Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Nga kush mësojnë fëmijët tanë?!

    Shumica e profesorëve shqiptarë janë të papërgatitur. Kanë mbaruar universitetet në Tiranë, ku kanë mbajtur shënime.

    Them shënime, sepse libra s’ka pasur që kur… Zoti e mban mend që kur! Tekstet e huaja me te cilat mësojnë e gjithë bota, kane qene prone ose e një individi, ose e “pastruar” nga partia. Përgatitja nuk vjen duke përsëritur te njëjtat gjera, qe janë gjene për 50 vjet me radhe, pa eksperience kërkimi shkencor te mirëfilltë dhe me logje kavaje te klubi i fakultetit. Situata e sotme ne universitete është e tille, qe nga viti 1985, kur jam diplomuar dhe unë vetë. Unë i kam marre te gjitha leksionet me shënime, profesorët na i bënin pyetjet e provimit nga libra te huaja me zgjidhje te gatshme. Unë i kisha ato librat dhe i dija edhe zgjidhjet. E shikoja se cena përrallisnin ato kaqolit tone profesorë. Më mire e kuptova kur dola jahte. Kuptova qe kisha harxhuar vite pre hicgje, sepse shkenca ishte një koncept shume i ndryshëm nga ai qe bënim ne Fakultetin e Shkencave. Mendoni te nderuar, koleget e mi janë tani profesorë aty, punojnë me ato shënime qe kane marre dikur. Kane marre edhe ata një kopje te atyre librave, qe dikur i kishin prof. tanë dhe përsërisin te njëjtën hile. Nga shkenca nuk ia kane haberin fare. Po te fillosh t’i ngacmosh ne njohuritë qe japin e kupton qe nuk i dine. Nuk i kuptojnë as ata vetë ato qe thonë. Kohen e harxhojnë me thashetheme dhe me përpjekje për te dale një cike përjashta. Midis këtyre aktivitete mbarojnë edhe doktoraturat shqiptare qe zoti e merr vesh perse i quajnë doktoratura. Problemi është se qe prej 1991 janë me mijëra shqiptare qe janë edukuar jashtë dhe qe mund te thithen ne atdhe e te zëvendësojnë gjithë ketë parazitizëm te kultivuar nga shteti qe po e mban peng atë vend. Por kush ta beje një gjë te tillë? PD apo PS? Një revolucion i tille do te thotë te humbësh zgjedhjet, te humbësh pushtetin dhe gjithë kockat qe ai pushtet te afron për t’i lëpirë.

    Gëzim Hasa
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Nga kush mësojnë fëmijët tanë?!
    ----------------------------------------------------------------------------
    Shumica e profesorëve shqiptarë janë të papërgatitur. Kanë mbaruar universitetet në Tiranë, ku kanë mbajtur shënime.
    Them shënime, sepse libra s’ka pasur që kur… Zoti e mban mend që kur! Tekstet e huaja me te cilat mësojnë e gjithë bota, kane qene prone ose e një individi, ose e “pastruar” nga partia.
    ----------------
    Davius si githherë je super per kulturen shqiptare i kap gjerat ne thelb ...
    Dje isha ne drek te familja ime dhe ishim shum per drekë dhe aty ishte nji profesor nga KS e perzote ja tehjeka verejtjen miqsisht qe nuk duhet me fol gjera pa i njoft mirê dhe nuk duhet me mbajt krah ne politik nese don me eduku femij mirê !Atij i erdhi pak rand por une kam respekt dhe e din te gjith qellimin tim qe jam e drejt e dul me ec pak me tret ushqimin
    ----------------
    Po edhe tash ne shkolla ne ks edhe pse kan plan e program kam pyet femijt qka mesojn qka mendojn per aktualitetin ishin te informuar ne fryma politike te gabuara .Ju kam then se lexoni dhe shiqoni dokumentar ne TV e mos u bindeni me theniet e nji profesori nesei ai perkrah ket parti apo ket.
    Femijt duhet te jen te paster te ditur .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Një epidemi e rrezikshme
    Nga Apolloni31 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 16:08
  2. Disa nga Ilacet me te zakonshme dhe efektet e tyre
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  3. Atropina
    Nga Vinjol në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:11
  4. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  5. Të mësosh aktrimin njëherësh me abetaren
    Nga TiLoNcE në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-09-2005, 09:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •