 2000 pėr dėmin e shkaktuar nga KESH-i dhe nė ēėshtjen e zhdoganimit tė kundraligjshėm tė 8 anijeve nė Doganėn e Durrėsit. Gjatė konferencės, Bumēi ka pėrmendur edhe shkelje tė tjera nė dosjet e prokurorisė, qė lidhen me Ministrinė e Transporteve apo ēėshtjen e tokave nė Vlorė.

    ***
    Sipas ministrit Bumēi, inspektorėt e ministries, gjatė kontrollit tė kryer nė prokuroritė e rretheve Tiranė, Durrės, Librazhd, Elbasan, Lushnje, Kavajė, Vlorė dhe nė Prokurorinė e Pėrgjithshme kanė arritur nė konkluzionin se: “prokurori i pėrgjithshėm dhe drejtuesit e prokurorive tė rretheve kanė mungesė vullneti pėr tė luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet”. Bumēi tha se qėllimi kryesor i inspektimit ishte verifikimi i ecurisė sė kallėzimeve penale tė bėra nga Kontolli i Lartė i Shtetit (KLSH), pėr periudhėn 2000-2005. “Dalja ime para mediave ėshtė njė reagim i dikasterit tė drejtėsisė, pasi Prokurori i Pėrgjithshėm njė natė mė parė, gjatė njė debati televiziv, u pėrpoq tė hidhte poshtė rezultatet e kontrollit tė inspektorėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, duke e cilėsuar si “material i dobėt, politik dhe i formuluar jashtė zyrave tė ministrisė qė unė drejtoj. Prokurori i Pėrgjithshėm bėri kėto akuza pėr tė devijuar debatin e ngritur mbi ēėshtjen e paaftėsisė sė tij, pėr tė luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, duke i treguar opinionit se ai ka humbur qetėsinė dhe merret me ēėshtje qesharake e nuk merret me ēėshtjet thelbėsore tė raportit tė inspektorėve”,- shtoi mė tej Bumēi.

    ***
    “Qeveria shqiptare kėrkon njė prokuror qė tė ketė vullnet tė hetojė dhe tė veprojė dhe jo njė prokuror qė nuk reagon, edhe pse qeveria, nė rast shkarkimi tė prokurorit Theodhori Sollaku nuk ka ndonjė kandidat apo emėr pėr zėvendėsimin e tij, pasi emėrimi pėr njė post tė tillė ėshtė kompetencė e presidentit”,-tha ministri i Drejtėsisė. Gjatė fjalės sė tij, ministri Bumēi vuri nė dukje se kontrolli i ministrisė ka nxjerrė nė pah se Prokurori i Pėrgjithshėm ashtu edhe prokuroritė nė rrethe kanė bėrė shkelje serioze tė ligjit dhe tė funksionimit tė organit prokurorisė, shkelje kėto qė i kanė shkaktuar arkės sė shtetit njė dėm ekonomik tė konsiderueshėm me 2 miliardė e 293 milionė lekė, 40 milionė e 75 mijė dollarė, 12.180 marka gjermane. Dėmet nė fjalė i referohen qėndrimit pasiv tė prokurorisė ndaj kallėzimeve tė bėra nga KLSH-ja. Dosjet e evazionit fiskal nė importimin 30 mijė automjeteve, pėr ministrin e Drejtėsisė janė mbyllur mėnyrė tė kundraligjshme duke i shkaktuar shtetit dėmin prej 75 miliardė lekėsh. Nė kėtė ēėshtje nuk janė kryer veprimet pėr dy vjet e gjysmė nga Prokuroria e Pėrgjithshme dhe ajo e rrethit Tiranė. Vetėm nė prokurorinė e Lushnjes, sipas raportit tė inspektorėve tė Ministrisė sė Drejtėsisė, ka rezultuar 17 raste tė trafikut ndėrkombėtar tė automjeteve. Ministri Bumēi shtoi mė tej se tė njėjtin fat ka pasur edhe kallėzimi penal i KLSH-sė pėr dėmin prej 40 milionė dollarė, tė shkaktuar nė KESH . Ndėrkohė, edhe ēėshtja e zhdoganimit tė kundraligjshėm tė 8 anijeve nė Doganėn e Durrėsit me nje dėm ekonomik nė vlerė 60 milionė lekė, ku prokuroria e Durrėsit e ka pushuar ēėshtjen pas 15 muajsh ėshtė cilėsuar shkelje nga ministri i Drejtėsisė.

    Bumēi pėr kontrollin

    1-Prokuroria nuk i ka hetuar dhe nuk ka vepruar pėr kallėzimet penale tė depozitura nga KLSH, tė cilat bėjnė fjalė pėr dėme me 2 miliardė e 293 milionė lekė, 40 milionė e 75 mijė dollarė, 12.180 marka shkaktuar buxhetit tė shtetit. Kėto dėme zėnė 70% tė dėmeve tė kallėzuara nga Kontrolli i Lartė i Shtetit nė shkallė Republike, gjatė pesė viteve tė fundit

    2- Kontrolli ka konstatuar se hetimet kanė pėrfunduar nė mėnyrė tė kundraligjshme nė ēėshtjen e evazionit fiskal nė importimin e 30 mijė automjeteve. Sipas kallėzimit tė bėrė nga KLSH, nuk janė zhdoganuar nė mė pak se dy vite automjete, tė cilat i kanė shkaktuar shtetit njė dėm prej 7.5 miliardė lekė. Pėr kėtė ēėshtje nuk janė veprimet pėr dy vjet e gjysmė nga Prokuroria e Pėrgjithshme dhe ajo e Tiranės

    3- Tė njėjtin fat ka pasur edhe kallėzimi penal i KLSH-sė pėr dėmin prej 40 milionė dollarėsh tė shkaktuar nga KESH. Kallėzimi ėshtė bėrė nė maj 2000, por jepet pėr hetim nė shtator. Mosfillimi i hetimit tė kėsaj ēėshtjeje nuk ishte i drejtė. Nga kallėzimi del qartė ekzistenca e veprės penale, pėr tė cilėn ka pasur edhe njė tjetėr kallėzim. Prokuroria e Tiranės ka vendosur mosfillimin e hetimeve pa kryer asnjė veprim

    4- Ēėshtja e zhdoganimit tė kundraligjshėm tė 8 anijeve nė doganėn e Durrėsit me njė dėm ekonomik prej 60 milionė lekėsh. Prokuroria ka pushuar ēėshtjen pas 15 muajsh, pasi ka kryer gjithsej 6 veprime hetimore. Nė kėtė procedim penal, Prokurori i Pėrgjithshėm ka pėrgjegjėsi tė drejtpėrdrejtė, pasi qė nga fillimi ėshtė nė dijeni pėr ēka tregon shkresa pėrcjellėse dhe mė pas pajtohet me mėnyrėn e pėrfundimit

    5- Konstatimet e grupit tė kontrollit, zvarritjet e palejueshme dhe hetimet tejet formale edhe nė ēėshtje tė tilla madhore tė shtyjnė tė arrish nė konkluzionin se kemi tė bėjmė jo thjesht me ēėshtje tė aftėsisė profesionale tė drejtuesve tė prokurorive tė rretheve dhe Prokurorit tė Pėrgjithshėm, por me mungesė vullneti nga ana e tyre pėr tė luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafiqet

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Letra e kryeprokurorit Sollaku, drejtuar ministrit Bumēi hedh poshtė kontrollin si tė paargumentuar dhe tė motivuar politikisht

    Sollaku: Qeveria, reprezalje politike

    Ened Janina

    TIRANĖ- Kreu i prokurorisė shqiptare, Theodhori Sollaku, i pėrgjigjet nėpėrmjet njė letre zyrtare tė gjitha pretendimeve tė paraqitura nga ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi, nė lidhje me njė kontroll tė ushtruar nė prokuroritė e rretheve Tiranė e Durrės. Sipas kryeprokurorit Sollaku, raporti i ministrisė ėshtė bėrė nė kushtet e njė paragjykimi tė plotė dhe inspektorėt e saj kanė tejkaluar kompetencat e dhėna nga ligji. Madje, kryeprokurori Sollaku i ka pohuar Bumēit se njė pjesė e materialeve tė paraqitura nga inspektorėt e ministrisė janė shpifje. “Pushteti i Ministrit tė Drejtėsisė pėr tė inspektuar veprimtarinė e prokurorėve duhet tė interpretohet, duke patur parasysh normėn kushtetuese tė pavarėsisė, ligjet nė fuqi dhe rekomandimet e Kėshillit tė Europės, lidhur me marrėdhėniet midis Prokurorisė dhe Ekzekutivit. Kėtė kontroll dhe konkluzionet e tij i gjykoj tė motivuara politikisht, tendencioze, tė paragjykuara dhe tė pambėshtetura nė argumente juridikė”,- thuhet nė letrėn e kryeprokurorit Sollaku. Sipas saj, inspektorėt e Ministrisė sė Drejtėsisė ende vazhdojnė tė mbėshteten nė vlerėsimin e tė dhėnave statistikore, sipas standardeve tė sistemit komunist tė para ’90.

    Pėrgjigjja
    Nė pėrgjigjen zyrtare, Prokurori i Pėrgjithshėm i ka shpjeguar ministrit Bumēi kompetencat qė i lejon ligji grupit tė kontrollit si dhe kompetencat e prokurorėve. “Prokurori ka jo vetėm detyrimin qė tė ushtrojė ndjekjen penale nė interes tė ligjit dhe shoqėrisė, por edhe tė sigurojė tė drejtat e qytetarėve dhe t’i mbrojė ato nga nismat e gabuara pėr penalizimin e tyre. Parimin e rėndėsishėm tė pavarėsisė sė prokurorisė dhe tė detyrimit tė saj pėr mbrojtjen e qytetarėve nga ndjekjet e padrejta, grupi i kontrollit nuk e ka patur mirė parasysh. Ata kanė tejkaluar kompetencat duke hyrė nė analizėn e thelbit tė vendimeve tė prokurorit dhe aq mė keq, vendime tė pacėnuara ose tė konfirmuara nga gjykata, i interpretojnė nė mėnyrė krejt arbitrare, duke demonstruar njė injorancė totale nė njohjen e ligjit material e procedurial penal”,- thuhet nė letrėn e Sollakut. Nė kėtė letėr mohohet edhe pretendimi i Ministrisė sė Drejtėsisė se prokuroria ka pasur mosmarrėveshje me institucione tė ndryshme, veēanėrisht me KLSH-nė. Sipas Sollakut, “mosmarrėveshje” tė tilla nuk ekzistojnė nė marrėdhėniet midis kėtyre institucioneve. “Koha e kontrollit, mėnyra e kryerjes sė tij dhe njė sėrė pėrfundimesh krejt tė pasakta, arbitrare e spekulative, i japin kontrollit tuaj natyrėn e njė “raprezaljeje politike”, qė vjen ndesh me frymėn e Kushtetutės dhe me detyrimet ligjore tė Ministrit tė Drejtėsisė”, -thuhet nė tė.

    Kontrolli
    Ndėrkohė, kryeprokurori Sollaku ka paraqitur shqetėsimin se prokurorėt e kontrolluar nga inspektorėt e ministrisė nuk kanė pasur mundėsinė qė tė thonė fjalėn e tyre nė lidhje me shkeljet e pretenduara. “Me keqardhje konstatova se asnjėri nga prokurorėt qė ka marrė vendime nė procedimet e kontrolluara, nuk ėshtė dėgjuar nga inspektorėt lidhur me vėrejtjet e pasqyruara nė material, fakt qė jo vetėm ka cėnuar njė parim elementar tė objektivitetit, por edhe ka ēuar nė pėrfundime tė gabuara ligjore”,- thuhet nė reagimin e kryeprokurorit. Sipas tij, pėrfundimet e kontrollit nuk janė nėnshkruar nga anėtarėt e grupit tė kontrollit, tė cilėt duhet tė marrin pėrgjegjėsinė pėr pėrfundimet e arritura. “Nė mungesė tė pėrmbushjes sė kėtij detyrimi, mė vjen keq Zoti Ministėr qė, duke i pėrcjellė ato, e keni marrė ju pėrgjegjėsinė pėr mangėsitė ligjore, faktet e paqėna dhe tautologjinė banale qė pėrshkon kėto konkluzione nga kreu deri nė fund’,- thuhet nė letėr.

    Sollaku mbi kontrollin

    1-Ndėrkohė qė pretendohet pėr cektėsi nė hetime, nuk ėshtė serioze qė tė mos orientohet se pėr ēfarė krimesh tė tjera duhet tė zgjeroheshin hetimet. Pėr vėrejtjet qė kanė tė bėjnė me zvarritje tė hetimeve, nuk ėshtė normale tė kryhen disa veprime aritmetike pa kuptim (numri i pyetjeve nė muaj) dhe administrimi i provave shkresore tė konsiderohet si veprim me “karakter formal”. Jo vetėm administrimi provave shkresore ėshtė veprim i rėndėsishėm, por inspektorėt duhet tė kuptojnė se formalizmi (tė cilin e kritikojnė) ėshtė baza e proceseve akuzatore. Vetėm njė proces formal siguron barazi tė palėve dhe mbrojtje tė individit nė procesin penal. Kodi i ri i procedurės penale ėshtė njė Kod i mbėshtetur nė akte formale hetimore.

    2- Grupi i konkluzioneve tė posaēme pėr Prokurorinė e Pėrgjithshme pėrshkohet, nga kreu deri nė fund, nga konkluzione tendencioze, duke luajtur me shifra marramendėse, pa sjellė asnjė fakt lidhur me teknikėn e llogaritjes dhe vėrtetėsinė e tyre. Mė lejoni t’ju them se kjo ėshtė pjesa mė e papėrgjegjshme e konkluzioneve tė kontrollit, ku synohet tė krijohet efekti qė quhet “hipnotizim nga pėrsėritja”. Kontrollorėt jo vetėm kanė dalė jashtė objektit tė kontrollit, por shkruajnė marrėzira qė mund t’i besojė vetėm njė mendje e sėmurė. Shtrohen pyetjet: Cilat janė 30.000 episodet kriminale, tė shtrira nė 22 rrethe?! Si ėshtė llogaritur dėmi prej 75 + 40 milionė dollarėsh?! Cilat qenkan kėto 7.000 vepra penale qė qenkan fshehur nė Prokurorinė e Rrethit Tiranė?! Cilat janė faktet analitike qė tė sjellin nė pėrfundimin se Prokuroria nuk bashkėpunon me shėrbimet e Policisė sė Shtetit apo ato tė doganave e tatimeve?Asnjė pėrgjigje nuk iu jepet kėtyre pyetjeve nė aktin e konkluzioneve tė kontrollit.

    3- Nė pėrfundim tė aktit tė kontrollit citohen disa tė dhėna statistikore, prej nga dilet nė pėrfundimin pėr tregues tė ulėt tė punės sė Prokurorisė. Para sė gjithash, shifrat me tė cilat ėshtė operuar paraqitin pasaktėsi serioze (shih pikėn 7). Ndėrsa pretendohet nga Ministria e Drejtėsisė se numri i pafajėsive dhe pushimeve tė dhėna nga gjykatat nė vitin 2003 arrin nė 15 % tė numrit tė pėrgjithshėm tė tė pandehurve tė gjykuar, nė realitet, nga statistikat qė disponon Zyra e Prokurorit tė Pėrgjithshėm dhe qė i janė dėrguar rregullisht edhe Ministrisė sė Drejtėsisė kjo shifėr ėshtė vetėm 6, 3 %; ndėrsa pėr vitin 2004 kėta tregues zėnė vetėm 7 %.

    4- Me keqardhje konstatoj, Zoti ministėr, se nė fund tė konkluzioneve inspektorėt tuaj i kanė lejuar vetes tė shpifin nė mėnyrė tė paturpshme duke sajuar “biseda” tė paqena, nė dhunim tė ēdo norme tė etikės dhe tė moralit. Kush qenka ky inspektor qė i lejon vetes “t’i tėrheqė vėmendjen Prokurorit tė Pėrgjithshėm” dhe tė komentojė qėndrimet institucionale tė tij pėrpara mediave?! Pėrfshirja e kėtyre insinuatave nė pėrmbajtje tė njė akti kontrolli, ėshtė jo vetėm e turpshme, por edhe kompromenton rėndė vetė qėllimin e kontrollit dhe konkluzionet e tij.

    5- Z. ministėr, nė thelb, vėrejtjet nė pėrfundim tė kėtij kontrolli pėr njė periudhe 7- vjeēare ( 1999-2005), pėrfshijnė vetėm 5 raste tė mosfillimit tė procedimit dhe 3 raste tė pushimit tė hetimeve, pa pėrfshirė kėtu rastin e kallėzimit tė vitit 1999, qė bėn fjalė pėr zhdoganimin e automjeteve me dokumente tė falsifikuara (ėshtė vendi t’u kujtoj se kam filluar detyrėn nė 02/04/2002). Edhe pėr kėtė arsye, sikundėr theksova mė sipėr, kėtė kontroll dhe konkluzionet e tij i gjykoj tė motivuara politikisht, tendencioze, tė paragjykuara dhe tė pambėshtetura nė argumente juridike.

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    NGJELA: TE IKE SALI BERISHA! MAZHORANCA, KRYEMINISTER TE RI

    Kryeministri po qeveris me ish komunistet e Enver Hoxhes dhe socialistet e Fatos Nanos.
    Ish kryetari i komisionit parlamentar te Ligjeve kritikon ashper kryetarin e qeverise: Berisha vetem flet lart e poshte e nuk di te veproje per shtetin

    Me i ashper se sa ditet e tjera ka qene dje ish kryetari i Komisionit Parlamentar te Ligjeve, deputeti Spartak Ngjela, i cili ka kerkuar qe 74 deputetet e mazhorances se djathte te nxjerrin nga radhet e tyre nje emer tjeter per kryeminister.

    Pra zoti Ngjela beri thirrje te hapur per rrezimin e zotit Berisha si kryeminister. Ai tha se nuk eshte e djathta e vertete ne pushtet, por disa puniste e socialiste, qe zoti Berisha i thirri prape ne qeveri. Perplasjet e krijuara nga kryeministri Berisha ne keta shtate muaj qeverisje si me Presidentin e Republikes, me median, me opoziten, me prokurorin e pergjithshem, me deputetet e tij te PD se, por dhe me disa parti aleate te para 3 korrikut ka dobesuar shume mazhorancen, duke e nxjerre ate ne syte e opinionit vendas dhe te huaj si nje mazhorance ne krize e konfliktuale.

    Ishte Sali Berisha qe me luften e tij kunder opozites ne ceshtjen e votimit per Jozefina Topallin dhe votes me kuti i cili perbashkoi krejt partite e opozites. PS ja, LSI ja, PSD ja, PDS ja dhe PAD ja ishin qe te gjitha ne nje lufte mes vetes prej shtatorit 2005 e gjer ne janar 2006. Cuditerisht zoti Berisha filloi sulmin e pakuptimte ndaj tyre dhe nga frika "Berisha", ata u bashkuan.

    E mbajti afro dy muaj nen bllokim total Parlamentin nga protesta e opozites dhe ne fund u detyrua qe te beje leshime sapo nderhyri komuniteti nderkombetar. E cfare fitoi mazhoranca nga kjo perplasje, prej se ciles doli e fituar opozita. Opozita fitoi se pari unitetin mes vetes dhe se dyti edhe voten e fshehte ne kutine e votimit. Me ish pronaret dhe ish te persekutuarit mazhoranca krijoi probleme te cilat do t'i kushtojne aq shume ne zgjedhjet lokale mazhorances sa vetem naten e zgjedhjeve vendore do ta kuptojne pushtetaret e sotem.

    Kryeministri po vazhdon te ndjeke nje politike te majte, te perzier me elemente sporadike te se djathtes, por mbizoteron jo konsensusi ne partite e koalicionit qeverises, por autoriteti absolut i zotit Berisha, i cili nuk pranon asnjeri t'i beje kritika apo sugjerime. Duke synuar mbajtjen e pushtetit per vete, e duke e centralizuar ate, zoti Berisha po e con mazhorancen, sipas deputetit Ngjela, drejt humbjes se pushtetit ne vitin 2007.

    Prandaj zoti Ngjela kerkoi dje largimin e zotit Berisha nga posti i kryeministrit dhe gjetjen brenda radheve te mazhorances emrin e nje kryeministri te ri qe ta garantoje deri ne vitin 2009 pushtetin e se djathtes me pikesynimin per ta rifituar prape ne vitin 2009 gjer ne 2013. Mesazhi i zotit Ngjela ishte se me Sali Berishen nuk mban dot pushtet e djathta, pasi eshte konfliktual dhe nuk ka ndryshuar aspak nga ai Berishe i viteve 1992 1997.

    Ne te vertete brenda radheve te mazhorances ka filluar te ndihet frika e humbjes se pushtetit para vitit 2009 per shkak te nje qeverisjeje te keqe e pa vizion, por krejtesisht amatore e konfliktuale. Ne vend qe te debatohet per politika ekonomike e investime tek njerezit po perdoret taktika e frikes, e autoritetit absolut nga Berisha dhe e futjes ne nje dore te vetme te krejt pushtet shtetit.

    Pavaresisht se nuk mund te mohohet puna e ministrit te Brendshem, zotit Sokol Olldashi, si dhe e vartesve te tij ne luften kunder krimit te organizuar dhe bandave apo e ministrit Genc Ruli per nje politike djathtiste perendimore ne privatizim e ne menaxhim te ekzekutivit, perseri nuk mjaftojne per te mbajtur pushtetin duke bere shtet. Berisha duket se ka filluar te dyshoje tek secili deputet i tij dhe disa prej ministrave ka fillluar t'i spostoje nga daljet ne TV, pasi i duket se jane kandidate te mazhorances per ta zevendesuar nese ai bie nga fiku i pushtetit.

    Edhe teoria qe kane nxjerre disa saliste se "me ikjen e Berishes nga kryeminister, mazhoranca shkon ne zgjedhje ose ne opozite" nuk ka asgje te sakte, pasi brenda radheve te PD se jane mbi pese emra te gatshem per kryeministra si Bamir Topi apo Jozefina Topalli, Lulzim Basha apo Genc Ruli. Po keshtu nese duhen votat e partive te vogla te mazhorances loja politike mund te coje tek skema e vjeter e Genc Pollos apo deshira e brendshme, por e pashpallur e Fatmir Mediut, te cilet mbeten kandidate potenciale per kryeminister ne cdo rast qe bie Berisha.

    Dje zoti Ngjela theksoi se ka ardhur momenti qe mazhoranca te gjeje forca brenda vetes per te bindur Berishen te ike, pasi po i ben keq PD se e se djathtes ne pergjithesi me menyren e tij te konfliktit me institucionet dhe humbjen e pikeve te mazhorances. Pas Ngjeles jane edhe disa deputete te tjere qe kane filluar te mendojne se ndoshta ka ardhur koha per te ikur Berisha si kryeminister dhe per gjetjen e nje emri tjeter nga e djathta. Numrat ne Kuvend po behen per ta shpallur kete platforme te re per te mbajtur te djathten ne pushtet.

    KJ

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Lufte civile ne boten e institucioneve
    E Marte, 18 Prill 2006
    Nga Mustafa NANO

    Para disa ditesh, Kryeministri shqiptar vendosi edhe njehere ta kalonte Rubikonin. Ai e ka lene menjane tashme akuzen e bere, sipas se ciles "Prokurori i Pergjithshem fle mbi dosjet e krimit", dhe ka artikuluar nje akuze me te rende. "Prokurori i Pergjithshem eshte i lidhur me grupet kriminale", tha ai, dhe shtoi me tej se "do ta faktoje kete akuze". Te gjitha keto i tha si perhere ne stilin e njeriut te mberthyer prej sindromes se Hide Park-ut, i cili zjen prej padurimit per te bere mitingje e per te denigruar e sulmuar te tjeret; i tha ne dalje te katedrales, ku kish bujtur per te bere nje vizite me rastin e dites se Pashkeve. Ndersa leshonte keto bomba te verteta, prapa i qendronin do klerike, te cilet kishin dale per ta percjelle perfaqesuesin e shtetit laik dhe ishin me veshet pipez e me fytyra te qeshura, duke mos e cuar ne mendje, se me ligjerimin e tij, kryeministri po bente pis e po profanonte festen e besimtareve katolike. Nuk eshte hera e pare qe leshon deklarata politike tek dyert e kishave e te xhamive, por eshte hera e pare amį qe leshon akuza te tilla, te cilat nuk ka kandar t'i mbaje. Shihet qarte se nuk jemi me ne lojen "hidh e prit" te batutave nervoze te krereve te institucioneve; nuk kemi te bejme gjithashtu me prirjen e rendomte e banale te Berishes per t'i dhene gaz makines se fabrikimit te akuzave publike per gjithkend. Me kete qendrim mund te konsiderohet e shpallur lufta civile ne boten e institucioneve.

    Nuk duhet te kemi piken e drojes per ta kualifikuar gjithe kete yxhym te kryeministrit tone mujshar si nje agresion ndaj shtetit te se drejtes. Nuk mund te perfytyrohet ne asnje vend normal demokratik qe kreu i nje institucioni sovran te akuzoje publikisht per perzierje me boten e krimit kreun e nje institucioni tjeter sovran. Aq me pak mund te perfytyrohet qe kete ta beje kreu i nje institucioni politik (kryeministri) kunder kreut te nje institucioni te drejtesise (Prokurorit te Pergjithshem). Kemi degjuar shpesh here qe Prokurori i Pergjithshem i nje shteti demokratik te akuzoje kryeministrin e po atij shteti, por nuk kemi degjuar ndonjehere qe te ndodhe e kunderta. Duket sikur jemi ne nje zhgjender surreale. Ne mos, jemi kthyer realisht prapa, ne vitet e regjimit totalitar, ku cdo prokuror e gjykates ishte vegel qorre ne duart e kryeministrit.

    Po sikur kryeministri te kete vertet prova, qe deshmojne dhe vertetojne akuzen e bere ndaj Prokurorit te Pergjithshem? - mund te ngrihet nje pyetje. Ne rastin me te mire, kjo eshte nje pyetje e bere nga naive apo syleshe, te cilet nuk ia kane pire ende lengun akuzave te leshuara me bresheri nga Berisha ne harkun e pesembedhjete viteve te fundit. Personalisht, jam i prirur te besoj se kryeministri ose nuk ka asnje prove te qenesishme, ose ka prova te fabrikuara. Jo vetem logjika juridike, por edhe logjika humane, nuk mund te ta pranoje nje akuze, nese ti me perpara nuk ke dhene provat. Ndersa Berisha leshon akuzen, dhe thote se me pas do t'ju jap provat. Po te kish mundesi te ngrihej nga varri, Aristoteli (shpikesi i logjikes) do ta kish vene perpara me shkelma duke i uluritur: "more marrok, une kam dy mije e katerqind vjet qe kam shpikur logjiken, dhe ti akoma nuk ke kallur ne koke as ate silogjizmin me te qarte e me te thjeshte ne bote, te cilin ua kam dhene si llokum ne goje edhe femijeve: meqenese te gjithe njerezit jane te vdekshem, e meqenese Sokrati eshte njeri, rezulton qe edhe Sokrati eshte i vdekshem. Ndersa ti malukat na thenke ne fillim, qe Sokrati eshte i vdekshem, e na premton se me pas do te na tregosh qe ai eshte njeri".

    Merret vesh qe Berisha nuk e ka qejf logjiken. Ai ka qejf pulsionet e veta te egra, te cilat i vine prej gjakimit epsharak te pushtetit mbi te gjithe e mbi cdo gje. Ate e bezdisin njerezit, gazetat, televizionet, institucionet e pakontrolluara prej tij. Perpiqet fillimisht t'i marre me te mire kreret e ketyre institucioneve, ne menyre qe t'i fuse nen sqetull urte e bute; nese kjo metode nuk jep rezultat, ai rreket te adoptoje metoda te tjera gjysme kushtetuese, jo kushtetuese apo antikushtetuese, nepermjet te cilave synon zevendesimin e tyre; nese has rezistence edhe ketu, ai ze e ben presion publik apo hedh akuza te renda. Dhe Sollakun ai e ka rrethuar prej muajsh me presion politik. Duke qene se me kete presion politik ka dale huq, po shtyhet me tej ne nje zone te erret, ku nuk dihet c'e pret e c'na pret (kjo eshte arsyeja qe permenda Rubikonin qysh ne krye). Shpresojme te dalin sa me shume njerez, te cilet ta ndalojne ne kete tentative per te ndezur pa kthim luften civile ne boten e institucioneve, gje qe mund te sjelle ose shperberjen e institucioneve, ose venien e tyre nen thundren e kryeministrit.

    Eshte koha pra per te shpallur aksionin e mobilizimit civil e politik, ne menyre qe kryeministri te kuptoje se nuk mund te beje c'te doje me Shqiperine e me shqiptaret e vitit 2006. Opozita politike ben mire t'i lere per nje moment cic-mic-et e parendesishme (Ilir Meta do kish bere mire qe ne konferencen e djeshme per shtypin te perqendrohej vetem tek kjo ngjarje, e t'i linte per nje here tjeter te krisurat ne marredheniet midis LSI-se e PS-se), ndersa zerat imponues te shoqerise civile bejne mire ta mundin kompleksin e te qenit me cdo kusht te paanshem. Demokracia dhe shteti i se drejtes jane ne rrezik.

  7. #27

    Brozi Propozon Berishen Prokuror !?

    Koha Jone, E Enjte, 20 Prill 2006


    ZEF BROZI: BERISHA TE ZGJIDHET EDHE PROKUROR I PERGJITHSHEM!

    Ish kryetari i Gjykates se Larte i shkarkuar nga ish Presidenti Berisha flet nga SHBA ja
    Qekur Berisha u zgjodh kryeminister, ai ne fakt me shume eshte shfaqur si president, si prokuror i pergjithshem, si kryetar i Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte e ne shume funksione te tjera. Vetem si kryeminister akoma nuk po duket realisht! Mbase Berisha ka harruar se eshte zgjedhur pikerisht si kryeminister!

    Prandaj une i propozoj Parlamentit te Shqiperise qe mbase do jete me mire qe Berisha te shkarkohet si kryeminister dhe te zgjidhet me votim te fshehte si prokuror i pergjithshem. Pasi te jete bere kjo levizje, Theodhori Sollaku te emerohet kryeminister. Ne kete menyre sherri shuhet e shqiptaret dhe institucionet shteterore i kthehen punes. Berisha shkon aty ku ka pasionin e tij, pra ne organin e akuzes si kryeprokuror.

    Ne kete menyre ai do kete rastin ta luftoje realisht korrupsionin dhe jo me llafe propagandistike. Berisha ka nje pervoje 15 vjecare qe sillet si prokuror. Mbase ka edhe arsimin juridik me korrespondence. Vecse do t'i lutesha kryeministrit Sollaku qe te mos i nderhynte ne kompetenca dhe ta linte te qete prokurorin e pergjithshem Sali Berisha.

    Ne kete menyre Berisha duhet te mbetet shume i kenaqur dhe Shqiperise mund t'i behej mire. Ish Presidenti Berisha di shume per kontrabanden e armeve dhe te karburantit ne vitet 1993 1996. Ai di shume edhe per skemat piramidale. Edhe per pastrimin e parave te zeza. Ai duhet te dije edhe per te verteten per vrasjen e Azem Hajdarit. Pra le te filloje ndjekjet penale per te inkriminuarit e atyre viteve.

    Prokurori Berisha do te kete rastin te shkurtoje procedurat e akuzes ndaj ish zyrtareve socialiste te korruptuar. Vecse t'i premtoje Parlamentit qe do ta filloje me "baronet e krimit" qe demaskoi gjate fushates. Dhe le te shpresojme qe prokurori Berisha nuk do te kete konflikt personal interesash ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit. Sollaku do kete mundesine qe edhe si kryeminister te beje nje pune nje milion here me te mire se parardhesi i tij.

    Pra nese Parlamenti do ta shkarkoje Sollakun me urdhrin e Berishes, atehere le t'i urojme suksese edhe prokurorit de jure Sali Berisha dhe kryeministrit Sollaku. Mbase edhe opozita do te beje konsensus per kete zgjidhje. Opozita me shume se kushdo duhet te jete e interesuar ta luftoje korrupsionin e sotem, te djeshem dhe te cdo kohe.

    Dhe askush tjeter ne Shqiperi nuk mund ta shkule nga themelet krimin e organizuar dhe korrupsionin pervec nje burri qe i ben te gjitha. Dhe ky eshte: prokurori i pergjithshem Sali Berisha.

    Urime Shqiperi per kryeministrin e ri!

    Zef Brozi
    Uashington D.C.

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Kur mendohej se ndryshoi Berisha se bashku me mentalitetin e tij, erdhi zhgenjimi i radhes. Ndoshta ka te drejte, por ka organe perkatese qe merrem me ceshtjet te cilat nuk i takoje kryeminstrit. Ka akuzuar qindra here Fatos Nanon, per trafiko-korrupsion, si dhe per nje aksident per nje jete te humbur. Po pse nuk degjohet tani qe eshte ne pushtet nje gje e tille?!

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ben ironi dhe zef brozi qe ishte ai qe do duhej te luftonte te keqijat e viteve 92-95 si kryetar i gjykates se larte por qe jo vetem nuk i luftoi por perkundrazi , ishte nismetari i fenomenit te gjykatesit te korruptuar kok e kembe.
    ndonse nuk ishte nga ata te "plepave" fuksi me shkolle juridike bolshevike u tregua nje spurdhjak i ndyre ne detyren e larte qe ja ngarkuan pa asnji merite.
    zef Broz katunari u shit qofte tek rrugacet e rrugve qofte tek mafiozet e sapo krijuar qofte tek trafikantet e ardhur nga jashte.
    me perkrahjen e mafies ai u instalua ne USA ku edhe tani punon per ri-ardhjen ne pushtet te shokve te tije , ustallaret e PS-se, qe e kan pasur vegel te tyren, miun e qelbur broz.


    kur zef brozat dhe ed ramat , frrok cupat e moz rucat, dadet e bracet e krejt fara e tyre e neveritshme ulerijne kunder berishes ata bejne nje sherbim te madh.
    na vertetojne se Berisha po punon drejt.

  10. #30
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,444
    Postimet nė Bllog
    22
    Vendimet, gruaja e Sollakut nuk mund te procedohet

    E Diele, 23 Prill 2006
    Pavaresisht kerkeses se saj qe Keshilli i Larte i Drejtesise te verifikoje dy vendime, gjyqtarja Zegjine Sollaku, nuk mund te procedohet. Ligji per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Shqiperi lejon "hetimin" e vendimeve brenda tri viteve nga data e shpalljes se tyre

    Valmira DALIPI

    Gjyqtarja Zegjine Sollaku, bashkeshortja e kryeprokurorit te vendit, Theodhori Sollaku, nuk mund te procedohet nga Keshilli i Larte i Drejtesise, edhe nese dy vendimet e saj, te atakuara ditet e fundit nga Ministria e Drejtesise, rezultojne te paligjshem. Sipas ligjit nr. 8436, date 28.12.1998, "Per organizimin e pushtetit gjyqesor ne Republiken e Shqiperise", vendimet per te cilet ka pretendime se jane dhene ne menyre jo legale, duhet te shqyrtohen brenda tre viteve nga data e shpalljes se tyre. Duke iu referuar letres se hapur qe gjyqtarja Sollaku, i dergoi KLD-se, nenkryetari i ketij Keshilli, Ilir Panda, thote se eshte hera e pare qe ndodh nje rast u i tille, ku nje gjyqtar kerkon inspektim per punen e tij. "Megjithate, me kete problem po merret grupi i inspektimit, i perbere nga anetare te KLD-se. Ai do te shqyrtoje ceshtjet, per te cilat mendohet se zonja Sollaku ka abuzuar me ligjin, por duhet pasur parasysh koha kur jane kryer keto shkelje te pretenduara", shpjegoi Panda. Dy vendimet e perfolura te Zegjine Sollakut jane dhene, njeri 7 vite me pare, dhe tjetri, ne mars te vitit 2003. Ne te dyja rastet, kane kaluar me shume se tre vjet nga shpallja e vendimeve. Bazuar ne nenin 45 te ligjit ne fjale, "fillimi i procedimit disiplinor mund te behet brenda tre viteve nga data e kryerjes se shkeljes". Pavaresisht kerkeses se saj per te inspektuar punen e saj, KLD nuk do te munde te procedoje gjyqtaren Sollaku, edhe nese ajo ka shkelur ligjin me shpalljen e dy vendimeve te atakuara.

    LIGJI

    Neni 45

    Procedimi disiplinor per gjyqtaret vihet ne levizje nga ministri i Drejtesise. Fillimi i procedimit disiplinor mund te behet brenda tre viteve nga data e kryerjes se shkeljes. Gjate verifikimit, qe behet nga inspektoret, percaktohet nese eshte kryer ndonje shkelje e disiplines nga ato te percaktuara ne ligj, lloji dhe rendesia e shkeljes, fajesia e personit, si dhe te dhena mbi te cilat mbeshteten perfundimet e nxjerra. Ne cdo rast duhet te degjohet edhe gjyqtari qe ka kryer shkeljen. Verifikimi i pretendimeve eshte i detyrueshem. Rezultatet e verifikimeve te bera, si dhe te dhenat shkresore rreth tyre, pasqyrohen ne nje akt perfundimtar, i cili i behet i njohur gjyqtarit qe ka kryer shkeljen. Materialet i dergohen ministrit te Drejtesise dhe Keshillit te Larte te Drejtesise. Keshilli i Larte i Drejtesise, perpara se te marre vendimin, duhet te degjoje ne nje seance pretendimet e paleve. Materialet e plota i vihen ne dispozicion gjyqtarit 10 dite perpara zhvillimit te seances. Ai ka te drejte te mbrohet vete ose me avokate gjate seances.

Faqja 3 prej 20 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •