Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 61
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Citim Postuar më parë nga Alket123
    skenderbeu vetem sa beri lufte 25 vjet.
    Jo mo s'paska bere ndonje gje te madhe, vetem 25 vjet lufte kunder perandorise me te madh te kohes qe sulmonte vetem me 200.000 ushtare.

    Citim Postuar më parë nga Alket123
    shqiperia nen Enver Hoxhen u ndertua komplet nga nje shtet anadollak, qe la zogu, ne nje shtet te kompletuar.
    Edhe ky eshte nje krahasim qe nuk mund te behet, sepse Zogu krijoi nje gati-shtet nga gati hiçi, kurse komunistet e nisen nga diçka. Por siç e kane zakon, komunistet konsiderojne se njerezimi lindi ne vitin 1941 dhe vdesin te krahasohen njeçik me vitin 1939 edhe sot e kesaj dite.

    Citim Postuar më parë nga Alket123

    shqiptaret kane pasur ndonjehere shtetin me te kompletuar ne historine e tyre para shtetit te enver hoxhes.
    Po çfare shteti i kompletuar ishte ai kur drejtohej nga karrociere, nga teneqexhinj apo nga mjelese lopesh? Koçi Xoxe, Pali Miska, Themie Thomai ishin anetare Byrose Politike.
    Cfare shteti ishte ai per shqiptaret kur ata vinin ne rrezik edhe jeten per te ikur nga Shqiperia? Madje duke kerkuar shpetim ne shtete tradicionalisht armiq te Shqiperise si Greqia dhe Jugosllavia. Pra nuk ishte shtet per shqiptaret, por vetem per nje kaste vjedhesish ordinere qe pasi shtetezuan te gjitha pasurite e vendit, i bene vila dhe privilegje per veten e tyre.
    Se sa i fuqishem ishte ai shtet u pa ne vitin 1990, kur nuk kishte shqiptare qe te mos tentonte te ikte sa me pare nga syte kembet, aq ua kishte veshtirosur Enver Hoxha vendin e tyre.
    Se sa i fuqishem ishte ai shtet u pa edhe ne vitin 1997, kur ish-kuadrot e PPSH-se e rrezuan pertoke dhe vetem inercia dhe ekuilibrat nderkombetare bene qe Shqiperia te mbetej shtet i pavarur.
    Ndryshuar për herë të fundit nga karaburuni : 15-04-2006 më 19:41
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rikthimi nostalgjik i diktaturës hoxhiane në Ferizaj (Reflektimi për historinë dhe mbamendjen historike)


    Shkruan: Ndue Ukaj

    Dijetari francez Saint Beuvit ( Sen Bev) shkruan: ‘Kur mendojmë sinqerisht të kaluarën, kur e kuptojmë mirë atë, do të thotë se e kemi vështruar saktë të ardhmen’. Analizuar në kontekstin e gjendjes shqiptare, ky mendim, më shumë se shpreh një premisë njohje e rinjohje, për të perceptuar qartë të ardhmen, kontekstualizon një detyrë Sui Generis, për gjithë ata që merren me konsolidimin e kombit, veçanërisht elitat intelektuale dhe ato mediatike, të cilat në shekullin tonë kanë një peshë të rëndësishme, për të shtruar dhe debatuar në mënyrë sa më konstruktive të kaluarën dhe të tashmen, për hir të së ardhmes, me një qasje analitike, të drejtë dhe objektive, dhe në dritën e argumenteve.

    E kaluara shqiptare, është një e kaluar e karakterizuar me pushtime të shumta nga barbarë të llojllojshme, prej atyre aziatikë-shkatërrimtar, deri te ata karpatian, që bashkë me pushtimet sollën zvetënime kulturore, degradim moral e nacional. Është një e kaluar tragjike, mbase më tragjikja në gjeografinë perëndimore, në të cilën gjendemi fizikisht dhe në të cilën synojmë të integrohemi shpirtërisht. Si rezultat i kësaj, pushtimeve të njëpasnjëshme dhe pa fuqisë së kombit për të qenë unik në ditë të vështira, kombi shqiptar, edhe pse ndër më të lashtit, ende vazhdon përpëlitjet për demokraci, për stabilitet të brendshëm, vazhdon përpëlitjet për një konsolidim dhe mirëqenie qytetare.

    Mbase edhe përpëlitjet për ekzistencë dhe mëvetësi. Në kontekstin e gjithë kësaj, sot ne kemi një të kaluar shumë të pa konsoliduar, një histori të fragmentuar, sipas apetiteve të çdo njërit që i është tekur të merret me historinë tonë. Gjitha këto sjellin deri te fakti, se edhe trajtimet ndaj figurave të së kaluarës, i kemi të fragmentuara. Ashtu siç është copëzuar gjeografia nacionale nga të tjerët (edhe këtu them prej paaftësisë sonë për të qenë unik dhe të përcaktuar qartë për të ardhmen, mbase kjo temë kërkon një trajtim të veçantë), ashtu në me vetëdije apo pa të, copëzojmë historinë tonë; copëzojmë shpeshherë në mënyrën me primitive duke ripushkatuar dhe përdhunuar segmentet kruciale që na bënë të jemi gjallë dhe duke glorifikuar segmentet që na errësuan jetën.

    Dhe kështu persekutohet edhe njëherë historia jonë. Mbase kështu ndodh me ata që kremtojmë datëlindjen e Enver Hoxhës dhe lanë në harresë Gjergj Kastriotin, në jubileun e së cilit gjendemi, Pjetër Bogdanin e Gjergj Fishtën. Mbase edhe sosh që Nënës Tereze nuk hezitojnë t'i thonë ‘magjupe’. Po, po kjo është gjendja jonë e mjerimit, që çdo ditë e më shumë kërkon të ngre kokë, si gjarpër dinak e helmues, që bluan shpirtin shqiptar. Dhe ky mjerim merr përmasën edhe më tragjike, kur segmentet e caktuara shqiptare nuk heshtin së kërkuari që të amnistohet pushtimi turk-anadollak, sepse na paska pas ‘shpëtuar’. Se çfarë ironie.

    Po, po nga mjerimi ynë ata quhen ‘miqtë’ tanë që na kanë shkatërruar, na kanë ndarë e përçarë, na kanë vrarë e na kanë përçudnuar gjithë jetën tonë, plagët e së cilit pushtim i vujamë edhe sot e gjithë ditën. Dhe kështu një ditë, do të kërkohet të amnistohet edhe pushtimi Serbo-sllavë, sepse na paska bërë aq shumë krime mbi qenien shqiptare. Po, po ne pranojmë vetëm anën e përmbysur të historisë sonë, sepse ky është produkti i shumë shkrolësave të historisë sonë, i shumë diletantëve qëllimkëqij, që janë aq shumë të prirur për përdhunim të vlerave të mirëfillta. Kjo është ironia jonë më e pazakontë Dhe sot e gjithë ditën, nuk është shtruar drejtë pse gjithë kjo krizë e cila na përcjell vazhdimisht? Pse tranzicioni ynë është më i stërngarkuar me barriera, që të shumtën e herëve vështirë tejkalohen? Në fund të fundit pse edhe sot e gjithë ditën mbetemi të pa unifikuar?

    Një ngjarje e pazakonshme u bë temë debati publik. Festimi i datëlindjes së Enver Hoxhës, nga një grup njerëzish në Ferizaj, qytet në Kosovë, ishte precedenti më kompleks në këto pesëmbëdhjetë vitet e përpëlitjeve shqiptare për demokraci, pas dekompozim të ish sistemit diktatorial. Në periudhën kur po rigjenerohen të këqiajt që solli ajo diktaturë. Rikthimi i figurës më të urryer të historisë shqiptare, që la Shqipërinë në prapambeturi ekstreme, që vrau e shkatërroj elementet më të pastërta nacionale, që izoloj Shqipërinë dhe që shkatërroj shpirtin shqiptar, që figurat më të mëdha, siç është Atë Gjergj Fishta, ja nxori edhe eshtrat nga varri për të hedhur në lumë, t'i kremtohet datëlindja, është një çështje me domethënie, më shumë se tragjike, tragjiciteti i së cilës shtron nevojën imediate për nisma të përbashkëta kombëtare në analizimin e drejtë dhe objektivë, të gjithë historisë sonë. Për të ndërtuar kështu një histori unike. Është kjo detyrë emergjente e qendrave politike dhe kulturore edhe në Tiranë edhe në Prishtinë.

    Në fakt më shumë se ngjarja në vete, kërkon një trajtim të gjithanshëm fenomeni që është më se tragjik për të tashmen nacionale. Jemi në vlugun e proceseve, dhe dalja në skenë e kësaj ngjarje, me kërkesën e nënshkruar nga njëmijë qytetar, tregon se sa telashe të brendshme ka kombi ynë, probleme që ngërthejnë në vete perceptime të komplikuara për vetëpërcaktimet e së ardhmes. Më shumë se një tragjikë e injorancës sonë publike, kjo ngjarje është një sinjal se vetëdija shqiptare, edhe për kundër pësimeve që ka përjetuar, ende nuk ka arritur katharsisin aq shumë të domosdoshëm. Kur kremtohej datëlindja e diktatorit, teksa bisedonim me disa miq, bisedua në cyti në viktimat e shumta që përdhunoj regjimi lindoro-komunist. Dhe në luteshim që ata mos të na mallkojnë. Jo, jo, ata s'na mallkojnë, sepse e deshtën Shqipërinë më shumë se çdo gjë mbi dhe. Ata presin pendimin tonë!
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Lugeterit staliniste na u paskan qu ne kambe edhe nje here.

    Athu hala nuk e kane kuptu akoma se Shqiptaret nuk e dojne, e me se paku nuk e votojne komunizmin.

    Levizja Cetnike e Kosoves (LPK) vazhdon me ideologjine staliniste per te ri-ngjallur madheshtine e komunizmit nen ombrellen e atdheut te tyre - BRSS-se.

    Pos zyrtareve dhe anetareve te LPK-se bie ne sy edhe prania e atyre te PDK-se, qe edhe nje here heq masken e tyre para popullit.

    Ndersa sa i perket deklarates se Kryetarit te Veteraneve te ish-UCK-se Staliniste, Sherif Krasniqit, i cili paska thene se, "edhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari ishte i frymëzuar nga vepra e Enver Hoxhës," ai duhet te scaroj edhe nje here kete deklarate te tij. Nje deklarate e ketille e pa-pergjegjshme mund te ndikoj shume ne imazhin, nderin dhe respektin qe populli i Kosoves ka per Komandantin (pa asnje ushtar) Adem Jasharin.

    Ata qe trumbetojne te ngjallin tragjedine, dhimbjen dhe katrahuren qe Enver Qen Hoxha i solli Shqiperise dhe Shqiptareve jashte shtetit ame, jane pikerisht ata qe kane mbajtur fjalimet e tyre per te bere te mundshme qe emri i Diktatorit Hoxha te jete pothuajse ne cdo rruge te co qyteti te Kosoves.

    Po sido qe te jete LPK-ja nuk eshte e vetme. Ajo madje permend edhe Heroin Jashari si nje "frymezues te madh te vepres se Hoxhes." Dashte zoti e kjo qe thote Kryetari i Veteraneve Enveriste, Sherif Krasniqi, nuk eshte e vertete. Ne te kunderten figura e tij do te zbehej ne mase.

    Nese LPK-ja, PDK-ja e parti te tjera enveriste-staliniste sot kerkojne "udheheqesin e tyre shpirteror," neser ata do te kerkojne edhe emrat e "udheheqesve te tyre te tjere shpirteror," Leninin, Stalinit, Titos, Milloshevicit, Rankovicit e te tjereve.

    Ata qe per ideal te tyre kane "madheshtine" kunder kombetare te Diktatorit Hoxha, mund te jene gjithcka tjeter, por jo Shqiptare. Ata qe ne emer te kombit thurin romantizem patriotik, realisht nuk kane komb te tyre, e atdhe te tyre kane Nenen Kine e Rusi...

    Sido qe te jete enderra e gjithe ketyre zagareve enveriste, do te mbetet vetem nje enderr, sepse Shqiptaret do te ishin te fundit ne planet qe te votonin per Komunizmin, qe i solli aq tragjedi...
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #24
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Bobo ja u ka honger sorra trute ktyne Enversitave......ju keni honger bar sic ka thon edhe idhulli juaj andaj nga ju pritet cdo send,,,,vetem bagetia han bar o turibyca.....ama e dini se cfar u tha per idhullin tuaj ne emsisioni Bla Bla, prandaj edhe e keni idhull juve, jo qe boni politik te mencur por ai si duket e rrezonte dielli ne te dy krahet.....rroft PPSH haha

  5. #25
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Komunistët shqiptarë, si tradhtarë të çështjes kombëtare, mbrojtjen e të drejtave kombëtare të bashkatdhetarëve tanë matanë kufijve politikë nuk e shtruan kurrë në asnjë forum ndërkombëtarë, të paktën, qoftë edhe si shqetësim të tyre, qoftë edhe për të ruajtur autoritetin e vetvetes në sytë e opinionit ndërkombëtarë, sepse ata kishin marrë garanci nga padronët e tyre në Beograd dhe në Athinë për të qëndruar në pushtet me kusht që t'i vinin këmbën pikërisht zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkkan. Përfaqësuesi amerikan në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1946, zoti Henderson, iu drejtua me një pyetje Enver Hoxhës: "Gjeneral, cili do të ishte reagimi juaj, sikur Shqipëria të përpiqej të fuste në rendin e ditës të Konferencës së Paqes një pretendim për ndonjë rajon, fjala vjen,.. të rajonit të Kosovës..? (Shih: Albania: U.S. Position on Recognition of Tirana Government". 1973. Citohet sipas: Nikolla Kosta, Shqipëria: enigmë evropiane, OMSCA, Tiranë 2002, f.192). Po cila ishte përgjigjja e Enver Hoxhës? "...ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tonë, Jugosllavisë, për rajonin e Kosovës" (po aty, f.193). Me këtë përgjigje Enver Hoxha, në sytë e opinionit botëror, zbuloi lakuriq veten dhe mbarë komunistët antinacionalistë si tradhtarë me damkë të kombit shqiptar dhe të çështjes kombëtare shqiptare. Prandaj ka plotësisht ta drejtë Stephen Dorril kur thotë se "një orvatje ushtarake për të rrëzuar Hoxhën do të zemëronte njëlloj si Jugosllavinë ashtu edhe Greqinë" (Citohet sipas librit "CIA, SIS-I, Sigurimi i Shtetit", Shtëpia botuese "BAÇA", Tiranë 2002, f. 59).

    Batërdia që bënë komunistët në Shqipëri kundër nacionalizmit shqiptar arriti deri në atë pikë, saqë në tekstet shkollore nuk shkruhej as edhe një fjalë e vetme për gjeografinë e trojeve shqiptare përtej kufijve politikë - për gjeografinë e Çamërisë, të Kosovës dhe të viseve të tjera në ish-Jugosllavi. Në tekstet e historisë nuk shkruhej as edhe një fjalë e vetme për mbarë kombin shqiptar në Evropën Juglindore, për shtrirjen e territoreve të tij, që nga Gjiri i Artës deri në Tivar, në Nish, Shkup dhe Manastir. Kësisoj, nxënësit tanë, në mbarim të shkollës së mesme, nuk e dinin që në Evropën Juglindore ekziston një komb shqiptar, që banon në troje etnike kompakte, komb ky, i cili, për nga numri i popullsisë, është i barabartë me grekët, bullgarët dhe serbët. Pra, dijet e tyre për kombin shqiptar dhe për trojet e tij, komunistët e Tiranës i katandisën vetëm brenda kufijve të Shqipërisë Londinezze

    "mr Dituria"alia " Sabri Selmani

  6. #26
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    “DALLDIA TEREZISTE” NUK I BËN NDER NËNË TEREZËS



    Për Nënë Terezën është folur e shkruar shumë dhe kështu do të bëhet edhe në t’ardhmen. Ajo ka zënë një vend të nderuar në historinë e krishterizmit e të njerëzimit, ka fituar një admirim të madh në sytë e mbarë opinionit botëror. Ajo mbi të gjitha po nderohet nga Kisha Katolike si misionare e krishterimit që përbën edhe veprën e lavdinë e Nënë Terezës. Ajo i gëzon shumë dhe i u sjell nder të madh shqiptarëvet sepse është nga gjakut i tyre. Është e kuptueshme që shqiptarët pavarësisht nga besimi që ndjekin kanë arsye të veçantë, madje në gjendjen që janë, kanë edhe interes të veçantë të nderojnë me të gjitha mënyrart e forcat Nënë Terezën. Por, si çdo gjë që kalon masën edhe nderimi për heronjtë apo shenjtët krijon dhe të kundërtën e vet. Shpesh ka ndodhur që zelltarët adhurojnë me mënyra të papërshtatshme idhujt e tyre, apo militantët liderët e tyre politikë sepse duan thjesht të fitojnë diçka për vete në “garën e adhurimit”.

    Duke marrë shkas nga një orvatje cinike, dashakeqe e dështake e sllavomaqedonasve për të krijuar skenarë ekzaltimi për “Maqedoninë e tyre” në Itali nëpërmjet “përvetësimit të Nënë Terezës”, në politikën e shtypin shqiptar, si dhe në mjediset “intelektuale” u ngrit një “stuhi fjalamane” në mbrojtje të shqiptarëisë së Nënë Terezës. Mirë që u zgjuan gjithë këta njerëz për të shprehur mllefin që u ishte lënë shteg sllavomaqedonasve të tentonin të na vidhnin shenjtoren tonë. Mirëpo për fat të keq pati dhe mjaft shenja që treguan se reagimi normal kapërceu në një dalldi të panevojshme për të fituar një garë të çuditëshme se cili do të tregohej më “terezist se tjetri”.

    Le të gëzohemi që shqiptarët e të gjitha kategorive e mbrojtën Nënë Terezën nga “uzurpatorët sllavomaqedonas”, më shumë se kanë mbrojtur ndonjë gjë të shenjtë e të shtrenjtë shqiptare. Le të kënaqemi se edhe ambasadori i Italisë në Shqipëri e bëri të vetën e tha që Nënë Tereza është shqiptare. Edhe sikur këtë t ë vërtetë të mos e thotë kush ajo përsëri shqiptare do të mbetej sepse e ka thënë vetë. Këtë nuk kam nevojë të ma vërtetojë askush sepse kam pasur rastin e mirë në verën e vitit 1975 në Meksiko, gjatë Konferencës së parë të OKB-së për “Dekadën e Gruas”, ku Nënë Tereza kryesonte delegacionin e Vatikanit, të na thoshte në gjuhën angleze, ne pjesëtarëve të delegacionit shqiptar :“Edhe unë jam shqiptare”.

    Përkatësia etnike e Nënë Terezës duhej mbrojtur në këtë rast sepse gjesti i provokues sllavomaqedonas i kalonte kufinjtë e seriozitetit shtetëror. Por për “dalldinë tereziste” që u vu re në disa veprime politike si ato që bëri Berisha në parlament, apo që bënë shtypi dhe “Forumi intelektual i pavarur” e disa anëtarë të “Klub 2000” nuk kishte vend. Nuk ishte mirë që kjo “dalldi tereziste” u bë pjesë e ceremonive dhe veprimtarive propagandistike pulieze, të lidhura më festimin e marrjes nga Italia të presidencës së BE. Nuk ishte mirë që kjo “dalldi tereziste” kaloi në akuza sikur në Shqipëri nuk qenka bërë gati asgjë për të nderuar e vlerësuar Nënë Terezën. Nuk ishte me vend që “dalldia tereziste” u kthye gati në një kërkesë për vetkamxhikim kolektiv të gjithë shqiptarëve, aq sa u qortuar shumë edhe kleri katolik shqiptar për mefshtësi..

    Në shqiptarët çfardo që të bëjmë imazhin e Nënë Terezës nuk mund ta ngremë më lart se e ka ngritur tashmë bota, Vatikani, shtetet e kombet të cilëve u shërbeu në radhë të parë, Kisha katolike në emër të të cilës ajo bëri gjithë veprimtarinë e saj. Sado të dalldisim ne Nënë Terezës nuk i japim dot më shumë se ato që ka, as t’i heqim ndonjë gjë nga ato që ka. Detyra jonë është ta kujtojmë Nënë Terezën jo të kalojmë në histerizma propagandistike apo spekulime cinike me emrin e saj. Nuk mund të kemi asnjë rezervë për përkushtimin e saj, veprën e saj të madhe që i ka sjellë respekt të tillë në botë. Por kjo nuk do të thotë se filozofia që qëndron pas këtij përkushtimi është e pranueshme në të gjitha hollësitë, se ne shqiptarët duhet të ëndërrojmë të bëhemi të gjithë “Nënë Terezë”; se nuk duhet të vemë re asgjë tjetër përveç adhurimit për veprën e saj e filozofinë e saj, për metodat e veprimit të saj.

    Të huajt ishin ata që na kujtuan dhe na mësuan se duhet adhuruar Nënë Tereza. Ka dhe të huaj që na kujtojnë se çfarë duhet parë me sy e mendje më të kthjellët nga trashëgimia e Nënë Terezës që nuk përputhet me vlera të tjera po aq të domosdoshme për njerëzimin.

    Amerikani Kristofer Haitçens në vitin 1995 ka botuar librin”Pozita misionare. Nënë Tereza në teori e praktikë”. Është një libër që mund të bëjë nervozë shumë njerëz që dalldisin pas “terezizmit’ ose që spekulojnë me emrin e veprën e Nënë Terezës për fanatizëm fetar. Është një libër që përmban fakte e analiza që shumë adhuruesve fetarisht të NënëTerezës do t’u duket herezi. Por megjithatë është një libër që ka një këndvështrim të veçantë, që adhurimit për Nënë Terezën nuk mund t’i heqë gjë, veçse njerëzit i mëson të shohin gjithçka me syrin e mendjes së kthjellët dhe të kuptojnë se ndërsa vepra e përkushtimi i Nënë Terezës janë me vlera universale, filozofia që përçojnë ato duhen vendosur në kontekst më të ngushtë të mëshirës kristiane.

    Për të analizuar thelbin filozofik të veprimtarisë së Nënë Terezës autori amerikan i është referuar një personaliteteje të njohur franceze, Simon Veij, e cila nga ana e saj sikur ka ka vijuar në gjurmët e mendimit të shkrimtarit Alber Kamy. Autori Haitçens në faqen 28 të librit ka shkruar : “Siç thotë Simon Veij krishterizmi është një fe për skllevërit, ne duhet të bëhemi skllevër e lypës që të pasojmë Krishtin”. Me një nisje të tillë Haitçens ka dashur të përligjë vlerësimet e tij se filozofia e veprës së Nënë Terezës përmblidhet në predikimin e kënaqësisë së përgatitjes për vdekjen dhe në adhurimin e kënaqësisë që të jep pranimi i vuajtjes nga mjerimi dhe i sakrifikimit për të ëmbëlsuar dhimbjen e vuajtjeve të të tjerëve duke i këshilluar ata se tek vuajtja është edhe shpëtimi. Sipas autorit amerikan ky ishte edhe misioni i “Shtëpisë për ata që po japin shpirt” që ngriti Nnë Tereza në Kalkuta të Indisë dhe të përhapjes së kësaj përvoje.

    Në librin e tij autori amerikan ka përfshirë edhe një letër që i kishte dërguar Nënë Terezës një ndihmës prokuror nga Kalifornia që kishte hetuar rastin e një amerikani, i cili kishte xhvatur me mashtrim 252 000 000 dollarë nga shumë qytetarë. Në këtë letër shtrohet për diskutim raporti që duhet të vendoset midis dhënies së mëshirës dhe dhënies së drejtësië për atë që ka kryer krim. Letra thotë :



    “E dashur Nënë Tereza:

    Jam një zëvendës prokuror distrikti në kontenë Los Anxhelos dhe njëri nga ata që kanë punuar për ndjekjen penale të bamirësit tuaj, Çarls H. Kiting Jr. Unë e lexova letrën që i keni dërguar gjykatësit Ito, shkruar në emër të z. Kiting, ku përfshihet pranimi nga ana juaj se nuk dini asgjë për biznesin e z Kiting, ose për akuzat për krim që i janë paraqitur gjykatësit Ito kundër tij. Po ju shkruaj që t’ju jap një sqarim të shkurtër të krimeve për të cilat është marrë i pandehur z. Kiting, që t’ju mundësoj të kuptoni burimin e atyre parave që z. Kiting ju ka dhënë juve, dhe t’ju sugjeroj që ju të bëni detyrën morale dhe etike duke ua kthyer ato para pronarëve të tyre të ligjshëm.

    Z. Kiting u mor i pandehur për mashtrimin e 17 personave në shumën mbi 900 000 dollarë. Këta 17 persona ishin përfaqësuesit e 17 000 vetëve të cilëvet z. Kiting u vodhi 252 000 000 dollarë. Veprimet specifike mashtruese të z. Kiting ishin se nga ai nisnin një seri përfaqësimesh mashtruese të personave që blenin obligacione nga shoqëria e tij dhe ai ishte njëkohësisht ruajtësi i një informacioni kyç që ai kishte vendosur ta mbante vet nga blerësit e obligacioneve, pra duke i ua hedhur viktimave sepse ata mendonin se po bënin një investim të siguruar. Në fakt dhe në të vërtetë paratë e tyre përdoreshin për të financuar të jetuarit në stil estravagant tej çdo kufiri të z. Kiting.

    Viktimat e mashtrimit nga z. Kiting vinin nga shtresa të gjëra të shoqërisë. Disa ishin të kamur dhe të arsimuar. Shumica ishin njerëz me mjete modeste dhe të pamësuar me financën e lartë. Njëri ishte karpentier varfanjak që nuk fliste anglisht dhe të cilit z. Kiting me mashtrim i vodhi kursimet e jetës së tij.

    Parrulla biblike e organizatës suaj është ” meqenëse ju ia bëtë këtë njërit prej këtyre o vllai im më i fundit ju këtë ma keni bërë mua”. Vëllezërit më të fundit janë midis atyre që z. Kiting i xhvati pa iu lëkund qerpiku. Siç e dini falja hyjnore është për të gjithë, por faljes duhet t’i paraprijë pranimi i mëkatit. Z. Kiting jo vetëm nuk ka dashur të pranojë mëkatin dhe krimet e tij por ai këmbëngul se është me të drejtën duke qortuar të tjerët për keqbërësitë e tij. Përvoja juaj në punë me të varfrit është e admirueshme. Unë përvojnë time e kam me njerëzit batakçinj dhe mashtrues. Nuk është gjë e rrallë që batakçinjt të jenë bujarë në familje, më miqtë dhe me mekanizmat e bamirësisë . Ndoshta ata besojnë se me bujarinë a tyre do të blejnë dashuri, respekt dhe falje. Megjithatë koha kur blerja e indulgjencave ( ( fletë që i shiste kisha që t’i faleshin mëkatet blerësit- shënim i përkëthyesit) ishte një mënyrë veprimi e pranueshme ka vdekur me Reformën. Asnjë kishë, asnjë organizatë bamirësie nuk duhet t’i lejojë vetes të përdoret si shpëtimtare për ndërgjegjen e kriminelit. Ne të gjithë jemi mirënjohës që falja është e mundur, por ne të gjithë gjithashtu duhet t’i kryejmë detyrat tona. Këtu përfshihet edhe gjykatësi edhe juria. Mua më kujtohet urdhërimi i profetetit Mikah : “ O njeri, çfarë është e mirë dhe çfarë kërkon Zoti nga ti. Të bësh drejtëssi, të duash mëshirën dhe të ecëssh kokëlulur””.

    Ne na kërkohet të duam mëshirën, por ne duhet të japim drejtësi.

    Ju i keni kërkuar gjykatësit Ito të vështrojë në zemrën e tij, kur të dënojë Çarls Kiting dhe të bëjë atë që do të bënte Jezusi. Unë të njëjtën sfidë po jua bëj ju. Pyeteni veten se çfarë do të bënte Jezusi nëse do t’i kishin dhënë frytet e krimit; çfarë do të kishte bërë Jezusi nëse do të kishte në posedim para të vjedhura; çfarë do të kishte bërë Jezusi nëse atë po e shfrytëzonte një vjedhës për të lehtësuar ndërgjegjen e tij?

    Unë them se Jezusi do të ishte gati t’ia kthente pa ngurim gjënë e vjedhur pronarit të ligjëshëm. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Z. Kiting ju ka dhënë para, të cilat ai i kishte vjedhur me mashtrim. Mos ia lejoni atij “indulgjencën” që dëshiron. Mos i mbani ato para. Kthejuani ato atyre që kanë punuar për to dhe i kanë fituar ato!

    Nëse ju merrni kontakt me mua unë do t’ju lidh ju drejpërsëdrejti me pronarët e ligjëshëm të pasurisë që tani e posedoni ju.



    Sinqerisht Pol Ë. Tërki”



    Autori i librit shton : “ Edhe pas tri vtesh z. Tërki nuk kishte marrë përgjigje për letrën e tij. Askussh nuk përgjigjet për paratë e munguara: duket se shenjtorët janë të imunizuar nga kontrolli...”( ff68-70).



    Krahas adhurimit për Nënë Terezën kanë dobinë e tyre të madhe të njihen edhe aspekte të tilla nga veprimtaria e filozofia e saj dhe reagimet që ka pasur në botë që të mos jetojmë vetëm në “dalldinë tereziste” me të cilën maskohen edhe shumë batakçinj ( Çarls Kitingë) të politikës, fesë, mëshirimit, të dhënies së drejtësisë etj në Shqipëri. Edhe pse ishte Nënë Tereza që i kërkoi gjykatësit Ito të mëshironte mashtruesin kur ta dënonte është më mirë të jemi në anën e njeriut të zakonshëm, zëvendës prokurorit Tërki. Nuk duhet të ndjekim gjithmonë filozofinë e Nënë Terezës të shprehur në fjalët “Falni, falni, falni” kur kemi të bëjmë me ata që grabitën paratë e shqiptarëve nëpërmjet skemave piramidale, me ata që e lejuan një gjë të tillë, apo që tani bëjnë skena lufte fiktive me fjalë për të hedhur fajin njëri tjetrit që të harrohen këto krime. Nuk mund të ndiqet filozofia e Nënë Terezës kur është fjala për të gjykuar krimet që janë bërë kundër shqiptarëve nga armiqtë et yre shekullorë, edhe pse në rolin e Nënë Terezës që i drejtohej gjykatësit Ito për të pandehurin Kiting, janë Europa e Amerika

    Duhet të ndiqet logjika e zëvendës prokurorit Tërki se para mëshirës duhet të vijë pranimi i mëkatit e krimit, dhënia e drejtësisë. Nuk mund të bëhemi terezistë ndaj sllavomaqedonasve vetëm se dolëm fitimtarë mbi ta se penguam projektin e tyre për ta quajtur Nënë Trezën “bij e Maqedonisë” në një shesh të Romës dhe të harrojmë se këta sllavomaqedonas padrejtëissht hiqen zotër të trojeve e shqiptare, sillen si sundues të shqiptarëve. Nuk mund të jemi nacionalistë apo patriotë vetëm për të mbrojtur përkatësinë etnike shqiptare të Nënë Terezës, misionares së krishterimit e bijës së adoptuar të Indisë dhe të bëhemi “terezistë” universalistë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare deri në atë pikë sa të pranojmë që fqinjët tanë të vjedhin gjysmën e popullsisë shqiptare.

    Prandaj adhurimin për Nënë Terezën duhet ta vendosim në kornizën që i takon dhe i ka hije asaj, në kornizëm e mëshirës kristiane, ndërsa filozofinë tereziste ta kalojmë në sitën e hollë të arsyes kombëtare, shtetërore e njerëzore. Kjo mund të bëhet vetëm nëse do të dimë të ruhemi nga “dalldia tereziste”, sepse deri tani ua kemi parë shumë sherrin dalldive të tjera politike, ideologjike apo artistike.

    17.7.2003,

    Abdi Baleta

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e King_Gentius
    Anëtarësuar
    24-11-2004
    Vendndodhja
    Boston
    Postime
    485
    Citim Postuar më parë nga Sabriu
    Se enverizmi ka qenë stalinizëm, pansllavizëm rus dhe rryma
    politike më e kundërt me nacionalizmin shqiptar, se ka qenë
    vazhdim i rrymave grekofile dhe serbofile, ka qenë vazhdim
    i traditës së bashkëpunimit me sllavët dhe grekët në të
    cilën Skënderbeu, sipas Aleks Budës, Stefanaq Pollos etj.,
    etj., ka dhënë një kontribut vendimtar. Që Skënderbeu ka
    qenë për një bashkëpunim me popujt e Ballkanit, me sllavët
    dhe grekët dhe se kjo histori vijon nga Enver Hoxha dhe
    PPSH, është argumentuar nga Aleks Buda. “Skica...” vetëm e
    merr këtë përfundim në të cilin ka arritur historiografia
    shqiptare (e joshqiptare) dhe zhvillon, mbi bazën e saj,
    argumentime të mëtejshme.

    "Mr Dituria"alias Sabri Selmani
    Skenderbeu dhe Enveri kan jetuar ne kohe shum te ndryshme. Gjykimi i akteve te tyre duhet vleresuar nga konteksti historik ne te cilin ata kane vepruar. Ne kohen e Skenderbeut armiku kryesor shihej Osmani musliman, dhe jo serbet/greket e krishtere. Ne kohen e Skenderbeut konfliktet midis te krishtereve nuk kan pasur baze strikte etnike dhe nuk ishin aq te keqia sa ne shekullin e 19-20. Urrejtja midis serbeve dhe shqiptareve sic njihet sot eshte zhvilluar gjeresisht ne shekullin e 19, me lindjen e nacionalizmit modern. Keshtu, vendosja e Skenderbeut ne kontekstin historik nacionalist te Enverit esht gabim trashanik. NE KOHEN E SKENDERBEUT NUK KISHTE NACIONALIZEM.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anëtarësuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Në tokat shqiptare
    Postime
    237

    Ma mirë shumzoje me minus

    Citim Postuar më parë nga Borix
    Veten e shumezoj me nje numer n, ku n>>0.

    Per sa i perket shprehjes, po e riperseris. Kur nje njeri ndihmon publikisht, atehere nuk quhet ndihme e perndishme. Me qe ti na qenke besimtar, po te jesh i krishtere atehere duhet ta kesh lexuar kete verset te bibles. Me sa duket je muxhahedin...


    O Borix i dashur,

    Edhepse dje deshta të shkëputem nga ky Forum që po bindem se qenka i njëashëm megjithate kërshëria më dërgoi edhe sot në këte faqe të lexoi se athua çka iu polli mendja disa shqiptarëve.

    Me sa kuptova ti ishe edhe njëfarë mbikqyrësi i temave etj etj dhe për ate edhe më zemrove me atë që PARAQITE MENDIMIN TËND FETAR, sëpari për SHUMZIMIN TËND ME n>0 dhe për fjalën MUXHAHEDIN.

    O BORIX FETARI, unë i përkas pjesës së shqiptarëve që nuk anon fare kah feja por kah kombi dhe kam kontakte sidomos me katolikët dhe myslimanët.

    Kur bëjnë vepra të mira i dua të dytë kurse kur bëjnë veprime jo të mira asnjërin dhe bile i kritikoi kudo e edhe në mjete të informimit.

    Tek e fundit çka është me rëndësi nëse ti e ke kuptuar ashtu biblën kurse e gjithë bota e ka kuptuar ndryshe dhe e ka nderuar Nënën TEREZE.

    Ajo kur e ka filluar veprimtarinë e saj me siguri as që ka ëndërruar se një ditë do të nderohet më mjë çmim të tillë.

    Tjetër gjë është SE SA DHE A KA MUNDUR AJO MË SHUM TË KONTRIBUOJ PËR KOMBIN TONË?!

    Dhe në fund edhe për MUXHAHEDINËT. Nuk kam ndërmend të hapi temë e diskutime për një gjë që tashmë flitet në tërë botën dhe me konotacione negative por sëpaku dihet kush janë ata dhe nga vijnë.

    Me sa di unë ti ke qenë duke polemizuar, sëpari me NJË SHQIPTAR E MË PAS EDHE BESIMTAR.

    Ti me atë fjalë MUXHAHEDIN E KE FYER ATE DHE TJERËT QË JANË BESIMTAR.

    Në luftën e Bosnjës serbët për ti zhvlersuar boshnjakët që mbroheshin nga sulmet e armatës dhe paramilitarëve serbë e që tashmë dihet nga të gjithë se ata kanë më shum gjëra të përbashkëta me serbët se sa me arabët, ata i quanin ata muxhahedin. Mirëpo rezultati është se pas luftës vërtet një numër i popullsisë që nuk kishte të bënte me fenë islame e përvehtësoi ate për tu dalluar nga serbët.

    Ju disa Forumista PAK SI TEPËR PO E PËRMENDNI FENË DHE PO ANONI NGA NDONJËRA. BILE NË DISA LETRA QË KANË TEMA TJERA PA NEVOJË PO SHOF FALENDËRIME EDHE PËR FENË!! (cila do çoftë ajo)

    Tung e mirë u pafshim,

    Ty dhe bashkëmendimtarëve tu, të fala nga VROJTUESI
    Ndryshuar për herë të fundit nga vrojtuesi : 20-04-2006 më 04:08

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Citim Postuar më parë nga Sabriu
    të ruhemi nga “dalldia tereziste”, sepse deri tani ua kemi parë shumë sherrin dalldive të tjera politike, ideologjike apo artistike.
    17.7.2003,
    Abdi Baleta
    Dalldive ideologjike e politike s'ja pa hiç sherrin Baleta. Perkundrazi, mbi ato dalldi ndertoi jeten e tij tue qene edhe kryepropaganduesi i tyne ne OKB.

  10. #30
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283
    Fanatikët e një ideje, të një veprimtarie dhe sidomos të adhurimit të një figure të caktuar edhe sikur të keë një barrë mend bien në meskinitete dhe bëhen inatçorë sa herë dikush nuk flet ose nuk vepron sipas shijeve të tyre. Thjesht nuk i lë të qetë "demoni i fanatizmit" të tyre.

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  4. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •