Close
Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 140 prej 193
  1. #131
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    berisha ka deshtuar ne betejen kunder krokodilave te korrupsionit..

    nuk e kishte te lehte ne fakt..

    eshte aq e sofistikuar mafia enveriste miliardere ramizoiste..nano meto gjinushoiste sa jo sala po 1000 salinj nuk e kapin dot..
    shahistet e PS-se jan kasparove te vertete.. kurse Pd ska asnje shahist..

    konkluzioni..

    shtet me arrna nuk behet..

    jo po presidentin me konsensus jo po prokurorin me marveshje..

    dhe vjen nje dite dhe populli megjithse ta jep voten.. ti ske cben me ate vote..
    sepse nje i zgedhur me Konsensus.. pra me pelqimin e PS-se.. vendos per prokurorin.. dhe te rrofte bubullima antikorrupsion..

    pra nje verr ne uje..

    me njifjale 3 korriku eshte thjesht nje feste.. por jo nje VULE..

    Berisha duhet te thote hapur.. me sinqeritet e pa bojatisje..
    Deshtova miq 3 korrikas.. si tja bejme..

    Tja u leme dhe pushtetin formal ktyre se realin nuk e leshuan asnje minute ps-ja .. e te degdisemi se sjemi te zote.. si thoni..
    dhe populli i prekur ne seder aty ku nuk mban me do tundet..dhe do ta mirkuptoje Doktorrin e do ti jape zemer..qe te vazhdoje .. e te luftoje..

    Mirpo Ai nuk flet.. e maskon deshtimin.. dhe PD fle.. dhe PS cdo dit fiton terren..
    Do bejme 97 -te tha Ilir Meta sot..hapur fare..
    dhe ata e bejne.. se jan mesuar ta bejne..

    Fli PD fli se nje mengjez do gthihet Tirana me trekendsha ku edvin Gjinush-pandush taulant ded bizhget.. do varin si ne 45-sen.. "agjentet" "sabotatoret".."spiunet"..

    Natyrisht do e falin Topin per mirkuptimin urtesine e "civilizimin" qe tregoj me shoket Socialiste.. ne detyren.. e dhene nga kupola.. per pergjumjen e PD-se.. per asfiksimin e harrimin e 3 korrikasve..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 01-11-2006 mė 17:43

  2. #132
    albo, sikur nuku eshte aq aktuale kjo prurje.

    Megjithate, te shprehurit per don Sallakun:
    nje ekstension te klanit te Zemunit, nje kone te shperfytyruar te tij, por ka lidhje me miliarda euro qe iu vodhen qytetareve shqiptare gjate viteve dhe dosjet e te cilave i mbylli ...
    eshte si ajo shprehja, une te tregoj ujkun, ti thua ja gjurmet.

    Por kjo nuk eshte aspak e re, as edhe koincidence e rastit.

    Kjo eshte metode e praktike e njohur para-elektorale e Berishes, per te bere zhurme e krijuar tym ne atmosferen Shqiptare, per ta ndotur njekohesisht ate, dhe nga ana tjeter, te realizohen aspiratat e Berishes e te Nanos per te mbajtur te kapur pusht-etin, i cili nje dite do te kete nje fund.

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 12/11/2006, ora

    Sollaku kėrkon daljen nga burgu tė falsifikatorit qė pajisi me pasaportė Altin Arapin



    Me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė Don Sollakut, prokuroria e Durrėsit ka kėrkuar lirim me kusht tė falsifikatorit qė natėn e vrasjes sė Genci Sinės, pajisi me pasaportė dhe vizė false Altin Arapin, i cili me pėrkrahjen e strukturave shtetėrore arriti tė lerė vendin e tė kėrkojė strehim nė Belgjikė



    Rikthehet nė qendėr tė ditės sė punės tė kryeprokurorit, ende nė detyrė, Theodhori Sollaku, pastrimi i gjurmėve tė aktivitetit gri, qė kryeministri Berisha e cilėson, si lidhje e drejtpėrdrejtė e tij me strukturat e krimit tė organizuar. Ēeshtja mė spikatėse, tė cilės Sollaku duket se e ka shumė tė vėshtirė tė mbulohet ėshtė implikimi i drejtpėrdrejtė i Prokurorisė sė Pėrgjithshme nė lehtėsimin e rrugės pėr anėtarėt e Hakmarrjes pėr Drejtėsi qė t’i shpėtojė ndėshkimit tė organeve tė drejtėsisė. Njė detyrim i ri, edhe pse nė qendėr tė vėmendjes sė opinionit, ka dalė nga nevoja e fortė pėr tė nxjerrė nga burgu falsifikatorin Shahin Muēo, i cili u arrestua para disa kohėsh nga puna shumė e kujdesshme e efektivave tė Policisė sė Shtetit. Pėr ata qė s’e kujtojnė s’i duhet “kontributin” e Muēos, ai ishte personi qė pajisi brenda natės Altin Arapin me pasaportė dhe vizė Shengen tė falsifikuar, me tė cilin ai la vendin, pėr tė kėrkuar mė pas azil nė Belgjikė, tė cilin siē dihet e siguroi nė sajė tė “kopsitjes” sė dokumenteve nga Prokuroria e Sollakut dhe ministria e Xhafės. Pas “shėrbimesh” tė tjera qė falsifikatori Muēo kreu pėr Hakmarrjen pėr Drejtėsi dhe njerėzit e Theodhori Sollakut, ai pėrfundoi nė dhomat e paraburgimit tė drejtorisė sė policisė Durrės, e mė tej edhe nė dyert e gjykatave. Por Sollaku ka njė detyrim tė madh ndaj “akorduesit” tė vizave Shengen. Prandaj nė procesin gjyqėsor qė mbahet aktualisht nė Gjykatėn e Apelit nė Durrės, vartėsi i Theodhori Sollakut, siē thuhet me ndėrhyrjen e drejtpėrdrejtė tė “Don Sollakut” ka kėrkuar “dėnim me kusht” pėr Shahin Muēon. Nė mėnyrė skandaloze, prokuroria, e cila pėrfaqėson nė ēdo proces shtetin, kėrkon dėnimin me kusht pėr njeriun e Altin Arapit, duke nulifikuar krejt punėn e policisė. Pas kėsaj kėrkese, duket se pėr gjykatėn e Apelit bėhet rrugė e detyruar dhėnia e lirisė pėr Shahin Muēon. Pastrimi i gjurmėve qė e lidhin shkurt Theodhori Sollakun me Hakmarrjen pėr Drejtėsi ėshtė kthyer nė njė nevojė imediate dhe shefi i akuzės s’e ka pėr gjė tė shkelė tė gjitha procedurat, pėr tė pėrshpejtuar “katarsisin” nga bota e krimit. Kryeministri Berisha thotė se e ka kot nė pėrpjekjet e tij e se ai nuk do t’i shpėtojė hetimit, megjithatė mbetet pėr t’u parė, nėse do t’I shkohet deri nė fund pėrpjekjes pėr tė shpėtuar nga drejtėsia shqiptare edhe njė tjetėr dėshmitar qė ka asistuar nė bashkėpunimin e ngushtė tė organeve tė shtetit shqiptar me organizatėn terroriste Hakmarrja pėr Drejtėsi.

    Ilir Nikolla


    55

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Data: 25/11/2006, ora

    Skandali, me amnistinė, Moisiu i fal nipit tė Malajt 9 vite burg



    Megjithėse ishte pritur me shume interes, bie ne sy se amnistia e fundit nuk i ka shpetuar edhe “qokave” qe stafi kėshillues i presidentit te republikes ka konsumuar me partneret e tyre politike te se majtės. Keshtu nga lista e gjatė e 70 te falurve bie nė sy i dėnuari nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda Sajmir Muhametaj, nipi i deputetit socialist Arben Malaj. Ai ishte dėnuar nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda me 11 vjet burg, i akuzuar pėr grabitje me armė nė bashkėpunim, dhe nga nje pėrllogaritje e thjeshte shihet se ka pėrfituar prej presidentit faljen e me shume se 9 viteve burg. Sipas vendimit tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė pėr Krime tė Rėnda, Sajmir Muhametaj dėnohet me 11 vjet burg, i akuzuar pėr grabitje me armė nė bashkėpunim. Gjykata e ka shpallur fajtor 20-vjeēarin pėr njė ngjarje tė ndodhur nė vitin 2002, ku viktimė e veprimit tė tyre ka qenė njė emigrant qė kthehej nga Greqia. Tė pandehur nė proces ishin djali i motrės sė ish-kreut tė Financave, Saimir Muhametaj, 20 vjeē, banues nė Llakatund tė Vlorės si dhe shoku i tij, Vilson Jahaj, edhe ky nė tė njėjtėn moshė me tė pandehurin tjetėr, tė cilin gjykata e dėnoi me 10 vjet burg. Nipi i deputetit Malaj ėshtė dėnuar mė parė edhe nga Gjykata e rrethit gjyqėsor Durrės me 5 vjet heqje lirie, pėr veprėn penale tė prodhimit dhe mbajtjes sė lėndėve narkotike.

    Re. Po.

    55

  5. #135
    Kushedi si i paska "shpetuar" Moisiut, se po ta dinte, ai mbase edhe ... e dekoronte.

    Por si gjithmone, stafi, bashkepuntoret, ekspertat e kan fajin; ata e kane ēuar dhe po e ēojne vendin per ... mbrapa.

    Aferim, o Qazim!

  6. #136
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    ...Mund tė quhet me plot gojėn njė rast flagrant. Sigurisht, presidenti nuk ka patur nge tė lexojė dosjen e historive tė tyre, por ka hedhur firmėn, duke patur mesa duket njė tjetėr standard gjykimi pėr krimin. Nė listėn e presidentit ėshtė dhe i dėnuari Mentor Lecini, i dėnuar nga gjykata me 16 vjet burg pėr veprėn penale tė vjedhjes me pasojė vdekjen, tė kryer nė bashkėpunim. I dėnuari nė tentativė pėr tė ndaluar njė makinė ku udhėtonin babė e bir, tė cilėn synonte ta grabiste, ka lėnė tė plagosur rėndė djalin, i cili kishte pak kohė qė ishte kthyer nga Gjermania. Pasi kanė grabitur njė shumė krejt qesharake parash qė kishin nė makinė, rreth 500 marka, ata kanė lidhur drejtuesin e automjetit, i cili gjatė kėsaj kohė iu ka kėrkuar qė ta lejojnė pėr tė dėrguar djalin nė spital, lutje qė nuk janė marrė parasysh. Djali ka vdekur nga plagėt e marra dhe gjaku i dėrdhur...

    Tema

  7. #137
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ti japesh popullit per feste ndonje gjel deti falas si nanua nje here eshte pune per tu pergezuar po tja shtosh kriminelet ne rruge ketij populli te mjere eshte maskarallek i pa pare..
    i poshter doli Moisiu..

    Stafi i tije mund te jete mafioz..nuk diskutohet..
    ai afrimi krasniq me shoke kan qene shkaterruesit e dhjetoristave.. qe e uzurpuan dhjetorin .. po sic duket ky qen aty nen b.olet e moisiut ka me shum hapsire te beje maskaralleqe..

    shqiperia ska te burgosur te ndergjegjes qe te mendosh se.. tu japesh liri mendimtareve ben pun te mire..
    Po ti japesh liri grabitesve ke bere krim..
    Cben Bumciii..

  8. #138
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --

    Pengjet qė tė bėjnė tė falėsh krime tė rėnda


    Bledi KASMI


    Alfred Moisiu nuk ėshtė menduar gjatė nė dhėnien e pafajėsisė tė njė sėrė kriminelėve tė konsideruar si mjaft tė rrezikshėm nga forcat e rendit, si dhe nga drejtėsia. Kur i kanė mbetur edhe pak ditė nė kolltukun presidencial, Moisiu nuk e ka humbur kėtė rast tė mirė pėr tė bėrė… falje masive nė kushtet e njė mungese tė plotė transparence mbi kriteret tek tė cilat ai ėshtė mbėshtetur pėr tė firmosur dekretin. Ai e ka keqpėrdorur kėtė atribut deri nė limitet ekstreme, duke i dhėnė pafajėsinė njė trafikanti droge tė dėnuar nga drejtėsia shqiptare pėr trafikimin e 500 kg drogė, lirimin po ashtu tė njė vrasėsi, i cili nuk kishte vuajtur as ¼ e dėnimit, dėnimin e njė tjetėr pengmarrėsi, i cili po ashtu kishte bėrė vetėm 2 vjet burg, nga 12 qė ishte dėnuar nga drejtėsia. Lista e tė falurve nga Moisiu ėshtė mjaft e gjatė dhe emrat nė tė, nėse do tė shikohen, njihen si persona me precedent tė rėndė penal.

    Paralelisht me aktin e fundit tė Moisiut, Kuvendi, prej ditėsh, po pėrgatit mbi baza ligjore dhėnien e njė amnistie pėr njė sėrė tė dėnuarish. Krejt ndryshe nga mėnyra e funksionimit tė Moisiut, Kuvendi nuk ka aspak ndėrmend qė tė amnistojė ata qė kanė kryer krime tė rėnda. Kjo amnisti, sipas projektit tė paraqitur, pritet qė tė prekė vetėm ata tė dėnuar qė u kanė mbetur pak kohė pėr tė vuajtur dėnimin dhe nė mėnyrė kategorike janė tė pėrjashtuar tė gjithė ata individė, tė cilėt janė dėnuar pėr vepra tė rėnda penale. Standardet e pėrdorura nga Kuvendi dhe qė janė nė tė njėjtėn kohė edhe standarde universale mbi tė cilat njė institucion ushtron tė drejtėn e amnistisė, janė krejt tė ndryshme nga ato tė pėrdorura nga Moisiu.

    Nuk ka ngjarė mė parė nė historinė e kėtij vendi qė kreu i shtetit tė amnistojė kriminelė tė konsideruar si mjaft tė rrezikshėm, nuk ka dhe nuk mund tė ketė asnjė rast analog nė botėn perėndimore qė njė kryetar shteti tė tė falė trafikantė droge, vrasės apo pengmarrės. A mund tė imagjinohet qė nė Itali tė lihet i lirė njė anėtar i bandės sė "Cosa Nostra"-s? A mund tė imagjinohet po ashtu qė nė SHBA tė amnistohen kriminelė tė rrezikshėm tė familjes "Gambino"? Askund nuk mund tė ketė precedent tė ngjashėm veprimi i Alfred Moisiut dhe asnjė festė kombėtare nuk mund tė pėrdoret si ombrellė pėr t'i ikur tė vėrtetės sė hidhur qė fsheh kjo falje e fundit, qė vjen nga zyra presidenciale.

    Ata kriminelė qė presin tė lirohen nga Moisiu, janė vėnė nėn pranga pas veprimeve energjike, ku kanė vėnė jetėn nė rrezik pjesėtarė tė forcave tė rendit. Po ashtu janė vėnė me shpatulla pėr muri jo lehtėsisht nga drejtėsia dhe tė shohėsh pas disa muajsh tė kėsaj pune se gjithēka shkatėrrohet dhe vrasėsi lihet i lirė, duke u bėrė hapur karshillėk strukturave tė shtetit, pėrbėn nė vetvete njė krim, tė cilin nuk ka institucion qė ta amnistojė, pasi ėshtė shkatėrrues dhe dekurajues nė maksimum pėr punėn e kėtyre strukturave tė pėrkushtuara nė luftėn ndaj krimit.

    Tė lirosh njė trafikant qė kapet me 500 kg drogė, me vlerė qė shkon mbi 1 milion dollarė, tregon se ekzistojnė arsye tė forta, jashtė parimeve tė shtetit tė sė drejtės, qė tė ēojnė drejt kėtij akti. Po ashtu, tė ēosh drejt lirimit njė pengmarrės apo njė vrasės, pėr tė cilėt gjykata refuzon edhe garanci tė lirimit me kusht, kur jepen para nė shifra qė i kalojnė tė 100 mijė dollarėt, pėrsėri tė bėn tė mendosh se interesa tė tjera kanė nxitur Moisiun nė kėtė vendimmarrje tė turpshme.

    Ajo qė ėshtė vėnė re gjatė tetė viteve tė qeverisjes sė PS, ka qenė shtimi i dozave tė abuzimit me pushtetin, veēanėrisht nė ditėt e fundit tė tij, kryesisht para zgjedhjeve. Pikėrisht nė kėtė kohė janė bėrė edhe shpėrdorimet mė tė mėdha. Vjedhje gjigande nė dogana e tatime, qė ėshtė e regjistruar me evazionin e lartė fiskal nė kėto periudha, po kėshtu abuzime me privatizimet e objekteve tė caktuara si dhe njė mori veprimesh tė tjera, tė cilat ngjasojnė me ato tė plaēkitėsve, qė kėrkojnė tė marrin gjithshka nė prag tė ikjes, duke abuzuar pėrtej tė imagjinueshmesh me postin, qė nė ditėt e fundit duket se nuk ėshtė mė njė post post publik, por privat, njė ēiflig i pėrkohshėm nga i cili kėrkohet tė vilet pasuri me mjetet mė tinzare dhe bizantine pėr tė siguruar pleqėrinė. Duket se Moisiu nuk i ka shpėtuar infektimit nga ky fenomen qė ka shoqėruar qeverisjen e PS dhe qė ėshtė evidentuar edhe mė parė tek ai me rastin e kompanisė famėkeqe, "Albatros".

    Veprimi i Moisiut bėhet akoma mė i rėndė, po tė kihet parasysh se bashkė me postin e kreut tė shtetit, ai mban edhe atė tė Kryetarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Ky ėshtė njė institucion, i cili, gjatė kėtyre viteve tė fundit, ėshtė vėnė tėrėsisht nėn kontrollin e njerėzve tė bandave mė tė rrezikshme nė vend dhe shumė herė janė ngritur pikėpyetje mbi rolin e vėrtetė tė Moisiut nė kėtė Kėshill. Janė ngritur shumė pikėpyetje se si Moisiu ka heshtur, fjala vjen, pėr gjyqtarin qė amnistonte krimet e bandės mė famėkeqe nė vend, atė tė Aldo Bares, kur ky gjyqtar ulej nė poltronin e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė. Po kėshtu janė ngritur dhe shumė pikėpyetje tė tjera mbi rolin e Moisiut pėr tė mbajtur me ēdo kusht Sollakun nė detyrėn e kryeprokurorit, megjithė skandalet e evidentuara nga Komisioni Hetimor pėr tė, dhe amnistinė qė ai vazhdon edhe sot e kėsaj dite t'i bėjė dosjeve tė korrupsionit.

    Ndoshta njė pjesė e kėtyre pikėpyetjeve prej kohėsh e kanė marrė pėrgjigjen e tyre, por veprimi i tre ditėve mė parė i Moisiut ėshtė pasqyra mė e qartė pėr tė evidentuar ata individė qė pėrgjatė gjithė kėtyre viteve kanė shėrbyer thjesht si sekserė tė krimit nė shtet dhe veēanėrisht nė sistemin e drejtėsisė.

  9. #139
    Panorama, Faqe 20 - Opinion

    DJALLOG
    Andrea Stefani
    Takimi Nano-Berisha u perceptua nga shumica e publikut shqiptar, pavarėsisht simpative politike, si njė skandal me pėrmasa alarmante imoraliteti dhe sharlatanizmi politik. Pėshtirosja masive qė shkaktoi takimi, e shtynė kryeministrin Berisha tė ndėrmarrė njė orvatje tė dėshpėruar pėr t’ia kthyer mendjen publikut. Por vetė rrekja mediatike e Berishės shfaqet si njė fyerje pėr opinionin. Sepse ajo ėshtė ripohimi i besimit arrogant qė kryeministri ka nė forcėn magjike tė fjalės sė tij si lider konfirmim i kredos (nė fakt poshtėrues pėr qytetarė tė lire) se fjala magjike e liderit, duke sfiduar faktet, mund ta hipnotizojė masėn deri nė atė masė, sa ta bėjė ta shohė realitetin jo me sytė e vet, por me sytė e liderit. Nė rastin konkret me sytė e Berishės.

    Dhe gjithēka tha Berisha, nuk ishte gjė tjetėr veēse rihedhje nė qarkullim e arsenalit tė njė mendėsie tė vjetėr qė i konsideron njerėzit tė paaftė pėr tė vlerėsuar gjėrat me kokėn e tyre, qė i konsideron popujt dele qė duhet tė drejtohen pėrjetėsisht nga barinjtė e tyre tė pėrjetshėm, tė mendėsisė skllavėruese dhe antidemokratike qė ngre kultin dhe arrogancėn e liderit “historik” mbi opinionet e lira dhe institucionet e njė shoqėrie tė lirė.
    * * *
    Kryeministri ka njė vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme pėr tė pėrligjur para opinionit takimin e tij tė bujshėm me ish-kryeministrin Fatos Nano. Kjo vėshtirėsi ėshtė vetė konflikti i tmerrshėm 15-vjeēar qė ka gjeneruar binomi armiqėsor dhe historik Nano-Berisha. Dhe nė politikė nuk ka tė keqe mė tė madhe sesa tė kesh pėr kundėrshtar veprėn tėnde. Se ato qė thotė Berisha sot pėr Nanon, kundėrshtohen nga ato qė ka thėnė Berisha dje, por pėr Nanon, shtrėngimi i duarve sot kundėrshtohet nga shtrėngimi i prangave dje, respekti i sotėm nga sharjet dhe mallkimet e djeshme, lavdėrimet dhe superlativat e sotme nga akuzat e egra tė djeshme. Nė tė gjitha pėrpjekjet e tij pėr tė retushuar hipokrizinė historike tė kėtij (sikundėr shprehet Nano) “djallogu” makiavelik nga mė tė pacipėt nė historinė e politikės shqiptare, Berisha i sotėm kundėrshtohet nė radhė tė parė nga Berisha i djeshėm. Akuzat kundėr Nanos qė Berisha i pėrdori pėr tė ardhur nė pushtet kundėrshtojnė lavdėrimet pėr Nanon qė Berisha po i pėrdor po pėr tė zgjatur qėndrimin e tij nė pushtet.

    * * *
    Shumė nga akuzat kundėr Nanos janė formuluar publikisht gjatė fushatės sė fundit elektorale para se Berisha tė vinte nė pushtet. Prandaj ai nuk mund tė shpresojė nė njė amnezi, nė njė harresė publike tė kėtyre akuzave qė e afishonin Nanon si padrino tė malavitės shqiptare Koha ėshtė shumė e shkurtėr. Atėherė, cila ėshtė shpresa e kryeministrit pėr t’ia kthyer mendjen publikut. Nuk ka gjė mė cinike se kjo shpresė djallėzore e Berishės me rrėnjė nė “djallogun” me Nanon. Sepse ėshtė shpresa se publiku i rraskapitur aq shumė nga lufta Nano-Berisha do tė duartrokasė verbėrisht si njė turmė pa tru, paqen Nano-Berisha. Shpresa djallėzore e Berishės bazohet gjithashtu te fanatizmi, te kjo dukuri ende e pėrhapur nė Shqipėri, qė e bėn individin tė duartrokasė pa menduar gjithēka qė thotė lideri. Lideri kishte tė drejtė dje kur akuzonte Nanon si mafioz qė duhet tė ndėshkohet nga ligji, por po i njėjti lider ka prapė tė drejtė kur e paraqet Nanon si shpėtimtar tė demokracisė me tė cilin mund tė “djallogohet”.

    * * *
    Por fanatikėt janė njė specie sociale qė po pakėsohet me shpejtėsi. Ndaj, shpresa e Berishės pėr tė kuruar reputacionin e prishur nga “kompromisi historik” me armikun e tij po historik, nuk mund tė mos mbėshtetet edhe te sofizmi, tek arti i paraqitjes sė gėnjeshtrės si tė vėrtetė. Sepse pėr fat tė keq tė Berishės, nė Shqipėri ėshtė shtuar numri i atyre njerėzve qė mendojnė me kokėn e tyre dhe i shohin me skepticizėm akrobacitė politike tė liderėve historikė si Nano e Berisha. Dhe nuk ka armik mė tė rrezikshėm pėr liderėt e pėrjetshėm, sesa njerėzit e lirė dhe me gjykim tė lirė. Sepse sundimi i tyre jetėgjatė bazohet nė skllavėrimin e mendjes dhe gjuhės sė njerėzve. Dhe ashtu sikundėr pritej, apologjia e Berishės ishte e mbushur me gėnjeshtra. Berisha tha se u takua me Nanon ngaqė donte tė shpėtonte votimin e qytetarėve qė po merrej peng nga kryetari i opozitės, Edi Rama. Por nė rast se Berisha do ta kish pasur kaq merak votėn e lirė, do tė kish bėrė shumė mė tepėr (ashtu sikundėr edhe premtoi kur hipi nė pushtet) pėr t’i pajisur qytetarėt me karta identiteti apo karta votimi.

    Nė funksion tė kultit dhe pushtetit tė tij personal, Berisha e ftoi Nanon jo qė “tė zgjidhė” njė krizė qė po jepte shpirt, por pėr tė defaktorizuar rivalin e tij real, Edi Rama dhe pėr tė faktorizuar rivalin e tij jo real, Nano. Futja nė lojė e Nanos nuk e zgjidhi krizėn, por e shtyu atė pėr mė tej, sepse ndihmoi qė tė mbetet nė kėmbė njė pjesė e atij mekanizmi manipulimi me certifikatat qė nuk do tė vonojė tė shfaqė incidentet e veta nė ditėn e votimit, nė 18 shkurt. Hyrja e Nanos nė lojė nuk e zgjidhi krizėn, por e ndihmoi Berishėn tė shpėtojė diēka nga projektet e tij manipuluese, sepse tronditi rezistencėn e opozitės nė ēastet e fundit tė krizės.

    * * *
    Berisha e ftoi Nanon tė kthehet nė politikė me besimin qė ka te influenca absolute qė “institucioni” i kultit tė liderit historik ka mbi partinė. Dominimin e arenės politike nga binomi Nano-Berisha, kėtė anomali tė tranzicionit shqiptar tė shkaktuar nga dobėsia e institucioneve tė demokracisė, Berisha pėrpiqet ta paraqesė si domosdoshmėri dhe shpėtim. “Personat qė mund tė zgjidhin probleme duhet tė takohen”, – deklaroi Berisha gjithė krenari. Por kjo ėshtė njė frazė qė nxjerr jashtė loje tė gjithė institucionet e demokracisė si tė paafta tė zgjidhin krizat qė mund t’i zgjidhin vetėm dy “burrat e dheut”.

    Vėshtirė tė gjendet mentalitet mė patriarkal dhe tribal pėr demokracinė se ky i kryeministrit shqiptar. Ndėrkaq, duke ftuar Nanon tė rivijė nė politikė, Berisha duket se ngatėrron tė “majtėn” me tė “djathtėn”, PS me PD. Sepse ndryshe nga ē’beson Berisha, armiku i tij i vjetėr dhe miku i tij i ri, Nano, nuk ka mė mbi tė majtėn dhe PS atė influencė absolute qė ka Berisha nė krahun e “djathtė” dhe nė PD. Berisha deklaroi qė Nano ėshtė lideri mė me influencė i sė majtės, por kohėt kanė treguar se PS dhe e majta kanė fituar imunitet nga “influenca” Nano dhe se mund tė bėjnė shumė mė mirė pa tė sesa me tė. Duke u ankuar pėr gjoja trajtimin stalinist qė Rama i bėn Nanos, Berisha nė fakt shpreh shqetėsimin e shkatėrrimit tė modelit tė liderit tė pėrjetshėm tė partisė, qė ėshtė modeli i tij. Duke mbrojtur Nanon, Berisha mbron Berishėn, ashtu sikundėr Nano duke mbrojtur Berishėn mbron Nanon. Kulti i liderit absolut qė i ndėrseu kėta dy politikanė pėr 15 vjet kundėr njėri tjetrit i bashkon tani kundėr kėrcėnimit qė i vjen kėtij kulti nga konkurrenca demokratike.

    * * *
    Pėrpjekja e Berishės pėr tė mbrojtur Berishėn karakterizohet nga kontradikta tė hapura logjike. Berisha deklaron se u takua me Nanon qė t’i faktonte qytetarėve se udhėhiqet nga toleranca dhe jo urrejtja, por ndėrkaq bėn sikur harron se kundėrshtari i tij real nė PS nuk ėshtė Fatos Nano, por Edi Rama. Dhe toleranca duhet tė tregohet me kundėrshtarėt realė dhe jo me kundėrshtarėt e rremė si Nano, tė cilin Berisha pasi e ka vėnė pėrfund nė zgjedhje, e paraqet si lider “real” tė socialistėve. Takimi i Berishės me Nanon u zhvillua nė karshillėk tė hapur me tryezėn e bisedimeve tė ngritur nga presidenti Moisiu pėr tė mundėsuar zgjidhjen e krizės. Ky takim ishte edhe pėrpjekja agresive dhe e pandershme pėr t’ia grabitur institucionit tė presidentit dhe partive politike tė angazhuara nė negociata tė vėshtira, meritėn e zgjidhjes institucionale tė krizės dhe pėr t’ia atribuar dy “burrave tė dheut”.

    Pikėrisht ky makiavelizėm patriarkal, ky injorim arrogant i institucionit tė Presidentit nga Zeusėt e politikės sė vjetėr, paraqitet sot nga Berisha si “njė vlerėsim i qartė i hapur dhe publik i pėrpjekjeve tė presidentit pėr tė zgjidhur krizėn”. Por sofizmat e Berishės nuk kanė tė sosur. Nano ėshtė lideri qė e reformoi PS-nė, duke bėrė qė ajo tė mos jetė parti e njė personi - deklaroi Berisha. Vetėm pak minuta pas kėtij glorifikimi “demokratik” dedikuar Nanos, Berisha pohoi se lideri i ri i socialistėve Rama nuk mund tė drejtojė dot PS pa liderin historik Nano. Nėse do tė drejtosh vetė duhet tė themelosh njė parti tėnden! Ky ėshtė sugjerimi demokratik qė Berisha i bėn Ramės. Dhe nė fakt, nuk bėn asgjė mė shumė veēse i ofron Ramės shembullin e tij dhe tė Nanos. Shembullin e shndėrrimit tė partive nė prona private tė liderėve historikė, ku demokracia shėrben vetėm si fasadė mashtruese e sundimit tė tyre sa tė turpshėm, aq edhe tė rrezikshėm pėr demokracinė.

    Njė sundim qė pėrfaqėson modelin e fundit tė enverizmit partiak nė kohėn e demokracisė dhe qė s’ka djallog e djallėzi qė t’ia zgjasė jetėn.

    stefani_andrea@yahoo.com

  10. #140
    ballkanweb

    Lufta e Vetmuar e Berishes
    Nga Erjon Tase

    Skema e kafshates ka bere hapa te rendesishem, por nuk ka perfunduar’, i tha dje kryeministri Berisha heshtjes se deputeteve te tij ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD-se. Ne pritje te perfundimit te skemes, ai afroi te njejten kafshate te hidhur per shqiptaret; afroi dhembin e zakonte me te cilin kafshon Kryeprokurorin. Protektori kryesor i krimit ne Shqiperi mbetet Prokurori i Pergjithshem, i cili "do t'i nenshtrohet hetimit qe meriton, per te gjitha bllokimet e dosjeve qe ben, makinacionet qe ben per te mbrojtur anetaret e organizatave kriminale", perseriti kryeministri me nota te vjetra, avazin me te njejtin moshe te merise se tij me zotin Sollaku.

    Por Ēfare ka ndodhur qe nga momenti kur Presidenti i Republikes i tha Jo! inisiatives personale te zotit Berisha per shkarkimin e Kryeprokurorit? Ēfare e riktheu vemendjen e njeriut formalisht me te fuqishem te vendit, ndaj kreut te nje institucioni qe realisht nuk ka varesi te drejtperdrejte nga strukturat e votuara per t’u drejtuar nga qeverisja?

    Ne prokurorine e krimeve te renda ka rreth nje muaj qe ka nisur nje hetim mbi procedurat e licensimit te televizionit te shoqerise Ora shpk. Nje histori ku drita e hedhur mbi te fillimisht nga shtypi ka zbuluar hijet e mekatit te pushtetit te sotem. Jo vetem protagonistet e tij qe nuk e fshehin nepermjet arrogances se veprimeve te tyre se kane mbeshtetjen e drejtperdrejte te kryeministrit, por dhe vete kryeministri eshte shfaqur ne menyre te drejtperdrejte ne mbrojtje te kesaj license fantazme. Heren e pare, kur tha se KKRT nuk ishte nen varesine e tij, pavaresisht se muaj me pare kishte shpallur luften kunder KKRT-se se vjeter si prioritet te qeverisjes se tij. Dhe heren e dyte, ne votimin e fundit ne Kuvend, menjehere mbas marreveshjes politike per tejkalimin e krizes se zgjedhjeve, kur e shfrytezoi kohen e tij jo per te vleresuar arritjen e marreveshjes, por per te mbrojtur KKRT-ne e re te vene seriozisht nen akuze. Qe ne fakt eshte nje akuze e drejtperdrejte per vete kryeministrin qe bekoi lindjen e asaj krijese ne zyrat e ish-Komitetit Qendror te Partise se Punes.

    Pergjigja qe morri edhe nga te tijte ne sallen e Kuvendit, ishte nje votim dermues kunder vullnetit te tij, nje vote kunder e ardhur dhe nga deputetet blu te cileve dje ju tundi serish te njejtin flamur tashme te grisur te luftes kunder "gjumit" te kryeprokurorit. E beri per te perfshire ne kete lufte moralisht e politikisht te humbur, ne kete lufte personale te vetmuar, edhe deputetet e tij. E beri per te gjetur nje dalje emergjence nga problemi direkt personal ku e ka futur klani i njerezve qe e rrethojne, njerezve qe e shfrytezojne dhe shfrytezohen prej tij.

    Hetimi i prokurorise po tregon se toleranca zero kunder korrupsionit, togfjaleshi i zemres se Doktorit te zemres, eshte e tille edhe atehere kur drejtohet ndaj miqve te tij. Kesaj i ndruhet Doktori. Ndaj Berisha kercenon. Madje me ze te larte. Si per te sfiduar friken qe ndjen nga petet e lakrorit te gatuar prane dhe brenda zyres se tij. Si per te sfiduar friken, ne nje beteje ne te cilen ka mbetur vetem. Madje i "braktisur" edhe nga kryetarja e Kuvendit. "Ne anijen e mbytur, nuk ka me vend as per Kapitenin", thote nje fjale e urte marinaresh. Doktori e di mire se anijes se tij i eshte hapur nje vrime e thelle dhe e zeze ne pjesen poshte timonit. Pikerisht per faj te Kapitenit.

Faqja 14 prej 20 FillimFillim ... 41213141516 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •