Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 25
  1. #11
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Citim Postuar më parë nga Antimafia
    Në Fier impianti më i madh gazit në Ballkan

    Do të ndërtohet nga konsorciumi amerikano-zviceran dhe do kushtojë 1.9 miliard euro
    -----------------------------------------------------------------------------------------------------

    Ky eshte lajmi me i bukur qe ka dale ne mediat shqiptare ne 15 vitet e fundit
    Ky qenka nje vic...apo nje vetmashtrim!
    Nese gazi do te vije nga evropa e te pastrohet dhe klasifikohet ne Shqiperi,kjo vetvetiu tregon se evropianet ketu duan ti lene hedhurinat dhe helmet qe lirohen gjate perpunimit te ketij gazi!
    I lumte atij qe kete projekt e ka pranuar si te dobishem per shqiperine, projekt ky qe do te sjelle fitime parashe per qeverine dhe njekohesisht zhdukje te numrit te madh te popullsise,per te cilet qeveria nuk gjene dot zgjidhje te problemit te tyre jetesor...
    Kjo gjason njesoj sikurse ardhja e mbeturirave radioaktive ne vitin 1992-3 nga gjermania qe edhe atehere e pati lejuar Berisha...!

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Presidenti i AMBO-s reagon pas marrëveshjes: Eshtë politike Aleksandropulos nuk ka kapacitet

    Ferguson: AMBO do përfundojë në 2010

    Bojaxhi: Do të fitojë projekti, që do të thithë investitorë



    Marrëveshja për linjën Burgas-Aleksandropulos është një vendim politik dhe jo ekonomik.

    Kështu e ka cilësuar presidenti i AMBO-s, Ted Ferguson, marrëveshjen e kryeministrave të Rusisë, Greqisë dhe Bullgarisë, për realizimin e projektit konkurrent të AMBO-s. Ferguson nuk ka shprehur asnjë shenjë shqetësimi, madje ka vënë në pikëpyetje kapacitetet e portit të Aleksandropulosit, i cili nuk është në gjendje të përballojë naftësjellësin. Ferguson ka deklaruar se naftësjellësi AMBO do të përfundojë në vitin 2010. “Projekti AMBO është penguar gjithashtu për vite të tëra kryesisht për shkak të paqëndrueshmërisë politike në rritje nga luftërat e Ballkanit të viteve ’90 dhe mungesa e angazhimeve për naftën nga Rusia dhe Kaspiku. Pres që naftësjellësi të fitojë vrullin tani me zgjedhjen e qeverive të reja në Shqipëri, Maqedoni dhe Bullgari këtë vit”, ka deklaruar Ferguson. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe deklarata e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, të cilët e kanë konsideruar marrëveshjen e dy ditëve më parë në Greqi si marrëveshje politike.

    Ferguson
    Në një prononcim për “The Moscou Times” presidenti i AMBO-s, është shprehur se zgjedhja e Burgas-Aleksandropulos nga opsionet e linjave të tjera është një vendim politik dhe nuk ka të bëjë plotësisht me çështjen e ekonomisë. Ferguson vuri në pikëpyetje edhe nëse porti i Alexandropulos do të ishte në gjendje të ngarkojë kamionë cisterna të mëdha të naftës, të njohura si VLÇ, apo mbajtës shumë të mëdhenj të naftës bruto, me 300 000 tonë. “Aleksandropulos është në cakun e efektshmërisë së veprimit për VLÇ”, ka theksuar Ferguson. Sipas presidentit të AMBO-s, porti grek në Egje do të përballonte me kushte sigurie vetëm cisterna prej 200 000 tonësh, gjë që do të thotë e ai do të jetë i aftë vetëm ekonomikisht të dërgojë ngarkesa në destinacionet mesdhetare. I njëjti problem është konfirmuar edhe nga një zyrtar në Autoritetin Qendror të Portit të Aleksandropulos, sipas të cilit, kapaciteti aktual i portit nuk lejon cisterna të mëdha të naftës që të hyjnë në port, sepse ai është shumë i cekët.
    “Tre vendet e përfshira në AMBO do të takohen javën e ardhshme në Tiranë, kryeqyteti shqiptar, për ambicien e tyre mbi 30 milionë dollarësh për punë paraprake mbi naftësjellësin gjatë këtij viti”, theksoi Ferguson.

    Bojaxhi
    Qeveria shqiptare nuk duket e shqetësuar nga marrëveshja e kryeministrave të Greqisë, Rusisë dhe Bullgarisë për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropulos. Projekti rival i AMBO-s duket se ka filluar të marrë jetë, ndërkohë që qeveritarët shqiptarë deklarojnë se për realizimin e naftësjellësve nuk duhet vetëm mbështetje politike, por kryesorja është mbështetja ekonomike. Zëvendësministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi, ka deklaruar se projekti grek për naftësjellësin Burgas-Aleksandropulos nuk pengon realizimin e AMBO-s. “Do të jenë investitorët ata që do të përcaktojnë se cili projekt do të jetë fituesi dhe nga të dhënat që kemi, AMBO është me leverdi më të madhe ekonomike”, theksoi Bojaxhi. Qeveria shqiptare mendon se projekti me leverdishmëri më të madhe ekonomike për transportin e naftës ruse është AMBO. Sipas Bojaxhi, mbështetja politike që i është dhënë projektit, që përfundon në Greqi dhe shmang Shqipërinë, nuk është shqetësuese, pasi këto janë projekte private që nuk i financon politika, por që sigurisht mbështetja e kësaj të fundit është një sinjal pozitiv. “Ne nuk jemi shumë të shqetësuar, pasi është tregu që do të vendosë se kush nga këto projekte do të marrë mbështetje”, theksoi Bojaxhi. Por edhe qeveritë e vendeve nga ku do të kalojë AMBO javën e ardhshme do të mblidhen për të nënshkruar memorandumin, i cili do t’i hapë rrugë këtij projekti. Sipas Bojaxhi, aktualisht janë 3 projekte që konkurrojnë sot për transportin e naftës ruse drejt tregjeve të Evropës. Bëhet fjalë për projektet e naftësjellësve, AMBO, Burgas–Aleksandropulos dhe projektin turk.



    mediat
    Agjencia maqedonase e lajmeve “MPT” ka theksuar se për realizimin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropulos do të duhen 700 milionë euro. Plani për naftësjellësin u hartua fillimisht në vitin 1993, por nuk u pranua, për shkak të kostos së ndërtimit dhe faktorë të tjerë, disa prej të cilëve, presidenti Putin thotë se ishin politike.
    marreveshja
    Presidenti rus, Putin, kryeministri grek, Karamanlis dhe presidenti bullgar, Parvanov, ranë dakord dy ditë më parë për marrëveshjen e ndërtimit të naftësjellësit transballkanik Burgas-Aleksandropulos. Dokumenti i nënshkruar mund të çojë në një marrëveshje përfundimtare brenda këtij viti lidhur me këtë projekt të vonuar.

    projekti
    Naftësjellësi AMBO është projektuar nga një kompani amerikane. Sipas projektit, naftësjellësi do të ketë një gjatësi 576 milje dhe do të transportojë naftën bruto të Rusisë, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit, nga Deti i Zi në portin e Burgasit dhe prej andej, në portin e Vlorës, në Adriatik. Tubacioni fillon nga porti bullgar i Burgasit dhe mbaron në portin shqiptar të Vlorës.

    Mirvjena Dizdari
    Panorama

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Naftesjellesi 900 milione USD fiton perkrahje

    E Merkure, 06 Shtator 2006

    Nga Yuriy HUMBER



    Presidenti Vladimir Putin ka fituar marreveshjen nga Greqia dhe Bullgaria te henen per te shtyre perpara nje naftesjelles me vlere 900 milion USD per te transportuar naften bruto ruse nga Bullgaria ne Greqi. Ne vazhdim te bisedimeve ne Athine, Presidenti bullgar, Georgi Parvanov, Putini dhe kryeministri grek, Kostas Karamanlis, u deklaruan gazetareve se nje marreveshje finale mbi naftesjellesin 280 km qe do te lidhte Detin e Zi me Egjeun do te nenshkruhej nga te tre vendet ne fund te vitit. Nafta mund te filloje te transportohet duke filluar nga 2009.

    Naftesjellesi do te tregoje se Rusia eshte nje furnizues proaktiv dhe i besueshem energjetik dhe nga e cila perfiton e gjithe Evropa, deklaroi Putin ne nje konference te shkurter per shtyp ne fillim te bisedimeve. “Ajo padyshim qendron ne kontekstin e marreveshjeve te arritura ne Shen Petersburg”, shtoi ai, duke iu referuar Samitit te G-8 ne muajin korrik.

    “Nuk mendoj se ndokush mund te ndaloje (naftesjellesin) tani”, u deklaroi Karamanlis gazetareve. Kjo lidhje mund te ule ndjeshem vonesat per anijet cisterna qe levizin permes ngushtices se mbipopulluar turke te Bosforit, qe llogariten ti kushtojne kompanive te naftes qindra milion USD ne vit. Ngushticat tani jane rruga kryesore jugore e eksportit nga Rusia dhe Kazakistani, dhe nje shkak I rivalitetit gjithnje ne rritje midis dy vendeve.

    Rusia eshte duke u perpjekur qe te hape rruge te reja per naften dhe gazin per te arritur konsumatoret evropiane dhe per te ulur vartesine e kalimit tranzit neper Ukraine dhe Bjellorusi. Kazakistani ka deklaruar se planifikon te trefishoje eksportin e naftes bruto brenda nje dekade, pjesa me e madhe e te cilit kalon permes Rusise nepermjet naftesjellesit te Kaspikut per ne portin rus te Novorosikut ne Detin e Zi. Punimet fillestare te ndertimit ne naftesjellesin bullgaro-grek, do te kaloje midis Burgasit, ne bregun e Detit te Zi, dhe Aleksandropulos ne Egje, mund te filloje me pare se kjo vjeshte, tha Parvanov te henen. Naftesjellesi ishte bllokuar per nje dekade per shkak te mosmarreveshjeve mbi tarifat e tranzitit, pronesine dhe kontratat e ndertimit.

    Projekti do te menaxhohet nga Trans-Balkan Pipeline, me kuota aksionare qe jane akoma duke u negociuar. Rusia eshte duke bere presion per nje kuote kontrolli si furnizues i naftes, ndersa Bullgaria ka gjasa te perfaqesohet nga “Bulgargaz”, e kontrolluar nga shteti, dhe Greqia permes perpunuesit te naftes “Hellenic Petroleum” dhe ndertuesit te naftesjellesve “Prometheus”, beri te ditur dje gazeta britanike “Financial Times”. Rusia eshte duke bere presion qe filiali i “Gazprom”, “Stroitransgaz”, te ngarkohet per te ndertuar naftesjellesin.

    Gjate dekades se fundit, nje numer rrugesh alternative jane propozuar per te anashkaluar Bosforin, perfshi edhe nje naftesjelles te mbeshtetur nga amerikanet prej Azerbajxhanit ne Ceihan, ne bregun turk te Mesdheut, i cili filloi punen kete vere pas ndertimit qe zgjati disa vite. Nje tjeter rruge e propozuar per te shmangur Bosforin, nga Burgasi ne Vlore (Shqiperi) permes Maqedonise, eshte perpjekur te siguroje angazhimet per furnizimet me nafte bruto ruse dhe kazake, por ka marre pak mbeshtetje nga Kremlini.

    Ne nentor te vitit te kaluar, Putin mbeshteti Turqine si nje qender e energjise, duke sugjeruar qe nje naftesjelles qe mund te kalonte poshte Detit te Zi ne veri te Turqise pergjate gazsjellesit “Blue Stream”, i cili filloi te funksiononte disa vite me pare. Kazakistani aktualisht eshte duke shtyre Rusine qe te dyfishoje kapacitetin e naftesjellesit te Kaspikut me 67 milion ton/vit. Rusia zoteron 24% ne kompanine qe administron naftesjellesin, dhe Kazakistani 19%.

    Me rivalitetin gjithnje ne rritje mbi naftesjellesin kaspikas, Kremlini nuk mund te prese me gjate per te lehtesuar presionin mbi Bosfor, thone analistet. ”Atyre po ju mbaron koha”, thote Chris Veafer, kryeekonomisti i “Alfa Bank”. Neqoftese Rusia do te bjere dakord per te zgjeruar naftesjellesin kaspikas, ajo do te firmose per me teper se 700.000 deri ne 1 milion fuci ne dite qe transportoheshin me anije permes Bosforit, thote Veafer. Nje trafik ne rritje do te thote gjithashtu rreziqe me te medha ambientale per Bosforin.

    Ne nje interviste te publikuar dje me gazeten greke “Elefterotipia”, ministri i Industrise dhe Energjise, Viktor Kristenko tha se cmimi i naftes rreth 70 USD per fuci ka rritur “terheqjen financiar te projektit Burgas – Aleksandropulos”. Naftesjellesi fillimisht do te transportoje 15 milion ton nafte bruto/vit dhe do te shkoje ne kapacitetin e plote te tij, 35 milion tone, nga 2012, njoftoi te henen, faqja zyrtare e internetit te Kremlinit.

    Pengesa me e madhe per naftesjellesin kishte qene kapercimi i skepticizmit te kompanive ruse te naftes, perderisa Egjeu ishte me i ceket, dhe nje rruge me komplekse lundrimi sesa Adriatiku. Gjithashtu, Kremlini prej vitesh i mungonte nje kompani nafte e kontrolluar nga shteti, e afte per te drejtuar projektin, thote Veafer. Blerja nga “Gazprom” e “Sibneft”, dhe ngritja e “Rosneft” permes blerjes nga ana e tij te theles me te madhe te “Yukos” dhe pjeseve qe permendem pak me siper, kane vene ne dispozicion “nje kompani kampione kombetare nafte te afte per te marre pjese”, thote Veafer.

    Deri tani, TNK-BP ka qene drejtuesit kryesor per nje studim ekonomik per fizibilitetin e naftesjellesit. “Nje alternative per Bosforin duhet te jete mbeshtetur, sigurisht pa i lene konkurrencen nga Kazakistani qe t’i zere vendin” eksporteve ruse te naftes, deklaroi dje Marina Dracheva, zedhenese e TNK-BP.

    Megjithese “Gazprom Neft”, ish-“Sibneft”, aktualisht dergon pjesen me te madhe te naftes se saj bruto permes naftesjellesit Druzhba ne veriperendim, kompania eshte perfundimisht e interesuar ne naftesjellesin greko-bullgar, deklaroi zedhenesi Ivan Gogolev. Megjithate, perpara se naftesjellesi te jete i disponueshem, te tre vendet ka shume gjasa qe te kerkojne disa garanci nga Turqia, meqenese jane duke marre pothuajse 35 milion tone nga Bosfori, prej te cilit aktualisht kalojne 100 milion ton ne vit, do te minonte biznesin e Stambollit dhe do te shkaktonte uljen e te ardhurave te veta nga tranziti. “Duhet te jete nje marreveshje ku secili, perfshi edhe Turqine, te fitoje”, tha Gogolev.

    Permes kompanive me te medha te huaja te naftes, njohes te mire te tregjeve thone se “Chevron” mund te jete duke pare qe te shikojne mundesine per te hyre ne naftesjellesit e rinj evropiane me qellim qe te transportojne naften e tyre kazake. “Disa prej aksionereve tane mund te levizin drejt naftesjellesit Burgas-Aleksandropulos”, konfirmoi dje nje zedhenes i “Caspian Pipeline Consortium” (CPC), duke iu referuar “Chevron”. “Chevron” ka 15% te aksioneve te konsorciumit CPC.

    Vendosja e Burgas-Aleksandropulos mbi rruget e tjera eshte ne fund te fundit nje vendim politik, dhe nuk ka nje arsye teresisht ekonomike, thote Ted Ferguson, presidenti i AMBO, kompanise amerikane qe mbeshtet intinerarin Shqiperi-Maqedoni-Bullgari per te anashkaluar Bosforin. Ferguson i pyetur me telefon ka vene ne dyshim nese porti ne Aleksandropulos do te jete ne gjendje te ngarkoje anije gjigande cisterna nafte te njohura si, VLCC, me nje tonazh prej 300.000 tonesh. “Aleksandropulosi eshte pothuajse ne limitet e mundesive te veprimit te VLCC”, pohoi ai dje nga Londra. Porti grek ne Egje do te jete i sigurt vetem nese do te jete ne gjendje te perballoje tankerat prej 200000 tone, tha Ferguson, c’ka do te thote se ai do te jete ekonomikisht ne gjendje qe te dergoje anije cisterna ne destinacionet e Mesdheut.

    Tre vendet e perfshira ne AMBO do te takohen javen tjeter ne Tirane, kryeqytetin shqiptar, per ti hapur driten jeshile per 30 milion USD punimet parapergatitore te naftesjellesit gjate ketij viti, tha Ferguson. Ai tha se naftesjellesi do te perfundoje ne 2010. Nje zyrtar i Autoritetit Qendror te portit te Aleksandropulosit tha dje se pajisjet aktuale te portit nuk bejne te mundur hyrjen e anijeve te medha cisterna ne port, perderisa ai nuk eshte shume i thelle.

    Projekti AMBO gjithashtu ka qene bllokuar prej vitesh – kryesisht per shkak te paqendrueshmerise politike si pasoje e lufterave ne Ballkan gjate viteve ‘90 dhe mungeses se sasive te naftes nga Rusia dhe Kaspiku. Ferguson thote se ai pret qe naftesjellesi te kape tani momentin, me zgjedhjet e qeverive te reja ne Shqiperi, Maqedoni dhe Bullgari kete vit. Te pakten nje analist nuk ka pyetur se perse Rusia eshte fokusuar aq shume ne jugperendim te Evropes, sesa ne lindje te Azise.

    “Projekti per te derguar nafte bruto ne Kine eshte me i madh dhe me afer perfundimit”, tha Mikhail Zak, ekspert i njohur ne Moske. Naftesjellesi 80 milion tone drejt Kines dhe Paqesorit, degezimi i pare i te cilit duhet te perfundoje ne 2008, megjithate perballet me nje problem, thote Zak. “Akoma nuk eshte e qarte se nga do te vije gjithe kjo nafte”, tha ai.

    “THE MOSCOW TIMES”

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Përcaktohen kufijtë hyrës dhe dalës

    Qeveria miraton protokollin dypalësh për AMBON


    Këshilli i Ministrave ka miratuar dje në parim protokollin dypalësh mes Shqipërisë dhe Maqedonisë për përcaktimin e pikave të hyrjes dhe të daljes së naftësjellësit transballkanik AMBO, në kufirin ndërmjet territoreve të të dyja vendeve. Protokolli është pjesë e projektit për gjurmën e AMBO-s i cili mendohet të kalojë nëpër tre shtete, Bullgari, Maqedoni, Shqipëri. Vendimi për miratimin e protokollit merret vetëm pak ditë pasi në Athinë Greqia dhe Rusia nënshkruan politikisht një pakt për një naftësjellës alternativ me AMBO-n. Projekti naftësjellësit AMBO i cili disukutohet prej kohësh së fundmi ka gjetur një pengesë shumë të madhe nga ana e Shqipërisë. Qeveria shqiptare pak muaj më parë doli me variantin që kundërshtonte Vlorën si pikë fundore të naftësjellësit AMBO duke sygjeruar që të zgjidhet një pikë tjetër.


    GSH

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Miratohet pika hyrëse e naftësjellësit transballkanik. Kalon nga Qafë-Thana


    AMBO, qeveria pakt me Maqedoninë për naftën


    Brikena Demiras

    Qeveria i është përgjigjur menjëherë paktit gjeopolitik të Athinës. Katër ditë pasi Putin, Karamanlis dhe Adasdasf ranë dakord në Greqi për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropulos, qeveria ka hedhur një hap më shumë për ndërtimin e AMBO-s.

    Dje është miratuar pakti me Maqedoninë për pikën e hyrjes në Shqipëri të një naftësjellësi konkurrent me atë grek. “Miratohet në parim protokolli dypalësh, ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, për përcaktimin e pikave të hyrje-daljeve të naftësjellësit transballkanik AMBO, në kufirin ndërmjet territoreve të të dyja vendeve”.
    Miratimi i pikës hyrëse të AMBO-s nga qeveria shqiptare është përgjigja e parë ndaj paktit të Athinës. Katër ditë më parë, qeveritë e Rusisë, Bullgarisë dhe Greqisë ranë dakord për ndërtimin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropulos. Ky naftësjellës, konkurrent direkt i AMBO, do të shmangte Shqipërinë dhe Maqedoninë nga përfitimi i naftës së Rusisë, Azerbajxhanit dhe Kazakistanit. Presidenti i AMBO-s e quajti të pajustifikueshëm ekonomikisht naftësjellësin me fund në Greqi.
    Sipas të dhënave, pika e hyrjes në Shqipëri të naftësjellësit do të jetë Qafë-Thana. Vija që do të ndjekin tubat është miratuar njëherë nga KRRTRSH. Gjurma e këtij naftësjellësi është parashikuar të kalojë në zonën e Përrenjasit, Pogradecit, Korçës, Elbasanit, Lushnjës, Fierit dhe Vlorës. Rruga që do të ndjekë në Shqipëri është rreth 160 kilometra, një pjesë shumë e vogël kjo në krahasim me gjatësinë totale prej 896 kilometrash të AMBO-s. Eshtë parashikuar që nga tubacioni do të përfitohet rreth 40 milionë ton naftë bruto në vit. Nafta do të kalojë nga tubacioni i hekurt me diametër 35 centimetra. Ky tubacion është parashikuar të hyjë rreth 7 kilometra në det. Aty pritet të ankorohen anijet transoqeanike me kapacitet 300 mijë tonë. Është ky një avantazh i bregut të Vlorës, në krahasim me atë të Aleksandropulos. Por për pikën finale nuk është rënë akoma dakord. Pas protestave të ambientalistëve, është vendosur që të rishikohet udha finale e naftësjellësit në det. Gjatë një vizite në Tiranë, presidentit të AMBO iu kërkua zyrtarisht devijimi i rrugës së naftësjellësit, me synim shmangien e bregdetit të Vlorës. Shqipëria parashikohet të përfitojë rreth 60 milionë dollarë në vit. Për ndërtimin e naftësjellësit duhen 1.3 miliardë dollarë. AMBO deri tani ka siguruar, ose më saktë i janë premtuar një financim prej rreth 900 milionë dollarësh.


    Deklarata e Ferguson
    Në një prononcim për “The Moscow Times”, presidenti i AMBO-s është shprehur se zgjedhja e Burgas-Aleksandropulos nga opsionet e linjave të tjera është një vendim politik dhe nuk ka të bëjë plotësisht me çështjen e ekonomisë. Ferguson vuri në pikëpyetje nëse Porti i Alexandroupolis do të ishte në gjendje të ngarkojë kamion cisterna të mëdha të naftës të njohura si VLÇ, apo mbajtës shumë të mëdhenj të naftës bruto, me 300 000 ton. “Aleksandropulos është në cakun e efektshmërisë së veprimit për VLÇ”, ka theksuar Ferguson.

    Marrëveshja e 4 shtatorit në Athinë
    Presidenti rus, Putin, kryeministri grek, Karamanlis dhe presidenti bullgar, Parvanov, ranë dakord më datë 4 shtator për marrëveshjen e ndërtimit të naftësjellësit transballkanik Burgas-Aleksandropulos. Dokumenti i nënshkruar mund të çojë në një marrëveshje përfundimtare brenda këtij viti, lidhur me këtë projekt të vonuar. Ndërtimi i këtij tubacioni është zvarritur që nga viti 1994. Tubacioni me gjatësi 280 kilometra do të transportojë deri në 1 milion fuçi naftë ruse në ditë nga Porti Burgas në Bullgari për në portin grek në Aleksandropulos. Kjo naftë transportohet aktualisht me anije përmes ngushticës së mbingarkuar të Bosforit në Turqi.


    Projekti AMBO

    Javën e ardhshme, takim në Tiranë

    Qeveritë e vendeve nga ku do të kalojë AMBO, javën e ardhshme do të mblidhen për të nënshkruar memorandumin, i cili do t’i hapë rrugë këtij projekti. Një nga shqetësimet kryesore që do të diskutohet në këtë takim, është përcaktimi i një afati për realizimin e AMBO-s. Pak kohë më parë, në Bullgari u zhvilluan diskutime paraprake që do të vijojnë edhe në Tiranë, në lidhje me konventën 3-palëshe. Vendi ynë parashikohet të fitojë 50 milionë dollarë në vit nga tranzitimi i naftës, e cila do të kalojë nëpërmjet Shqipërisë. Projekti AMBO është ende në fazat e diskutimit për realizimin e tij, ndërkohë që Bullgaria ka rënë dakord edhe me Greqinë dhe Rusinë, për naftësjellësin Burgas- Aleksandropolus. Qeveria shqiptare mendon se projekti me leverdi më të madhe ekonomike për transportin e naftës ruse është AMBO. “Do të jenë investitorët që do të përcaktojnë se cili projekt do të jetë fituesi dhe nga të dhënat që kemi AMBO është me leverdi më të madhe ekonomike”, është shprehur zëvendësministri i Ekonomisë, Gjergj Bojaxhi.



    Co-Plan harton studimin për energjinë e rinovueshme

    Shqipërisë i nevojiten 110 milionë dollarë për të siguruar energji

    Shtetit shqiptar i duhet të sigurojë nga donatorët 110 milionë dollarë, për të garantuar furnizim të rregullt me energji elektrike me kosto më të ulët dhe pa ndikim në mjedis. Ekspertë të Co-Plan në bashkëpunim me drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, si dhe të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kanë diskutuar mbi mundësinë e aplikimit të teknologjive te reja për shfrytëzimin e energjisë së rinovueshme (hidrogjeni, dielli, era, biomasa, uji, gjeotermia) në vendin tonë. “Menaxhimi i mirë i këtyre burimeve do të donte edhe një menaxhim më të mirë të sektorit energjetik në Shqipëri. Do të rritet bashkëpunimi me institucionet si brenda, edhe jashtë vendit, për të kryer studime dhe për aplikimin e skemave të burimeve të rinovueshme”, ka theksuar Gjergji Bojaxhi, zëvendësministër i Ekonomisë. Sipas tij, zbatimi i alternativës së energjisë së rinovueshme do ketë një impakt pozitiv në uljen e konsumit të energjisë elektrike në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, si dhe do të ulë shkallën e ndotjes në ambient. Në strategjinë e energjisë për Shqipërinë thuhet se vendi ynë do ta kalojë krizën në sistemin energjetik, kur të nisë ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël, si dhe hyrja e paneleve diellorë, për të cilët ende nuk ka një afat të qartë se kur këto projekte duhet të realizohen. Në takim u theksua se, energjia e përfituar nga këto burime të pashtershme do të ndikojë në uljen e kërkesës për energji. Ekspertët theksuan se po punohet për evidentimin e barrierave të mundshme ekonomike, ligjore, apo edhe fiskale, që nuk lejojnë zbatimin e teknologjive të reja që shfrytëzojnë burimet e rinovueshme të energjisë në vendin tonë. Drejtori i Co-Plan, Dritan Shutina, tha se për realizimin e energjisë së rinovueshme specialistët dhe ekspertët e Co-Plan kanë hartuar një studim të detajuar, i cili pritet të japë një kontribut në përgjithësimin e Strategjisë Kombëtare të Energjisë.

    Panorama

  6. #16
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Une mendoj sikur edhe asnje cent te mos fitojme te ardhura nga ky tub, vetem stabilizimi poplitik vendit do te na mjaftoje.

    Ama kam frike se nuk do ndodhi kjo gje pasiqe e frimosen ate kontrate tre shtetet Rusi, Bullgari dhe Greqi.

    E degjova zv ministrin e energjise qe thoshte se ajo marrveshje nuk pin uje pasiqe rrjeti naftesjelles eshte shum me i lire poqese vjen nga Shqiperia.

    Ama pergjigjen atij do tja jap une: Ku kemi ne stabilitet politik, mos jane me mire maqedonasit ne kete fushe? ky eshte arsyetimi i plote qe mund ti behet ksaj levizje te ndermarre nga qeveria Ruse edhe pse me e shtrenjte.

    Sikur ta kishim bo ket marrveshjen e stabilizim asociimit pak kohe me perpara do ishte shum ndryshe tani, PS na pac ne qafe na pac.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Homza : 09-09-2006 më 06:21

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Do diskutohej për afatin e përfundimit të punimeve të naftësjellësit


    Bullgarët “shmangin” takimin e AMBO-s në Tiranë


    Pala bullgare ka shtyrë për një datë tjetër takimin e Tiranës për naftësjellësin AMBO.

    I parashikuar të zhvillohej dje në prezencën e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë, këta të fundit kanë njoftuar se nuk do të jenë prezent. Sipas burimeve nga Ministria e Energjetikës, pala bullgare e ka justifikuar mungesën me përplasje të axhendës. Përveç naftësjellësit Bullgari-Maqedoni Shqipëri, me nisje në Burgas dhe përfundim në bregun shqiptar, bullgarët janë të interesuar edhe për naftësjellësin Burgas-Aleksandropulos, me fund në Greqi. Për gjatë dhjetë viteve të fundit, Bullgaria ka “luajtur ping-pong” me të dy projektet, duke zgjedhur herë njërin, herë tjetrin si prioritar. Në fillim të muajit, në një takim mes Rusisë, Bullgarisë dhe Greqisë, u ra dakord për vazhdimin e projektit me fund në Greqi, duke shmangur konkurrentin tjetër me fund në Vlorë. Kjo solli pakënaqësi nga shtetet e tjera. Takimi i Tiranës do të jepte një zgjidhje për kohën e ndërtimit të naftësjellësit, duke qenë kështu një takim i një interesi të veçantë. Vetëm një javë më parë qeveria shqiptare vendosi edhe pikën hyrëse të naftësjellësit në Shqipëri. Dje pala bullgare zyrtarisht nuk u paraqit në takimin e Tiranës, duke i shtuar dyshimet lidhur me vazhdimësinë e projektit dhe interesin e bullgarëve për ngritjen e tij.
    Në takimin e djeshëm ishte parashikuar të diskutohej për përfundimin e konventës 3-palëshe. Një nga pikat kryesore që do të diskutohej, ishte përcaktimi i një afati për realizimin e projektit. “Ne do të përpiqemi që në konventën 3-palëshe, ose në një marrëveshje të vendoset një kufizim, që në rast se brenda një afati kohor të caktuar, AMBO nuk arrin të realizohet, të rishikohet miratimi, ose licenca i skadon. Kjo është një dobësi që ne e kemi vënë re në marrëdhëniet me AMBO-n”. Ky ka qenë reagimi i zv.ministrit Bojaxhi rreth një javë më parë për takimin e parashikuar të bëhej dje. Vendi ynë parashikohet që të fitojë 50 milionë dollarë në vit, nga tranzitimi i naftës që do të kalojë nëpërmjet Shqipërisë. Projekti AMBO është ende në fazat e diskutimit për realizimin e tij, ndërkohë që Bullgaria i ka diskutimet e hapura edhe me Greqinë, për naftësjellësin Burgas- Aleksandropolus.

    Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #18
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Naftesjellesi, ndryshon gjurma hyrese e “AMBO”-s

    E Merkure, 27 Shtator 2006

    Ndryshon gjurma hyrese ne Shqiperi e naftesjellesit “AMBO”. Tashme naftesjellesi nuk do hyje ne vendin tone nga Ohri, por nga Strebleva, nje fshat ne kufi mes Librazhdit dhe Dibres. Nuk dihet ende nese do te ndryshoje pika dalese nga porti i Vlores

    Fatjon Ferko

    Ndryshon gjurma hyrese ne Shqiperi e naftesjellesit “AMBO”. Pas perfundimit te diskutimeve ne nivel teknikesh te marreveshjes mes tre shteteve ku do te kaloje ky naftesjelles, eshte bere publike edhe fakti i ndryshimit te gjurmes hyrese ne vendin tone, e cila nuk do te hyje nepermjet Ohrit, por ne Strebleve, nje fshat mes Librazhdit dhe Dibres. Sipas zevendesministrit te Energjitikes, Gjergj Bojaxhiu, se pari gjurma hyrese ne vendin

    tone eshte miratuar ne parim nga KRRTRSH dhe e dyta, eshte nje gjurme e cila tani nuk eshte me e vlefshme, sepse kalon ne Oher. Ndersa pika e re hyrese per te evituar problemet e ambientit ne liqenin e Ohrit eshte levizur per ne Strebleve. Perfaqesuesit e Shqiperise, Maqedonise dhe Bullgarise kane firmosur nje projektmarreveshje qe eshte shume afer asaj perfundimtares dhe sipas Bojaxhiut, gjurma nuk eshte paraqitur ende, pasi kompania duhet te paraqese disa projekte. “Ne nuk jemi te interesuar qe te bejme politike me “AMBO”-n, ne jemi te interesuar qe te bejme projektet. Per kete arsye eshte vene nje afat kohor prej 3 vjetesh nga momenti i ratifikimit, ku kompania duhet qe brenda ketyre tre vjeteve te kete filluar procesin e ndertimit te tubacionit. Ne qofte se kjo nuk ka ndodhur, kjo konvente behet e pavlefshem dhe kompanise i hiqet e drejta dhe duhet te rifilloje perseri”, theksoi Bojaxhiu.

    Nderkohe, ende nuk mund te thuhet asgje per piken dalese te naftesjellesit “AMBO”. Me gjithe insistimin nga ana e qeverise shqiptare per te mos e kaluar kete naftesjelles ne zonen e Vlores, ende nuk ka perfunduar projekti nga kompania amerikane, qe qeveria te beje oponence. Lidhur me kete fakt, Bojaxhiu shtoi se kompania nuk e ka perfunduar ende studimin dhe derisa ta prezantoje, ne nuk mund te marrin nje vendim. “Ne i kemi shprehur kerkesen qe te mos kaloje ne Vlore, por nuk do te ishte ne interesin tone qe ta kundershtonim vetem politikisht. Me pare duhet pare projekti, pastaj mund te nisim bisedimet”, perfundoi zevendesministri i Energjitikes. Naftesjellesi transballkanik Burgas-Vlore do te kete nje gjatesi prej 913 kilometrash, me kapacitet 750 mije fuci ne dite. Ai fillon nga Burgasi, port bullgar ne Detin e Zi, dhe do te perfundoje ne Portin e Vlores ne Adriatik. Projekti kushton rreth 1.2 miliarde dollare per t'u realizuar. Ne Shqiperi, naftesjellesi do te pershkruaje vijen Qafe-Thanes, per te vijuar ne Perrenjas, Librazhd, Elbasan, Cerrik, Fier-Shegan, Novosele dhe Vlore, me nje gjatesi rreth 143 kilometra


    “AMBO” nuk do te preke portin e Vlores

    E Merkure, 27 Shtator 2006

    Porti i Vlores nuk do te preket nga naftesjellesi “AMBO”. Kjo ka qene deklarata e keshilltarit ekonomik te kryeministrit, Selami Xhepa, i cili theksoi dje, se “pika fundore e naftesjellesit “AMBO” nuk do te jete Porti i Vlores”. Megjithese ende nuk ka marre forme konkrete, Xhepa ben te ditur se, “ne marreveshjen e miratuar para dy ditesh nga perfaqesuesit e Shqiperise, Maqedonise dhe Bullgarise per ndertimin e naftesjellesit “AMBO”, eshte ndryshuar pika fundore e ketij naftesjellesi, pasi qeveria shqiptare ka vendosur qe te mos jete ne Portin e Vlores". Sipas tij, pika fundore e naftesjellesit do te jete mbi zonen e Vlores. “Sugjerimi i qeverise shqiptare eshte zona e Porto Romanos, por mund te jete ndofta edhe ndonje zone tjeter, si p.sh. zona e Semanit, apo diku tjeter”, perfundoi ai. Tashme pritet perfundimi i projektit nga kompania amerikane, per te mesuar se ne cilen zone do bregdetare do kaloje “AMBO”.



    Pa projekt nuk mund te ndryshohet gjurma

    E Merkure, 27 Shtator 2006

    Vetem gjate vitit 2008 do te mund te flitet nese naftesjellesi “AMBO” mund te ndertohet me pelqimin e te tre vendeve, Shqiperi, Maqedoni dhe Bullgari, nga ku ai do te kaloje. Perfaqesuesit e ketyre vendeve kane rene dakord vetem per hartimin e nje draftmarreveshjeje teknike, per menyren sesi do te trajtohet kompania, ne menyre te barabarte ne keto vende. Lidhur me kete takim, zevendesministri i Energjitikes, Gjergj Bojaxhiu, deklaroi se, “kjo marreveshje duhet te ratifikohet me pas politikisht nga te tre parlamentet ballkanike dhe mendoj se do te doje ndoshta nje kohe prej me shume se nje vit”. Per sa i perket gjurmes se “AMBO”-s, Bojaxhiu theksoi se, “nuk mund te pranojme automatikisht Vloren, si piken dalese te ketij projekti. Kompania duhet te beje nje studim te mirefillte, t’i prezantoje shtetit shqiptar disa alternativa, pastaj shteti shqiptar t’i shikoje keto alternativa dhe te beje gjykimin e vet, nderkohe qe studimi pritet te dorezohet vitin e ardhshem”.


    Korrieri

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,163
    Postimet në Bllog
    22
    Zëvendësministrat e Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë kanë përpiluar draft-marrëveshjen përfundimtare

    Naftësjellësi, tri shtetet arrijnë marrëveshjen

    Drafti çon afër përfundimit marrëveshjen me kushtet dhe detyrimet e shteteve për funksionimin e tubacionit

    Florian Papadhimitri

    TIRANË-Ndërtimi i naftësjellësit AMBO po bëhet gjithnjë e më i afërt dhe aktualisht janë drejt përfundimit marrëveshjet mes tri shteteve nga kalon naftësjellësi. Dje në Tiranë, përfaqësues të Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë arritur të përpilojnë një draft-marrëveshje, e cila është shumë afër asaj përfundimtare. Zëvendësministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Gjergji Bojaxhi, i cili ka përfaqësuar vendin tonë në takimin e djeshëm, tha për “Shekullin”, se draft-marrëveshja e arritur dje është shumë afër asaj përfundimtare. “Thjesht u arrit në draft-marrëveshje. Drafti nuk është përfundimtar, por është një draft shumë afër përfundimtarit”, - tha dje Bojaxhi. Në draftin e miratuar dje përcaktohen një sërë kushtesh që duhet të plotësojnë shtetet për funksionimin e naftësjellësit AMBO, si dhe detyrimet ndërmjet tyre.

    Pronësia dhe transporti
    Së pari, në draft-marrëveshje, pas përcaktimit të termave, flitet për pronësinë e naftës dhe transportimin e saj. Në pikën pesë të draftit përcaktohet qartë se asnjë prej shteteve nuk duhet të ndërpresë transportimin e naftës në tubacion, dhe nëse kjo ndodh, instancat shtetërore duhet të njoftojnë shtetet e tjera dhe kompaninë që operon. Pas kësaj në pikën 6, ku flitet për standardet, thuhet se në raste të rrjedhjes së naftës nga tubacioni, kur rrezikohet ambienti dhe shëndeti, të gjitha vendet duhet të ndihmojnë menjëherë shtetin ku ka ndodhur rrjedhja.

    Detyrimet
    Çdo shtet duhet që të respektojë disa detyrime në lidhje me importimin e të mirave dhe pajisjeve që do të shpërbejnë për funksionimin e AMBO-s. Kështu, thuhet se taksat për pjesëmarrësit në projekt dhe detyrimet e tjera nuk duhet të jenë më pak të favorshme se taksat që aplikohen në shtete përkatëse. Çdo shtet duhet që të lejojë importin e të mirave dhe pajisjet me kushte minimalisht si importet e tjera dhe kjo të bëhet sipas normave të përcaktuara në marrëveshjet me Organizatën Botërore të Tregtisë.

    Hyrja në fuqi
    Marrëveshja do të hyjë në fuqi në ditën e parë të muajit të dytë kalendarik, pas ditës në të cilën shtetet do të njoftojnë Republikën e Maqedonisë, e cila është depozituese e marrëveshjes. Secili shtet duhet që të ratifikojë marrëveshjen në bazë të ligjeve, rregullave, ndryshimet ligjore dhe dekretet që aplikon. Marrëveshja është diskutuar dje për gjatë gjithë ditës në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Takimi i zëvendësministrave të Energjetikës së tri shteteve është mbyllur pasdite. Gjergji Bojaxhi tha se në këtë takim nuk është diskutuar për gjurmën e naftësjellësit në Shqipëri. Secili shtet duhet të diskutojë me përfaqësues të AMBO-s për gjurmën e naftësjellësit.


    Protesta me zinxhirë për ndërtimin e AMBO

    TIRANË- Në kohën kur përfaqësues të të tri shteteve po diskutonin për draft-marrëveshjen e naftësjellësit, poshtë dritareve të sallës, 5 studentët të universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, u lidhën me zinxhirë, për të simbolizuar “burgosjen” e gjirit të Vlorës nga AMBO. Pesë studentët, me pankarta, kanë protestuar për ndërtimin e pikës fundore të AMBO-s në Vlorë dhe për projektet e tjera energjetike në këtë vend. Përfaqësuesit e “Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës”, u shprehën se nuk do të lejonin ndërtimin e veprave energjetike në një zonë e cila ka shumë premisa për turizëm. Ata e shikojnë të ardhmen ekonomike te Vlorës vetëm nëpërmjet burimeve ekonomike që do të vijnë nga turizmi. Protesta e të rinjve është mbyllur nga forcat e policisë, të cilat kanë larguar nga hyrja e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës të lidhurit me zinxhirë. Kjo është mënyra e re dhe protesta më e fundit e bërë nga aleanca dhe lëvizjet qytetare. Protesta e djeshme kishte numrin më të vogël të pjesëmarrësve, por simbolizonte bllokimin dhe “burgosjen” e Vlorës.

    AMBO

    “Projekti “AMBO” parashikohet të jetë 900 kilometra i gjatë, me një kosto prej 1,13 miliardë dollarësh, nga të cilët janë siguruar 900 milionë dhe me një kapacitet vjetor prej rreth 40 milionë ton naftë. Ndërtimi i këtij naftësjellësi, do të zbehte shumë të tjerë, për shkak të pozicionit mjaft strategjik të bregdetit shqiptar të Jonit. Pasi rruga detare nga deti Egje, deri në vendet e Evropës Perëndimore do të ketë një kohë shumë më të gjatë dhe do të shoqërohet me kosto të larta transporti.

    Shekulli

  10. #20

    Gazprom

    Gjigandi rus i gazit, GAZPROM do te shtrije aktivitetin e tij edhe ne Shqiperi. Sipas zevendes drejtorit te eksporteve Sergei Yemelyanov, Shqiperia eshte nje vend i rendesishem pr rrugen tranzit te gazit rus per ne Itali permes gazsjellesit trans-Adriatik. Deklarata u be gjate nje konference per shtyp ne Moske, ku GAZPROM beri te ditur qellimet per tu shtrire edhe ne tregun amerikan. GAZPROM furnizon me gaz pothuajse cdo shtet europian dhe kohet e fundit po perqendrohet ne zgjerimin e aktivitetit te tij edhe ne vende te tjera, duke kapur dege te reja ne keto vende.

    Per me shume njohuri dhe shtrirjen e GAZPROM vizito lidhjen: http://www.gazprom.ru/eng/articles/article20160.shtml

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  3. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  4. Përgjigje: 116
    Postimi i Fundit: 17-10-2007, 23:58
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •