Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1

    Kujtim Nga Jeta E Selman Ndreut

    NGA Dr LAZER RADI maj 1993
    Ishte vera e viti 1937 plote 56 vjete me pare.Njeqind studente shqipetare,dhjete nxenesit me te mire nga te dhjete shkollat e mesme te Shqiperise,u ftuam ne Itali per te kaluar nje muaj te pushimeve verore,ne plazhin e Anzios dhe ne godinen madheshtore "Ital-cable"s qe na strehonte,kishim mundesi jo vetem te benim plazh por edhe te mereshim me ushtrime gjimnastikore e me lojra te ndryshme sportive.
    Ishte fare e natyreshme qe nepermjete gjithe atyre studenteve,te sajohej nje skuader e shkelqyer futbolli.Nen treiningun e dy profesoreve te shquar:Prof.Alush Leshtanaku dhe profRFAN Tershana u stervitem disa dite reshte.Qyteti i ANZIOS dhe ai i Nettunos na ftuan zyrtarishte qe te luanim me skuaderen e qyteteve te tyre .
    Ndeshja e pare e beme ne qytetin e Anzios me 25 korrik 1937.U zhvillua nje loje e bukur,shumekorekte dhe teknike.Ndeshja perfundoje 3-1ne favore te skuaderes tone.Tedjelen tjeter lozemndeshjen e 2 mne Nettuno.Edhe atje fituam me rezultatin 1-0.Nuk e teproje te them se fituam simpatine dhe admirimin e te gjith spektatoreve italian.Tifoze shqipetar ishin vetem pjesa tjeter e njeqind nxenesve shqipetar.Kjo me te verte mund te quhej nje kombetare shqipetare me talente sportive qe me vone u dalluan ne sport-klub Tirana te Vllaznia tek Teuta Tek Skenderbeu. Aty ishin Halim Begeja Xhuxha,Deliallisi,Mema.dhe Selman Ndreu etj.
    Nder te gjithe lojtaret kisha shoqeri e miqesi te vecante me Selman Ndreun.Per nje kohe te gjate e ruajtem dhe e kultivuam miqesine e viteve te shkolles.Lufta e percarje ideologjike e viteve1943-1944 na ndau plotesishte dhe na preu cdo kontaket ,ile edhe korespondencen.Ne kohene internimit Ndrete i kishin perqenderuar ne dy qendera te medha ne Lubonje te VLORES dhe Shtyllase te FIERIT .Kur rastesishte takoja ndonje Ndre ne Saver ose ne Gradishte u tregoja fotografine qe pe botojme ne gazete,nuk dinin te me thonin asnjegje......U deshe permbysja e komunizmit dhe fitorja e demokracise---jo per tu takuar me shokun tim te vjeter Selmanin--por,per te mesuar tragjrdin e tije.
    Mendoj se Selman Ndreu,nje djale shume i pergatitur.intelektual i mire fillte dhe atedhetar sic eshte ne traditen e familjes se njohur NDREU meriton te perkujtohet me nderim te vecantit puna dhe vepera e ketij njeriu sa i talentua ,inelektual dhe fisnik.
    Askushe nuk mund ta beje kete me mire sa Lazam Ndreu vellai i tij i vogel.Kur e takova u tregua shume i gateshem te me jepte cdo shpjegim qe me nevojiteshin.Vendosa ti bejenje lloje interviste:
    __Zoti Lazam desha te dij dicka me te hollesishme per jete e SELMANIT.
    ___PO Selmani lindi ne Sllove ne vitin 1916.Filloren e kreu ne Inernatin "KASTRIOTI" TE Dibers ,ndersa shkollene mesme ne Normalen e Elbasanit .Mbasi sherbe per pake kohe si mesues ,shkoi ne Itali per studime universitare ne Firence.
    Me shperthimin e luftese se 2 Boterore Babai(CEN ELEZI) e theret te kthehet ne atdhe dhe ai vendose te kethehet dhe vendoset ne Sllove.
    _zoti Lazam c fare qenderimi ka mbajtur Selmani gjate luftes?.
    ___Kapitullimi i Italise dhe ardheja e gjermaneve ne Shqiperi e gjeten Selmanin NE SLLOVE prane familjese.NE mbarime te luftes ne vitin 1945 kethehet ne Tirane dhe vendose te meret me pune privateerr administrimin e Hotel K.ontinentalit sot Hotel DRINI
    ___Zoti LAZAM e dim se E Hoxha u prishe me familjen NDREU per arsyet qe tash me dihen!Kjo a ndikoje ne jeten e Selmanit me gjith se ai su perzie ne "luften partizane"
    _Arma e sigurimit te shtetit u hodhe me gjithe terbimin e vet ndaj familjes sone .Egjithe familja u internua ne Berate.Pasuria etundeshme dhe ajo e pa tundeshme na u sekuestrua.Burrave qe mbeten pa u vrare nuk u mbeti rruge tjeter vec te aratisen .U e nje tentative qe nepermjete Maqedonise te kalojme ne GREQI....Por.. ata qe kishim per te na treguar rrugen ,ishim vete te sigurimit dhe na tradhetuan.Forcate kriminelit Hito CAKO po na ndiqnin KEMBA KEMBES nuk na linin me marr fryme. Nuk kishim rruge tjeter pasi jetonim ne mal dhe cdo ndihme na ishe prere,vendosem te dorezoheshim .
    Kjo ndodhi ne korrike te vitit 1946.Kullat e Cen Elezit digjen mizorisht,gjithe pasuria iu sekuestrua dhe familja jone e madhe u internua per tu mos u kethyer kurre ne Sllove.Internim familjar pesoj familja jone .Familja e ELEZ ISUFIT SUF XHELILIT . U shkateruan shtepit dhe kullate ,pasuria dhe u gotit me dhune te eger influenca dhe respekti ne Diber dhe me gjere rruant per familjen tone.
    Bilanci i ketij gjenocidi eshte rrenqethes .
    -6 antare te kesaj familje te vrare e te pushkatuar
    -20 burra te burgosur politikishte me dhjete vjet e lart
    -12 djem per tishpetuar genocidit braktisen atdheun
    -55 familje te internuara me nje kohe zgatje 1946 1991 qe kaluan neper kampet e Tepelenes.Lubonjes,Shtyllasit,Gradishtes etj
    _zoti Lazam po SELMANI ne kete kohe?
    _Sic thashe Edhe SELMANI u burgose.Ate nuk e mbajten ne Diber,por e sollen ne burgun e Tiranes,sepse ketu kishte personel me te kualifikuar e me kriminal per zhvillimin e hetimeve.Ate e kishte marre ne hetuesi Nevzat Haznedari e Skender Kosova edhe kriminel te tjer si keta.
    Me shume se 18 muaj e mbajten te izoluar duke ushtruar mbi te turtura nga me cnjerezorenga me makaber. Akuzohej per organizaten e deputeteve per komplote kunder pushtetit "popullore"kryengritje te armatosur agjitacion dhe propagande etj etj.
    Selmani nuk pranoj asnje akuze.
    Natyrishte ,kembengulja e tij dhe vendosmeria do te pagueshin me turtura "speciale" .Eshoqja e tij qe ne ate kohe ishte ende e lire e qe iconte perdite ushqimin ne biruce ,tregonte se sa here qe i merte nderesat e Selmanit ato ishin te mbytura me gjak c ka do te thote qe trupi i tij kullonte gjak...
    -----A u denua SEMANI?
    PO!Mbas 3 vjet hetuesie, i akuzuar per organizim te bandave te armatosura dhe shume akuzash te tjera u denua me 10 vjet burg .pasi nuk kishte pranuar asnje akuze .
    _Ku e kreu burgun?
    _NE te gjithe Shqiperine; Ne Diber.Tirane ,Elbasan,Gjirokaster,Vlore dhe me ne fund ne Burrel.
    Mungesa e ushqimeve, torturatdhe trajtimet e shpeshta neper biruca me lageshti te izolimit e bejne turbekuloz galopan
    Me plotesimin e afatit "lirohet" duke e cuar drejt per se drejti ne Lubonje te Vlores.
    _Ne kete kohe ku ishte e shoqja e tij.
    _Ne burge ! Udenua per tentive arratisje...
    _Si perfundoje Selmani.
    _Ne inernim erdhi i semur pa shpres per te jetuardhe gjithe nje duke u keqesuar.Semundja ,merzija per gruan ne burge mungesa e gjerave me elementare per te jetuar,e cuan ne graden e fundit.
    Vdekja po e kercenonte nga casti ne cast ,nuk kishte me shpetim.I masakruar i terorizuar ,i torturuar ,sa nuk mund te imagjinohet, nderon jete ne 1961 ne sanatoriumin e Tiranes ne ate shtepi te dhimbjes ,ne Sanatorium pothuajse i braktisur nga te gjithe .Pasi familja e tij e internuar ,nuk u la te ja merrte kufomen .
    E varose komunalja..Me zi tani vone ,mundem te ja gjejme eshterat e tij.
    __Ky pra eshte fundi tragjik i Selman Ndreut,ia tij djale qe nuk e mposhten as turturat,as skamja as burgjet as internimet ,por... vetem semundja e pameshirsheme .Selmani vdiq pa lene trashegimtar.

    KY ARTIKULL ESHTE MARR NGA GAZETA "PATRIOTI " MAJ 1993 shkruar nga .
    .dr LAZER RADI

  2. #2

    Isa Ndreu atdhetari yne i madh

    Homazh



    Isa Ndreu, atdhetari ynė i madh


    Nga Hajri Mandri



    Nė krah tė djathtė tė aktivitetit politik tė Isasė ishin intelektualė tė njohur si Nermin Vlora (Falaski), ambasadori Renxo Falaski, avokati Adem Hodo nga Saranda, me banim nė Florida tė Amerikės, i cili, kur e pyetėn tė afėrmit e tij nė Shqipėri, pėr diasporėn, u tha: “Kemi njė lule nė diasporė qė e ka emrin Isa Ndreu”, sociologu i njohur shkodran me banim nė Nju York, Loro Stajka, publicisti i talentuar shkodran me banim nė Paris dhe botues i revistės “Koha e Re”, Lec Shllaku, etj...





    Isa Ndreu, ky kolloz i madh i emigracionit nė diasporėn shqiptare, u nda nga jeta kėto ditė, nė Firence tė Italisė, duke lėnė nė kujtesėn e bashkėatdhetarėve, imazhin e personalitetit tė shquar, pėr kumtin atdhetar, frymėn kombėtare dhe aktivitetet e organizuara, nė lėvizjet plitiko-shoqėrore tė emigrantėve nė diasporė, pėrgjatė mė shumė se gjysėm shekulli.





    I lindur nė vitin 1919, nė Sllovė tė Dibrės, nė njė familje tė madhe feudo-borgjeze, e njohur pėr tradita tė shkėlqyera patriotike, me njė plejadė intelektualėsh tė shquar dhe me udhėheqės tė njohur nė plan kombėtar dhe ndėrkombetar. Nėn shembullin e figurave tė shquara tė kėsaj familje si, Elez Isufi, Sufė Xhelili, Cen Elezi, Dali Ndreu, Esat Ndreu, Xhelal Ndreu e dhjetra intelektualė tė tjerė tė shquar tė kėsaj familje qė punonin nė administratėn e lartė tė periudhės para komuniste, do tė shėrbenin si modele pėr tė edukuar dhe frymėzuar nė shpirtin e Isa Ndreut ideale tė larta qė kapėrcejnė kufinjtė e vetvetes.





    Fėmijėria e tij vijoi rrugėt e dijes nga nga shkolla e Kastriotit tė Dibrės, nė Normalen e Elbasanit, nė Fakultetin Ekonomik Manzoni nė Itali dhe do t’i pėrfundonte nė Fakultetin e Drejtėsiė nė Firence. Pas diplomimeve tė tij, Isaja do t’i pėrkushtohej fushės sė administrim-biznesit, ku aftėsitė e tij do tė shkėlqenin nė industrinė e prodhimit tė bizhuterive, pasi bleu dhe vuri nė prodhim njė uzinė prestigjioze tė zbukurimeve tė argjenda, bizhuve, ndėrtuar brenda njė plantacioni tė madh ullinjsh, nė mes tė Firences. Pėr Isa Ndreun nuk ishte i mjaftueshme vetėm suksesi ekonomik, zemra e tij rrihte pėr dheun e tė parėve tė tij, ajo energji e brendshme shpirtėrore e shtynte drejt mecenizmit, humanizmit dhe atdhetarizmit.





    Patriotėve tė shquar nė diasporė me tė cilėt kishte bashkėpunim tė vazhdueshėm, u pėrsėriste postulatin e tij “Duajeni Shqipėrinė dhe punoni pėr tė, sepse ėshtė nderi ynė”. Nė krah tė djathtė tė aktivitetit politik tė Isasė ishin intelektualė tė njohur si Nermin Vlora (Falaski), ambasadori Renxo Falaski, avokati Adem Hodo nga Saranda, me banim nė Florida tė Amerikės, i cili, kur e pyetėn tė afėrmit e tij nė Shqipėri, pėr diasporėn, u tha: “Kemi njė lule nė diasporė qė e ka emrin Isa Ndreu”, sociologun e njohur shkodran me banim nė Nju York, Loro Stajka, publiēistin e talentuar shkodran me banim nė Paris dhe botuesin e revistės “Koha e Re”, Lec Shllaku, e sa e sa tė tjerė...





    Mė 1974, me prezencėn e intelektualėve mė tė shquar tė diasporės, tė ardhur nga vendet perėndimore ku banonin shqiptarė, Isa Ndreu, nė njė takim madhėshtor nė Firence shpalli Partinė Bashkimi Demokrat Shqiptar, si bartėse dhe pėrēuese e mesazheve tė bashkimit, bashkėpunimit, integrimit mbarėshqiptar pėr tė mbajtur gjallė ndjenjėn e dashurisė pėr atdheun dhe pėr t’i treguar botės perėndimore se ku e katandisi Shqipėrinė regjimi i egėr stalinian. Si zėdhėnėse tė saj, PBDSH pati revistėn “Koha e Re”, e cila u sponsorizua dhe u shpėrnda falas nė diasporė pėr 30 vjet resht, nga Isa Ndreu.







    Nė njė shkrim te “Gazeta e Athinės” datė 24.05.2002 nė njė artikull tė zgjeruar me titull “Figura tė shquara tė diasporės, gazetari grek me origjinė tė hershme shqiptare Kristo Zharkalli, shkruan: Njė ditė mė habiti kur mora njė letėr nga dora e Isa Ndreut, kėtij njeriu tė famshėm, tė cilin e kish shkruar, me dorėn e tij. Mė shkruante disa radhė dashamirėsie. (“Jam shumė i kėnaqur qė kemi njė bashkatdhetar nė zemėr tė Greqisė dhe se revista jonė ēmohet prej jush dhe do t`ju lutesha nėse aty ka shqiptarė tė tjerė u bani tė njohur revistėn tonė. Ju pres me u taku nė Firence dhe dėshiroj me ju konsiderue mik”.





    Qė atėherė kam patur korrespondencė tė rregullt, takime me tė dhe mė ka ndihmuar nė mėnyrė tė vazhdueshme ashtu si dhe shumė intelektualė tė tjerė. Isa Ndreu bėnte njė jetė aktive kombėtare dhe ruante lidhje tė ngushta me tė gjithė qarqet e emigracionit shqiptar, dhe sidomos me arbėreshėt e Italisė dhe me kosovarėt e emigracionit. Revista “Koha e Re” e drejtuar nga publicisti i njohur shkodran Lec Shllaku i cili banonte nė Paris, (kėtu botonte dhe revistėn) u bė zėdhėnėse dhe shprehėse e aspiratave kombėtare shqiptare, e kultivimit dhe gjallėrimit tė ndjenjave tė zjarrta tė mėmėdhetarizmit, dhe ishte njė informim i rėndėsishėm politiko-kulturor qė lidhte shqiptarėt me mėrgimin e pas viteve 1974, nė kohėn e acarimit tė kulmit tė luftės klasore nė Shqipėrinė e izoluar nga diktatura komuniste.





    Me rastin e 500-vjetorit tė vdekjes sė Heroit Kombėtar Skėnderbeut, ishin Isa Ndreu dhe Lec Shllaku, respektivisht kryetari dhe sekretari i Partisė Bashkimi Demokrat qė i vunė emrin “Gjergj Kastrioti-Skėnderbeg” njė sheshi nė Paris tė Francės. Ishte pėrpjekja e parreshtur e Isa Ndreut, devocioni dhe kėmbėngulja e tij qė nė vitin 1978 u miratua sheshi nga Bashkia e Parisit (Kėshilli Bashkiak) me kryebashkiakun Zhak Shirak. (Sot President i Francės).





    Ishte njė manifestim mahnitės dhe prestigjoz i intelektualėve emigrantė nė diasporė, tė ardhur nga Italia, Greqia, Amerika, Kanadaja, Gjermania, Australia pėr tė inaguruar sheshin “Skėnderbej” tė Parisit. Tė gjitha shpenzimet e kėtij aktiviteti ndėrkombėtar sponsorizoheshin nga Isa Ndreu, deri edhe biletat e udhėtimit tė pjesėmarrėsve dhe akomodimi i tyre. Isa Ndreu nė kujtimet e miqėve, shokėve dhe bashkėpunėtorėve tė tij ishte vėrtetė njė mit. Ai ishte njė biznesmen i pėrmasave tė mėdha, i cili ēante tregjet ndėrkombėtare deri nė Japoninė e Largėt me prodhimet e bizhuterive tė argjendta prodhuar me cilėsi tė lartė nga Uzina e tij e prodhimeve tė bizhuve zbukuruese prej ari e argjendi.







    Nga ana tjetėr ai ishte njė mik i ngrohtė, i dashur dhe human, korrekt dhe shumė i sjellshėm. Kur u takuam nė fillim me Lec Shllakun nė Tiranė, i cili erdhi mė 1993 pėr tė njohur PBD-nė, nė Shqipėri, u habita qė ai nuk pėrmendte asnjėherė emrin Isa pa i vėnė pėrpara ofiqin Zotni. Pastaj kam patur fatin si Sekretar i Pėrgjithshėm i PBD, tė komunikoj me Isanė, duke e patur edhe kryetar partie tė PBD, nė Kongresin e III dhe tė IV. Ishte njė njeri qė na thoshte kurdoherė: Ndihmoni Shqipėrinė, demokracinė, tė shpėtoni nga komunizmi dhe mbėshtetni Partinė Demokratike me president Berishėn. Nė vitet kur qeveriste PD dhe President ishte zoti Berisha, Isa Ndreu u dekorua me urdhėrin e Lartė “Pėr veprimtari tė shquar nė dobi tė ēėshtjes kombėtare shqiptare”.







    Takimet me zotin Berisha, Isa Ndreu i kujtonte si ngjarje tė mrekullueshme tė jetės sė tij, pasi atij i mbushej zemra me frymėzim e mallėngjim kur shikonte tė pėrparojė e tė demokratizohet atdheu i tij, Shqipėria. Ai vdiq nė moshėn 86-vjeēare, duke u ndarė nga ne si njė meteor nė qiellin e kaltėr tė dashurisė amtare qė lė prapa vazhdėn e ndritur. Ashtu si figurat e shquara tė artit dhe kulturės edhe ato tė biznesit ndėrkombėtar pasurojnė thesarin e historisė sonė kombėtare. Le tė mbeten kėto shėnime nė vend tė njė homazhi pėr veprėn dhe jetėn e tij.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Cezar..

    Nd do te thote Ndreu?



    pergezime per shkrimet e tua..

    fisi i Ndreve te Dibres.. jane krenari e Kombit..

    Kemi shkruar dhe me pare per kte fis ktu ne Forum..
    Ben mire ti mbledhesh e ti bashkosh ato shkrime..

    Partia e Enver Stalinit Haxhi Leshit.. ja shperbleu mire Ndreve kontributin e tyre ne Ceshtjen Kombetare..

    Genocid te vertete beri ajo kuceder.. ndaj Fisit Ndreu..

    Por erdhi nje dite qe ja te pakten te shkruhet per ata pa e pyetur Komitetin qendror te Zp-se se qelbur..

    Ne se je NDRE.. mblidhuni e merrini ato trojet qe i keni ne Peshkopi e rrethina.. e mos tu a perdhunojne ma kelyshet e stalinistave qe per fat te keq i voton populli qerrata i rrethit te Peshkopise.. e ngrijini ato kullat tuaja e te behen Muze per Historine.. e Kombit..

    qashtu..

  4. #4

    Elez Isufi (Ndreu) - Gjenerali me gjetan i Shqiperise

    --------------------------------------------------------------------------------
    Elez Isufi - gjeneral me gjetan i Shqipėrisė


    Jeta e kryetrimit Elez Isufi , mė ka shėmbėllyer kurdoherė me atė ndriēimin thua krejt ėngjėllorė tė ikonėve tė papėrsėritshme tė Selanicasit . Sa mė shumė ujra rrjedhin , sa mė shumė borėra borėrojnė nė Nėntė Malet e Dibrės , sa mė shumė kujtesa e gurėve hesht , aq mė pranė vjen jeta e atyre qė u lindėn , u rritėn , jetuan dhe i mbyllėn sytė me mendimin fatlum se dhanė diēka pėr etninė shqiptare.




    Mjafton vetėm njė ēast meditimi rreth veprės sė gjeneralit me shijak , tė kuptosh se brėnda teje lėvizin dramat e mėdha e tė pėrgjakshme tė Dibrės , Lumės , Kolesjanit , Gostivarit , Pejės , Gjakovės , Prizrenit dhe Shkupit. Dhe ti pas kėsaj e ndjen vehten tė pafuqishėm , hesht dhe futesh nė shungullimėn e betejave ku veēmas dėgjohet zėri i Elezit , i prerė dhe komandues midis mijėra thirrjeve . Engjėjt e ikonave tė Selenicasit takohen me gjeneralin popullorė vetėm nė pėrfytyrimin tim pasi jeta e tij do tė luftonte pėr paqėn e popullit tė vet deri nė rrahjet e fundit pa e shijuar asesi ēastin e pritur tė lirisė.

    Ardhur nė jetė , nė mesin e shekullit tė kaluar , famijėria e Elez Isufit do tė endej midis trazirave tė natės sė gjatė osmane. Edhe pse nė agoni tė saj , kjo natė e gjatė pėr shqipėrinė dhe krejt popujt ballkanik nuk do tė largohej nga skena e luftėrave dhe pushtimeve pėr t’ia liruar vėndin agut. Pėr mė tepėr , si ajo bisha qė parandjen fundin , ckėrmitjet makabre do tė ishin tė pranishme nė ēdo ditė tė jetės shqiptare. Kur e thėrrasin pėr tė kryer ushtrinė nėn urdhėrat e Portės sė Lartė , e kupton se ėshtė rritur plotsisht dhe ėshtė bėrė pėr pushkė . Por natyrisht shpirti i tij i lirė dhe krenar nuk mund tė vihej nėn urdhėra. Rrėmben armėt dhe bashkohet me kaēakėt Dibranė dhe Lumjanė duke u bėrrė tmerr i koshalleve turke.

    Ka qėnė nėntori i vitit 1878 ai qė mbledh trimat e Dibrės nė njė kuvend tė rrallė tek sa i dėrgohet njė memorandum Turqisė ku i kėrkohej nė mėnyrė tė prerė pėr njė sėrė reformash qė do shpinin trojet shqiptare drejt njė tė ardhmeje plot shpresa. Dy vjet mė pas , po nė Dibėr mblidhet kuvendi mbarėkombėtar ku pėrpara tė gjithave 300 trimat shqiptarė tokin duart e lidhin Besėn se nuk do lenė shkjaun apo turkun tė coptojė vatanin. Po kėshtu , nė vitin 1899 , nė malet e Dibrės do tė mblidheshin 1000 burra , pėrfaqsues tė viseve veriore qė miratuan dhe u dhanė frymarje vendimeve tė Lidhjes Shqiptare tė Pejės , e cila nė thelb kėrkonte autonominė dhe etninė e pacėnuar shqiptare . Luftėrat dhe koshallet e turkut i mprehėn trimėrinė Elez Isufit . Kuvendet e trimave i falėn pjekurinė dhe gjykimin pėr ta ndjerė Shqipėrinė kurdoherė si nėnė e pafat. Jeta e varfėr , privacionet e njėpasnjėshme do ta paisnin me durimin e madh por edhe dashurinė e madhe qė vėrtet kishte lindur nė lisat e Sllovės , por ēelet sythe malli prej Ulēini deri nė Prevezė , prej Vlore deri nė Gjilan e Manastir . Kur Turgut Pasha digjte e shtrinte pėrdhe fshatra tė tėra nė Kosovė dhe Maqedoninė Shqiptare , zemra e Elez Isufit therej. Lajmi se na kėrkon besėn gjenerali me shijak u hap nė ēdo vatėr tė Nėntė Maleve tė Dibrės , dhe u mblodhėn plot 2000 burra qė thanė njėzėrit ; „ Hajt na priftė e mbarra o trim ! Pas teje . . !I paisur jo vetėm me aftėsi ushtarake por edhe me zgjuarsi dhe intuitė natyrale , krytrimi i Dibrės , me kėtė akt pėr mbrojtjen e Kosovės , u thoshte fuqive Europiane , nė ag tė shekullit se shqiptarėt janė njė popull me vetėdije kombėtare . Gjdo pjesė e trupit ėshtė dhimbshur, gjdo gurė e shkrep ka njė histori tė vetėn pėr tė cilat shqiptarėt nuk munt tė falin lehtė. Nė vjeshtėn e largėt tė vitit 1908 , atėhrė kur mėndjet e ndritura shqiptare do tė mblidheshin nė Manastir pėr tė pėrcaktuar alfabetin e shqipes , ishte tepėr vėshtirė tė punoje hapur dhe pa pengesa , e nė kėtė rast , u thirr besa dhe trimėria e burrit prej Sllove. Nė krye tė 200 bijve e bijave dibranė Elez Isufi u ngarkua pėr mbrojtjen e Kongresit tė Manastirit duke dėshmuar kėsisoj pėrveē trimėrisė edhe dashurinė pakufi pėr dije . Mė pas , kur njė gjeneral jugosllav i tha Elezit se ke prishur njė barrė flori pėr tė ēelur shkollėn e parė shqipe nė Dibėr dhe asnjė shpėrblim nuk ke marė , ai iu pėrgjegj me atė fjalėn e shtruar dhe tė thellė , „ Dėgjo more zotni gjeneral ! Edhe nė dashta unė plaku me e tradhėtue Shqipninė , nuk do lajnė me e ba kėte punė ata fėmijėt aty , qė mėsojnė e kėndojnė shqip . . “.

    Lėvizja Kombėtare Shqiptare , drejtohej njėherėsh nė dy kahje , edhe kundėr natės shekullore osmane , edhe kundėr synimeve aneksioniste tė fqinjėve jugorė dhe veriorė tė cilėt nė situata tė Veēanta nuk rreshtin nė veprime kafshėrore pėr coptimin e kufirit tė pambrojtur arbėror. Pėrmes klithmave tė rrepta tė vetė ligjit tė egzistencės , ndėr atdhetarėt shqiptarė u thir falja e gjakut mes vetit , duke ndaluar makinėn e verbėr tė krimit mesjetar . Jo rastėsisht , nė njė nga Kuvendet e burrave tė Dibrės , Elez Isufi i ēon fjalė gjaksit tė vet Hysen Dacit , duke i thėnė se donte t’i fliste nė sy tė burrave , iu drejtua Elezit ; „Tė kam ardh sipas zakonit . M’ke thirr e du me t’dėgjue Elez Aga ! . Elezi ēohet nė kėmbė e duke e parė drejt nė sy i thotė : „Ta kam falė gjakun o hysen Daci . Tash e tutje hajt tė mendojmė pėr Dibrėn , Kosovėn e krejt Shqipninė ! . Akoma pa u ēliruar burrat e odės prej ēudisė (s’ishte lehtė tė falje gjakun ) Hysen Daci me lotė nė sy e duke pėrqafuar plakun trim pėrshpėrit ;“Ke besėn time e tė krejt fisit Elez Aga. Na qite prej kullave ku rinim tash sa vjet. Por nuk do fshehena ferrave. Na ke krejt nė komandėn tande !.

    Nė rrafshin e qėndresės titanike tė shqiptarėve pėr ruajtjen e kufijve tė tyre veriorė , padyshim emri i Elez Isufit metet i gdhendur jo vetėm nė kujtesėn dhe kėngėt e popullit , por mė sė shumti edhe nė analet e diplomacive tė fqinjėve tanė . Dhjetra e qindra letra e telegrame , biseda e memoare , nė dosjet e arkivave tė Vjenės , Shkupit , Selanikut dhe Romės do tė flisnin pa dyshim me gjuhėn e ftohtė por konkrete tė fakteve . Kushedi nė sa arkiva fle ēudia trimėrore e Qafės sė Kolesjanit , 3000 luftėtarė shqiptarė , tė udhėhequr nga Elez Isufi , Ramadan Zaskocit dhe Islam Spahiut zunė pozicionet e tyre prej Lakut tė Dardhės e deri nė Qafėn e Drinit tė Zi. Ushtarakė serbė , tė sigurtė nė operacionin e tyre , pasi dispononin rreth 2000 ushtarė dhe tė armatosur mė sė miri , u rreshtuan nė dy fronte. I pari kalonte ; nė vijėn Gjakovė - Qafė e Prushit - Vau i Spasit - Qafė e Malit - Pukė ; dhe fronti i dytė : Qafė Kumbullės - Mirditė - Lezhė . Strategėt tanė popullorė , ku Elezi pa dyshim luajti rolin e vet parėsorė , goditėn armikun pothuaj nė tė gjithė frontin me tendencėn pėr ti ēuar ata drejt Grykės sė Kolesjanit . Qėllimi u arrit dhe pėr 48 orė kjo Grykė ushtoi nga shungullimat e armėve. Bijtė e shqipes , tė lodhur , tė pangrėnė dhe tė paarmatosur , guxuan tė hidhen nė pozicionet serbe nėn dridhmat e njė hakmarjeje shekullore ndaj fqinjit vrasės dhe dinak . Mė pas , nė zyrat e luftės nė Beograd , Kolesjani u quajt „ Tragjedia serbe e shekullit „. Rrafsh 12000 serbė tė vrarė e tė plagosur. Rreth 2000 tė zėnė rrobėr. Gjithsesi shqiptarėt askurrė nuk kanė qėnė tė pangopur edhe nė fitoret e tyre. Elez Isufi , ende pa u shlodhur prej lodhjes sė betejave , pėrmes dhimbjes pėr djemtė dibranė qė kishin falur nė Kolosjan pranverat e tyre , urdhėroi qė asnjė prej rrobėrve serbė tė kėsaj beteje tė mos vritej , madje as tė poshtrohej. Mbi jetėt e tyre veproi vetėm ligji human i robėrve tė luftės. Nėse ky akt vihet pėrballė djegjeve , lanēimeve , vrasjeve pa faj qė serbet kanė bėrė nė tokat shqiptare , atėherė shumkush pėrveē superioritetit tė racave , nėnkupton edhe shpirtin e gjėrė shqiptar.

    Dihet prej shumkujt mbėshtetja qė Elez Isufi i dha Ismail Qemalit pėr ngritjen e Flamurit nė . Nėntorin. e vitit 1912 . Mes dy burrave do tė lidhej njė miqsi e thellė e orientuar kurdoherė drejt lirisė sė trojeve shqiptare. Edhe pse kėto troje u coptuan padrejtėsisht nė Londėr nė 1913 , serbėt vazhdonin veprimet luftarake duke kėrkuar daljen nė adriatik . Mė 14 gusht 1913 , Elez Isufi flet me kryetarin e shtetit Ismail Qemalin ku bashkėlidhen veprimet nė pėrballimin e situatave dhe ofensivave serbe. Luftėtari plak kthehet nė Sllovė , jep kushtrimin dhe duke ndarė detyra djemve pėr Dibrėn , niset pėr ēlirimin e trojeve shqiptare nė Dibėr tė Madhe e Prizėren , ku masakra serbe , merrte jetė tė pafajshme grashė e fėmijėsh pėr tė pėrkundur ėndrėn shovene tė perandorisė sllave.

    Pėr kėtė periudhė Haki Stėrmilli shkruante ; „nė qytet , tabakhaneja nga thrtore bagėtish u kthye nė thrtore njerėzish. Qytetit i vinte era gjak njeriu , kudo mbizotėronte pasiguria dhe njė heshtje tmerri“. Kėtu 84 - vjet mė parė , masakra serbe ideuar dhe zbatuar prej mbretit Pjetėr , vazhdon tė lėshojė ende klithma , britma e kujė tė parėfyeshme . Gjithsesi kjo masakėr nuk e ligu Elez Isufin. Nė krye tė trimave tė tij ai vazhdon sulmet e rrepta duke shfaqur i pamposhtur dhe stoik nė qėndresėn e tij pėr ruajtjen e kufijve shqiptarė. Nė njė letėr drejtuar Kristo Dakos nė Selitė , midis tjerash Elez Isufi shkruan : „ Pra se tė shkruaj kėto ngjarje , dua t’ju kallzoj qėllimet qė ka serbia pėr Shqipėrinė , megjithse Zotnija Juaj mund ta dije mirė : Serbia ka pėr qėllim tė sjellė bashkimin e popujve tė Ballkanit ndėr frenat politike tė saj. Kėtė politikė kėrkon ta vėje nė pėrdorim duke filluar sė pari me kombin shqiptar pasi e din se ky Komb i mjerė ėshtė mė pak i fuqishėm se tė tjerėt. Pėr kėtė ka shti nė veprim tė gjitha mjetet qė ka pasur. Mė sė pari , deri sot , ka derdhė 2 milion dinarė brenda shqipėrisė pėr tė sjellė ngatėresat e duhura e kėshtu tė pengojė Qeverinė e Tiranės pėr tė mos u rregullue e me mos marrė fuqinė dhe shėndetin qė duhet. Shpenzimet qė tė mbahet gjallė kjo propagandė, sikur e kallzoi vetė me gojė njė farė gospodini Puniēo Hakiē inspektor i kufijve para komandantit tonė z. Ali Rizai me tė cilin u poqėn mė 20. 10. 1921 nė Reē rreth Drinit , ka nda njė kredi tė posaqme prej 3 milion dinarėsh. Me kėtė politikė , Serbia , apo tė themi ma mirė sllavizmi, kėrkon tė mbizotnojė mbi tė gjithė brezin e Adriatikut . . . Mė 26. 10. 1921, armiku mėsyn rreptėsisht , me tė gjitha forcat , llogoret tona. Kjo luftė e rreptė vazhdoi tre ditė rresht deri mė 28. 10. 1921 , ditėn e premte nė mbrėmje. Kudo qė bėnte yrysh armiku ndodheshin para britmės shqiptare „A besa a Besė „ me dorė Ahaaa haaa ! e prej valės sė pushkėve tona shtėrngoheshin me u zbrapsė tue lanė disa tė vrarė nė tokė. Nė kėtė luftė si dhe nė ato mė tė parat i dhanė shkelmin kėsaj lufte dy oficerė dhe njė artilier. Kėta tre oficerė e diftuen veten me tė vėrtetė se ishin tė zotėt me komandue ushtrinė shqiptare e me i dalė zot nderit arbruer . . . (Gazeta „Dielli“ 13. shkurt. 1922)

    Elez Isufi , hyn padyshim nė plejadėn e ndritur tė burrave shqiptarė tė cilėt jo vetėmparandjenė situatat ballkanike tė fillimshekullit tonė por edhe inicuan me atdhedashurinė e tyre njė sėrė qėndresash masive duke dėshmuar trimėrinė , zgjuarsinė dhe vetė historinė e kombit tė tyre njė sėrė qėndresash masive duke dėshmuar trimėrinė , zgjuarsinė dhe vetė historinė e kombit tė tyre tė coptuar. Lėvizja e marsit 1922 ashtu dhe ajo e qershorit 1924 synuan tė kontrollonin nė rrafshin politik shqiptar idenė e emancipimit shoqėror , alternativėn demokratike midis dogmave qė kishin marė udhėn pėr tė ardhur nė shqipėri. Nė atė greminė ku po shkonte Shqipėria kish vėrtet nevojė pėr bukė e dije , pėr udhė e spitale , por veēmas kish nevojė pėr rend kushtetues e ligje qė do tė buronin prej halleve tė popullit. Njė Asamble Kushtetuese do tė mund tė ndalte kėsisoj vrullin drejt greminės. Vizioni largpamės i plakut trim prej Sllove , bėri qė krejt veprimtaria e tij nė kėto vite tė drejtohej nė pėrkrahje tė forcave demokratike tė intelegjencės shqiptare duke dėshmuar veē intuitės politike edhe vullnet qė kombi i tij tė futej nė rrjedhat e qytetėrimeve tė reja Europiane.

    Por gjithmonė meraku i tij i madh do tė mbetej Shqipėria e ndarė nė disa pjesė . Edhe pse Noli i ofroi detyra e poste , edhe pse bastioni verior i Qeverisė sė Nolit ishte Dibra e Elez Isufit , edhe pse mosha dhe dekadat e betejave nė sype , Shqipėria Etnike do tė ishte kurdoherė kryebiseda dhe zėri i ėmbėl i pushkės sė tij. Pėrballė kėtij pėrfytyrimi tė shqipėrisė gjithēka tjetėr shėndrohej nė rrėkeza mali qė derdhen brigjeve tė lumit me shtratin nė historinė mijravjeēarėve tė Kombit. Nė shtatorin e vitit 1924 , sė bashku me Sheh Shehatin , i drejton njė protestė Qeverisė sė Nolit pėr t’ia pėrcjellė Lidhjes sė Kombeve ku kėrkohet ndreqja e padrejtėsive kufitare nė pėrgjithsi e veēmas qyteti i Dibrės lėnė nė duart e serbėve. Njė muaj mė pas , nė tetorin e viti 1924 , sė bashku me njė grusht trimash ai vetė sėrish nė Kosovė duke parė me syrin e njė strategu luftarak regjimin e ruajtjes sė kufirit , duker llogaritur forcat e pėr mė tepėr duke biseduar ndėr miq tė vet nė Dibėr , Gjakovė e Prizren pėr unifikimin e veprimeve tė pėrbashkėta. Trazirat shqiptare do ta ligėshtonin trimin , e gjithsesi nė tėrė atė terr lėvizjesh diplomatike tė fqinjėve dhe shteteve europiane. Elezi do tė thėriste pėr armet gati. Mė 7. nėntorė. 1924 , nga Peshkopia , Elezi i shkruan Bajram Currit ; „ Stuacioni qė pashė nė Kosovė, dėfton nevojė tė madhe qė z. juej tė ndodhet nė Krumė. Krejt populli i Kosovės e shohin tė domosdoshme qė tė ndodhemi afėr tij. Prandaj nuk duhet ta vononi aspak kėtė ēėshtje, por sa mė parė dhe me ta marrė kėtė letėr , tė niseni pa vonesė. Qėshtjen e ēmoni dhe vetė zotnia e juej . . Nė qoftė se nuk i merrni parasysh nevojat qė ju pata pėrmend, atėherė miqėsia dhe besa qė kemi me njėri tjetrin mė shtėrngon dhe mė detyron me ju sigurue se do tė merret nėpėrkėmbė si nderi i Zotnisė Sate , ashtu edhe nderi i popullit tė Kosovės . . . “ (Arkivi Qėndrorė i shteti viti 1924. Dosja 8 , fq. 167. ). Dy muaj mė pas kėsaj letre , plumbat do ta godasin pas shpine trimin duke marrė jetėn. E nisur nė luftė , jeta e kėtij shqiptari tė madh , do tė shuhej po nė luftė si pėr t’u treguar brezave se pa Shqipėri tė lirė e tė bashkuar nuk mund tė ketė jetė nė paqė pėr gjdo shqiptar.

    Njė gur bri njė murane nė Sllovė, ka heshtur pėr shtatė dekada rresht. Erėrrat mbi tė flisnin me gjuhėn e kujeve dhe vajtimi tė bėhej se luftonte pėrjetėsisht me harrimin. Diktatura komuniste nuk mund ta ringrinte mitein e gjeneralit me shajak pasi ai luftoi tėrė jetėn ndaj serbėve. Ylli i kuq nėpėr bustina nėpėrkėmbėn nderin shqiptar, harruan gurgullimat e pėrenjėve tė gjakut qė derdhėm ne , pėr t’u mbrojtur nga fqinji verior. Mbi djemt , nipėrit e Elez Isufiot , ranė shpejt tragjeditė e kalvarit komunist. Nė luftė me turqit, me slavvėt, me italianėt dhe gjermanėt , kullave tė Elez Isufit iu rrėzuan binarė, gurė e qoshe. Si pėr ironi tė fatit e qejf tė sllavit, Enver Hoxha i sheshoi ato kulla me fitilat e dinamitit. Por krimi dhe ndėshkimi shfaqen kurdoherė pranė njeri - tjetrit. Ndėrsa emri i tė parit u mallkua , prej miliona shqiptarėve, Elez Isufi mbeti nė historinė tonė duke bėrė nder asaj , duke pasuruar me jetėn dhe veprėn e tij.



    Eugen SHEHU/ 11 10 2004/F.F.
    --------------------------------------------------------------------------------
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 26-04-2005 mė 04:26

  5. #5

    SUF -XHELILI(NDREU) Ky Tmerr i Serbo-sllaveve

    --------------------------------------------------------------------------------
    Suf Xhelili - Ky Tmerr i Serbo-sllavėve


    Me siguri (i lindur mė 1875) barriste rrugėve tė Lisivalles teksa burrat shqiptarė kuvendonin nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, Por njė lidhje e ēuditshme do tė ekzistonte deri nė fund tė jetės sė tij me kėtė kuvend madhor,me kėtė akt epokal tė trimėrisė shqiptare pėrballė shpėrbėrjes nacionale tė saj, Mbase lidhja e njė ngjarjeje,me jetėn e njė fėmije duhet kėrkuar pikėrisht nė faktin se gjithė vitet mė pas tė Suf Shelilit dėshmuan pėrpos kalimin fizik tė tyre edhe faljen e plotė nė dobi tė pavarsisė sė krejt trojeve shqiptare, Nė kėtė „falje“ ka veē tė tjerash edhe tym e krisma lufte,edhe ėmblėsinė e ninullave tė Lisivalles,edhe borė e breshėr nga Nėntė Malet e Dibrės,




    Gjithėsaherė,prej gjithkujt qė do tė ulet tė meditojė lidhur me kėtė burrė,unė do t’i kėshilloja : shko e shihi kullat e Sufės nė Lisivalle, Nėse ato janė tė rrėnuara merr njė gur prej tyre,peshon histori, Nėse edhe gurėt nuk janė mė,merr njė fill bari nė atė vend ku mė parė ishin kullat, Edhe ajo do tė rėndojė bile mė shumė se njė gurė, Vetėm duhet ta ndjesh nė zemėr kėtė peshė, Mė shumė si kilogram fizik do kuptosh nė vetvehte tonelata dhimbjeje, Po pse dhimbje ?

    Sepse Suf Xhelilit,deri pėrpara do kohe nuk i shkonte kush tek varri, Mos u habisni ! Po,po, Suf Xhelilit, , , , Thonė,ka qenė komandant i zgjuar,thonė fliste pak,thonė se sulmet nisnin kur shkrepte pushka e tij,thonė se tė shtėnėn e pushkės sė tij e njihnin nė Dibėr tė gjithė, Thonė, , , Unė di vetėm kaq : Suf Xhelili ky tmer i serbo-sllavėve !

    Nermin Vlora Falaski ėshtė shprehur : „Shqipėrinė e kanė mbrojtur gjatė shekujve bijtė e saj mė tė mirė, Do pėrmendim vetėm dy prej tyre,dy Dibranė tė shquar,tė cilėt ja kanė falur edhe jetėn atdheut : Elez Isufi dhe Suf Xhelili qė populli i ka fiksuar nė gojėdhėna,i ka ruajtur me dashuri nė arkėn e kujtimeve tė ēmuara, Vijueshmėria e veprimtarisė sė tyre patriotike ende nuk ėshtė nė gjendje tė thuret plotėsisht me anėn e dokumenteve, Por pėrpjekjet e tyre dalin nga zėri,nga zemra e popullit qė u ka kushtuar atyre kėngė legjendare“, (Nermin Vlora Falaski“Kreshniku i Dibrės“,fq, 210),

    Suf Xhelili,pos tė tjerave ka pasur njė fat tė madh nė jetė, Ėshtė nipi i legjendarit Elez Isufi, Nė kėtė lidhje gjaku vėshtirė se anatomia bėhet pėrcaktuese, Xhaxha e nip,pėrpara anatomisė do ti bashkonte ndjenja e kulluar e shqiptarizmės, Madje edhe kur thuhet se kėta ishin antiserbė deri nė ēastin e fundit,duhet kuptuar se instikti drejt kėsaj herezie ėshtė tek e mbramja ndikimi pėr njė nacionalizėm tė kulluar, Pėr kaq kohė ndjenja e pavarėsisė territoriale gjallon,kuptohet ajo ėshtė nė kundėrshti tė plotė me rrezikimin moral e fizik tė atdheut, Bashkėkohėsit e kujtojnė Sufėn me krenari sidomos nė betejėn e Kolesjanit aq e pėrfolur sot pėr dimensionet e saja epike si nė Shqipėri dhe nė ish-Jugosllavi, Kolesjani,kjo kėshtjellė natyrore shqiptare do tė ishte pėrpara sė gjithash njė fushė betejė midis shqiptarizmės dhe etjes sllave pėr zaptimin e trojeve tė iniciuar ndofta pesė shekuj mė parė prej ėndrave tė Car Dushanit, Gjakftohtėsia nė kulmin e betejės ishte natyrė e dytė e tij, Sado e komplikuar tė ishte situata,sado vdekja t’u vinte rrotull pozicioneve Sufa do tė ishte gjithmonė nė pragun e vdekjes por duke biseduar me jetėn, Pėr turp tė Artit Ushtarak Shqiptar duhet thėnė se pikėrisht ky fshatar i mėnēur nga Dibra duhej studiuar me imtėsi, Veprimet dhe energjitė luftarake tė tij,tė pėrshtatura me situatėn dhe resurset njerzore mbeten njė mister pėrpara tė cilit do tė pėrkulen me veneracion tė gjithė ushtarakėt shqiptarė, Sidomos nė kushtet e sotme kur arti ynė ushtark po ndahet pėrfundimisht nga teoria ushtarake leniniste,beteja e Kolesjanit duhet tė renditet ndėr tė parat nga mėnyra e organizimit sipas pikėpamjeve tė luftės popullore,

    Mė pas pushka e tij do tė shkrepte kudo ku „shkelnin „ ėndrat serbe, Dhe shkrepja ishte me tė vėrtetė gjėmė madhe, Ka ndodhur tė sulmohen sėrbėt nė Manastir, Janė thyer dhe kanė thėnė: aha,na ka sulmuar Sufa, Po atė ditė,luftime janė kryer edhe nė malin e Vrahiēit, E pėrsėri,mjaft serbė tė zėnė rob kanė deklaruar : Na ka sulmuar Suf Xhelili, , , Ish-kapiteni serb Stavro Belishica ka shkruar ;

    „Kur e shoqėruam Elez Isufin nga Dibra e Madhe pėr nė Sllovė,kishim marė urdhėr nė rastin mė tė parė qė do tė na krijohej mundėsia, Prania e Sufės,mėnyra se si ai organizoi mbrojtjen e ngjeshur rreth Elezit me malėsorėt,bėri tė dėshtojė qėllimi ynė, Ne dridheshim pėrpara Sufės, Ai na shtypte me shikimin e tij tė rėndė dhe na impononte kėndvėshtrimin ose vdekjen e sigurtė“, (Xhelal Ndreu „Kujtime tė Pabotuara“ - marrė nga Stavro Belishica nė vitin 1941 ),

    Sufa nuk ishte pėrbindėsh, Shtatmesatar,i urtė,fisnik deri nė flijim pėr ēėshtjen kombėtare ai do tė ngjitej thuajse i vetėm deri nė lartėsirat marramendėse tė legjendės, E atėhere ? Si shpjegohet tmerri serb prej tij ? Historia e Ballkanit ėshtė mjaft e trazuar, Nė te janė shtresėzuar gjurmėt e sa e sa betejave midis kombeve,midis njerėzve qė u pėrkisnin fiseve tė ndryshme,midis etnive, Nė kėtė shtresėzim,nė njė kapėrthim thuajse tragjik janė gjendur kurdoherė shqiptarėt me sllavėt, E nėse shqiptarėt njihen si popujt mė tė lashtė tė Ballkanit,dihet se shumė shekuj pas tyre,ortodoksėt sllavė tė Ukrainės erdhėn deri nė kufijtė veriorė tė principatės sė Ballshajve, Prej kėtej do tė ngjizej konflikti i madh pėr mos t’u shuar edhe sot nė Evropėn e qytetėruar, Njė rresht burrash trima e tė menēur do ta mbronin kombin,gjuhėn dhe trojet e tė parėvet tė shqipes deri nė ankthin e tyre sublim, Ndėr ta ėshtė edhe Sufa,padyshim i veēantė ndaj urrejtjes qė bartėte pėr serbėt, Nė kėtė lidhje gjaku e pėr mė tepėr thirrje e gjakut tė tė parėve do tė rritej trimėria dhe krenaria e Nėntė Maleve tė Dibrės, Ka njė moment nė jetėn e Sufės,tė cilin e pėrfolėn aq shumė historianėt tanė „ tė edukuar“ me mėsimet e Partisė kuqe sllavo shqiptare, Njė moment i cili do tė bėnte qė pėr pesė dekada,emri i Sufės tė ishte nė krye tė anonimatit gjigant nė kujtesėn kombėtare, Flirti i tij me Esat Pashėn, Dihet se ky i fundit i ofroi Suf Xhelilit,para,tituj,grada e poste, Por ky si pranoi kurrė, Dihet se gjithashtu se prapa Esatit ishin qarqet ultrareaksionare e shoveniste serbe, Por ky „flirt“ mendohet tė jetė njė nga ato lojėra tė menēurisė popullore Dibrane, Momenti i „bashkėpunimit“ tė Esatit me Sufėn do tė gjallte habi tek disa krerė tė parisė sė dibrės dhe vetėm kaq, Ndėrsa largimi i tyre,jo vetėm do tė ēlironte shumė patriotė nga ankthi,por do tė diskreditonte pėrfundimishtė tė pėrkdhelurin e serbėve,Esatin pėr tė cilin Shqipėria ishte vetėm pronė pėr t’u ndarė edhe pse rrezikohej liria dhe etna e jonė, Dhe „ndarja“ e Esatit me Sufėn ka qenė pothuaj tmerruese pėr serbėt, Nė njė letėr qė patrotėt dibranė i dėrgojnė Elez Isufit thuhet: „Kėtu,Dardha,Reēi dhe Lura po ju presin juve ose Suf Xhelilin dhe ju lutemi qė njė orė e mė parė tė vini kėtu, Suf Xhelilit nuk munda me i shkrue letėr veēmas,mbasi nuk mu ndodh letėr, Por presim qė njė orė e mė parė tė vini ose tė ēoni Suf Xhelilin, Pėr kėtė punė dhe ne ju lusim dhe krejtė krahina dhe katundet e kėtushme, Vėllezėrit tuajik Xhelili dhe Miftar Kaloshi“,

    (Elez Isufi,dokumente,fq, 132),

    Forcat esadiste po pėrgaditeshin pėr luftė vėlla me vėlla duke paracaktuar kėsisoj fatin e betejave tė mėvonshme me serbėt, Por kjo luftė nuk u bė falė ardhjes sė menjėhershme tė Suf Xhelilit,pjekurisė dhe trimėrisė pėr tė marrė mbi vete edhe disa romuze qė nuk i kanė takuar kurrė trimit, Fill pas kėsaj,duke denoncur paktin Esat-Pashiq pėr daljen e forcave serbe nė Durrės,do tė organizohej beteja e Qafės sė Trojakut, 2000 ushtarė serb tė vrarė dhe mbi 1000 tė zėnė rob jo vetėm do tė pengonin serbėt nė daljen e tyre nė Adriatik por do tė shokonin artin ushtarak tė Shtabeve tė Beogradit,duke rishfaqur njė dimension tė zakonshėm tė tij,atė tė frikės pėrballė dibranØØeve qė udhėhiqeshin nga Sufė Xhelili, Mė pas, sė bashku me trimat,ai do tė shpalloste humanizmin e racės sonė, Tė gjithė robėrit,mbaheshin me bukė e ktheheshin pėr nė vend tė ytre tė ēuditur me shpirtin e madh tė luftėtarit, Ngase e donte Dibrėn dhe krejt Shqipėrinė pa serbėt,ngase inspironte pėr demokraci tė vėrtetė,Sufė Xhelili qe i pari nė Dibėr qė u vu nė mbrojtjen e shtetit tė parė demokratik disamuajsh tė Nolit, Nė kuvende,nė odat e burrave,apo pyjeve e maleve tė Dibrės,ai do tė shprehej me shumė simpati pėr Nolin dhe ato ēka deshi tė bėnte ky, Vizioni i tij politik,megjithėse i mjergulluar nė kohė e situata tė ndryshme do tė ishte kurdoherė i qartė pro demokracive tė Perėndimit Eurpian, Dhe skish si tė ndodhte ndryshe, Njė jetė e lodhur luftėtarėsh tė pambarim do tė donte tė shuhej vetėm duke parė lindjen e kėsaj demokracie,

    Arkivat e heshtura serbe nuk kanė folur akoma, Por dihet se njė plumb nga dora tradhėtare gjeti zemrėn e Suf Xhelilit nė dhjetorin plot mjergull tė vitit 1924, Natyrisht plumbi nuk mund tė qėllonte do kėngėt,bėmat,bisedat dhe legjandat pėr kėtė dibran qė u bė tmerri i fqinjit tė vet grykės,

    Miqėsitė e lidhura shumė vite mė pas tė Hoxhės me jugosllavėt do tė lėndonin deri dhe gurėt e varrit tė Sufės, Gjithsesi ai mbijetoi pėrmes idealit tė tij,duke u shfaqur i plotė nė ditėt tona,



    Eugen SHEHU/ 11 10 2004/F.F.
    --------------------------------------------------------------------------------

  6. #6

    Familja NDREU - NGA THELLESIA E SHEKUJVE

    NGA THELLĖSIA E SHEKUJVE
    ---------------------------------------
    Prejardhja. Vendosja nė Soricė tė Dardhės. Kalimi nė Lisivalle tė Sllovės. Rimėkėmbja; Isuf Ndreu. Epoka e Elez Isufit.

    Rreth gjysmės parė tė shekullit XVI, mendohet se fisi i Ndreut tė Dibrės u ngulėn pėr herė tė parė nė Soricė tė Dardhės. Rreth kėtij ngulimi ka disa versione. Njė version na thotė se Ndret erdhėn nga Puka, banorė tė cilėt gjinden dhe sot me kėtė mbiemėr. Njė version tjetėr na i sjell nga Shoshajt e Dukagjinit. Versioni mė afėr sė vėrtetės ėshtė ai i prejardhjes sė tyre nga Nikaj-Merturi i Tropojės.') Ende nė Nikaj-Mėrtur ruhen toponime qė lidhen me emrin e kėtij fisi, pjesėtarė tė cilėt, gjatė njė lufte tė pabarabartė kundėr ushtrive osmane, u vranė e u shuanė dhe ata qė mundėn tė shpėtonin u detyruan tė tėrhiqen nė thellėsi tė viseve shqiptare. Kėtė fat duket se kanė patur dhe paraardhėsit e sotėm tė Ndreve tė Dibrės. Ky pohim sillet nga tė dhėnat e rregjistrit tė Sanxhakut tė Dukagjinit tė vitit 1571, ku fshati Dardhė i Dibrės jepet me 60 banorė, prej tė cilėve 35 shtėpi tė krishtera dhe 23 muslimanė.Zl Nga tė islamizuarit haset dhe njė Ali Andrea i...............

    1) Remzi Ndreu, vjeē 70, lindur nė Sllove, banues nė Tiranė. Kujtime tė mbledhura prej tij me titull "Fisi i Ndreve". Autori i kėsaj monografie ia kėrkoi kėto kujtime dhe R.Ndreu pati mirėsinė t'i jepte njė kopje. 2) S.Pulaha, Gjurmime Albanologjike, seria e shkencave historike Prishtinė 11 1972,f285, punimi: Krahimat verilindore tė Sanxhakut tė Dukagjinit.

    ......martuar dhe qė gėzonte njė ēiflik. Duke pranuar rėnjėn e gėrmės "a" tek mbiemri Andrea, gj ė qė ndodh shpesh me emrat e mbiemrat e tė krishterėve tė krahinave verilindore tė Shgipėrisė, mbiemri Andrea trasformohet natyrshėm nė ndrea, Ndreu. Nė se pasardhėsit e Ali Ndreu i vitit 1571 trashiguan emrin e tė parit tė tyre deri tek Ali Ndreu i vitit 1817, vėllai i gjyshit tė Elez Isufit, mendojmė se Ndreu ėshtė banor i fshatit Dardhė qė nė gjysmėn e parė tė shekullit XVI, qė pėrkon dhe me islamizimit e krahinave verilindore tė Sanxhakut tė Dukagjinit.')
    Ēėshtė e vėrteta, Ndret patėn njė zhvillim tė mirė demografik edhe pse ranė nė gjaksi e bėnė lėvizje tė detyruara, por gjithnjė brenda kuadrit tė mikrokrahinės sė Dardhės.
    Si tė gjithė malėsorėt e kėtyre anėve dhe ata pranonin e udhėhigeshin nga ligji i maleve tė vetėqeverisjes tradicionale autonome.
    Besonin. Qenė tė krishterė tė mirė. Nėn trysninė e turqėve osman u islamizuan aty nga vitet 1530-1550.
    Ekonomia e tyre mbėshtetej, kryesisht, nė mbarshtrimin e begtorisė dhe atyre pak ngastra toke tė copėtuara, pothuaj pa asnjė farė rendimenti. Pėr kushte mė tė mira jetese, njė pjesė e tyre, rreth viteve 1830-1840, lanė Dardhėn, kaluan Drinin dhe u vendosėn nė krahinėn e butė tė Ujė e Mėujės (sot mikrokrahina e Sllovės) Ata u vendosėn nė Lisivalle, Palaman, Shafell e Ratke. Nė Lisivalle u vendosėn Isuf, Llan dhe Kazi Ndreu.

    Sufa jo vetėm qė nuk ishte i mėkėmbur, por pas vdekjes sė tė atit, mbeti nė njė varfėri tė tejskajshme. "Fillikat me tė shoqen, Zahide Piren, kishin nji gjel rraqe ngarkuar mbi njė gomar... As kasolle ku me shti kryet nuk kishte'>.
    Veē varfėrisė, Isuf Ndreu e Zahide Pira kishin ngelur edhe pa fėmijė. Zahideja kishte bėrė pėrpjekje tinės tė martonte burrin me njė grua tjetėr, qė tė lindte djem e vajza. Nuk duhej tė shkretohej vatra e Isuf Ndreut. Zahidja ndoshta fajėsonte vetveten pėr kėtė fatkeqėsi. Gjithsesi, tė kėrkojė njė shemer, njė rast i rrallė nė jetėn bashkėshortore, ishte njė gjest qė e bėnte vetėm "burrėria" e njė gruaje si Zahide Pira. Por njerėzit e mirė, fuqitė hyjnore i shpėrblejnė me tė mira. Rreth vitit 1846, ēiftit Isuf e Zahide Ndreu u lindi djali i parė, Xhelili. Mė 1861 Elezi, pastaj Hazizi e njė vajzė qė u martua tek Bar Barami nė Dardhė.z)
    Me rritjen e djemve fillon dhe mėkėmbja e SufNdreut. Ai vėrtet kishte kaluar njė jetė tė varfėr, por tė ndershme. Ishte trim e i besės. Trimėria i dha mundėsi qė tė mėkėmbej shpejt. Dhe kėtė mundėsi ia dhanė blegtorėt e pesė lagjeve tė Radomires, tė cilėt kishin 300.000 e ca dhen, qė gjatė dimrit shtcgtonin nė fushat e Manastirit e tė Selanikut e pėr t'i ruajtur bagėtitė nga grabitjet, mermin sejmen prej Suf Ndreut nė Lisivalle.3) Domosdo, nė shpėrblimin e sejmenėve kishte pjesėn e vet tė majme dhe Suf Ndreu.
    Pasuria nė njėrėn anė, trimėria e besa nė anėn tjetėr,..........

    1)S.Pulaha, punimi i cituar, f.197
    1)Xh.Ndreu, "S'ka qetėsi nė Lisivalle"; f 200, Tiranė, 1996 2) po aty
    3)Xh. Ndreu, vepėr e cituar, fq.51

    ......bėri qė malėsorėt e atyre anėve ta konsideronin dalazot e tė kishin shpresė nė tė.
    Kėshtu, paralel me parinė tjetėr tė Dibrės, doli nė zė dhe Ndreu. "Nė fillim Xhelil Isufi e mbas vdekjes sė tij, i vėllai, Elez Isuf Ndreu"')
    Mė i madhi, Xhelili, mori drejtimin e shtėpisė. Siē duket, djemtė e Isuf Ndreut, nėn administrimin e mirė tė Xhelil Isuf Ndreut, u fuqizuan shumė shpejt nga ana ekonomike.
    Nė vitin 1884, aty ku Isuf Ndreu kishte ndėrtuar njė kalibe nė Lisivalle, djemtė e tij ndėrtuan njė kullė me tre kate, "Kulla e Gjatė", siē u quajt nga populli, me gurė tė gdhendur, qė s'dihet se nga ē'vend ishin sjellė e si ishin transportuar. Muret e gjerė mbi njė metėr, me sharapolle e frengji pėr ēdo kat, i jepnin "Kullės sė Gjatė" trajtat e njė mikrokalaje, tė ndėrtuar pėr qėndresė.
    Mbahej kjo kullė deri nė vitin 1968. Kulla qė kishte lindur e rritur burra me emėr. Kulla qė kishte parė e dėgjuar shumė. Kulla qė kishte pritur e pėrcjellur me qindra e qindra njerėz. Kulla qė kishte shėrbyer si vatėr e edukimit atdhetar tė sa e sa brezave.
    Nė kohėn kur u ndėrtua kjo kullė (1884), siē duket, Ndret ishin pėrballur me fiset e krahinės sė Lumes e kishin rėnė nė gjaksi me ta. Nga ana tjetėr, nė vitet 70-80 tė shekullit XIX, Lėvizja Kombėtare Shqiptare njohu zhvillime tė reja. Dibranėt luajtėn rol parėsor si nė solidarizimin dhe pėrkrahjen e Lidhjes Shgiptare tė Prizrenit, ashtu dhe tė qėndresės kundra ..........
    1)Xh. Ndreu, vepėr e cituar, fq. 75

    .........politikave ushtarake tė turqve osmanė.
    Nuk kemi tė dhėna tė drejtpėrdrejta mbi veprimtarinė atdhetare tė Xhelil Isuf Ndreut, por nisur nga fakti se ai kishte bėrė zė, ishte mėkėmbur mirė, kishte lidhur krushgi me fiset mė tė fuqishėm tė Dibrės. I kishte kaluar tė tridhjetat kur u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, vendimet e sė cilės i burrėruan shqiptarėt duke i kushtrimuar pėr bėma tė fuqishme atdhetare, dilet nė pėrfundimin se ai nuk duhet tė ketė ndenjur larg ngjarjeve tė kohės.
    Konfliktet e Dacit tė Kalisit me fiset e Sllovės, bėnė qė kėta tė fundit tė kėrkonin mbrojtjen e Ndreut. Pėr tė pėrligj kėtė Dush Zhugri i shiti Elez Isufit disa toka nė Sllovė. Kjo blerje ėshtė bėrė rreth vitit 1881, kur Elezi ishte arratisur pėr t'i shpėtuar shėrbimit ushtarak turk. Blerjen e kėsaj toke, qė ishte bėrė pa dijenin e tė vėllait, Xhelilit, Elezi 20 vjeēar e kishte parė nė disa plane dhe veēanėrisht nė mundėsinė pėr t'iu afruar qendrės administrative qė nė kėtė kohė ishte` Vlesha,
    Mbas vdekjes sė Xhelilit, Elezi hodhi sytė drejt Sllovės. Ndėrtoi aty njė kullė me tre kate. Por, pikėrisht nė kėtė kohė, nisin dhe kontradiktat ndėrmjet Dacit e Ndreut qė do tė zgjasnin pėr vite tė tėra, pėrjashtuar rasteve kur kėto vise sulmoheshin nga turkė e mė vonė nga serbėt, siē qe Lufta e Kolosjanit nė nėntor 1912, qė hasmėritė liheshin mbas dore.
    Sidogoftė, tė dy kullat, ajo e Lisivalle dhe Sllovės, nisėn tė banohen nga familja e madhe patriarkale e pasaardhėsve tė Isuf Ndreut.
    Dy vjet pas ndėrtimit tė Kullės sė Sllovės, nė njė natė tė errėt, Xhelil Isufi zbret nė Lisivalle, ankohet se nuk ishte mirė, bie nė shtrat dhe vdes nga apopleksia .
    Pas vdekjes sė Xhelilit, djemtė e tij, Sufa dhe Dika, por mė shumė Sufa, do tė bėnin emėr. Por hija e tė ungjit, Elez Isufit, i mbulonte hijshėm e krenar. Sufa, i urt e i qetė, organizator dhe i shkathėt, trim e i besės, fjalėpak e punėshumė, me merita thuajse tė barabarta me Elez Isufin, me diferencė moshe prej 14 vjetėsh, do tė quhej e do justifikonte plotėsisht thėnien "Shtatmadhor i Elez Isufit".
    E megjithėkėtė, Sufė Xhelili, nė shenjė respekti i thėrriste tė ungjit, Elez Isufit: Lala Lez (baba Elez).z)
    Pas vdekjes sė Xhelilit, zot i tė dyja kullave u bė Elez Isuf Ndreu. Elezi e mėkėmbi edhe mė tej ekonominė e Ndreve. Familja e madhe jetonte e pandarė nė tė dyja kullat: nė Lisivalle e nė Sllove. Nė vitin 1918 u ndanė.
    Elezi u vendos pėrfundimisht nė Sllove, Hazizi riė Palaman, ndėrsa Sufa me Dikėn mbetėn nė Lisivalle.3)
    Edhe pse u bė kjo ndarje e pranuar natyrale, pasardhėsit e Isuf Ndreut vazhdonin tė bashkėjetojnė, si dhe mė parė, nė harmoni e unitet. Konfliktet e herėpashershme mes fiseve, nga njėra anė, pushtuesit serb nga ana tjetėr, mė fort e bashkonte se e ndante trungun e Isuf Ndreut.
    Domosdo, edhe autoriteti absolut i Elez Isuf Ndreut e bėnte tė pranishme kėtė bashkėjetesė. Ėshtė njė rast disi i veēantė bashkėjetesa vėllazėrore, pa asnjė tė ēarė e kėtij fisi nė krahinat e Dibrės, ku nė fise tė tjera me emėr, si zor e has.
    1) Xh.Ndreu, vep. e cituar, fq.95 2) Po aty, fq.97
    3) R.Ndreu, kujtime tė cituara, fq. 1

    Rexhep Bajraktari i Hasit, Dine Dema ,Zija Dibra, Ramiz Daci etj.
    Kuvendonin, rrihnin e zgjidhnin probleme madhore tė Shgipėrisė nė kėtė "parlament" me mandate atdhetarizmi.
    Nė kėtė vatėr tė edukimit atdhetar, nė kėtė mjedis prush, lindi, mė 1884, nė Lisivalle, djali i madh i Elez Isufit, Hysen Elez Ndreu, i njohur nė popull me emėr e mbiemėr CEN ELEZI.
    Gjeneologjia (trungu)

  7. #7
    FALEMINDERIT BRARI! Per fjale dhe vleresimin qe i beni kesaj familja .Me te vertet QE PER KETE FAMILJE DHE PER TE GJITA FAMILJET NACIONALISTE nuk eshte shkruar shume ne shtypin shqipetar qe shkaqet dihen.Dhe ne luftrate per liri dhe per pavarsi dhe ne qendresen , kundra vendosjese se regjimit komuniste ne shqiperi, Ishin keto Familje qe edhe mbajten ne supet e tyre jo nje peshe te vogel ,duke u vrar,prer dhe sakrifikuar per ceshtjen kombetare ashtu si i gjithe populli shqipetar
    Dhe sic edhe ti e di,kjo familje ,luften per leri kombetare dhe per indetitet shoqeror e ka zanafillen qysh ne thellesi te pushtimit turk,vazhdon me rruajtjen e kufinjeve ,dhe luften kundre sebo- malazeze.ne kontributin gjate kohes se mbreterise ,te djegur nga italianet te vrare nga gjermanet dhe te persekutuar dhe vrar nga qeveria komuniste.
    Kontribuan edhe ne diasporen e viteve 1945-1990 ku Isa Ndreu(ibiri i Cen Elezit dhe nipi i Elez ISUFIT) ishe per 30-vjet botuesi i revistes " KOHA E JONE"1974-1990 me editor te fameshmin LEC SHLLAKU Per kete do te shkruaj dhe se kam me matriale ne te ardhemen po ashtu edhe per familje te tjera qe dhane kontribut ne c eshtjen kombetare .Po e mbyll me fljalet e firmes tende ...qashtu ....shihemi ne forum!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga CEZARND : 26-04-2005 mė 15:25

  8. #8
    Me behet qejfi qe dikush publikon historine e Ndreajve. Kam patur fatin te njoh nga afer djemte e Dali Ndreut e familjet e tyre. Megjithese te persekutuar, njerez krenar e per tu admiruar.

  9. #9

    Me Tirqe, Xhubletė dhe Ksulė tė Bardhė edhe nė Amerikė

    Me Tirqe, Xhubletė dhe Ksulė tė Bardhė edhe nė Amerikė



    shkruan - BEQIR SINA, Nju Jork


    JONUZ NDREU - shqiptare nė Amerikė, nė rrjedhėn e viteve....

    Spanktown Road - Warwick (NY) : Gjenerata i kėtyre shqiptarėve nė mėrgim patjetėr, qė kujtohet sot, e kėsaj dite, si njė gjeneratė e veēantė dhe shumė e nderuar e respektuar nė tė gjitha drejtimet, qė ka lėnė gjurmė jashtėzakonisht tė pashlyera, pėr tė gjitha gjeneratat e shqiptarėve nė saj tė kėtyre burrave. Ndėrkohė, qė pėr shumicėn e mėrgimtarėve, ėshtė pakasa e vėshtirė tė mendohet se mund tė rikthehet nė diasporėn tonė, njė brez burrash tė tillė : kaq atdhetar, patriotė, demokratė e me aq pėrkushtim pėr kombin tonė, pasi edhe vetė kohėrat ndryshuan.


    Mirpo, padyshim, qė ata janė shumtė. Njė nga “ikonat” e diasporės nė vite, ėshtė edhe Jonuz Ndreu djali i Cen Elezit dhe nipi i Elez Isufit(Arushės sė Malit). Nuzi(Jonuzi), ėshtė biri i denjė e njėrės prej familjeve mė tė mėdha shqiptare e njohur si - Familja e Derės sė Madhe sė Ndreut tė Sllovės(Dibėr) ose e familjes qė pėrbėnte njėrėn prej "Shtatė Malet e Dibrės". Ai tani mbasi doli edhe nė pension jeton nė njė fshatė njujorkez, shumė i nagjashėm ky me bukuritė e natyrore tė fshattit tė tij tė lindjes - Sllovės. Saqė me tė qeshur ai thotė kur e pyesin se ku banon? : "Banoj nė Sllovė" pėrgjigjet ai. Nė shtėpi ai mban tė gjitha smbolet kombėtareprej flamurit kuq e zi, distiktiva me shenja kombėtare, libra, kaseta e videokaseta, revista tė gjitha shqip, deri dhe njė veshje popullore burrash tė Dibrės, qė quhen Tirqe, Xhubletė dhe Ksulė tė Bardhė.


    Jonuz Ndreu, njihet nga tė gjithė nė diasporė : duke dhėnė njė shembull tė pakrahasushėm tė shqiptarit shėmbullor, patriotė, atdhetarė, demokratė, familjar, mik e shok i mirė. Ai tani ka shėnuar 75 vjeēė, duke festuar edhe daljen nė pension pas 37 vjetėve pune nė Amerikė, me gruan zonjėn e nderuar Balen dhe vajzat me njė tufė me nipėr e mbesa. Jonuz Ndreu mbetet kėshtu njė nga simbolet e disaporės shqiptare nė Amerikė, nė rrjedhėn e viteve. Por, se ati i ka mbetur ende shumė pėr tė bėrė njė jetė edhe mė shumė aktive si nė familje e shoqėri dhe i proukupuar, e'i angazhuar gjithmonė, nė tė gjitha aktivitetet kombėtare.



    Arratisja nga Shqipėria :


    U arratisė nga skėterra komuniste nė vitin 1949-tė, nga kampi i interrnimit nė Rrogozhinė, ku punonte nė punė tė detyrueshme, nė hapjen e rrugės Elbasan - Korēė. I interrnuar nė disa kampe interrnimi si nė Berat, Kuēovė nė vitin 1948- nė njė kamp afėr Tiranės, punojė nė ndėrtimin e rrugės Tiranė - Durrės. "Kėtu punuam deri nė nėndor tė kėtij viti, kujton Ndreu, pasi mė pasė na futėn nė kampin e Valiasit afėr Tiranės. Aty si skllav kemi hedhur themelet e para tė fermės atje, pasi ne tė interrnuarit punoninim nė kanalizimin dhe sistemimin e tokave".



    Nė vijim tė kujtimeve tė tija, ai thotė se :"Nė vitin 1949 mė 6- maj kur u arratisėm nga Rrogozhina, ishim nėntė vetė. Gjatė tentimit pėr kalimin e kufirit rrugės ramė nė pėrpjekje tė pararritura me forcat e ndjekjes. Kemi qėnė 9 - vetė dhe disa prej tyre, sot, nuk janė mė, si i ndjeri Esat Dineja e Abdulla Kaloshi. Sėbashku, ishin Muhamet Kadria, Muhamet Begu, Xhelal Dine, Esat Dine, Nikoll GjonMarku, Tafil Ndreu, Selim Haxhia nga Puka, dhe njė emigrant kosovar, siē u thėrrisnin at'ėhere shqiptarėve tė Kosovės, nė Shqipėri.



    Aventurėn pėr nė botėn e lirė, ai pėrshkruan si njė ėndėrr tė hidhur. Udhėtuam tre ditė e tre netė. Humbėm edhe rrugėn, duke rėnė nė pėrpjekje nė malet e thata, e tė egra tė Skraparit. Gjatė pėrpjekjeve me forcat e sigurimit tė shtetit, na mbeti i vrarė njė shok yni i ngushtė Esat Dineja. U plagos edhe ai djali nga Kosova, qė fatkeqėsisht nga koha e gjatė dhe nuk ja mbaj mend emėrin. Selim Haxhija, qė ishte udhėheqėsi i grupit tonė u dorzua, pasi siē mėsuam mė pasė, ai kishte qėnė kontigjent i sigurimit tė shtetit.



    Ndėrkaq, ne qė shpėtuam pra vetėm gjashtė vetė, ndrruam drejtim pėr t'u arratisur duke ndryshur rrugėn pėr nga Llixhat e Elbasanit. Aty mbritėm nga mesnata duke u ndarė nė dy grupe. Grupi i parė isha unė i ndjeri Abdulla Kaloshi dhe Tafil Ndreu.Grupi i dytė, me Muhamet Kadriun, Xhelal Dinen dhe Nikoll GjonMarku( i biri i kapedanit tė Miriditės Gjon Mark Gjonit).



    Nė kujtimet e arratisjes, ai tregon se kur mbėrritėm nė Dibėr, studiuam mirė terrenin dhe kaluam natėn kufirin ndėrshteror, duke dalė nė tokėn e Maqedonisė- katundet e Dibrės sė Madhe. Aty papasur kontakte me asnjenjėri, ramė nė duart e forcave ushtarake tė ish "Jugosllavisė". Tė tre na futėn nė burg. Nė burg si komandat i tij ishte njė shqiptar i quajtur Staf Lleshi ose Mustafa Lleshi, bashkėpuntor vjetėr i rregjimit sėrbo-sllav nė Maqedoni. Me urdhėr tė tij qėndruam 21 ditė nė izolim dhe po me urdhėr tė tij pasi Staf Lleshi ose Mustafa Lleshi si bashkėpuntor i sėrbo-sllavėve nė Maqedoni bashkėpunonte edhe me Tiranėn na dorzoj .



    Nė Shqipėri, qėndruam rreth gjashtė muaj deri sa u arratisėm pėrsėri, tė tre pa ditur dhe kurrė gjė rreth tre shokėve tė mbetur qė lamė pasė nė Shqipėri, nė tentativėn e parė. Nė vjeshtėn e vitit 1949-, ka qėnė tetor ose fillim nėntori me sa mbaj mend unė ttani, ka ardhur djali i Sheh Haxhis nga Peshkopia, Selami Shehu duke kėrkuar tė takohej me ne. Ne ja pranuam takimin qė tė na tregonte se ku ndodheshin shokėt tanė. Ai kishte dijeni dhe na i tregoj tė gjitha , pasi ata ndodheshin tė fshehur nė shtėpin e tij nė njė fshat afėr Peshkopisė.



    Qėndruam edhe ne tė fshehur nėpėr fshatrat e Peshkopisė, na tha ai, pasi ramė nė kontakte dhe arritėm njė marrėveshje me Fik Maliqin, nėpėrmjet njerėzve tė tij qė ishin nė Maqedoni, qė tė arratiseshim pėrsėri e tė dilnim pa u dorzuar atje . Sapo dolėm nė anėn tjetėr tė kufirit ata na kapėn dhe na dėrguan pėr shtatė muaj nė njė kamp afėr njė fshati i quajtur Trashevė. Prej kėtu na transferuan nė Sarejevė, duke edhe na punėsuar. Qėndruam atje rreth njė viti deri nė fund tė vitit 1950 duke punuar si mekanik. Nga Sarajeva na kėthyen pėrsėri nė Maqedoni nė Gostivar dhe prej aty na dėrguan nė Panqevo- Sėrbi.



    Mbas dy a tre muajve na erdhi njė oficer policie sėrb i quajtur Ziko Sharkiq dhe e njihte shqipen shumė mirė, sėbashku me dy xhaxhallarėt e mijė tė liruar nga burgu sėrb. Ata erdhėn pėr tė na njoftuar se Cen Elezi , Dan Kaloshi kishin vdekur . Kurse, Ferit Sina dhe Rushiit Sina dhe Aqif Noka, i kishin zhdukur pa lėnė gjurmė nga kriminelėt sllavo maqedonas dhe bashkėpuntorėt e tyre shqiptar nė Maqedoni, sapo ishin arratisur nga Shqipėria.




    Pasi qėndruam rreth gjashtė vjet nėpėr ish"Jugosllavi", nė vitin 1955- fituam njė farė lirie tė shkojm ku tė duam. Ky lloj vendimi i jugosllavėve, na erdhi si i papritur. Duke mos pasur shumė besim tek sėrbosllavėt, u regjistruam menjėher pėr tė dalė nė perendim dhe u dėrguam nė kampin e Gerovės. Aty pas 18 muajve dolėm nė perendim. Dalja e parė nė perendim i pėrket vitit 1955- kampit tė refugjatėve nė Kapo tė Italisė nėn administrimin e anglo-amerikanėve.



    Shėrbimi nė ushtrinė amerikane :



    Junuz Ndreu rrefen nė kėtė bisedė se "Emigrmi, qe njė dhimbje e madhe dhe ishte i hidhur pėr ne, por qe e vetmja mėnyr pėr tė shpėtuar gjallė pasi fati ynė do tė ishte si nė Jugosllavi dhe nė Shqipėri, ashtu si i mijra tė vrarėve, tė presekutuarve, tė interrnuarve e tė burgosurve. Kėshtu qė unė zgjodha nė liri rrugėn time. Fillimisht nė Itali, u regjistrova pėr tė shėrbyer nė ushtrinė amerikane. Dhe sapo mu aporovua kėrkesa, mė dėrguan si ushtarė menjėher nė Amerikė. Duke shėrbyr si ushtar i ushtrisė Ameriakne, pėr pesė vjetė.



    Shėrbimin ushtarak nė ushtrinė amerikane e kreva nė kėmbėsori, fillimisht njė bazė ushtarke nė Karolinėn e Jugut . Pas 8 muajėve tė parė nėn rrobėn ushtarake kalova me shėrbim nė Fort Devis tė Kolorados. Dhe mbas pėrgatitjes sė ushtruar nė kėtė bazė, transferohem mė shėrbim tė gjatė nė njė bazė ushtarake amerikane nė Bėrlinin perendimor nė Gjermani.



    Mėqėnėse, gjatė shėrbimit nė Gjermani gjendja shėndetėsore u keqėsua dhe ju nėnshtrova rregjimit spitalor, urdhėri u kthye dhe mė dėrguan me shėrbim nė ishullin e Islandės, nė veri tė Anglisė. Njė vitė me shėrbim atje dhe rikthim nė SHBA-s nė bazėn ushtarake Fort Er nė Maseēustes nė Divizionin e Dytė tė Kėmbėsorisė. Mbasi e mora mirė veten, mė transferuan sėrish nė Berlin tė Gjermanisė Perindimore, at'here. Aty kreva edhe 18 muajėt e fundit qė mė kishin mbetur nė ushtrinė amerikane.



    Nė ushtrinė amerikane kamė shėrbyer me zell tė madh, shprehet Nuzi. Ushtria amerikane mė ka vlersuar lart shėrbimin. Unė isha ndėr tė paktėt ushtarė, qė pa qytetarinė amerikane tė shėrbeja nė kėtė armatė, dhe ndoshta nga tė parėt qė u gradova. Kujtojė me kėtė rastė gradimin me gradėn Kapterr i Parė, dekorimin pėr merita nė kėmbėsori njė dekoratė me shumė vlerė. Si dhe disa ēertifikata zyrtare ushtarake, e dhuruata tė ndryshme nga personalitetet mė tė larta tė Ministrisė sė Mbrojtjes Amerikane (DoD), me motivacionin e quajtur "God Condact". Njė ushtar me respekt dhe nderim tė lart nga tė gjithė kolegėt dhe eprorėt ku shėrbeva. Nė ēdo komand ku shėrbeva isha mė i preferuari nga komandatėt, kujtom me thjeshtėsi ai.




    Akitiviteti politik nė mėrgim:



    Kėtu, thotė Jonuzi, mė duhet tė kujtoj edhe kontaktet e para me personalitet shqiptare nė mėrgim. Nė kamp pas Isa Ndreut, erdhėn disa pėrfaqėsues tė Komitetit Shqipėria e Lirė, me qėndėr nė Romė - Itali, tė kryesuar nga Sahit Kryeziu. Mė pasė nė kamp vumė kontaktet e para me ne pėrfaqėsues tė partive tė para politike shqiptare, nė mėrgim, pėrfaqėsuesit e Bllokut Kombėtar tė kryesuar nga Ernest Koliqi me Kol Bibė Mirakėn, Partia e Ballit Kombėtar, Organizata Kombėtare Lėvizja e Legalitetit, Partia Katundare, dhe pėrfaqėsues tė tjer.



    Ndėrsa, nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, pasi shkela pėr herė tė parė me 11 shtator tė 1957-tės dhe mė 11 shtator tė 1962 u lirova nga ushtria pasi shėrbeva pėr 5 vjetė, kamė qėnė i angazhuar nė Partinė Katundare, e cila udhėhiqej at'here nga Isa Ndreu. Mė vonė u angazhova nė shumė aktivitete nė organizatėn e quajtur "Tripalėshi", ku bėnin pjesė Partia Katundare - Bashkimi dhe Rezistenca anti komuniste.



    Nė 1962 Mbreti Leka I deshte tė bashkonte tė gjithė shqiptarėt dhe i thirri ata nė Madrid - Spanjė. Meqėnse organizimi i quajtur "Tripalėshi" mori pjesė aktive nė takimin e Madridit, tė pėrfaqėsuar nė Isa Ndreu e Lec Shllaku, ju kėrkua, qė ajo tė shkrihej nė partitė e tjera, duke formuar njė parti. Mbas mbledhjes sė mėrgatės shqiptare nė Madridė(Spanjė), u vendos qė ajo tė zhvillonte njė takim tjetėr nė Nju Jork(SHBA). Nė Nju Jork, takimi i forcave politike anti-komuniste nė mėrgim, udhėhiqeshin at'here nga Xhaferr Deva, nė tė cilat, pothuajse mora pjesė nė ēdonjerin prej tyre.



    Mbasi Xhaferr Deva, u tėrhoq nė kėtė takim, kryetar i takimit tė Nju Jorkut, u zgjodh njė ish oficer i gardės mbrėtėrore, Masar Pustina. Kėtu filluan bisedat pėr riorganizmimin e mėrgatės nė SHBA-s. Blloku Indipendent nuk mundi tė marrė pjesė ,pasi aty ishte edhe Partia e Rezistencės, e cila, konsiderohej si degė e shkėputur nga Blloku Indipendent. Kėshtuqė, pėr tė futur edhe bllokun nė kėtė grup , menduam qė tė tre partitė tė shkrihen nė njė tė vetme.





    Mirpo partia e Rezistencės e udhėhequr nga Ndue Pjetėr GjonMarku, e kundėrshtoj edhe kėshtuqė edhe gadi takimi dėshtoj. Kryetari i Partisė Bashkimi Kombėtar Loro Stajko, u bėri thirrje pjesmarrėsve duke thėnė se nė se pengesė e kėsaj mosmarrėveshje pėr njėhėsimin e partisė jamė unė, at'here mund tė jap edhe dorėheqjen, dhe kaloi nė Partinė Katundare. Diskutimi i Stajkos, u pritė me duartrokitje nga tė deleguarit, thotė Jonuz Ndreu.




    Mbasi u bėnė tė gjitha tratativat, tha ai u mbėrritė nė njė mirėkuptim ideal - tė gjitha partitė e grupuara nė "Tripalėsh" tė mbanin njė kongres tė pėrbashkėt, ku tė zgjidhej njė kryetar. Partia do tė njihej me emrin Bashkimi Kombėtar. Bashkimi Demokrat Shqiptarė, u pėrgatit tė mbaj kongresin e saj tė parė nė Firence -Itali, ku ajo u kurorzua edhe emri qė ajo mban sot, Bashkimi Kombėtar Shqiptar. Me kryetar z Isa Ndreu dhe sekretar z Lec Shllaku dhe dy n/kryetar Adem Hodo dhe Loro Stajko, vijoj tė dalė rregullisht revista "Koha Jonė" organ i Partisė Bashkimi Demokratė Shqiptarė, e cila vazhdoj punėn e saj pėr 40 vjetė.



    Unė vazhdimishtė, thotė me krenari Jonuz Ndreu, kamė qėnė antarė i kryesisė sė Bashkimi Kombėtar Shqiptarė dhe mendoj se kamė luajtur njė rol tė madh nė kėtė parti, sidomos, kėtu nė SHBA-s. Kamė qėnė hambari i partisė Bashkimi Kombėtar Shqiptarė. Kamė punuar pa u lodhur dhe duke sakrifikuar qė tė ēojė nė vend tė gjtiha obligimet e mija qė dilnin nga partia.






    Me tė gjitha organizatat, shoqatat dhe entet fetare komunitare kamė pasė marrėdhėnje dhe realata tė mira. Si me Bllokun, Legalitetin, Ballin Kombėtar dhe Vatrėn, si me Kishėn dhe Xhaminė. Kamė pėrfaqėsuar nė ēdo aktivitet me karakter kombėtar dhe politik partinė, tė cilėn, e udhėheq pėr sa vjet nė Amerikė - Bashkimin Kombėtar Shqiptarė(BKSH). Kamė marrė pjesė si i deleguar nderi nė tė gjitha kongreset e Legalitetit, takimet e Ballit Kombėtar dhe tė Komitetit Shqipėria e Lirė, dhe tė Vatrės. Kamė marrė pjesė si pėrfaqėsues i partisė BKSH, nė tė gjitha festat e flamurit , demostratat e protestat kundra rregjimit komunistė nė Tiranė, dhe ato pėr lirinė dhe tė drejtat e shqiptarėve nė Kosovė, e tė gjitha trojet Etnike.




    Familja, puna dhe shoqėria :



    Duke folur, prė familjen dhe shoqėrinė Jonuz Ndreu, thotė se pėr here tė parė punėn nė Amerikė, e kamė filluar nė kompaninė Daglas Managment. Kompani, e cila, mė pasė ndrroj disa emra, por jo bosėt. Kėtu qėndrova nga 1968 - dhe deri sa dola nė pension nė 2005 -, pra 37- vjetė pune. Nė vitin 1982- pėsova njė aksident tė rėndė komunikacioni, kompania Daglas Managment, mė vuri nė dispozicion tė gjitha shpenzmiet spitalore, deri nė shėrimin e plotė, njė shumė e madhe kjo qė mė ka befasur. Ndėrkaq, nipi i bosit tė madh tė kompanisė Daglas Managment , me rastin e daljes nė pension(maj 2005) me dhuroj njė ēek me vleftėn e 25 mijė dollarve.




    Nga momentet mė tė bukura tė jetės sė tij, janė dalja nė botėn e lirė. Shėrbimin ushtarak, lidhjet me shumė njėrėz qė sot, edhe nuk e sheh mė. Jeta deri nė kėto ditė tė bukuar kur po feton daljen nė pension ėshtė e mbushur me gėzime dhe hidhėrime, ashtu siē, ėshtė jeta ēdonjerit. Ai e quan njė nga momentet mė tė veēanta tė jetės atė kur Shqipėria, u ēlirua nga zgjedha komuniste. Komunizmi ra, dhe demokracia lindi edhe nė Shqipėri. Kėtė moment Jonuz Ndreu e ka pėrjetuar sikur tė kishte lindur edhe njė herė.



    Prej, 1992-it kur edhe u hap Shqipėria, ai e ka vizituar vėndin e tij rreth 13 herė. Nė vitin 1992 shkon pėr herė tė parė pasė 50 vjetėve nė vendlindjen e tijė nė Sllovėn e rrethit tė Dibrės, katund malor ky kufi me Kukėsin. Gjeti gjallė edhe mė tė moshuarit e fisit tė madh tė Ndreut, Xheladinin, Rexhepin, Baftjarin Lazamin dhe Bexhetin e tė tjerė. Ndėrsa sot ai thotė se "Shqipėria na e ka hėngėr jetėn, se trupin e kamė kėtu, por mėndja dhe zemra janė nė Sllovė janė nė Shqipėri".


    Nė festėn e daljes nė pension, janė mbledhur , e gjithė familja Ndreu nė Amerikė, miqė, tė afėrmė dhe shok e dashamirė tė tij e familjes. Midis kėtij gėzimi nė natyrė, morėn pjesė edhe bashkėudhėtarėt e bashkėluftėtarėt e tij nė Diasporė, vatranėt e kulluar , kryetari Agim Karagjozi, nkryetari dr Gjon Buēaj, e Agim Rexhaj, Zef Balaj e Zef Pėrndocaj, Hajdar Tonuzi, e tjer. Vatra i dhurojė me rastin e daljes nė pension njė pikturė me figurėn e Heroit tonė Kombėtar Gjergj - Kastrioti Skėnderbeut. Agim Rexhaj, tha se "Jonuz Ndreu, ėshtė njė shėmbull i mirė i shqiptarit, qė prej kur kamė lindur dhe deri mė sot, pata fatin e mirė tė njohė kėtė njeri. E kamė takuar e njohur 16 vjetė mė parė duke u njohur edhe me kontributin e tij tė madh pėr ēėshtjen kombėtare.


    Kontributi i tij pėr, Pavarasinė e Kosovės, Demokracinė e Shqipėrisė, Ēėshtjen Ēame dhe zgjidhjen e ēėshtje shqiptare nė tė gjitha trojet Etnike ėshtė i pashėmbėlltė dhe i jashtėzakonėshėm. Ai ėshtė ndėr tė paktėt ata burra nė mėrgim, qė kanė punuar dhe kontribuar kaq shumė pėr kombin shqiptarė. Ka marrė pjesė nė ēdo demostratė e takim pėr Kosovėn, nė vitin 1998- qe ndėr tė parėt qė dorozojė njė kontribut prej 5 mijė dollarve nė ndihmė tė luftės pėr Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės, ministrisė sė Mbrojtjes sė at'hershme Qverisė sė Kosovės, qė drejtohej nga i ndjeri Kolonel Ahmet Karsniqi.
    __________________________________________________

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    pergezime cezar per shkrimet interesante..

    ooooo-je .. shkruaj dhe ti.. per ato qe di..e ndrro nick ..

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Roli ekonomik i familjes fshatare
    Nga PLaku-i-Detit nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-01-2012, 08:27
  2. Familja ime
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 20-03-2007, 00:34
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nėnė Tereza
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Familja Boletini
    Nga CEZARND nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-08-2005, 21:31
  5. Shoqėria, dashuria, dhe familja
    Nga Arbushi nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 04-11-2002, 22:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •