Hë aman si thoni ju të nderuar forumista ? Si ta zgjedhim institucionin më të lartë të vendit?
Hidhet njëri.Unë them ta hedhim me votë,por dua kutinë e fshehtë.. lol
Hidhet tjetri thot jo kështu se nuk kemi transparencë në forum...lol
A mer ju bëfsha rrakedakes suaj aman
Ore Presidenti i Republikës është institucioni më i lartë i vendit,e duke qenë se ne e kemi të qartë përcaktuar në Kushtetutë (neni 1) që jemi Republikë Parlamentare i bie që kompetenca për zgjedhjen e Burrit të parë të vendit është e Parlamentit shqiptar.Ky sistem preferohet pasi posti përkatës nuk ka ngjyra të theksuara politike,por mundohet të zgjidhet një individ i cili do mund të jetë ruajtës i unitetit dhe Kushtetutës së vendit.Pra roli i Presidentit në rastin tonë është një Asnjënës dhe mund ta quajmë Ruajtës ose Arbitrar i jetës politike të vendit.
Kur ai zgjidhet direkt nga populli është ndryshe.Në këtë rast ndërhyjnë ngjyrat politike dhe beteja për zgjedhjen e tij kthehet në një betejë politike.E cila si gjithnjë sjell ndarjen e masave dhe përçarje shoqërore.Kështu që roli i Presidentit nuk është një Asnjënës por politik.Ky sistem është i preferuar në Republikat Presidenciale dhe semi-presidenciale.
Etj etj etj.....
Hë të nderuar forumista ju si mendoni ?
Ps.Ahhh mortja ishallah mbi analistat virtualë.. lol
Krijoni Kontakt