Kosova vendi më i varfër i Evropës
Realiteti i zymtë që po e përcjellë Kosovën, ka bërë që njerëzit që jetojnë në Kosovë të shprehen të pakënaqur, të revoltuar dhe indinjuar me këtë që po ndodh. Varfëria është prezent në çdo pjesë të vendit, shumica e qytetareve janë të varfër mbi 60%, përjashtuar këtu politikanët.
Për sa u përket statistikave ka kundërthënie të ndryshme nga ato të OJQ-ve dhe Qeverisë së Kosovës, por një është e vërtetë Kosova, është vendi më i varfër, më i pazhvilluar dhe më i prapambeturi në Evropë, madje ka edhe të atillë që vendin tonë e krahasojnë me vendet që kanë ngecje në zhvillim dhe edukim si: Bangladeshin, Afrikën dhe vende tjera të prapambetura. Vetëm shkrimtari i njohur shqiptar Migjeni, i cili është konsideruar mjeshtër i vjershave të mjerimit do të mund të shprehte përmes poezisë së tij mjerimi që e ka kapluar vendin që mëton të jetë shtet. Qeveria e Kosovës deri më tani është treguar e paaftë por edhe jo serioze që të bëjë diç për ta zbutur sado pak këtë gjendje e cila shumë herë nga analist vendorë dhe ndërkombëtar është konsideruar se do të mund të destabilizonte Kosovën, ky fenomen që për më të varfrit e Evropës(kosovarët) është bërë sëmundje, sëmundja e varfërisë i ka prekur gati të gjithë, por kuptohet me disa përjashtime. Për derisa dikur kishte tri shtresa të shoqërisë në Kosovë: të pasur, të mesëm dhe të varfër, kurse tash në vitin 2007, e sipas të gjitha gjasave edhe në vitet vijuese do të kemi dy shtresa: të pasurit që nënkuptojmë me politikanët, dhe të varfëritë që nënkupton me popullin.Për një jo kosovar i cili për herë të parë shkelë në tokën e Kosovës, do të ishte jo e besueshme që në këtë vend të varfër, ku lypsit janë prezent në çdo pjesë, papunësia është marramendëse, hiq më mirë nuk është as zhvillimi ekonomik, të këtë njerëz që për pagë mujore kanë 40.000 mijë euro, kurse një profesor universitar, një mjek etj, kanë paga nënçmuese, dhe nga viti në vit mendojnë se “greva” është mjeti më i duhur për të protestuar, por ja qe nuk është ashtu sepse punëtorët e QKUK-së protestuan disa herë patën protestuar madje kërkuan edhe ngritje të pagave për 300% dhe kushte më të mira të punës, por ja që "paradoksi" ndodhi greva u ndal e asgjë nuk u realizua.Hiq më mirë nuk janë edhe pensionistët të cilët kanë një pension prej 40- eurosh që sipas përllogaritjes sonë nëse ka punuar dyzet vjet atëherë qeveria “jonë”, ia ka numëruar çdo vit me nga një euro, vërtet është paradoks, por ja që është një realitet në të cilin jeton Kosova. Kjo gjendje e keqe do të ishte rrezik për Kosovën sepse në vend që Kosova të prodhonte stabilitet do të mund të prodhonte destabilitet. Edhe qendrat për punë sociale pohojnë se çdo ditë po rritet numri i atyre që kërkojnë asistencë sociale. Papunësia po i shkatërron çdo ditë e më shumë kosovaret çoftë në familje apo edhe në psikikën e tyre, madje ka shumë që bëjnë ’’luftë’’ titanike vetëm të sigurojnë një copë bukë. Kurse një fenomen që do të mund ta kërcënonte interesin nacionale të Kosovës është se nëse vazhdon kjo gjendje Kosova, brenda disa vitesh do të humb namin që kishte për shtim natyror(natalitet).Shumë familje kosovare në pamundësi të sigurimit të librave, transportit e gjërave të tjera janë të detyruar që fëmijët e tyre t’i ndalin nga shkollimi fillor, i cili është i obligueshëm, e madje mos të flasim për një të varfër, i cili as në ëndërr nuk do të mund ta imagjinonte që të jetë student, pasi të ardhurat në familje janë të pakta apo nuk ekzistojnë fare, shumë të rinj nga mos perspektiva e tyre në Kosovë bëjnë veprime nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe bien në kundërshtim me ligjin, të gjithë këtë e bëjnë vetëm të largohen nga Kosova dhe të sigurojnë një jetë më të mirë.
Hajdin ISLAMI
(Autori është gazetar nga Vushtrria)
Krijoni Kontakt