Sipas vendimit tė Kushtetueses, pėr rastin Rakipi, kreu i shtetit ka kompetencėn tė gjykojė pėrmbajtjen e akuzės
Moisiu: Sollaku, do tė gjykoj mbi pėrmbajtjen dhe procedurat e hetimet
N.Perndoj
Tiranė- Nė ēėshtjen “Sollaku” pritet tė pėrfshihet shumė shpejt edhe presidenti i Republikės, Alfred Moisiu. Burime nga Presidenca deklaruan dje pėr “Shekullin”, se sipas njė vendimi tė marrė nga Gjykata Kushtetuese pėr rastin e ish-kryeprokurorit Rakipi, presidenti ka tė drejtė qė tė gjykojė mbi pėrmbajtjen e akuzave, por edhe mė mėnyrėn e ndjekjes se procedurave pėr shkarkimin e prokurorit tė pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku. Presidenti i Republikės deri mė tani ka qėndruar thuajse nė heshtje rreth kėsaj ēėshtjeje, por burimet shtuan se tani pėr tani ai nuk ėshtė pėr shkarkimin e kryeprokurorit. Nė ditėn e festės sė Pashkėve, Moisiu iu pėrgjigj interesimit tė gazetarėve lidhur me deklaratat e PD-sė se kryeprokurori Sollaku ishte i lidhur me organizatėn “Hakmarrja pėr drejtėsi”, akuza e parė adresuar kėtij tė fundit nga drejtuesit e Partisė Demokratike. Nė deklaratėn e tij, presidenti Moisiu u shpreh se duheshin respektuar organet kushtetuese. “Ne jemi njė shtet qė kemi Kushtetutė, kemi ligje, kemi institucione kushtetuese tė pavarura dhe ēdo gjė duhet bėrė sipas rregullave tė caktuara. Kemi njė shtet ligjor, tė cilin duhet ta forcojmė dhe kemi ligje qė mbase na duhet t’i pėrmirėsojmė dhe vetėm kėshtu mund tė ecim drejt Evropės sė Bashkuar pėr tė arritur atė qė tė gjithė shqiptarėt ėndėrrojnė”, - u shpreh Moisiu. Menjėherė pas kėsaj deklarate, nė kampin tjetėr, atė tė mazhorancės, janė lėshuar akuza tė ashpra, ndėrkohė qė nuk kanė munguar edhe reagimet e kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Nė kėtė lumė akuzash tė ndėrsjella, kryetari i grupit parlamentar i PS-sė, Pandeli Majko, i ka dėrguar njė letėr kreut tė shtetit, ku ndėr tė tjera ai ka kėrkuar edhe ndėrhyrjen e tij. Ndėrsa nė anėn tjetėr kryetari i grupit parlamentar tė PD-sė, Bamir Topi, duke respektuar pozicionin e kreut tė shtetit, ka lėnė tė kuptohet se edhe presidenti Moisiu do tė respektojė ligjin kur tė njihet me faktet qė do tė evidentojė komisioni hetimor parlamentar ndaj Sollakut. Pikėrisht nė kėtė vorbull ngjarjesh qė po percipitojnė dita-ditės, duket se do tė pėrfshihet edhe vetė Moisiu, i cili shumė herė ka bėrė thirrje pėr respektimin e organeve kushtetuese. Kreu i shtetit ka kompetencėn ekskluzive pėr tė dekretuar shkarkimin ose jo tė prokurorit tė pėrgjithshėm, nė kėtė rast tė Theodhori Sollakut. Kėrkesa pėr shkarkimin e kėtij tė fundit duket se do tė vijė pėrmes njė procedure tė gjatė qė do tė fillojė me ngritjen e njė komisioni hetimor parlamentar. Do tė vijė me njė vendim tė Kuvendit pėr shkarkimin e Sollakut e mė pas do tė depozitohet te presidenti Moisiu, i cili do tė vendosė ose jo pėr shkarkimin e kėtij tė fundit.
Krijoni Kontakt