Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Orfeu Maska e heron
    Anëtarësuar
    07-10-2005
    Vendndodhja
    karrik para kompjuterit
    Postime
    225

    Thumbs up HTML - Ku mund te mesoj html?

    Pershendetje a mund te me tregoj ndokush se ku mund te mesoj rreth html si te veproj me to se nuk kam dijeni fare diku ku mund te mesoj prej filimit

  2. #12
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Ka shume menyra per te mesuar nje gje

    Une per vete nese me duhet ndonje kod kerkoj tek google. Per me teper kliko KETU dhe KETU
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  3. #13
    budgetawningandrails.com Maska e Edmondii
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Lidhjet personale lejohen vetem si faqe hyrje.
    Postime
    125

    Shko tek kjo site.

    www.htmlgoodies.com. Eshte shume site i mire edhe shume kollaj te kuptosh mesimet qe jepen.

    Edhe ne qofte se deshiron te mesosh kollaj atehere mundohu te downloadesh

    MACROMEDIA - DREAMWEAVER.

    Te ndihmon te mesosh html shume shume kollaj.
    The faith of the Albanian is Albanianism.
    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e lordo
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    59

    Shpjegim

    Nese di te me tregoje dikush diqka me teper per HTML. Pse mesohet kjo "gjuhe" kur shumica e gjerave ne krijimin e faqeve eshte me lehte te krijohen direkt nga ndonje program pra pa perrdorur shkrim fare ? Te je me i kjarte pse te shkruhet



    me vend se te shkosh direkt te "HYPERLINK" , e shume e shume gjera te tjera, kur me lehte eshte ta besh kete te dyten ? Flm
    F.C. BARCELONA

  5. #15
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    1. Programet që krijojnë HTML të gatshme janë me para. Nëse di të shkruash HTML, mjafton të hapësh notepad që është falas dhe të fillosh të shkruash faqen.
    2. Programet mund të shtojnë shumë gjëra të padëshiruara në kodin HTML, ndërsa kur e shkruan vetë, shkruan vetëm ato që të duhen.
    3. Programet mund të krijojnë HTML, por mund të mos jenë të përshtatshëm për të shkruajtur PHP, JavaScript, CSS, e gjuhë të tjera që shkruhen bashkë me HTML.
    4. HTML përdoret edhe me gjuhë të tjera (kryesisht PHP) dhe në këto raste të duhet të lexosh, kuptosh, dhe të shkruash HTML vetë. Në këto raste, programet të pengojnë.
    5. Duke mësuar HTML, arrin të kuptosh edhe XML.

    Për këto arsye është mirë që të dish HTML. Siç the dhe ti, nëse do krijosh një faqe nga fillimi, Dreamweaver e Frontpage të kursejnë shumë kohë, por pasi ato kanë krijuar shumicën e kodit, duhet të studiosh kodin dhe të bësh ndryshime të vogla me dorë.
    Edi

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e lordo
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    59

    HTML - Ku mund të mësoj html?

    Ok faleminderit shume edspace per pergjigjje me te vertete me ke ndihmuar shume sepse kam kohe qe mendoj per kete gje dhe mendoja se eshte e kote te mesosh HTML faleminderit shume.

    Nese mundesh te me tregosh care eshte dallimi mes XML, HTML dhe XHTML?
    Faleminderit.
    F.C. BARCELONA

  7. #17
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    HTML (HyperText Markup Language) është gjuhë e vjetër që u formua kryesisht për të shfaqur informacionin në formate të ndryshme. HTML të lejosh të shkruash tekst në ngjyra të ndryshme, madhësi të ndryshme, të vendosësh imazhe, tabela, lidhje, etj.

    XML (eXtensible Markup Language) është një gjuhë e ngjashme me HTML, por qëllimi i saj nuk është formatimi i tekstit. Qëllimi i XML është sistemimi dhe organizimi i një dokumenti në një mënyrë të tillë që informacioni të jetë i vetë-përshkruar. Etiketat e HTML janë të gjitha njësoj pavarësisht nga përmbajtja e tyre, ndërsa etiketat e XML mund t'i zgjedhësh si të duash që të përshkruajnë vetë tekstin që përmbajnë.

    Psh: Nëse kemi një artikull, në HTML ky artikull do shfaqej si tekst nën etiketën

    (dmth paragraf) ndërsa në XML teksti do organizohej nën etiketën dhe kjo etiketë mund të përmbajë etiketa si , , , , , etj. Nëse shikojmë numrat 21/07/2006 në kodin HTML nuk mund të mësojmë asgjë për këtë numër përveç ngjyrës dhe madhësisë që do ketë në faqe. Por, nëse shikojmë të njëjtin numër në XML, ndjekim etiketat dhe zbulojmë që ajo është data kur është shkruar artikulli. Pra, XML ka strukturë më të mirë se HTML dhe për këtë arsye ka lindur XHTML që ndërthur të mirat e të dyja gjuhëve.

    XHTML (eXtensible HyperText Markup Language) është një version i ri i HTML që zbaton rregullat e XML. Ky version i ri i gjuhës mundëson dokumentat të formatohen si dokumentat HTML por në të njëjtën kohë informacioni ka strukturën vetë-përshkruese të XML. Duke vazhduar shembullin më lart, me XHTML dimë që numrat 21/07/2006 janë data e artikullit por që ka dhe një format (madhësia, ngjyra, theksimi, etj) të caktuar.

    Edi

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e lordo
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    59
    SHUME FALEMINDEIRT EDSPACE per ndihmen tuaj. Me keni ndihmuar shume, shume.
    F.C. BARCELONA

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e afro-crack
    Anëtarësuar
    16-05-2006
    Postime
    61
    Html Tutorial ke edhe Ketu

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    canada
    Postime
    21

    Për: HTML - Ku mund të mësoj html?

    HTML ne shqip .
    angelfire.com/ak3/mendolin/html.html
    web:
    angelfire.com/ak3/mendolin/

    Ndryshuar për herë të fundit nga Mendolin : 13-06-2019 më 11:00 Arsyeja: re
    Mendolin,
    Ma i nalt se zoti ..

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •