Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 53
  1. #1

    Peshperime femerore ...

    Dikush ka thene:
    Varri vec...shtepia vec...tema vec (lol)
    por ne te dy jo,
    s“dua t“i them poezise, mirembec...

    Po shkruaj ketu dica nga Poezite e mia te botuara...
    por ne rrjedhim te kohes, natyrisht dhe te reja.
    Faleminderit per leximin. Palma.



    Pyetje
    -------
    Kur isha nje lypese e mjere,
    me dhe lemoshe...

    Kur isha mbretereshe e varfer,
    m“u ule me gjunje...

    Kur isha memece,
    me dhe fjalet e tua...

    ...ndaj te dhash zemren.
    Valle jepet jeta hua??

  2. #2
    MULTUM IN PARVO Maska e Antipatrea
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Gjithandej, por ne te njejten kohe, asgjekundi !
    Postime
    605
    Diku e kam lexuar me pare une kete....Gjithesesi shume e bukur...Urime

  3. #3
    USHQIM
    ----------

    Le ta djegim sonte naten,
    si nje qiri lajkatar...
    Le t“i mbyllim syte,
    me mire per te pare...
    Leshomi floket e dirsur
    dhe me to mbulohu...
    Kur te te them "Jo"
    ti me shume afrohu...
    Nese dashuria jone
    eshte nje femije,
    le te vdese
    ende pa u rritur...
    Ne pyecin nga se vdiq,
    t“u themi,
    ishim te uritur...

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Antipatrea
    Diku e kam lexuar me pare une kete....Gjithesesi shume e bukur...Urime
    Tek tema e Whisperit me siguri...(Peshperime)
    E rihodha ketu dhe njehere.
    Flm, Antipatrea!

  5. #5
    Cast
    -----
    Pa u ndier vjen pas,
    buzeqesh...ne pasqyren
    mbi lavaman vendosur...
    Me heq furcen nga duart,
    rremben pupthi sic jam
    mua...me buze shkumosur...
    Me pelqen rrembimi,
    i shkoj pas...nuk ndihem...
    shkumosur, s“jam me nder buze,
    ne pasyren e dhomes... shihem...

  6. #6
    Shans
    ---------
    Mbaja ne duar ate gote,
    qe dite me pare ishte thyer...
    e shtrengova, tek thash me vete,
    "e thyera ngjitet"... madje,
    shnderrohet ne te vyer...

  7. #7
    ETJE
    -------

    Nuk pikonte shiu
    ate nate te ngjyrshme,
    floket ishin kthyer ne ujvare...
    derdhur neper trup te etur,
    permbytje...ah...c“permbytje
    duheshin vite, per ta thare...

  8. #8
    Barazvlerė
    -------------
    Perkulu,
    ne do te me puthesh,
    s“jam aq e gjate
    sa ti...
    Zgjatu,
    ne do te me duash,
    kacavjerrjen e urrej
    ne dashuri...

  9. #9
    C O B sanguin Maska e whisper
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Vendndodhja
    Toronto ( perkohesisht ne Tirane)
    Postime
    1,028
    Pergezime per temen e re *PaLmA*! Me lejon te pushoj nen hijen tende sa here qe te kem vape?

    Peshperime...siameze...
    ......dhe Udhe e Qumeshtit ne qiell
    drejt gjinjve te tu me ndjell...

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga whisper
    Pergezime per temen e re *PaLmA*! Me lejon te pushoj nen hijen tende sa here qe te kem vape?
    Deget per ty... do t“i ul gjer ne toke...
    i etur te shtiresh...dhe kur te kesh ftohte...

    Mireseerdhe Mik

    Vete ma dhe te drejten e Binjakezimit...E shfrytezova (lol)

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Emra shqiptarė dhe ilirė
    Nga demir nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 16:10
  2. Suplement veror: Bukuria femėrore nė sytė e njė mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  3. Pėshpėrimė...
    Nga whisper nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 624
    Postimi i Fundit: 11-09-2006, 06:01
  4. Mburrja femerore dhe ajo mashkullore.
    Nga Dito nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 01-11-2004, 13:10
  5. (Emra Mashkullore & Emra Femerore)
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-09-2003, 08:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •