kreu i fshf
zgjedhja
Zhvillohen mes polemikave e debateve zgjedhjet pėr presidentin e ri tė futbollit
FSHF, asambleja rizgjedh Dukėn
Ministri Leskaj dhe dy kandidatėt: S'e njohim. UEFA: Nė rregull
Futbolli shqiptar ishte "veshur" me kollare dje, ndėrsa 51 ndėr 68 delegatėt e asamblesė zgjedhore votuan qė Armand Duka tė qėndronte edhe katėr vjet tė tjera nė krye tė FSHF-sė. Nė njė atmosferė dyshimesh tė ushqyera prej mė shumė se njė muaji, kreu aktual i institucionit triumfoi qė nė raundin e parė tė votimeve.
Rivali i tij kryesor, Edmond Haxhia, mori 16 vota, ndėrsa Salvador Kaēaj vetėm njė tė tillė. Dy kandidatėt qė humbėn deklaruan se nuk i njihnin zgjedhjet, duke pretenduar pėr manipulime nė shkallė tė gjerė, tė cilat i kanė denoncuar prej disa kohėsh. E deklaruar nė orėn 10:00, Asambleja e Pėrgjithshme e zakonshme e FSHF-sė startoi dje rreth gjysmė ore me vonesė. Pak minuta pėrpara, njė filmim me punėn e institucionit gjatė katėr viteve tė fundit u prezantua pėrpara tė pranishmėve. Punimet u ēelėn me himnin kombėtar, ndėrsa presidenti Duka uroi fair-play nė zgjedhjet e FSHF-sė. Por ky element i futbollit nuk u respektua menjėherė mė pas, ndėrsa presidenti nė detyrė i FSHF-sė dhe kandidati Kaēaj replikuan me njėri-tjetrin fillimisht pėr marrjen e fjalės dhe mė pas pėr pėrbėrjen e komisionit tė Verifikimit tė Mandateve. Ky komision u ngrit menjėherė mė pas, ndėrsa u verifikua se ndėr 69 delegatė tė FSHF-sė, nė sallė ishin tė pranishėm 68 prej tyre. Mungonte vetėm delegati i Sarandės. Njė tjetėr komision, ai i numėrimit tė votave, u ngrit menjėherė mė pas, i pėrbėrė nga 7 anėtarėt qė u propozuan nga asambleja. Punimet i pėrshėndetėn ndėrkohė presidenti i nderit i FSHF-sė, Miēo Papadhopulli, pėrfaqėsuesi i Federatės sė Kosovės, Agim Batalli, zv.presidenti i parė i UEFA-s, Shenesh Erzik, si dhe drejtori i AEFS-sė, Sejfulla Shtėpani. Mė pas asambleja kaloi nė diskutime me kandidatėt, apo delegatėt qė kanė debatuar, duke mbrojtur dukshėm njėrėn, ose tjetrėn palė nė konfliktin e fundit mes FSHF-sė dhe MTKRS-sė. Kandidati Kaēaj ka pretenduar sėrish se kėto zgjedhje nuk ishin tė ligjshme. Nė kėto momente, njė pjesė e mirė e sallės ka mėsuar se ishte dhėnė njė alarm pėr bombė. Policia nė fakt ka qenė e kujdesshme pėr tė mos pėrhapur panik, ndėrkohė qė punimet kanė vazhduar normalisht. Pėrpara votimit, tė tre kandidatėt kanė marrė fjalėn, duke u shpjeguar delegatėve pse ata duhet tė votonin pėr ta. sAsambleja ka vazhduar deri nė votim pa asnjė minutė pushim. Tė tre kandidatėt e kanė pritur votimin dhe mė pas numėrimin e votave jashtė sallės sė asamblesė. Nė fund, komisioni ka shpallur Armand Dukėn si president tė FSHF-sė me 51 vota pro kundrejt 16 tė rivalit mė tė afėrt Haxhia.
Asambleja ka vazhduar me zgjedhjen e anėtarėve tė Komitetit, ndėrkohė qė dy kandidatėt pėr president, Haxhia dhe Kaēaj, deklaruan se nuk do t'i njihnin zgjedhjet e FSHF-sė, pėr parregullsitė e pretenduara. Edhe ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Bujar Leskaj, pas takimit me delegacionin e UEFA-s dhe FIFA-s pėrsėriti qėndrimin e tij nė lidhje me rezultatin e zgjedhjeve tė FSHF-sė. "Unė nuk e njoh asamblenė zgjedhore tė FSHF-sė, pėr sa kohė ka njė vendim tė gjykatės qė pezullon pėr momentin ēdo lloj aktiviteti statutor tė federatės", u shpreh Leskaj. Pėrfaqėsuesit e UEFA-s dhe FIFA-s deklaruan se i cilėsojnė kėto zgjedhje tė drejta dhe demokratike dhe se ėshtė shprehur lirshėm dhe pa problem vullneti i delegatėve nė kėtė asamble. Ai u bėri thirrje tė dyja palėve, federatė-shtet, qė tė zbuteshin tonet e debatit dhe tė mos u drejtoheshin institucioneve gjyqėsore pėr tė zgjidhur konfliktin.
Alarm i rremė
Alo nė polici! Bombė te 15-katėshi
Katėr telefonata nė adresė tė recepsionit tė hotel "Tirana International dhe sallės operative tė policisė sė kryeqytetit, kanė lajmėruar pėr shpėrthim bombe nė ambientet e godinės ku zhvillohej Asambleja e Pėrgjithshme e Federatės Shqiptare tė Futbollit pėr zgjedhjen e presidentit tė saj. Sipas policisė "nė recepsionin e hotel "Tirana Internacional", janė bėrė dy telefonata anonime, nė orėn 10:10 dhe 10:20. Nė sallėn operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Tiranė, telefonatat kanė mbėrritur nė orėn 10:40 dhe 11:52. Forcat e antiterrorist dhe qeni antiminė kanė mbėrritur me urgjencė tek 15-katėshi. Uniformat blu kanė kontrolluar fillimisht ambientet e brendshme tė hotelit dhe mė pas makinat e parkuara pėrreth, ndėrkohė janė evakuuar jashtė godinės tė gjithė personat e pranishėm. Anėtarėt e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Federatės Shqiptare tė Futbollit nuk kanė pranuar tė ndėrpresin procesin e zgjedhjes se presidentit, pasi, sipas tyre, telefonuesit po realizonin njė provokim. Pėr tri orė, kontrollet e policisė kanė vijuar nė objekt, ndėrsa mė pas brenda 15-katėshit ėshtė rikthyer aktiviteti normal. Policia tha se ka nisur hetimin pėr "njoftim tė rremė tė organeve tė rendit".
Rezultatet
Armand Duka 51 vota
Edmond Haxhiu 16 vota
Salvador Kaēaj 1 votė
Ja anėtarėt e rinj tė Komitetit
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-sė mori formė dje, pas dy seancash votimi nė asamblenė e pėrgjithshme zgjedhore. Nėntė kandidatė u pėrzgjodhėn nga votimi i kryer, ndėr 23 gjithsej qė kishin kandiduar. Gjashtė prej tyre rifituan postin qė kishin pasur deri dje. Kėshtu nga votimi i parė arritėn tė fitonin mė shumė se 50% tė votave gjashtė anėtarė. Mė tė votuarit ishin Skėnder Hyka dhe Bujar Kasmi, qė fituan nga 49 vota, Lutfi Nuri mori 46, ndėrkohė qė Muhedin Targaj arriti tė merrte 41 vota. Gjergj Thaka ishte kandidati tjetėr me 40 vota, ndėrkohė qė Medin Zhega mori 33 vota. Mė pas u krye njė rivotim, ku u futėn sėrish tė gjithė kandidatėt. Nė fund rezultuan fitues: Kreshnik Ēipi, Medi Bushati dhe Arben Dervishi.
gazeta panorama
Krijoni Kontakt