Gazeta disponon detaje konkrete lidhur me marrëveshjen e ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli me gjigandin rus të gazit, “Gazprom”. E firmosur në mënyrë sekrete në Algjeri, kontrata me shoqërinë ruse i paraprin marrëveshjes së firmosur në gusht të vitit 2006 me “Prometheus gaz”, ndaj të cilës rusët zotërojnë 50 për qind të aksioneve ndërsa pjesa tjetër nga shtetit grek. Nëpërmjet kësaj kontrate, rusët do të fusin në vendin tonë sasi të konsiderueshme gazi nga pjesa Juglindore e Shqipërisë (Korçë), përtej nevojave të konsumatorëve pasi pjesa tjetër do të shkojë për TEC-in e Vlorës.Pasi është rënë dakord paraprakisht në 2 gusht të 2006 me firmën e zëvendësministrit Gjergji Bojaxhi, shoqëria “Prometheus gaz” hartoi projektin me afat 25 vjet, me efekt zbatimi duke filluar në 2010, e firmosur nga administratori Kostas Vassiliadis, palët ranë dakord për fillimin e punimeve. Kjo pasi u pa studimi i bërë nga shoqëria ruso-greke, sipas të cilës, përveç ndërtimit të gazsjellësit, në zonën e Korçës do të ndërtohej dhe një TEC me fuqi prodhimi 300 MË, implementimi i gjithë kësaj do të vinte vetëm pas një firme zyrtare. Pikërisht kjo e fundit ka mbajtur peng zhvillimin e projektit, pasi pala shqiptare u tregua e lëkundur për fakte që lidhen me politikën. Biznes-plani i hartuar nga “Copelouzos grup”, përfshin periudhën e zbatimit të projektit për 25 vjet me radhë, e cila parashikon ndërtimin e një TEC-i në prefekturën e Korcës dhe të gazsjellësi i cili do të prekë zonën në veri të Greqisë, Nea Messimvra, pranë Thessalonki. Mendohet se projekti do të kushtojë rreth 120 milionë dollarë, ku ndërtimi i gazsjellësit do të kryhet nga “Prometheus gaz” dhe “Transbalkan Energy Sources” në formë jonit-venture. Transportimi i gazit të niste në 2010 me 50,000 kNm3, duke vijuar në 2011 me 100.000 kNm3, 2012 me 150.000 nKm3, 2013 me 220.000 nKm3 dhe 2015 me 300.000 nKm3. pas kësaj periudhe e deri në 2035 sasia e gazit do të ketë këtë nivel kapaciteti. Nga marrëveshja, mësohet se 200.000 nKm3 gaz do të shkojnë për nevoja konsumatore ndërsa 100.000 për industritë. Lidhur me pjesën Shqiptare, gazsjellësi do të ketë gjatësi 25 km ndërsa në Greqi 175 km. Edhe pse nuk bëhet e qartë, dokumentet tregojnë se pika fundore e gazsjellësit rus do të jetë Korça. Lidhur me kostot, për pjesën greke ajo do të kushtojë 520 mijë euro kilometri ndërsa për pjesën shqiptare 460 mijë euro/km. Tashmë ministri i Ekonomisë gjendet mes presionit rus për të zyrtarizuar nisjen e punimeve dhe asaj amerikane, rasti konkret AMBO. Burime nga ministria bëjnë me dije se Ruli po përgatitet për një vizitë speciale në Rusi, nga ku pritet të mësohet për faktin e kësaj kontratë, që Berisha e mësoi papritur nga zyra e Ambasadës Amerikane.
SOT
Krijoni Kontakt