Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 42
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e 007uk
    Anëtarësuar
    20-08-2006
    Vendndodhja
    planet earth
    Postime
    94
    I njejti rast,sikur ky ''mjeku popullor'' te kishte qene prift,do shikoje se c'fare komentesh do bente ketu komuniteti mysliman,por une nuk do te bej te njejten gje, sic bejne ata,ne keto raste.
    per muhabetin qe eshte ne fjale,doja te thoja...se mos te ndjek laiku......! sepse po te ndoqi,nga e keqja,do te bishe viktim,qofshin keto,prifterijne apo hoxhallare.

  2. #12
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Hajde injorance,hajde!
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e joss
    Anëtarësuar
    15-09-2005
    Postime
    311
    Njerezit jane "injorante", po dy pare mend ne koke nuk i kane??
    Po te sheronte hoxha nuk do kishte nevoje per fakultet mjekesie, po kete e dine??

  4. #14
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    ka plot njerez hallexhinj qe shkojne tek hoxha me shpresen se do i ndihmoje,

    Ne Kosove ka shume 'mjek popullor' qe ose jane Hoxhe ose Sheh dhe kryesisht ne rrafshin e Dukagjinit.

    Ja pervoja ime me nje Sheh.

    Nje dite te nxehte vere para 6 viteve nje i aferm imi me erdh ne shtepi ne Prishtine me nje lutje te thjeshte, ta dergoja me veture (ai nuk kishte veture) ne Has ne Prizrenit, ne fshatin Lubizhde. Une menjehere i thashe se nuk ka problem dhe e pyta se cfare kerkon ne Lubizhde dhe ai tha se deshiron te kontaktoje nje Sheh i cili do ta sheron. Per gjysem ore tentova te ia kthej mendjen duke i thene se Shehu nuk mund ta sheroj por ishte i deshpruar, insistonte dhe kerkonte sherim.

    Vikendin e ardhshem ne Golfin tim dhe ne Has. Kerkonim fshatin Lubizhde dhe mezi e gjetem. Ishte nje fshat shume lart buze bjeshkes. Rruga ishte shume e keqe. Arritem por Shehu kishte shkuar ne Prizren per te blere dicka. Aty ishin edhe 2-3 vetura tjera me hallexhinje. Ky i afermi im menjehere filloj te bisedoj me njerezit qe ishin duke pritur Shehun ndersa une qendrova brenda ne veture duke ndegjuar muzike. Kaluan dy ore dhe Shehu ende nuk erdh. Veturat plot hallexhinje shtoheshin.

    Dikur u merzita dhe dola edhe une dhe fillova te degjoj se cfare po flitnin keta hallexhinje. Ndeza nje cigare dhe vetem po degjoj. Njeri nga ata, nje burre i pashem 40-50 vjeqar iu fliste per aftesite cudiberese te Shehut. Ne nje cast beri me gisht tek nje shkemb i cili ishte ne nje breg te vogel ne bjeshke dhe tha: "Ky shkemb ka qene duke u rrokullisur poshte malit dhe po te mos ishte babai i Shehut i cili i doli perpara dhe i tha NDAL, shkembi do te perfundonte poshte ne fshat".

    Ketu me 'kcej' damari sic themi ne ne Kosove. Iu pergjigja:
    " Kjo eshte genjeshter dhe vetem nje budalle mund ta besoj".

    Qetesi. Asnje nuk flet. Te gjithe u shtangen nga kjo cfare thashe.
    Pas disa sekondave qetesie, ky burri tha:

    "Ju te rinjet nuk besoni ne keto gjera".
    "O axhe, kjo eshte genjeshter dhe ky Shehu eshte vetem mashtrues" fola pa hezituar fare.

    Prap qetesi. Askush nuk thote asgje. Ky i afermi im me shikon disi me inat se pse fola ne ate menyre.

    "Sa merr Shehu per nje vizite?" vazhdova une,
    "100 Marka" me tha ky burri,
    "Shtrejt bre" ia ktheva,
    "Eshte Sheh i forte" tha,
    "Po e beri ate shkemb te leviz, do ia jap 1000 Dm dhe veturen" thashe.

    Disa nga ata filluan te qeshin.

    "Mos be hajgare shume" mu kercnua ky burri.

    Nuk fola me sepse nuk doja te nxis situaten dhe ky i afermi im turperohej.

    20 minuta me vone erdh Shehu, me nje Kamion. Sheh me Kamion dhe me mustaqe them me vete, cfare kombinimi. Zbriti dhe bisedoj me ata hallexhinje te cilet i bindi te ia shkarkojne dyert te cilat i kishte blere per shtepine e tij te re. Ndertonte shtepi te re.

    Shkarkonin hallexhinjet sikur per Nobel.

    Fillon te i pranoje Shehu nje-nga-nje. Une i them ketij te afermit se dua te hyje brenda bashke me te dhe te shoh dhe degjoj cfare thote dhe ben Shehu. Ky kategorikisht kunder.

    Del Shehu ne nje cast jashte ku ishim duke pritur dhe fillon te bisedoje me njerezit aty. Fillon te iu thote se duhet besuar dhe gjera te tilla bla bla bla.
    "Sheh, a eshte e vertete se babai juaj ka ndalur ate gurin e madh vetem me nje NDAL komande" e pyta, dhe ai i cuditur,
    "Po e vertete eshte" pergjigjet,
    "A mundeni edhe ju te beni nje gje te tille" e pyta dhe ai shume-shume i cuditur largohet pa me kthyer pergjigje.

    Mos ta zgjas; ky i afermi muarr nga Shehu nje liter uje, nje dove, dhe nje talisman, hajmali dhe per keto paguajti 150 Dm.
    "Po pse 150 kur cmimi eshte 100" e pyta,
    "Me tha se kjo eshte magji e forte dhe e shtrejte" pergjigjet,
    "Po cfare tha, nga se lengon ti" e pyta,
    "Me ka zene terri (dikush i ka bere magji, sehir)" me pergjigjet ky i afermi.

    E shikova njehere, ndeza nje cigare dhe u kthyem per ne Prishtine pa folur pothuaj asnje fjale.

    P.S - Ky i afermi im eshte kthyer para 6 muajesh nga Sllovenia ku ka bere nje operacion ne kurriz dhe eshte sheruar plotsisht.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    kinik,
    nuk eshte se ve ne dyshim se ai Shehu apo ai Hoxha jane mashtrues,
    por Antipatrea tha se mire ja beri asaj vajzes se vete e ka fajin qe beson ne keto gjera,
    une i thashe se kur ka hall njeriu shkon me shprese per tu sheruar e nuk mund ti thuash mire tu be pse besove.

  6. #16
    Manitu Maska e kiniku
    Anëtarësuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos të na vijë cudi se cdo frymor nga vete natyra priret të kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar më parë nga xfiles
    kinik,
    nuk eshte se ve ne dyshim se ai Shehu apo ai Hoxha jane mashtrues,
    por Antipatrea tha se mire ja beri asaj vajzes se vete e ka fajin qe beson ne keto gjera,
    une i thashe se kur ka hall njeriu shkon me shprese per tu sheruar e nuk mund ti thuash mire tu be pse besove.

    Pajtohem me ty. Te quotova si pikenisje per postin tim, se ka plot njerez hallexhinj qe shkojne tek hoxha me shpresen se do i ndihmoje,; jo per te treguar te kunderten.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #17
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Mjekimet popullore jane shume te vlefshme. Barerat dhe cajrat mjekseore ne

    shume raste, zevendesojne edhe mjekimet me moderne. Ne fund te fundit eshte

    nje medote alternative ne te kuruar dhe eshte shume mire kur ke njerez te afte

    per kete pune. Fatkeqesisht, hallexhinjte e shkrete bien pre e mashtruesve te

    shumte. Per sa kohe qe do te kete injorance, hall apo mungese mundesish,

    mashtruesit do te jene aty , gati per te rrjepur njeriun e shkrete qe vjen e le

    qimet e kokes vetem nga deshperimi. Me vjen shume keq qe degjoj raste te tilla,

    uroj qe shume njerez te ndergjegjesohen , dhe qe te ndahen njohesit e vertete

    te bimeve me te ashtuquajturit hoxhallare e bamires a ku di une.
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

  8. #18
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Ka një dallim shumë të madh nga mjekët popullorë që prodhojnë çajra dhe magjistarët që "shërojnë" me hokus-pokus.Janë dy profesione krejt të ndryshme.

  9. #19
    Femme Fatale Maska e Poison_Ivy
    Anëtarësuar
    01-07-2006
    Postime
    121
    Une habitem si nuk e ka hequr njeri qafe me gjithe keto poshtersira qe paska punuar larte e poshte. T'ja kishte bere njerezve te mi (qe nuk besoj se do te arrijne ndonjehere ne nivelin e shkuarjes neper hoxhe a gjera te tilla) do t'ja kisha bere personalisht nje "magji" para syve te tij, sic thote Kadareja, me ndonje modifikim te portretit deri ne epoken abstraksioniste.

    Cfare zgjidhjeje! Je manjak? Behu hoxhe se beke qejf pa te rene njeri ne qafe! Merru edhe leket si shperblim per masakrat e tua.
    So the **** whaaaat??!!

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-10-2006
    Postime
    56
    Me solli ndermend nje liber te Ramiz Likes(qe se mbaj mend titullin)ku flitet per nje rast si ky.Por sharlatan si ai hoxhe do te kete ,sa te kete njerez qe besojne ne keto gjera.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •