Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121

    Zbulesa e Gjonit, shkaku dhe qėllimi i saj

    Shkaku per vizionin dhe shkrimin e Zbuleses dhe qellim i aferm te cilin sherbeu dergimi i saj ishin nikolaitet dhe lufta kunder tyre, kurse qellimi i larget eshte thenia sinoptike edhe pershkrimi i historise se ardhshme te Kishes si dhe rruges se Saj brenda botes se papaster dhe te eger te mekatit qe gjithmone do mundohet ta lerosi, te koruptoi dhe ta asimiloi.

    Shkaku dhe qellimi i aferm i Zbuleses gjenden dhe kuptohen me mire ne qofte se studiohet Zbulesa bashke me tete librat e Dhjates se Re qe jane dhe kronikisht te fundit te saj. Keto jane I dhe II Letrat e Pjetrit, letra e Judes, Zbulesa, I, II dhe III Letrat e Gjonit dhe Ungjilli sipas Gjonit. Me kete radhe u shkruajten dhe Zbulesa eshte e katert. Te gjitha drejtohen tek Kishat e Azise, dmth te Azise se Vogel peendimore qe lagen nga Egjeu.

    Letrat e Pavlit, qe jane shkruajtur me pare nga tete librat qe thash me larte, ndahen ne dy kategori sipas qellimit te tyre. Tek letrat qe drejtohen ne vende te tjera dhe ne persona dhe ne Letrat qe drejtohen Azise se Vogel (Galatasve, Kolosianeve, Efeseve dhe I, II e Timoteut). keto te kategorise se dyte perballojne tendenca pagane me te forta dhe me te shumta nga te tjerat.

    Tendenca misherore dhe juadaike per rrethprerjen qe perballohet tek Letra e Galatasve, politeia ne formen dinake te kultit te engjejve qe duket jo qarte ne L. e Efeseve dhe shume qarte ne L. drejtuar Kolosianeve, forma e mekaterise seksuale e 'veshur' me mosmartimin hipokritik dhe shkenca e rreme qe paraqitet tek e I e Timoteut, dhe njerezit e keqij dhe mashtrues qe dalin dhe paraqiten tek II e Timoteut nuk jane gje tjeter vecse kthimi ne shkalle te gjere dhe nje revansh i botes pagane qe ishte humbur.

    Per kete rrezik ende qe tek Veprat, Pavli kishte thene ne Milito, duke folurtek peshkopet e Azise se: <<Nė fakt unė e di se, pas largimit tim, do tė hyjnė midis jush ujqėr grabitqarė, qė nuk do ta kursejnė tufėn, edhe vetė midis jush do tė dalin njerėz qė do tė flasin gjėra tė ēoroditura qė tė tėrheqin pas vetes dishepujt.
    Prandaj rrini zgjuar, dhe mbani mend se pėr tre vjet me radhė, ditė e natė, nuk pushova kurrė tė paralajmėroj secilin me lot.
    >> (Vepr. 20:29-31).


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  2. #2
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ende dmth, pak para burgimit te madh te tij, qe i ishte thene dhe qe e mendonte per perfundimtare, Apostulli shikonte se ne Azi rezistenca e paganizmit ishte shume e madhe dhe se atje po perhapej nje vale pagane qe do krijonte ne Kishe shume probleem. ajo qe ishte anulluar atehere, u realizua pas nje tetevjecari ose nje dekade, pas burgimit te dyte dhe te fundit te Pavlit. Vala qe tek I e Timoteut ben majen e saj te mprehte dhe veteemerohet γνωσις (gnosis=dije, shkence), dmth dija e perendise, eksperience metafizike dhe ekstatike, kurse Pavli e quan shkence te rreme, shperthen brenda tek II e Timoteut, Letren e shkruajtur brenda burgut, nga i cili nuk doli kurre, vecse ivdekur.

    Tek I e Timoteut, Fryma me gojne e profeteve te Kishes parashikonte se ne fundin e viteve apostolike (Dhe Fryma e thotė shkoqur se nė kohėt e fundit disa) do mbushet vendi me fryma gabimi pagane dhe mesime demonesh, te cileve mesuesit flasin genjeshtra pa ndergjegjie, qe do ndalojne martesen dhe do detyrojne largim nga disa ushqime (e ka fjalen per mishin, sic duket qarte edhe nga disa tekste pagane si Περι αποχης εμψυχων te Porfιrit), dhe do lerosin Kishen.

    Tek Letra e dyte Pavli eshte i zemeruar se i kthyen krahet te gjithe ne Azi duke neenkuptuar pjestaret e medhenj dhe per here te pare jep emrat e gjashte ish-dishepujve te tij, apostateve dhe heretike: Figeli, Hermogeni, Imeneu, Filiti, Aleksander Halkeu, Dhimas.


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Po flet per ditet e fundit dhe njerezit mashtrues qe fillojne te bėjnė pėr vete femrat e ngarkuara me mėkate, tė sunduara nga pasione tė ndryshme, tė cilat mėsojnė gjithnjė dhe kurrė nuk mund tė arrijnė nė njohjen e plotė tė sė vėrtetės. Kishat e Azise kishin filluar te korruptohen dhe Pavli eshte ne burg dhe nuk do dali prej tij dhe do egzekutohet.

    Atehere bashkepunetori i pare dhe me i madh i Pavlit, dhe bashkeapostulli i tij, Siluani, vajti tek Pjetri. Dhe keshtu fillon 'bresheria' e tete librave te fundit te Dhjates se Re per perballimin e kesaj dallge te papastert pagane qe u ngrit ne Azi. Valė deti tė egra qė shkumbėzojnė paudhėsitė e tyre thote Juda (Jud. 13). Apostujt e rrethprerjes qe ishin gjalle, deshmuesit okulare te Krishtit dhe te vetmit qe kishin autoritetin e pakundershtuar te pezullojne mesimet e demoneve , te gjitha ato qe leshuan heretiket e papastert te Azise se Vogel, ishin te gjithe te arratisur nga palestina, qe kishte filluar Kryengrytja e pare kunder Romakeve (66-70 pas Krishtit), gjate se ciles Judejte kishin ndjekur nga jeruzalemi te gjithe te Krishteret, si te rezikshem.

    Keta te fundit kishin vajtur ne komunitetin me te madh hebraik te botes se atehershme, ne Egjipt dhe per arsye sigurie ne qendren e dyte me te madhe te Egjiptit, ne Babiloni (I Pjet. 5:13). Per kete Babiloniflasin ne tekstet e tyre Diodor Sikelioti (1,56,3), Straboni (17,1,30; 40), Pjetri Apostulli (I Pjet. 5;13), Josepi, Ptolemeu, Stefan Bizanti, Zosimi, Athanasi i Madh, Palladi, Praktikat e Sinodit te Konstandinopolit te 880, si dhe 4 papire te Oksirinkut, 1 te Hibeh, 2 te Rylands, 5 te Berlinit, 1 te Hamburgut judaik dhe dy te Republikes italiane (PSI). Si shume jane 28 burime.

    Pjetri nga Babilona e Egjiptit shkruajti me anė tė Silvanit (I Pjet. 5:12-13) Letren e I te tij per dishepujt e Pavlit qe gjendeshin ne Azi, qe ti ndihmoi, duke kontrolluar nikollaitet ne menyre delikate. Dhe Silvani, qe ishte vene ne vend te Pavlit, u kthye ne Azi i armatosur me Letren e Pjetrit. Meqe vala e nikollaiteve nuk pushoi, Pjetri shkruajti kunder tyre Letren e II te tij, ku u kundervihet haptazi, duke i pershkruar me ngjyra te zeza papastertine dhe mekatet e tyre.

    I quan udhė e Balaamit (II Pjet. 2:15), dhe i pershkruan si derra, qe pasi u lane, u futen prape ne papasterti hde si qenra, qe hane nga te vjelet e tyre, qe me pare e kishin nxjerre. (II Pjet. 2:22). Balaami ishte orakuli pagan ne vitet e Mojsiut qe keshilloi Moavitet te korruptojne Izraelitet duke derguar midis tyre grupe kurvash ieretike.

    Kryetaret e izraeliteve ne kete devijim te popullit ne orgji ishin atehere Jemini dhe Zambri (Num. 25:10-18), me te cilet ende Pavli kishte paralelizuar nikollaitet ne Letren e fundit te tij (II Tim. 3:8), duke grekezuar emrat e tyre (me shume nga perkthimi i Septuagintes) si Janesi dhe Jambresi.


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  4. #4
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Pas kesaj Pjetri martirizoi, duke parashikuar fundin e tij (II Pjet. 1;14, Gjo. 21:18-19). Dhe perballimin e nikollaiteve te larget me Leter e trashegoi vellai i Jakovit dhe i Zotit (I Kor. 9:5, Jud. 1) Juda. Tek Letra e tij, JUda, per marresit e njejte, quan nikollaitet afersisht si Pjetri ēoroditje tė Balaamit, thote per ata se pejne c'fare benin edhe Sodomitet, qe u dhanė pas ēoroditjesh seksuale (Jud. 7), duke nenkuptuar kurverine dhe coroditjen homoseksuale, qe sic eshte e ditur, e gjithe bota pagane valonte ne te qe ne lashtesi.

    Rasti i tyre ngjan me engjejt qe rrane duke lene banesen e tyre (Jud. 6), dhe se midis agapeve (mblidhjet e krishtereve te hershem) ka njolla qe jane te rrezikshme dhe shume te tjera. Letra e Judes eshte ne nje pjese te madhe te saj perseritje, me pak fjale te ndryshuara, te pjeses qendrore te Letres se II te Pjetrit qe ishte derguar me para.

    Nuk dime qe dofte se editori gjuhesor i Letres se II te Pjetrit dhe te Judes eshte prape Silvani, qe shkruajti dhe Letren I te Pjetrit (I Pjet. 5:12), por meqe keto dy Letra si dhe I e Pjetrit jane te shkruara ne greqishte te mire, eshte e sigurte se gjuhesisht i shkruajti Silvani ose nje nga dishepujt e Pavlit, i derguar i Silvanit dhe korrier i letrave,

    Keshillon Pjetri ne Letren e II te tij derguar dishepujve te Pavlit te ngelen besimtare ne mesimet e mesuesve te tyre dhe te largojne heretiket e papastert qe shtremberojne mesimin e tij (II Pjet. 3:15-16).

    Ose pas vdekjes se Judes ose si i derguar i Judes, te katerten hee vjen ne Azi Gjoni, deshmitari okular i Zotit, Apostulli dhe Ungjillori. Gjoni, Boanerges duke ndaluar per here te fundit para mbarimit te lundrimit ne ishullin Patmo te Greqise (kjo do te thote se isha nė ishullin qė quhet Patmos, pėr fjalėn e Perėndisė dhe pėr dėshminė e Jezu Krishtit (Zbul. 1:9), dhe jo ato sinaksaristet qe u thuren ne shek. e II per internim ne Patmo ne kohet e Domitianit). Atje shkruajti si pararoje dhe si fillim te nderhyrjes se tij dhe dergoi ne kishat e trazuara te Azise Zbulesen e tij, pa asnje ndihme, por me ate greqishten e cale te tij.


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  5. #5
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Legjendat e mevonshme qe thuhen per <> dhe <> jane te gjitha peralla. Nga nje shtepi qe ishte mbajtur, atje shkruajti. Nga te shtete, Prohori (vepr. 6:5), ne qofte se ishte ende ne jete, ishte me i madh ne moshe se Gjoni dhe si helenist (Vep. 6:1-3) duhet te shkruante ne greqishte shume te mire.

    Dhe me Zbulesen, Boanerges, biri i bubullimes (Mark. 3:17), hodhi vetetima kunder nikollaiteve. Keta te fundit ne mos nuk u shuajten menjehere te pakten dolen nga trupi i Kishes dhe agapet e te Krishtereve nje here e mire. Qe atehere ishte me i lehte perballimi i tyrenga Gjoni, qe shkeli ne Azi, sepse ishte lufte e jashtme dhe jo perbrenda Kishes.

    Drita dhe erresira u ndane, dhe erresira nuk mund te zinte vendin e drites (Gjon. 1:5). Keshtu ndiente Gjoni per kete lufte dhe keshtu shprehet per ate ne fillimin e Ungjillit te tij, qe eshte Letra e tij formale e fundit per dishepujt e krishtere te Pavlit ne Azi, te cileve morri persiper kryesine pas thirjes se Silvanit, sigurisht gjate mungeses ose pas vdekjes te Pavlit. Perpara Ungjillit te tij dhe perpara Zbuleses, kishte derguar per te njejtit marres Letre e tij katolike, dmth formale, I e Gjonit.

    Per dy nga marresit kishte te bashkangjitura dhe dy shenime personale, letren e II dhe te III te Gjonit. Pas kesaj Letres katolike, ky karakterizim u zgjerua tek gjithe trupi i Letrave te apostujve te tjere pervec Pavlit. Ishin dhe ato te terra formale, edhe ajo e Jakovit qe eshte nga me te vjetrat. Keshtu u emeruan te quajturat Letrat Katolike, qe duhet ende qe nga shekulli i I te qarkullonin ne nje rolo ose cilinder. Ne nje tjeter cilinder ishte Zbulesa, ne nje tjeter letrat e Pavlit, ne nje tjeter Veprat, ne kater te tjera Ungjillet, nga nje. Keto tete cilindre perbene Kanonin e Dhjates se Re ne nje kohe qe Gjoni ishte ende i gjalle. Dhe Kanoni ky u mbyll, besoj, pas vdekjes se Gjonit, te fundit deshmitar okular te fjales (Luk. 1:2).


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Ne Zbulese, Gjoni, i treti ne radhe pas Pjetrit dhe Judes i quan paganet heretike mesim te Balaamit (Zbul. 2:14), dmth njerez te paturpshem qe benin orgji, por per here te pare Gjoni i quan dy here dhe nikollaite (Zbul. 2:6, 2:15). Po ben edhe ekuacionin mesimi i Balaamit=nikollaite; shkruan: Por kam disa gjėra kundėr teje: sepse ke aty disa qė mbajnė mėsimin e Balaamit, i cili e mėsoi Balakun t`u vėrė njė gurė pengese pėrpara bjive tė Izraelit qė tė hanė flijime idhujsh dhe tė kurvėrojnė. 15 Kėshtu ti ke edhe disa qė mbajnė mėsimin e Nikolaitėve, tė cilėn gjė e urrej (Zbul. 2:14-15). Iemini dhe Zamvri pra ose Janis dhe Jambris (II e Tim.), i pari konceptoi Pavli herezine e ketyre, duke sjellur ne mend edhe rastin Balaam-Beelfegor, dhe rruge Balaam (II e Pjetrit), genjeshter Balaam (tek Juda) dhe mesim Balaam (tek Zbulesa) dhe nikollaite quhen heretiket qe shkaktuan Zbulesen.

    Kater emrat e para i interpretojme ne baze te kapitullit te Numerave dhe nga ekuacioni qe ben Gjoni tek Zbulesa. Por ama emri nikollaite kerkon nje interpretim te vecante dhe ketu po paraqes disa materiale kerkimore te reja. Jane thene dhe legjenduar shume gjera, me te shumtat pa pergjegjesi qe nga shekulli i II per kete teze, te cilat do ti paraqes me poshte.

    Ajo ne te cilen shtyu Balaami Izraelin ishte nje orgji telestike kurverie dhe sodomizmi. Kjo lloj origjie ishte e njohur neper boten mesdhetare gjate gjithe lashtesise. Moavitet atehere fillimisht ftuan Izraelitet dhe u mesuan ne ate Beelfegor (Baal i qytetit Fegor) 'monasterin' e prostitutave dhe te orgjise, dhe atje Izraelitet e ftuar hengren nga flijimet e paganeve dhe ushtruan orgjite telestike (festimore) dhe ne vazhdim sollen prostitutat-murgesha brenda ne kampet e Izraelit, dhe keshtu Mojsiu humbi per nje kohe te shkurter kontrollin e tyre.

    Vetem nipi i Aaronit, Finees, zellotiu qe u nderua nga Zoti, kishte guximin te vrasi dy pjestare te orgjive ne kulmin e veprimeve orgjiastike, izraelitin Zambri ose Jambri dhe prostituten moabite. Dhe Mojsiu rimori kontrollin e popullit dhe urdheroi ekzekutimin e te gjithe pjestareve ne orgji, si rezultat u therren ate dite 24.000 Izraelite (Num. 25:1-18). Ky veprim ngeli ne kujtesen e Izraelit kaq thelle saqe edhe pas shume shekujsh nje psalmod, qe jetoi pas roberise babiloniane te shkruante:

    Ata i shėrbyen edhe Baal-Peorit dhe hėngrėn flijimet e tė vdekurve (Psalm. 105:28)

    Qe kuptimi i tij eshte 'Dhe ata bene orgji telestike per Baalfegorin (ose Peor) dhe hengren flijimet e perendive qe vdisnin'.

    Gjithmone perendite orgjiastike-homoseksuale te tipit te Narkisit, Hyakinthit, Iakhut, Bakhut, Dionisit, Adonis, Molohut (=Mbret, Prijes, Lev. 18:21, 20:2), Animeleh-ut (=Moloh i bute dhe femeror), Thamuzit, Osirit ose qe quheshin edhe perendi te medha ose me te medha ne vitet helenistike, ishin dhe perendi te botes tjeter dhe te vdekurve, qe simbolizonin floren e vendeve mesdhetare, duke vdekur dhe duke u varrosur me vajtime nga gjithe populli gjate heliostasit dimeror (21 dhjetor, ku disa te tjere i festojne si Santa Klaus), kur dita fillon te zmadhohet.

    Prandaj dhe shkrimtari i Psalmit i quan te vdekur. perendia e tille e Palestinezeve Hananeze quhet keshtu edhe tek Ligji edhe tek Levitiku. nuk do tė bėni asnjė prerje dhe nuk do tė rruheni midis syve pėr njė tė vdekur (Ligji 14:1).


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  7. #7
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Rrojtja e kokes ishte nje menyre per te treguar vajtimin dhe zine perkundrejt perendise. Edhe ne greqi, kjo perendi sipas nje miti hamitik fenikas te Tebes qe ka mbijetuar dhe paraqitet pak i ndryshuar tek poeti Euripidi, quhej Pentheus (=i vajtuar, qe varrosej me nje vajtim, i vdekur) dhe si homoseksual qe ishte vishej dhe rroba grash, σκευην γυναικος μαιναδος βακχης (= rroba gruaje menade), tek Eur. Vakh 44, 61, 915, 980.

    Kur per perendite e tilla po flijonin dhe femije, nga mishi i te cileve po hanin, sepse orgjite seksuale ktheheshin ne kanibalizem, sic deshmojne edhe mitet e Tantalit, Pelopit, Thiestit, Melikertit, merrnin pjese ne kanibalizem edhe nenat e femijeve, sic na e deshmon duke e denuar Dhjata e Vjeter (II e Kron. 23:10) dhe cmohet si mister i madh nga Euripidi tek tragjedia Vakhes, kur Penthaus-in e hane nena e tij Agavi, bashke me motrat e saj, Autonoi dhe Ino, bijat e Kadmosit (= kadesim = prift homoseksual orgjiastik, II e Kron. 23,7).

    Shume teori jane shprehur per origjinen dhe kuptimin e termit te Zbuleses, nikollaite, por jane qe te gjitha pa vlere, sepse jane vetem supozime te thena pa asnje argumentim dhe kerkim, keshtu shprehen thjeshte, si . Mua keto qe jane shprehur shume hero nuk me interesojne pasi vete kam bere kerkime dhe kam nxjerre rezultate nga tekstet. Kjo orgji festive, kanibalike qe pershkrova behej ne vende te ndrushme ne lashtesi per nder te Posidonit (Neptunit), qe adhurohej edhe ky si perendi i madh, ne rol te sodomistit (Pindar., Olymp. 1,24-26) dhe mbiquhej Nikollaos (=Νικολαος=νικος λαου=burreria e popullit, dmth 'trimeria' seksuale).

    Dhe festa e tij pervec emrit Posidonia kishte edhe emrin Nikollaia, sic quheshin edhe Dhimitria, Artemisia, Yakinthia, Dionisia, Kronia, festat per nder te perendive Dhimitra, Artemis, Yakinthos, Dionisos, Kronos dhe tek Romaket Saturnia festat e perendise Saturn. Dhe muajt e ketyre festave quheshin Yakinthios, Artemisios, dhe ne Palestine Thamuz nga emri i perendise.

    Une gjeta te deshmohen festat Nikollaia ne nje mbishkrim te ishullit Delos te shek. te III para Krishtit (Mbishkrimi 320, vol. B, vargu 63, edit. F. Durrbach, Paris 1926, v. 2, f. 90)


    vazhdon....vazhdon....vazhdon....

  8. #8
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Pjesemarresit pra te ketyre orgjive, nga mbiemri i Posdonit Nikollaos dhe nga emri i festave Nikollaia quheshin nikollaite. Posidoni origjiastik Nikollau festohej ne te gjithe Egjeun, qe nga Kalipoli deri ne Kidonia te Kretes dhe qe nga Selaniku, deri ne Myra te Licise. Ja si i pershkruan nje autor keto festa: Eν δε ταυταις ταις ομηγυρεσι παν ειδος ακολασιας ετολματο΄και γαρ αι τελεται και τα οργια τα τουτων ειχεν αινιγματα, pra ne shqip: Neper keto mbledhje c'do paturpesi behej; dhe keto orgji dhe fasta permbanin mistere (Theodhoritus, Ellin. path. ther. 4, PG 83,993d).

    Qendrat e medha te ketyre festave ishin ishulli i Tenos, Mikali, dhe Mira e Licise. Degat e palmeve qe perdoreshin ne Nikollaia quheshin palme nikollaite. Ne nje papir magjikshkruhet se behej nje boje magjike per magjira nga shtate flete te djegura nga palma nikollaite (P. Mag. Berolin. A dhe B, papiri 1, varg. 244). Keto sa per greket e lashte dhe pagane nikollaite.

    Te tille ishin nikollaite, te pandryshuar qe u bene ne llafe te Krishtere, dhe u futen neper kishat e Azise se Vogel por rane prape ne paturpesine e paganizmit, prandaj dhe Pjetri shkruan paer ta fjalen e urte se: Qeni u kthye nė tė vjellat e veta, dhe dosa e larė u kthye tė zhgėrryhet nė llucė (II e Pjetr. 2:22).

    Dhe Pjetri i konsideron si qene qe hengren prape te vjellat e veta, dhe filluan te merrnin ne qafe dhe pjestare te tjere te Kishes, pa dalur nga ajo, keta ishin dhe ata qe stigmatizohen tek Zbulesa, te cilet me pare Pavli i ka quajtur: ...nga fjalėt e kota dhe profane (I e Tim. 6:20), kurse apostujt Pjeter, Juda dhe Gjoni, sic thash me larte, i quajne rruga e Balaamit, genjeshtra Balaamit, mesimi i Balaamit, dhe nikollaite.

    Irineu dhe shkrimtare te tjere kishtare te shekullit te dyte i quajne gnostike nga gnosis (=njohuri, njohje) qe quanin vete ata herezine e tyre dhe qe e deshmon Pavli me 'njohurine e rreme' qe thote. Por keta heretike me 'gnosis' nenkuptojne njohjen e perendise, 'theolipsi'. Ky fenomen nuk eshte vecse nje fenomen krahasimi, i njohur ne gjithe token, pra i krahasimi dhe i ngaterrimit te me shume se dy feve, budallalleku me i ulet ne patente te filozofise se madhe.

    Kuptohet vetvetiu se Posidoni si Nikollaos dhe orgjite, nikollaia dhe orgjiastet, nikollaitet nuk kane asnje lidhje me Shen Nikollaun prej Antiokise, nje nga shtate bashkeapostujt qe zgjodhen te Krishteret e Jeruzalemit pas sugjerimit te 12 apostujve (Veprat 6,5). E them kete, sepse kam parasysh legjendat dhe thashethemet e mevonshme qe jane blasfemike qe thuhen nga mitomane ne kurriz te Shen Nikollaut (Irineu, El. 1,26,3. Ipollyt. El. 7,36. Klem. i Al. Str 3,4,25 dhe tek Eusebi Ek. Ist. 3,29,1-4. Victorinus, Scholia in Apoc. 2,5 PL 5,321c. Beda, Explan. Apoc. 2,15 PL 93,138d-139a).

    Shenim: PG = Patrologia Graeca, Mansi; PL = Patrologia Latina, Mansi

    FUND

    Shkeputur nga referati 'Zbulesa' i autorit mbajtur ne simpoziumin 'Joan Ungjillori' i Mitropolise se Shenjte te Selanikut, Tetor 2001.

  9. #9
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Shenim: PG = Patrologia Graeca, Mansi; PL = Patrologia Latina, Mansi
    Nje ndreqje, PG = Patrologia Graeca, Migne, Patrologia Latina, Migne

Tema tė Ngjashme

  1. Qėllimi i jetes
    Nga Namila nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-05-2011, 10:01
  2. Ortodoksia e Kishes
    Nga marcus1 nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 12:36
  3. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  4. Ekzistenca e Zotit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-03-2006, 14:56
  5. Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 16:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •