Prishtinë, 14 prill - Sot në Prishtinë në moshën 7O-vjeçare vdiq ish-funksionari i lartë komunist i Kosovës Mahmut Bakalli.
Ka lindur në Gjakovë më 19 janar 1936. Shkollimin e mesëm e kreu në Prizren, ndërsa Fakultetin e shkencave politike, e kreu në Beograd.
Për rreth 1O vjet Mahmut Bakalli ishte kryetar i Komitetit Krahinor të LKJ-së, kur në vitin 1981 pas demostratave studentore në Prishtinë u deturua të japë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake.
Pas luftës Mahmut Bakalli u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, në legjislaturën 2OO1-2OO4.
Ndërkaq pas zgjedhjeve të dyta parlamentare në Qeverinë e koalicionit LDK-AAK, Bakalli ishte këshilltar politik i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ndërkaq aktualisht ishte këshilltar i jashtëm politik i kryeministrit Agim Çeku.
Krijoni Kontakt