Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    "PIRUET" ne Televizionin Publik Shqiptar.

    Ne 25 mars 2005, Arian Culiqi , pikerisht ne 45-se vjetorin e tij te lindjes, jep cak-un e pare per filmin e tij me te ri. "Piruet" - eshte titulli provizor i kesaj telekomedie qe rregjizori dhe skenaristi Culiqi ka xhiruar gjate gjithe kesaj vere te trazuar ne Tirane. Jane xhiruar pese serite e para,pasi kesaj here Ai i prezantohet publikut me nje mini-serial, ndryshe nga telekomedite e deritanishme. I talentuari Arian Culiqi, i quajtur ndryshe dhe rregjizori i "humorit te zi"--permend ketu "Nje baba teper"-- kesaj here pervecse rregjizor dhe skenarist, do te kemi mundesine ta ndjekim edhe si aktor. Ai do te aktroje perkrah "Vasillaq Vangjeli-t; Natasha Sele-s; Diana Proko-s; Behar Mera-s; Arben Dervishit". Nje tjeter e re e kendeshme per spektatorin, do te jene dy balerina,Greta Hushi dhe Jonida Onuzi, qe ne film do te kercejne dhe aktrojne,sepse kesaj here Culiqi do te na paraqitet me nje vizion krejt te ri. Rikthehet ne stafin e tij edhe Julia Iliriani e cila ne Telekomedine "Borxhliu" ka qene ne petkun e vajzes se shtepise. "Demi",keshtu quhet Ariani ne film,do te kete per nene Aishe Starin.Ngjarjet zhvillohen ne nje familje shqiptare, ku babai V.Vangjeli dhe nena N.Sela, perballen vazhdimisht me problemet e pafundta te tre vajzave te tyre, Loles( J.Iliriani), Tines ( Diana Proko) dhe Oltes (Greta Hushi). Sikur te mos u mjaftojne ato, vjen te jetoje me ta dhe kusherira e tyre Greta (Jonida Onuzi). Eshte nje telekomedi situatash dhe karakteresh, qe nga seria ne seri do te varioje dhe do ti imponoje spektatorit shume humor e kenaqesi. Filmi eshte ne procesin e motazhit dhe do te jete gati per spektatorin ne fund-vitin e 2005-es. Pas filmit te tij te fundit e mjaft te suksesshem "Pesha e gruas sime" me protagoniste Sejfulla Myftarin, Diana Proko-n dhe Sokol Angjelin, Arian Culiqi kesaj here ne Televizionin Publik Shqiptar, vjen pra me "PIRUET" . Suksese Culiqi dhe gjithe stafi i tij!
    Duam te te dua!

  2. #2
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anėtarėsuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    1,946
    Suksese per kte realizim te ri qe po behet

    dhe ju uroj te gjithe stafit te regjizorit te talentuar Culiqit suksese akoma per me tej

    jemi ne pritje

    Urime
    Takohemi Ditėn e Gjykimit

  3. #3
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Suksese i uroj edhe une Culiqit dhe te gjitheve qe marrin pjese ne realizimin e tij te ri. Nje gje eshte e sigurte: Ne shqiptaret e diaspores i presim me me padurim komedite shqiptare, se ata qe jetojne brenda trojeve. Dhe ne nje rast me shume, une personalisht kam nje arsye me te madhe per ta ndjekur kete film: hahah e thjeshte fare:
    Ne te loz aktorja e talentuar Diana Proko e cila eshte Kelcyriote.
    What goes around---comes around

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Ciao!

    Une personalisht, e kam ndjekur gjithe krijimtarine e Culiqit dhe jam e mendimit se eshte nje nga rregjizoret e pakte ne Shqiperi qe po punon dhe per me teper ne ato kushte aspak te kenaqshme. Eshte gje e madhe te mund ti dhurosh kenaqesi nje populli kaq shume te vuajtur por qe kaq shume ka nevoje per argetim e shplodhje. Dhe Culiqi, ky shkodran simpatik, ka ditur te preke telat e shpirtit shqiptareve.Ai na eshte shfaqur gjithmone me nje vizion te tij, absolutisht te personalizuar.
    Duam te te dua!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    E bravo Greta!

    Balerina "Greta Hushi" pas xhirimeve te filmit "Piruet" dhe pas nje debutimi te suksesshem si soliste ne TOB, se fundmi ne "Portokalli". Po, ate do ta shohim ne edicionin e ri te "Portokalli-se" duke kercyer me trupen e baletit.
    Me pelqen te shkruaj per talentet e reja qe bravuren e tyre ja kushtojne Shqiperise. Ne fakt, Greta eshte nje vajze modeste,spikatur nga nje bukuri aspak indiferente.Deri tani ajo ndihet e realizuar; Fale talentit te saj,edhe pse sapo ka filluar vitin e dyte per "Koreogafi",ka ecur mjaft mire.Eshte me kembe ne toke kjo vajze. I bene nje ftese per te partecipuar ne "Amici" di Maria De Filipi, po Greta nuk leviz nga Tirana pa mbaruar Akademine.I bene ftese per ne "Mis Albania", por Greta nuk pranon duke thene se per momentin nuk ka kohe dhe se per me teper nuk i intereson. E sheh tek ecen ashtu ne maje te gishtave neper rruget e Tiranes, vendlindjes se saj,pa praktikuar makine apo biciklete,gjithmone e palodhur.Ben mire Greta! Keshtu sic e ka nisur, ka shume rruge per te bere. Jo me kot Culiqi i ka besuar protagonisten e njeres prej linjave ne filmin e tij. E bravo Greta,suksese te metejshme!
    Duam te te dua!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107
    Edi dhe Sorkadhe, faleminderit per interesin dhe pjesmarrjen te kjo teme!
    Duam te te dua!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    "Piruet"

    Telenovela "Piruet" ka zbritur me ane te nje spoti publicitar ne ekranin e Televizionit Publik Shqiptar. Drejtori Zheji eshte teper optimist per ēka rregjizori Culiqi i ka paraqitur atij. Dhe ka shume mundesi qe Zheji te aprovoje fondin e ri per vazhdimin e kesaj telenovele.
    Per vite me rradhe Arian Culiqi i ka besuar rrolin kryesor aktorit Sejfulla Myftari (Ceke).Ndersa kesaj here nen "rroben" e prtagonistit do te jete aktori Vasillaq Vangjeli. Thone se Cekja pas nje bashkpunimi me televizionin Vizion +, ka dhene nje interviste ku thote se ne telekomedine "Trapi i vjeter" te rregjizorit Spartak Pecani per here te pare ne jeten e tij eshte ndjere i realizuar si ekonomikisht dhe profesionalisht. Nese Arian Culiqi ka degjuar kete interviste te Cekes,ka shume mundesi te jete ndjere i fyer,pasi ishte pikerisht Culiqi qe krijoi fenomenin "Ceke" duke i besuar rrolin e pare te plote te tij ne telekomedine "Fjalekryqi",pas se ciles jeta profesionale e Ceke-s ndryshoi rrenjesisht. Megjithate,une mendoj se nje rregjizori te mire nuk i interesojne shume Bla-bla-bla-te; Pra nese Culiqi do te shihte Ceken si protagonist s'kishte pse ta zevendesonte me Vasillaq Vangjelin. Ndoshta Cekja s'ka ē'jep me ne rrolin e protagonistit.
    E gjithsesi, ky Vasillaq paksa i lene menjane kohet e fundit, ka shume mundesi te na dhuroje surpriza te kendshme ne kete fund viti.
    Te shohim...
    Duam te te dua!

  8. #8
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    Aman kur do ta japin ne tv? Kan nji vit duke fol. Ne fillim than se do te fillonte ne nentor te ktij viti. Po vje viti i ri dhe akoma po japin reklamen "se shpejti" papapapaaapapa
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Trebeshina
    Anėtarėsuar
    12-09-2004
    Postime
    107

    Gezuar 2006-en!

    Ora 22 : 01 e nates se pare te ketij viti te ri, erdhi nen shoqerine e serise se pare te telenoveles "Piruet". Ne fakt rregjizori (qe prej disa muajsh e ka plotesisht te realizuar vepren) solli nje montazh te serise se pare pershtatur per kete nate, pasi i ashtuquajturi humor i Ilir Beges,linte per te deshiruar. At'here drejtoria e programacionit therret "shpetimtarin" Culiqi dhe e urdheron te pergatise serine e pare ne menyre urgjente. Rregjizori gjendet pak ngushte pasi s'e ka menduar keshtu transmetimin e telenoveles; Finales se fund-vitit dhe startit te vitit te ri, i takonte seria e fundit e telekomedise,megjithate shume gjera nuk varen prej tij. Populli kish nevoje per nje humor me vlera dhe Culiqi edhe kesaj here nuk e zhgenjeu.
    Nje telekomedi brilante situatash dhe karakteresh e nderthurur me lojen e shkelqyer te aktoreve pjesmarres, u shfaq pra mbremjen e kaluar me tere nurin e saj...
    vijon...
    Duam te te dua!

  10. #10
    toXic Maska e ridy85
    Anėtarėsuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    E pash dhe un per vit te ri pjesen e par te telenoveles. Shum e bukur me pelqeu. Kam qeshur gjith ato here.
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  3. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-08-2002, 13:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •