Unë mendoj se mënyra e zgjdhjes së Presidentit, ajo me votat në kuvënd ose me votën e popullit, do të jep edhe emrin e Presidentit të ri të Shqipërisë!
Nuk pajtohet aspak me analizat e disave që mendojnë se për President, duhet të kandidohen vetëm Berisha e Nano, dhe alternativat tjera të bien ne ujë!
Shqipëria, intelektualisht është vendi i zhvilluar në Ballkan, dhe është mëkat të mendojmë se dueli i famshëm Nano-Berisha janë kokat e popullit. Absurdja më e madhe është të mendohet se ato mund të bëhen kur të duan: ministra, kryeministra e presidenta, dhe çka të ju doje qejfi në këtë shtet ligjor dhe demokratik. Rregullat e lojës duhet të respektohen nga të gjithë, poqëse duam të jemi pjesëmarrës në lojë, se përndryshe përgjithmonë do të jemi shteti më i varfër në Evropë, siç jemi faktikisht e fatkeqsisht!
Shqipëria ka nevojë për freskim politik, duhet të vjen xhelati me gijotinën e tij dhe të bëje ca spastrime, duhet të zhduken edhe ca mbetje të oksiduara që ndjekin si hija pas shqiptarët, për 16 vite rresht.
Për 16 vite rresht e njëjta përrallë, ajo e duelit të stërfamshëm. A nuk është MJAFT më me këto idiotsira që ndjekin votuesin shqiptar të Shqipërisë, a?
Kategorikisht do të isha kunër kandidimit të Berishës për kryetar të Shqipërisë, sepse është një post që e ka patur dikur dhe që nuk arriti të realizon me sukses aq sa duhet, dhe s'ka çka e kërkon përsëri! Edhe pse më duket i moderuar, i ka për merak gafet, dhe nuk është hiç konservativ, është tipik ballkanas, fatkeqsisht.
Ndërsa për Nanon, çka të thuhet, shumë çka mund të thuhet, ai është e keqja më e madhe që i ka ndodhur Shqipërisë ndonjëherë, ai është armiku më i madh që mund të ketë Shqipëria! Dosja e tij duhet të zhduket, ai na jep faqen e zezë në Botë!
Presidenti është firgurë e lartë njerëz, ai është që do të përfaqëson vendin tonë jashta, duhet të jetë njeri autoritativ, largpamës, i moderuar, të mendon 3 herë, e një herë të flas, nuk na duhen broçkulla neve këtu. Na duhet një njeri që do të shpie Shqipërinë atje ku e ka vendin, në Evropën e bashkuar. Këto tipare që as në pikën më të vogël nuk i plotësojnë si Berisha e si Nano,
Eh, këto dy të kandidohen për President, euuu, euuu, po ne nuk zgjedhim kryetarin e klasës këtu, nuk jemi në 8-vjeçare, dhe cilit që t'i don qejfi mund të merr atë post, ju lutem më vetëkritik dhe sytë hapur!
Sa për ilustrim, tek një temë tjetër në furum, se kush është presidenti më i mirë i Shqipërisë, votova për Rexhep Mejdanin, është/ka qenë me të vërtetë njeri i ngritur, intelektual i mirëfilltë, meriton respekt!
Davius
Krijoni Kontakt