Close
Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 193
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    patjeter ki andrea stefani qe do tmerrohej nga takimi nano berisha..
    kishin tjera plane keta djaj .. te falangave vampire ku militon ki m.ut m.uti sikurse nano mustafa e andrea stefani..
    po kopsisnin mire tere skemen se si do ta rrezonin shtetin e dal nga vota me mjete causho gjinush ceko-ruco gjolek malo-meto braho bizhgo brace-arapoiste.. kur fap mbiu pakti nano berisha qe e shmang 97-ten e e con miletin pa kallash po me certifikat ne kuti te votimit ku behet puna shteti demokracia e ku kursehen jet femijesh..
    keshtu patjater qe andrea do ta quaj djallo-g nismen emancipuese te dy politikanve berish e nano..
    na duall nje lakmus i lakmushem ki takimi nano berish.. sepse i nxorri sikurse ne breg deti nxjerr leshteriket dhe vampiret u cfaqen nje nga nje apo ne lukuni si cakejte..
    me kujton histeria e ketyre kanibalve dhe turfullimin e qoses kur berisha perpiqej te ulte tensionet e te shmangete katastrofen ne 97-ten.. e qosja i terbuar ulerinte.. mos i ulni hunjt e zjarrit o trimat e agollit e zabit petro kocit.. po bjerini shtetit e digjeni e shkatrroheni.. me revolucion te vonuar..

    kulmi i transparences ..

    ja mjafton te shenosh tere artikull beresit kunder takimit berish nano.. dhe i ke dhene historise nje liste me kanibale..

    dhe erion tasja qe ka mprehur hanxharin tash nje vit kunder kadarese eshte hidheruar qe nuk po realizonet pllani edvinist per revolucion qe 100 fishon varrezat..

    tmerr..

    thx xhu per shkrimet anti takim..

    i dime me mire nashti.. kush jane ata qe kan ushqyer caushizmin.. vampirizmin.. e qe nuk duan ta shikojne kte popull te haje nje cop buk rehat..

  2. #142
    Shkruan Ilva Tare ...
    Pėr ēdo vit janė shembur, nė vend qė tė ngriheshin shtyllat e njė shteti ligjor. Pėr ēdo ditė ėshtė shtuar numri i tė papunėve, i tė varfėrve qė presin bukė, i qytetarėve qė duan drita dhe ujė. Pėr ēdo natė janė thurur legjenda me investime dhe investitorė tė fuqishėm qė kurrė nuk u panė tė sjellin kapitalet e tyre nė Shqipėri. Sa herė ėshtė dashur tė vihet demokracia nė provė politikanėt e kanė futur vendin nė kolaps nga paaftėsia dhe pafytyrėsia pėr tė gjetur zgjidhje pėr zgjedhje me standarde.
    Edhe une po ndez qiririn, per ta lexuar, sepse nuk e di, nga qe nuk po e ndjej, nuk po e shoh, nuk po e vuaj ...


  3. #143
    Gaxeta Shqiptare, 28 Jenar 2007

    Buri’ e fortė nė trafikun elektoral
    Nga Ilir DHIMA

    Pas njė krize tė zgjatur politike pėr tė pėrcaktuar standarde nė zhvillimin e zgjedhjeve tė pritshme vendore, pas nisjes sė parakohėshme tė fushatės nga ana e kandidatit tė mazhorancės aktuale pėr tė fituar drejtimin e punėve tė Kryeqytetit, pas cilėsimit nė vazhdimėsi tė Edi Ramės si “ish kryetari i Bashkisė sė Tiranės” nga kreu i kėsaj maxhorance, pas pėrdorimit tė shkollave dhe auditorėve bashkė me kontigjentet e nxėnėsve dhe studentėve nė funksion tė fushatės sė tė zgjedhurit nga e djathta, pas njė vargu tjetėr tė gjatė shkeljesh tė trafikut antiligjor elektoral, njė buri’ e fortė dėgjohet nė mes tė zhurmės sė kėtij trafiku.

    Deklarata e Sali Berishės bėrė para pak ditėsh nė mbledhjen e grupit tė deputetėve tė Partisė Demokratike, pėr nisjen e njė hetimi tė shpejtė mbi Prokurorin e Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, s’ka se si tė mos i kujtojė lexuesit kronikėn e ngjeshur dhe tė mbrapshtė tė vitit tė kaluar, tė cilėn mė sė shumti e mbushi ēėshtja e dėshtuar e hetimit dhe e shkarkimit tė kėtij funksionari tė lartė publik. Por, nė kėto rradhė, duke mos dashur tė pėrsėritim shumė citime dhe argumente tė pėrdorura nė mjaft artikuj tė mėparshėm, sidoqoftė jemi tė detyruar tė pėrqėndrohemi edhe njė herė nė ndonjė moment tė kėsaj ēėshtjeje, qė kėto ditė ėshtė aktualizuar me theks tė veēantė.

    Nė takimin e fundit tė Sali Berishės me deputetėt e Partisė qė kryeson, ai shpalli edhe njė herė publikisht, se nuk do tė stepet derisa tė largojė Sollakun nga kreu i organit tė akuzės. Pėr ta realizuar kėtė synim tė fiksuar nė mendjen, nė gjithė qenien e tij, Kryeministri iu shpalosi vartėsve tė vet dy mundėsi: emėrimi nga Kuvendi, me propozim tė Qeverisė, i njė grupi prokurorėsh tė pavarur dhe, nė mos kjo, emėrimi i njė Zėvendėsprokurori tė Pėrgjithėm pėr tė hetuar Sollakun.

    Njė vit i tėrė me kompromentime tė rėnda tė egos unikale tė njė Kryeministri si ky yni nuk i paska dalė kėtij, qė nė mos tė hiqte dorė nga kjo ēėshtje, sė paku tė huazonte rrugė dhe argumente tė arėsyshme pėr t’ia dalė mbanė. Sepse, tė dyja alternativat e shpallura sė fundi me zė tė lartė nga Berisha, mund tė thuhet qysh tani, gjithashtu me plot gojėn, se ‘do tė thyejnė kokėn’ gjatė pėrplasjes me ‘murin’ e Kushtetutės sė vendit.

    Disa dispozita tė saj nuk pėrcaktojnė veēse qė: Prokuroria ushtron ndjekjen penale, si edhe qė pėrefaqėson akuzėn nė gjyq nė emėr tė shtetit (neni 148/1); Prokurori i Pėrgjithshėm emėrohet nga Presidenti i Reepublikės me pėlqimin e Kuvendit (neni 149/1) dhe mund tė shkarkohet nga Presidenti i Republikės, me propozim tė Kuvendit, pėr shkelje tė Kushtetutės ose pėr shkelje tė rėnda tė ligjit gjatė ushtrimit tė funksioneve tė tij... (neni 149/2); Prokurorėt e tjerė emėrohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikės, me propozim tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm (neni 149/3). Pra, siē kuptohet, as Kuvendi, aq mė pak Qeveria, nuk ka tagra pėr tė tė emėruar grup prokurorėsh ‘tė pavarur’ dhe as Zėvendėsprokurorin e Pėrgjithshėm, pėrveēse pasi tė ndryshohen kėto dispozita, amendimi i tė cilave kėrkon doemos jo mė pak se dy tė tretat e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit (neni 177/3). Madje, edhe nėse arrihet ky kuorim, pėr tė cilin, nė kushtet aktuale me kundėrvėnie tė theksuara politike dhe brendaparlamentare, as qė mund tė bėhet fjalė, qė tė mund t’i hapej rrugė hetimit tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm do tė kėrkohej jo vetėm vota e tri tė pestave e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit, por edhe koha e nevojshme pėr disa dispozita tė Kodit tė Procesurės Penale. Sepse, Kushtetuta (neni 83/3) parashikon nė mėnyrė taksative moslejimin e zbatimit tė procedurave tė pėrshpejtuara pėr shqyrtimin e njė karakteri tė veēantė projektligjesh, ku numėrohen edhe kodet.

    Tani, natyrshėm shtrohen pyetjet: Pėrse atėhere Berisha i rikthehet projektit tė tij pėr hetimin dhe shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, edhe pasi mori pėrgjigje tė prerė nga Presidenti i Republikės dhe nga Gjykata Kushtetuese? Pėrse atėhere shpall deklarata me kėtė pėrmbajtje pikėrisht, kur sapo filloi zyrtarisht fushata zgjedhore pėr organet lokale tė pushtetit? Disa media e lidhin pėrgjigjen e kėtyre pyetjeve me presionin qė kėrkon tė ushtrojė Kryeministri mbi organin e akuzės, qė po heton, po ‘i nxjerr petėt byrekut’, po i zhvidhos akrepat dhe ingranazhet e ‘Ora shpk’, njė televizion ky, i cili sapo ka filluar transmetimet nė mėnyrė krejtėsisht antiligjore nė mbrojtje tė hapur tė fushatės berishiane pėr zgjedhjet e pritshme, duke u pėrpjekur tė manipulojė me sa tė mundet opinionin publik. Kjo hipotezė ėshtė vėrtet pėr t’u sjellė nė vemendje.

    Por, sidoqoftė, po aq nė vemendje, nė mos mė shumė, janė pėr t’u sjellė pėrpjekjet e Sali Berishės qė me anė shantazhesh tė forta dhe tė pėrsėritura mbi organin e Prokurorisė dhe titullarin e saj, tė mundė tė topitė frymėn e tyre, pėr tė ndėshkuar cilindo qė tenton ose ndėrmerr veprime qė falsifikojnė dhe deformojnė procesin zgjedhor. Veēanėrisht pas miratimit, nė frymėn e marrėveshjes politike tė arritur nė tryezėn e thirrur dhe ngritur nga Kryetari i Shtetit, tė njė dispozite tė Kodit Zgjedhur, sipas sė cilės ata, kundėrvajtėsit, mund tė dėnohen deri nė shtatė vjet heqje lirie. Nga kėto shantazhe tė Kryetarit tė Qeverisė merr zemėr, siē kuptohet, edhe Ministri i Drejtėsisė, Aldo Bumēi, i cili qė tė nesėrmen e shfaqjes sė shefit tė vet nė grupin parlamentar tė PD del e u thotė gazetarėve, se nuk ka ndryshuar aspak qėndrimi pėr shkarkimin e Prokurorit tė Pėrgjithshėm, nė vend qė tė garantojė pėr zhvillimin e votimeve tė plota dhe korrekte edhe nė sistemin penitenciar, kur dihet se gjatė proceseve tė mėparshme zgjedhore, nėpėr burgje janė vėnė re mangėsi tė mėdha.

    Te kėto shantazhe e merr frymėzimin, me sa merret vesh, edhe Zėvendėsministri i Brendshėm, Ferdinand Pone, pėr tė urdhėruar zyrat e gjendjes civile qė tė pajisin me certifikata pėr zgjedhjet edhe ata qytetarė qė s’kanė mundėsi pėr tė provuar identitetin e tyre. Ndonėse ka tė ngjarė qė ai ta ketė marrė parasysh kallzimin penal qė do tė bėnte menjėherė ndaj tij opozita e bashkuar. Prej kėtyre shantazheve ka tė ngjarė qė tė marrin yrrja-berihajin mbi infrastrukturėn zgjedhore dhe mbi kutitė e votimit shumė militantė partiakė dhe nėpunės pushtetorė, tė cilėve u njihet mirė zelli i tepruar pėr kėsi punėsh dhe nė kėsi rastesh. Nejse, ēdo gjė mund tė ndodhė, nėse organi i akuzės qysh tani zė e lidh duart, duke bėrė sehir, nė vend qė t’i bindet rigorozisht vetėm Kushtetutės dhe ligjeve. Ligjeve, nė kuptimin mė konkret tė kėsaj fjale.

    Tė mos harrojmė pastaj cilėsimin nga tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė tė kėtyre zgjedhjeve si “shumė tė rėndėsishme”, me ēka mund tė kuptohet se, procesi i tashėm vėrtet u pėrket zgjedhjeve administrative, por nė kushtet dhe atmosferėn e sotme ai merr njė karakter tė theksuar politik dhe ndikon fuqishėm nė tė ardhmen europiane tė vendit. Sepse, me firmosjen e marrėveshjeve tė Stabilizim-Asociimit, BE pret nga vendet nėnshkruese, tė cilėt duan tė jenė pjesė e komunitetit tė tė drejtave tė Bashkimit Europian, qė ky vullnet pėr tė hyrė nė tė tė pasqyrohet nė ndėrmarrjen sa mė parė tė tė ashtuquajturave ‘Kritere tė Kopenhagenit’. Janė kėto kritere qė kėrkojnė nga vendi kandidat, qė si kusht paraprak tė realizojė stabilitet institucional, si garanci pėr rendin demokratik dhe ligjor.

    Nė Marrėveshjen me Shqipėrinė, nuk dimė qė BE tė ketė bėrė ndonjė lėshim nga kėto kritere, ose seleksionim tė tyre nė favor tė vendit tonė dhe tė pushtetit aktual. Dhe pėrse duhej bėrė kėshtu, xhanėm?!

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    GSH-ja .. e dhimo malltez bollinos aleate besnike e bandes hakmarrja.. te altin ruc edvin shyto arapo-vampireve..
    Sa po nuhasin se po luan dicka kunder Sallakut menjihere mobilizohen kta te GSH-se..
    999 gure levriu Gazeta Shqiptare .. kjo binjake e ZP-se.. derisa e liroj kanibalen Imelldė.. bashk autoren e Altin arapit.. ne vrasjen e Genc Sines.. dhe e nisi per ne Bruksel..
    Mafie dhe e frikshme kjo GSH-ja..
    Iliri tjeter i GSH-se.. ai kulla .. del instruktor i kanibaleve te Kosoves qe ekzekutuan Komandant Drinin..

    tmerr..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 28-01-2007 mė 16:25

  5. #145
    Panorama, 28 Janar

    Debati pėr Shqipėrinė risjell vėrejtjet. Evropianėt: Koha pėr seriozitet
    KE: Shqipėria, si vendet e Kaukazit
    “Koha qė zgjedhjet e lira tė mos jenė mė tė pamundura”

    Shqipėria ėshtė kryqėzuar sėrish nė Strasburg. Ato ēka rrodhėn nė kėto javėt e muajt e fundit nė Tiranė duket se u pėrthyen thatė e pa ekuivok edhe nė dokumentet zyrtare tė KE.

    “Jeta politike nė vend vazhdon tė dominohet nga konfrontimet dhe obstruksionizmi”. Thuhet kėshtu nė projekt-rezolutėn, e cila zbriti nė pasditen e sė enjtes nė qendėr tė njė debati situatėn nė Shqipėri.

    Raporti i hartuar nga bashkėreporterėt holandezi Platvet dhe anglezi Uilshir i bėn njė skaner situatės politike nė vend dhe nuk kursehet nė rezerva e vėrejtje. Ajo qė u vu re gjatė diskutimeve tė parlamentarėve ishte fakti se Shqipėria duhet t’i japė fund pamundėsisė pėr tė mos bėrė zgjedhje tė ndershme dhe se ka ardhur koha qė ky vend tė ketė mė nė fund njė Kod tė qėndrueshėm zgjedhor, duke iu shmangur polarizimit absurd dhe tė vazhdueshėm tė klimės politike.

    Pjesa mė e madhe e oratorėve ishin tė mendimit se zgjedhjet e shkurtit do tė mbeten testi mė i parė i asaj ēka po diskutohet kėtu nė hemiciklin e pallatit tė Kėshillit te Evropės. Pėr deputetin turk Cebeci tė grupit PPE-sė “demokracia nuk ėshtė vetėm ligje tė mira, por ėshtė edhe kulturė debati”.

    “Ne, - thanė tė tjerėt, - nuk mund tė presim mė shumė nga njė demokraci si ajo e Shqipėrisė qė ka vetėm 16 vjet jetė, ndėrkohė qė demokracitė nė vendet tona kanė mė shumė se 200 vjet jetė. I ekuilibruar u paraqit nė fjalėn e tij socialisti Kastriot Islami. Ai, pasi pėrmendi arritjet e qeverive socialiste nuk la shkas pėr tė sulmuar kundėrshtarėt e tij politikė. Nė tė njėjtėn linjė ka lėvizur edhe Aleksandėr Biberaj i PD-sė. Ashtu si homologu i tij socialist tha se ky ėshtė njė ndėr raportet mė tė ekuilibruar tė bėrė ndonjėherė nga KE pėr Shqipėrinė.

    Pavarėsisht faktit qė pėr shumė oratorė ky ishte njė raport i ekuilibruar, personalisht mendoj se gjithsesi ai nuk doli nga njė linjė e ashpėr qėndrimi ndaj njė vendi, i cili nė 16 vite tė anėtarėsimit nė KE vijon tė jetė larg, madje shumė larg disa vendeve tė tjera, tė cilat kanė arritur tė kapėrcejnė testet e vėshtira tė demokracisė dhe tė japin shembuj tė njė progresi tė dukshėm.

    Nga ajo ēfarė doli nga seanca e ditės sė enjte rezulton, se Shqipėria do tė vijojė tė mbetet edhe pėr disa kohė vendi i njė demokracie tė deformuar, e krahasuar me disa vende tė periferisė sė Rusisė dhe Azisė sė largėt tė tipit kaukazian gjeorgjian apo armen.

    Shumė deputetė kėtu tė thonė se nuk arrijnė tė kuptojnė se si ka mundėsi qė njė vend dhe njė klasė politike nuk arrin ende tė kalojė testin e parė, qė janė zgjedhjet demokratike.

    Gjithsesi, sytė tani janė drejtuar drejt 18 shkurtit pėr tė parė nėse ato qė u thanė me ngjyrė rozė nga dy-tre deputetė optimistė pėr Shqipėrinė do tė mbeten tė tilla.

  6. #146
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ti xhumak.. po lufton me pende ketu per te na i lene ne shekuj mafiozet.. e ketej ben komedi sikur po te djeg korrupsioni.. i vendit..

    aiii bre..


    ja cthote 55-sa..

    ...

    Data: 29/01/2007, ora

    Blendi Gonxhe - kutia e zezė e Edi Ramės



    Ka ardhur koha qė kryebashkiaku Rama tė deklarohet pėr raportin qė e akuzon pėr bakshishe me lejet e ndėrtimit, nė njė shumė prej 660 milionė dollarėsh. Edvini nuk mund tė dalė rrugėve me Shalsin apo tė tjerėt, qė e kanė gjetur gati regjimin e gjobave, por duhet tė shprehet se ku e ka fshehur Blendi Gonxhen, ideatorin e grabitjeve tė pronave tė tiranasve tė vjetėr, pronave shtetėrore, si dhe pronave tė tjera qė, pas ’90-s, u verifikuan si prona tė shtetasve tė huaj



    Kryebashkiaku vazhdon tė shfaqet me Eduard Shalsin, qė duket se nuk mendon fare pėr ēka thotė, por ėshtė nė njė lidhje tė shkurtėr me shefin e tij; po ashtu, ai shfaqet me Vali Bizhgėn, Mimi Kodhelin apo tė tjerė tė paditur tė aferave tė bashkisė. Dhe i gjithė ky skenar shėrben pėr tė na larguar vėmendjen nga “Kutia e Zezė” e punėve tė bashkisė, nga dėshmitari i parė i tė gjitha aferave tė zeza qė, sipas njė raporti tė Shėrbimit Informativ Shtetėror (cituar nga disa tė pėrditshme) ka shpėrdoruar (vjedhur, thėnė me fjalė tė thjeshta) mė shumė se 660 milionė dollarė, nga Blendi Gonxhe. I pranishėm pranė Edvin Ramės, qysh kur ai nisi tė menaxhonte fondet publike, aty nga viti 1998, Blendi Gonxhe ėshtė ideatori i projektit famėkeq tė shpėrdorimit tė fondeve publike pėrmes vendimeve tė qeverisė, nisur sė pari me projektin e stėrnjohur (shpėrdorues) tė fasadave tė ministrive. Meqė s’ka nevojė pėr detaje tė mėtejshme pėr kėtė aferė (e mirėnjohur pėr tė gjithė publikun), vėmendja do drejtuar nga mekanizmi i vėnė nė punė nga Bashkia e Tiranės, pėr tė rrjepur qytetarėt, pėr tė cilat nuk mund tė pėrgjigjet Shalsi, as Kodheli, as Bizhga, bile as Peza (Dashamir), por vetėm Blendi Gonxhe. Dhjetėra dėshmi ka publikuar media pėr instalimin e sistemit tė sekserėve tė lejeve tė ndėrtimit. Dėshmia “a posteriori” e Hajredin Fratarit, por edhe dhjetėra dėshmi tė tjera, flasin pėr sistemin e gjobave qė thuajse u zyrtarizua nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit tė Bashkisė sė Tiranės. Vetėm 4-5 firma ia arritėn, pėrmes klientelizmit, tė merrnin leje nė epokėn “Rama”, edhe ato, vetėm pasi iu nėnshtruan sistemit tė gjobave, tė ideuar nga Blendi Gonxhe e tashmė, tė “varrosur” nė “Kutinė e Zezė” tė Bashkisė, ngaqė Edvini refuzon tė flasė pėr tė, njėlloj si burrat qė s’duan tė flasin pėr lidhjet e dėshtuara tė sė shkuarės. Por s’ėshtė vetėm instalimi i sistemit tė gjobave pėr biznesmenėt e ndėrtimit, kryesorja pėr sa i pėrket industrive nė zhvillim, nga viti 2000 e kėtej. Blendi Gonxhe ideoi njė sistem tė gjerė tė identifikimit tė pronarėve tė vjetėr tė Tiranės, tė tokave me pronėsi shtetėrore tė dyshimtė, si dhe tė pronave qė, pėr njė arsye a pėr njė tjetėr, ishin nė pronėsi tė tė huajve (pronėsi qė kishte mbetur e ngrirė gjatė epokės komuniste). Pas kėtij procesi, njė rrjet i gjerė presioni, dhune, mashtrimesh, - bile kryeministri i vendit deklarohet se ka informacione edhe pėr pėrdorimin e vrasėsve me pagesė, - ia arriti t’i zhvishte individėt nga pronėsia e, pasurinė e grabitur, ta shpėrndante pėr klientelėn e ndėrtuesve, pa asnjė lloj transparence. Dėshmitė e sistemit tė centralizuar tė presionit, pėr tė cilat mund tė flasin shumė mirė biznesmenėt qė nuk iu bindėn e, jo vetėm pronarėt e ligjshėm tė rreth 10 hektarėve qė Edvini i mori me njė vendim tė dyshimtė qeverie nė kohėn e Ilir Metės, tregojnė pėr pėrmasat e gjera tė regjimit Rama-Gonxhe, qė u instalua nė kryeqytet e qė, sipas raportit konfidencial, ka rezultuar me fitime pėr drejtuesit e kėtij regjimi, nė njė vlerė prej afro 660 milionė dollarėsh. Sistemi i gjobave dhe i presionit duhet hetuar nė kėtė fushatė elektorale, nė kuadėr tė transparencės, e gjithēka fillon, sė pari, duke e detyruar Edvinin tė dalė nga “shpella elektorale” ku ėshtė futur e tė flasė pėr rrobat e pista tė bashkisė. Sė pari, Edvini tė thotė ku e ka Blendi Gonxhen, atė qė biznesmenėt e ndėrtimit, tė cilėt e njohin mirė, me neveri shprehen, “Kutia e Zezė e Edvinit”.

    Re. Po.

  7. #147
    po thot brari
    ti xhumak.. po lufton me pende ketu per te na i lene ne shekuj mafiozet.. e ketej ben komedi sikur po te djeg korrupsioni.. i vendit..
    Une po bej te kunderten e asaj qe thua ti, por ty te pengon kryemashtruesi berisha qe te kuputosh te verteten ... qe ti e di ... por nuk do ... se ashtu ta do puna ...


    Gazeta Kritika, 29/1/2007

    Ndeshkimi i Berishes dhe "Kollovari" Sali

    Kam ndjekur me vemendje gjithe luften kunder Prokurorit te Pergjithshem ne Shqiperi. Si shqiptar jam ndjere shume keq kur kam degjuar lumin e akuzave, shpifjeve dhe fyerjeve qe kishin vetem nje autor. Autori i tyre, i quajtur Sali Vicitoli, fantazonte naten, i krijonte ne mengjes dhe i ekzekutonte se bashku me zagaret e tij, te cilet nuk dijne te bejne pune tjeter, vecse ti tregojne shefit te tyre se ata behen edhe kamikaze nese ai ua kerkon nje gje te tille.

    Kam ndjekur me vemendje edhe qendrimin e mbajtur nga Prokurori i Pergjithshem, i cili me qetsine e tij tregoi se ishte dinjitoz e bindes. Kur akuzat e para te Sales u bene diten e pashkeve katolike, ka qene i menjehershem reagimi i prokurorit i cili i quajti ato si shpifje te ulta. Kronologjia e qendrimit te Sollakut ka qene pak a shume e tille. Fillimisht sqaroi opionin se gjithshka qe thoshte Sala ishte genjeshter dhe per kete i erdhi ne ndihme vete Sala sepse nuk thoshte asnje fakt konkret. Daljet e Sollakut ne dy TV kombetare, Topchanal dhe Klan, treguan qetesine e tij e cila rridhte nga qartesia. I beri thirrje Sales qe te dilnin ne ballafaqim mediatik ne publik dhe ceshtja te zgjidhej brenda 24 oresh me qellim qe te mos lodhej opioni publik, Kuvendi dhe vete prokuroria, por te merreshin me probleme te tjera te rendesishme. Sala nuk pranoi, por krijoi Komisionin hetimor per te provuar akuzat e tij ndaj Sollakut. Kulmi i talljes me opionin ishte fakti se ai nuk pranoi te shkonte ne komisionin hetimor qe u krijua me kerkese te tij, duke deklaruar se ai nuk kishte ndonje fakt, se ato qe thoshte i kishte lexuar neper gazetat (pro tij) qe per hir te vertetes kishin shkruar cfar thoshte Sali derziu.

    Pra, rruga e sqarimit te opinionit publik u ndoq ne menyre korekte nga prokurori. Po keshtu rruga institucionale. Fjalimet e tij ne Komision hetimor dhe se fundi ne Kuvend sqaruan gjithshka dhe gjithe sa u ndoq tregoi se ishte nje farse per te goditur institucionin e prokurorise.

    Me te drejte shtrohet pyetja: perse Sollaku nuk ndjek rrugen ligjore per te ndeshkuar ata qe shkelin ligjet, perfshi edhe Saliun? Si jurist mendoj se e vetmja rruge do te ishte kallxim penal dhe kerkesa drejtuar kuvendit per heqje imuniteti te Sales. Por, ligji i amnistise, i derguar nga qeveria ne Kuvend menjehere sapo Moisiu nuk shkarkoi Sollakun, e shpetoi Salen nga pergjegjsia penale, pasi sipas ketij ligji amnistohen shpifjet dhe fyerjet. Rruga tjeter do te ishte rruga e padise civile per ti kerkuar demshperblim. Por edhe kjo nuk do zgjidhte ndonje gje, pasi Sala eshte proletar, ai nuk zoteron asnje pasuri e cila mund ti merret per te paguar demin qe i ka sjelle Sollakut me ane te shpifjeve. Bile ai eshte futur "kollovar" tek dhendri, ka deklaruar se jeton tek shtepia e vajzes. A do t'ja vlente nje padi civile? Mendoj se jo. Nje vendim i nje gjyqtari te shkalles se pare qe do te denonte Salen me nje shume te hollash, nuk do te zgjidhte asgje, pasi ky shqetesim eshte zgjidhur me vendimin e argumentuar te Presidentit, te Gjykates Kushtetuese, por edhe me raportin e komisionit hetimor te Kuvendit, i cili megjithse shkroi shume gjera, por nuk u morr me asnje nga akuzat e marshall Saliu, sepse nuk kishte cfare te shkruante.

    Nga Armand Cela, jurist

  8. #148
    Balkanweb, 30/01/2007 - 08:14

    Berisha nė takim me BB: Sollaku peng i krimit


    Kryeministri Berisha gjatė njė takimi informues mes Bankės Botėrore, qeverisė shqiptare dhe donatorėve, mbi qeverisjen dhe luftėn antikorrupsionin, ka shigjetuar rishtazi Prokurorin e pėrgjithshėm Theodhori Sollaku, duke e portretizuar si njė pengesė serioze nė luftėn e qeverisė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Berisha ka shprehur vlerėsim pėr punėn e organit tė akuzės nė pėrgjithėsi, por ka evidentuar faktin se Sollaku ėshtė peng i krimit tė organizuar sepse ato qė kapen natėn ai i lėshon ditėn. Qėllimi i takimit tė fjalė ishte njohja me strategjitė e BB-sė mbi antikorrupsionin, sfidat pėr Shqipėrinė, rezultatet e qeverisė nė luftėn kundėr korrupsionit dhe efektivitetin e programeve tė BB-sė nė kėtė drejtim. Orsalia Kalanzopulos, Drejtore rajonale e Bankės Botėrore pėr Evropėn Juglindore, vlerėsoi rezultatet e qeverisė shqiptare nė drejtim tė luftės kundėr korrupsionit dhe u shpreh se “Shqipėria ėshtė njė histori suksesi pėr Bankėn Botėrore”.

    Ndėrsa Berisha ka vlerėsuar nė fjalėn e tij se informaliteti ėshtė forma mė e pėrhapur, mė e gjeneralizuar e korrupsionit. Sipas tij, asgjė nuk ėshtė e padukshme, por korrupsioni i bėn gjėrat tė padukshme.

    “Bizneset janė informale, sepse paguajnė taksidarin, njė rrogė mė tė madhe sesa i paguan administrate, bilancet janė informale, sepse paguajnė kontablin. Ėshtė nė detyrimin tonė madhor, tė bėjmė ēdo pėrpjekje pėr konsolidimin e administratės”, - ka siguruar Berisha.

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Kryetari i PS nė panikun e humbjes, pėrdor policėt e Bashkisė kundėr Policisė Ndėrtimore


    Rama shkul nga themelet ēerdhen e fėmijėve


    Rama urdhėroi dje policėt e tij qė tė konfliktohen me Policinė Ndėrtimore, qė po ndėrhynte ndaj njė subjekti qė abuzonte me lejen dhe qėllimin e ndėrtimit. Policėt e Ramės dolėn nė mbrojtje tė shkatėrruesve tė ēerdhes Nr.8, e cila sipas projektit tė miratuar duhej tė rikonstruktohej nė katin e parė dhe tė ndėrtohej njė kat shtesė.

    Nė kuadrin e panikut total dhe paranojės qė ka zėnė Kryebashkiakun e Tiranės, si dhe pėr tė treguar efektivitetin e njė strukture nė varėsi tė tij, siē ėshtė "Policia joefektive ngatėrrestare Bashkiake", pėrsėritet i njėjti skenar, me protagonist njė marionete tė kryebashkiakut, tė njohur pėr publikun, drejtorin e Policisė Bashkiake tė Tiranės. Duket qartė qė kjo bėhet nga qė kryebashkiakut i mungojnė alternativat pėr fushatėn, qė po merr tė tatėpjetėn pėr tė dhe duke luftuar si Don Kishoti, me mullinjtė me erė, kėrkon tė shfaqet si heroi qė do tė shpėtojė kryeqytetin nga "dragonjtė e kėqinj". Dega e Policisė sė Ndėrtimit nė Tiranė, nė bazė tė kompetencave qė i jep ligji i kėrkon ēdo subjekti ndėrtues dokumentacionin e nevojshėm tekniko-ligjor, ku konkretisht pėr punimet qė kryen nė Ēerdhen Nr. 8 nė Rr. "Myslym Shyri" dhe nė mungesė tė tyre u merrėn masa qė tė mos lejohet tė vazhdojnė punimet.

    Nė rastin konkret, Subjekti "Euroalba" kishte mangėsi nė: Formularin e lejės sė ndėrtimit (formulari 4). Formularin e lejes pėr prishje objekti (formulari 8/1). Leja e dhėnė nga KRRT - ja e Bashkisė ėshtė vetėm pėr rikonstruksionin e katit tė parė dhe shtesė e katit tė dytė kurse nga ana e subjektit ėshtė bėrė shembja totale e objektit, duke pėrfshirė dhe themelet nė kundėrshtim me kontratėn e lidhur pėr projektin e miratuar. Mungon gjithashtu plani i organizimit tė punimeve i konfirmuar nga Zyra e Urbanistikės. Policia e Ndėrtimit si organ qė kontrollon dhe disiplinon punimet e ndėrtimit ėshtė rigoroze nė zbatimin e kompetecave qė i jep ligji dhe nuk kėrkon nė asnjė mėnyrė tė abuzojė me to, siē po kėrkon tė abuzojė nė vazhdimėsi i kryebashkiaku i Tiranės.






    rd

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411

    Berisha: Do heq Sollakun nė pak muaj

    Mazhoranca do tė shakrkojė nga detyra kryepro-kurorin Theodhori Sollaku, brenda disa muajve. Njė deklaratė e tillė u bė nga kryeministri Berisha gjatė njė interviste dje nė TVSH. Ai e ka akuzuar sėrish Sollakun si njė njeri qė ka fshehur provat e Bandės sė Lushnjes.
    A ėshtė ēliruar Shqipėria nga damka e krimit?
    Absolutisht jo... Vetėm sot dua t’i referohemi njė tė pėrditshmeje e cila boton bisedėn telefonike pėr rastin Gjermeni qė ne e kemi pas bėrė tė ditur. Eshtė Aldo Bare nė politikė dhe faktohet nga tė gjitha tė dhėnat si nga dosja e palės shqiptare ashtu edhe nga pala italiane ku i akuzuari thoshte se vrisja natėn dhe mė lironte nė mėngjes me urdhėr tė Dondollakut. Dhe ky zotėri nė vend qė tė ishte nė bankėn e tė akuzuarit, gradohet ministėr nė qeverinė e drejtėsisė. Qėndron nė krah tė Presidentit tė Republikės dhe nėnkryetarit tė KLD. Ky zotėri qė dy vite me parė nuk ishte pranuar qė tė bėhej anėtar i Gjykatės sė Lartė tė Krimeve tė Rėnda pėr shkak tė barrės sė rėndė qė rėndonte mbi tė.
    Si do ta kuptojmė teleshikuesit qė kryeministri nuk ka ēfarė bėn nė njė situatė tė tillė?
    Shikuesit e kanė shumė tė qartė se pushtetet janė nė ndara dhe qeveria nuk ka influencė ndaj gjyqėsorit dhe ai varet vetėm nga KLD-ja. Pushteti gjyqėsor faktikisht duhet tė jetė i pavarur por pėrhir tė sė vėrtetės nė 8 vite nuk ka njė gjykatės dhe prokuror qė e ka provuar bankėn e tė akuzuarit dhe kjo ėshtė njė provė se krimi dhe korrupsioni kanė pėrfshirė tė gjitha nivelet nė kėtė rast. Qė Gjermeni ėshtė nė krye tė drejtėsisė ėshtė vetėm njė detyrim i madh. Ai u gjet me pasuri tė padeklaruar dhe ia fshehu prokurori i pėrgjithshėm. Dhe ky person ka nė dėshmi nga njė dėshmitar, mbi dėshminė e tė cilit anėtarėt e tjerė tė bandės sė Lushnjės marrin burgimin e pėrjetshėm, ndėrsa zyrtari ėshtė nė krye tė drejtėsisė. Pse? Sepse shteti ėshtė i kapur dhe kapja nuk ėshtė shmangur ende, ėshtė i kapur kryeprokurori. Ēfarė do tė thotė qė tė vritet shoferi, nė makinė e gruas sė tij nė mes tė bulevardit dhe sot tė jetė i lirė. Kishte probleme aty, por njė gjė ėshtė e sigurtė se detyrimet i kishte tė jashtėzakonshme. Pra unė e them kėtė sepse nė takimet e mia me tė huaj njė nga shqetėsimet e tyre kryesore janė krimi i roganizuar dhe korrupsioni.
    Duket se ka njė problem tė madh me gjyqėsorin...?
    Jo. Unė mendoj se ky problem ėshtė me politikėn. Nuk hyn gjyqėsori. Sollaku mbron politikėn dhe politika ka mbrojtur Sollakun. Unė kam pasur dhe kam kėtė bindje.
    Ka ardhur koha qė ēėshtja e pushtetit gjyqėsor ta kthejnė drejtėsinė nė objekt tė fushatave elektorale?
    Mendoj se ēėshtja e pushtetit gjyqėsor nuk zgjidhet me gara elektorale dhe metoda populiste. Sė pari, ajo zgjidhet duke prerė lidhjet e krimit me politikėn. Kėtė e ka deklaruar edhe Presidenti. Kush e pengojnė? Kėtė kėtė e pengojnė lidhjet politike por kėsaj herė jo tė qeverisė, por janė lidhje tė tjera politike qė e pengojnė. Kjo mazhorancė nuk ka 84 vota pėr tė proceduar me reformėn e pushtetit gjyqėsor. KLD ėshtė kapur nga Gjermenėt e tij dhe ky ėshtė konteksti. Nė kėtė rast ėshtė e domosdoshme qė tė ndėrmerren tė gjitha pėrpjekjet pėr tė proceduar me reforma, por nuk faktohet vullnet pėr reforma nė drejtėsi, kur e tėrė poltika boshtėzohet nė mbajtjen e Sollakut nė krah. Prokurori kėtu jam vetė. Unė dua tė shprehem se me kėtė kryeprokuror ky vend nuk ka tė ardhme nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsioni. 410 dosje janė dorėzuar tė certifikuara nga ekspertiza edhe tė huaja nė prokurori, por me urdhėr janė mbyllur don Sollaku apo Dhori Sallaku.
    A mund t’i bėjė publike qeveria?
    Lufta kundėr krimit dhe korrupsionit ėshtė kryekėput pa tė ardhme nėse ėshtė nė krye tė prokurorisė Sollaku. Ai ėshtė kryekėput i kapur. Dhe ata qė mbrojnė Sollakun mbrojnė lidhjet e tij dhe njė zgjidhje kjo do tė ketė.
    Cila ėshtė kjo zgjidhje?
    Zgjidhja do tė bėhet. Unė ende nuk e kam, pasi nė mėnyrė absolute do ta kisha bėrė tė ditur. Shqipėria nuk mund tė mbahet peng nga njerėz tė kapur nga krimi sepse ka vetėm njė kėrkesė. Eshtė e domosdoshme qė ne tė japim provat mė tė qarta tė njė vullneti qė kemi dalė nga kapja e shtetit dhe qė kemi ēmontuar mafian nė segmente e institucioneve shtetėrore, dhe ne do tė kemi njė besim tė madh nė paradhėnie, dhe ndihmė shumė tė madhe.
    Lufta kundėr korrupsnit ka pasur rezultatet mė tė mira qė janė tė matshme nė shumė aspekte. Por kjo luftė nuk mud tė ketė njė sukses tė sigurtė me kėtė prokuror qė mbyll dosjet e korrupsionit. Eshtė bėrė njė punė e madhe pėr tė riaktivizuar auditin. Ka njė kontroll nė kryeministri qė bėn njė punė tė vazhdueshme. Ka njė institucion qė bllokon ēdo keqbėrje. Dhe kėtu ėshtė zoti Sollaku.
    Kur mendoni se do tė zgjidhet ky problem zotim Berisha?
    Do tė zgjidhet brenda disa muajve.


    .balkanweb

Faqja 15 prej 20 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •