Close
Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 193
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ec altin shyto arapi i ruc edvin braces.. se per ty mendon partia..

    i mjeri genc e hengri se kish shefin b.yth shitur ne mafi..

    --------

    Data: 11/09/2006, ora

    Rama i Tiranės i kėrkon Gjikės sė Vlorės ta shpallė Alfredin qytetar nderi



    Pėr nderet qė Alfred Moisiu po i bėn tė majtės nė Shqipėri, kryetari i Bashkisė sė Tiranės, pasi ka shqyrtuar kontributet e kryetarit tė shtetit, i ka dhėnė kryetarit tė Bashkisė sė Vlorės Shpėtim Gjika njė urdhėr partie qė ta shpallė presidentin si “qytetar nderi”, meqė Alfred Moisiu pushimet i bėn atje, ėshtė i njohur pėr urdhrat pėr mbylljen e diskove si dhe lė kokėn pas kuzhinės vlonjate, e mbushur me mish dhe e famshme pėr konsumimin e rakisė



    Edi Rama ka ndėrmarrė njė tjetėr hap dje, nė pėrpjekje pėr tė ēelikosur marrėdhėnien e ngushtė politike dhe njerėzore me Alfred Moisiun, aktualisht nė detyrėn e Presidentit tė Shqipėrisė. Ai ka ushtruar gjithė ndikimin e tij mbi kryetarin e Bashkisė sė Vlorės Shpėtim Gjika qė kėshilli bashkiak i kėtij qyteti, me dominancė socialiste, por qė i bindet mė fort prijėsit lokal sesa kryetarit tė qendrės, ta shpallė Alfred Moisiu si qytetar nderi tė Vlorės. Edvinit nuk i intereson aspak se Alfredi s’ka asnjė lidhje me qytetin e Vlorės, se ai s’ka jetuar asnjėherė atje e se nga Vlora njeh vetėm stinėn e pushimeve, urdhrat arbitrarė pėr mbyllje e diskove si dhe kuzhinėn e rėndė me mish e raki. Atij i duhet pėrkėdhelja e autostimės sė kryetarit tė Shtetit qė nė kėtė moment tė vėshtirė pėr tė majtėn, po vendos tė mbajė pozicionin irracional tė kundėrshtimit tė rekomandimeve tė BE-sė, tė reformave qė ndėrmerr qeveria si dhe po shndėrrohet nė njė avokat tė tė gjithė tė korruptuarve qė shkojnė dhe e gjejnė veten tek plevica e Partisė Socialiste. Pėr t’i krehur kėtė sedėr, Edvini ka angazhuar tė gjitha levat e PS-sė qė tė mbrojnė biznesin e Sashės sė Rinasit, dhėndrrit tė presidentit Moisiu. Dje ai urdhėroi Mjaft-in, “de facto” forumin e tij rinor, qė ta mbrojė biznesin, ndėrkohė qė Shpėtim Gjikėn, kryetarin e Bashkisė sė Vlorės e mori nė telefon dhe i dha urdhėr partie qė ta shpallė sa mė parė Alfred Moisiun si qytetar nderi tė kėtij qyteti. Simbolika duket se lexohet vetėm tek referenca e ’97-ės pėr Edvinin. Atė reminishencė ka nga rebelimi dhe e do Alfredin tė lidhur pėrjetėsisht me atė kastė, pasi kėshtu edhe do tė mund ta luante mė mirė obstruksionin ndaj reformave tė Berishės. Kėrkesave tė Gjikės pėr ta justifikuar mė mirė shpalljen e Alfredit si qytetar nderi Edvini i ėshtė pėrgjigjur se Bashkia e Tiranės e kishte shqyrtuar mė pėrpara atė punė dhe kishte arritur nė konkluzionin se Moisiu po i kryente tė majtės shėrbimet e duhura pėr t’u shpallur Qytetar Nderi i Vlorės, kėshtu qė ashtu do tė bėhet. Mbetet pėr t’u parė se sa do tė mundet Shpėtim Gjika ta kthejė nė urdhėr administrativ urdhrin partiak tė Edvinit, pasi kryebashkiakut tė Vlorės i ka dalė krejt jashtė kontrollit kėshilli bashkiak, pasi klanet nė PS-nė e Vlorės janė bėrė lesh e li.

    Re. Po.




    55

  2. #82
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-03-2006
    Postime
    48

    Mojsiu: Nuk e shkarkoj Sollakun

    Presidenti Moisiu: Nuk e shkarkoj kryeprokurorin Sollaku


    15:56 13/10/06



    Presidenti Moisiu refuzon te shkarkoje shefin e prokurorise se pergjithshme Theodhori Sollaku.

    Sic ishte paralajmeruar dhe ne media, kryetari i shtetit nuk do te largoje nga detyra kryeprokurorin Sollaku, te caktuar prej tij vete pas Arben Rakipit.

    Refuzimi i presidentit per te dekretuar shkarkimin e Sollakut, sipas nje kerkese te maxhorances i eshte njoftuar Kuvendit te Shqiperise permes nje letre qe ka mberritur ne zyren e kryetares Jozefina Topalli.

    Pas paraqitjes se vendimit per shkarkim te miratuar ne Kuvend vetem me votat e maxhorances se djathte, kryetari i shtetit kerkoi kohe per te njohur materialet e komisionit hetimor parlamentar dhe dokumentat perkatese.

    Ceshtja e shkarkimit te shefit te organit te akuzes ngjalli mjaft debate dhe polemika ne politiken shqiptare.

    Madje kjo ceshtje futi dhe ne konflikt institucional presidencen dhe qeverine, pasi kjo e fundit u akuzua nga opozita se po ushtronte presion mbi Moisiun per te vene firmen mbi shkarkimin e Sollakut .

    A.P
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-10-2006 mė 10:04

  3. #83
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Mire ja ka derguar presidenti letren z. Topalli qe ti kujtoj dhe tregoj ...hej une jam president i shqiperise. Sollakun mbas gjithe kesaj rremuje sdi si do e mbaj karrikja ne ate zyre. Prokurori le te ishte larguar vet. Nuk eshte vone akoma tani mbas vendimit te presidentit me mire do ishte te ikte vet. Por ne Shqiperi ndodh e kunderta nese iken vet direkt te vertetojne akuzat.

  4. #84
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110

    Zėri Amerikės intervistė me Topallin

    Topalli: Presidenti shfaqet si bashkėpėrgjegjės pėr gjithė sistemin kleptokratik

    Arben Xhixho

    13-10-2006



    Nė Shqipėri, presidenti Alfred Moisiu vendosi sot tė refuzojė kėrkesėn e parlamentit pėr shkarkimin nga detyra tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku. Kreu i shtetit njoftoi zyrtarisht pėr kėtė kryetaren e parlamentit Jozefina Topalli, ku ai ka dhėnė edhe shpjegimet e vendimit tė tij. Kėrkesa pėr shkarkimin e kryeprokurorit u miratua vetėm me votat e shumicės sė djathtė nė pushtet, nė pėrfundim tė hetimeve tė njė komisioni parlamentar, ku pėrfaqėsuesit e djathtė akuzonin drejtuesin e prokurorisė pėr shkelje tė kushtetutės dhe lidhje tė tij me botėn e krimit. Pėr tė marrė reagimet e para pas njoftimit pėr vendimin e presidentit Moisiu, Zėri i Amerikės i mori njė intervistė Kryetares sė Parlamentit shqiptar, zonjės Jozefina Topalli.

    Zėri i Amerikės: Zonja Topalli, cilat janė argumentat ku e mbėshtet presidenti vendimin e tij pėr tė kundėrshtuar propozimin e parlamentit?

    Jozefina Topalli: E para, mund tė them qė nė letrėn bashkėngjitur nė dekretin pėr mosmiratimin e shkarkimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm nuk referohet asnjė praktikė e pėrngjashme nė vende tė tjera qė nė fakt nuk ekzistojnė. Ajo nuk i referohet asnjė ekspertize tė huaj se nė fakt nuk ka patur asnjė ekspertizė tė huaj dhe tė gjitha kėto janė gjėra tė pavėrteta qė hapen nga zyrat e presidencės. Nga ana tjetėr unė mendoj se gjithė kjo periudhė e zgjatur natyrisht nuk ka qėnė njė periudhė qė do i shėrbente pėr ta shqyrtuar meqėnėse vendimin e kishte tė marrė qė pėrpara se ti dėrgohej dosja. Unė mendoj se ėshtė njė veprim i paprecedent, qė njė president i kundėrvihet sovranit dhe mban nė fuqi njė prokuror mbi tė cilin rėndojnė njė mal me akuza. Natyrisht me kėtė veprim, pėr fat tė keq, nė kėtė rast presidenti shfaqet si bashkėpėrgjegjės pėr tė gjithė sistemin e vendosur kleptokratik me Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe me sistemin e krimit qė ka dėmtuar shumė vendin, mė shumė se asgjė tjetėr, gjatė gjithė kėsaj periudhe. Unė besoj se si nė asnjė rast tjetėr pėr kėtė vend, nė parlament pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, me ndėrgjegje dhe me vullnet tė plotė, pas njė hetimi tė gjatė dhe respektimi tė procedurave tre-katėr mujore, kanė votuar 79 deputetė, pra ėshtė njė maxhorancė shumė e cilėsuar , qė nuk ėshtė pėrsėritur mė pėrveē rastit tė votimit tė programit tė qeverisė.

    Zėri i Amerikės: ...Por megjithatė ajo ėshtė maxhoranca e Partisė Demokratike.

    Jozefina Topalli: Kjo ėshtė njė maxhorancė shumė e shtrirė realisht.
    ( akoma kjo e "mėnēura" nuk po kupton qė duhet tė flasė me gjuhė tjetėr. shėnimi im)



    Zėri i Amerikės: Megjithatė zonja Topalli, pėrplasjet me Prokurorin e Pėrgjithshėm filluan menjėherė pas ardhjes nė pushtet tė Partisė Demokratike. Si i shikoni ju marrėdhėniet nė tė ardhmen, pas vendimit tė sotėm pėr prokurorin. A mund tė bashkėpunoni ju nė tė ardhmen me institucionin e prokurorisė?

    Jozefina Topalli: Pavarėsisht se ky vendim i paprecedentė dhe tmerrėsisht kompromentues pėr zyrėn e Presidentit, me shkaqe qė realisht pėr mua duhet tė jenė shumė dėshpėruese dhe natyrisht shihen si inkurajim pėr krimin dhe korrupsionin nė Shqipėri, unė mund tė them se pėrpjekjet kundėr krimit tė organizuar, sado tė vėshtira qė janė, do vazhdojnė, dhe ne e dinim se do tė gjenim rezistencė nga ēdo zyrė e kėtij shteti, pėr faktin se shumė segmente tė tij ishin tė kapura dhe kjo ishte e raportuar edhe nga ndėrkombėtarėt dhe ne e ndjejmė nė ēdo moment nė punėn tonė tė pėrditshme. Gjithsesi unė mendoj se ėshtė njė rast pėr tė inkurajuar tė gjithė prokurorėt, ata tė krimeve tė rėnda, por edhe tė gjithė prokurorėt e tjerė pėr tė vazhduar, ata qė kanė integritet, ata qė kanė profesionalizėm dhe qė nuk janė tė lidhur me afije dėshpėruese tė ndėrlikuara me krimin apo me proceset qė kanė apo kishin tė bėnin me Gjermenin, me Kuēin, me Aldo Baren apo me tė tjerė, qė tė vazhdojnė punėn e tyre dhe misionin e tyre. Unė mendoj se natyrisht ky vendim ėshtė shumė i rėndė, i njė graviteti tė paprecedentė, thellėsisht kompromentues. Por qė beteja kundėr korrupsionit nuk ėshtė njė betejė njėvjeēare, ėshtė njė betejė e gjatė, ėshtė njė platformė e tolerancės zero, kėshtu qė nuk ėshtė asgjė e papritur, sepse nė fakt ėshtė njė kapje reciproke.

    (nė pėrgjigjen e pyetjes sė mė poshtėme, Topalli shton akoma budallallėkun...trung fare tė jetė xhanėm??!! shėnimi im )


    Zėri i Amerikės: Zonja Topalli, gjatė kėtyre komenteve ju po bėni disa akuza tė rėnda edhe pėr zyrėn e Presidentit. A po shihet kėtu fillimi i njė krize tė re institucionale nė Shqipėri?

    Jozefina Topalli: Unė mendoj se pavarėsisht nga graviteti i kompromentimit, .... aq mė tepėr qė Presidenti ka vetėm 7 muaj mandat, asnjėri nuk e mendon njė gjė tė tillė. Ajo qė ne mendojmė ėshtė qė tė vazhdojmė pėrpara me reforma. Unė natyrisht nuk bėj asnjė akuzė pėr asnjė njeri. Unė jam personi qė kam qenė koherent me veten qė nė votėn e parė kundėr Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Gjatė periudhės mė pas ai ka kompromentuar gjithnjė e mė shumė veten e vet dhe mbėshtetja pastaj qė disa institucione i bėjnė njėra tjetrės janė mbėshtetje tė detyruara pėr shkak tė kapjes apo tė ortakėrisė me kapjen. Unė nuk kam patur asnjė iluzion pėr Prokurorin e Pėrgjithshėm pėr shkak se qė ditėn e parė qė ai ėshtė zgjedhur kam votuar kundėr. Gjithė vitet mė pas kanė treguar se sa tė drejtė kam patur me atė votė kundėr. Vendimi i sotėm pėr tė mosmiratuar vendimin prej 79 votash tė deputetėve tė parlamentit dhe unė kam pėr detyrė qė tė mbrojė kėtė votė, shumė tė cilėsuar tė maxhorancės, shėmbėllen apo siē thonė me tė drejtė opinionistėt ėshtė njė lloj ortakėrie qė ka pėr bazė kapjen. Flitet shpesh pėr tė tilla ortakėri qė kanė pėr bazė kapjen.

    Zėri i Amerikės: Zonja Topalli, i takon shumicės nė pushtet qė tė krijojė klimėn e duhur, klimėn e pėrshtatshme pėr bashkėpunimin e institucioneve pėr tė realizuar synimin kryesor qė i ka vėnė vetes kjo qeveri qė ėshtė lufta kundėr krimit dhe korrupsionit. Nė kushtet e reja, si mendohet tė veprohet nė tė ardhmen?
    (Ja cilėn rrugė duhet tė ndiqni zonja e parė e parlamentit shqiptar...shėnimi im)

    Jozefina Topalli: Unė nuk mendoj se mund tė bashkėpunohet me ata qė janė tė kapur nga krimi apo qė janė nė ortakėri me kapje. Unė mendoj tė bashkėpunohet me tė gjithė ata prokurorė, gjykatės tė ndershėm, tė pėrkushtuar qė kanė integritet nė njė betejė shumė tė shenjtė, shumė vendimtare pėr vendin dhe tė ardhmen tonė. Nė kėtė aspekt nuk ka mė asnjė justifikim, asnjė vendim dhe dekret qė mund tė dekurajojė as maxhorancėn as qeverisjen nė pėrgjithėsi pėr tė ēuar pėrpara reformėn. Ju e dini mirė se pėr integrimin nė Bashkimin Evropian dhe Nato ka njė prioritet, ka njė obligim qė i kėrkohet Shqipėrisė tė pėrsėritur nė ēdo zyrė dhe nė ēdo takim me tė huajt, qoftė jashtė Shqipėrie, qoftė nga ata qė vijnė nė Shqipėri – luftė pa kompromis kundra korrupsionit dhe krimit. Tashmė ka filluar ēmontimi i kėtij sistemi. Ata qė mbrojnė kėtė sistem tė kleptokracisė dhe tė krimit tė organizuar natyrisht qė ndihen shumė nė vėshtirėsi nė kėto momente dhe bėhen vetėm vendime dhe hapa shumė tė pajustifikuara. Unė mendoj se ēdo pėrpjekje pėr tė konsideruar apo pėr tė spekulluar si pavarėsinė ėshtė njė pėrpjekje shumė spekulluese, sepse nė fakt pavarėsia e pushteteve dhe e institucioneve kushtetuese nuk mund tė shikohet kurrė si mundėsi pėr tė mbuluar funksionimin jo tė mirė tė tyre, apo si pėrjashtim nga pėrgjegjėsitė dhe nga kontrolli, apo mė keq kur kėto funksionojnė nė kapje, apo nė mungesė totale lirie brenda vetes sė tyre dhe brenda zyrės.

    Zėri Amerikės.

    PS : Ju qė komentoni si e ėma e Zeqos majė thanės (bashkė me Topallin e tė tjerėt) mos harroni se Alfred Moisiu ishte nė USA nė fundin e shtatorit dhe bėri dhjetra takime me personalitete amerikane dhe po tė shihni pyetjet qė i bėhen dudumes Topalli, do shihni orientimin e USA-sa ndaj problemeve nė Shqipėri, duke i kujtuar si "padashur" se ishte Mazhoranca ajo qė sapo erdhi nė pushtet filloi luftėn kundėr prokurorit.
    Moisiu i ka dėgjuar ata qė ka takuar dhe ėshtė konsultuar... kėshtu qė mos i qani hallin zonja Topalli se edhe sikur 7 muaj tė ketė ai pėr president, do jenė tė tjerė qė do ju sjellin dhimbje koke sepse ju prodhoni gabime trashanike nė ēdo ditė dhe nuk ėshtė aspak e vėshtirė t'ju venė nė shėnjestėr e t'ju koklavitin mendjen e peshkut qė keni.

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Topalli: Presidenti shfaqet si bashkėpėrgjegjės pėr gjithė sistemin kleptokratik


    PS : Ju qė komentoni si e ėma e Zeqos majė thanės (bashkė me Topallin e tė tjerėt) mos harroni se Alfred Moisiu ishte nė USA nė fundin e shtatorit dhe bėri dhjetra takime me personalitete amerikane dhe po tė shihni pyetjet qė i bėhen dudumes Topalli, do shihni orientimin e USA-sa ndaj problemeve nė Shqipėri, duke i kujtuar si "padashur" se ishte Mazhoranca ajo qė sapo erdhi nė pushtet filloi luftėn kundėr prokurorit.
    Moisiu i ka dėgjuar ata qė ka takuar dhe ėshtė konsultuar... kėshtu qė mos i qani hallin zonja Topalli se edhe sikur 7 muaj tė ketė ai pėr president, do jenė tė tjerė qė do ju sjellin dhimbje koke sepse ju prodhoni gabime trashanike nė ēdo ditė dhe nuk ėshtė aspak e vėshtirė t'ju venė nė shėnjestėr e t'ju koklavitin mendjen e peshkut qė keni.


    uNE MENDOJ SE MENDJA E PESHKUT NDODHET NE KOKEN TUAJ ZOTERI DHE KOMENTET TUAJA PAS FJALEVE TE ZONJES JU BEJNE TEPER QESHARAK.
    mUA ME VJEN KEQ PER KETE , POR JENI JU QE GJYKONI NGA POZITA TE PAQENA PER JU.
    jU UROJ FAT NE JETEN TUAJ DHE MOS IU QA SHUME HALLIN PRESIDENTIT SE E KA NE TEREZI.
    kY VEND NUK MUND TE ECI PERPARA VERTET NESE NUK LUFTOHET KRIMI DHE KETE NUK MUND TA BEJNE DOT KETA PROKURORE QE NUK DENUAN DOT VRASESIN E SHOFERIT TE TYRE NE SYTE E FEMIJES SE TYRE.
    e KUPTON APO JO.
    DUHET TI HAPIN RRUGEN ZBATIMIT TE LIGJIT.

    MJERE KUSH NUK E KUPTON
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #86
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga 2043
    uNE MENDOJ SE MENDJA E PESHKUT NDODHET NE KOKEN TUAJ ZOTERI DHE KOMENTET TUAJA PAS FJALEVE TE ZONJES JU BEJNE TEPER QESHARAK.
    mUA ME VJEN KEQ PER KETE , POR JENI JU QE GJYKONI NGA POZITA TE PAQENA PER JU.
    Ke probleme me tastierėn qė i fillon fjalitė me tė vogėl??!!

    Mė fal lol... desha tė thosha MENDJE MIZĖ, por u ngatėrrova... mos u mėrzit qė tė shava zonjėn a i vrarė se su bė qameti dhe ti... ja po ti kthej mbrapsht atributet ty qė tė jesh i qetė.
    E po tė jetė tjetri kaq MIOP... papapapapa... u prish dynjaja u prish... si vajta dhe ngatėrrova mendjen e peshkut me atė tė mizės??!! Gabim i pafalshėm!!

    ------------------------

    Pėr temėn:

    Presidenti rrėzon propozimin e Parlamentit pėr shkarkimin e prokurorit tė pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku

    Letra e Moisiut: Pse nuk e shkarkoj Sollakun

    “Komisioni hetimor ka marrė atribute qė nuk i ka as vetė Kuvendi i Republikės”

    Nevila Perndoj

    TIRANĖ- Merr fund dilema pėr mandatin e prokurorit tė pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Ky i fundit do tė vazhdojė tė ushtrojė mandatin, pas mosmiratimit tė propozimit tė Kuvendit pėr shkarkimin e tij nga presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Kreu i shtetit, pas dy muaj e gjysmė shqyrtimi, ka depozituar dje nė Kuvend pranė kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli, dekretin pėr rrėzimin e vendimit tė Parlamentit, duke argumentuar edhe arsyet se pse kishte ndėrmarrė njė vendim tė tillė. Nė fillim tė letrės sė tij, presidenti shkruan se pas shqyrtimit tė kėrkesės dhe materialeve tė komisionit hetimor parlamentar, arriti nė konkluzionin se nuk gjente shkelje tė tilla tė ligjit nė veprimtarinė e prokurorit tė pėrgjithshėm, sa tė pėrbėnin rast pėr shkarkimin e tij. “Kėshtu vendosa tė mos shkarkoj prokurorin e pėrgjithshėm, pėr arsye se propozimi pėr shkarkimin e tij nuk ka mbėshtetje nė kriteret dhe procedurat e parashikuara ne Kushtetutė dhe nė jurisprudencėn kushtetuese”,- thuhet ne letrėn e dėrguar.

    Arsyet

    Nė letėr citohet se komisioni hetimor ka marrė pėrsipėr tė gjykojė bazueshmėrinė nė ligj tė vendimeve tė prokurorėve pėr ēėshtje tė caktuara penale. Pėr secilin rast, komisioni ka vlerėsuar tė gabuara mosfillimet, pushimet apo pezullimet e ēėshtjeve penale tė analizuara. “Ky qėndrim i komisionit i miratuar mė tej nga Kuvendi, ėshtė nė kundėrshtim me parimin kushtetues tė ndarjes sė pushteteve, parim ky i sanksionuar jo vetėm nė Kushtetutė, por ėshtė njė parim qė pėrshkon tėrė organizimin dhe funksionimin e organeve tė pavarura kushtetuese. Mė tej ky qėndrim i komisionit ėshtė nė kundėrshtim me fushėn e veprimtarisė sė komisioneve hetimore tė pėrcaktuar nė ligjin nr 8 891, datė 02.05.2002 “Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore tė Kuvendit”, dhe nė Kodin e Procedurės Penale. Vendimet e marra lidhur me ushtrimin kėtij komisioni kushtetues mund tė vlerėsohen vetėm nė rrugė hierarkike te prokurori mė i lartė e deri te prokurori i pėrgjithshėm, ose tė kontrollohen nga gjykata mbi ankimin e palėve”, - thuhet nė letrėn e shkruar nga presidenti i Republikės. Pėr kėtė arsye, citon ai, askush pėrveē organeve tė mėsipėrme nuk ka tė drejtė qė tė arrijė nė pėrfundime dhe tė bėjė vlerėsime pėr vendimmarrjen e prokurorisė, pėrfshi kėtu edhe komisionet hetimore parlamentare.

    Komisioni

    Presidenti Moisiu sqaron se komisioni hetimor nuk mund tė marrė atributet e gjykatės, e cila ėshtė e vetmja, sipas ligjit, qė nė instancė tė fundit vlerėson nėse njė ēėshtje penale ėshtė pushuar mė tė drejtė ose jo, apo nėse mosfillimi apo pezullimi i njė ēėshtje ėshtė ose jo i bazuar nė ligj. Nė kėtė mėnyrė, sipas tij, komisioni ka marrė atribute qė nuk i ka as vetė Kuvendi i Republikės, duke ushtruar nė njė farė mėnyrė kompetenca apo atribute qė janė vetėm tė organit tė prokurorisė ose gjykatės. “Vlerėsoj se, nė veprimtarinė e kėtij komisioni nuk ėshtė marrė nė konsiderate vendimi interpretues nr 18, datė 14.05.2003, i Gjykatės Kushtetuese e cila ėshtė shprehur se, “kontrolli parlamentar duhet zhvilluar nė mėnyrė tė atillė qė tė mos ndėrhyjė nė veprimtarinė e pushteteve tė tjera. Komisioni hetimor, duke hetuar njė fushė tė caktuar brenda kompetencave qė pėrfshihen nė pėrgjegjėsinė kushtetuese tė Kuvendit, mund tė arrijė tė gjejė tė dhėna, tė cilėt pėrbėjnė shkak pėr tu vlerėsuar nga ana e tij, por pa hyrė nė sferėn e organeve hetimore e gjyqėsore”.




    14/10/2006

    Shekulli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 14-10-2006 mė 05:00

  7. #87
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    kete meritoni ju demokratet...
    i doni te gjitha pushtetet ndryshe nuk hecni perpara.

    per sa kohe do te egzistoje urrejtja e veriut ndaj jugut skeni per te bere hajer
    vari leshte

  8. #88
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Citim Postuar mė parė nga oliinter
    kete meritoni ju demokratet...
    i doni te gjitha pushtetet ndryshe nuk hecni perpara.

    per sa kohe do te egzistoje urrejtja e veriut ndaj jugut skeni per te bere hajer
    Nuk jam as me PD-ne as me PS-ne, simpatizoj vec ata ce jan sherbyes te popullit pavarsisht se ciles parti i perkasin. Ti i akuzon Demokratet per uzurpim te institucioneve posacerisht Prokurine e Pergjithshme. Po un ty te bej pytje, si mundet ce Kryeministri dhe Ministrat e tij te luftojn korrupsionin dhe krimin e organizuar kur ne ate institucion ndodhet nje njeri i lidhur me krimin vet? Si mundet ce Kryeministri dhe Ministrat e tij te zbatojn "Ndryshimin e Madh" kur nuk i kan instrumentat e duhura per ta ber kete, kur njerezit ce i kryesojn institucionet per te luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar refuzojn te bashkpunojn me qeverin?

    Nqs shteti para nje viti, ishte gati krejtsisht i korruptuar dhe i lidhur me krimin, mendon ti se Prokurori i Pergjithshem eshte krejtsisht i pafajshem? Nqs pergjigjeja jote eshte "po" ateher ti ke disa probleme dhe arsyetimi jot do ishte i pallogjikshem, por nqs pergjigjja jote do te ishte "jo" ateher ti do ti bashkangjitej qendrimit te mazhorances.

    PS: Theodhori Sollaku duhej shkarkuar, dhe Prokuri i Pergjithshem tjeter duhej propozuar nga opozita.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Djal_Lacjan : 14-10-2006 mė 10:24

  9. #89
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Jak' o dit' e uruar! Qe lint nga perendon, At' an' e ke ndritur, E ne pse na harron?
    Postime
    140
    Shqipėria, "de facto" republikė presidenciale

    Gazeta SOT

    Kur u miratua Kushtetuta qė sot ėshtė nė fuqi, nė vitin 1998, gjatė diskutimit pėr tė u tha se Presidenti i Republikės nė Shqipėri ėshtė vetėm njė post honorifik, qė ka kompetenca tė vogla.Por, konflikti i fundit Berisha-Moisiu po tregon se e kundėrta ėshtė e vėrtetė. Nė kėtė krizė, sė pari zbulohen pėrmasat e vėrteta tė pushtetit qė ka Presidenti. Tashmė ėshtė bėrė e qartė se nė Kushtetutėn e Shqipėrisė gjendet njė President shumė i fuqishėm, me shumė kompetenca, por qė ėshtė i mbuluar me «gjethen e fikut» tė nenit 92, ku Presidentit i njihen vetėm kompetenca tė vogla, tė denja pėr njė kryetar shteti honorifik. Por, nė Kushtetutė janė shpėrndarė, sipas njė skeme kamuflimi dhe kompetenca tė tjera tė shumta dhe tė rėndėsishme. Kėshtu, duket sikur Presidenti, nė sferėn e pushtetit gjyqėsor, ka vetėm postin honorifik tė Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė (KLD), qė i jep atij vetėm njė votė, ndėr 15 votat e anėtarėve tė kėtij institucioni. Por, gjėrat nė tė vėrtetė duken ndryshe po t’ i shohim nė pikėpamjen e rolit qė ka Presidenti nė fatin e anėtarėve tė KLD. Tė gjithė anėtarėt e KLD, me pėrjashtim tė ministrit tė drejtėsisė dhe tre anėtarėve tė zgjedhur nga Kuvendi, e kanė fatin e tyre tė varur nga njė mekanizėm juridik qė kontrollohet nga Presidenti. Sė pari, Kryetari i Gjykatės sė Lartė dhe nėntė anėtarėt e KLD qė janė gjyqtarė, emėrohen nga Presidenti. Nėse tė nėntė anėtarėt, qė janė gjyqtarė, nuk i binden Presidentit, ai nė ēdo kohė mund tė inicojė shkarkimin e tyre duke vėnė nė lėvizje mekanizmat e kontrollit tė KLD, qė administrohen nga nėnkryetari i Kėshillit qė emėrohet nga KLD me propozim tė kryetarit (Presidentit), pra qė ėshtė njeriu i besuar i Presidentit. Moisiu ka prirjen pėr tė interpretuar nė mėnyrė uzurpuese procedurėn e fuqizimit prej tij tė vendimeve tė KLD, nėpėrmjet dekretimit. Presidenti e interpreton kėtė sikur ai mund ta shtyjė sa tė dojė dekretimin, ēka praktikisht e bėn fiktiv vendimin e KLD. Shumė tė gjera janė kompetencat e Presidentit edhe nė lidhje me Gjykatėn e Lartė dhe atė Kushtetuese, anėtarėt dhe kryetarėt e tė cilave emėrohen nga Presidenti me pėlqimin e Kuvendit. Kėtu ka njė nonsens juridik pėr njė Kushtetutė qė nė nenin njė e pėrcakton shtetin si njė republikė parlamentare. Nė njė republikė parlamentare fuqia e parlamentit nuk cėnohet nė kėtė mėnyrė. Pastaj, c’ ėshtė ky term «me pėlqimin», qė nuk ėshtė term juridik dhe qė do t’ i shkonte mė tepėr njė jurie nė njė konkurs bukurie ose mode, se sa njė Kuvendi. Ē’ do tė thotė «me pėlqimin»? Po sikur shumėsia e parlamentarėve tė thonė thjesht se nuk u pėlqen personi nė fjalė?! Dhe nuk ėshtė pėr t’ u habitur qė Gjykata Kushtetuese nė disa konflikte juridike mes ekzekutivit apo parlamentit, nga njėra anė dhe Presidentit nga ana tjetėr, pėr tė cilat ėshtė thirrur tė arbitrojė, ka dhėnė vendime nė favor tė Presidentit, duke e interpretuar Kushtetutėn nė njė mėnyrė tė tillė qė i jep Presidentit tė drejtėn qė tė merret me pėrmbajtjen e ēėshtjeve tė cilat parlamenti ia paraqit pėr dekretim dhe jo vetėm me anėn proceduriale tė tyre. Kėtu kemi tė bėjmė me njė dhunim tė nenit 1 tė Kushtetutės. Edhe nė konfliktin mes mazhorancės parlamentare dhe Presidentit pėr ēėshtjen e Prokurorit tė Pėrgjithshėm reflektohet njė anomali nė Kushtetutė, sipas sė cilės Prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet dhe shkarkohet nga Presidenti me pėlqimin (nė rastin e shkarkimit me propozimin) e Kuvendit. Pėrsėri kemi njė nonsens se nė njė shtet qė, me Kushtetutė definohet si republikė parlamentare. Presidenti emėron Prokurorin, duke pėrcaktuar dhe personin, ndėrsa parlamenti jep vetėm pėlqimin?! Pėrsėri «pėlqimi», sikur parlamenti tė jetė juri e njė konkursi bukurie! Me kėtė krijohen situata absurde si kjo e tashmja kur Kuvendi ia ka hequr pėlqimin Prokurorit prej dy muajsh dhe ai vazhdon qėndron nė kėtė post, duke mos u shprehur Presidenti as shkarkimin dhe as pėr kundėrshtimin e vendimit tė Kuvendit?! Argumenti se Presidenti po e shqyrton ēėshtjen ėshtė absurd. Tė gjitha ēėshtjet pėr tė cilat kėrkohet shkarkimi janė ēėshtje tė bujshme dhe Presidenti qė ka detyrimin kushtetues tė informohet pėr veprimtarinė e institucioneve tė ndryshme, duhet tė qe nė dijeni pėr to. Konflikti Berisha-Moisiu ia bėn tė qartė ēdo Prokurori nė tė ardhmen se fati i tij ėshtė nė dorėn e Presidentit dhe se ky fat do tė jetė sipas bindjes qė ai do tė tregojė ndaj Presidentit. Prokuroria tashmė mund tė konsiderohet si njė instrument presidencial. Kjo dhe pėr faktin se edhe prokurorėt e tjerė emėrohen dhe shkarkohen nga Presidenti me propozim tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm. Por, kur ėshtė e qartė se fati i Prokurorit tė Pėrgjithshėm ėshtė nė dorėn e Presidentit, atėhere ėshtė e qartė se Presidenti nuk e ka tė vėshtirė ta detyrojė Prokurorin e Pėrgjithshėm qė tė propozojė pėr emėrim ose shkarkim nė institucionin e akuzės njerėzit qė do Presidenti. Pėr t’ u bėrė anomalia kushtetuese mė e thellė, skema e emėrimit nga Presidenti me pėlqimin e Kuvendit pėrmbyset nė rastin e Kryetarit tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit qė sipas Kushtetutės zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozim tė Presidentit. Pra, nuk ruhet njė standard nė emėrimin dhe shkarkimin e drejtuesve tė institucioneve kryesore tė shtetit. Gjithsesi, edhe kėtu Presidenti ka kompetenca tė mėdha, krejt tė papranueshme pėr njė republikė parlamentare. Por, anomalia nė Kushtetutė bėhet skandaloze nė rastin e emėrimit dhe shkarkimit tė drejtorit tė shėrbimit sekret, qė e emėron Presidenti me propozim tė Kryeministrit. Ky wshtė njė absurditet pėr njė republikė parlamentare, kur parlamenti ėshtė krejtėsisht i pėrjashtuar nga atributet mbi njė institucion kryesor tė shtetit nė lidhje me tė cilin ka atribute Presidenti. Por, nuk ruhet i njėjti standard. Skema e emėrimit nga Presidenti me pėlqimin e Kuvendit, pėrmbyset nė rastin e Guvernatorit tė Bankės sė Shqipėrisė, qė zgjidhet nga Kuvendi me propozim tė Presidentit. Por, pėrsėri, ėshtė Presidenti ai qė pėrcakton personin qė do tė marrė postin e guvernatorit tė bankės qendrore tė shtetit. Presidenti ka kompetenca tė gjėra edhe sa i pėrket procesit elektoral. Presidenti emėron drejtpėrdrejt sipas vullnetit tė vet dy nga shtytė anėtarėt e KQZ, Por, Presidenti ka rol edhe nė zgjedhjen e tre anėtarėve tė tjerė tė KQZ, qė sipas kėsaj dispozite zgjidhen nga KLD ku Presidenti ėshtė kryetar. Duke konsideruar se fati i njėmbėdhjetė nga pesėmbėdhjetė anėtarėt e KLD ėshtė nė dorėn e Presidentit, ėshtė e kuptueshme qė ky do tė arrijė t’ u imponojė atyre vullnetin e vet pėr emėrimin e njerėzve qė do. Pra, sipas Kushtetutės nė fuqi, Presidenti ka nė dorė zgjedhjen e pesė nga shtatė anėtarėt e KQZ. Edhe pėr kompetencat honorifike qė ka Presidenti sipas nenit 92 tė Kushtetutės, Moisiu ka prirjen qė t’ i interpretojė nė mėnyrė zė zgjerimit tė pushtetit tė vet, nė sens antikushtetues. Interpretimi i dispozitave tė njė kushtetute supozohet tė bėhet sipas frymės nė tė cilėn ėshtė ndėrtuar ajo. Dhe interpretimi i dispozitave tė Kushtetutės sė Shqipėrisė duhet bėrė nė sens tė nenit 1 tė saj ku thuhet: «Shqipėria ėshtė republikė parlamentare». Nė njė republikė parlamentare ėshtė parlamenti ajo qendėr pushteti qė prevalon dhe Presidenti ka njė rol honorifik, mė sė shumti atė tė njė noteri tė republikės. Gjatė Presidencės Moisiu, posaēėrisht pas ardhjes sė PD-sė nė pushtet, ėshtė parė prirja, pėr t’ i interpretuar kompetencat e Presidentit nga pikėpamja e njė republike presidenciale. Dispozita pėr emėrimin e pėrfaqėsuesve diplomatikė tė shtetit shqiptar nė vendet e tjera, qė Presidenti e bėn me propozim tė kryeministrit, ėshtė interpretuar sikur Presidenti ka tė drejtė tė shqyrtojė aspektet e ndryshme tė figurės sė tė propozuarve, duke u bėrė praktikisht Presidenti bashkėkrijues me qeverinė i politikės sė jashtme tė vendit, kompetencė e cila Presidentit nuk i njihet nga Kushtetuta. Nė kėtė sens shkon dhe prirja e Presidentit pėr tė vonuar pa fund pėrgjigjet pėr propozimet e kryeministrit, duke u justifikuar me argumentin se Kushtetuta nuk i ve ndonjė limit kohor pėr tė dhėnė pėrgjigje. Kjo nuk ėshtė njė gjuhė prej shtetari. Presidenti Moisiu e paraqet veten si garant i zbatimit tė Kushtetutės dhe opozita e majtė i kėrkon qė ta luajė kėtė rol, tė cilin edhe mazhoranca ėshtė shprehur se ia njeh ex officio. Kjo ėshtė antikushtetuese, pasi Presidenti mund tė pretendojė qė ta luajė kėtė rol vetėm kur kjo gjė ėshtė e fiksuar nė Kushtetutė. Nė Shqipėri Presidenti ka pasur atributin e garantit tė zbatimit tė Kushtetutės sipas Dispozitave Kryesore Kushtetuese tė miratuara nė vitin 1991. Neni 28 i kėtyre Dispozitave thoshte se Presidenti: «Siguron respektimin e kėtij Ligji, tė ligjeve tė tjera dhe tė drejtave e lirive tė shtetasve». Por, nė atė kohė nuk kishte Gjykatė Kushtetuese qė normalisht duhet t’ i ketė kėto atribute nė njė republikė parlamentare dhe Shqipėria nuk pėrcaktohej literalisht si republikė parlamentare. Nė Projekt-kushtetutėn qė u kundėrshtua me referendumin e vitit 1994, Presidenti pėrcaktohej si garant i zbatimit tė kushtetutės nė nenin 84 qė thoshte: «Presidenti i Republikės garanton respektimin e kushtetutės dhe tė ligjeve». Por, sipas Kushtetutės qė ėshtė nė fuqi nė Shqipėri, asaj tė miratuar nė vitin 1998, Presidenti nuk pėrcaktohet si garant i zbatimit tė Kushtetutės, pėr ēka ai nuk mund ta pretendojė kėtė atribut. Presidenti Moisiu i ka njohur vetes tė drejtėn pėr t’ u bėrė interpret i Kushtetutės me atributet e njė lloj paragjykate kushtetuese, nė raport me parlamentin, duke kthyer mbrapsht ligje pėr mospajtim me Kushtetutėn, siē bėri nė rastin e ligjit pėr legalizimet, nė fillim tė kėtij viti. Kėtu kemi njė uzurpim tė kompetencave tė Gjykatės Kushtetuese. Nė rast se Presidenti paska kompetencė (tė pashkruar) pėr t’ u shprehur pėr pajtimin ose jo tė ligjeve me Kushtetutėn, atėhere ē’ kuptim ka qė nė nenin 134 tė Kushtetutės Presidenti pėrcaktohet si i pari nga subjektet qė mund tė venė nė lėvizje Gjykatėn Kushtetuese pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje? Moisiu ka prirjen pėr tė bėrė interpretimin e Kushtetutės, sipas interesit tė vet, me anė tė njė kėshilli «orakujsh» tė quajtur konstitucionalistė, qė pėrgjithėsisht janė disa dinozaurė tė jurisprudencės komuniste. Kushtetuta, qė ėshtė ligji themeltar i njė vendi, aq mė tepėr kur ėshtė miratuar me referendum popullor, duhet tė jetė njė tekst i shkruar qartė dhe i kuptueshėm dhe jo njė tekst ezoterik, qė duhet interpretuar sipas njė kabalistike juridike. Moisiu ka prirjen pėr tė uzurpuar kompetenca nė sferėn e politikės sė jashtme, sic qe rasti i fundit kur shkoi nė sesionin vjetor tė OKB-sė, ku mbajti njė fjalim. Kushtetuta e Shqipėrisė nuk i ka pėrcaktuar Presidentit asnjė atribut nė sferėn e politikės sė jashtme, madje nė kompetencat e tij nuk ėshtė futur as shprehja e pėrgjithshme, merr pjesė nė pėrcaktimin e drejtimeve kryesore tė politikės shtetėrore, qė do t’ i mundėsonte Presidentit tė vepronte nė sferėn e politikės sė jashme. Neni 100 i Kushtetutės tė drejtėn e pėrcaktimit tė politikės sė shtetit ia njeh vetėm Kėshillit tė Ministrave, kur thotė: «Kėshilli i Ministrave pėrcakton drejtimet kryesore tė politikės sė pėrgjithshme shtetėrore». Nė anėn tjetėr, neni 94 i Kushtetutės thotė se Presidenti nuk mund tė ushtrojė kompetenca tė tjera pėrveē atyre qė i njihen shprehimisht me Kushtetutė dhe qė i jepen me ligje tė nxjerra nė pajtim me tė. Nė rastin e konfliktit Berisha-Moisiu kemi tė bėjmė me njė konflikt mes dy qendrave kryesore tė pushtetit, atij ekzekutiv dhe madje parlamentar, nga njėra anė, si dhe Presidentit tė Republikės, nga ana tjetėr. Kryeministri dhe mazhoranca parlamentare vijnė nė pushtet me anė tė votės dhe sjellja e tyre me Presidentin do tė jetė pjesė e njė fature elektorale qė ata do t’ ia paguajnė publikut shqiptar, nė cilėsinė e elektoratit, duke filluar qė nga zgjedhjet e ardhme vendore dhe nė zgjedhjet e rradhės parlamentare. Pra, kryeministri dhe mazhoranca parlamentare nė pushtet janė efektivisht nėn sovranitetin e popullit shqiptar dhe do t’ i nėnshtrohen gjykimit tė tij, herėt a vonė. Nė fakt, ky ėshtė vetė qėllimi i demokracisė. Por, nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr Presidentin, nė kėtė rast Moisiun. Ai nuk ėshtė zgjedhur me votėn e popullit, por si rezultat i njė kompromisi qė arrin nė limitet e intrigės politike. Moisiu do tė largohet nga pushteti, ose pėr shkak tė mbarimit tė afatit kushtetues tė mandatit tė tij, ose pėr shkak se nuk do tė realizohet njė tjetėr intrigė politike qė do tė synojė rizgjedhjen e tij, nė po tė njėjtėn mėnyrė si herėn e parė. Gjithsesi, Presidenti nuk do t’ i nėnshtrohet gjykimit tė popullit, me tė vetmen mėnyrė qė njeh demokracia, atė tė votės. Argumenti me tė cilin mbrohet ky zgjerim kompetencash i Presidentit nė raport me ekzekutivin dhe parlamentin ėshtė ai i balancimit tė pushteteve. Por, kėtu ka njė anomali kushtetuese qė konsiston nė njė paradoks. Kryeministri, qė ėshtė njėherėsh dhe kreu i mazhorancės parlamentare, qė ka marrė me anė tė votės mandatin e popullit pėr tė zgjidhur probleme qė, nė njė vend si Shqipėria, nė njė masė tė madhe kanė tė bėjnė me luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit, ėshtė nė situatėn qė nuk i ka mjetet (kompetencat) pėr ta pėrmbushur misionin qė ka marrė pėrsipėr. Paradoksi ironik ėshtė se, sipas Kushtetutės sė Shqipėrisė, mjetet, qė nė kėtė rast janė atributet mbi institucionet qė veprojnė nė kėto fusha (gjykatat, prokurorinė, Kontrollin e Shtetit, shėrbimin sekret) i ka Presidenti, i cili nuk zgjidhet fare me votėn popullore, pra nuk ka mandat legjitim popullor pėr kėto kompetenca tė gjėra dhe nuk ka pėrgjegjėsi elektorale. Njė nga Etėrit themelues tė SHBA-ve, Alexandre Hamilton, nė kohėn qė diskutohej mbi hartimin e Kushtetutės sė SHBa-ve. Nė njė letėr drejtuar popullit tė shtetit tė New York, nė 18 dhjetor 1787, Hamilton u shpreh pėr mėnyrėn e ndėrtimit tė sistemit shtetėror: «Mjetet duhet t’ i pėrgjigjen qėllimit; personat nga tė cilėt pritet arritja e njė qėllimi duhet tė kenė nė dorė mjetet me tė cilat ai duhet tė arrihet». (cituar sipas: «Letrat e federalistit», USIA regional Program Office, Vol. I, f. 23) Kushtetuta e Shqipėrisė ėshtė ndėrtuar mbi njė parim krejt tė kundėrt: Personat nga tė cilėt pritet arritja e njė qėllimi (ata qė marrin votėn e popullit) nuk i kanė nė dorė mjetet qė pėrdoren nė kėtė fushė. Kėto mjete janė praktikisht nė dorėn e njė personi qė nuk vjen nė pushtet nga vota e popullit, siē ėshtė Presidenti, pėr ēka prej tij nuk pritet ndonjė gjė si pėrgjegjėsi elektorale. Dhe sa mė mė i kufizuar supozohet qė tė jetė sipas Kushtetutės pushteti i Presidentit, siē ėshtė e natyrshme pėr njė republikė parlamentare, aq mė shumė ka prirjen qė tė zgjerohet ky pushtet nė praktikė. Shqipėria sot virtualisht ėshtė shndrruar nė njė republikė me prirje presidenciale, madje nė disa pika edhe superpresidenciale, gjė qė ėshtė krejt iliegjitime pėr shkak se Presidenti, jo vetėm qė nuk zgjidhet me votė popullore, por madje pėr pamundėsi tė zgjedhjes sė tij, pėr mosarritje kuorumi, shpėrndahet katėr herė parlamenti, gjė qė ėshtė kuintesenca e absurditetit nė njė republikė qė definohet si parlamentare. Nė kėto rrethana mbetet qė, ose tė amendohet Kushtetuta, duke u definuar vendi si njė republikė me prirje presidenciale dhe Presidenti tė zgjidhet me votė popullore, ose tė ndalohet ky uzurpim dhe tė restaurohet republika parlamentare.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Me vjen keq per shume shqiptar qe vazhdojne akoma marin seriozisht sherret false te politikes shqiptare qe behen vetem me qellim qe te mbajne popullin larg nga problemet kryesore.
    15 VJET me 'shfaqje politike' te perditshme nje here nga nje pale e nje here nga tjetra e asgje.

    Ci beri Moisiu Berishes AS EDHE NJE GJE ME KETE...BERISHA dhe stili berishian [nje kopje e vjeter e enverizmit qe qe kopje e stalinizmit] keto konflikte i do madje dhe e mbajne gjalle, nje ne partine e tij e shktrengon rradhet e saj ja kemi armiq e jemi ne rethim e asnje fjale kundra e asnje fjale tjeter te kerkoni gjera si psh interesat e perditshme te njerezve qe i sollen me vote, dy ne planin e pergjithshem e potencon ate si politikan indirekt, madje Berisha ka 15 vjet me stilin e vjeter komunist [te politikes se konfliktit, mbajtjes se konfliktit gjalle, sic bente komunizmi qe ndante njerezit ne klasa e nje klas luftonte tjetren, e jemi ne rethim e te shtrengojme radhet e mos te kemi nje dialog konstruktiv me udheheqien,].Pra krijo konflikte inicoi ato e me ato mbijeto.

    Kjo nuk eshte menyra kapitaliste, se ne kapitalizem cdo konflikt ka nje kosto ekonomike, e kapitalizmi e ekonomia nuk zhvillohet dote ne nje shoqeri qe eshte ne gjendje te perhershme lufte me antareve te nje familje kombetare.
    Prandaj brenda vendit behet nje paqe regullat e lojes respektohen e behen edukat e kusht per zhvillim etj etj.
    Po komunizmi stalinist i kopjuar nga apsolutizmi mesietar i mbreterve e jo i te gjitheve po i atyre te mare nga trute, nuk jane te pergjegjshem per asgje, cdo gje behet vetem per kariken e te shtyre nga grykesia e madhe per pushtet e vetmja shtyse.


    Alfred Moisiu- Kandidatura e Berishes per president, e i kundershtuar ne mase nga PDja e antaresia e saj, qe nuk shihte as llogjike ne kete levizje ne ate kohe, po po qe se e djathta propozonte nje kandidat te propozonte nje te djathte pershembull Pjeter Arbnorin [ndjes paste se nuk jeton me] ose Uran Butken ose nje emer tjeter qe vinte nga e djathta e qe e majta te jepte konsesusin, o po qe le ta vinte e majta se ca kuptimi kishte te propozosh nje kandidatur te djathte te majte se keshtu e do e majta, me mire ta propozoje ajo vete e mbaj pergjegjesi e ne skishim pse benim marveshje nje pale me cdo gje.

    Marveshje Nano -Berisha sic duket plotesisht qe komplet personale, e u be vetem qe te riciklonte Berishen e ky la dhe ato pak vlera te djathta e kombetare qe i kishin ngelur PDse deri ne ate kohe, e qe pas 97 me thirjet ''na permbysi komploti greko-komunist' Berisha kishte ringritur mbajtur veten gjalle me njerez qe vinin nga pjesa nacionaliste dhe e djathte e shoqerise shqiptare e kane komplet te tjera ide per vendin , po qe sic e ka zakon Berisha hidhet nje here andej e nje here ketej vetem te mbijetoj ,....koston e paguan vendin.

    Thothori Sollaku...keshilltari i Berishes...i bere njeri publik nga Berisha ...e i propozuar po nga ky..e po ky propozim komplet allogjik qe opozita te propozoj prokurorin qe e bleu Nano me vone po ne i dhame viston per ato vjedhje qe do bente...se kjo eshte llogjika politike...qe atehere...e del Berisha tani e shan...se opozita nuk propozon prokuror...edhe kur i prezantohet...ajo mban distanc se ben punen e saj...kritikon qeverine...e prokuroria eshte nje nga pikat e goditjes e presionit.

    Po u ben te gjitha te vinte Berisha ne pushtet.

    Erdhi dhe Berisha qe nuk na ri dote pa karrike ne pushtet, e pa dal si topmondel maj tribunave.

    Kur erdhi ne pushtet..........PRESIDENTNI ALFRED MOISIU...E KISHTE NE DORE PER CDO REFORM.....te ulej..te megocionete me te...e cdo gje do zgjidhej sic e zgjidh politika ne prapaskene.

    Po jo..qe ne fushate e me vone...nga maja e plepave e tribunave te ngazellimeve elektorale e pushtetore...Modeli Berisha..ulerinte...do te pres pergjysem fondet Moisi..do te bllokoj.Dhe ja ku eshte Presidenti ju kunderpergjigj.Nuk ndermori asnje hap ne fillim ti jipte te pakten shancin atij , po beri komplet te kunderten.

    Po te kishte bere te kunderten, presidentin qe e zgjodhi vet, e qe eshte elementare e ke pergjegjesi per nje njeri qe zgjedh, e qe e gjen fjalen.

    As elementi moral i korrupsionit nuk eshte justifikim , se Berisha ka ne qeveri nje minister qe partia e tij do shkaterimin e shqiperise e nje tjeter qe eshte babai i skemave koruptive ne shqiperi pas 1990ten e instalusi e ideusi i tyre.

    Pra po te bente nje aleance politike me njeriun qe zgjodhi vete e qe qe gabimi e pergjegjesia e tij sot nuk do kishim kete.

    Po kjo eshte menyra e Berishes, e te berit politk, koston e paguan vendi, nje plesht vend qe polli 1-1.5 milion emigrant, e ai ka qellim vetem karriken e do shes cdo tok e cdo gje te vendit per te, e do bej konflikte te kote e mbaj ato.

    Per ata te opozites...mos gezohen...ky refuzim per Berishen personalisht eshte fitore...e ai personalisht forcohet ne PD e gjen shkak te flas e tu mbyll gojen dhe te tjereve.

    Do qe mire qe Presidenti po te qe i zgjuar te bente nje pazar ne mes, te hiqte kete, pasi ti jepte nje status se prokuroret duhet te kene nje mbrojte e garanci pasi lene vendin, e te zgjidhte ai nje prokuror te ri.

    Po dhe ky president eshte pjes e lojes politike shqiptare, e dhe ai luan ate, dhe ai nxit keto konflikte pa kuptim, e nuk do te qeteson, se keshtu i mbajne njerezit me shfaqje e nuk u lene ate te hapin debate qe kane te bejne me problemet e tyre te perditshme.

    E kemi 15 vjet me kete loje hidh e prit e ne vend.


    PS: Po ska gje ka Mero Bazen, qe e justifikoi ahtehere pse duhej te vihej Moisiu president e Sollaku prokuror e tani i shan, sic beri dhe nje liber Merua me 'Komplotin greko - komunist' te 97tes, e sot na ben editoriale ne tema qe ska gje te hapesh shkolla greke ne gjithe jugun e shqiperise, e gjithe gjerat qe kerkojne ekstreme shoviniste nga greqia per vorio epirin etj, e shume gazetar te tjere nga te dy anet qe bejne sazexhinjte e kesaj politike te mare 15 vjecare, e per gjithe nxitesit e saj nga te gjitha anet politike, e nuk i japin popullit te verteten.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 14-10-2006 mė 12:05
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

Faqja 9 prej 20 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •