Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Të krishterë e vrarë prej Vatikanit

    Pame tek tema Vatikani dhe Papa se nga ana biblike dhe e tradites se krishtere se Vatikani nuk eshte nje Institucion i krishter, po keshtu tek tema Lidhjet e fshehta midis Vatikanit dhe Islamit, prekem perfshirjen e ketij institucioni ne shume prej komploteve boterore.

    Tani do kalojme tek nje teme tjeter, qe ka te beje me masakrat e Vatikanit ndaj te krishtereve. Shume njerez besojne se Vatikani ka vrare shkencetare, por shume pak e dine se shenjestra kryesore e tij kane qene te krishteret qe nuk i jane bindur. Ata kane qene faktikisht rreziku me i madh per ekzistencen e tij.

    Disa vellezer si psh Toni77, me kane akuzuar se une sulmoj Kishen. Pikerisht ketye ua kushtoj kete teme. Me ane te kesaj teme, ata do kuptojne (nqs do jene te sinqerte me veten e tyre) se te jesh ne anen e Krishtit dhe Kishes dhe te jesh kunder Vatikanit, eshte jo vetem e mundur, por eshte e natyrshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-07-2006 më 05:48
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Matrix
    Me ane te kesaj teme, ata do kuptojne (nqs do jene te sinqerte me veten e tyre) se te jesh ne anen e Krishtit dhe Kishes dhe te jesh kunder Vatikanit, eshte jo vetem e mundur, por eshte e natyrshme.
    (Fatkeqesisht si shembull, per te dy Kishat) Kryqezata e Katert.

  3. #3
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Kryqezatat jane nje shembull, por jo shembulli me i mire.

    Sepse kryqezatat u zhvilluan midis dy paleve te armatosura, ndersa masakrat me te dhimbshme jane ato kunder njerezve te thjeshte, te cilet nuk posedonin ushtri.

    Psh masakra e Piemontit ndaj Valdensianeve, kur grate dhe femijet u hodhen nga shkembinjte dhe burrat u sollen ne qytet dhe u dogjen publikisht.

    Apo masakra e nates se Shen Bartolemeut ku mijera Hugenote (jo-katolike) u therren ne gjume.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Valdensianët

    Po e fillojme me keta martire qe pak njihen sot.

    Ata i kane origjinat qe nga koherat apostolike. Ne kohet e persekutimit pagan, shume te krishtere largoheshin nga qendrat e banuara dhe strehoheshin neper male. Kjo ka ndodhur me shume ne provincat e Italise, ku dhe persekutimi i Romes pagane ishte me i ashper.

    Nje pjese e tyre u vendosen ne luginat e Alpeve e Italise, ku ruajten besimin e tyre te paster ashtu sic ua mesuan apostujt e Krishtit. Izolimi i tyre, i ndihmoi qe ata te mos beheshin pjese e Kishes Romane qe erdhi ne ekzistence pak kohe pas Perandorit Kostandin.

    Ne mesjete, dikush i quajtur Peter Valdo, kerkoi leje tek zyrtaret katolike per te predikur Ungjillin. Kjo leje nuk ju dha, meqenese ai nuk kishte mbaruar asnje shkolle teologjike. Por, ai vazhdonte te predikonte, dhe rreth tij u mblodhen besimtare qe e donin fort Krishtin, por nuk e shihnin te arsyeshme te pranonin autoritetin romano-katolik. Kjo beri qe ata te persekutohen ashper dhe per te shpetuar nga persekutimi, ata ndoqen rrugen e ketyre te krishtereve te hershem, duke u larguar nga qytetet. Ne Alpe, ata rane ne kontakt me Valdensianet, te cilet jetonin ne komunitete te krishtera per shekuj me rradhe.

    Duke ndjekur pasuesit e Peter Valdo, agjentet e Vatikanit zbuluan ekzistencen e komuniteteve primitive te krishtera te Valdensianeve dhe Papa i kerkoi ndihme autoriteteve sekulare per t'i shfarosur keto komunitete, te cilat u akuzuan per herezi.

    Ushtrite i pushtuan Alpet dhe i hodhen grate dhe femijet nga shkembijte, ndersa burrat u sollen te lidhur ne qytet ku u dogjen publikisht. Kjo njihet ne histori si masakra e Piemontit.

    U deshen disa sulme te tilla, pergjate 2 shekujve, per t'i shfarosur pothuajse plotesisht keta te krishtere.

    Papet qe u perfshine me shume ne zhdukjen e tyre ishin:
    Inocenti III , Klementi VII, Inocenti VIII



    Ja nje poezi e shkruar nga poeti i verber John Milton, qe i kushtohet pikerisht ketyre martireve:


    Masakra e Piemontit mbi Valdensianet

    Hakmerru o Zot, per shenjtoret e Tu,
    Eshtrat e te cileve ne malet e ftohta te Alpeve jane tani,
    Ata qe e ruajten te verteten Tende te lashte,
    Kur gjithe eterit tane adhuronin Gure dhe Pasuri,
    Mos i harro, ne librin Tend regjistroi vajet e tyre,
    Te atyre qe ishin qengjat e se Jotes vathe,
    Te therrur nga gjakataret piemonteze,
    qe hodhen nenen me foshnjen nga shkembinjte e larte,
    Vajet e tyre, jehuan nga luginat lart nder kodra,
    dhe nga kodrat, drejt qiejve vrapuan...
    Gjakun dhe trupat e tyre pa jete,
    fushat e Italise i pane, dhe u dritheruan...
    Tirani i trefishte (Papa) me kete gjak mund te rritet
    Por qindra te tjere qe Rrugen Tende mesuan,
    nga Babilonia, kuptuan se si iket...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 06-07-2006 më 07:25
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Lioness
    (Fatkeqesisht si shembull, per te dy Kishat) Kryqezata e Katert.

    Ne kryqezaten e IV-rt, Isaku i II-te dhe biri i tij, Aleksi i IV-rt (me llagap Engjelli, qe te dy) nuk i mbajten premtimet qe u bene kryqtareve. Duke shtuar dhe ndjenjat anti-latine te popullsise se Konstandinopojes, ishte e pritshme ajo qe ndodhi.

    Sigurisht qe latinet kishin synime ndaj Konstandinopojes, por pa kujtohu njehere nese ka ndodhur valle me pare nje histori, ku banoret ortodokse te qytetit te kene cfarosur teresisht banoret latine? Kjo masakra mbi latinet duhet te kete lidhje me ngjitjen ne fron te nje filan perandori, qe shquhej atehere per anti-korrupsion dhe me se shumti per qendrimin anti-perendimor.. (fatkeqsisht, vete ky perandor u nda ne 300 copa nga ortodokset e tij te dashur, te njejtet qe kishin thirrur me furi emrin e tij, asokohe kur ky i fundit hynte ne rruget e Konstandinopojes per tu kurorezuar perandor).

    - - - -


    Matrix, mos hap tema pa qellim.. duhet te dish qe peshku fillon e qelbet nga koka.

    Mateu 10:34 ''Mos mendoni se une erdha te sjell paqen mbi toke; nuk erdha te sjell paqen, por shpaten"
    Prektora

  6. #6
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Jan Huss (1371- 6 Korrik 1415)

    Jan Huss lindi ne Bohemi te Cekise, ne vitin 1371.

    Ai ishte profesor teologjie ne Universitetin e Prages. U vesh prift ne vitin 1400. Ka pasur grada te larta (Master dhe Bachelor) ne teologji. Ne vitin 1402 u be rektor i Universitetit te Prages.

    Ai denoncoi dy praktika jo te krishtera te Kishes Katolike:
    1-) Dhenien vetem te bukes per besimtaret e thjeshte dhe veren vetem tek prifterinjte. Ai e denoncoi kete si praktike jo biblike dhe qe nuk praktikohej ne Kishen e Hershme.
    2-) Perzjerjen e vazhdueshme te Kishes Katolike me politike.

    Ne vitin 1412 shkisherohet per mosbindje.

    Ai denoncon serisht praktikat e shitjes se indulgjencave, duke quajtur blasfemi idene e shitjes se dhuratave frymore per perfitime materiale.

    Ne vitin 1414, ai akuzohet ne Keshillin e Kostances se predikonte doktrina heretike, te cilat ne fakt nuk i kishte predikuar. Ai i mohon, por nuk pranon te betohet solemnisht se nuk ka predikuar te tilla gjera. (Duke ndjekur keshillen e Mesuesit per te mos u betuar).

    Po keshtu ai pranoi se zyra e Papes nuk kishte origjine hyjnore, por ishte krijuar nga Kisha per qellime administrimi. Ky pohim ne ate kohe ishte i rrezikshem, duke pasur parasysh konfliktet papale te kohes dhe domosdoshmerine per te bashkuar Kishen Katolike nen nje pape te vetem. Prandaj, ai merr denimin kapital: Djegie ne Turren e Druve si heretik.

    Per t'i zbutur pasuesit e tij, Kisha e Bohemise lejohet ne vitin 1436 qe ta jape veren dhe tek besimtaret e thjeshte gjate kungimit.

    Pasuesit e tij dhe te nje vellai tjeter martir (Jeromit te Prages) njihen si Moraviane.

    Denimi i tij u denoncua nga Martin Luter, disa vite me vone, duke hedhur keshtu poshte autoritetin "e pagabueshem" papal.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 07-07-2006 më 07:34
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  7. #7
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123

    Jeanne Guyon (1648-1717)




    Emri i saj i gjate eshte:

    Jeanne Marie Bouvier de La Motte Guyon

    Nje nga njerezit qe kane perjetuar dashurine me te thelle per Krishtin. Ajo i ka lene brezave nje trashegimni te pasur librash frymore si: "Eksperiencat e thellesive te Jezus Krishtit", "Rreke frymore", "Kenga e nuses", "Bashkimi me Zotin", etj...


    Ajo martohet ne moshen 16 vjecare, por shume shpejt ngelet e ve, me tre femije.
    Pas kesaj ja kushton jeten udhetimeve dhe dhenies ndihme njerezve per te jetuar jeten e krishtere.

    Mesimet e saj te pastra shihen me dyshim nga Kleri katolik, i cili pretendonte te drejten ekskluzive te predikimit. Librat e saj digjen dhe ajo akuzohet per herezine e "Qetesise". Ky lloj mesimi s'ishte gje tjeter vecse mesimi se si shpirti perhumb ne soditjen e Krishtit, Dhendrrit qiellor.

    Ajo burgoset per 7 vjet, 2 vjetet e fundit ne izolim total ne Bastije (France).

    Ajo dhe Kryepeshkopi i njohur i kohes Francois de Fenelon kane lene nje letershkembim te pasur per shume diskutime frymore.

    Pasi lirohet nga burgu prej Luigjit XIV, kalon nje periudhe 15 vjecare vuajtjesh nga semundje te ndryshme dhe ja dorezon shpirtin Dhendrrit te saj te dashur.

    Poshte eshte nje poezi e shkruar nga kjo shenjtore e Krishtit (ndonese jo e Kishes Katolike):


    AI ESHTE KETU BRENDA

    Te ftohta muret qe m'kane rrethuar,
    ditet m'i mbyllin brenda;
    por kush me mban keshtu shtrenguar
    s'mban dot larg Zotin vetem.
    Te shtrenjta mure te burgut per mua,
    sepse eshte ketu Zoti qe dua.


    E dika mire kush me ben te vuaj,
    veshtire te jesh i vetem;
    por nuk e dine se une bekuar
    jam permes qelise se vjeter:
    Ai vjen brenda edhe sjell drite
    dhe zemren mbush plot jete.


    Kjo dashuria jote, Zot,
    i kthen lotet ne kenge
    te adhuron tere shpirti im,
    s'mendon per kohe, as vend.
    S'kerkoj me tjeter, ne t'mire a te keq
    pervec vullnetit tend te shenjte.


    Ja, ky eshte tere thesari im
    prej nga me vjen gezimi;
    shnderron trishtimin ne kenaqesi
    dhe dhimbja eshte fitimi.
    Kjo me mjafton, c'te doje te ngjase,
    di se Ai eshte Gjithcka n'Gjithcka.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 10-07-2006 më 12:20
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Tema të Ngjashme

  1. Muhamedi a.s. sipas këndvështrimit të krishterë
    Nga presHeva-Lee në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-04-2010, 22:15
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-03-2007, 09:06
  3. Kriptokrishtërimi në Shqipëri
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2006, 08:02
  4. I krishtere dhe sherbestar.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-01-2005, 15:10
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterë
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •