Close
Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 193
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Mendoj se te ndjekesh politiken per 15 vjet do te thote te kuptosh edhe lojen e saj.(se ne fund te fundit loje eshte)
    Por ka loje te ndershme dhe loje te pandershme.
    Dhe loja qe po ben matufi Mojsi nuk eshte e ndershme.
    Nuk eshte problemi se ktheu nje vullnet te sovranit mbrapsht, problemi eshte me tej. Kjo mazhorance erdhi ne pushtet pikerisht sepse premtoi te luftoje korupsionin dhe krimin e organizuar. Dhe vegla te saj ne kete beteje jo fort te lehte jane edhe prokuroria dhe KLD ja. Ne te dyja keto , presidenti yne tutkun (me falni i nderuar), i doli kunder kesaj mazhorance dhe kjo ka vetem nje emer dhe nje pasoje.
    Nuk deshiron presidenti yne te luftohet krimi e as korupsioni.
    Ne fakt personalisht i ziu president pak eshte i interesuar se cbehet me kete vend. Ai e ka lene dominone pergjysem kur e moren per ne presidence dhe vetem aty i ri mendja deri sa te iki e te vazhdoje lojen. Ky eshte shqetesimi real i tij.
    Por ckusur kemi ne qe per faj te nje impotenti politik te ngelemi ne listat e vendeve problematike te cilave nuk ua hedh syte njeri per ndihme e investime?
    Kush prej jush mendon se do te behet ky vend pa investime te huaja?
    Apo mendoni si dikur se do ta ndertojme me forcat tona?
    Lerini angazhimet partiake miq dhe le te bejme ceshte me e mira per kete vend.
    Kryeministri aktual , mbi te cilin rendojne nje bare e madhe e gabimeve te se kaluares, te pakten ka vullnet per ti dale per zot problemeve me te medha qe ka ky vend sot.
    Dhe gdhihet e ngryset ne pune, e jo si paraardhesit e tij qe nuk dinin se ku kishin zyren e tyre.
    Me sterkembesha njeri tjetrit do mbetemi pertoke tere jeten.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e PRI-LTN
    Anėtarėsuar
    12-06-2006
    Vendndodhja
    Vlorė
    Postime
    671
    Ai mire beri qe nuk e nenshkroi, por qe duhet hequr Sollaku, duhet hequr.

  3. #103
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anėtarėsuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Cila eshte shkelja konkrete qe ka bere sollaku

    Nga Korrieri

    Disa nga akuzat kunder Sollakut:

    Ka fjetur mbi dosjet e krimit.

    Nuk ka vepruar ne shume momente delikate, duke moszbardhur krime te ndryshme te permasave te medha

    Eshte treguar apatik dhe i mefshte ne ushtrimin e detyres se tij, keshtu qe ka lejuar krijimin e kushteve optimale per lulezimin e krimit te organizuar dhe korrupsionit

    Pergjegjesi personale ne zbardhjen e ceshtjeve per djalin e ish-sekretarit te Pergjithshem te PS-se, Gramoz Ruci, dhe te djemve te deputetes socialiste, Arta Dade, duke ndryshuar procedurat hetimore per t’i shpetuar nga ndjekja penale.

    Ka ndikuar ne zbardhjen e ceshtjes se “Shkallnuerit”, ku pretendohet se eshte perfshire ne nje aksident rrugor me pasoje vdekjen e nje personi, ish-kryeministrin Fatos Nano.

    Ka mbrojtur aferat dhe nuk ka lejuar zbardhjen e tyre, ndaj Edi Rames.

    Prona te paligjshme te perfituara nga implikimet me krimin e organizuar.

    Urdhra ne pezullimin e hetimeve ne ceshtje te ndryshme.

    Shkelje ligjore ne emerimet dhe komandimet e prokuroreve te ndryshem.

    Pergjegjesi ne tjetersimin e prones se shtetasit grek Jorgo Vurvaqis.

    I perfshire ne organizaten terroriste “Hakmarrja per Drejtesi” dhe pergjegjesi ne procedurat e ekstradimit te shtetasve shqiptare, Orik Shyti dhe Altin Harapi, nga Belgjika ne Shqiperi.

    Mosdeklarim i pasurise.

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar mė parė nga njemik
    O ilirian nuk mi ndoqe keshillat vazhdon te flasesh duke mos e perfillur keshillen time qe duke heshtur fsheh budallallekun
    Ti smund te japesh nje fakt konkret se cfare shkelje ka bere sollaku ndaj thua qe prokurori duhet shkarkuar se shqiperia eshhte nder vendet me te koruptuara
    ok i dashur por nga kjo rrjedh qe ....
    korupsioni eshte ne masen me te madhe ne administraten shtetrore sepse ajo ka numrin me te math te nenpunesve (besoj se duke futur dhe bashkite e komunat e pd bejne rreth 75% te personave qe kane mundesi potenciale te bejne korrupsion)...
    rrjedh qe...
    Sali Berisha si Kryeminister dhe kryetar i PD-se eshte shefi i ketyre te koruptuarve
    rrjeth qe Sali Berisha duhet te largohet me ose pa sallakun...
    e kuptove arsyetimin i dashur ilirian....????
    P.S. Ne Shqiperi presidenti i republikes eshte i vetmi person qe ka te drejte ta shkarkoj prokurorin..nese parlamentit nuk i pelqen vendimi i presidentit le te shkarkoje presidentin
    P.S. 2
    Po te isha ne vend te sollakut do ti fusja ne burg nja 20 nga keta te PDse qe bejn gam gam ter diten e smerren me punet per te cilat i paguajme gjithashtu edhe Berishen do ta therisja ne prokurori e do ti kerkoja sqarime per gjith ato akuza qe ka bere pastaj ose do ta akuzoja per shpifje ose per fshehje te krimit se nuk ka alternativ tjeter.

    p.S. 2 Mojsiu e tregoj veten qe eshte burre dhe prandaj i jane ritur piket 2 deri ne 3 here...por mendoj qe ta bej tamam duhet ti coj ne prokurori keta bashibozuket qe e akuzuanper lidje me aldo baren...sepse kan per tu fshehur si ai mustaqespica nishani qe e akuzoi ramen dhe kur ai e denoncoi ne prokurori per shpifje ka 1 muaj qe nuk shkon te coj provat ....
    O miku
    Une as tu drejtova ty as po beja debat me ty as po kapja keto ane te problemit qe kap ti.............keshtu budallalleku eshte te shkrimi jot..ku dhe permendet...qe ben replik pa pare ca po thote tjetri.

    Shkruaj ca mendon per ceshtjen... do ta lexojme... e po bere replik te pakten lexo e kupto ca shkruan tjetri..e mos na harxho kohen me keto gjera pa kuptim e pa adres qe thua.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 15-10-2006 mė 08:17
    O malet' e Shqipėrisė, qė mbani kryet pėrpjetė,
    Tėmerr e frikė pėrhapni, pėrpini qiejt e retė!

  5. #105
    Hiqet apo nuk hiqet Sollaku, fare pak rendesi ka, Sales nuk i prish pune fare - perkundrazi i leverdis per te bere me teper zhurme propagandistike e elektorale per luften me salvo fishekzjarresh kunder korrupsionit.

    Ndersa Alfredi behet ende me i besueshem per te arritur nje tjeter "konsensus" ne rizgjedhjen e tij me 1997, pra per te mos bere zgjedhje te parakohshme.

    Edhe media ka me se te merret, per te mbushur faqet e shtipit e te ekrranit te vogel.

  6. #106
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-10-2006
    Postime
    30
    Nga ama juridike pozicioni i Sallakut duhet te ishte shume i lekundur veten nga fakti qe gjate dy vjeteve te para qe ai ishte ne detyre gjate qeverisjes socialiste ai nuk ishte ne gjendje te hapte as edhe nje proces te thjeshte kunder personave te lidhur me pushtetin e atehershem.
    Nje shembull tipik shtenja me arme ne mes te Dursit nga djemte e deputetes Dade dhe plagosja qe beri djali i deputetit Ruci ne mes te te Tiranes.
    E dyta dhe kjo duket e pa besushme ne nje vend si Shqiperia qe problement me krimin dhe kapja e shtetit nga krimi eshte ne nivele skandaloze kryeprokurori i pergjithshem nuk ka afat zgjedhjeje ai eshte i perjetshem ne detre!
    Si ka mundesi nje gje e tille? Kush e kontrollon fuqine defakto te ketij istituzioni qe ka jo pak influence ne jeten e ketij vendi?
    Dhe me kryesorja nje istitucion si ai i kryeprokurorit dhe cdo istituzion tjeter presupozohet se eshte i panshem dhe siper palleve, por kur individui qe perfaqeson kete indtitucian jo vetem qe behet pale por dhe kur del ne publik ben vetem nje mbrojtje politike te pa konceptushme me detyren e tij si mundet valle qe ky njeri te kete besimin e te gjitha paleve?
    E pra une shtroj pyetjen si mund te funksionoje organi i akuzes normalisht kur kreu i saj nuk ka me nje figure te paster moralisht ose minimumi nje figure pa hije morale?
    E pra cfar kekohet me shume per shkarkimin e tij?

  7. #107
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    PD: Dosje kunder Moisiut ne prokurori

    Korrieri

    E Diele, 15 Tetor 2006

    Zedhenesi i partise me te madhe qeverisese, Oketa, eshte shprehur se vendimi i kreut te shtetit per te mos shkarkuar Sollakun tregon se ai eshte i kapur nga krimi. Per te nuk eshte asgje tjeter, vecse detyrim i dosjeve qe Sollaku ka per Moisiun, per bijte e familjaret e tjere dhe te lidhjeve qe keta te fundit kane me drogen e krimin e organizuar

    Edlira PRENDI

    Partia Demokratike nuk e ka mohuar mundesine e pergatitjes se nje dosjeje kunder Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu. Gjate nje konference per shtyp, zedhenesi i partise me te madhe qeverisese, Gazmend Oketa, ne momentin e komentimit te vendimit te Moisiut per te mos shkarkuar kryeprokurorin Theodhori Sollaku, interesimit te gazetareve nese PD-ja do te kerkoje t'i vertetoje akuzat ndaj Presidentit duke derguar dosjen ne Prokurori, ka preferuar te lere te hapur nje mundesi te tille, duke u shprehur se "ndoshta edhe kete". Ne te njejten kohe, Oketa ka akuzuar kreun e shtetit si te lidhur me drogen, trafiqet kriminale, informalitetin, pallatet apo agjencite e pronave. Sipas tij, "vendimi per te mos dekretuar shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku nuk eshte asgje tjeter, vecse detyrim i dosjeve qe Sollaku ka per Moisiun, per bijte e familjaret e tjere dhe te lidhjeve qe keta te fundit kane me drogen dhe krimin e organizuar. Per zedhenesin demokrat, ky eshte vendim i botes se krimit, qe deshmon qarte se Moisiu ka qene garant i sistemit kleptokratik dhe qe ka shfrytezuar ate per te ndertuar shoqeri ajrore e per t'i perdorur ato njelloj si boset kolumbiane per trafiqe nga me te felliqurat. Me tej, ai ka shtuar se ky vendim eshte produkt i ketyre detyrimeve te perbashketa qe Sollaku me Moisiun kane ndaj Aldo Bares, shefin politik te se cilit e mbajne ne zyre, ndersa familjaret e tjere i takojne jashte shtetit. Sipas Oketes, ky vendim i Moisiut u ka sherbyer shqiptareve per te kuptuar ate qe raportet e nderkombetareve kane thene prej kohesh, qe krimi ekonomik ka kapur shtetin, apo sa te cliruar nga frika ndjehen ata qe kane dosjet ne prokurori, per shitje te lejeve te ndertimit ne Tirane, apo ata qe kane marre kutite e votimit me serial killer. Megjithate, ai ka siguruar se qeveria do te vazhdoje luften kunder krimit te organizuar dhe kapjes se shtetit, do te vazhdoje deri ne fund kete lufte, te cilen sipas tij do ta fitoje populli dhe shteti shqiptar. Zedhenesi politik i PD-se keto deklarata i ka bere me statusin e anetarit ne komisionin hetimor per Prokurorin e Pergjithshem. Qendrimi dhe akuzat e tij kane ardhur pas deklarates qe kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bere tek "Zeri i Amerikes", deklarate ne te cilen ajo e cilesonte Presidentin Moisiu si "bashkepergjegjes per te gjithe sistemin kleptokratik ne vend". Nderkohe, akuza drejt numrit nje te shtetit kane ardhur edhe nga aleati tjeter i koalicionit qeverises, Partia Republikane, ndersa demokristianet dhe Partia per te Drejtat e Njeriut kane pershendetur vendimin e Moisiut si te drejte.
    ------------------------------------------


    Pėr temėn:

    Pėrse si kofini pas tė vjeli tipat e PD-sė??!!

    Ku e kishin deri tani dosjen??!!

    Pėrgjatė viteve tė sundimit Berishian, kėshtu ka ndodhur me cilindo qė ka kundėrshtuar dhe hedhur poshtė debillėqet e tij.
    Mbi presidentin vjellin vrer pinjollėt politikė, arrogantėt. Mouisiu deri mė sot, ishte presidenti i republikės, tė cilit vetė PD-istėt ja bėnė vendin pėr president ashtu siē e dėshironin, por sot, Moisiu, ėshtė njė mafioz, njė i korruptuar, njė e shitur, me fėmijė tė lidhur me mafien, pėrvetsues etj etj se lista nuk ka fund, pėr arsyen sepse sapo ka filluar tė thuret nga PD-ja pėr tė qetėsuar kryetarin Berishė.

    Berishė djali !!

    Meqėnėse e ke pas ditur qė Moisiu paska qenė mafioz, pėrse na i vutė president zoti Sali... kur ky qenka kaq i korruptuar, pėrse nuk e fillove flluskėn tėnde tė sapunit kundėr korrupsionit (qė po tė del nga vrimat e hundėve aq i mbushur me korrupsion je) nga presidenti, por fillove tė merreni me Ramėn, Sollakun e tė tjerėt qė ishin peshq mė tė vegjėl se Moisiu??!!
    Asgjė nuk ka Moisiu, as Rama, as Sollaku dhe tė tjerėt qė ēirresh ti, ti i dėshiruari pėr karrike Berishė... ti je rrugaē politik, ti ke bėrė njė mori akuzash ndaj tė tjerėve tė pa faktuara dhe njė libėr tė tėrė shpifjesh e shantazhesh... je TI, koka e korrupsionit dhe antidrejtėsisė nė Shqipėri, qė pėr hir tė emrit tėnd nė listat e presidentėve dhe kryeministrave tė Shqipėrisė, je gati tė djegėsh Shqipėrinė vetėm qė TI tė gėzosh e tė fėrkosh fronin tėnd. Kėtė e ka vėrtetuar koha, kur u vetėzgjodhe president nė njė kohė kur populli kishte marrė armėt nga ushtria anemike qė gatove ti, pėr tė tė pėrmbysur ty me soj e sorrollop.
    Ti nuk je asgjė mė shumė sesa njė dėshtak i provuar, njė hakmarrės dhe zjarrvėnės, njė vrasės i passhpine dhe kėto, vetėm pėr tė qenė numuri 1.
    Ku i ke dėshmitė dhe faktet qė ēirreshe si kaposhi majė plehut, pėr Azem Hajdarin??!!
    Ku i ke faktet pėr korrupsionin e Ramės, Metės, Gjinushit, Moisiut e tė tjerėve??
    Tė ka ardhur koha me tė gjitha shpifjet e bėra, tė tė gozhdojnė nė gjyq tė gjithė ata qė u hodhe baltė dhe tė mos shohėsh mė dritėn e diellit nga biruca.
    Asnjė politikan nuk mbeti i saktė nė Shqipėri veē fytyrės tėnde... ti fle dhe zgjohesh duke thirrur "jam i pari i vendit"
    Nuk je mė 6 vjeē e ti gėzohesh kėsaj, por 60 e kusur dhe nėse po bėn pėr kaq vjet lodra fėmijėsh, ata qė ti po luan janė burra shteti dhe kujdes se ndonjė ditė do mbetesh pa "topka" (megjithėse as qė tė hyjnė mė nė punė prej vitesh)
    Mos mendo se po u bė gjyq pėr ty do dalė populli e do plasė lufta civile... e provove ta ndezėsh atė zjarr nė 1997 dhe u dogje keq.
    Moisiu dhe shumė si Moisiu, tė tregojnė ty, qė jo ēdo gjė do bėhet siē thua ti, por siē thotė ligji, kushtetuta dhe drejtėsia... tė tria kėto ti nuk do ti njohėsh... por kush tė njeh ty nė fund tė fundit??!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Humdinger : 16-10-2006 mė 16:57

  8. #108
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Cmendet Berisha,kontradiktor me deklaratat e tij

    Tiranė

    - Kryeministri i vendit mesa duket nuk duhet tė jetė mirė, derisa lėshon deklarata brenda njė fjale tė tij tė kundėrta. Sipas kryeministrit Sali Berisha nė fjalėn e tij dje, kryeprokurorit nuk ka pėr tu larguar nga detyra pėr sa kohė e lė nė kėtė detyrė presidenti qė e ka nė detyrėn e tij kushtetuese atė. Por brenda tė njėjtės fjale, kreu i qeverisė shqiptare i ka kėrkuar Kuvendit tė Shqipėrisė, domethėnė pėrfaqėsuesve tė maxhorancės nė kėtė Kuvend, si dhe ministrit tė drejtėsisė qė me ēdo kusht tė gjejnė njė mundėsi pėr tė larguar nga detyra Prokurorin e Pėrgjithshėm, edhe pse presidenti vendosi ta lėrė nė detyrėn e tij. Nė fjalėn e tij nė mbledhjen e grupit parlamentar tė partisė demokratike, kryetari i kėsaj partie, Sali Berisha u shpreh se "sipas tij ėshtė shtruar pyetja se tani qė avokati i krimit nė krye tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme mbeti nė funksion, si do tė shkojė lufta kundėr krimit tė organizuar. "Pėrgjigja ime ėshtė njė dhe vetėm njė; lufta do tė vazhdojė e pandėrprerė, prokurori ka qenė pjesė e krimit, ka qenė pjesė e Aldo Bareve, e tė tjerėve. Nuk pėrjashtohet mundėsia tė ngremė njė grup hetimor tė pavarur pėr hetimin e lidhjeve tė tij me krimin, njė grup prokurorėsh qė ta hetojnė, jo siē bėn vetė ai qė zotohet tė hetojė veten e tij. Edhe njė herė dua ta garantoj se fundi i tij do tė jetė fundi qė kanė patur dhe kanė tė gjithė tė protektuarit e tij. Ju do tė thoni po dekreti? Respektimi i kushtetushmėrisė ėshtė njė obligim i njė rendi demokratik. Sado qė ėshtė tepėr dėshpėruese, ne do tė intensifikojmė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, duke bllokuar tė gjitha pėrpjekjet e kryeprokurorit pėr ta bllokuar kėtė luftė, tė cilat janė tė pėrditshme dhe me fakte.". Duke mbajtur njė fjalim tėrėsisht qesharak kreu i qeverisė, nė asnjė moment nuk i ėshtė pėrmbajtur ligjit, duke patur parasysh se tashmė kryeministri dhe Kuvendi nuk kanė asnjė tė drejtė kushtetuese, tė merren me mandatin e prokurorit tė Pėrgjithshėm, sepse kjo ėshtė njė detyrė e presidentit,d he pėr sa kohė ai e ka gjykuar qė kryeprokurori nuk ka bėrė shkelje kushtetuese, siē pretendonte shumica nė komisionin hetimor parlamentar pėr tė, nuk ka si tė ketė njė qėndrim tė dytė. Fjala e presidentit tė republikės pėr kėtė ēėshtje ėshtė tėrėsisht e padiskutueshme, dhe ėshtė ekskluzivisht nė dorėn e tij, largimi ose lėnia nė detyrė e drejtuesit tė organit tė akuzės. E megjithatė nga dėshira e madhe dhe e pafundme qė ka pėr tė mos e lėnė mė nė drejtimin organit tė akuzės, Theodhori Sollaku, kryeministri Sali Berisha, shpik ditė pėr ditė lloj lloj gjėrash dhe bėn tė pamundurėn, duke kaluar deri edhe nė delir, me kėrkesėn pėr ngritjen e njė komisioni hetimor tė pavarur pėr tė hetuar tė ashtuquajturat sipas tij lidhje tė prokurorit tė Pėrgjithshėm me krimin.

    Sollaku : Berisha tė japė shpjegime pėr akuzat

    Tiranė

    - Krye-prokurori i Shqipėrisė, Theodhori Sollaku, i ka bėrė thirrje dje kryeministrit tė vendit Sali Berisha se nėse ka ndonjė fakt pėr tė gjithė akuzat qė vazhdon t'i drejtojė atij dita ditės, ėshtė i mirėpritur qė t'i paraqesė dhe t'i faktojė, pro tė mos rrijė mė duke i hedhur ato lart e poshtė. Sipas Sollakut ėshtė i mirėpritur kushdo qytetar qė posedon njė fakt nė lidhje me akuzat qė i janė drejtuar Prokurorit tė Pėrgjithshėm, dhe ai ka premtuar se nėse faktohen tė tillė, ka pėr tė bashkėpunuar me zbardhjen e sė vėrtetės. Prokurori i Pergjithshem Theodhori Sollaku e ka kėrkuar qė nga Prokuroria e Krimeve te Renda, qe zyrtarisht kryeministrin e vendit, te jape shpjegime per faktet qe ka ai ndaj personave publike, per te apo per presidentin e Republikes, dhe tė mos vazhdojė mė me akuza tė pacaktuara, ashtu si ka bėrė gjatė gjithė kėsaj kohe. "Nuk mund te lejojme me nje situate, ku njerezit mund te thone cdo gje, te flasin, te shpifin pa u hyre gjemb ne kembe", u shpreh Sollaku, duke dėrfuar njė mesazh shumė tė qartė pėr kryeministrin vednit, dhe pėr tė gjtihė ata perosan qė bėjnė shpifje publike. Sipas tij deri tani politikanet jane trajtuar si njerez me imunitet qe mund te flasin dhe te akuzojne dhe mund tė thonė ēdo gjė, por tani ka ardhur koha qe cilido qe disponon fakte qe implikojne persona te ndryshem, te shkoje ne prokurori per te bere kallėzim, dhe kjo duhet tė jetė njė detyrim, pėrsa kohė dikush bėn akuza, tha Sollaku. Ai nė kėtė takim ka falenderuar presidentin e vendit per vendimin e drejte qe mori per mosshkarkimin e tij, qe shenon keshtu nje fitore institucionale dhe morale te prokurorise, dhe nė kėtė mėnyrė tregoi edhe njėherė se tė gjitha akuzat kundrejt tij, janė tėrėsisht tė pabazuara.

    Sollaku:Prokuroria e Krimeve tė Rėnda t’i kėrkojė fakte pėr akuzat

    Tiranė

    - Shefi i organit tė akuzės Theodhori Sollaku ka deklaruar nė njė takim me prokurorėt qė duhet gjetur njė mėnyrė qė kryeministri tė japė llogari pėr tė gjithė ato qė ka deklaruar dhe lidhur me kėtė ai tha se Prokuroria e Krimeve tė Rėnda, tė cilės i beson zoti Berisha duhet tė marrė nė pyetje vetė kryeministrin, kryeprokurorin dhe kryetarin e shtetit pėr tė gjitha sa janė thėnė pėr lidhjet me krimin. Sollaku u tha nė njė takim prokurorėve te vendit se nuk duhet tė bėheshin palė e politikės dhe se duhet tė vazhdonin punėn pėr tė goditur krimin. Zoti Sollaku kėrkoi qė kryeministri, vetė Prokurori I Pėrgjithshėm dhe kryetari Alfred Moisiu si dhe shumė persona tė tjerė tė thirreshin nga Prokuroria e Krimeve tė Rėnda pėr tė dėshmuar per akuzat e lidhjeve kriminale: lidhur me kėtė kryeprokurori vetėm pak pasi u la nė detyrė nga presidentit deklaroi se "Kohėt e fundit, veēanėrisht kryeministri i vendit, akuzat i ka adresuar konkretisht nė adresė tė Prokurorit tė Pėrgjithshėm tė republikės sė Shqipėrisė. Unė do ta ftoja Prokurorinė e Krimeve tė Rėnda, qė pėr fat tė mirė ėshtė njė strukturė, qė kryeministri e beson, zyrtarisht duhet ta ftojė tė japė shpjegime nė prokurori pėr tė gjitha faktet qė ai di ndaj personave publikė, pėrfshi Prokurorin e Pėrgjithshėm apo Presidentin e Republikės. Prokurori i Pėrgjithshėm tė thirret nga ju Presidenti i Republikės po kėshtu. Ne nuk mund tė lejojmė mė njė situatė ku njerėzit mund tee thonė ēdo gjė, mund tė flasin, mund tė shpifin, mund tė fyejnė dhe pėrsėri ata tė mos ndjejnė asnjė pėrgjegjėsi", tha ai, duke theksuar se nė kėtė mėnyrė mund tė zbardhet dhe tė vėrtetohet se kush ka lidhje me krimin dhe pėr kė hidhen akuza thjesht politike, por qė dėmtojnė rėndė figurėn e shtetit.

    16/10/2006

    Z.P.

  9. #109
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Zoti Humdinger, sado te vishesh me gazeten ZP te siguroj se do mberdhish.
    Nuk jane argumente pallavrat e pederastit Brace dhe te lutem largohu prej tij dhe mos u identifiko me te se do apo nuk do, behesh qesharak. Ti miku im jeton larg Shqiperise dhe shet teori, por ne qe jemi ketu i shohim pushtlleqet e PS dhe te bej thirrje edhe njehere qe te mos perdoresh si argument ZP pasi ketu nuk e lexon njeri nga qe eshte bere bajate dhe keshtu qe nuk do te te lexojne as ty shkrimet qe mbeshteten ne te. Me pak fjale;
    ,MOS U BEJ EDHE TI BAJAT ZOTERI.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  10. #110
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga 2043
    Zoti Humdinger, sado te vishesh me gazeten ZP te siguroj se do mberdhish.
    Nuk jane argumente pallavrat e pederastit Brace dhe te lutem largohu prej tij dhe mos u identifiko me te se do apo nuk do, behesh qesharak. Ti miku im jeton larg Shqiperise dhe shet teori, por ne qe jemi ketu i shohim pushtlleqet e PS dhe te bej thirrje edhe njehere qe te mos perdoresh si argument ZP pasi ketu nuk e lexon njeri nga qe eshte bere bajate dhe keshtu qe nuk do te te lexojne as ty shkrimet qe mbeshteten ne te. Me pak fjale;
    ,MOS U BEJ EDHE TI BAJAT ZOTERI.
    Faleminderit pėr kėshillėn!!

    Nuk ka rėndėsi nė jeton larg apo nė Shqipėri dikush qė tė mund tė kuptojė dhe tė njohė, Hitlerin shqiptar... nuk ke pėrse nxehesh me artkujt e gazetave dhe as je nė gjėndje tė gjykosh tė tjerėt, kur vetė ti nuk ke sy tė shohėsh asgjė jashtė zyzeve "made in Berisha" qė tė kanė vėnė nė sy.
    Disa herė ke replikuar dhe ke ofenduar nė adresėn time dhe nuk tė kam replikuar me tė njėjtėn gjuhė, jo sepse nuk di tė tė pėrgjigjem, por tė kam lėnė tė kuptosh qė nuk ke asgjė mė pak sesa Berisha nė kėto ofendime... prandaj dhe e mbron me tė njėjtėn gjuhė.

    Po tė mos i lexonin argumentat dhe ZP-nė, siē pretendon ti, as ti zotėri, nuk do mundje tė mė replikoje nė kėtė temė... apo jo??!!

    Nėse nuk tė pėlqen ēfarė shkruaj apo postoj, kjo nuk mė shqetėson aspak!!
    Pėr arsye etike... kujdes me ofendimet ndaj meje... nėse ke diēka me postet e mia tė sjella nga shtypi, referoju gazetarėve qė i kanė shkruar... tė tillė artikuj por nė anėn blu qė ke ti pėr zemėr, ka me mijėra nga RD-ja... studjoi ato dhe merru me to qė tė jesh mė i qetė nė ofendimet e tua karshi tė tjerėve.

    Kalofsh njė ditė tė kėndėshme nė "parajsėn Berishiane" dhe na ler ne tė tjerėve tė rrojmė nė ferrin qė kemi krijuar si tė paditur dhe qesharakė qė jemi!!

Faqja 11 prej 20 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata zbardh vendimin: SHIK-u vrau Remzi Hoxhėn si ‘agjent serb’
    Nga ex-x nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 384
    Postimi i Fundit: 26-09-2013, 08:45
  2. Fragmente nga Shėn Grigor Teologu
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 07:40
  3. Spiro Moisiu njeriu mė besnik i Enver Hoxhės
    Nga Antimafia nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-05-2006, 15:37
  4. Pyetje pėr Besimtarėt Shqiptarė tė Krishterė dhe Islam
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 06-07-2003, 20:11
  5. Alfred Moisiu
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •