Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Fyhet Nënë Tereza, nënçmohet Skënderbeu, madhërohet Enver Hoxha.

    SHKRUAN: EXPRESS

    Në kuadër të marshit përkujtues organizuar në shenjë nderimi të 21-vjetorit të vdekjes së Enver Hoxhës, liderit komunist të Shqipërisë, enveristët ferizajas emëruan me emrin e tij sheshin e vogël në qendër të qytetit.

    "Kërkesën tonë me mbi 800 nënshkrime të qytetarëve, zyrtarët komunalë e hodhën me motivacion se ajo kishte arritur me vonesë. Ne sot kemi 1280 nënshkrime, ndaj nga ky manifestim shkojmë drejt në sheshin para pllakateve të kinemasë dhe duke ia uruar njëri-tjetrit emër-timin, e legjitimojmë kërkesën tonë", u tha të pranishmëve në sallën e hotelin “Libeten" ideatori i kësaj iniciative, profesori i sociologjisë Remzi Hasani, i cili njëherazi është edhe kryetar i rrethit të Lëvizjes për Kosovën, parti kjo e përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës me deputetin nga kjo anë Emrush Xhemajlin.

    Kështu edhe ndodhi. Mbi 200 enveristë të ardhur edhe nga anë tjera të Kosovës, nga hoteli marshuan qetë deri tek sheshi i vogël dhe me shtrëngim duarsh i uruan njëri-tjetrit pagëzimin e sheshit me emrin e prijësit të tyre ideor dhe shpirtëror.

    Dëshmitarë të kësaj ceremonie ishin vetëm dilerët, të cilët edhe para lufte e kanë shfrytëzuar këtë hapësirë për të kryer transaksionet e tyre me marka, dollarë e franga zvicerane. Si zakonisht, kësaj ceremonie i parapriu manifestimi i zakonshëm dhe tash-më tradicional i dy lindjeve të Enver Hoxhës.
    "Shqipëria e Enver Hoxhës ishte shteti më i fuqishëm i planetit. Gjenerali Veli Lika tashmë ka bërë publike dëshminë se Enver Hoxha qe i gatshëm që me 150 mijë forca ushtarake të nisë çlirimin e Kosovës që në vitin 1980. Tash as në Shqipëri, as në Kosovë nuk mund të prodhohet as edhe një gjilpërë. Tash na mungojnë njerëzit, por nuk na mungojnë idetë për ta shpjerë Shqipërinë përpara. Dhimbjen do ta kthejmë në forcë, lotët në qëndresë", tha ndër të tjera në fjalën hyrëse ideatori ikësaj iniciative Remzi Hasani.

    Profesori i gjuhës shqipe dhe njëherazi kryetar i sindikatave të arsimit të Komunës së Ferizajt, Rexhep Sadiku, tha se "nuk jemi nostalgjikë, siç na cilëson propaganda antikombëtare. Ne jemi ndërgjegjja e kombit. Nuk presim gjë nga ata që për këshilltar marrin Azem Vllasin. Ne do t'i mbajmë duart larg nga vllasët. Sheshi që do ta emërtojmë me emrin e shokut Enver, do të jetë shekulli i ëndrrave tona. I kemi mbushur sheshet e qyteteve tona me emrin e Nënë Terezës, ndërsa ajo më së paku mund të jetë nëna jonë. Ajo ka mundur të jetë fetare e mirë, por jo edhe kombëtare e mirë".

    Gani Neziri, anëtar i kryesisë së PDK-së në Gjilan, pasi lexoi një vjershë kushtuar prijësit shpirtëror të tij, ndër të tjera tha se "Skënderbeu arriti vetëm 25 vjet ta mbajë Shqipërinë të pavarur, ndërsa shoku Enver Hoxha e mbajti dyfish më shumë. E mbajti Shqipërinë të pavarur për 50 vjet". Në këtë tubim foli edhe kryetari i veteranëve të UÇK-së, Sherif Krasniqi, i cili tha se edhe komandanti i UÇK-së Adem Jashari ishte i frymëzuar nga vepra e Enver Hoxhës. Enveristët e Ferizajt si zakonisht pasi nga monitori përcollën fjalimin e Enver Hoxhës nga Kongresi VIII, ku prijësi i tyre sulmon jugosllavët, manifestimin e mbyllën me një këngë për të.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Këta kosovarë duhet ta kishin provuar në kurrizin e tyre madhështinë e Enver Hoxhës dhe pastaj të vinin e të flisnin...
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Kjo temë e meriton një analizë pak më të thellë:


    "Shqipëria e Enver Hoxhës ishte shteti më i fuqishëm i planetit.
    Shpresoj që të jetë gabim shtypi se nuk do të kishte gjë më qesharake. Na kujton propagandën komuniste që thoshte se Shqipëria ishte vendi më i lumtur në botë kur burgjet ishin plot me të pafajshëm dhe njerëzit mbanin radhën që në orën 5 të mëngjesit për 1 kile qumësht.

    Gjenerali Veli Lika tashmë ka bërë publike dëshminë se Enver Hoxha qe i gatshëm që me 150 mijë forca ushtarake të nisë çlirimin e Kosovës që në vitin 1980.
    Është e vërtetë se Enver Hoxha kur mbeti pa përkrahje të jashtme nga "vellezërit" jugosllavë, sovjetikë dhe së fundi kinez, për të mbajtur fuqinë nuk i mbeti tjetër veçse t'i kthehej një retorike nacionaliste, "mbështetje në forcat e veta" dhe izolimi. Por të mos harrojmë se ishte vetëm retorikë, vetëm fjalë, që synonin të bënin që shqiptarët të harronin problemet e përditëshme.
    Aq fllsukë sapuni ishte kjo retorikë, saqë në vitin 1980 vetëm një artikull kërcënues i shtypit jugosllav, që i kujonte Enver Hoxhës se për 5 minuta aviacioni jugosllav arrinte në Tiranë, bëri që të ndërpriten artikujt e shtypit shqiptar në lidhje me demostratat në Kosovë. Kjo ishte vendosmëria e Enver Hoxhës për të ndihmuar kosovarët. Madje vetë Veli Lika thotë në artikullin e tij se Enver Hoxha kërkoi që plani i përgatitur nga Mehmet Shehu të zhdukej.

    Po i thonë një fjale, nuk duhen parë llafet por puna.

    Dhe puna e Enver Hoxhës ka qenë në vazhdimësi kundër Kosovës dhe nacionalizmit shqiptar. Duke filluar me prishjen e Marrëveshjes së Mukjes që vulosi qëndrimin e Kosovës nën Serbi pas L2B, duke vazhduar pastaj me marrëveshjet (doganore, monetare, ekonomike) që në vitin 1948 desh e bënë Shqipërinë republikë të 7-të të ish-Jugosllavisë e kështu me radhë. Dhe kjo nuk ndodhi vetëm sepse jugosllavët deshën ta zëvendësonin Enver Hoxhën me Koçi Xoxen dhe atëhere u kujtua Enveri u kujtua të kërkonte ndihmë nga Stalini.

    Të mos harrojmë së në vitin 1946 në Vlorë kishte gjithandej parrulla që shkruanin: "kush zë në gojë çështjen e Kosovës, bën punën e armikut" dhe ata që "bënin punën e armikut" dënoheshin rëndë në atë kohë.

    Ja, ky ishte "nacionalizmi" komunist".

    "Skënderbeu arriti vetëm 25 vjet ta mbajë Shqipërinë të pavarur, ndërsa shoku Enver Hoxha e mbajti dyfish më shumë. E mbajti Shqipërinë të pavarur për 50 vjet".
    Në radhë të parë Shqipëria për 50 vjet nuk ka qenë tërësisht e "pavarur", sepse ka qenë e varur në kampin socialist dhe ka qenë e mbushur me "vëllezër" jugosllavë, rusë dhe kinezë dhe jeta ekonomike dhe shoqërore ishte e kondicionuar nga ideologjia komuniste, e cila ishte importuar nga Rusia.
    Në radhë të dytë nuk krahasohen gjëra të pakrahasueshme:
    Skënderbeu është heroi ynë kombëtar, i pranuar nga të gjithë dhe kujtimi i të cilit ka mbetur i gjallë edhe pas 500 vjetësh. Skënderbeu bëri luftëra thjesht kombëtare kundër një pushtuesi të huaj, prandaj ajo epokë është nyja ku u lidh kombësia shqiptare.
    Kurse komunistët shqiptarë bënë një luftë ideologjike e cila u zhvillua kryesisht kundër kundërshtarëve të tyre politikë dhe shumë pak kundër një armiku të jashtëm. Kjo luftë më vonë u kthye (siç e thonë pa pikë turpi edhe vetë komunistët) në luftë klasash. Rezultati i gjithë kësaj ishte një diktaturë e egër ndaj shqiptarëve, po aq e egër sa një sundim i huaj.
    Shqiptarët e Shqipërisë londineze, të çfarëdo "klase" shoqërore qofshin, në përgjithësi ruajnë një kujtim shumë të keq të asaj diktature, prandaj nuk besoj se Enver Hoxha do kujtohet ndonjëherë për të mirë në Shqipëri. Përkundrazi do të kujtohet si një diktator i një periudhe shumë të errët të historisë së Shqipërisë. Ashtu siç ka qenë në të vërtetë.
    Është për të ardhur keq që disa shqiptarë ende nuk arrijnë të dallojnë vlerat nga antivlerat. Por është ky një proces i domosdoshëm, nëse duam të shkojmë përpara. Në rast të kundërt do të mbeteshim në vend-numëro.
    E drejta vonon, por nuk harron!

  4. #4
    toXic Maska e ridy85
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    ITALY
    Postime
    339
    epo dhe kjo ......çar s'po digjojm.....esht sikur italianet ti vejn emrin Mussolini nje rruge apo nje sheshi, ose gjermanet Hitler .........
    firm e?????......ahuuuuu pertokam !!!

  5. #5
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Keta jane nje grusht njerezish nga gjithe Kosova. Sic thoshte nje miku imi, nje autobus njerez.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Secili ka mendimin e tij por ajo qe ka ndodhur ne Ferizaj per mua eshte marezi. Enver Hoxha ishte nje diktator i paskrupullt, vrases dhe gjithcka tjeter te keqe qe nje njeri mund te kete.
    Nuk e di se ku dikush mund te gjeje nje cilesi te mire per te e sidomos ne Kosove. Enveri ishte ai qe u shiti Kosoven Serbeve ne 1944.
    Sa per Nene Terezen ajo qe na ben ne krenar per te eshte vepra e dhe shembulli i saj. Ajo beri dicka madheshtore qe i kaloi kufijte e nje vendi te caktuar si Shqiperia apo India.
    Kalofshi mire,
    Ed

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316

    Post

    Citim Postuar më parë nga EdiR
    Enveri ishte ai qe u shiti Kosoven Serbeve ne 1944.
    Kjo nuk eshte e sakte, pasi Hoxha me bashkesine e tij te shpallur komuniste nuk mund te dergonte "ushtare" per te filluar ndonje konflikt me shtetin e fuqishem Jugosllav - eshte idiotsi ta pohosh nje teze te tille. Nje nga arsyet qe Kosova mbeti ne duart e sllaveve eshte per arsye te bashkepunimit me Fashistet dhe per marreveshje te fshehta ndermjet atyre qe kerkonin te Ballkanizonin tokat shqiptare.

    Citim Postuar më parë nga EdiR
    Sa per Nene Terezen ajo qe na ben ne krenar per te eshte vepra e dhe shembulli i saj. Ajo beri dicka madheshtore qe i kaloi kufijte e nje vendi te caktuar si Shqiperia apo India.
    Une personalisht e vleresoj punen e saj si humaniste. Megjithate, ka patur e ka ende ne bote persona qe bejne shume me shume. Me ler te te parafrazoj dicka nga Bibla: Bamiresite e te mirat do te ishte me e perendishme t'i besh ne fshehtesi (ne menyre qe te marresh vleresimin nga Zoti dhe jo nga njerezit), sepse perndryshe ti kerkon te dukesh apo te dallohesh apo te fitosh ndonje cmim Nobel per paqen (qe nuk ka pike lidhje me Gonxhen - nuk eshte se ndaloi ose parandaloi ndonje lufte...). Prandaj, nga ana e "perendishme" une e shumezoj terezen me zero.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ata 200 njerez te ferizajt do te ishte mire ti marrim e tu japim nje dru te mire qe tu dale qumeshti i nenes nga goja se ashtu do te kishte bere Enveri po te kishte qene gjalle e pastaj do tu fuste edhe nga nje plumb ne goje se ashtu bente gjithmone. Dhe keta njerez te mjere e meritojne me plot kuptimin e fjales, mesa duket duhet te jene ndonje grup i te semureve mendore qe kane ikur nga spitali i Shtimjes se ndryshe nuk shpjegohet. Nese jo duhet qe autoritetet te marrin masa sa me shpejte e ti fusin ne spitalin e Shtimjes se duhet te kene probleme serioze me shendetin. Se dine keta te shkrete se ca i gjente kosovaret qe vinin ne Shqiperi ne kohen e Enverit dhe keta psikopate nuk e dine se per faj te Enverit ndenjen 50 vjet nen Serbi dhe me pelqimin e Enverit u vrane 4000 rekrute nga Kosova ne 1944, ne Tivar.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga karaburuni
    Të mos harrojmë së në vitin 1946 në Vlorë kishte gjithandej parrulla që shkruanin: "kush zë në gojë çështjen e Kosovës, bën punën e armikut" dhe ata që "bënin punën e armikut" dënoheshin rëndë në atë kohë.

    Ja, ky ishte "nacionalizmi" komunist".

    Kjo eshte mese e vertete, jo vetem ne Vlore por kudo ne Shqiperi ka qene e ndaluar te flisje per Kosoven, dhe po te ishte me origjine nga Kosova denoheshe dhe perndjekeshe pa ndonje faj. Denimi pse permendje Kosoven ka qene burg, persekutim, dhe shume kane vuajtur kot se koti. JA ky ishte "patrioti" jone Enver qe e paska dashuar kaq shume Kosoven!

  10. #10
    ALBVIRTUALI Maska e The Dardha
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    TIRANE
    Postime
    439
    Ajo qe mund te them per kete teme eshte se njerezit duhet te mos te ven ne nje peshore gure qe rendojnem per Shqiperine dhe tjetri qe nga pamja e jashtme duket si gure.

    Do te duhet nje teme tjeter te diskutoj pikepamjet e mia ne lidhje me politiken e brendshme dhe nderkombetare te figurave qe skane asnje lidhje me njera tjetren pervec te qenurit Shqiptar!!!
    C'ESHTJA SHQIPTARE MBI TE GJITHA

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Feja e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut
    Nga Seminarist në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 163
    Postimi i Fundit: 10-07-2023, 16:32
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Nena Tereze vleresohet per shpirtin e saj apo per famen e saj?
    Nga fisniku-student në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 19-03-2009, 20:47
  4. Nënë Tereza e Kalkutës, bija e mohuar e Shqipërisë
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-02-2005, 09:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •