Close
Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 124
  1. #111
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Mirembrema.
    Une jam antar i ri ne kete forum edhe po shikoj , dicka qe me ka bere shume pershtypje . Qekur shqiptaret po u ndakan edhe po kundershtokan njeri tjetrin per FENE. Si ka mundesi me fal cilet jane ato qe fusin tema te tilla qe kane si qellim , te nxisin nje debat, qe nuk ka asnje qellim , edhe nuk ka si te mbyllet sepse ska asnje subjekt. Flet per disa personalitete te FESE, qe as i kam degjuar ndonjehere edhe flet per Ismail Kadarene qe mesa e njoh une eshte vetem nje shkrimtar shume i njohur, edhe figure e artit shqiptar qe askush nuk e mohon( sa per njeri nuk e njoh, por mbaj mend qe ne nentor 1990 u shpreh"Cdo komb ka jashteqitjen e vet" referuar personave qe guxuan kapercyen murin e ambasadave). Nese Zoti Kadare ka shprehur dicka te tille ne nje liber te botuar prej tij , po i keshilloj besimtaret e "flakte" myslymane sikurse edhe ato katolike ta lexojne ti nxjerrin temen, idene, qellimin , edhe ti futen ndonje hartimi. Qe kur po u ndakan ne katolike edhe myslymane shqiptaret si kuptoj. Cdo njeri eshte i lire te besoje cfare ti doje e bardha zemer. A nuk keni me se te merreni , te beni ndonje pune , a ndonje pare, a te beni dicka te dobishme per veten edhe nese keni mundesi per njerzit qe kane nevoje, po botoni shkrime qe se kuptoj ku doni te dilni ? Nese dikush ka dashur te vrase dike , bravo i qofte, edhe me falni ne anej nga shqiperia(e kam fjalen per ata qe perfshihen brenda 28.000 km katrore) i themi i paska "topet" e medhaja, edhe eshte i lire te beje cti doje e bardha zemer.
    Boll ju lutem , me kto idiotsira, a skeni ndonje gje tjeter cfare te shkruani. A nuk shkruani dot nga nje poezi, per FEMRAT, a per DASHURINE, edhe harroni budalliqet fetare, e ku e di une se cfare.
    PS: Eshte fat qe ne shqiptaret kemi vetem 2 fe kryesore, ,, mendoni cfare do te kishte ndodhur po te kishim shume me teper, ,,,
    Me te mira, edhe jete me te bukur, pa shume STRESE...
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105

    Mos u nxito se gabon!

    Gresi30,

    Padyshim qe je i lire te shprehesh ate qe mendon, kjo s'do te thote qe ta shfrytezosh kete liri per t'ia futur kot fare. Ke dy gabime fare te qarta ne ato qe ke shkruar:

    1. Thua qe e ke degjuar Kadarene ne 1990 ta thote ate shprehjen. Thirri pak mendjes (sa vjeē ke qene ne 1990?) dhe kujtohu qe Kadareja ne Tetor 1990 ia mbathi per Paris, me demek u be vete rrefugjat, paēka se jo rrefugjat ambasadash.

    2. Thua qe shqiptaret kane dy fe kryesore. Ne te vertete kane tre, islami, katolicizmi dhe ortodoksia.

    A nuk eshte me mire te mendosh pak me shume e te shkruash pak me pak?

    Shendet e respekt

  3. #113
    Anėtar Maska e GRESI30
    Anėtarėsuar
    03-12-2002
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    80
    Faleminderit here tjeter do ta kem parasysh, keshillen tuaj. Te duket prejardhja se nga e ke. Ben mire te shprehesh ndonje mendim tendin. Shqiptar kur do te dilni nga ky budallik , qe kapeni pas MUSTAQEVE TE CELOS, O"BESIMTARET" o fanatiket e fese.
    Me fal per gabimin ne kohe te thenies se Kadarese, sepse e futa diskutimin ne QORRSOKAK.

    Diskutim te kendshem...
    MOS DEGJONI KISHA E XHAMIJA FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA

  4. #114
    Shen Albani nuk eshte as I pari as I fundit qe mendon qe shqiptaret jane islamizuar me force dhe qe ka ardhur koha qe ”shqiptaret qenkan vetedijesuar e djane kthyer ne te krishtere”. Pėr kėtė ēeshtje (mėnyrėn e islamizimit: me forcė apo me vullnet tė lirė) ėshtė interesante tė vėresh se nė krahun qė mendon se shqiptarėt janė islamizuar me forcė, bėjnė pjesė edhe disa intelektualė tė njohur, tė cilėt kanė prejardhjen nga familje myslimane, pra, formalisht mund tė konsiderohen myslimanė (I. KADARE, K.Gazidede, R.Qosja etj). Por sigurisht pjesa mė e madhe e kėtij grupi, pėrbėhet nga ortodoksė e katolikė, ndėrmjet tė cilėve edhe shumė priftėrinj (nga rangjet mė tė ulta e deri nė krerėt e atyre komuniteteve). Duhet tė themi se ky debat nuk ėshtė hapur sot, por ekziston prej gati njė shekulli. Edhe mė herėt (nė kohė) kur ishte mė e freskėt kujtesa historike pėr kėto ēėshtje, ėshtė pretenduar se shqiptarėt janė islamizuar me forcė, megjithėse nė asnjė rast, nuk janė sjellė shembuj, prova, fakte. Pohimi se shqiptarėt janė islamizuar me forcė i ngjan shumė pohimit tjetėr se shqiptarėt janė me prejardhje joilire. Edhe ata qė pretendojnė se shqiptarėt nuk janė pasardhės tė ilirėve, nuk sjellin ndonjė provė, fakt, dėshmi. Siē e kemi thėnė mė sipėr, dhe siē do ta shohim mė poshtė, pohimet e sipėrcituara kanė njė vlerė tė caktuar politike, synojnė tė mbrojnė njė politikė, ose mė saktė njė drejtim tė caktuar politik, prandaj hidhen nė opinion pėr konsum, edhepse janė tė pabazuar e tė pa mbėshtetur. Parimi kryesor qė pėrcakton mendimin politiko-fetar tė kėtij grupi, siē duket ėshtė i famshmi "feja nė shėrbim tė politikės". Pėr kėtė arsye ata pėrdorin ēdo lloj gėnjeshtre e mashtrimi, bėjnė pohime tė paqėndrueshme, nuk japin fakte historike etj... Ja psh., ēfarė thonė dy ndėr intelektualėt mė tė dalluar katolikė qė mbrojnė tezėn e islamizimit me forcė tė shqiptarėve, Dr.Engjėll Sedaj dhe Dr.Zef Mirdita: Sedaj: "Nuk dihet tė jetė shfaqur nė literaturėn shkencore ndonjė mendim tjetėr pėr pėrhapjen e fesė sė pushtuesit turk nė trevat tona tė Gadishullit Ballkanik veēse me dhunė dhe me motive ēkombėtarizuese". (Bota Sot, 22 mars 2000, fq.16). Z.Mirdita: "Islamizmi u ėshtė imponuar shqiptarėve me zjarr e shpatė" (Revista kroate "Panorama" 1996 - cituar sipas z. R. Hoxha nė "Nuk ėshtė ashtu" fq.3, Prishtinė 1996). Nga citimet besnike qė u bėmė dy autorėve tė mėsipėrm, merret vesh gjithė qėllimi i kėtij grupi, i cili duket se ėshtė (tė paktėn) tė krijojė idenė se: pėr shqiptarėt feja islame ėshtė njė fe qė nuk duhet pranuar. Por prej kėtyre citimeve del nė pah edhe kualiteti i tyre intelektual, i cili ėshtė i cilėsisė mė tė dobėt tė mundshme. (Pėr ēudi, thonė se z. Mirdita ėshtė anėtar nderi i Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės dhe pedagog nė Universitetin e Prishtinės). Gjithė baza e mendimit se pėr shqiptarėt feja islame ėshtė njė fe qė nuk duhet pranuar, mbėshtetet nė:
    1. ėshtė fe e pushtuesit turk;
    2. ėshtė pėrhapur me forcė;
    3. me kthimin e shqiptarėve nga tė krishterė nė myslimanė, krishtėrimi nė Shqipėri shkoi drejt zhdukjes.
    Por kjo bazė nuk ėshtė aspak e qėndrueshme, prej mungesės sė fakteve, prej se nuk tregon asnjė arsye tė qėndrueshme rreth kėtij procesi konvertimi kombėtar nė fenė islame, si dhe nga pėrdorimi abuziv i termit "krishtėrim".

    Nga studiues tė shumtė ka dalė nė pah (siē do ta shohim mė poshtė) se shqiptarėt arritėn tė mbijetojnė si komb, vetėm prej kėtij akti tė madh fetar tė kryer nė kohėn e pushtimit otoman, pra kalimit masivisht nė fenė islame. Nė kėtė kėndvėshtrim, perandoria otomane duhet vlerėsuar veēse pozitivisht pasi asaj i takon merita qė u ndėrpre procesi i asimilimit tė shqiptarėve prej serbėve dhe grekėve, tė cilėt na kishin pasur deri nė atė kohė nėn pushtim. Mund tė thuhet, pra se pushtimi otoman, qe nė fakt, njė ēlirim pėr shqiptarėt e shtypur nga zgjedha e ortodoksėve sllavė e grekė.

    Por kėto fakte, as qė mendohet t'i pranojnė autorėt e sipėrcituar dhe bashkėmendimtarėt e tyre. Pėr ata perandoria otomane ėshtė kulmi i tė keqes dhe asimilimi nga slavet dhe greket eshte MIRESIA e kombit (Greqia I takon Bashkimit Evropian, pse mos ti bashkangjitemi idejave greke?!!)
    Sidoqoftė, autorėve tė ndryshėm (laikė) qė mendojnė se Islami ėshtė pėrhapur me forcė, edhe mund t'ua "falim" lajthitjet intelektuale (se si veprimtarė politikė mund t'u lejohet rrena), por ē'mund tė themi pėr njė klerik si z. Rrok Mirdita, i cili ėshtė edhe njė ndėr pėrfaqėsuesit kryesorė tė komunitetit katolik nė Shqipėri kur deklaron: "Kundėr katolicizmit lufta ėshtė e vjetėr, me pushtimin romak nė tre shekujt e parė, i cili u pasua me shumė martirė tė njohur, me pushtimin e atdheut tonė nė kohėn e turkut, kur kanė ngjarė rrėnime e shndėrrime kishash, mbytje meshtarėsh, ngulje nė huj ipeshkvinjsh...." (gazeta "55", 16 korrik 2000). Ky pohim i Rr.Mirditės nuk ėshtė as logjik, as i vėrtetė, as i bazuar historikisht, pėrveēse njė pohim qesharak dhe diskreditues, nė radhė tė parė pėr vetė autorin. Kur thotė se romakėt kanė luftuar katolicizmin, tregon se: ose i konsideron gjithė botėn injorantė tė ēėshtjeve historike, ose vetė nuk ka ide pėr historinė e katolicizmit e tė krishtėrimit. Kur sheh pohimet e drejtuesit kryesor tė komunitetit katolik tė Shqipėrisė, nuk mund tė mos i japėsh tė drejtė z. Nexhat Ibrahimi, i cili nė veprėn e tij "Islami nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve" pohon (nė lidhje me propagandėn antiislame) se: "mė tė rreptė nė kėtė drejtim janė pikėrisht prijėsit fetarė katolikė... Psh. Shan Zefi pohon se: Periudha mė shkatėrrimtare pėr Krishtėrimin mbetet Perandoria Turke qė zbatoi nė popullin shqiptar shumė metoda ēnjerėzore pėr zhdukjen e tėrėsishme tė Krishtėrimit... kėshtu qė lirisht mund tė thuhet se pikėrisht nė kėtė periudhė kemi njė mori shenjtėrish shqiptarė qė dhanė jetėn pėr Fe e Atdhe" (N.Ibrahimi, vep.cit. fq.103-104 ose "Bujku" 3 mars 1997 fq.6). Konstatimin e z. N. Ibrahimi e pėrforcon edhe deklarimi i Dom Lush Gjergjit se: "Islami erdhi kryesisht nga pushtuesit... me dhunė, me ligje, me kufizime. Kemi qenė pesė shekuj nėn sundimin turk dhe gjatė kėtyre pėrndjekjeve dhe sundimeve ka pasur kufizime, martirizime, vuajtje, gjakderdhje tek i gjithė populli shqiptar." (N.Ibrahimi, vep.cit. fq.104). Siē shihet prijėsit fetarė nuk sjellin asnjė shembull, nuk na thonė emrin e asnjė shenjti tė krishterė tė ngulur nėpėr hunj, pėr shkak tė pėrkatėsisė fetare, pavarėsisht pretendimeve tė tyre. "Prijėsit fetarė" vetėm bėjnė njė arsyetim logjik si puna e z. Shan Zefi kur thotė se: pėrderisa jemi pushtuar prej turqve dhe krishtėrimi nė Shqipėri u zhduk si pasojė e pushtimit, atėherė konkluzioni i vetėm qė del ėshtė se pikėrisht nė kėtė periudhė ka pasur mė shumė shenjtorė tė krishterė qė paskan dhėnė jetėn pėr Fe e Atdhe dhe qė qenkan ngulur nėpėr hunj. Por emra nuk jep fare, as Shan Zefi, dhe as ndonjė tjetėr!

    I vetmi emėr martiri "qė ka luftuar pėr fe e atdhe" dhe qė pėrmendet prej grupit tė intelektualėve, tė cilėt pretendojnė se shqiptarėt janė islamizuar me forcė, ėshtė ai i Pjetėr Bogdanit autori i "Ēetės sė Profetėve", i cili ėshtė glorifikuar nė pėrmasat e njė shenjtori (megjithėse nuk ėshtė ngulur nėpėr hunj, apo vrarė prej turqve! Pėrkundrazi ka jetuar shėndosh e mirė nė shtetin vasal serb tė asaj kohe, shėrbėtor i tė cilit ishte).
    Prandaj edhe ne, prej kėtij momenti e mbrapa, pėr lehtėsi identifikimi e tė shprehuri, do t'i konsiderojmė mbrojtėsit e mendimit pėr islamizimin me forcė tė shqiptarėve si anėtarė tė "ēetės sė Bogdanit", mė shkurt bogdanianė. Nė vija tė pėrgjithshme, arsyetimi dhe qėndrimi i grupit "bogdanian" mund tė pėrmblidhet nė: Pėrderisa Islami ėshtė futur me forcė nė Shqipėri dhe ka zhdukur krishtėrimin, pėrderisa Islamin na e solli pushtuesi turk, pėrderisa ne duhet tė integrohemi nė Evropė dhe Evropa ėshtė e krishterė dhe nuk i pranon myslimanėt, pėrderisa krishterimi ka shumė martirė qė kanė dhėnė jetėn pėr fe e atdhe, atėherė nė emėr tė tė gjithė kėtyre, shqiptarėt "me qėllim tė rilindjes dhe tė futjes nė Evropė, duhet tė dėliren nga islamizmi" (Z.Mirdita), "duhet tė kthehen tė gjithė nė katolikė" (E.Sedaj), "islamizmi duhet trajtuar si njė incident disfatist. Pėr kėtė shkak Shqipėria duhet tė ēlirohet sa mė parė nga ky incident" (Kadare), "shqiptarėt duhet tė bėhen tė ndėrgjegjshėm se Shqipėria tani po e paguan shtrenjt islamizimin e saj... se shqiptarėt duhet tė vuajnė njė ndjenjė faji qė tė korrigjohen sa mė parė" (Kadare) "ėshtė njė fatkeqėsi qė kosovarėt kanė ende emra myslimanė" (Kadare), shkurt pra, sipas bogdanianėve duhet tė fillojė njė proces masiv ēfetarizimi kombėtar i shqiptarėve, proces, i cili tė kujton kohėn e ndalimit me ligj tė veprimtarive fetare mė 1967 nga regjimi komunist. Kjo gjė dihet se ėshtė krejtėsisht e pamundur por "bogdanianėt" megjithatė po e bėjnė pėrpjekjen e tyre. Pėr t'ia arritur qė tė jenė tė pranueshėm para njė publiku tė gjerė, i cili ėshtė nė masėn 90% mysliman dhe qė s'mund ta pranojė njė proces tė tillė ēfetarizimi, bogdanianėt thėrrasin nė ndihmė mjete tė tilla si: falsifikimin e historisė, propagandėn djallėzore antiislame, idealet politike integruese panevropiane tė shqiptarėve, etj... Bogdanianėt, pėr t'i shėrbyer sa mė shumė qėllimit djallėzor "tė dėlirjes sė shqiptarėve nga islamizmi" herė herė shpallin edhe statistika tė pėrbėrjes fetare tė shqiptarėve, psh., Kadare, V.Melo dhe A.Janullatos pohojnė se nė Shqipėri (shtetin shqiptar) tė krishterė e muslimanė janė nė raportet 50% me 50%. Po tė thuash tė vėrtetėn se janė mbi 70% muslimanė, ose, se nė rang kombėtar (Shqipėria Etnike) shqiptarėt janė rreth 90% myslimanė, atėherė bogdanianėt kėrcejnė pėrpjetė me nervozizėm, si, pėr shembull, Aurrel Plasari, i cili kur dėgjon tė thonė se shqiptarėt janė 90% muslimanė, menjėherė ngre akuzė pėr revolucion tė tipit komeinist. (Plasari, Vija e Teodosit, fq.91). Ndonjė bogdanian tjetėr si psh. Ardian Klosi shkruan edhe romane ku pėrshkruan sesi shqiptarėt u konvertuan nė tė krishterė. Ja ē'thotė ai nė "Revolucioni shqiptar" (Quo vadis Albania, antologji) fq.104: <<... po ndodhte e kundėrta e asaj qė kishte ndodhur ndėr shqiptarėt pesė shekuj tė shkuar, dmth nė rast se atėhere raca fisnike arbėrore, pas njė rezistence tė gjatė ishte islamizuar dhe osmanizuar... nė pak vjet po ndodhte ēlirimi i racės nga pesha e rėndė e historisė. Njė pjesė e madhe e shtetasve u konvertua pa humbur kohė nė fenė e krishterė...>>. Nė kėtė roman, Klosi pėrshkruan edhe modelin e tij politik pėr shtetin shqiptar i cili duhet tė ishte njė republikė e ndarė nė katėr kantone tė cilat "kishin autonomi tė plotė dhe bashkoheshin vetėm pėr ēėshtje tė larta kombėtare...". Presidenti i kėsaj republike tė A.Klosit duhet tė ishte njė prift katolik. (Siē dihet projekti i ndarjes sė Shqipėrisė nė kantone, ėshtė njė pjesė e programit grek pėr t'ia arritur gllabėrimit tė Shqipėrisė sė Jugut!). Edhe mendimi se shqiptarėt duhet tė konvertohen tė gjithė nė tė krishterė pėr tė na pranuar Evropa ėshtė gjithashtu, pjesė e mendimit politik tė rrymės grekomane nė Shqipėri (sipas Dr. Hysamedin Feraj: "Skicė e mendimit politik shqiptar" fq.135).

    Po tė analizohet mendimi i bogdanianėve dalin disa ēėshtje, nga shqyrtimi i tė cilave del edhe paqėndrueshmėria e tezės sė islamizimit me forcė tė shqiptarėve, po ashtu edhe faktet e arsyet e kėtij hapi madhor tė shqiptarėve (kalimin nė fenė Islame) ēėshtje tė cilat duhet t'i shqyrtojmė e qė janė: falsifikimet historike, keqpėrdorimi i terminologjisė islame, krahasimi djallėzor i Islamit me komunizmin, keqpėrdorimi i termave "perėndimor", "evropian" "krishtėrim" etj..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 13-12-2002 mė 01:26

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Shpresmiri
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Zagreb (CRO)
    Postime
    405

    Pėrkujtim

    Stterrolla, po flet pėr "bogdanianėt" qė sjellin teza tė pabaza. Po ta bėj vetėm njė pyetje: a e di se ėshtė mbajtur njė simpozium ndėrkombėtar (!), hiē mė larg se nė vitin 2000, pikėrisht lidhur me temėn pėr tė cilėn shkrove mė lartė? Nuk kanė folė vetėm "bogdanianėt", por edhe shkencėtarė qė nuk ishin shqiptarė (sepse nga shkrimi yt kisha pėrshtypjen se historianėt shqiptarė nuk janė objektivė) dhe pėr ēudi atje shihet se nuk ishin kundėr pohimeve tė "bogdanianėve". Ndoshta ti vėrtetė je shkencėtar shqiptarė mė i fortė se pėrmbi 20 prej tyre qė morėn pjesė nė kėtė simpozium, por po mė ēuditė si tė paktėn nuk paske lexuar diēka nga ky simpozium me fakte (argumente) tė pėrpikta dhe metodologjikisht tė sjellura nė letėr (apo ndoshta e konsideron tėrė kėtė organizim tė dėshtuar pasi e kanė bėrė tė krishterėt - kėtu nuk mund tė tė ndihmoj).
    IHS

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105

    Islami eshte perhapur me shpate

    I nderuar Stterolla,

    1. Islami nuk eshte perhapur me misionare paqesore. Islami eshte imponuar me shpate qysh ne zanafillen e vet. Profeti ne sherbim te filozofise se vet kishte kordhen (me demek shpaten).
    Rrjedhimisht edhe tek shqiptaret islami eshte imponuar.

    2. Ajo prralla qe islami na shpetoi nga asimilimi jo vetem qe nuk ka asnje baze, por eshte edhe shpikja me e fundit e "intelektualeve" moderne muslimane shqiptare. Se mire psh ortodokset do na ishin asimiluar, po katoliket? Gjalle ne bote nuk e gjen nje serb ose grek katolik.

    3. Une ate romanin e Ardian Klosit nuk e kam lexuar dhe as kam ndermend te humbas kohen me te, por ate qe ke cituar, e ka tamam. Ne Tirane, pas vitit 1990 konvertimet kane qene vetem nga muslimane ne te krishtere (orto ose kato). Shembuj te kundert nuk gjen.

    4. Si te duken ty Stterolla ata mijera muslimane shqiptare qe ndrojne emrin dhe fene ne Greqi sot? Te peshtire, huh? Po sikur ai konvertimi nga te krishtere ne muslo para 300 - 400 - 500 vjetesh te jete bere per po ato arsye, ose per arsye te ngjashme?
    Ma thote mendja qe ka qene nje kombinim i lezetshem kulaē - kerbaē.

    5. Se fundi, konvertimet fetare nuk behen me aksione politike. Populli shqiptar nuk ka per t'u konvertuar se keshtu duan te ashtuquajturit "bogdaniane". Ose do te kete flukse shpirterore qe mund te ēojne ne konvertime masive (dhe ti mund te thuash ēfare te duash, por ky eshte nje kthim ne origjine, sepse dihet historikisht qe feja e pare monoteiste e shqiptareve ka qene krishterimi), ose shqiptaret do te vihen para ndonje kulaēi te madh dhe aq i madh mund te jete ai kulaēi sa qe edhe ti te shkosh e ta ulesh koken para kanoēes me uje te ndonje prifti.

    Shendet e respekt

  7. #117

    !

    Shpresmiri si edhe ato qe permenda me larte edhe ti vazhdon me ate teze. Eshte mbajtur ne vitin 2000 simpoziumi me shkencetare nga gjithe bota e asgje ske sjell ca eshte thenur aty, kush e ka thenur etj... Po te kete ndonje fakt argumentues aty ta mesojme dhe ne. Jetojme te sotmen e historine e mesojme nga ato qe lexojme. Per vete besoj historine me shkrime dhe fakte.. Me sill ca fakte bindese nga ai simpozium.. e dua ta di historine time ..

    Emgiranti "profeti kishte kordhen per te perhapur fene".. Kush te ka ven ti ate kordhen tek qafa e te ka then te ndrosh fe e te behesh musliman? Ke njeh ti ndonje qe i ka ndodhur kjo? Me thuaj ca emra.. boll peralla se jane thene shume ketu..
    Jam mysliman dhe kam pranuar fene me qef e krenari... Kam origjinen (nene, babe, gjysh e gjushe) myslimane.. edhe origjinen shqiptare e kam trasheguar nga prinder 100 % shqiptar, sme ka thene njeri beju shqiptar se eshte ne mode sot... Nuk jam ndonje hoxhe qe te mbroj ceshtjet myslimane aty ku jane gabim po si pranoj edhe nencmimet pa fakte..

    Shendet dhe suksese te gjithve..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga StterollA : 14-12-2002 mė 21:33

  8. #118
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Sulmojne Kadarene,sulmojne...............................cd o gje qe eshte
    perparimtare!Terrin e prapambeturine,analfabetizmin, torturat,vrasjet,censurat...... i quajne nur(drite)!
    Ate qe shiti sllaveve tokat tona per inetrese te veta ose tregeti me Rusine e quani vella!
    Vertete eshte e kote te diskutohet me ju por edhe ju ekeni kot se
    bota hece perpara pervec shteteve arabe qe shkojne prapa.
    Qe edhe Turqia e ka vrejte e po i bjen ne gjuj Europes ta pranoje ne gjiun familjar.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-12-2002
    Postime
    1
    Postuar m?par?nga XimiD
    Po sa ishim nen "pushtimin mysliman turk" ishim nje SHQIPERI SHUME E MADHE e cila me ikjen e ketij "pushtimi" ra ne dore te Evropes Kristiane, moderne, te civilizuar, qe do te na hapte syte, do na bente si vetja. Dhe koha tregoi qe jo vetem nuk na hapi syte, jo vetem qe nuk na civilizoi por na mori mbi 1/2 e teresise TERRITORRIALE dhe jua beri dhurate ''vellezerve'' tuaj ortodokse(te cilet kete territor e shfrytezuan dhe vazhdojne akoma te bejne nje gje te tille vetem per te persekutuar shqiptaret). Kjo eshte EUROPA Kristiane qe na la dhe 50 vjet komunizem dhe sot na ka lene ne nje mjerim te plote !!!
    apo harrova duhet te nderrome fene qe ti pershatemi !!
    Po, harrove.

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Albcryptic
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    In the middle of nowhere
    Postime
    6

    Liri per zgjedhje

    Hello Miq

    U bo kohe qe nuk kam bo naj xhiro knej nga ju nejse desha te thonja dy gjona.

    1. Po si mer bebe u bote corap ju me ISMAIL KADArene besoj se fjalet ne kapitale kuptohet prejardhja dhe jane 100 % emer dhe mbiemer musliman kada sa per dienine tuaj edhe institucioni i xhykates ne Osmalli Empire time.
    ENVER HOXHA ueeeee gjithe muslimane
    RAMIZ ALIA prape musliman
    e shume e shume te tjere muslimane me prejardhje rreth 7 gjeneratash muslimane dhe hoxhe te katunit si pershembull prejardhja xhaxhit.
    E keshtu more njerez besoj se you got my point tek pika e pare pra desha te them se te qe nga koha e Skenderbeut qe ju mund te thoni se nuk ishte musliman por them te kunderten qe ishte i tille dhe pse devijoi do jua them me poshte, pra qe nga skenderbeu e deri ne vitin 1996-1997 nqs nuk jam gabim liderat e shtetit shqipetar kane muslimane ca te bejme eshte historia le te nxjerrim brina sa te duam nuk e ndryshojme dot kane qene muslimane ato te shkretet ,
    Sor ti thuash naj njonit jom musliam te sheh me perbuzjen me te madhe.
    pa u zgjat shume tek kjo pike se mu duket humbje kohe te flas me nje auditorium qe nuk ka kapacitet te te gjykuari gjerat me ne brendesi dhe tju beje ngjarjeve edhe te diteve te sotme nje analize logjike te thelle dhe jo nje siperfaqesore. anyway let's talek about the second task

    2- OLaaaa so kishim gjithe keta lidera me prejardhje muslimane qe na drejtuan shtetin tone shekuj me rradhe edhe dolen ca knej nga fundi ku na devijuan nga rruga ueeee c'paten kta qe iken

    Me aq sa truri im i percepton gjerat, mendoj se Islami si fe eshte nje fe liberale dhe jo diktatoriale , po te ishte e tille ne nuk do te kishim lidera me te tille emra qe jua kane vete te paret se nuk ua ka vene komshia jooo po baballaret e tyre edhe nenat e tyre , ca te besh kane arritur deri ne piken ku kane mohuar zakonet dhe traditat e baballareve te tyre , ca te besh kemi te bejme me sa kuptoj une me nje fe qe ka nje liberalitet te jashtezakonshem me nje fe qe sot e kesaj dite po perhapet me nje shpejtesi rrufe ne Europe dhe Amerike , po pse oo kot jane propagandat kunder islamit ne mode diteve te sotme heee,

    po ti shikosh krishterizmi po shkon drejt islamit ndoshta jo direkt po indirekt.
    Si pershembull
    Akti i faljes ne islam ka disa funksione nje nder ta eshte edhe fiskultura mbajtja e trupit ne forme ,
    gje qe te krishteret po e bejne sot me pregatitjen fizike ne shkolla ose gjetiu keshtu pra muslimanet e bejne c'do dite nga 5 here faljen eleminojne energjite e teperta.

    larja muslimonet lahen 5 here ne dite para faljeve te tyre

    Katoliket qe anej nga mirdita jone heroike u kane pas la vet per pashke kane filluar tani para se te shkojne ne pune tja fusin naj dush te vockel.

    More shqipetare ne hisotorikish kemi ecur ne drejtim te kundert nga bota .
    Ne vend se te zhvillojme vendin tone teknologjine llapim qe mos e pyt, ja psh une humba 1 ore ketu duke shkrujt kete artiklull ku nuk ma merr mendja se ndonjeri do kishte durim ti shkonte deri ne fund.

    Ika ika se me ju nuk i dilet or njerez.
    aaa sikur Ato bombat e hiroshimes e nagasakit qe e dini shume mire kush i hodhi te kishin ra knej nga ne do ishte bo me mire ma merr menja.

    Me jep te jap , por po ma dhe i pare te futa DERRIN MAĒ ene mrape te them Thank you verrin much American Life style.
    In the arithmetic of love 1+1 equals everything and 2-1 equals nothing.-------------
    "":::...How is life ?? ...:::""
    "":::...Like 50 without 5...:::''"

Faqja 12 prej 13 FillimFillim ... 210111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Premisa tė gabuara
    Nga Arrnubi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  2. Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-10-2011, 14:03
  3. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  4. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  5. Historia fetare pėrmes historisė dramatike (nga Ismail Kadare)
    Nga macia_blu nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 12:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •