Close
Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 193
  1. #11
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    KRYEMINISTRI DHUNOI TEMPULLIN E KATOLIKEVE

    Ne kisha dhe xhami nuk lejohet qe te behet propagande politike. Fyhen ndjenjat e besimtareve .Veprimi i pardjeshem nuk ka ndodhur asnjehere ne keto 15 vite ku nje politikan te perdore gjuhen e persekutimit ndaj drejtuesve te organeve kryesore te shtetit.



    Pardje, ne diten e Pashkeve katolike, ne Katedralen Katolike te Tiranes, ngjitur me Arqipeshkvine e Durres Tiranes, monsinjor Rrok Mirdites e nje morie besimtaresh katolike, kryeministri Berisha sulmoi me gjuhen me te eger dhe fyese per tempullin fetar kryeprokurorin e Republikes.



    Problemi nuk eshte ketu qe te mbrojme zotin Sollaku, pasi di dhe duhet te mbrohet vete. Edhe kryeministri mund ta sulmonte me ate fjalor apo edhe me te eger ne ndonje vend tjeter, por kurrsesi ne vendet e shenjta, sic jane kishat dhe xhamite. Pavaresisht urrejtjes se zotit Berisha kundrejt zotit Sollaku nuk duhej te fliste ne ate menyre ne katedralen katolike.



    As ne xhami nuk duhej te shperdorohej vendi i shenjte per te sulmuar dike tjeter, sado inat ta kesh. Aq me teper ne nje dite te tille si ringjallja e Krishtit, ku vetem falet dhe flitet mire per paqe sociale e progres per popullin.



    Pritem dje se mos ndoshta selia e Arqipeshkvise Katolike ne Tirane apo nga zyra e shtypit te kryeministrit te vendit te dilte ne njefare sqarimi ne forme kerkese pendese per kete shperdorim te vendit te shenjte dhe dites se shenjte ku u ringjall Jezu Krishti, por asgje nuk doli.



    Te gjitha fete ne Shqiperi jane ne harmoni perfekte me njera tjetren dhe nuk jane perdorur asnjehere nga politika per te akuzuar tjetrin. Natyrisht qe monsinjor Rrok Mirdita nuk kishte se cfare t'i thoshte kryeministrit ish komunist 62 vjecar qe mu ne zemren e katedrales, para besimtareve dhe medias, nxirrte duf e urrejtje kundrejt kryeprokurorit. Monsinjor Rrok Mirdites nuk i mbetet gje tjeter pervecse te lutet per zotin Berisha qe Zoti t'i sjelle mendjen ne vend dhe te respektoje vendin e shenjte.



    Edhe nese e provokuan gazetaret ne lidhje me ceshtjen "Sollaku", perseri nuk mund e nuk duhej qe kryeministri te binte ne kurthin e tyre. Prandaj eshte politikan me karriere, ish President Republike dhe tani kryeminister. Te ndodhur shume besimtare katolike ne katedrale apo dhe mijera e mijera qe e degjuan jane zemeruar per keqperdorimin e Katedrales Katolike per te nxjerre urrejtje.



    Natyrisht qe nje pjese e besimtareve, duke qene ndoshta edhe demokrate si anetaresi, edhe jane kenaqur me sulmin ndaj Sollakut, por jo ne tempullin e besimit te tyre. Nuk mundet te ndodhe nje gje e tille ne nje vend normal e nga nje njeri qe quhet kryeministri i vendit. Nuk ka ndodhur ne Shqiperi qekur jane rihapur kishat e xhamite. Ka pasur pyetje provokuese perhere kundrejt politikaneve qe kane vizituar keta tempuj ne ditet e shenjta te tyre, por perhere ka patur rreshqitje nga sulmi apo fyerja.



    Perkundrazi me shume finese ka kaluar tek "jemi ne feste sot. Gezuar dhe mbaresi per te gjithe". Nje nga analistet e shumepaguar te shtypit shqiptar tha dje se Berisha duke e nenvleftesuar komunitetin katolik e ka bere me paramendim nje gje te tille ne tempullin katolik.



    Dhe si per te vazhduar, ai insistonte se zoti Berisha eshte ne thelb nje antikatolik. Pervec Jozefina Topallit, se ciles nuk ka se cfare t'i beje, pasi ka force ne PD e ne komunitetin nderkombetar, te tjeret politikane apo intelektuale katolike i ka persekutuar gjate ketyre viteve, sikur kur ishte ne pushtet, ne opozite dhe tani perseri ne pushtet.



    Ose edhe kur ka zgjedhur perfaqesues prej komunitetit katolik ka marre per t'i bere persona publike pikerisht disa emra jo potenciale ose me mangesi kulturore e njerezore ne menyre te djallezuar per t'i thene indirekt opinionit se "nuk kane emra VIP katoliket". Nje perversitet jashtezakonisht i rrezikshem.



    Po te marresh edhe emerimet qe nga shtatori 2005. Shume shume pak intelektuale katolike te emeruar prej Berishes. Edhe partine qe perfaqeson filozofine qe mbreteron ne Europe, e cila quhet Partia Demokristiane, zoti kryeminister e ka lene pa zyra te selise qendrore. Nderkohe qe me ligj e ka te detyruar qe cdo partie e cila ka kaluar pragun 2.5 per qind, qeveria i jep zyra.



    Demokristianeve, me nje qellim diabolik, nuk iu jep zyra, nderkohe qe jane parti 15 vjecare ne demokraci. Asnje emer katolik te propozuar nga demokristianet zoti kryeminister nuk e emeron. I permendem keto fakte per te treguar se busulla e tij orientuese nuk eshte Europa kristiane, por nje pjese e Azise se fondamentalizmit.

    Ajo cka ndodhi pardje ne Katedralen Katolike nuk duhet lejuar me te perseritet nga asnje politikan.



    Duhet qe ne kisha e xhami te respektohen ritet e tyre fetare dhe asnjanesia e tyre nga shteti dhe politika.

    Zoti fal, por edhe ndeshkon! Kete duhet ta dije kryeministri yne qe e futi Shqiperine edhe ne Konferencen e Vendeve Islamike ne vitin 1993.

    KJ

  2. #12
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Brishen do ta padis ne gjykate per shpifje....tha dje Sollaku. Kurse sot bomba tjeter...

    SOLLAKU: BERISHA VEPRON SI ENVER HOXHA

    "Leri institucionet te punojne, nese dikush ka bere shkelje ndiq rruget institucionale". Ky ka qene mesazhi i dhene dje nga kryeprokurori i Pergjithshem, Theodhori Sollaku, ne emisionin "Shqip" ne Top Channel, duke i bere te qarte kryeministrit Berisha se vendi ka nevoje te kete shtet dhe deklaratat e bera neper media. Keshtu ne menyre te hapur, Prokurori i Pergjithshem i ka ftuar dje ne menyre publike kryeministrin demokrat te ballafaqohet me te per te gjitha akuzat qe kohet e fundit ka hedhur mbi te.

    Ne kete menyre Sollaku ka zgjedhur median per t'ju pergjigjur te gjitha akuzave qe rendojne mbi te, te cilat ne media i kane bere publike deputete te mazhorances. Sipas Sollakut ne te gjitha ato qe thuhen ka nje percartje. Ai ka cilesuar se nuk ka lidhje me asnje nga bandat kriminale dhe se e gjithe puna e prokurorise eshte ndalur ne kapjen e ketyre bandave kriminale.

    "Prokurori i Pergjithshem nuk ka asnje lidhje me keto banda, i vetmja lidhje jona eshte t'i kapim ato", u shpreh ai mbreme duke pranuar se keto kohe ka patur nje bashkepunim te mire te strukturave policore me ato te prokurorise. "Ka nje klime te favorshme te punes se policise me prokurorine. Gjithcka deri me sot eshte bere nga bashkepunimi prokurori polici", vleresoi ai. Ne kete kontekst ai vleresoi se kurre nuk e kishte pritur qe te adresoheshin akuza te tilla ndaj tij.

    Sa i perket dosjes Gjermeni ai sqaroi mbreme se nuk ka asnje lidhje te krimit ne kete rast, ka qene sipas Sollakut nje verifikim i kerkuar nga Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive. Per Sollakun ajo qe mbetet e rendesishme eshte qe institucionet e shtetit te bashkepunojne dhe me ardhjen e Berishes ne pushtet, Prokurori i pergjithshem besonte se do te ndodhte ne te vertete rotacioni i pushtetit.

    Kj

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Nė kėrkesėn e shkarkimit tė deputetėve tė PD-sė nuk thuhet se kryeprokurori ėshtė i lidhur me bandat, por se nuk ushtroi veprimtari konkrete

    PD: Sollaku, jo i lidhur me bandat, qėndroi pasiv nė zbardhjen e krimeve


    N.Perndoj

    Tiranė- Nė kėrkesėn e pėrgatitur nga grupi parlamentar i Partisė Demokratike janė radhitur njė sėrė vrasjesh tė pazbardhura, qė fillojnė qė me atė tė avokatit Kleanthi Koēi dhe deri mė tė fundit, ndėrkohė qė nė anėn tjetėr argumentohet se prokurori i pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, i kishte tė gjitha pėrgjegjėsitė ligjore pėr tė ushtruar veprime konkrete. Pėr njė sėrė arsyesh qė radhiten mė poshtė, demokratėt kanė akuzuar kreun e akuzės se ka qėndruar nė pasivitet tė plotė. “Nė bazė tė Kushtetutės, nenit 148 tė saj, pikave 4 e 5 tė nenit 24 dhe neneve 25 e 305, tė ligjit nr. 7 905, datė 21.3.1995, “Kodi i Procedurės Penale nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, neni 8 tė ligjit nr. 8 737, datė 12.2.2001, “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė”, tė ndryshuar, prokurori i pėrgjithshėm ėshtė autoriteti mė i lartė pėr ushtrimin e ndjekjes penale dhe pėrfaqėsimin e akuzės nė gjyq. Ai ėshtė drejtues i Prokurorisė, e cila funksionon si strukturė e centralizuar dhe i nėnshtrohet njė hierarkie tė rreptė drejtimi. Sipas nenit 4, tė ligjit nr. 8 737, datė 12.2.2001, urdhrat dhe udhėzimet e prokurorit mė tė lartė janė tė detyrueshme pėr prokurorin mė tė ulėt. Pra, prokurori i pėrgjithshėm ka pasur dhe ka nė dorė tė gjithė pushtetin ligjor pėr t’u kujdesur qė prokuroria tė veprojė nė pėrputhje me Kushtetutėn dhe ligjin, pėr ndjekjen dhe ndėshkimin e rreptė tė tė gjitha formave tė veprave penale”, - thuhet nė kėrkesėn e grupit parlamentar tė Partisė Demokratike. Pėr pasojė, vazhdon kėrkesa, ka pasur dhe ka tė gjithė pėrgjegjėsinė ligjore, si instanca mė e lartė pėrgjegjėse, nė ēdo rast individual qė provon dėshtimin e prokurorisė nė realizimin e detyrave tė saj.

    Kuadri ligjor
    “Kėshtu shfajėsimet personale tė prokurorit tė pėrgjithshėm pėr mungesė tė kuadrit ligjor, janė tė pambėshtetura. Sipas nenit 280 (i KPrP) prokurori dhe policia marrin dijeni pėr veprėn penale me iniciativėn e vet… Mėnyra e konceptimit tė kėtij organi si organ i centralizuar dėshmohet edhe nė kompetencėn ekskluzive tė vetė kėtij institucioni (neni 305 i KPrP-sė) qė edhe kryesisht tė marrė pėrsipėr hetimet, nėse prokurori i rrethit nuk ushtron ndjekjen penale ose nuk e pushon atė nė afatin e caktuar. Prokurori i pėrgjithshėm nė deklarimet e tij nuk ka informuar asnjėherė se nė sa raste ka shfrytėzuar kėtė mundėsi ligjore (nenin 305), cilat kanė qenė rezultatet dhe ēfarė masash dhe pėrgjegjėsish disiplinore janė ushtruar ndaj prokurorėve tė rretheve”, - thuhet ne kėrkesėn e pėrgatitur. Sipas kėrkesės sė hartuar, deputetėt demokratė shtojnė se nė ushtrimin e detyrės prokurori i pėrgjithshėm ka harruar funksionin e “prokurorisė”. “Akuza ka si funksion kryesor luftėn kundėr kriminalitetit. Kjo luftė nėnkupton si masat parandaluese ashtu edhe ato represive, nė mėnyrė tė veēantė kundėrveprimin me iniciativė ndaj ēdo vepre penale pa qėndruar nė pritje e pasivitet”, - vijon kėrkesa

    Policia gjyqėsore
    Deputetėt demokratė shtojnė se drejtuesi i organit tė akuzės nuk mund tė fshehė dėshtimin e veprimtarisė sė Prokurorisė duke ia lėnė tė gjithė barrėn e fajit nė analizat vjetore tė punės policisė gjyqėsore. “Madje, edhe sikur tė jetė kėshtu, mungesa e profesionalizmit dhe forcės sė zbulimit tė krimit, pėrfshi dhe fiksimin e provave nga policia gjyqėsore, ngarkon me pėrgjegjėsi direkte edhe prokurorin e pėrgjithshėm, sipas ligjit nr. 8 677, datė 2.11.2000, “Pėr organizimin dhe funksionimin e policisė gjyqėsore”. Sipas nenit 11, tė ligjit nr. 8 677, datė 2.11.2000, vlerėsimi profesional i kandidaturave pėr oficer i policisė gjyqėsore, transferimi, rritja nė gradė apo largimi bėhet me pėlqimin e dhėnė tė prokurorit tė pėrgjithshėm, apo sipas standardeve tė kualifikimit tė pėrcaktuara edhe prej tij. Nė ēdo rast sipas ligjit nr. 8 677, datė 2.11.2000, tė ndryshuar, prokurori i pėrgjithshėm i gėzonte tė gjitha instrumentet ligjore pėr tė ndėrhyrė dhe rritur nivelin e profesionalizmit dhe pėrkushtimit nė detyrė tė efektivit tė policisė gjyqėsore. Mosveprimi i prokurorit tė pėrgjithshėm apo rezultati i dobėt i veprimeve tė tij shton edhe mė tepėr pėrgjegjėsinė individuale tė Theodhori Sollaku”, - thuhet nė kėrkesė.

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeprokurori Theodhori Sollaku i ka bėrė thirrje Berishės tė shikojė punėn e tij dhe t’i lerė institucionet tė punojnė

    Sollaku: Berisha po kthen '92-'96

    Ened Janina

    TIRANĖ- Kreu i prokurorisė shqiptare, Theodhori Sollaku, kėrkon nga kryeministri Berisha qė tė shohė punėn e tij dhe tė lėrė institucionet tė punojnė tė qeta. Mbrėmjen e djeshme, nė emisionin “SHQIP” tė Top Chanel kreu i prokurorisė shqiptare i ka kujtuar Berishės se ky popull pret mė shumė nga qeveria. “Kryeministrit i them se ke nė dorė shumė pėr paqen sociale dhe stabilitetin e kėtij vendi. I them lėri institucionet tė punojnė. Nėse dikush ka bėrė shkelje, ndiq rrugėn institucionale. Kėshtu mund tė pėrfundojmė duke bėrė shtet”,- tha dje kryeprokurori Sollaku. Sipas tij, kreu i qeverisė bėn mirė qė tė shohė edhe varfėrinė e madhe qė ka pushtuar kėtė vend. Ndėrkohė, Sollaku ka paralajmėruar se nėse ai shkarkohet, zėvendėsi i tij do tė jetė njė person i zgjedhur nga Berisha dhe do t’i rrijė “pronto” kėtij tė fundit pėr gjithēka.
    ***
    Pėr herė tė parė gjatė kėsaj “lufte” ndėrmjet ekzekutivit dhe prokurorisė, kryeprokurori Sollaku ka reaguar nė lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha. Nė mungesė tė njė bashkėbisedimi institucional, ai i ka bėrė thirrje kreut tė qeverisė se ka shumė gjėra mė tė mira pėr tė bėrė, sesa tė bėjė akuza nga rruga. “I them kryeministrit Berisha: shiko bėj punėn tėnde sepse ky vend pret shumė nga qeveria. Pėrsa i takon goditjes sė grupeve kriminale, ne i kemi burgjet plot dhe askush nuk mund tė ankohet se mungon goditja. Kryeministri duhet tė shohė shkaqet pėrse ndodhin gjithė kėto krime. Kjo ėshtė detyra e qeverisė, tė gjejė rrėnjėt e krimeve. Ka disa arsye. Nė radhė tė parė, ėshtė varfėria. Kryeministri duhet tė mendojė ēfarė duhet tė bėjė pėr tė pėrmirėsuar gjendjen ekonomike nė kėtė vend. Sė dyti, lidhet me krijimin e njė modeli pėr tė rinjtė. Ne sot jemi nė njė shoqėri qė brezave tė rinj nuk po i afrojmė njė model tė mirė social. Kryeministrit i them se ke nė dorė shumė pėr paqen sociale dhe stabilitetin e kėtij vėndi. I them lėri institucionet tė punojnė. Nėse dikush ka bėrė shkelje, ndiq rrugėn institucionale. Kėshtu mund tė pėrfundojmė duke bėrė shtet”,- u shpreh kryeprokurori Sollaku. Ai shpjegoi dje edhe marrėdhėniet me kreun e qeverisė qė nga koha kur ishte kėshilltari i tij ligjor nė presidencė, e me tė cilin nuk ėshtė takuar as edhe njė herė gjatė kėtyre shtatė muajve. “Me Berishėn nuk jam takuar asnjėherė gjatė kėsaj qeverisjeje. Do mė vinte keq nėse do tė isha i vetėm, por me asnjė nga drejtuesit e institucioneve tė pavarura kryeministri nuk ka bashkėpunim. Nuk kam ndonjė merak qė nuk jam takuar me kryeministrin. Sepse ai ka punėn e vet dhe unė punėn time. Unė kam punuar pesė vjet me Berishėn dhe e njoh shumė mirė. Kam kėrkuar qė tė takohem me tė qė javėn e parė, por mė thanė qė ėshtė sėmurė. Mė vonė e pashė qė nuk donte.
    ***
    Unė kam pasur besim tek Berisha dhe prisja qė tė ndodhte rotacioni politik, pavarėsisht pėr disa ēėshtje qė unė personalisht i kisha perceptuar tek Berisha. Por kėto i quaja si shkak tė temperamentit tė tij. Fakti qė pėr shtatė muaj sulmon institucionet e pavarura, veēanėrisht gjyqėsorin dhe prokurorinė, tė bėjnė tė mendosh se nuk ka ndryshuar nga mentaliteti i punės sė viteve 1992- 1996. Kjo do tė thotė qė Berisha mendon se kėtė shtet e bėn vetėm ai. Nė kėtė pikė ndahemi, sepse ai mendon se individi Berisha mund tė bėjė shtet ndėrsa unė jam i mendimit qė institucionet janė mė tė forta se individi”,- tha Sollaku. Ndėrkohė ai ka paralajmėruar se ardhja e njė prokurori tjetėr nė atė detyrė mund tė ishte njė gjė shumė e rrezikshme. “Shkarkimi im do tė thotė qė Berisha tė vėrė nė atė post njė prokuror qė do t’i rrinte “pronto” Berishės. Kjo ėshtė njė gjė shumė e rrezikshme sepse prokurori i pėrgjithshėm ka nė dorė shumė informacione, tė cilat nė njė kohė fushate mund tė ndikojnė nė favor tė njėrės apo tjetrės forcė zgjedhore. Edhe Sollaku dinte qė pas zgjedhjeve do politizohej se mua nuk mė mungon kultura politike edhe njohja. Nėse Sollaku do ta linte punėn e vet me ndryshimin e pushtetit, mund tė ishte pozicionuar. Pėr shkak tė punės, prokurori ka shumė gjėra nė dorė qė mundet tė ndikojnė nė pro apo kundėr njė force tė caktuar politike, por kurrė prej gjithė vartėsve tė mi nuk ka ndodhur, pasi i kam brumosur, i kam edukuar qė tė respektojnė ligjin. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Nėse prokurori i pėrgjithshėm do tė varej nga maxhoranca, atėherė do tė bėhet njė shėrbėtor i pastėr i kėsaj maxhorance”,- u shpreh kreu i organit tė akuzės. Nė lidhje me krijimin e njė komisioni hetimor parlamentar Sollaku ėshtė shprehur se e mirėpret kėtė nismė por nuk ka shumė besim tek ajo. “Deklarata e sotme m’u duk si thirrjet e Enver Hoxhės pėr tė goditur grupet armiqėsore. I gjithė shteti pėrpiqej tė mbaronte porositė e Enver Hoxhės dhe agjentėt hidheshin nė veprim. I kujtoj Berishės se nuk ėshtė mė ajo kohė”, -pėrfundoi Sollaku.

    Dorėheqja

    Mbrėmjen e djeshme kreu i organit tė akuzės pohoi se nė asnjė mėnyrė nuk do tė japė dorėheqjen nė njė situatė tė tillė. “Sovrani ka bėrė njė kontratė me qeverinė, kushtetutėn. Qeveria ka kompetencat qė i jep kushtetuta. Ēdo organ ka kompetencat e tij. Dorėheqja ndodh. Je ne njė pozicion pune mund tė kalosh nė njė tjetėr por dorėheqje nė kushte presioni, qoftė nga rruga, qoftė nga politika nuk duhet tė pranohet nga prokurori i pėrgjithshėm sepse i bėn njė dėm shtetit dhe kushtetutės. As qė mė shkon ndėr mend dorėheqja nė njė situatė presionesh dhe shantazhi”,- tha ai.

    NISHANI

    Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, komentoi dje edhe deklaratat e bėra nga zėdhėnėsi i grupit parlamentar tė PD-sė duke i quajtur ato si deklarata personale tė Berishės. “Unė nuk kam ndėr mend tė debatoj me Nishanin pasi ai ėshtė njė megafon i prishur i kryeministrit Berisha, ėshtė zėdhėnėsi i grupit parlamentar dhe po mashtron shqiptarėt. Ato janė thjesht mendime tė zotit Berisha. Unė nuk merrem me Nishanin. Njė njeri me njė minimum shkolle e kupton sa pa logjikė janė tė thėnat e kėtij tė ashtuquajturi zėdhėnės”,- tha kryeprokurori.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Se pari, vetem nje njeri i lidhur me krimin dhe qe kerkon te mbroje krimin dhe kriminelet me cdo cmim nuk e shikon realitetin ne sy, qe organi i akuzes ka bere nje pune shume shume te dobet ne hetimin dhe ndeshkimin e bandave kriminale. Dhe faji per kete bie mbi gjithe Prokurorine dhe mbi vete kryeprokurorin.

    Se dyti, eshte afer mendjes qe qeveria e re shqiptare do te kerkoje zevendesimin e kryeprokurorit per motivin qe une zura ne goje me lart. Qeveria qe i ka vene synim veten luften kunder krimit dhe korrupsionit ka nevoje per nje kryeprokuror te ri qe eshte i prirur dhe i gatshem te ndeshkoje krimin e kriminelet. Pra me pak fjale, nje njeri qe ndan te njejten axhende me ate te qeverise dhe jo nje njeri si Sollaku qe i ka patur te gjithe kohen e duhur te godasi bandat kriminale dhe nuk e ka bere nje gje te tille.

    Se treti, gabimi qe qeveria dhe njerezit e mazhorances po bejne eshte sulmi retorik mbi kryeprokurorin Sollaku ne media. Ky sulm eshte i panevojshem, mjafton qe te ndjekin proceduren ligjore te shkarkimit te kryeprokurorit te vendit. Kane cdo te drejte morale apo politike per ta bere nje gje te tille dhe nuk kane perse kapen ne rrjeten e merimanges se fjaleve boshe ne media.

    Se katerti, fakti qe kryeprokurori Sollaku nuk pranon qe te japi doreheqjen me deshire, kur mazhoranca politike qe po qeveris vendin nuk ka besimin me te vogel tek ai, vetem sa veteinkriminon kryeprokurorin e vendit. Dhe qendrimi i tij, le vend per dyshim se akuzat e mazhorances per te mund te kene nje fare vertetesie. Kush e pengon Sollakun qe te japi doreheqjen? Asnje nga institucionet e vendit. Sollkaku vazhdon te beje kete detyre ose per motive personale ose per interesa te grupeve qe kane probleme me ligjin.

    Qeveria e ka shprehur me vepra vullnetin e saj per te goditur te gjitha grupet kriminale qe veprojne ne vend, kurse organi i akuzes ka qene dhe vazhdon te jete hallka me e dobet e procesit te denimit te krimit me ligj. Sollaku duhet te largohet duke dhene doreheqjen vete, pa qene nevoja qe mazhoranca ti shkoje deri ne fund procesit ligjor te shkarkimit te tij.

    Albo

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Ministria e Drejtėsisė akuzon Prokurorin Sollaku pėr shkelje tė rėnda tė ligjit

    Armand Mero

    Nė Shqipėri Ministria e Drejtesisė akuzoi sot Prokurorin e Pėrgjithshėm dhe organizmin qė ai drejton se gjatė aktivitetit 5 vjeēar ka kryer shkelje tė rėnda tė ligjit duke i shkaktuar dėme tė mėdha ekonomike shtetit.

    Deklarimet e Ministrit tė Drejtėsisė Aldo Bumēi janė pėrfundim i njė kontrolli tė ushtruar nė 6 prokurori tė rretheve lidhur me hetimet ndaj denoncimeve tė Kontrollit tė Lartė tė Shtetit.

    Sipas Ministrisė sė Drejtėsisė shkeljet e vėrejtura tregojnė mungesė vullneti pėr tė luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe sulmet ndaj Prokurorit tė Pėrgjithshėm janė nisur nga tė gjitha drejtimet e mundshme. Ndėrsa nė parlament u depozitua kėrkesa pėr nisjen e procedurave pėr shkarkimn e tij, pasdite Ministri i Drejtėsisė Aldo Bumci bėri tė njohura rezultatet e kontrollit tė ushtruara nė 6 prokuori tė vendit.

    Prokurori i Pėrgjithshėm dhe organi qė ai drejton akzuohen se nuk kanė filluar hetimet apo kanė pushuar ēėshtjet e kallzimeve penale tė bėra nga Kontroli i Lartė i shtetit nė 70 pėrqind tė rasteve.

    Kontrolli i Ministrisė ka nxjerrė nė pah se Prkurori i Pėrgjithshėm ashtu dhe prokuroritė nė rrethe kanė bėrė shkelje serioze tė ligjit dhe funksionimit tė organit tė Prokurorisė, tha ministri Bumci. Kėshtu prokuroria akuzohet se janė pėrfunduar nė mėnyrė tė paligjshme hetimet nė cėshtjet e evazionit fiskal nė importimin e automjeteve.

    Sipas kallzimit tė Kontrollit tė Shtetit nė mė pak se dy vjet nuk janė zhdoganuar 30 mijė makina duke sjellė pėr shtetin njė dėm qė llogaritet nė 70 milion dollarė. Nė kėtė cėshje, sipas ministrisė sė Drejtėsisė, Prokuroria e Pėrgjithshme dhe ajo e Tiranės nuk kanė kryer veprime pėr dy vjet e gjysėm. Po kėshtu Prokuroria akuzohet se nuk ka filluar hetime dhe ndaj njė kallzimi tė Kontrolit tė Shtetit ndaj Korporatės energjitike nė vitin 2000 e ku bėhet fjalė pėr tė pakėtn 40 milion dollarė dėme. Njė ēėshtje e tretė pėr tė cilėn Ministria e Drejtėsisė pas kontrolit tė ushtruar prej saj akuzon prokurorin e Pėrgjithshėm ėshtė dhe ajo e zhdoganimit tė kundraligjshėm tė 8 anijeve nė doganėn e Durrėsit gjė e cila llogaritet tė ketė shkaktuar njė dėm prej 600 mijė dollarėsh.

    Nė deklarimin e tij Ministri i Drejtėsisė Bumēi tha se zvarritjet e palejueshme dhe hetimet tejet formale, mbulimi i rreth 7 mijė veprave penale nė prokurorinė e rrethit Tiranė apo zhdukja e njė dosje nė Librazhd tė shtyjnė nė pėrfundimin se nuk bėhet fjalė vetėm pėr cėshtje tė aftėsisė profesionale tė drejtuesve tė Prokurorive nė Rrethe apo tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm, por me mungesė vullneti nga ana e tyre pėr tė luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe trafiqet.

    Nė tė vėrtetė Prokurori i Pėrgjithshėm Theodhori Sollaku deklaroi mbrėmė se materiali i hartuar nga Ministria e Drejtėsisė ishte i dobėt e qesharak. Por sipas ministrit Bumēi deklarimet e tij synonin tė devijonin akuzat e ngritura ndaj tij. Sipas ministrit, qeveria shqiptare kėrkon njė prokuror qė tė ketė vullnet tė hetojė e tė veprojė dhe jo njė prokuror qė nuk reagon.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    4 dosjet e reja qė vertetojnė inkriminimin e Sollakut


    1.

    Tjetėrsimi i miliona eurove tė pronės tė shoqėrisė “Viakel Gaz” SHA, nga pronari i ligjshėm grek Georgios Vourvachis tek Ilir ***ēini, mik i ngushtė i Theodhori Sollakut, prej gjyqtares Zegjine Sollaku



    Shoqeria "Viakel Gaz" SHA eshte krijuar me Vendimin Nr 16003 te dates 2.10.1996, dhe ndryshuar me Vendimet nr 16003/1 dt 23.12.1998 dhe Nr 16003/2 dt 03.04.2001, me seline e saj ligjore ne Portes - Fier. Kjo shoqeri eshte krijuar si shoqeri anonime, me nje kapital themeltar prej 60 milion lekesh te reja. Ne kohen e themelimit te saj, ka pasur si aksionere: 1) Shoqerine Greke Viakel Central Gas S.A, ne vleren prej 50 % te aksioneve; 2) Shtetasin Georgios Vourvachis ne vleren prej 20% te aksioneve; 3) Shtetasit Ilir Karcini dhe Skender Amoniku ne vleren prej 30 %. Drejtor dhe perfaqesues i bordit te shoqerise ka qene i caktuar shtetasi grek Georgios Vourvachis. Me daten 27.01.2003 eshte mbledhur asambleja e ortakeve te shoqerise, vetem nga shtetasit shqiptarė Ilir Karcini dhe Skender Amoniku, pa qene e thirrur ligjerisht nga Drejtori i saj, si dhe pa qene prezent shtetasi grek qe eshte edhe aksioner dhe perfaqesues i aksionerit tjeter, shoqerise greke, ne masen prej 50 % te aksioneve. Me Vendimin e Asamblese se Aksionereve me Nr 3 te dates 27.01.2003, eshte vendosur per shitjen e aksioneve te Shoqerise "Viakel-SA" ne vleren 50% te aksioneve te shoqerise "Viakel Gaz" SHA, zotit Skender Amoniku si edhe shitjen e aksioneve te Z.Georgios Vourvachis, ne vleren 20%, zotit Ilir Karcini. Ky akt eshte i falsifikuar, pasi nuk ka qene prezent shtetasi grek dhe firma e tij eshte e fallsifikuar, por eshte derguar dhe noterizuar perpara noterit Nezir Murati. Kerkesa per regjistrimin e ketij Vendimi, ne Regjistrin Tregtar prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane, eshte pranuar me Vendimin Nr 16003/- dt 17.03.2003, nga gjyqtarja Zeqine Sollaku. Nga ky moment e ne vazhdim te gjitha vendimet e kryera nga seksioni i regjistrit tregtar ne Gjykaten e Tiranes, ne ndryshim nga gjyqtarja qe e ka filluar praktiken e kesaj shoqerie dhe si rregull duhej te vazhdonte praktiken (Rigleta Panajoti), jane bere nga Zeqine Sollaku. Behet fjale qe te jete likujduar kjo shoqeri, menjehere pas ndryshimit dhe transferimit te pjeseve te kapitalit ne menyre te kundraligjshme nepemjet fallsifikimit, duke i hequr mundesine e ekzekutimit te vendimit gjyqesor, kur te fitohej gjyqi nga shtetasi grek dhe shoqeria greke si aksionere, per pavlefshmeri te vendimeve dhe falsifikimin e dokumenteve. Nga ana e Z. Georgios Vourvachis, eshte bere nje kallezim penal, me daten 01.05.2004, per te filluar nje procedim penal ne ngarkim te shtetasve Skender Amoniku, Ilir Karcini, Nezir Murati. Nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane, ne dt 10.06.2004, nga ana e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane eshte vendosur mosfillimi i procedimit penal per kallezimin e regjistruar me numrin 1827 te vitit 2004". Ky vendim ne kundershtim me ligjin nuk i eshte komunikur per te ushtruar ankim nga kallezuesi kallezuesit, duke pasur parasysh se shtetasit grek i ishte bere presion qe te mos vinte ne Shqiperi nga persona konkrete. Nga vitit 1997 e ne vazhdim shtetasi grek nuk vinte dot ne Shqiperi per shkak te trazirave, dhe me pas i behej edhe presion qe te mos vinte me ne Shqiperi. Ne vitin 2004 shtetasi grek ben kallezimin nepermjet nje avokateje mbrojtese qe i jepet vendimi i lartepermendur nga prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane. Ne vitin 2005 shtetasi grek vjen ne Shqiperi dhe cakton dy mbrojtes te tjere, te cilet menjehere pas marrjes dijeni per vendimin ushtrojne ankimin ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane. Ceshtja u regjistrua prane kesaj gjykate me Nr 1144 Akti. Kjo gjykate u shpreh me Vendimin e dates 01.12.2005 te gjyqtarit Arben Kostandini, i cili pranoi ankimin dhe vendosi qe ceshtja te dergohej perseri per hetim. Ndaj ketij Vendimi ka here ankim Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane, te ciles i eshte riderguar nje kallezim i ri per Vjedhje, dhe qe ligjerisht duhej te vazhdonte hetimin e kesaj ceshtjeje, te vendoste sekuestro mbi pasurite e ketyre dy shtetasve shqiptare, te cilet menjehere pas likujdimit te kesaj shoqerie kane krijuar dy shoqeri te reja me te njejtin aktivitet, ne fushen e gazit ne Fier dhe ne Tirane, ku vlera e kapitaleve shkon ne disa miliona euro. Nuk duhet harruar se shoqerite jane krijuar me te njejtat kapitale ne natyre, pajisje makineri dhe toke truall e ndertesa, qe kishte shoqeria e pare.

    Vete Prokurori i Pergjithshem ka bere takim dhe eshte vene ne dijeni per kete ceshtje qe perpara fillimit te procesit gjyqesor, dhe ne takimin me ta u ka thene ne kundershtim me parimet e etikes se nje prokurori e ne kundershtim me ligjin organik te prokurorise e me Kushtetuten e RSH-sė qe te nderronin avokatet, sepse ishin problematike. E gjithe historia e kesaj dosjeje ka nje te vertetė tė madhe: Shtetasi Ilir Karcini eshte mik i afert i Prokurorit te Pergjithshem te Republikes. Mjafton vetem te shikohen tabulatet e thirrjeve mes numrave te tij dhe ketij shtetasi qe perpara se Z.Sollaku te kishte kete funksion qe ka sot.


    2.

    Masakra e pronave nė Durrės, grabitja e paskrupullt e pasurisė sė familjes Shijaku, ėshtė kryer nga komisioni i pronave pėr llogari tė Ferdinand Elezit, kushėririt tė Zegjine Sollakut, me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė vetė kryeprokurorit



    Behet fjale per dosjen nr:333 te vitit 2003, ne te cilen me shkrese te Prokurorit te Pergjithshem te Republikes Z. Theodhori Sollaku, eshte pushuar procedimi penal, pas rreth nje viti hetimi, ku ishin marre te pandehur: 1) Kryetari i Komisionit te Kthimit te Pronave Vasil Hila, 2) Juristi i Bashkise Durres, Gezim Cara, 3) Ish-Kryeregjistruesi i Z.R.P .P-se Durres,Gazmend Muka, 4) Ish topografi i Z.R.P .P- se Durres, Vasil Liēe.

    Procedimi eshte filluar mbi bazen e nje kallezimi te depozituar nga Familja Shijaku tek vete Prokurori i Pergjithshem, dhe me urdher te tij eshte filluar procedimi penal ku thuhet qe te hetohet dhe te dergohet ne gjyq procedimi. Nga hetimi del se nga 109 vendime te Komisonit te Kthimit te Pronave Durres, vetem 5 prej tyre jane nenshkruar nga te gjithe anetaret e Komisonit, ndersa te gjithe te tjerat (vendimet), jane nenshkruar dhe hartuar nga vete kryetari. Mbi bazen e nderhyrjeve te bera Prokurori i Pergjithshem ka derguar shkrese per pushimin e ketij procedimi penal. Kjo dosje eshte pushuar ne kohen kur Prokuror i Rrethit tė Durresit ishte Ferdinand Elezi, kushėri i bashkėshortes sė Prokurorit Sollaku, Zegjinesė, i cili disa muaj me pas fillon nje procedim penal ndaj Kryetarit te Komisionit Te Kthimit dhe Kompensimit te Pronave Durres, Vasil Hila dhe pas prishjes per pazare ne shuma marramendese prej 300 mije eurosh, kerkoi denimin e tij me 20 vite burgim.



    3.

    Sollaku ndėrhyri personalisht pėr tė lehtėsuar dėnimet e personave qė u zunė me drogėnė autobusėt e “Joy Travel”



    Rasti i procedimit penal nr:2512 te vitit 2003 ne prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane, ne lidhje me sasine prej 18,5 kg heroine te kapur ne autobusin e linjes Tirane Athine, te Kompanise "Joy Travel", ku u arrestuan tre persona, dhe u moren ne pergjegjesi penale kater persona, per vepren penale te parashikuar nga Delli 283/2 i K.Penal. Ne lidhje me shtetasin Genti Hoxha, mbi bazen e nderhyrjes se drejtperdrejte te Z.Sollaku eshte kerkuar si mase denimi ne kundershtim me nenin 53 te K.Penal, ka kerkuar nje mase denimi dy vjet nen minimumin e parashikuar nga dispozita penale konkrete, (7 deri ne 15 vjet), dhe cilin sipas te njejtes skemė Gjykata ne vendimin e saj Dr: 163,date: 17.02.2005, e ka ulur perseri denimin. Prokuroria nuk ka ushtruar ankimin perkates.



    4.

    Sollaku dhe Gjinushi ndėrhynė pėr tė liruar nga burgu Muhamet Kapon dhe pėr ta emėruar Drejtor tė Entit tė Banesave



    Dosja ne prokurorine e Tiranes, me Prokuror Z.Besnik Cani, ku per vepren penale te Shperdorimit te Detyres, eshte marre i pandehur shtetasi Muhamet Kapo, dhe brenda clites i eshte pushuar akuza sipas urdhrit te Prokurorit te Pergjithshem, ne baze te nderhyrjes se Z.Skender Gjinushi, pasi ishte kandidature per Drejtor i Pergjithshem i Entit te Banesave. Ne baze te vertetimit te marre nga Prokuroria e Tiranes se nuk ishte person nen hetim, ky shtetas eshte emeruar te nesermen si Drejtor i Entit te Banesave.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Antimafia : 18-04-2006 mė 16:32

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ardian Visha, 3 vjet nė Angli me anėtarė tė “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”


    Nė kulmin e njė krize, qė ka ardhur pas zbardhjes sė lidhjeve tė prokurorit nė detyrė Theodhori Sollaku, me eksponentė tė “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”, vėmendja kthehet edhe njėherė nga Ardian Visha, tė cilit i lexohet karriera qė provoi nėn erėrat “Rakipi” e “Sollaku”. Mediat kanė denoncuar Ardian Vishėn, se gjatė qendrimit tė tij nė Angli nė periudhėn kohore 1995-1998 ka patur kontakte tė ngushta me organizatėn terroriste “Hakmarrja pėr Drejtėsi”. Burime jozyrtare nga Britania e Madhe, citohen nga njė organizatė investiguese joqeveritare nė Tiranė, se kanė nė dorė gjurmė tė qarta tė dėshmisė sė bashkėjetesės dhe bashkėpunimit qė Ardian Visha ka patur me pjesėtarė tė bandės. Ai ėshtė strehuar nė Angli nė mėnyrė tė paligjshme nė vitin 1995, nėn emrin e rremė tė njė kosovari dhe nė vitin 1996, ka marrė dokumentet nė shtetin anglez si kosovar, citohet i njėjti burim. Pėr 2 vjet e gjysėm ai ka qėndruar nė Angli duke bashkėpunuar dhe jetuar nga afėr me pjesėtarėt e “Hakmarrjes pėr drejtėsi”. Nė janar tė vitit 1998 ai kthehet nė Shqipėri nė shėrbim tė regjimit tė ri tė ardhur mes krijimit tė bandave tė armatosura dhe duke shfrytėzuar krizėn e piramidave. Denoncimi qė ėshtė shfaqur nė shtypin pranė Partisė Demokratike, nuk u pėrgėnjeshtrua asnjėherė nga Ardian Visha, vetėm u refuzua si i paprovuar dhe i ngarkuar politikisht. Duke vijuar me denoncimin, pas vititi 1998, Visha vihet nė shėrbim tė Arben Rakipit dhe institucionit tė akuzės tė ngritur nė atė kohė me shumė pėrkujdesje nga qeveritė socialiste. Pėr kėtė, duket se akuzat ndaj Theodhori Sollakut pėr lidhjet me krimin duket se nuk e kanė shqetėsuar shumė, por sapo nė skenė ka dalė emri i “Hakmarrjes pėr Drejtėsi”, ai ka reaguar ashpėr, pasi iu prek njė shoqėri e vjetėr me tė cilėn ka kaluar pėrmes mjaft situatash. Njė kėndvėshtrim interesant ėshtė se gjatė periudhės sė Arben Rakipit, kur Visha ka qenė zėdhėnės i prokurorisė ka qenė nė shėrbim tė drejtpėrdrejtė tė krimit dhe nė momentin kur Sollaku shkeli nė institucion ai u bė njė drejtor i marrėdhėnieve me jashtė ose njė mbrojtės i hapave dhe gjurmėve tė krimit. Megjithatė dyshime serioze hidhen tani nga shqyrtimi i skemės sė veprimit tė organizatės “Hakmarrja pėr Drejtėsi”, kur Visha sipas kryeministrit Berisha duket se ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm, pas vrasjes sė shoferit tė Sollakut Genci Sina.

    Megjithatė, nė pritje tė sqarimeve lidhur me “qendrimin e Vishės nė Londėr”, mund tė thuhet se thirrja e Vishės pėr tė rregulluar shėnjestrėn e Berishės tregon se ekzekutivi dhe kryeministri janė nė drejtimin e duhur tė zbardhjes sė lidhjeve tė krimit me prokurorinė ku duket se jo vetėm Sollaku tani, por edhe Ardian Visha hyn nė objektivin e hetimit tė gjerė, qė do tė fillojė zyrtarisht shumė shpejt ku qeveria Berisha do tė kėrkojė ndihmėn e qytetarėve pėr ta mbėshteteur nė nismat antikrim. Dalja e fakteve nė lidhje me tė kaluarėn e njerėzve tė rėndėsishėm tė prokurorisė shqiptare tregon se sa thellė ėshtė futur krimi dhe korrupsioni nė qelizat e organit tė akuzės.

  9. #19

    S F U M I M I

    “Sollaku” sfumon “Spartakun”
    Nga Aulon Mehdiu


    Ajo e ashtuquajtura kriza mė e madhe nė gjirin e mazhorancės, ėshtė fashitur ende pa dalė mirė nė skenė. “Kocka e fortė” nė gjirin e demokratėve, Spartak Ngjela, pas ngrirjes duket se nuk pėrbėn mė krizė pėr shumicėn dhe qeverinė. Ai ėshtė degdisur nė njė komision mediash, ku nė mbledhjen e parė ku duhet tė ishte i pranishėm nuk shkoi. Por oshėtima qė hoqi nga skena e debateve bubullimėn Ngjela, ishte lufta mediatike, nė qendėr tė sė cilės ishte dhe ėshtė Theodhori Sollaku, prokuror i pėrgjithshėm i Shqipėrisė. Para jo mė shumė se njė jave, tė gjithė diskutonin se si do t`i vendte puna e filli mazhorancės dhe qeverisė, e aq mė tepėr si do ti vende halli e litari “rrebelit qė kishte guxuar” t`i dilte kundėr Njėshit tė partisė, atė qė s`guxon ta bėjė asnjė brenda Partisė Demokratike. Por njė javė mė pas, pėrveē daljes sporadike nė ndonjė ekran televiziv, nė skenėn e debatit ishte ngjitur dikush tjetėr. Lideri i qeverisė dhe i mazhorancės, tregoi se nė njė kohė tejet tė shkurtėr mund tė luante me shumė vetė dhe me shumė porta, duke i sjellė gjėrat ashtu siē do dhe di vetė. Pikėrisht kriza me emrin Sollaku, e cila u duk se u mbyll pas kthimit tė tij nga Uashingtoni, ka mbyllur nė fakt njė tė ēarė tė madhe nė fasadėn e qiellgėrvishtėsit blu tė qeverisjes. Emri i Dhori Sollakut, nuk pushtoi vetėm median shqiptare, por ai u trajtua gjerėsisht edhe nga shtypi ndėrkombėtar. Akuzat e kryeministrit Berisha, se pikėrisht Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė molepsur kokė e kėmbė me krimin nuk kishte si tė mos viheshin re nga “tė jashtmit”. Nė numrin e tė martės, e pėrditshmja konservatore greke Kathimerini do e hapte lajmin me titullin “Korrupsion Shqiptar”. Agjencitė e lajmeve, AP, Reuters si dhe disa media rajonale do ta mbartnin ndėr lajmet kryesore deklaratėn e Berishės dhe sulmet e tij ballore ndaj Sollakut. Pra, do shkakohet apo jo Sollaku, kjo ėshtė temė tjetėr, e rėndėsishme ėshtė qė vėmendja u shkėput nga ato qė janė me tė vėrtetė probleme pėr vendin, dhe u pėrqėndrua nė artifice. Kėshtu ka ndodhur edhe mė parė kur pėr tė sfumuar tema me rėndėsi ditore, u nxorrėn tė tjera ēėshtje artificiale si Zogu i Zi etj. Por pėr ironi tė fatit, Theodhori Sollaku, me njė emėr ortodoks mban edhe njė mbiemėr me origjinė turke qė do tė pėrkthehej pikė pėr pikė nė shqip : Majtosh, ose e thėnė popullorēe Mėngjėrash. Nuk kemi ide nėse kryeministri e di apo jo kėtė, pasi padyshim qė do t`i shtohej edhe mė, kundėrshtia ndaj prokurorit pėr tė cilin vetė dha viston e zgjedhjes pak vite mė parė. Pra, Shqipėria ndonėse njė vend tmerrėsisht i vogėl dhe i parėndėsishėm nė skenėn rajonale, europiane dhe atė globale, ka aftėsinė tė gjenerojė njė larmi zhvillimesh, ngjarjesh dhe pėrplasjesh pėr tė cilat do tė na e kishin zilinė ushtria e kolegėve tanė gazetarė, tė nemitur nga qetėsia gjumėndjellėse e politikės sė pulsit normal. Vetėm nė Shqipėri ndodh, qė edhe shtrimi i njė trotuari ēfardo, nė njė qytet ēfarėdo, varet nga politika, e jo nga taksat qė qytetarėt paguajnė. Por padyshim, asnjėra nga kėto nuk i vlen ecjes pėrpara, por veē njė ēepetosje gladiatoriane politike, qė shqiptarėve tė shkretė nuk u ka munguar thuajse asnjė ditė nė kėta 15 vjet tė demokracisė sė tyre tė shtrembėr. Thjesht, ėshtė koha pėr PUNE konkrete, dhe jo llafe qė ngrijnė e shkrijnė, ngrejnė e zbresin, vrasin e presin Spartakė e Sollakė…


    19/04/2006

  10. #20
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,410
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri i pėrgjigjet kryeprokurorit. “Lėvizja pėr ta hetuar ėshtė politike se politika jonė e pėrbashkėt ėshtė ēmontimi i krimit tė organizuar”

    Berisha: Nuk bėj prokurorin, por udhėheq maxhorancėn kundėr krimit

    Nevila Perndoj

    Tiranė- Kur nuk u mbushėn as 24 orė nga dalja e parė publike e kryeprokurorit Theodhori Sollaku lidhur me akuzat e Partisė Demokratike, kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, ka replikuar ashpėr dje nė distancė me kreun e akuzės. Nė mbledhjen e djeshme tė grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, kryeministri ka qenė mė i ashpėr se kurrė nė qėndrimin e tij kundrejt veprimtarisė sė Sollakut, duke e cilėsuar kėtė tė fundit ai avokatin e krimit. Duke preferuar qė t’i drejtohet publikisht “avoketėrve” tė Sollakut, Berisha u ėshtė drejtuar fillimisht me njė pyetje: “Unė do t’ju bėja atyre vetėm njė pyetje: Ku ishte njeriu i cili nė pėrputhje me nenin 3 tė ligjit pėr prokurorinė ka nė kontroll tė plotė total dhe nė vartėsi totale institucionin e prokurorisė.... Jo vetėm kaq, por ligji i prokurorisė i ka dhėnė kryeprokurorit tė drejtėn pėr tė marrė ēdo ēėshtje dhe deleguar te prokurori qė do. Avoketėrit e z. Sollaku le tė mė thonė mua, se si mundet qė killer dhe serial killer, bandat kriminale tė sundonin lagje dhe qytete tė tėra tė kėtij vendi dhe prokurori i pėrgjithshėm tė bėnte tė paqmin. Si mundet qė korrupsioni tė rritet me shpejtėsi galopante nga viti nė vit. Po flas nga 2002 deri nė 2005-ėn dhe prokurori i pėrgjithshėm tė mos kėrkojė heqjen e asnjė imuniteti, pėrveēse njė imuniteti pėr fjalėn e lirė. Pra, si mundet qė prokurori i pėrgjithshėm, i cili deklaroi se e vetmja porosi qė u kam dhėnė vartėsve tė mi ėshtė tė interpretojnė ligjin, sipas jush dhe jo sipas tjetėrkujt, tė deklarojė nė tė njėjtin emision se ne i kėrkonim kriminelėt dhe ata ishin nė kafene dhe pinin kafe me prokurorėt”, -tha Berisha. Ai shtoi se, “ēfarė ėshtė ky interpretim ligji sipas Mark Abdisė apo Aldo Bares, qė prokurori dhe kriminelėt tė pinė kafe nė tė njėjtėn kafene. Kush e ka penguar prokurorin e pėrgjithshėm tė lėshojė urdhėr arresti pėr Lul Berishėn. Ata qė duan tė drejtė pa tituj, ata kalojnė mbi kufoma. Nga fėmija tek mė i moshuari e dinė qė ai ishte njė ekzekutor. Shoqėria dhe kombi ka njė ndėrgjegje dhe ajo nuk mund tė jetė e krimit. Nuk e arrestonte ai. Pikėrisht se pinte kafe me tė nė “Triesten” e Nard Kokės. Kjo ėshtė e thjeshtė. Pinė edhe tė tjerė kafe me tė. Edhe ministra. Kėta ishin klubi. Kush e pengonte prokurorin tė lėshonte mandat arresti pėr Nehat Kullėn? Z prokuror, ky ėshtė moral krimi”, - tha Berisha.

    Dosjet
    Kryeministri Sali Berisha ka folur dje edhe pėr dosje qė, sipas tij, janė shtyrė apo mbyllur, duke sjellė edhe dėme financiare shtetit shqiptar. “Tė na thotė pak prokurori, t’u thotė avoketėrve tė tij, me ēfarė morali hapi dosjen e njė shume prej 75 milionė dollarėve evazion. Po, zotėri, nė vitin ‘98-‘99 janė futur dhjetėra makina dhe vetura tė paregjistruara, sepse tė zotėrit e tyre paguanin doganierėt. Dhe kjo faturė nuk ėshtė njė milion, por 75. Dhe a e dini ju se kjo ishte njė nga dosjet e para qė hapi z. Sallaku? Po, ēfarė bėri? Bėri Arben Malajn. E shtyu derisa u parashkrua si evazion fiskal. Dėmi i buxhetit ishte 75 milionė. Kjo u shndėrrua nė konto bankare, hotele, motele, trafiqe tė hajdutėve nė dogana. Ēfarė do tė thotė prokurori pėr dosjen e Gazmend Mukės. E dini ju se Gazmend Muka ėshtė ish-kryetari i kthimit tė pronave nė qytetin e Durrėsit. Administratori i Aibės, i Dukės sė krimit, i cili u emėrua nė ’99-ėn qė klani i zemunit tė pėrvetėsonte pronat. Njė familje me mbiemėr Shijaku ia paraqitėn njė ditė prokurorit dhe i thonė: Urdhėro dokumentet se si kėta falsifikojnė. Prokurori nė zbatim tė ligjit, hap ēėshtje penale. Ēfarė fakton hetimi? Fakton qė nga 108 vendime, 102 ishin tė paligjshme, sepse mbanin vetėm firmėn e kryetarit dhe jo tė anėtarėve tė komisionit. Mirėpo kapo-klani e urdhėron tė mbyllė dosjen....”,- tha Berisha

    Akuzat, politike?
    Pėr herė tė parė kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se lėvizja e tij ėshtė politike. “Po. Me asnjė lloj mėdyshje”, - tha ndėr tė tjera ai. “Sallaku” i pėrkiste partisė sime. Ka qenė kėshilltari im. Ka qenė kandidat pėr deputet i partisė sime.... Ėshtė politike se politika jonė e pėrbashkėt ėshtė ēmontimi i krimit tė organizuar. Ėshtė lufta me zero tolerancė ndaj krimit tė organizuar. Unė nuk bėj gjykatėsin apo prokurorin. Unė udhėheq njė mazhorancė me njė platformė tė caktuar nė pėrballje me krimin e organizuar. Kjo vetėm kjo ėshtė politika jonė. Le ta harrojnė avoketėrit e tij se unė mund tė kem politikė tjetėr. Unė e kam votuar atė pėr prokuror. Hetimi i prokurorit tė pėrgjithshėm ėshtė njė ēėshtje e rėndėsishme pėr vendin. Garantoj se do tė zbatohet nė mėnyrė rigoroze procedura ligjore. Ne jemi njė vend me ligje demokratike. Ne kemi vullnet tė plotė ti zbatojmė ato. Ne jemi tė vendosur te shteti ligjor”,- tha Berisha. Ai shtoi se “asnjė procedurė ligjore nuk do tė cenohet. Nė tė kundėrt, mendoj se parlamenti do tė vendosė qė seanca e dėgjimit tė tij tė transmetohet nga media. Shqiptarėt le ta gjykojnė vetė. Le tė jenė ata gjykatėsit mė tė mirė tė dosjeve tė rėnda sa mali i Dajtit, qė ne do paraqesim nė komision pėr zotėrinjtė qė jo vetėm kanė fjetur mbi to, por rezulton se dhe ėshtė ushqyer me to”, - tha ai

    “Bashkėshortja e Sollakut nuk dėshmoi nė gjyq se kishte frikė nga Imelda Tasho”

    Tiranė- Kryeministri Sali Berisha hodhi akuza tė rėnda edhe ndaj punės si gjyqtare tė bashkėshortes se prokurorit tė pėrgjithshėm, Zeqine Sollaku. “Ēfarė do t’i thotė prokurori i pėrgjithshėm biznesmenit grek, tė cilit ia tjetėrsoi tėrėsish pasurinė, kompaninė e themeluar prej tij me dy ortakė nėpėrmjet noteres, falsifikatore dhe gjykatėses superfalsifikatore. I pėrvetėsoi njė kompani prej disa milionė dollarėsh. Dhe kur biznesmeni vjen, i thotė qė nuk ėshtė kompania jote. Ja ku i ke dokumentet, firmėn e zonjės “Sallaku”. Unė respektoj tė gjitha nėnat, gratė dhe motrat shqiptare, por brenda tre muajve ka dy-tre gjyqe pėr kėtė aferė. Vėrtitej investitori grek pėr pronėn e tij pėr tė gjetur tė drejtėn. Hetimet e bllokuara. Po pse kjo? Sepse Ilir ***ēini ishte njeriu i Sollakut. Nė qoftė se ne pėrdorim pushtetin e njerėzve tanė, tė bashkėshorteve apo tė vėllezėrve pėr tė pronėsuar njerėzit, ne kryejmė krime. Je apo nuk je ti aksioner nė kompaninė e pėrvetėsuar dhe tė vjedhur me dokumente tė falsifikuara? Ndėrgjegjja jote e di. Por njė gjė do tė them: “Ke kryer njė vepėr tė rėndė, tė shėmtuar me bllokimin e hetimeve, kurse bashkėshortja jote ka dhunuar ligjin nė favor tė njerėzve tė tu tė afėrt nė mėnyrėn mė tė pabesueshme. Kjo dhe vetėm kjo do tė mjaftonte pėr ēdo prokuror me minimumin e integritetit, qė ai tė largohej nga skena e drejtėsisė”, -tha Berisha. Ai shtoi se Prokurori i Pėrgjithshėm u shndėrrua mbrėmė nė njė avokat krimi. “E dėgjuat ju argumentin sepse nuk ekstradohet njeriu qė vendosi autobombėn te “Vefa”. Njė nga terroristėt mė tė mėdhenj tė rajonit. Nuk ekstradohet pėr arsye politike, - tha, -se Berisha e bėri politike ēėshtjen. Ekzekutimi nė mes tė Tiranės u bė pėr motive qė vetėm zoti dhe zonja Sallaku dhe diplomatja kriminele i di. Nuk pati guxim kurrė qė zonjėn gjyqtare Sallaku ta bėnte tė dėshmonte, sepse kishte frike se diplomatja kriminele mund t’ia shkrepte nė sallėn e gjyqit motivin e vėrtetė tė eliminimit mafioz. Sepse detyra mė elementare, mė njerėzore pėr njė njeri, zyrtar apo qytetar, ėshtė tė dėshmojė kundėr njė krimineli qė vret tjetrin para syve tė tij. Se diplomatja do t’ia numėronte nė sy shkakun, sepse dashnori i saj ekzekutoi tjetrin nė mes tė bulevardit. Janė probleme tė hetimit kėto tė gjitha”, - tha Berisha.

Faqja 2 prej 20 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •