PRISHTINË - Shefi i Diplomacisë daneze Per Stig Moller ka shprehur se Danimarka, në Konferencën e donatorëve për Kosovën, do të dhurojë 15 milionë euro. Duke shprehur mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën, Muller ka theksuar se 15 milionë euro do të jepen për projekte kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe arsimit. Në takimet me presidentin Sejdiu, kryeministrin Thaçi dhe homologun Hyseni, Moller ka theksuar nevojën e zbatimit të marrëveshjes së Ahtisarit në të gjithë territorin e Kosovës.
Moller tha se kjo marrëveshje u njeh serbëve kulturën gjuhën dhe traditën prandaj nuk ka arsye të ketë struktura paralele. Shefi i diplomacisë daneze, Moller ka shprehur perspektivën evropiane të Kosovës dhe gjithë rajonit duke dërguar mesazhin që të lihet jashtë e kaluara konfliktuale. Ai gjithashtu bëri të ditur se ndihma e shtetit të tij për Kosovës do të vazhdojë si me praninë ushtarake përmes EULEX-it, po ashtu edhe në planin e zhvillimit të vendit.
(a.s/Balkanweb/RTK)
Krijoni Kontakt