BOMBA E SANXHAKUT
Njė bombė nė Novi Pazar dhe njė dorėheqje e presidentit tė Qendrės Koordinuese tė qeverisė... serbe pėr Serbinė Jugore, Rasim Ljajiē, kryetar i Partisė Demokratike me seli ne Novi Pazar, ngjarje tė cilat ndodhėn tė dyja mė 11 prill, zbuluan nė opinionin publik serb, rajonal dhe evropian njė plagė tė fshehur etnike dhe politike tė Serbise, e cila e ka emrin Sanxhak.
Serbia ėshtė pėrpjekur vazhdimisht ta mbulojė me njė harresė publike gjendjen dhe bile emrin e Sanxhakut, njė rajon me njė sipėrfaqe prej 8686 kilometra katrore dhe njė popullsi prej 530 mijė vetesh, nga tė cilet 67 pėrqind janė boshnjakė dhe tė tjerėt serb, malazez, shqiptarė, etj.
Rajoni ėshtė i ndarė mes Serbisė dhe Malit tė Zi. Diskriminimi i thellė, qė i ėshtė bėrė dhe i bėhet popullsisė boshnjake tė Sanxhakut, ka qenė njė motiv i kėrkesave tė vazhdueshme nga popullsisa boshnjake pėr demokraci dhe tė drejta njėlloj si qytetarėt serbė.
Nė kuadėr tė ruajtjes sė kontrollit tė rreptė serb mbi Sanxhakun, qeveria e kryeministrit Vojislav Koshtunica, me njė vendim tė saj shkriu kėto ditė Asamblenė lokale tė Novi Pazarit, nė tė cilėn dominonte Partia Demokratike e Sanxhakut, me kryetar Rasim Ljajiēin. Dhe ky vendim i qeverisė u muar pa vėnė aspak nė dijeni njė anėtar tė kabinetit qeveritar, siē ėshtė Rasim Ljajiē, ministėr i te drejtave te njeriut dhe i pakicave nė qeverinė e Koshtunicės.
Nė shenjė proteste, ministri Ljajiē dha dorėheqjen nga posti i presidentit tė Qendrės Koordinuese tė qeverisė serbe pėr Serbinė e Jugut, qė pėrfshin Medvegjėn, Bujanocin dhe Preshevėn, pra tre komuna tė banuara nga shqiptarėt. Duket se jo rastėsisht Ljajiē zgjodhi tė japė dorėheqjen nga posti i presidentit tė Qendrės Koordinuese pėr Serbinė Jugore dhe jo nga posti i ministrit pėr pakicat apo nga posti i komisionit shtetėror tė bashkėpunimit me Gjykatėn e Hagės pėr krimet e luftės nė ish Jugosllavi. Ai dha dorėheqjen nga posti i koordinatorit, sepse kjo ka domethėnien e vet.
Sė pari, ai jep dorėheqjen nė shenjė proteste pėr pengesat, qė i nxjerr qeveria nė plotėsimin e kėrkesave tė drejta tė popullsisė shqiptare nė Luginėn e Preshevės, tė drejta qė janė fiksuar nė marrėveshje ndėrkombėtare dhe nė dokumenta zyrtare tė qeverisė sė Serbisė. Duke shpjeguar nė media motivet e dorėheqjes, Ljajiē deklaroi se une nuk kam mbėshtetjen e qeverisė qė tė mė lejojė mua tė realizoj gjėrat nė Serbinė e Jugut.
Sė dyti, ai jep dorėheqjen, sepse duke parė qė nuk realizohen tė drejtat e shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, ku ka patu edhe njė konflikt te armatosur serbo-shqiptar, e kupton se aq mė pak do tė lėvizė qeveria nė drejtim tė plotėsimit tė tė drejtave tė popullsisė boshnjake tė Sanxhakut.
Sė treti, ai jep dorėheqjen nė shenjė proteste pėr ndėrhyrjen e qeverisė sė Koshtunicės me masa represive ndaj boshnjakėve tė Sanxhakut, siē ėshtė edhe shkrirja me urdhėr e asamblesė lokale tė Novi Pazarit.
Gjithė kėto nuk mund tė mos hapnin njė krizė tė re nė marrėdhėniet e tendosura mes Beogradit dhe Novi Pazarit. Zėvėndėskryeministri i moderuar serb Miroslav Labus deklaroi mė 12 prill se qeveria serbe duhet tė ndalojė njė dėm mė tė madh politik, qė rezultoi nga shkrirja e asamblesė lokale tė Novi Pazarit. Duke reflektuar ndaj situatave plot tension dhe zemėrim ndaj diskriminimit, qė ekzistojnė nė Sanxhak, Labus paralajmėroi qeverine se Ne nuk duhet tė lejojmė qė mė shumė bomba apo koktejle molotov tė veprojnė si prelud pėr shqetėsime serioze nė Sanxhak.
Kuadri i pėrplasjes mes Beogradit dhe Novi Pazarit ėshtė mė i gjėrė se sa fusha e tė drejtave tė njeriut, sepse Sanxhaku ndodhet i ndarė nė dy pjesė, njera nė Serbi dhe tjetra nė Mal tė Zi. Forcat nacionaliste serbe e kanė akuzuar Ljajiēin dhe partinė e tij se po bėn pėrpjekje tė bindė boshnjakėt, qė jetojnė nė Mal tė Zi, tė votojnė pėr pavarėsinė nė referendumin e 21 majit. Edhe shkrirja e asamblesė lokale tė Novi Pazarit komentohet si njė goditje ndaj ndjenjave antiserbe nė Sanxhak.
Gjendja nė Sanxhak ėshtė njė masė qė zien nga brenda prej kohėsh. Politikani i Sanxhakut, Fevzija Muriē, e pėrshkruan Sanxhakun si fuēi potenciale baruti. Popullsia boshnjake kėrkon qė ajo tė gėzojė tė drejtat e njė autonomie, me qėllim qė qoftė tė ardhurat, qoftė taksat, qė vjel Beogradi nga ky rajon, tė shkojnė nė favor tė popullsisė lokale dhe jo tė caktohen kuota tė vogla arbitrarisht nga Beogradi. Nė shtator tė vitit tė kaluar pėrfaqėsuesit e katėr partive politike dhe tė 9 organizatave joqeveritare tė Sanxhakut nėnshkruan njė deklaratė tė pėrbashkėt, ku kėrkojnė qė tė zgjidhet statusi i boshnjakėve nė Serbi dhe qė Sanxhaku tė jetė njė rajon administrativ. Ato i kėrkojnė qeverisė qė ajo tė zbatojė mė pėrpara tė drejtat dhe autonominė e boshnjakėve nė Serbi, pėrpara se tė kėrkojė autonomi pėr serbėt e Kosovės, tė cilėt janė tre herė mė pak nė numur. Kėrkesa e tyre pėr autonomi ka njė bazė nė tė drejtat historike dhe juridike. Sanxhaku ka qenė rajon autonom qė nė kohėn e Kongresit tė Berlinit. Ai u pushtua ushtarakisht mė 1912 nga Serbia , e cila i hoqi ēdo tė drejtė autonomie.
Nė vitet e luftės sė dytė botėrore Kėshilli Antifashist i Sanxhakut e shpalli atė rajon autonom, por regjimi komunist titist ia hoqi kėtė tė drejtė dhe madje administrativisht e ndau nė dy pjesė, duke ia kaluar njė pjesė Serbisė dhe njė pjesė Malit tė Zi. Nė kohėn e regjimit tė Millosheviēit rreth 80 mijė boshnjakė janė shpėrngulur nga Sanxhaku dhe shumica e tyre ende nuk janė kthyer. Qeveria serbe nuk e prek fare ēeshtjen e rikthimit tė tė shpėrngulurve nga Sanxhaku, nė njė kohė qė bėn shumė zhurmė pėr serbėt e Kosovės apo tė Kroacisė.
Nė tetor tė vitit 1991 nė Sanxhak ėshtė zhvilluar njė referendum popullor, ku ėshtė votuar pėr autonominė politike dhe territoriale dhe 98 pėrqind e votuesve votuan pėr tė. Pas rėnies sė regjimit tė Millosheviēit pati disa pėrpjekje nga kryeministri i vrare Zoran Xhinxhiē pėr tė pėrmirėsuar gjendjen e boshnjakėve tė Sanxhakut dhe pikėrisht ai e thirri Rasim Ljajiēin nė qeveri si ministėr. Por shumė pak ėshtė bėrė pėr tė vendosur njė ekuilibėr tė drejtash tė barabarta mes qytetarėve boshnjakė dhe serbė tė Sanxhakut. Aq i theksuar ėshtė ky diskriminim, sa qė edhe nė buletinin metereologjik tė radiotelevizionit shtetėror tė Serbisė qyteti i Novi Pazarit , qė ka 100 mijė banorė, nuk figuron.
Heshtja dhe harresa, qė Serbia praktikon ndaj Sanxhakut nuk ka vetėm aspektin e politikės diskriminuse ndaj popullsive jo serbe, qė jetojnė brenda kufijve tė republikės sė Serbise. Ajo ka brenda edhe strategjine e fshehjes sė njė tė vėrtete tjetėr tė madhe, qė ka tė bėjė me vetė Serbinė. Sanxahku ėshtė historikisht djepi i shtetit dhe e kishės serbe. Nė Sanxhak ndodhen kishat dhe monastiret mė tė vjetra ortodokse serbe dhe jo nė Kosovė. Kryeqendra e shtetit serb tė Stefan Nemanjės nė shkullin 13-tė ka qenė nė Sanxhak. Pra nuk ėshtė Kosova djepi i shtetit dhe i kishės ortodokse serbe, por ėshtė Sanxhaku. Kėtė tė vėrtetė tė madhe historike dhe juridike ata kėrkojnė ta fshehin, duke hedhur harresėn mbi Sanxhakun, madje duke i ndėrruar edhe emrin.
Sanxhaku ėshtė pėrgėnjeshtrimi material dhe konkret i tezės sė zhurmshme serbe pėr Kosovėn si djep i shtetit dhe i kishės serbe. Pėr kėtė arsye ndaj tij ėshtė ndjekur dhe ndiqet kjo politikė diskriminimi dhe ēbėrjeje. Por nė kohrat e sotme moderne dhe tė informacionit tė menjėhershėm global nuk ėshtė mė si nė mesjetė, kur mund tė fshiheshin shumė krime ndaj popujve. Kjo ėshtė e vėrtetė dhe pėr Sanxhakun, si njė bombė e fjetur, e cila mund tė shpėrthejė pėr vetė tė keqen e Serbisė, nėse qeveria e Beogradit nuk do tė fillojė tė zbatojė standartet demokratike tė Evropės sė sotme, ku zyrtarisht pretendon tė shkojė.
Krijoni Kontakt