Memedhe quhet toka
ku te iken per lesh koka
ku kam dashur, meme e ate
ku te grijne fajdet parate
ku kam fis e ku kam fare
ku s'ka drita, po pishtare
ku te mbyt pluhri, tallashi
ku kercet e pret kallashi
ku ka diamant e ar
po s'gjen uje as per t'u lare
ku ka plehra togje-togje
dhe qindra parti per llogje
Memedhe eshte nje cope toke
qe te ben me dhimbje koke
ku po shemben kombinate
dhe hajdutet, ngrene pallate
ku ligjin ben kontrabanda
dhe nje pjese punojne ne banda
ku po shiten me dollare
varret e gjysherve te pare
ku ka rruge e trotuare
jo per njerez por gomare
ku pipine ben ne breke
se s'te le jevgu pa leke
Memedhe quhet toka
ku kurrkush shqip s'kuptoka
ku bejne cmos, shesin dhe dhembet
vec te ikin nga syte kembet
Memedhe quhet ky vend
qe ka deputet me mend
qe perleshen dhe bertasin
dhe s'e dine as vete se c'flasin
ku ka ligje edhe rend
vec per forme, jo me gjithe mend
ku pronen qe me la im ate
ma kish zene nje zdap i gjate
dhe tash punoj argat
ne pronat e nje greku plak
Ku per kunj tjetri te zhvesh
dhe polici rri e qesh
ku te tredhin duke qare
si vellezer opozitare
dhe ku tua dish per nder
se ka dhe tritol ne dere
ku rroj me gaz e me shprese
te gdhihem gjalle ne mengjes
ku ka buke varesie
dhe mijra lypsare si hije
ku nje vrases, a gomar
ka me vlere se nje shkrimtar
ku ngroh veze revolucioni
me diplome prostitucioni
ku ne muaj merr 100 mije leke
dhe s'blen dot nje pale breke